Category: Uncategorized

  • Evi Kokalari: Urime mami Gridës për lirimin e djalit, ja cfare na pret tani e mbrapa

    Evi Kokalari: Urime mami Gridës për lirimin e djalit, ja cfare na pret tani e mbrapa

    Evi Kokalari ka komentuar lirimin e Ervin Salianjit nga burgu.

    “S’me ka ardhur aspak keq per burgun qe beri Saljani, sepse po te njejtat mashtrime qe thoshte per historine e Babales (qe s’jam aq shume e informuar dhe as nuk me intereson), por ne te njejten menyre veproi ndaj meje.

    Si politikan ne ate kohe, doli ne TV dhe rrjeshtoi nje varg mashtrimesh dhe genjeshtrash per familjen time dhe lidhjet politike komplet imagjinare ne Greqi.

    Sot dhe kesaj dite, injorantet qe duan ushqim thone se kam lidhje me lobi grek ne Amerike dhe Agimin e Arte ne Greqi.

    Jo vetem ishte genjeshter, por nje super mashtrim nga dikush qe ishte pjese e parlamentit ne ate kohe.

    Fakt mbetet monstra si ky e ben PD te humb 35% te elektoratit ne 2021.

    Kjo gjeja ta gezoi lirin, por ne 15 korrik padia ime ndaj ketij me thone kalon ne Gjykate te Larte per rishqyrtim.

    Nese rasti i Babales nuk tregon nje precedence per kete njeri, nuk di – dhe uroj qe ate fitore, qofte per efekt moral, te me kaloj mua.

    Me individ si ky, jeni komplet drejt gremines PD, por shumica juaj kete e dine.

    Nderkohe urime mami Grides per lirimin e djalit”, shkruan ajo.

  • Donte të fliste, por…” – Gazetari Dervishi flet për vd*kjen m*sterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…por dikush

    Donte të fliste, por…” – Gazetari Dervishi flet për vd*kjen m*sterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…por dikush

    Në emisionin “Opinion” dje u fol për disa nga vrasjet më të çuditshme dhe se si u zgjidhën ato.

    Nga ngjarjet që u mor për diskutim në panelin e të ftuarve ishte edhe vdekja e Kosta Trebickës, si një ngjarje që pati krijuar shumë aludime dhe diskutime në publik.

    Por për gazetarin Ferdinand Dervishi, rasti i tij është e vërtetuar që është aksident.

    “Është e vërtetuar, sepse ai që do të vrasë nuk të lë të gjallë. Është e vërtetuar katërcipërisht që është një aksident automobislitik fatkeq ë u trash shumë”, tha Dervishi.

    Ndërkohë gazetari tregoi se në vendin ku kishte bërë aksident Trebicka kishte ndaluar një furgon i Voskopojës. Qytetarët e kanë gjetur atë të gjallë, por që nuk fliste dot.

  • Mevlani bëhet baba, i përgjigjet Livias dhe deklaratave të saj

    Mevlani bëhet baba, i përgjigjet Livias dhe deklaratave të saj

    Mevlan Shaba ka zgjedhur të ndajë disa të vërteta personale me ndjekësit në Instagram, përmes një sërë përgjigjesh që kanë shpërthyer rrjetin.

    Mes qindra pyetjeve dhe komenteve, ai ka konfirmuar për herë të parë se është bërë baba i një vajze, fryt i lidhjes së tij me partneren që i erdhi surprizë gjatë kohës që ishte banor në Big Brother VIP Kosova. Ai e tha thjesht, pa bujë: “Mei” – ky është emri që ata i kanë vendosur vajzës së tyre.

    mevlan shaba (6)

    Por reagimet nuk ndaluan me kaq. Shumë ndjekës e përmendën vazhdimisht ish-partneren e tij, Livian, e cila vetëm pak ditë më parë kishte reaguar e lodhur nga komentet e ndjekësve që e lidhin ende me Mevlanin.

    Në një përgjigje të sinqertë dhe të qetë, Mevlani shkroi:

    “Sido që të shkojë një histori, nuk shahet partneri apo partnerja. Gjërat personale mbahen për vete. Nëse fillon e shan dikë që ke ndarë bukën dhe krevatin, do të thotë që kurrë s’ke pas respekt për atë njeri.”

    Në një tjetër Story, ai reagoi edhe ndaj një komenti ironik ku e quanin “fshatar të lodhur” dhe e krahasonin me Livian duke thënë se ajo meriton “më shumë rr, jo një palaco”. Mevlan nuk u përfshi në gjuhë fyese, por u përgjigj me klas:

    “Kur je një grua me shumë g* meriton dhe burrin me shumë rr. Bukuria nuk është gjithçka. Gjithsesi… kaq din, kaq thua.”**

    Mevlan Shaba konfirmon atë që shumë kishin aluduar prej muajsh. Ai është tashmë baba. E vajza e tij quhet Mei. Dhe duket se ky kapitull i ri, është më i rëndësishëm për të se çdo histori e kaluar.

  • LAJM I FUNDIT/ E befasishme: Kush firmosi dorëheqjen tek ministri…

    LAJM I FUNDIT/ E befasishme: Kush firmosi dorëheqjen tek ministri…

    Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

    Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar ditën e martë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa nuk dihen arsyet e kërkesës së tij për t’u larguar nga detyra.

    Pak muaj më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me urdhër të prokurorisë së Beratit pas një hetimi të nisur për të, por çështja më pas kaloi në Tiranë dhe prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimin dhe e riktheu në detyrë.

    Florian Sulejmani u emërua në krye të AMP-së në nëntor 2023 me urdhër të Kryeministrit Edi Rama.

  • 👉 “Çfarë e çoi një 40-vjeçar shqiptar të vrasë ish-të dashurën shtatzënë në Itali? Historia që nuk do ta harrosh kurrë…”

    👉 “Çfarë e çoi një 40-vjeçar shqiptar të vrasë ish-të dashurën shtatzënë në Itali? Historia që nuk do ta harrosh kurrë…”

    Ngjarja ndodhi më 19 dhjetor 2023 në Riese Pio X, kur Vanessa u gjet pa jetë në banesën e saj nga partneri, me plagë të shumta me thikë. Hetimet zbuluan se autori ishte ish-i dashuri i saj, Bujar Fandaj, me të cilin ajo kishte ndërprerë lidhjen në verën e atij viti.

    Sipas akuzës, ai hyri në banesë duke hapur një dritare me forcë, dhe më pas e sulmoi brutalisht Vanessën – nënë e një djali 5-vjeçar dhe shtatzënë me partnerin e ri. Pasi e qëlloi tetë herë me thikë, ai u përpoq të arratisej nga Italia, por u kap disa orë më vonë nga karabinierët.

    😢 Lot, britma dhe mallkime në sallën e gjyqit

    Vendimi për burgim të përjetshëm u dha pas dy orësh shqyrtim, ndërsa salla shpërtheu në lot. Prindërit e Vanessës ulëritën mes dhimbjes:

    “Drejtësia u bë, por ti je i mallkuar për gjithë jetën!”

    👨‍⚖️ Dënimi maksimal për një akt që tronditi një komb të tërë

    Pavarësisht përpjekjeve të tij për të mohuar paramendimin, rrëfimi fillestar i vetë Bujarit dhe provat e mbledhura nga policia e çuan në dënimin më të rëndë që lejon ligji italian. Ai u përfaqësua nga avokatet Chiara Mazzocato dhe Daria Bissoli, por asgjë nuk mund ta shpëtonte nga burgu i përjetshëm.

    📍 Një histori tragjike e dashurisë së kthyer në urrejtje, që përfundoi me dy jetë të humbura: një grua e re dhe foshnja që nuk arriti kurrë të lindte…

  • Gruaja i dërgon mesazh gabimisht burrit të vet/ Ai mendoi se po i shkruan dashn*rit, ajo që ndodhi do lërë pa fjalë

    Gruaja i dërgon mesazh gabimisht burrit të vet/ Ai mendoi se po i shkruan dashn*rit, ajo që ndodhi do lërë pa fjalë

    Kjo histori i ka ndodhur një gruaje nga Tirana, e cila dëshiron të mbetet anonime. Kur burri i saj u largua, ajo vendosi të ftojë një mike, që të mos kalonte fundjavën vetëm dhe të mos mërzitej.

    Por disi gabimisht, mesazhi me tekstin:

    “Eja, burri im shkoi në një udhëtim”, shkroi jo për shoqen e saj Elenita, por për burrin e saj. Burri në zemërim e sipër e telefonon menjëherë:

    “Kush, nëse mund të ma thuash, kë ftove, ndërsa unë jam në udhëtim?”,– ia kthen ai.

    Ajo menjëherë ia shpjegon situatën dhe siç duket ai e besoi. Në mbrëmje, në kohën e caktuar erdhi Elenita. Pasi porosisin pica, bisedojnë dhe qeshin, në derë qëndron Jorgo, miku i burrit.

    Ai thotë se, kishte ardhur për një kaçavidë, hyn në apartament, duke shqyrtuar çdo dhomë. Sigurisht, nuk kishte asgjë të pazakontë apo tradhti. Këtu qëndron proverba “Beso, por verifiko”, pasi edhe pse kjo tingëllon kontradiktore, ju gjithçka duhet gjithmonë ta verifikoni, dhe jo vetëm për faktin se ju jeni larg, por edhe sepse mund të mashtroheni.

  • “Ti ki mu çu Agon…” – Fjalët e fundit të një babai që s’mund ta shpëtonte djalin nga duart e padrejtësisë

    “Ti ki mu çu Agon…” – Fjalët e fundit të një babai që s’mund ta shpëtonte djalin nga duart e padrejtësisë

    Një ngjarje që ka tronditur opinionin publik po prek zemrat e mijëra qytetarëve. Një baba i dëshpëruar dëgjohet duke iu lutur që t’i heqin qesën e vendosur mbi fytyrën e të birit, Agonit, me shpresën se ai ende merr frymë.

    “Hiqe qashafin e djalit se po ju nxinet fryma…” – janë fjalët që përcjellin dhembjen e një prindi që ende nuk ishte informuar se djali i tij kishte ndërruar jetë.

    Momente të rënda, britma, lot dhe një klithmë që i thyen zemrën kujtdo që e dëgjon:

    “Ti ki mu çu Agon!” – i thërret babai, me shpresë, me tronditje, me dhimbje që s’ka fjalë ta përshkruajë.

    Por dhimbja nuk ndalet me kaq. Familja dhe të afërmit ende nuk mund të pranojnë atë që ndodhi, duke akuzuar forcat e rendit për një akt kriminal që u shndërrua në tragjedi.

    “Ende nuk po mundemi me pranu që ta morën jetën… Policët kriminel që bën makabër në ty…” – shkruajnë të afërmit, ndërsa kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Kjo nuk është thjesht një tragjedi – është një thirrje për ndërgjegje, për hetim të thelluar dhe për ndëshkimin e çdo akti që cenon jetën dhe dinjitetin njerëzor.

    🕊️ Agoni nuk është më, por zëri i tij – dhe i atyre që e deshën – nuk do të heshtë.

  • Gjethet e fikut po përdoren me të madhe nga njerëzit për këto probleme që i kemi shumica

    Gjethet e fikut po përdoren me të madhe nga njerëzit për këto probleme që i kemi shumica

    Fiku është një frut i shijshëm dhe i ëmbël i familjes botanike ku bëjnë pjesë edhe manat. Fiqtë mund të hahen të freskët, të thatë, të pjekur në furrë ose në zgarë.

    Fiqtë shoqërohen nga gjethe me ngjyrë të gjelbër të çelët me një formë shumë të veçantë. Ekspertët i përshkruajnë këto gjethe si të pasura me vlera ushqyese dhe shëndetësore.

    Në fakt, gjethet e fikut mund të transformohen në një ushqim të shijshëm dhe plot avantazhe shëndetësore.

    Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org se përse gjethet e fikut vlen të konsumohen për shëndet të mirë si dhe sëmundjet në organizëm që ato luftojnë.

    Diabeti
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org ngrënia e gjetheve të fikut ofron një sërë përfitimesh shëndetësore, sidomos kundër diabetit.

    Nëse një pacient që vuan nga kjo sëmundje konsumon gjethet e fikut atëherë do të vërë re një ulje në sasinë e insulinës të nevojshme për organizmin.

    Në këtë mënyrë, pacienti mund të injektojë më pak insulinë, një proçes i kushtueshëm që zgjat në kohë.

    Gjethet e fikut konsumohen në formën e çajit por edhe si pjesë e sallatave të ndryshme.

    Yndyrnat e Tepërta
    Gjethet e fikut ulin nivelin e triglicerideve, yndyrnat e akumuluara në organizëm.

    Ndonëse një pjesë e triglicerideve janë të nevojshme për shëndetin dhe funksionet e trupit, një nivel i lartë i tyre rrit ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës.

    Vaktet e pasura me gjethe fiku pakësojnë këto rreziqe duke ulur nivelin e triglicerideve.

    Kurat shtëpiake
    Gjethet e fikut përdoren në një sërë kurash shëndetësore të përgatitura në shtëpi.

    Ekspertët rekomandojnë përdorimin e këtyre gjetheve kundër kushteve të ndryshme shëndetësore si bronshiti dhe ulçera.

    Çaji i gjetheve të fikut për sëmundje kardiovaskulare
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org çaji me gjethe fiku është i dobishëm për problemet kardiovaskulare dhe njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

    Si t’a përgatisni
    Për përgatitjen e këtij çaji, ziejini gjethet në ujë për 15 minuta. Mund të përdorni gjethe të njoma por edhe të thata.

    Nëse vuani nga bronshiti zieni tre gjethe fiku nëse dëshironi mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë, ndërsa për ulçerën duhet të përtypni dhe të konsumoni dy gjethe të plota fiku në ditë.

    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

  • A e dini pse vdes bleta menjëherë pas pickimit?

    A e dini pse vdes bleta menjëherë pas pickimit?

    Në foto shohim një bletë që ka thumbuar dorën e një personi dhe pastaj tenton të ikë ndërsa thumbi qëndron ngjitur në dorën e viktimës.

    Ky ind midis thumbit dhe bletës është indi i barkut të zorrës së bletës që del direkt dhe që shkakton vdekjen e bletës.
    – Dhe mençuria në këtë gjë është si vijon:

    Zoti fuqiplotë e di që po të mos vdiste bleta do të ishte e ngarkuar me gjakun e atij personi që është thumbuar dhe mund të jetë një gjak i kontaminuar dhe i sëmurë me të cilin do ta bënte edhe mjaltin shkaktar i sëmundjeve që do të ishin përhapur nga ky mjaltë. Por Zoti e përshkroi mjaltin si shërim për njerëzit.
    Qoftë lavdëruar Ai që krijoi të gjitha të mira.

  • Këtë lule mund t`a keni parë shumë shpesh, por a e dini se çfarë shëron?

    Këtë lule mund t`a keni parë shumë shpesh, por a e dini se çfarë shëron?

    Në latinisht, emri i luleakullit është ‘sempervivum’ dhe përkthehet ‘ jeto përgjithmonë,’ duke rrëfyer kështu vetitë e mrekullueshme të saj.

    Luleakulli përdoret shpesh në mjekësinë popullore për shkak të aftësive luftuese kundër inflamacionit dhe nxitëse të urinimit.

    Luleakulli përmban taninë, vajra esencialë, acid malik, rrëshirë, acid methanoik e të tjerë.

    Shumë studime kanë konfirmuar se luleakulli përmban flavonoidë dhe karbohidrate. Luleakulli mund të përdoret në formën e lëngut, yndyrës dhe çajit.

    Në formën e çajit, kjo bimë e njohur përdoret për të trajtuar lëndimet, çarjet e lëkurës, ulçerën, hemoroidet, parazitët në zorë, acarimet e fytit apo diabetin.

    Në artikullin e mëposhtëm të AgroWeb.org do të zbuloni se si të përgatisni çajin e luleakullit.

    Përbërësit për trajtimin e dhimbjeve
    200 mililitra ujë të nxehtë
    2 gjethe të luleakullit të grira hollë.
    Përgatitja:
    Hidhini gjethet në një çajnik dhe hidhni sipër tyre ujin e nxehtë. Lërini të qëndrojnë për 2 orë dhe më pas kullojeni lëngun.

    Pini çerek filxhani përpara çdo vakti 3 deri në 4 herë në ditë.

    Ky çaj është i dobishëm kundër diaresë, dhimbjeve të barkut dhe dhimbjeve të veshit.

    Nëse vuani nga diabeti, konsumoni çdo mëngjes një gjethe të freskët të luleakullit.

    Përbërësit për kurën që pastron organizmin

    500 gramë luleakulli
    1kg mjaltë
    Gjethet e luleakullit duhet t’i copëtoni dhe t’i shtypni me dorë në një enë të thellë. Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjithë përbërësit. Lërini të qëndrojnë në një vend të ngrohtë për 7 ditë.

    Më pas, konsumoni një lugë gjelle çdo mëngjes me stomakun bosh dhe hani ushqim vetëm pas dy orësh.

    Kjo kurë natyrale pastron organizmin nga toksinat dhe përshpejton metabolizmin.

    Luleakulli kundër hemorroideve

    300 gramë gjethe luleakulli të shtypura fort,
    750 gramë mjaltë lulesh
    1 limon
    Vendoseni limonin e qëruar në ujë dhe shtoni një lugë çaji me sodë buke. Lërini për një orë dhe më pas lajeni limonin dhe prijeni në feta.

    Këto të fundit së bashku me gjethet e luleakullit duhen grirë së bashku dhe më pas tuli i formuar duhet kulluar nëpërmjet një nape. Lëngu dhe mjalti duhen përzier me një lugë druri.

    E gjithë masa e krijuar duhet mbajtur në frigorifer. Çdo mëngjes përpara ngrënies duhet të konsumoni një lugë çaji. Kura duhet ndjekur me përpikmëri për një muaj e gjysëm./