Category: Uncategorized

  • Dasma kthehet në TRAGJEDI! Qëllohet për vd*kje dhëndri 23-vjeçar

    Dasma kthehet në TRAGJEDI! Qëllohet për vd*kje dhëndri 23-vjeçar

    Një ngjarje tragjike është regjistruar në Turqi ku një persona është qëlluar për vdekje.

    Mësohet se i riu u vra aksidentalisht në dasmën e tij kur një i ftuar hapi zjarr gjatë festës. 23-vjeçari ndërroi jetë një ditë pas dasmës, në një fshat në provincën veriore të Giresunit. 

    Një e afërme nga ana e dhëndrit, është e dyshuar për të shtënat fatale dhe tashmë është arrestuar.

    Aksidentet nga të shtëna të ngjashme gjatë festimeve janë të zakonshme në Turqi, ku sipas vlerësimeve të një fondacioni vendas, ka rreth 40 milionë armë zjarri në qarkullim, shumica e të cilave janë të paligjshme. 

    Një person u vra aksidentalisht dhe dy të tjerë u plagosën javën e kaluar në një incident të ngjashëm në një dasmë në provincën fqinje të Trabzonit.

  • Merr fund pritja! Rama ndan pamje nga rruga e re e përfunduar Qukës–Qafë Plloçë

    Merr fund pritja! Rama ndan pamje nga rruga e re e përfunduar Qukës–Qafë Plloçë

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga rruga e përfunduar Qukës–Qafë Plloçë.

    Me një prej pamjeve panoramike të rrugës Qukës–Qafë Plloçë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, teksa publikon pamjet më poshtë:

    Kujtojmë se që në hapje të fushatës elektorale, Belinda Balluku njoftoi se ky aks rrugor do të përfundojë brenda verës, teksa evidentoi edhe problematikat e hasura që çuan në kohëzgjatjen e përfundimit të saj.

  • Kujdes! Në Shqipëri po qarkullon viroza që prek stomakun. Mos bëni…

    Kujdes! Në Shqipëri po qarkullon viroza që prek stomakun. Mos bëni…

    Në vendin tonë po qarkullon një virozë e cila ka prekur rrugët e stomakut dhe zorrëve, duke sjellë tek shumë pacientë pështjellime që zgjasin 3–4 ditë.

    Mjekët e familjes në qendrat shëndetësore thonë se gastroenteritet e vërejtura së fundi janë të shkaktuara nga viruset dhe kanë sjellë simptomatikë komplekse.

    Ky është një gastroenterit sezonal, inflamacion i stomakut dhe i zorrëve. Në shumë raste, pacientët kanë diarre dy-tri herë në ditë, nauze, të vjella, dhimbje stomaku, krampe abdominale, dhimbje muskulare, anoreksi dhe herë-herë shoqërohet me temperatura subfebrile deri në 37,5 gradë. Fluksi më i shtuar i pacientëve ka qenë në moshat mbi 65 vjeç dhe fëmijët e vegjël,” thotë mjekja e familjes Barie Karasani.

    Mjekët thonë se duhet bërë kujdes me pacientët e prekur, pasi në ditët e para ata janë shumë infektues për të tjerët në familje.

    Ndërkohë shumë pacientë zgjedhin të vetëmjekohen nëpër farmaci, duke sjellë zgjatje të problematikës shëndetësore. Mjekët këshillojnë që krahas mjekimit të rekomanduar, pacientët mund të ndihmojnë veten edhe në kushte shtëpie.

    Sa më shumë lëngje, supa të ndryshme, ushqime të lëngshme, lëngje pa gaz dhe në mënyrë të shpeshtë,” këshillon mjekja e familjes.

  • Kryeministri Rama jep lajmin e papritur: Së shpejti Shqipëria do të blerë…

    Kryeministri Rama jep lajmin e papritur: Së shpejti Shqipëria do të blerë…

    Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se edhe Shqipëria do të ketë flotën e saj me avionë zjarrfikës.

    Së shpejti Rama deklaroi se pritet që vendi ynë të blejë dy avionë me qëllim shuarjen e zjarreve.

    Duhet ta mbajnë parasysh një të vërtetë, avionët nuk janë magjistarë, ata janë ndihmës të fuqishëm të cilët nuk na kanë munguar falë mekanizimit europian të mbrojtjes civile, pjesë e së cilës jemi edhe ne, Shqipëria me të drejta të barabarta. Avionët janë një krah i fuqishëm në betejë dhe Shqiperia do kete së shpejti flotën e avionëve tanë që do nisë të ndërtohet me 2 avionë zjarrfikës, por magjia është bashkërendimi dhe sakrifica në tokë”, tha Rama.

  • Ditë të ‘zeza’ në fundjavë? Ndryshime drastike të motit, ja çfarë pritet të ndodh

    Ditë të ‘zeza’ në fundjavë? Ndryshime drastike të motit, ja çfarë pritet të ndodh

    Fundjava që na pret do të ketë një karakter të paqëndrueshëm atmosferik, sipas sinoptikanes së MeteoAlb, Lajda Porja. Ajo ka theksuar se reshjet nuk do të mungojnë, megjithatë intensiteti dhe shpërndarja e tyre do të ndryshojë nga një ditë në tjetrën.

    E Shtuna – Vranësira dhe Reshje të Shpeshta

    Kushtet atmosferike: Ditën e shtunë, moti do të dominohet nga vranësira të dendura dhe reshje shiu që parashikohen herë pas here me rrebeshe.

    Zonat më të prekura: Reshjet do të jenë më të pranishme në veri, më të pakta në qendër, ndërsa jugu do të ketë intensitet shumë më të ulët.

    Temperaturat: Termometri pritet të zbresë lehtë, duke shënuar rreth 23°C në disa zona të brendshme, ndërkohë që në bregdet temperaturat do të qëndrojnë më të larta.

    E Diela – Përmirësim i Lehtë i Motit

    Kushtet atmosferike: Reshjet do të pakësohen ndjeshëm. Në pjesën më të madhe të ultësirës perëndimore do të ketë vetëm pika shiu të izoluara.

    Zonat më të prekura: Reshjet do të kufizohen kryesisht në veri dhe verilindje, ndërsa jugu dhe qendra do të përjetojnë intervale më të gjata pa reshje.

    Temperaturat: Pas një rënieje të lehtë në ditën e shtunë, ato do të ngjiten sërish, duke arritur deri në 25°C, veçanërisht në zonat bregdetare.

    Java e Ardhshme – Më e Qëndrueshme

    Sinoptikanët parashikojnë se nga fillimi i javës së ardhshme, kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht. Reshjet do të jenë më të pakta dhe temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë, duke rikthyer një klimë më të ngrohtë dhe më të qëndrueshme.

    Këshilla për fundjavën:

    Nëse planifikoni udhëtime në veri, mbani me vete veshje kundër shiut, pasi rrebeshet mund të shfaqen papritur.

    Aktivitetet në zonat bregdetare janë më të favorshme ditën e dielë, ku moti do të jetë më i qetë dhe temperaturat më të ngrohta.

    Fundjava është e përshtatshme për kohë të kaluar me familjen, por duhet të jeni të kujdesshëm me kushtet atmosferike sidomos në zonat malore.

  • La Tiranën për Beogradin/ Gazetarja rrëfen përjetimet: E dua Shqipërinë dhe Serbinë njësoj

    La Tiranën për Beogradin/ Gazetarja rrëfen përjetimet: E dua Shqipërinë dhe Serbinë njësoj

    Mes dy shteteve, Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo është jeta e re e gazetares Doreada Mio, e cila më emisionin Living Room në Vizion Plus rrëfehu si rrallë herë përjetimet e saj.

    Mio tha se vendimin për tu transferuar në Beograd e ka marrë brenda 5 ditësh, teksa shton se tashmë ndjen që i do njësoj të dyja shtetet.

    Një nga herët që po kthehesh, sa zbrita në Beograd, më mori malli për Tiranën. Dhe aty mendova a mund të jetojë njeriu me dy dashuri, mos është e rrezikshme kjo? E kuptova që dhe Beogradi ishte qyteti im. Fillimi ishte pak i vështirë sepse për 48 vjet kisha jetuar vetëm në Tiranë. Ky vendim u morr brenda 5 ditëve. Pasi u mendova, duhej të lëvizja nga zona e rehatisë, sepse unë i kisha marrë çdo gjë Tiranës dhe duhej të kisha një eksperiencë të re. Unë mendova që ishte koha për një ndryshim”, tha Mio.

    E pyetur nga moderatorja Brunilda Lahe nëse i ka ndodhur në ndonjë moment që të kërkojë të rikthehet për të jetuar në Tiranë, Mio shtoi se jo vetëm që është përshtatur me mjedisin, por edhe Beogradi i pëlqen shumë.

    Nuk ka ndodhur deri më tani që të them u mërzita dhe do kthehem në Tiranë. Unë përshtatem shpejt si tip. Beogradi më pëlqeu sepse atje mendoj për veten time. Në Tiranë na merr rrjedha e punës, takime të ndryshme e të kalonte dita e mos rrije me veten”, tha gazetarja.

  • Merret vendimi për 23-vjeçarin që shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë

    Merret vendimi për 23-vjeçarin që shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë

    Një ditë pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën dy motrat Rozina dhe Ela Dhimaku dhe mbeti e plagosur rëndë shoqja e tyre, Antonela Zhupa, Gjykata e Sarandës ka dhënë vendimin për masën e sigurisë ndaj 23-vjeçarit Kevin Norra, drejtuesi i automjetit që shkaktoi ngjarjen.

    Në seancën gjyqësore të zhvilluar paraditen e së hënës, prokurorja e çështjes Besjana Sadikaj kërkoi masën e arrestit me burg, kërkesë që u pranua nga gjykata.

    Norra u ndalua menjëherë pas aksidentit të rëndë të së dielës, pasi nga testet e kryera rezultoi se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit. Gjithashtu, hetimet paraprake kanë treguar se ai kishte kryer edhe një parakalim të gabuar, i cili çoi në përplasjen fatale.

    Tragjedia që i mori jetën dy të rejave ka tronditur opinionin publik, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin të gjitha detajet e plota të aksidentit.

  • Hallet nuk i ndahen Rezart Taçit, cfare iu zbulua ‘miliarderit shqiptar’ te Naftes, dhe ku po e ‘shijon’ jeten

    Hallet nuk i ndahen Rezart Taçit, cfare iu zbulua ‘miliarderit shqiptar’ te Naftes, dhe ku po e ‘shijon’ jeten

    Një i pandehur jo i zakonshëm u dënua të martën në Gjenevë nga Gjykata Korrekcionale.

    Në moshën 54-vjeçare, Rezart Taçi akuzohej për një sërë mashtrimesh financiare përmes aktiviteteve të tij në fushën e naftës të zhvilluara në Shqipëri, të cilat kishin edhe degëzime të rëndësishme në Zvicër. Sipas aktakuzës, mashtrim nëpërmjet një sistemi “veçanërisht dinak”, falsifikim dokumentesh dhe abuzim me besimin përbëjnë bërthamën e rëndë të shkeljeve që i atribuohen atij.

    Mes viktimave përmendet edhe gjiganti botëror i certifikimeve SGS, që kohët e fundit ka zhvendosur selinë nga Gjeneva në Zoug.

    Duke qenë subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar në Shqipëri, ai është në arrati dhe për këtë arsye u përjashtua nga paraqitja përpara drejtësisë.

    Në Shqipëri, ai ndiqet penalisht prej të paktën katër vitesh për dyshime mbi pastrim parash dhe lidhje me krimin e organizuar, për shkak të marrëdhënieve të supozuara me mafien siçiliane.

    “Ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara”, beson kryetarja e trupit gjykues, Alessandra Armati.

    Jo, kundërshton avokati i tij, Me Pascal Maurer. Nuk mund t’ju them ku ndodhet, por kam folur me të. Ai e ka lexuar aktakuzën dhe i pranon faktet.”

    Një “situatë përjashtimore”

    Rrallë ndodh që një biznesmen të gjykohet në mungesë në kuadër të një procedure të thjeshtuar, një marrëveshje për pranimin e fajësisë midis prokurorit dhe të pandehurit, e vlefshme vetëm nëse ekzistojnë dokumente të shkruara që konfirmojnë rrëfimin e fajësisë, dhe më pas duhej thjesht validimi nga gjykata në një seancë të shkurtër, jo më shumë se 15 minuta.

    Në parim, prania e të pandehurit është e domosdoshme, por kjo “situatë e veçantë” e justifikon fleksibilitetin, sipas prokurorit Frédéric Hensler.

    Palë paditëse, SGS, përfaqësuar nga avokatja Clara Poglia, ishte dakord me këtë.

    Pikërisht kjo situatë shpjegon edhe pse dënimi, që gjykatësja e përshkroi si “në kufijtë e ashpërsisë”, u konfirmua: 30 muaj burgim, prej të cilëve 24 me kusht, duke marrë parasysh edhe paraburgimin në Zyrih dymbëdhjetë vjet më parë.

    Për më tepër, Rezart Taçi u urdhërua të dëmshpërblejë SGS me 8.8 milionë dollarë (nga të cilët vetëm 5% janë likuidë), si dhe të paguajë shpenzimet gjyqësore. Ky fleksibilitet u zbatua sepse të gjitha palët, përfshirë Prokurorinë, kishin interes ta mbyllnin këtë çështje të vjetër, tre prokurorë ishin marrë me të, që pasqyron një pjesë të historisë së financave në Gjenevë.

    Nga kulmi në rënie

    Rezart Taçi, që sipas shtypit shqiptar kishte arritur të gjeneronte deri në 1.5 miliardë dollarë në kulmin e tij, nisi karrierën në naftë në fund të viteve 1990. Ai themeloi kompaninë Taçi Oil. Në atë kohë, “Naftëtari”, siç e quanin, “doli nga hiçi”, sipas një diplomati.

    Në vitin 2009 përfitoi nga një tender publik fitimprurës gjatë privatizimit të grupit AMRO, që përfshinte rrjetin e karburanteve, një rafineri dhe hapësira magazinimi në portin e Durrësit. Siç pritej, ai krijoi një shoqëri tregtare në Gjenevë dhe mori kredi nga bankat më prestigjioze, gjashtë prej tyre përmenden në aktakuzë.

    Një vit më herët, Reporterët pa Kufij kishin denoncuar rrahjen e një gazetari që investigonte mbi të. Dy rojet e tij u dënuan, por ai vetë shpëtoi duke deklaruar në gjykatë kundërshtinë e tij ndaj çdo forme dhune.

    Në biznes, ai bashkëpunoi me kompani të mëdha tregtare, përfshirë edhe gjigantin Trafigura, me seli gjithashtu në Gjenevë. Në këtë kuadër, i takonte SGS të verifikonte rrjedhën dhe sasinë e produkteve të naftës sipas kontratave dhe deklarimeve të palëve. Këtu hyn në lojë sistemi “veçanërisht dinak” i Taçit: duke manipuluar matjet dhe duke instaluar valvula të fshehura në cisternat, ai arrinte të shkarkonte karburantin pa thyer vulat, duke përfituar mijëra tonë naftë apo gaz në kurriz të SGS dhe partnerëve. Ai furnizonte gjithashtu dokumente të falsifikuara.

    Shpërthimi i skandalit

    Afera shpërtheu në vitin 2013, kur “miq” të Taçit, të mbuluar nga borxhet, iu drejtuan SGS për një marrëveshje. Fillimisht kompania paditi, por më pas u detyrua nga një gjykatë arbitrazhi të rimbursonte klientët e saj, përfshirë Trafigura-n, me mbi 31 milionë dollarë, përpara se këtë vit të arrihej një zgjidhje përfundimtare financiare.

    Para rënies së tij, Taçi kishte blerë për një kohë të shkurtër edhe klubin e futbollit të Parmës, në Itali. Ai shoqërohej me “modelin” e tij, Silvio Berlusconi, dhe kishte udhëtuar me avion privat me Tony Blair.

    Përktheu Alfapress.al nga Le Temps

  • TikTokeri shqiptar sulmohet me shuplaka live në TikTok

    TikTokeri shqiptar sulmohet me shuplaka live në TikTok

    Një episod i pazakontë ka tronditur ndjekësit e personazhit të njohur të rrjeteve sociale me nofkën “Diamanti Blu”.

    Gjatë një transmetimi live në TikTok, ku ai po komunikonte me fansat, në sfond është shfaqur papritur një person i panjohur që i është afruar dhe e ka goditur me shuplaka.

    Pas dhunës fizike, agresori e ka detyruar “Diamantin Blu” të kërkojë falje para kamerës, ndërsa gjithë skena është regjistruar dhe më pas është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

    Identiteti i autorit mbetet ende i panjohur, por në rrjet kanë nisur menjëherë aludimet.

    Disa ndjekës pretendojnë se pas këtij sulmi mund të qëndrojë një person i quajtur Aron, me të cilin “Diamanti Blu” ka pasur konflikte të mëparshme dhe përplasje publike.

    Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar dhe ky version mbetet vetëm në nivel spekulimesh.

    Videoja ka ndezur reagime të shumta: një pjesë e ndjekësve shprehin shqetësim për gjendjen e tij, ndërsa të tjerë dyshojnë se gjithçka mund të ketë qenë një inskenim i qëllimshëm për të tërhequr vëmendje.

  • Spartak Ngjela: Nëse Berisha largohet nga drejtimi i PD, Rama dhe PS rrëzohen brenda 4 muajve

    Spartak Ngjela: Nëse Berisha largohet nga drejtimi i PD, Rama dhe PS rrëzohen brenda 4 muajve

    Spartak Ngjela thotë se nëse Sali Berisha largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike, atëhere demokratët vijnë në pushtet për 4 muaj.

    “Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij viti me Partinë Demokratike. Dhe Saliu është edhe nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me arsyen: për korrupsion me gjithë pjesëtarët e familjes së tij. Kurse shqiptarët e Partisë Demokratike, heshtin. Ndërsa Berisha po thotë se nuk i njeh zgjedhjet se janë farsë..

    Po kush ia vërteton manipulimin. Këtë injorancë në lidhje me njohjen e shtetit, Saliut nuk ia pranon as Partia Demokratike.

    Po çfarë kërkon të bëjë; dhe çfarë e ka gjithë këtë betejë injorante që thotë më kanë manipuluar votat; duke mos pasur asnjë provë?

    Po pse e bën?

    Sepse po të mos pretendonte në mënyrë banale se ia kanë manipuluar zgjedhjet; Saliu dihet të jepte dorëheqjen si humbës i zgjedhjeve.

    Komedi.

    Është komedi se zgjedhjet rrëzohen për manipulim me vendimin e një gjykate. Pa vendimin e gjykatës; ato kuptohet se kanë qenë të lira dhe sigurisht që mbeten në fuqi. Pio Saliu?

    Saliu e di që nuk i janë manipuluar zgjedhjet në muajin maj të këtij viti.

    Po krerët e Partisë Demokrarike nuk e kuptojnë që u ka ardhur çasti ta rrëzojnë Saliun dhe të krijojnë Partinë Demokratike që fiton zgjedhjet?

    Po nuk e bënë këtë; ata janë të gjithë jashtë kohës dhe hapësirës në Shqipëri. Por nëse Partia Demokratike e bën këtë procedurë që ia imponon statuti i saj; Edi Rama dhe Partia Socialiste rrëzohen për katër muaj. Të shohim; kush do të fitojë në shtator të këtij viti: Partia Demokratike që pa Berishën vjen në pushtet në Shqipëri; apo Sali Berisha që e dënon Partinë Demokratike që ajo të rrijë gjithmënë jashtë pushtetit politik në Shqipëri”, shkruan Ngjela.