Behar Mera eshte nje nga aktoret me te dashur per publikun shqiptare humori i tij ka rre mbyer zemrat e gjithe admiruesve te tij.
Prej shume vitesh aktori i humorit eshte pjese e estrades shqiptare ku numeron shume role si ne kinema por gjithashtu eshte ne estrada perkrahe shume aktoreve te tjere.
Aktori ka luajtur shume pjese ne estradat shqiptare ku sebashku me aktoren tjeter te humorit Rita Latin ishin nje dyshe e pandare dhe perfekte ku sebashku kane realizuar shume pjese te shkurtra humoristike ne bashkepunim me radio televizonin publik shqiptar.
Pjeset humoristike te realizuara nga dyshja pavaresisht viteve mbeten me te pelqyerat e me shikueshmeri shume te larte.
Gjithashtu aktori ka qene pjese e spektaklit te humorit Al pazar ne krahe te aktorit Agron LLakaj i cili eshte mjaft i pelqyer nga publiku shqiptare, por pas largimit nga ky spektakel tashme Behar Mera luan ne nje tjeter spektakel humori ne televizionin klan “Klanifornia” ku aty luan nje sere rolesh.
Sefundmi aktori ka marre edhe nga presidenti titullin ”Mjeshter i Madh” titull i cili eshte mjaft i merituar per aktorin e humorit. Gjithashtu aktori ka edhe nje status shuttle te bukur pervec satusit te babait ka edhe statusin e gjyshit ku ai eshte i bekuar me niprit e tij.
Aktori duket mjaft i lumtur me familjen e tij te madhe e te plotesuar pasi kete e tregojne me se miri fotot qe ai publikon shuttle shpehsh ne rrjete sociale. Ne i urojme aktorit jete te gjate e te lumtur si ne jeten personale por edhe ne ate artistike.
Ditën e sotme në Gjykatën e Vlorës është mbajtur seanca për 5 efektivët e policisë të cilat ishin në detyre në Potam ditën kur tragjikisht u vra 7-vjeçarja Jonada Avdiaj.
Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa familjarët e vogëlushes e kanë quajtur këtë vendim të padrejtë.
Në seancën përfundimtare, prokurorja kërkoi dënimin e secilit prej tyre me nga 1 vit e 6 muaj burg, por Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë i shpalli të gjithë të pafajshëm.
Gjyshi i së ndjerës, Ismet Avdiaj, mbajti fjalën e tij në sallën e gjyqit. Pas përfundimit të seancës, ai u shpreh se ndihet thellësisht i zhgënjyer nga drejtësia. Sipas tij, të gjitha pretendimet që ai paraqiti gjatë procesit nuk u morën parasysh, dhe vendimi i gjykatës për të shpallur të pafajshëm efektivët e akuzuar është zhgënjyes dhe i padrejtë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në plazhin e Potamit, në Himarë. Jonada Avdiaj vetëm 7 vjeç, humbi jetën tragjikisht pasi u godit për vdekje nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase, teksa ajo po lahej në breg të detit së bashku me babain e saj.
Gjykata e Vlorës e dënoi Arjan Tasen me 18 vite burg për “vrasje me dashje”, në bazë të nenit 76 të Kodit Penal. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, ai përfitoi ulje të një të tretës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 12 vite burgim.
Ndërkohë, veçmas u gjykua edhe çështja ndaj tetë efektivëve të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre. Prokuroria e Vlorës i cilësoi ata përgjegjës për mungesën e masave të sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik, çka sipas saj, kontribuoi në ngjarjen tragjike. Por më 16 korrik 2025, pas tri viteve proces gjyqësor, Gjykata e Vlorës vendosi t’i shpallë të gjithë të pafajshëm.
Një sulm ajror i ndërmarrë nga Izraeli ka tronditur të hënën kryeqytetin sirian, Damask, duke goditur drejtpërdrejt Sheshin Umajad dhe objektivin kryesor të tij – Ministrinë e Mbrojtjes së Sirisë.
Pamjet dramatike u transmetuan live në televizion, duke sjellë skena paniku dhe pasigurie të thellë mes qytetarëve.
Sipas raportimeve paraprake, ka disa viktima dhe të plagosur, por ende nuk është dhënë një bilanc zyrtar për dëmet materiale apo humbjet në njerëz.
Sheshi Umajad konsiderohet një nga zonat më të rëndësishme strategjike dhe simbolike të Damaskut. Goditja e Ministrisë së Mbrojtjes shihet si një eskalim serioz i tensioneve mes Izraelit dhe forcave të lidhura me Iranin që operojnë në Siri
Zyrtarët izraelitë nuk kanë komentuar ende publikisht mbi këtë operacion. Nga ana tjetër, pala siriane nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare deri më tani.
Ngjarja është në zhvillim, dhe priten reagime të forta nga Damasku dhe aleatët e tij, sidomos në një kohë kur rajoni ndodhet në një klimë të brishtë sigurie.
Adriatik Lapaj ka “shpërthyer” pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku shpreh vullnetin për të pranuar mandatin.
Pasi daja i Endrit Shabanit nuk pranoi t’i japë mandatin, Lapaj shpërthen teksa thotë se po i bëjnë një padrejtësi të madhe që do ta gjykojë populli.
“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem. Ndalni dhimbjen e kyceve në 3 ditë me këtë metodë të thjeshtë Nautubone Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament. Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë. Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon! Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta “të rinjtë”, deri dhe te ky që e futa në gji…nga të gjithë. Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI! Populli do gjykojë”, shkroi Lapaj.
Bima Bar Veshi (lat. Sempervivum) është dëshmuar se është e pasur me shumë veti shëruese dhe mund ta përdorni në disa mënyra.
LËNG SHËRUES
Gjethet e bimës janë përplot me lëng dhe tash e një kohë të gjatë dihet se shëron dhimbjen në vesh, kështu që nga gjethja e bimës shtrydhni 2-3 pika lëng dhe e hidhni në vesh. Mbani lëngun për disa minuta në vesh, e më pas e lejoni të rrjedhë jashtë veshit.
ÇAJ QETËSUES
Nga kjo bimë mund të përgatisni çaj, i cili sugjerohet kundër dhimbjeve menstruale, diarresë dhe të thatit në lukth. Sugjerohet edhe për shpëlarjen e gojës, nëse vuani nga aftet.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shkarkuar nga posti i ambasadores së UNESCO-s , Besiana Kadarenë, vajzën e shkrimtarit të madh, Ismail Kadaresë.
Besiana Kadare më herët mbante postin si ambasadorja shqiptare në OKB, ndërkohë që prej 2021, me firmë të presidentit të asokohe Ilir Metës, ajo u emërua si ambasadore në UNESCO.
Besiana Kadare më herët mbante postin si ambasadorja shqiptare në OKB, ndërkohë që prej 2021, me firmë të presidentit të asokohe Ilir Metës, ajo u emërua si ambasadore në UNESCO.
“Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident”, thuhet në dekretin e firmosur nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Bajram Begaj shkarkon vajzën e Ismail Kadaresë, Besiana Kadare prej
E lindur në Tiranë, Besiana Kadare u diplomua në Universitetin Sorbonne Paris-IV në Paris, Francë. Ajo zotëron një diplomë Masteri në Letërsi Moderne dhe Krahasuese, të ndjekur nga një Diplomë e Studimeve të Larta të Specializuara (Diplôme d’Etudes Supérieures Spécialisées-DESS) në Letërsi Moderne të Specializuar.
Ajo e ka filluar karrierën e saj profesionale në Francë në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (Grolier Interactive Europe, Lycos France dhe Lagardère Active media).
Në vitin 2002, Kadare iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Departamenti i Organizatave Ndërkombëtare dhe më vonë u emërua Sekretare e Parë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Në vitin 2005, ajo u bashkua me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Shqipëri, ku menaxhoi një projekt të madh ndërkombëtar për të parandaluar dhe luftuar trafikimin e grave dhe fëmijëve.
Në vitin 2008, u emërua në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Francë, ku mbulonte kryesisht çështjet e UNESCO-s
Nga viti 2011 deri në vitin 2016, Kadare shërbeu si Ambasadore dhe Delegate e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë), dhe nga viti 2013 deri në vitin 2015 si Zëvendëskryetare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s.
Në vitin 2016, Ambasadorja Kadare u emërua Përfaqësuese e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Kubë, jo-rezidente. Në Kombet e Bashkuara, ajo udhëhoqi punën përgatitore dhe fushatën e lobimit që rezultoi në zgjedhjen e Shqipërisë, për herë të parë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për një mandat 2-vjeçar 2022-2023.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment shumë personal dhe domethënës për të.
Përmes një fotoje të postuar në InstaStory, Anisa ka treguar rezultatin pas 3 muajsh nga operacioni në shpinë, një ndërhyrje që ajo e kishte bërë më herët, por për të cilën ajo ka folur gjatë historisë së saj të jetës brenda në reality show.
Në imazhin e ndarë, ajo shfaqet e qetë dhe pozitive, duke reflektuar rikuperim të suksesshëm pas një periudhe sfiduese për shëndetin e saj.
Megjithëse nuk dha shumë detaje, fotoja e saj shoqërohej me një ndjesi mirënjohjeje dhe fuqie personal.
Ky postim është një dëshmi e qartë se Anisa po ecën përpara, dhe pavarësisht sfidave shëndetësore, ajo vazhdon të ndajë momente të vërteta dhe të sinqerta me publikun që e ndjek prej kohësh./Prive By Liberta Spahiu
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e autostradës Tiranë-Durrës, punimet e të cilës janë drejt fundit dhe loti i parë i rikonstruksionit pritet të jetë i hapur për qarkullim pas disa javësh. Autostrada do të ketë 4 korsi në secilën anë dhe pritet t’i japë zgjidhje trafikut në këtë aks.
“Një aks me kushte dhe parametra tërërisht europiane të sigurisë rrugore si edhe me të gjithë elementët e tjerë të mobilimit urban, ndriçim, gjelbërim për t’iu përshtatur më së miri zonave të banuara që përshkon”, shkroi Edi Rama.
Autostrada Tiranë-Durrës dhe anasjelltas është një ndër nyjet më të rëndësishme rrugore në Shqipëri, e cila me rritjen e numrit të turistëve dhe përdoruesve të mjeteve në tërësi, ka nevojë për ndërhyrje.
Me ndërhyrjet e planifikuara në tabanin e këtij aksi, gjerësia planifikohet të shkojë në 35.1 metra, nga 18.6 metra që është aktualisht, sepse do të ndërtohen nga dy korsi për çdo krah.
Shpejtësia e lejuar do të jetë 140 km/h, nga 90 që është aktualisht. Në segmente të caktuara të autostradës, shpejtësia e lejuar është edhe më e ulët.
Zgjerimi i Tiranë-Durrës do ti kushtojë buxhetit të shtetit plot 298.8 milionë euro, ndërsa paralelisht do të punohet dhe për rehabilitimin e plotë të rrugës dytësore Tiranë-Ndroq-Plepa, që mund të shërbej si alternative nëse autostrada Tiranë-Durrës bëhet me pagesë.
Një tjetër episod tronditës ka dalë në dritë nga hetimet që po zhvillohen nga SPAK, në kuadër të dosjes penale nr. 175/1, e cila fillimisht nisi për shkelje të barazisë në tendera, por që tani ka nxjerrë në pah edhe një grabitje të dyshuar me pasoja të rënda dhe një akt të rëndë pengmarrjeje.
Burime për Top Channel konfirmojnë se SPAK i është drejtuar me një shkresë zyrtare komisariateve të Policisë në Elbasan dhe Librazhd, duke kërkuar verifikim nëse gjatë vitit 2020 është paraqitur ndonjë kallëzim penal për një vjedhje të ndodhur në një banesë dhe për një ngjarje të natyrës së pengmarrjes.
Kjo kërkesë vjen pas zbardhjes së disa bisedave të kryera nga një zyrtare e Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja, e cila aktualisht ndodhet nën hetim për aferat me tenderat publikë. Gjatë përgjimeve të kryera me urdhër të prokurorit Elvin Gokaj, zyrtarja shfaqet në komunikim me familjarët e saj duke diskutuar rreth një vjedhjeje të ndodhur në banesën e tyre, ku, sipas saj, janë grabitur plot 200 mijë euro.
Më alarmante bëhet situata kur në biseda përmendet edhe një pengmarrje. Skeja shprehet se grabitësit e maskuar jo vetëm që morën shumën e konsiderueshme të parave, por rrëmbyen edhe të vëllain, për ta penguar që të sinjalizonte policinë. Ajo shfaqet e shqetësuar për sigurinë e familjes dhe për pasojat që mund të kishte denoncimi i ngjarjes.
Gjatë marrjes në pyetje nga SPAK, zyrtarja e hetuar justifikon burimin e parave si dërgesa nga të afërmit emigrantë në Greqi, por autoritetet po hetojnë nëse bëhet fjalë për të ardhura të ligjshme apo për fitime të padeklaruara nga aktivitete korruptive apo informale.
Ndërkohë, dosja e grabitjes dhe pengmarrjes është veçuar nga hetimi kryesor për tenderat, ku aktualisht janë marrë të pandehur 11 zyrtarë, përfshirë edhe kryetarin e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, të cilët dyshohen për shkelje të ligjit në ndarjen e kontratave publike dhe favorizime në kundërshtim me ligjin.
Ky rast shton më tej dyshimet për lidhje të mundshme të korrupsionit me rrjete kriminale që nuk kursejnë as format më të dhunshme si grabitja dhe pengmarrja. SPAK pritet të thellojë hetimet në të dyja pistat – atë të burimit të parave dhe rrethanave të krimit – për të ndriçuar të gjithë skemën e përfshirë.
Hetimet janë në vijim, ndërsa burime brenda strukturës së posaçme konfirmojnë se mund të ketë zhvillime të tjera në ditët në vijim.
Një ngjarje tronditëse u regjistrua në Sheqishtë të Fierit, ku një vajzë vetëm 12 vjeçe denoncoi përdhunimin sistematik nga babai i saj, Zamir Meta. Sipas dëshmisë së saj, abuzimi kishte nisur që në moshën 5-vjeçare dhe kishte vazhduar edhe gjatë kohës që familja jetonte në Gjermani.
Zamir Meta është arrestuar dhe akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” (neni 100 i Kodit Penal) dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” (neni 106/a). Për këto vepra, ligji parashikon dënim që varion nga 10 vite deri në burgim të përjetshëm.
Megjithatë, përvojat e mëparshme në Shqipëri tregojnë se shumë nga këto krime nuk ndëshkohen me ashpërsinë që meritojnë. Në emër të sjelljes së mirë, faljes apo procedurave ligjore lehtësuese, shumë autorë dalin nga burgu pas vetëm një dekade. A mund të quhet kjo drejtësi?
Pas denoncimit, vajza është marrë në mbrojtje në një institucion të posaçëm në Tiranë. Por ndërkohë, nëna e saj, Juela Meta dhe gjashtë fëmijët e tjerë janë përballur me kërcënime dhe urrejtje nga komuniteti. Pronari i banesës ku ata jetonin i ka nxjerrë jashtë, ndërsa pronarja i ka kërcënuar hapur me fjalët: “Keni dy ditë kohë. Do të derdhet gjak.”
Për këto veprime, Kodi Penal parashikon dënime deri në 2 vite burg për kanosje (neni 84) dhe deri në 3 vite burg për detyrim me kërcënim për të kryer një veprim të padëshiruar (neni 102). Por në praktikë, këto dënime janë minimale dhe shpesh nuk zbatohen.
Shqetësuese është edhe sjellja e policisë. Juela Meta ka kërkuar mbrojtje zyrtare, por nuk iu dha asnjë urdhër mbrojtjeje. Ndërkohë, pronarja e banesës ka ndryshuar deklaratat në polici duke pretenduar se ndihej e kërcënuar. Ligji nr. 9669/2006 për masat kundër dhunës në marrëdhëniet familjare e detyron policinë të lëshojë urdhër mbrojtjeje në rastet kur ka kërcënime të qarta. Moszbatimi i këtij detyrimi përbën shpërdorim detyre (neni 248 i Kodit Penal), me dënim deri në 7 vite burg. Sërish, asnjë zyrtar nuk u procedua.
Por nuk është vetëm përdhunuesi që ka nevojë për ndëshkim të rreptë. Rasti në fjalë zbulon edhe një hallkë tjetër të çoroditur të sistemit: reagimin e komshinjve dhe mungesën e mbrojtjes nga institucionet.
Për këtë deklaratë, ligji shqiptar parashikon vetëm deri në 2 vjet burg për kanosje dhe deri në 3 vjet për detyrim me kërcënim. Këto masa janë qesharake për një situatë ku rrezikohet jeta e një nëne dhe e gjashtë fëmijëve. Janë masa që nuk trembin askënd. Janë masa që në vend të frenojnë, nxisin sjellje të tilla.
Bëjmë thirrje për ashpërsim të ndëshkimeve për kërcënimin ndaj viktimave të krimit, për dënime shembullore për zyrtarët e policisë që nuk zbatojnë ligjin dhe për marrje përgjegjësie penale dhe institucionale nga çdo autoritet që refuzon të mbrojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Sepse në raste të tilla, heshtja dhe neglizhenca janë pjesë e krimit.
Ky rast është një thirrje e dhimbshme për të gjithë: për legjislatorët, për sistemin e drejtësisë, për shoqërinë. Përdhunimet ndaj të miturve janë shtuar ndjeshëm dhe shteti nuk po reagon me vendosmëri.
A është momenti që Kodi Penal të ndryshojë rrënjësisht? A duhet të eliminohet çdo mundësi uljeje dënimi për autorët e krimeve seksuale ndaj fëmijëve? A duhet këta individë të dënohen me burgim të përjetshëm, pa të drejtë amnistie, lirimi të parakohshëm apo apelimi?
Dhe më tej akoma: a është koha të diskutojmë seriozisht rikthimin e dënimit me vdekje për përdhunuesit e fëmijëve?
Në Shqipëri, dënimi me vdekje u hoq përfundimisht në vitin 2007, në përputhje me Protokollin nr. 13 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Por krimet që ndodhin sot po sfidojnë çdo limit njerëzor. Shteti shqiptar është i detyruar të respektojë angazhimet ndërkombëtare, por a është kjo arsyeja për të mos vepruar më ashpër?
A ka drejtësi për një fëmijë që është përdhunuar për vite me radhë nga vetë prindi? A ka kuptim një sistem që ofron falje për krime të pafalshme?
A është më e drejtë të lejojmë që këta njerëz të dalin sërish në shoqëri? Vetëm kur ligji ndëshkon siç duhet, plagët e viktimave mund të fillojnë të shërohen!