Category: Uncategorized

  • Ndihmë, ka th*kë’, 28-vjeçari masakron për vd*kje partneren 47-vjeçare në hyrjen e pallatit! I riu e g*diti disa herë në trup

    Ndihmë, ka th*kë’, 28-vjeçari masakron për vd*kje partneren 47-vjeçare në hyrjen e pallatit! I riu e g*diti disa herë në trup

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Halandri të Greqisë ku një 47-vjeçare është masakruar për vdekje me thikë nga partneri i saj 28 vjeç.

    Sipas asaj që raportohet në mediat greke, ngjarja e rëndë ndodhi në hyrjen e pallatit ku 47-vjeçarja banonte. Autori ne duar mbante dy thika ndërsa partnerja e tij e tmerruar kërkoi ndihmë me të madhe tek një banore në pallat, “Zonja Roula, ndihmë, ai ka një thikë!”.

    E tmerruar banorja e pallatit lajmëroi menjëherë policinë, por përpara se në vendin e ngjarjes të mbërrinin efektivët, 47-vjeçari e kishte qëlluar disa herë me thikë partneren e tij në pjesë të ndryshme të trupit. Shkaqet që kanë shtyrë të riun për të ndërmarrë një akt kaq ekstrem ende nuk janë bërë të ditura për mediat.

    Pasi kreu krimin, autori nuk ka tentuar të largohet, por ka qëndruar në vendngjarje deri në momentin e mbërritjes së policisë. Pas arrestimit, 28-vjeçari u dërgua në Nën-Drejtoriatin për Krimet dhe Hetimin e Krimeve të Veri-Lindjes së Atikës, i cili ka marrë përsipër hetimet.

  • Mos shkoni, kam parë një ëndërr të keqe…’ Ja ëndërra që paralajmëroi ngjarjen tragjike që i mori jetën 2 motrave

    Mos shkoni, kam parë një ëndërr të keqe…’ Ja ëndërra që paralajmëroi ngjarjen tragjike që i mori jetën 2 motrave

    Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku 22 dhe 20 vjeç.

    Mësohet se mbrëmjen e djeshme, ato kishin marrë lejë tek prindërit për të pirë një kafe në Sarandë, duke marrë me vete edhe shoqen e tyre, Antonela Zhupa, e cila mbeti e plagosur.

    Madje ato donin të merrnin edhe vëllain e tyre të vogël 10 vjeç, i cili është i sëmurë,

    por që babai i kishte thënë se “është i lodhur”. Babai dhe mamaja e tyre i la vajzat të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se, “kam parë një ëndërr të keqe”.

    Drama e familjes rëndohet, pasi djali 10-vjeçar vuan nga leucemia. Dy viktimat ishin motrat më të mëdha të familjes Dhimaku, me banim në fshatin Kopaçez.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Nga shtatori, deputete në Kuvend! Kush është tezja e Adriatik Lapajt…

    Nga shtatori, deputete në Kuvend! Kush është tezja e Adriatik Lapajt…

    Ana Dajko është deputetja e vetme që do të përfaqësojë partinë “Shqipëria Bëhet” në legjislaturën e shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë.

    60-vjeçarja është mamaja e anëtarit të kryesisë “Shqipëria Bëhet” Vasil Dajko dhe gjithashtu tezja e drejtuesit të kësaj force politike, Adriatik Lapajt.

    Emri i saj u bë pjesë e listave të mbyllura të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, bashkim i Endrit Shabanit dhe Adriatik Lapajt, si pjesë e strategjisë së këtij të fundit, i cili ishte kundër formatit “lista të hapura” e “lista të mbyllura” për zgjedhjet parlamentare të zhvilluara më 11 Maj.

    Ana Dajko është e para e radhitur në listën e mbyllur të qarkut Tiranë, ndërsa Lapaj është më i votuari i listës së hapur. Të gjithë kandidatët e listave të mbyllura, menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, kanë dorëzuar pranë KQZ dorëheqjen nga kandidimi me qëllim që mandati i fituar të kalojë në listën e hapur.

    Dorëheqjet e listave të mbyllura janë cilësuar si procedura të pavlefshme nga ana e KQZ si dhe Kolegjit Zgjedhor, duke e lënë përfundimisht mandatin e fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në duart e Ana Dajkos.

  • Erion Veliaj po kërcënon Edi Ramën ? “Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit”/ Video

    Erion Veliaj po kërcënon Edi Ramën ? “Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit”/ Video

    Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet aktualisht në burg, por vazhdon të komunikojë me publikun përmes rrjeteve sociale. Këtë herë, ai ka zgjedhur sërish TikTok-un, ku publikoi një video me një mesazh të koduar.
    Shumë analistë dhe komentues të fenomeneve politike ja faturojnë arrestimin e tij luftës me Ramën për Partinë Socialiste edhe pse kurrë nuk ka pasur një konfirmim nga dy të interesuarit.
    Në postim, Veliaj shprehet se për momentin ka zgjedhur heshtjen, por paralajmëron se kur të flasë, deklaratat e tij do të kthehen në “lajm të fundit”.
    “Je kaq i qetë. Modaliteti i heshtur është aktiv sepse nuk më pëlqen më. Kur të flas unë, ti do jesh ‘breaking news’,” shkruan ai, duke e shoqëruar mesazhin me pamje nga aktivitete të ndryshme.

    Nuk dihet ende për kë ose për çfarë konkretisht është ky paralajmërim, por Veliaj lë të kuptohet se fjala e tij do të ketë ndikim të madh mediatik. Kjo nuk është hera e parë që ai përdor TikTok-un për të përcjellë sinjale nga qelia, shpesh duke ndjekur trendet e rrjetit për të komentuar mbi situatën e tij apo hetimet që po zhvillohen

    Veliaj është shpallur zyrtarisht i pandehur, i akuzuar për 9 raste korrupsioni pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Ai u arrestua më 10 shkurt dhe që prej asaj date mbahet në paraburgim me urdhër të SPAK, për shkak të akuzave të rënda që rëndojnë mbi të.

    Sipas hetimeve, SPAK e akuzon kryebashkiakun dhe bashkëshorten e tij për ngritjen e një skeme përfitimi ryshfetesh përmes disa organizatave joqeveritare, me qëllim pasurimin personal. Hetimi nisi pas një kallëzimi të dorëzuar nga një profil i rremë me emrin “Nesti Angoni”, një identitet i sajuar që nuk ekziston në regjistrat shqiptarë. Ky fakt ka hapur debate dhe aludime mbi personin e vërtetë që fshihet pas kësaj nofke, por deri më tani identiteti mbetet i panjohur.

  • LAJM I TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Shqiptar

    LAJM I TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Shqiptar

    Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Bujar Tafaj, një prej figurave të njohura të futbollit shqiptar.

    Ish-portieri ka qenë pjesë e ekipit të Tiranës gjatë viteve ’60-’70, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për klubin bardheblu.

    Tirana i ka dedikuar një postim lamtumire në rrjetet sociale. Përveç kryeqytetasve ku fitoi 3 herë titullin kampion, Tafaj ka mbrojtur edhe portën e Pogradecit. Kështu shuhet një tjetër figurë, që ka vendosur emrin e tij në historinë e futbollit shqiptar.

  • I riu që fle te guri legjendar në Përmet – askush nuk i jep dorë, zemra të çahet nga pamja

    I riu që fle te guri legjendar në Përmet – askush nuk i jep dorë, zemra të çahet nga pamja

    Në qytetin e bukur të Përmetit, mes gurëve e shkëmbinjve, fshihet një histori e dhimbshme. Një djalë i ri është i detyruar të flejë mbi një dyshek të vjetër, të mbuluar me një batanije të hollë, brenda një grope shkëmbore që e ka kthyer në “shtëpi”.

    Pamjet janë tronditëse: fytyra e tij tregon lodhje, por edhe një dorë shprese se ndoshta dikush do ta shohë, dikush do t’i japë një dorë.

    Banorët kalojnë pranë, por ndihma mungon. Autoritetet heshtin. Ai mbetet vetëm, në pritje të një gjesti human.

    Historia e tij është një thirrje për të gjithë: a do ta lëmë këtë djalë të flejë te guri, apo do ta ngremë dhe t’i japim shpresë për nesër?

  • Rama tregon lajmin e mirë: Përfitojnë 236 mijë familje, marrin FALAS…

    Rama tregon lajmin e mirë: Përfitojnë 236 mijë familje, marrin FALAS…

    Ditën e sotme (25 Gusht) nis shpërndarja e librave FALAS për nxënësit në shkollat publike.

    Kryeministri i vendit Edi Rama bën me dije se në total janë 236 mijë fëmijë në të gjithë vendin që do t’i marrin librat falas.

    Mirëmëngjes, dhe me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan shefi i qeverisë.

  • DETAJI PREKËS/ Dy motrat që përplasi për vdekje 23-vjeçari i dehur, po shkonin në spitalin e Sarandës, te vëllai 10 vjeçar me leuçemi

    DETAJI PREKËS/ Dy motrat që përplasi për vdekje 23-vjeçari i dehur, po shkonin në spitalin e Sarandës, te vëllai 10 vjeçar me leuçemi

    23 vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në rrugën Sarandë-Delvinë, po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës, nga ku ishte me origjinë dhe ku jeton familja e tij. 

    Ai kishte qenë në Sarandë prej pasdites dhe rreth orës 20:00 po kthehej në shtëpi, në fshatin Fushëbardhë, kur është futur kundravajtje dhe ka përplasur për vdekje dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, e plagosur ka mbetur shoqja e tyre Antonela Zhupa.

    Pas testimit nga policia, ai u gjet në gjendje të dehur, me një nivel alkooli prej 1.52 mg/l në matjen e parë dhe 1.42 mg/l në të dytën. Ndodhur në këto kushte, efektivët e Policisë së Sarandës i kanë hedhur menjëherë prangat, ndërsa pritet të përballet në gjykatë me disa akuza të rënda.

    Pra, 23 vjeçari kishte konsumuar sasi të lartë alkooli në Sarandë dhe ishte nisur për t’u kthyer në shtëpi.

    Audi fuoristradë, në dukej model Q5, të cilin ai e drejtonte me shpejtësi skëterrë ka kryer një parakalim të gabuar në një zonë me vija të pandërprera dhe ka dalë përballë mjetit që drejtohej nga Elvisa Dhimaku.

    Përplasja kokë më kokë ka qenë fatale dhe “Lancia” ku udhëtonin tre vajzat është shkatërruar e gjitha në pjesën e përparme. Edhe Audi është kthyer përmbys buzë rrugës, por shoferi Kevi Norra ka shpëtuar pa dëmtime.

    Elvisa dhe Rozina Dhimaku dhe shoqja e tyre Antonela ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej vëllai 10 vjeçar. Djali i vogël i familjes Dhimaku është diagnostifikuar me leuçemi dhe ishte kthyer në Sarandë nga jashtë shteti.

    Ndërkohë, Kevi Norra udhëtonte në drejtim të kundërt me to, nga Saranda drejt Delvinës e më pas Gjirokastrës, ku jetonte familja e tij. 

    Motrat dhe shoqja e tyre po shkonin ta kalonin natën pranë tij, në shtratin e spitalit, por fatkeqësisht rruga e tyre drejt vëllait u pre në mes, ashtu si dy jetët që ishin në lule të moshës.

    Familja Dhimaku ka hapur dyert e mortit, mes dhimbjes së pamatë për ikjen e Elvisës e Rozinës dhe forcës për të qëndruar pranë të birit 10 vjeçar, që nuk i takoi dot për herë të fundit dy motrat të cilat e kishin dritë të syve./

  • E pabesueshme! Nëna ndjek vajzën 11-vjeçare me thikë në rrugë, momenti kapet LIVE në video

    E pabesueshme! Nëna ndjek vajzën 11-vjeçare me thikë në rrugë, momenti kapet LIVE në video

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Adanas në Turqi, ku një nënë është filmuar teksa vraponte pas vajzës së saj 11-vjeçare në rrugë, duke mbajtur një thikë buke në dorë.

    Sipas mediave turke, gruaja e cila dyshohet se vuan nga probleme të rënda mendore, u hodh mbi vajzën në lagje, duke shkaktuar panik tek banorët që ndodheshin aty pranë. Fatmirësisht, fqinjët ndërhynë në kohë dhe arritën ta ndalonin, duke parandaluar një tragjedi

    Videoja e ngjarjes është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar indinjatë të madhe. Autoritetet kanë konfirmuar se e mitura është e sigurt dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e shërbimeve sociale.

    Ndërkohë, nëna është arrestuar dhe është dërguar për ekzaminim psikiatrik. Policia turke ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Ngjarja ka hapur debat të madh në opinionin publik turk mbi mungesën e mbështetjes për personat me probleme mendore dhe mbrojtjen e fëmijëve në raste të tilla.

  • Dyshime tronditëse: A punonte në Ministrinë e Brendshme autori i vrasjes në Sarandë?

    Dyshime tronditëse: A punonte në Ministrinë e Brendshme autori i vrasjes në Sarandë?

    Ngjarja e rëndë në Sarandë, ku një i ri u përfshi në një krim të rëndë, ka hapur debate të mëdha në opinionin publik. Pas tragjedisë, kanë nisur të qarkullojnë dyshime se i riu mund të ketë qenë punonjës i Ministrisë së Brendshme, gjë që ka shkaktuar reagime të forta dhe kërkesa për transparencë.

    Gazetari Bled Mane ka ngritur publikisht pyetjen se përse Ministria e Brendshme ende nuk ka sqaruar zyrtarisht nëse autori i dyshuar është apo jo pjesë e strukturave të saj.

    “Ministria e Brendshme detyrohet të informojë qytetarët nëse vrasësi i Sarandës është punonjës i saj”, shkruan Mane në rrjete sociale.

    Ky zhvillim ka shtuar tronditjen dhe indinjatën e qytetarëve, të cilët kërkojnë që institucionet shtetërore të japin menjëherë përgjigje të qarta dhe të sakta mbi këtë çështje.

    Familjarët e viktimës ndërkohë vijojnë të kërkojnë drejtësi dhe dënim maksimal për autorin, ndërsa opinioni publik pret me vëmendje një reagim zyrtar nga Ministria e Brendshme.