Category: Uncategorized

  • “Romanca e re e Jozefin Markut trondit rrjetin – ja kush është vajza misterioze në krahët e tij!”

    “Romanca e re e Jozefin Markut trondit rrjetin – ja kush është vajza misterioze në krahët e tij!”

    Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Jozefin Marku, nuk është më “single”. Prej disa ditësh po qarkullon lajmi se ai ka nisur një lidhje të re, dhe tashmë ka dalë edhe prova. Vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Xhoana Toshi, një bukuroshe shumë aktive në Instagram.

    Së fundmi, Xhoana ka publikuar një foto ku shihet dorë për dore dhe në krah të Jozit, por pa ia zbuluar fytyrën, duke ndezur edhe më shumë kureshtjen e fansave.

    👉 A është ky konfirmimi i parë publik i romancës së tyre? 🔥

  • Kush janë 3 deputetët më të moshuar/ Çfarë pritet seancën e parë të Kuvendit…

    Kush janë 3 deputetët më të moshuar/ Çfarë pritet seancën e parë të Kuvendit…

    Me një përbërje të re prej 140 deputetësh, nga të cilët 72 janë për herë të parë në parlament, sesioni i ri pritet të hapet më 10 shtator.

    Sipas Nenit 5 të Rregullores, seancën e parë e drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga dy deputetët më të rinj si sekretarë.

    Këtë herë, i pari në listë është Sali Berisha i cili 4 vite më parë ai refuzoi ta drejtonte seancën konstituese.

    Pas tij vjen demokrati Tritan Shehu. Nëse edhe ai heq dorë, drejtimi i kalon deputetit socialist Vasil Llajo.

    Pra, Berisha, Shehu dhe Llajo janë tre deputetët më të vjetër të Kuvendit të ri të Shqipërisë.

  • Mia Moglie’/ Skandali në Itali, zbulohet grupi i burrave në Facebook që ekspozon gratë pa pëlqimin e tyre

    Mia Moglie’/ Skandali në Itali, zbulohet grupi i burrave në Facebook që ekspozon gratë pa pëlqimin e tyre

    Policia italiane këtë javë mbylli grupin në Facebook “Mia Moglie” (“Gruaja ime”) , ku mijëra burra postonin dhe shkëmbenin foto intime të grave pa pëlqimin e tyre. Grupi kishte rreth 32,000 anëtarë dhe kishte vepruar që nga viti 2019, duke mbledhur qindra mijëra imazhe, nga foto të bëra pa dijeninë e grave deri te materiale që ato kishin ndarë me partnerët e tyre që përfundonin në internet pa leje.

    Sipas policisë italiane, pati më shumë se 2,000 ankesa drejtuar Metës dhe autoriteteve, të cilat menjëherë ndërmorën veprime, duke e mbyllur grupin më 20 gusht. Shkeljet përfshijnë shpifjen dhe shpërndarjen e materialit erotik pa pëlqim, një vepër penale e dënueshme në Itali deri në gjashtë vjet burg, sipas ligjit të “pornografisë hakmarrëse” në fuqi që nga viti 2019.

    Rrëfej se nuk kam parë kurrë fraza kaq shqetësuese në një grup rrjetesh sociale”, tha Barbara Strapato, zëvendësdrejtoreshë e Policisë Italiane, duke shtuar se agjencia e saj punoi “24 orë në ditë” për të mbyllur faqen.

    Përpara se grupi të hiqej, postimet përmbanin qindra komente, shumë prej të cilave me përmbajtje seksuale sugjestive ose edhe të dhunshme. Shkrimtarja dhe aktivistja Carolina Capria, e cila e nxori në dritë çështjen, përshkroi ndjesinë e “sëmundjes” dhe “frikës” kur pa përmbajtjen. “Lidhja midis dhunës dhe seksualitetit është aq thellë e rrënjosur në kulturën tonë saqë në një grup publik, burrat shkruajnë pa fshehur emrat ose fytyrat e tyre”, tha ajo. Ajo e nxori në dritë çështjen duke postuar pamje të ekranit të grupit dhe duke e raportuar atë tek autoritetet, gjë që shkaktoi raportime masive dhe protesta publike.

    Postimi i fundit i administratorëve, pak para mbylljes, i nxiti anëtarët të kalonin në një grup “të ri, privat dhe të sigurt”, me shumë mundësi në platformën Telegram. Policia paralajmëron se grupe të ngjashme janë rishfaqur shumë herë në aplikacione të tjera, duke përfituar nga anonimati dhe bashkëpunimi i kufizuar i disa ofruesve me autoritetet.

    Përpara se faqja të hiqej, postimet përmbanin qindra komente, shumë prej të cilave ishin me përmbajtje seksuale ose edhe të dhunshme.

    Incidenti ka ngritur shqetësime në lidhje me shkallën e fenomenit dhe është krahasuar me rastin Pelicot në Francë, ku vitin e kaluar Dominique Pelicot u dënua me 20 vjet burg për abuzim dhe përdhunim të gruas së tij me pjesëmarrjen e burrave të tjerë, të cilët ai i ftoi të ngacmonin seksualisht gruan e tij.

    Hetimi për “Mia Moglie” vazhdon me autoritetet që identifikojnë dhe kontaktojnë gratë që shfaqen në pamjet filmike, ndërsa dosja e çështjes do t’i përcillet prokurorisë së Romës për ndjekje të mundshme penale.

  • 🚨💅 LAJM I FUNDIT – BE-ja NDALON MANIKYRIN ME XHEL!

    🚨💅 LAJM I FUNDIT – BE-ja NDALON MANIKYRIN ME XHEL!

    Duke nisur nga shtatori, Bashkimi Europian ka ndaluar përdorimin e manikyrëve me xhel që përmbajnë substancën toksike TPO (Trimethylbenzoyl-diphenylphosphine oxide). Arsyeja? Ky përbërës është shpallur zyrtarisht i rrezikshëm për shëndetin riprodhues! ⚠️

    👉 Kjo do të thotë se manikyri me xhel, siç e kemi njohur deri tani, do të ndryshojë përgjithmonë në të gjithë Europën.

    👉 Substanca TPO është cilësuar nga Agjencia Europiane e Kimikateve (ECHA) si “toksike për riprodhimin – kategoria 2”, që do të thotë se ka prova serioze se mund të dëmtojë sistemin riprodhues.

    Ekspertët paralajmërojnë se:

    Ekspozimi i shpeshtë ndaj TPO mund të sjellë pasoja serioze shëndetësore. Më të rrezikuar janë punonjësit e salloneve të thonjve, që punojnë çdo ditë me këto produkte. Konsumatorët që kanë vite duke bërë manikyr me xhel nuk kanë ende të dhëna për pasoja të rënda, por rreziku ekziston dhe këshillohet të shmanget kontakti i drejtpërdrejtë me xhelin.

    💥 Ky vendim i BE-së pritet të trazojë tregun e bukurisë dhe të ndryshojë mënyrën si prodhohen dhe shiten produktet kozmetike në të ardhmen.

    ❓A do të heqin dorë vajzat nga manikyri me xhel apo thonjtë artificialë do të shpikin një alternativë të re?

  • Kjo është bashkëshortja bukuroshe e “Mehmet Kosovës”

    Kjo është bashkëshortja bukuroshe e “Mehmet Kosovës”

    Kenan İmirzalıoğlu, i njohur për rolin e tij të paharrueshëm si “Mehmet Kosovës” në serialin “Jetë e hidhur”, po rikthehet në ekranin tonë pas një periudhe të gjatë mungese.

    Aktori 51 vjeçar, i cili ka kaluar një kohë të gjatë duke u fokusuar në prezantim, tani ka nënshkruar një projekt të ri që ka ngjallur entuziazmin e fansave të tij. Ai do të luajë në serialin e ri “Abi”, një rikthim që pritet me padurim nga publiku.

    Rikthimi i Kenanit në aktrim është një lajm i mirë për adhuruesit e tij, të cilët e kanë ndjekur me pasion karrierën e tij. Seriali “Abi” premton të sjellë një histori të re dhe emocionuese, e cila do të mbajë në tension shikuesit.

    Kenan, i njohur për talentin e tij të jashtëzakonshëm, ka arritur të krijojë një lidhje të fortë me publikun. Ai është një figurë e dashur në industrinë e argëtimit, dhe rikthimi i tij është një mundësi e shkëlqyer për të sjellë diçka të re dhe të freskët në ekran.

    Sa i përket jetës personale, Kenani është i martuar me aktoren turke Sinem Kobal, dhe ata janë prindër të dy vajzave. Kjo anë e jetës së tij gjithashtu ka kontribuar në popullaritetin e tij, duke e bërë atë një figurë të admirueshme për shumë.

    Me rikthimin e tij, Kenan ka shprehur dëshirën për të sjellë më shumë emocione dhe për të eksploruar aspekte të reja të aktrimit. Ai është i përkushtuar për të ofruar performanca të shkëlqyera dhe për të mbajtur publikun të angazhuar.

    Seriali “Abi” pritet të sjellë një histori të thellë dhe të ndërlikuar, e cila do të shqyrtojë marrëdhëniet familjare dhe sfidat e jetës. Me një skenar të fortë dhe një kast të talentuar, ky projekt ka potencialin për të bërë jehonë në industrinë e televizionit.

    Me rikthimin e Kenan İmirzalıoğlu, fansat e tij kanë arsye të festojnë. Çfarë do të sjellë ai në këtë projekt të ri? A do të arrijë të kapë zemrat e shikuesve siç ka bërë më parë? E ardhmja do të tregojë, por një gjë është e sigurt: ai do të vazhdojë të jetë një emër i njohur në ekranin tonë.

  • Ndryshim i rëndësishëm tek patenta/ Rama e zbulon: Njësoj si Bashkimi Europian…

    Ndryshim i rëndësishëm tek patenta/ Rama e zbulon: Njësoj si Bashkimi Europian…

    Nga sot do të nis aplikimi i risisë që thjeshton procesin për të gjithë drejtuesit e mjeteve që zotërojnë Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP).

    Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, kjo certifikatë do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit dhe nuk do të lëshohet më si dokument i veçantë.

    Të gjithë aplikantët për leje drejtimi do ta kenë CAP të pasqyruar në dokument si Kodi 95, një praktikë e unifikuar me standardet e Bashkimit Europian. Rama thotë se kjo qasje e re shton burokracitë, e bën më të lehtë procesin e marrjes së dokumentit si dhe ul ndjeshëm shpenzimet për qytetarët.

    Një tjetër hap drejt modernizimit e thjeshtimit të shërbimeve, Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) e integruar automatikisht në lejen e drejtimit si Kodi 95, duke shmangur kartonin e veçantë e ulur shpenzimet për qytetarët“, shkruan Rama.

  • Loredana flet për raportin me Jozin pas “Big Brother VIP 4”, ja çfarë mesazhi i dërgon

    Loredana flet për raportin me Jozin pas “Big Brother VIP 4”, ja çfarë mesazhi i dërgon

    Një nga marrëdhëniet më të përfolura gjatë edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka qenë ajo mes Loredanës dhe Jozit. Dinamika e tyre brenda shtëpisë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe media, por si qëndron situata mes tyre pas përfundimit të spektaklit?

    Në një intervistë për ‘Revista Who’, e pyetur për këtë raport, Loredana është shprehur prerazi se nuk ka më interes t’i rikthehet asaj historie, duke e konsideruar të mbyllur.

    Ajo është një histori që ndodhi, të gjithë e gjithë e panë çfarë ndodhi, si ndodhi. Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem. Megjithatë, i uroj gjithë të mirat’- u shpreh ajo.

    Kujtojmë se kohë më parë, teksa ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, Jozi ka folur për Loredanën.

    ‘Asgjë, ka marrë një rrugë jo të mirë mendoj unë’– ishte deklarata e Jozit, që më pas u ironizua nga vetë Lori.

    Po në atë intervistë, Jozi pranoi se është në një lidhje dashurie.

    “Po, jam. Vërtet, prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit, nuk ka lidhje. Është shqiptare,” tha ai, duke sugjeruar se partnerja e tij është jashtë vëmendjes mediatike. Ende dhe sot nuk kemi parë asnjë foto me partneren e tij të re.

  • Aksidenti tragjik, familjarët: Dy motrat shisnin misra në Sarandë për kurimin e vëllait me leucemi

    Aksidenti tragjik, familjarët: Dy motrat shisnin misra në Sarandë për kurimin e vëllait me leucemi

    Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Dy vajzat, Elvisa 22-vjeçare dhe Rozina 20 vjeç, humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Sarandë. Mes dhimbjes së madhe e me lot në sy, halla e vajza rrëfen sakrificat e dy motrave, të cilat bënin dy punë për kurimin e vëllait 7-vjeçar i cili vuan nga leucemia.

    Mbrëmjen e së dielës, kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, halla tregon se dy vajzat ishin nisur për shitur misra në Sarandë.

    “Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi. Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh.

    Djali 7-vjeçar ende nuk është në dijeni që motrat e tij kanë ndërruar jetë. Të gjithë familjarët me dhimbje kërkojnë ndihmë për kurimin e tij, i cili vuan nga leucemia.
    “2 yje dy vajza, 22 vjeçe 20 vjeçe, të dyja studente në Tiranë. Prindërit punëtorë në fshat, punonin natë-ditë për ato vajza ti sistemojnë, të studionin. Kërkojnë ndihmë për çunin, zoti të na ndihmojë. Djali nuk di gjë për motrat”, tha Servet Dervishi, daja i vajzave.

    “Jetoj në emigrim. Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt, as hasmit, ndihmë kërkojë dhe për djalin se vajti 3 vjet me këto probleme, ka sëmundje gjaku. Kemi luftuar me forcat tona kaq sa kemi pasur mundësi. Djali është 7 vjeç. Në momentin që do e marrë vesh, menjëherë do përkeqësohet gjendja e tij”, shprehet xhaxhai i vajzave Vasil Dhimaku.

  • Ushtria shqiptare ‘trondit’ boten, ben shpikjen qe asnje ushtri nuk e ka bere me pare, as Amerika (VIDEO)

    Ushtria shqiptare ‘trondit’ boten, ben shpikjen qe asnje ushtri nuk e ka bere me pare, as Amerika (VIDEO)

    Në një kohë kur ushtritë e botës testojnë raketa balistike, satelitë ushtarakë, avionë supersonikë apo dronë me inteligjencë artificiale, Shqipëria – krenaria e NATO-s në Ballkan – ka vendosur të bëjë atë që askush tjetër nuk e kishte guxuar: të kthejë një nëndetëse të Luftës së Ftohtë në… skenë koncertesh.

    Po, e lexuat mirë. Në vend të manovrave ushtarake, ushtria jonë e lodhur që mezi plotëson kriteret e NATO-s, doli sot me një “armë të re sekrete”: bandën e Orkestrës së Forcave të Armatosura, që performoi këngët e grupit legjendar shqiptar “Ritfolk” mbi nëndetësen 105, një relike e Realizmit Socialist që dikur frikësonte armiqtë imagjinarë të komunizmit.

    Kryeministri Edi Rama, i cili duket se e ndien veten producent artistik më shumë se drejtues i qeverisë, publikoi me krenari videon në rrjetet sociale, duke e shitur këtë si “projekt tërheqës”. Sipas tij, talenti i vajzave dhe djemve të orkestrës ushtarake na e transformon historinë e armatimit shqiptar në një festë kulture e arti.

    Nga NATO tek Ritfolk – gjenerali i trombës dhe ushtari i violinës
    Sigurisht, për këdo që njeh realitetin e Forcave të Armatosura shqiptare, kjo “shpikje” tingëllon si një komedi e hidhur. Shqipëria është ndër vendet më të dobëta të NATO-s, me një ushtri që mezi plotëson standardet minimale dhe që, për të arritur shifrat e kërkuara nga aleanca, është detyruar të fusë në bilancin e saj helikopterët e shëndetësisë dhe mjetet e emergjencave civile, vetëm që të dalë në raportin financiar si “në rregull”.

  • Në prag të qeverisjes së re/ Kush janë dy ministrat që i shkojnë në zyrë Ramës…

    Në prag të qeverisjes së re/ Kush janë dy ministrat që i shkojnë në zyrë Ramës…

    Pas rikthimit në punë nga pushimet, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime si me anëtarët e kabinetit, gjithashtu edhe me përfaqësuesit e PS në Kuvend.

    Ndërkohë, sot në Kryeministri janë parë duke hyrë ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete, me të cilët Rama ka zhvilluar takime “kokë më kokë”.

    Në ditët në vijim, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare, ku Rama do të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, i njohur si “Rama 4”. Me interes pritet të shihet lista e emrave që Rama do të zgjedhë për të drejtuar qeverinë e re gjatë mandatit të katërt.