Category: Uncategorized

  • Në prag të qeverisjes së re/ Kush janë dy ministrat që i shkojnë në zyrë Ramës…

    Në prag të qeverisjes së re/ Kush janë dy ministrat që i shkojnë në zyrë Ramës…

    Pas rikthimit në punë nga pushimet, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime si me anëtarët e kabinetit, gjithashtu edhe me përfaqësuesit e PS në Kuvend.

    Ndërkohë, sot në Kryeministri janë parë duke hyrë ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete, me të cilët Rama ka zhvilluar takime “kokë më kokë”.

    Në ditët në vijim, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare, ku Rama do të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, i njohur si “Rama 4”. Me interes pritet të shihet lista e emrave që Rama do të zgjedhë për të drejtuar qeverinë e re gjatë mandatit të katërt.

  • Adriatik Lapaj tregon për ofertën e Ramës: Mu ofrua të jem pjesë e qeverisë…

    Adriatik Lapaj tregon për ofertën e Ramës: Mu ofrua të jem pjesë e qeverisë…

    Adriatik Lapaj, ka rrëfyer se në muajin Qershor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka pasur dy tentativa nga mazhoranca aktuale që të jetë pjesë e qeverisë së re.

    Lapaj tregoi se ka refuzuar ofertën e pushtetit të kryeministrit Edi Rama. Ai sqaroi se ky vendim ka ardhur me kosto, për të cilat Lapaj thotë se është i lumtur dhe krenar t’i mbajë.

    Unë tashmë duhet t’i them gjërat siç janë, në fund të muajit qershor ka ardhur një person që më ka kërkuar të jem pjesë e pushtetit në një qeverisje me shkallë të gjerë. Më ka ardhur një person që është njeri i mirë në këtë qytet. Dy javë më vonë ka ndodhur sërish e njejta gjë dhe sërish e kam refuzuar. Kam refuzuar të jem palë me pushtetin i cili ka kërkuar që të krijojë një tablo të një demokracie ku pushteti bashkëpunon me forcën më të re politike në opozitë, për këtë po marr kostot për të cilat jam krenar që po i marr. Kam vendosur që të qendroj deri në fund në anën e së drejtës”, Lapaj.

  • Videoja që po thyen rrjetin – vajza e Dr. Florit këndon këngën e të atit në skenë!”

    Videoja që po thyen rrjetin – vajza e Dr. Florit këndon këngën e të atit në skenë!”

    Spektakël dhe emocione të papërshkrueshme! Në një nga ngjarjet më të ndjera të këtij viti, Doktor Flori “u rikthye” në skenë me zë dhe figurë, duke lënë pa fjalë publikun dhe duke shkaktuar një stuhi emocionesh. Vajza e tij nuk i mbajti dot lotët, ndërsa i gjithë publiku shpërtheu në duartrokitje dhe lot gëzimi e mallëngjimi.

    Ish-anëtarët e grupit legjendar West Side Family dhe këngëtarja e madhe Aurela Gaçe i bënë homazh mikut të tyre, duke u bashkuar në një performancë që elektrizoi skenën. Por momenti kulmor ishte kur vajza e Dr. Florit, me zërin e saj të brishtë dhe plot ndjenjë, këndoi një nga këngët më të dashura të të atit. Një moment që e tronditi publikun dhe u bë viral në pak minuta.

    Ky rikthim simbolik i Dr. Florit është më shumë se një performancë – është një kujtim i gjallë, një dashuri që nuk vdes kurrë, dhe një mesazh i fuqishëm se muzika jeton përtej kohës!

  • Tr*nditje të rrufshme…”, Meri Shehu shkund shenjat me paralajmërimin e saj

    Tr*nditje të rrufshme…”, Meri Shehu shkund shenjat me paralajmërimin e saj

    Dashi

    Java nis me disa paqartesi ne fushen e punes dhe shendetit, por shume shpejt do te keni permiresime te jashtzakonshme, kryesisht ne dashuri dhe ekonomi. Fundi i javes do te sjelle fat te madh per ju.

    Demi

    Kjo jave nis me disa shqetesime ekonomike dhe personale por pas nje periudhe pasigurie, do te shijoni kenqesi ne jeten familjare dhe do te perjetoni nje periudhe begatie. Megjithate, gjate javes diçka e erreson komplet situaten.

    Binjaket

    Do te perpiqeni te arrini dicka te rendesishme ne nje takim me dike qe ju pelqen shume, por edhe nese takimi realizohet, mund te kuptoni qe situata eshte me e komplikuar se sa mund te kishit menduar. Kujdes nga humbjet financiare.

    Gaforrja

    Java fillon me disa plane te fshehta qe mund te shpërthejne papritur, por me vone do te kete nje siguri te madhe financiare, e cila do t’ju fuqizoje edhe ne aspektet personale dhe te karrieres. Kujdes nga disa humbje te papritura ne mes te javes.

    Luani

    Me Aferditen qe hyn ne shenjen tuaj, do te keni mundesi, shanse dhe do jeni joshes. Kontaktet me jashte dhe udhetimet do t’ju sjellin perfitime. Megjithate, ne mes te javes te gjitha sikur perpihen nga dicka misterioze transmeton pp.hilsn.com.

    Virgjeresha

    Java fillon me nje ndjesi te paqarte, si te ishit humbur dhe nuk e dini ku jeni, dhe gjithcka ju duket jasht kontrollit, perfshire edhe shendetin. Pas kesaj periudhe te pasiguries, vijne kohe te mbushura me mundesi financiare dhe pasion, por mund te tronditeni nga xhelozite.

    Peshorja

    Kjo jave nis me deshiren per te ikur, mundesisht pa nje destinacion te caktuar. Ne rruge do te takoni njerez te kendshem dhe joshes por pelqimi juaj nuk do zgjasi shume. Mund te perjetoni xhelozi nga dikush.

    Akrepi

    Java nis me disa shpenzime te paplanifikuara dhe ndjesine e mosdijes se ku duhet te perqendroheni. Ne mes te javes, do te keni nje periudhe konkuruese, ku do te shkëlqeni. Megjithate, kujdes nga nje oferte e dyshimte qe mund te jete vetem per t’ju joshur dhe pastaj te zhduket.

    Shigjetari

    Me Afërditen ne Luan, jeta juaj do te marre nje kthese te bukur pas nje fundjave te jo shume te mire. Do te flertoni, do te argetoheni, do te fitoni para, por edhe do te shpenzoni shume.

    Bricjapi

    Java fillon me detyren per te rregulluar ate qe keni lene pas ne pune dhe ne jeten personale. Nje çeshtje ligjore mund t’ju shkaktoje tensione por do te merrni nje premtim te mire nga dikush qe keni pasur probleme me te, qofte ne çift apo ne pune.

    Ujori

    Jeni ne nje periudhe ku po rregulloni ose ndryshoni gjerat sipas deshires suaj. Çastet erotike do te jene shume te bukura, veçanerisht me Aferditen ne Luan. Kujdes mos u beni shume mendjemedhenje, pasi mund te humbni kontrollin.

    Peshqit

    Java fillon me deshiren per te bere nje ndryshim te madh, veçanerisht ne jeten familjare. Gjate javes do te merrni lajme te mira dhe mundesi te reja por gjithcka mund te ndryshoje per shkak te dyshimeve dhe xhelozise qe do ju shfaqen me vone.

  • Ndodh ajo qe nuk pritej nga moti, ja cfare na pret nga e mërkura

    Ndodh ajo qe nuk pritej nga moti, ja cfare na pret nga e mërkura

    Meteorologia Lajda Porja tha se kjo javë e fundit e gushtit edhe pse ka nisur me vranësira që sjellin herë herë një mot disi më të freskët, gradualisht do përmirësohet duke u kthyer kështu përsëri në valët e nxehta.

    “Kjo javë ka nisur me vranësira dhe reshje të pakta, kryesisht në veri. Jugu nuk ka përfshirje të reshjeve. Ndërkohë, nga dita e mërkurë deri të premten, do të ketë përmirësim të motit dhe mbizotërim të diellit. Minimalet sot shënojnë 11-12 gradë dhe maksimalet nga 28-30 gradë në shumë qytete.

    Nga e mërkura presim të kemi riaktivizim të valëve të nxehta, kryesisht në periferi. Gjithashtu dita e enejte dhe e premte do kulmojë me temperaturat 38-39 gradë. Pra do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjitha qytete kryesore të Shqipërisë”, tha Porja.

    Meteorologia parashikon se të shtunën dhe të dielën do kemi të bëjmë me luhatje të motit duke pasur praninë edhe të reshjeve edhe pse të pakta, por edhe të diellit.

    Parashikohet që fundjava të risjellë rebeshe dhe stuhi ere, ku më pak i prekshëm do jetë përsëri jugu. Ditën e dielë do të rikuperohet moti dhe do përmirësohet ndjeshëm”.

    Porja bëri një parashikim edhe sa i përket muajit shtator që na pret, duke theksuar se edhe pse futemi në një muaj vjeshte, temperaturat e larta dhe motin e nxehtë do e kemi prezent.

    “Sa i përket fillimit të shtatorit, do startojë me temperatura të larta edhe në javën e parë të shtatorit. Herë pas here do ketë dhe stuhi ere por më pas sërish diell. Nuk do jetë një 10 ditësh nën mbizotërimin e diellit apo të shiut. 

    Shtatori është parashikuar të regjistrojë temperatura mjaft të larta pothuajse gjatë gjithë muajit. Edhe pse me datë 1 shtator hymë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, vera do të fillojë edhe përgjatë shtatorit”, tha meteorologia.

  • Leku si kurrë me parë! Zbuloni 3 shenjat e Horoskopit që do të bejne lek te madh në shtator

    Leku si kurrë me parë! Zbuloni 3 shenjat e Horoskopit që do të bejne lek te madh në shtator

    Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe rivendosjes së ekuilibrave pas verës.

    Për shumë njerëz, kjo është një periudhë për të vendosur objektiva të reja dhe për të nisur rrugë të reja, por për disa shenja të horoskopit, ky muaj do të jetë më shumë se thjesht një rikthim në rutinë, do të jetë një shans i artë për rritje financiare.
    Sipas parashikimeve astrologjike, partneritete të reja, marrëveshje të suksesshme dhe mundësi të papritura fitimprurëse do t’ua hapin rrugën fitimeve të konsiderueshme këtyre tre shenjave me fat:

    Demi– Sukses financiar përmes vendosmërisë dhe iniciativës

    Muaji shtator sjell një kthesë pozitive për Demët. Ata do të ndiejnë më në fund se energjitë po punojnë në favorin e tyre. Një projekt i ri, një promovim apo një investim i menduar mirë mund të sjellin përfitime të dukshme financiare.

    Këshilla: Mos kini frikë të bëni hapa të guximshëm, idetë tuaja kanë potencial të lartë për sukses!

    Luani– Rritje profesionale dhe shpërblime konkrete

    Puna e palodhur e Luanëve më në fund po shpërblehet. Shtatori do t’u sjellë vlerësim profesional, oferta për role më të mirëpaguara dhe shpërblime monetare, si bonuse apo prime.

    Këshilla: Menaxhoni të ardhurat shtesë me mençuri, investoni në mënyrë strategjike për të garantuar sukses afatgjatë.

    Akrepi– Përfitime të papritura dhe vendime të zgjuara

    Për Akrepët, shtatori sjell të ardhura të papritura, ndoshta nga shlyerje borxhesh, shitje të suksesshme apo mundësi të reja për fitime. Intuita e tyre do t’i ndihmojë të marrin vendime të sakta.

    Këshilla: Ndiqni instinktin, por mbani këmbët në tokë, momenti është i favorshëm për të hedhur themelet e një stabiliteti financiar afatgjatë.

    Nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave, bëhuni gati për një muaj plot mundësi. Edhe nëse jo, mbani sytë hapur, shtatori gjithsesi mbetet periudhë e shkëlqyer për të bërë plane të zgjuara dhe për të hapur rrugën drejt një sezoni të suksesshëm.

  • Studim alarmant: Burrat 20-vjeçarë sot kanë nivele testosteroni si burrat 70-vjeçarë në vitet ‘70

    Studim alarmant: Burrat 20-vjeçarë sot kanë nivele testosteroni si burrat 70-vjeçarë në vitet ‘70

    Një studim i fundit ka nxjerrë në pah një fakt shqetësues: meshkujt e rinj 20-vjeçarë të ditëve të sotme kanë nivele të testosteronit të krahasueshme me meshkujt 70-vjeçarë në vitet 1970.

    Ekspertët thonë se ky fenomen lidhet me disa faktorë të stilit modern të jetesës:

    Ushqimi i përpunuar dhe fast food – i varfër në vitamina, minerale dhe yndyra të shëndetshme që ndikojnë në prodhimin hormonal. Stresi kronik – nga presionet sociale, puna dhe mungesa e gjumit cilësor që ul prodhimin e testosteronit. Mungesa e aktivitetit fizik – stili i ulur i jetesës dhe kalimi i shumtë para ekranit kanë dobësuar shëndetin e përgjithshëm mashkullor. Obeziteti dhe mbipesha – yndyra e tepërt ndikon negativisht tek hormonet mashkullore. Toksinat mjedisore – plastika, pesticidet dhe kimikatet që gjenden kudo sot, ndikojnë drejtpërdrejt tek sistemi hormonal.

    Ky rënie e testosteronit është një sinjal alarmi për shëndetin e brezit të ri, pasi lidhet me uljen e energjisë, depresionin, rënien e masës muskulore dhe probleme me fertilitetin.

    👨‍⚕️ Mjekët këshillojnë një stil jetese të shëndetshëm, ushqim natyral, aktivitet fizik të rregullt dhe menaxhim të stresit për të përmirësuar nivelet hormonale.

  • D*shnori e la shtatzene? Shqiptari qe vr*u gruan ne Greqi tr*ndit para te bijës

    D*shnori e la shtatzene? Shqiptari qe vr*u gruan ne Greqi tr*ndit para te bijës

    Krimi që tronditi opinionin publik në Greqi ka marrë një tjetër kthesë pas dëshmisë së autorit. Pandeli Nakoleci, 40 vjeç, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij 36-vjeçare Marjola Nakoleci, mbështet versionin se viktima ishte shtatzënë nga një tjetër burrë.

    Në dëshminë e dhënë për mediat greke, ai tha se nuk kishte planifikuar ta vriste gruan, por vetëm “ta frikësonte”. Sipas tij, gruaja i kishte pranuar se kishte një lidhje paralele dhe se fëmija nuk ishte i tij.

    E doja shumë, në mënyrë patologjike. Nuk kisha menduar ta lëndoja. U çmenda kur më tha se fëmija nuk ishte i imi dhe se do të më dërgonte foto e video me partnerin e saj të ri. Dyshimet e mia u konfirmuan. Një palë e tretë na shkatërroi jetën”, – rrëfeu 40-vjeçari

    Ai pranoi se ishte penduar për atë që ndodhi, duke shtuar se xhelozia e kishte verbuar. Të martën, më 26 gusht, pritet të dalë para hetuesit, pasi kërkoi afat nga prokurori për të përgatitur mbrojtjen.

    Dëshmia e vajzës: “Pashë gjithçka”
    Vajza e çiftit, e pranishme gjatë skenës së rëndë, tregoi mes lotësh momentet e fundit të nënës së saj:

    “Ata u grindën sepse babai im ishte shumë xheloz. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’. Ai e goditi me thikë dhe e tërhoqi nga flokët. Unë pashë gjithçka… Kur ajo tha ‘do të më vrasësh’, kuptova se ishte e vërtetë. Ne ishim unë dhe vëllai im 13-vjeçar”, – tha ajo

    Vajza shtoi se edhe më parë kishte pasur grindje mes prindërve, por kurrë në këtë nivel. Sipas saj, babai dukej i qetë, punonte normalisht dhe nuk jepte shenja dhune, derisa xhelozia e çoi në këtë akt fatal

  • Dy motrat humbin jetën në aksident rrugor, Elvis Naçi bën gjestin që askush nuk e priste për vëllain e tyre me leukemi! ❤️🙏

    Dy motrat humbin jetën në aksident rrugor, Elvis Naçi bën gjestin që askush nuk e priste për vëllain e tyre me leukemi! ❤️🙏

    Një aksident i tmerrshëm ka tronditur Shqipërinë: dy motra të reja ndërruan jetë tragjikisht teksa shkonin të vizitonin vëllain e tyre të sëmurë rëndë. Ato u përplasën fatalisht nga një 23-vjeçar i dehur, duke lënë pas një dhimbje të pamasë. 💔

    👉 Në këtë moment dramatik, Elvis Naçi ndërhyn me gjestin më të madh human që ka bërë ndonjëherë: merr përsipër të gjithë kurimin e vëllait të tyre me leukemi! 🙌

    Ky lajm ka prekur mijëra shqiptarë që e shohin Naçin si shpresën e fundit të një familjeje të shkatërruar nga tragjedia.

  • Im atë iku, e unë mbeta jetim…’ Publikohet letra prekëse e Artur Zhejit për humbjen e të atit, tashmë ai i shkoi pranë!

    Im atë iku, e unë mbeta jetim…’ Publikohet letra prekëse e Artur Zhejit për humbjen e të atit, tashmë ai i shkoi pranë!

    Pas ndarjes nga jeta të gazetarit Artur Zheji, shumë prej shkrimeve dhe kujtimeve të tij kanë rifituar vlerë të veçantë.

    Një prej tyre është letra prekëse që ai i ka kushtuar babait të tij, Petro Zheji, pas ndarjes nga jeta të këtij të fundit.

    Në rrëfimin e tij, Artur Zheji sjell kujtime të thella për figurën e një njeriu të jashtëzakonshëm, për pasionin e tij ndaj dijes dhe kulturës, për filozofinë e jetës dhe dashurinë për kombin.

    Një shkrim që të prek shpirtin dhe të bën të reflektosh mbi trashëgiminë e vërtetë që lëmë pas.

    Deri sa ndodhi ajo që ndodh, në luftën e gjithë-humbur të jetës me vdekjen, kisha përshtypjen mistike apo fëminore se babai im, ndoshta ishte i “pavdekshëm”. Më pëlqente ta besoja këtë, ndonëse tronditjen e parë, thyese të këtij miti, e mora, kur pak muaj përpara Petros, humba Besën, Nanën time të paepur.

    Në moshën që jam unë sot, Petro, bënte të paktën çdo fundjavë 40-50 kilometra ecje, pa pushim. Nuk refuzonte me hundën mbledhur asnjë ushqim, por mund të agjëronte si besimtar, edhe disa ditë pa ngrënë. Dhe nuk ankohej kurrë. As edhe njëherë! As edhe në Fund!

    Të gjitha këto cilësi, të marrëdhënies së tij të mrekullueshme që Petrushka (edhe kështu i thërrisnim në familje përkëdhelësisht) kishte me trupin e tij, e bënin atë të pangjashëm me të tjerë.

    Do kisha shumë për të shkruar për Babanë që më iku dhe më la “jetim”, pavarësisht se në moshën time “jetimët” janë kaq të shumtë, saqë nuk thirren më të tillë…

    Por, duart ngecin dhe sillen si të ngrira. Ndoshta sepse janë tejet të përbaltura nga balta që të detyron të përpunosh, e përditshmja dhe gazetaria që përshkruan epopenë, skuthllëqet dhe bëmat e palavdishme por zhurmëmëdha, të horrave tanë udhëheqës.

    Më del parasysh galeria e personazheve që janë ushqyer shpirtërisht dhe intelektualisht në divanin e tij, shumë pak prej të cilëve mirënjohës, ndonëse gatuajnë edhe sot në magjen e të përditshmes, miell nga mielli i tij.
    Sepse kush e njihte auto-ironinë para viteve ’90 në Shqipëri?

    Askush!

    Kush i njihte parabolat, metaforat, kalamburet, nënshtresat e fjalëve, tre a më shumë kuptimësinë e fjalëve, të lëshuara me një goditje të vetme?

    Askush ose 2 apo 3 veta gjithsej!

    Ishte dhe është një lloj arti i madh, të dish të flasësh dhe jo të gërmëzosh, përmes fjalës.

    Të dish të shprehësh çdo ngjyrë, çdo nerv, çdo dridhje apo puhizë ajri, që krijon edhe krahë-përplasja e një krahu dallëndysheje dhe që mund të shpërthejë uragane, në oqeanin e thellë të shpirtrave të ndjeshëm… të qenieve që kanë shpirt sigurisht…

    Dhe në ato uragane, me shkas krahë-përplasjen, që për miliona të tjerë është e padukshme, e pandjeshme dhe e kurrëndodhur, por që për të Zgjedhurin, janë në të vërtetë rizgjime të brendshme, nga të cilat fillojnë Udhëtime dhe Fillesa Veprash, që e tejkalojnë jetën njerëzore… kalitet një cilësi e re, e rrallë dhe e pranishme vetëm në kombet e mëdha…

    Ky dhe ishte një nga pasionet e mëdha të Babait tim, të krijuarit e Kombit tonë, të pangjizur ende.

    Përmes kalitjes mendore dhe nxënies së diturive të thella, nga ca pak djem e vajza me dhunti të rralla dhe me dashuri të patradhëtuar, në kohë dhe hapësirë për Dheun tonë…

    I gatuar me Biblën, njohës i Kuranit, qëmtues i Budizmit, recitues në gjermanisht i Gëtes që përkthente, rusisht folës me Dostojevskin që shqipëronte apo i vëllazëruar me Servantesin, me Don Kishotin dhe Sançon e të cilit bashkudhëtonte pa reshtur bisedave, por edhe udhëtimeve të vërteta që ndërthureshin me ato imagjinaret … I rritur me Petrarkën dhe Virgjilin, adhurimin më të madh e kishte për Lao Tze, lindur 600 vjet para Krishtit në Henan…

    Petro pra, apo “Bushi”, e kultivonte dhe e shpërndante bujarisht Dijen e tij, të vetmen pasuri që kishte, për këdo që i trokiste në derë.

    Dhe sot mund të them, se shumica shkonte aty për të vjedhur!

    Dhe ja thoja Petros, “vijnë e të vjedhin o Bush! Të vjedhin dhe nuk e kthejnë më kokën pas!”

    “Le të vjedhin! Libri dhe Dija vidhen, nuk mësohen! Edhe unë e kam vjedhur nga librat dhe nga njerëzit e mençur që kam takuar në jetë… Dituria është farë, biri im, nuk hahet dhe nuk pihet, herët a vonë ajo mbillet! Dhe kështu e realizon misionin e saj!”

    Shumë nga personazhet që qarkullojnë me njëfarë emri sot në Shqipëri, kanë kaluar mjaft seanca nga “divani psikanalitik dhe diturifalës i Petros”.

    “Unë besoj se do të vijë shpejt dita që shqiptarët, do të punojnë më së shumti si mësonjës të Gjuhës Shqipe, që herët a vonë, do të jetë shumë e kërkuar nëpër Botë” më thoshte ai.

    Dhe uroj që kjo Profeci të bëhet jetë e vërtetë…

    Mirëupafshim “Bush”, librat e tu kërkohen dhe lexohen.

    Janë të thellë dhe të humnershëm dhe kërkojnë notarë të mirë dhe këta të mirët janë pak.

    Por aní, le të jenë pak, pishtarmbajtësit, pak kanë qenë gjithmonë!…