Category: Uncategorized

  • E bija në arrest shtëpie për k*kainë, vjen reagimi i shumëpritur i Eli Farës

    E bija në arrest shtëpie për k*kainë, vjen reagimi i shumëpritur i Eli Farës

    Pak ditë më parë, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Farau bë kryefjalë e medias.

    Roxhensa Kapuranin, e njohur edhe me emrin Marina Fara, u ndalua me 2.4 gramë kokainë në automjetin e saj. 39-vjeçarja, para trupës gjykuese, mes lotësh, ajo deklaroi se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak. Pavarësisht pretendimeve, gjykata vendosi që Kapurani të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa hetimet do të vijojnë.

    Ndërkohë që të gjithë sytë ishin nga Eli Fara, këngëtarja ka bërë një reagim të tërthortë vetëm pak orë më parë.

    Zgjedh të buzëqesh, gjithmonë”, shkruan ajo krah fotos së saj.

  • Dikur ministër i Ramës/ Sot Ditmir Bushati merr “punën” e bujshme në Amerikë

    Dikur ministër i Ramës/ Sot Ditmir Bushati merr “punën” e bujshme në Amerikë

    Ish-ministri Socialist, Ditmir Bushati do të jetë pjesë e Universitetit të Harvardit në këtë vit të ri akademik, duke dhënë leksione për studentët në një nga shkollat më të mira të botës.

    Ditmir Bushati do të angazhohet në projekte kërkimore dhe në një cikël leksionesh me studentë, pedagogë dhe studiues të këtij institucioni arsimor.

    Është nder dhe kënaqësi për mua, që kësaj radhe t’i bashkohem Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Harvardit për këtë vit akademik“, shkruan Bushati, teksa thekson se Universiteti i Harvardit në Amerikë është fuqia e mendimit dhe zemra e ideve novatore.

    Ish-ministri Bushati do të jetë lektor në Harvard për rolin e marrëdhënieve SHBA-BE në konsolidimin e paqes dhe prosperitetit në Europën Juglindore.

  • Aksident i RËNDË në aksin “Përmet-Çarçovë”, makina përplas për vdekje kalimtarin

    Aksident i RËNDË në aksin “Përmet-Çarçovë”, makina përplas për vdekje kalimtarin

    Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”.

    Mësohet se ngjarja është regjistruar sot rreth orës 09:10, ku një 52-vjeçar duke drejtuar makinë, ka përplasur një 90-vjeçar i cili po kalonte në rrugë. Për pasojë, i moshuari ka humbur jetën në vendngjarje. Shoferi është shoqëruar në komisariat, ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Aksident i frikshëm! Humbin jetën dy 16-vjeçarë ne Greqi, ja detajet e para

    Aksident i frikshëm! Humbin jetën dy 16-vjeçarë ne Greqi, ja detajet e para

    Një tragjedi ka ndodhur në Greqi, në Kastoria, ku dy 16-vjeçarë humbën jetën.

    Sipas informacioneve, në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën e Korisos të Kastorias,

    ka ndodhur një aksident trafiku dhe përmbysje e një automjeti pasagjerësh.

    Dy fëmijët u nxorën nga automjeti, por u pa shenja jete. Pesë zjarrfikës dhe dy automjete morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

  • Berisha është i vetmi që bashkon opozitën , do ringjallemi si Krishti !

    Berisha është i vetmi që bashkon opozitën , do ringjallemi si Krishti !

    Deklaratat e politikanëve shqiptarë shpesh tejkalojnë kufijtë e normales, por këtë herë Fatmir Mediu ka vendosur të konkurrojë direkt me predikimet biblike. I ftuar në një studio, kreu i Partisë Republikane, duke folur për gjendjen e opozitës dhe rolin e Sali Berishës, u shpreh se vetëm ish-kryeministri mund të bashkojë opozitën dhe se “nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti”.

    Duket se Mediu, përveç politikës, ka marrë përsipër edhe shpjegimin e mistereve të besimit. Në mungesë të një plani konkret për ringjalljen e opozitës, ai na ofroi një premtim hyjnor: opozita do të ngrihet nga hiri… thjesht nuk na tregoi kush do të luajë rolin e apostujve dhe kush do të thyejë bukën në darkën e fundit.

    Në vend të analizës së zgjedhjeve, Mediu na dha një profeci. Në vend të një strategjie për qytetarët, na tregoi se “vetëvrasja” politike është e justifikuar, mjafton të presim për ringjalljen. Nëse ky është programi i shtatorit për opozitën, qytetarëve u mbetet vetëm të mbajnë kalendarin e Pashkëve me vete për të kuptuar kur do vijë dita e madhe.

    Në fund të ditës, mbetet pyetja: A është Berisha Mesia i opozitës apo thjesht një figurë politike që po mbahet me shpresë e metafora biblike? Nëse ringjallja politike vjen me të njëjtin ritëm si ringjallja e Krishtit, ndoshta opozita duhet të përgatitet për një pritje disa mijëra vjeçare.

  • 📌 Fenomeni i çuditshëm në Shqipëri: Varret mbushen me para, por kush i merr ato?

    📌 Fenomeni i çuditshëm në Shqipëri: Varret mbushen me para, por kush i merr ato?

    Një pamje e pazakontë po qarkullon prej ditësh në rrjete sociale: qytetarë që vizitojnë varret e shenjtorëve, i puthin ato, bëjnë lutje dhe më pas hedhin para mbi to. Një ritual që për shumëkënd duket i pakuptueshëm, madje edhe absurd.

    Shumë komentues shprehen se është e pamundur që një njeri i vdekur, i cili tashmë është tretur në tokë, të ketë nevojë apo mundësi të përdorë këto para. Madje disa thonë se as një fëmijë i vogël nuk do ta besonte këtë gjë.

    Por pyetja më e madhe që lind është: ku shkojnë paratë që grumbullohen mbi varre?

    👉 Përgjigjja:

    Këto para nuk mbeten aty. Ato mblidhen zakonisht nga administrata e vendit të shenjtë ose nga kujdestarët e varrit dhe përdoren për mirëmbajtjen e tyrbes, xhamisë apo vendit ku ndodhet varri. Në disa raste, ato shpërndahen për bamirësi ose ndihmë për të varfërit.

    Pra, nuk është i vdekuri që i merr paratë, por ato shkojnë në funksion të vendit të kultit dhe njerëzve në nevojë.

  • KUSH JANË MONDI DHE FUÇIA, DY INSPEKTORËT E IMT QË TMERRONIN BIZNESET NẼ TIRANE

    KUSH JANË MONDI DHE FUÇIA, DY INSPEKTORËT E IMT QË TMERRONIN BIZNESET NẼ TIRANE

    Korrupsioni hedh rrënjë tek IMT, arrestohen dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit. Në pranga kanë rënë Edmond Çela dhe Greald Fuçia, ndërsa në kërkim është shpallur Klajdi Zhilla, shoferi i drejtorit të IMT-së.

    Pas muajsh hetimesh, është provuar se inspektorët i merrnin para bizneseve dhe qytetarëve për të mos raportuar ndërtimet e paligjshme. Ata u kapën mat në një lokal në zonën e Kombinatit, ku ndodheshin së bashku.

    Sipas burimeve, Çela dhe Fuçia ushtronin presion të vazhdueshëm mbi sipërmarrësit, duke i shantazhuar me gjoba dhe masa ndëshkuese nëse nuk paguanin. Denoncimet e bizneseve në SPAK çuan në nisjen e një operacioni të gjerë, që përfundoi me arrestimin e tyre.

    Ky rast ka zbuluar edhe njëherë korrupsionin e thellë që ka pllakosur Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, një institucion i kthyer prej kohësh në çerdhe ryshfeti, ku ndërtimet e paligjshme lulëzojnë “nën hundën” e atyre që duhet t’i parandalonin.

  • Ekskluzive/ Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

    Ekskluzive/ Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

    Kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur me emrat e skuadrës së tij të katërt, me të cilët do të qeverisë.

    Një burim i besueshëm në PS tha për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, se kryeministri Edi Rama ka vendosur datën 11 shtator, ora 10:00 në Tiranë për anonçimin e ministrave të rinj.

    Kjo do të thotë një ndryshim në traditën e shpalljes së tre kabineteve të shkuara qeverisëse, ndodhur përpara mbajtjes së seancës së parë konstituive.

    Pra, kabineti Rama 4 do të mësohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj, dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.

    Askush nga ministrat aktualë nuk e di nëse do të qëndrojë në detyrë.

    Dy duket se do të jenë parimet mbi të cilat Rama ka konturuar e ndërtuar skuadrën e re qeverisëse.

    Së pari do të ulë në tryezën e Këshillit të Ministrave, ministra me profil të lartë teknik, kjo në shërbim të procesit të mbylljes së kapitujve të hapur.

    Së dyti, Edi Rama është kujdesur të ketë në skuadër ministra me sa më pak përballje të mundshme me SPAK gjatë katër viteve të ardhshme.

    Në mbledhjen e kryesisë socialiste të 11 shtatorit, po ashtu do të mësohet se kujt do t’ia besojë Rama postin e zëvendëskryeministrit, kryetarit të Parlamentit dhe kreun e Grupit Parlamentar.

    Krahas ministrave të rinj, pritet edhe riformatimi i disa ministrive, të cilët brenda vetes me strukturën e sotme përfshinë shumë dikastere.

    Numërimi drejt 11 shtatorit ka nisur ethe për ministrat aktualë dhe aspirantët që duan të zënë vendet e tyre.

    Ama një gjë është e sigurt: Plot surpriza priten në përbërjen e Rama 4!

  • Donald Trump kërkoi dënimin e tij, reagon George SOROS

    Donald Trump kërkoi dënimin e tij, reagon George SOROS

    Fondacionet për Shoqëri të Hapur, të themeluara nga George Soros dhe aktualisht të drejtuara nga djali i tij, Alex Soros, kanë reaguar pas akuzave të presidentit Donald Trump, duke i cilësuar pretendimet si të pabazuara dhe kërcënimet ndaj drejtuesve të tyre si të papranueshme.

    Në deklaratën zyrtare thuhet:

    “Fondacionet për Shoqëri të Hapur të themeluara nga George Soros dhe të kryesuara nga Alex Soros, nuk mbështesin dhe as nuk financojnë protesta të dhunshme. Akuzat që pretendojnë të kundërtën janë të pavërteta, dhe kërcënimet ndaj themeluesit dhe kryetarit tonë janë të papranueshme.”

    Organizata rithekson përkushtimin ndaj parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut:

    “Misioni ynë është të avancojmë të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe parimet demokratike në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.”

    Në vijim, Fondacionet për Shoqëri të Hapur theksojnë mbështetjen e tyre për të drejtat kushtetuese në SHBA, përfshirë lirinë e shprehjes dhe protestën paqësore:

    “Ne qëndrojmë në mbrojtje të lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta e SHBA-së, përfshirë të drejtat për lirinë e shprehjes dhe protestën paqësore, që janë shtylla kryesore të çdo demokracie të gjallë.”

  • Love is Blind” përfundon me lot e habi – vendimi i Bardhës trondit partnerin

    Love is Blind” përfundon me lot e habi – vendimi i Bardhës trondit partnerin

    Mbrëmë u transmetuan episodet e fundit të sezonit të dytë të “Love Is Blind: UK”, duke sjellë momentin më të pritur nga publiku: ecjen drejt altarit dhe vendimin për martesë. Mes konkurrentëve ishte edhe Bardha, shqiptarja që u bë një prej figurave më të komentuara të sezonit. Në një kthesë të papritur, ajo refuzoi të martohej me Jed, duke lënë fansat të habitur.

    Bardha sqaroi se, pavarësisht lidhjes së krijuar, ata kishin ende nevojë për kohë që ta njihnin më mirë njëri-tjetrin. “Unë dua një martesë të gjatë, jo një divorc pas disa vitesh. Duhet të jem e sigurt që po bëj zgjedhjen e duhur”, tha ajo, duke marrë duartrokitje, por edhe kritika nga shikuesit.

    Çifti ishte përplasur më herët për tema praktike si ndarja e shpenzimeve. Bardha e pavarur dhe e vendosur, ndërsa Jed me qëndrime më tradicionale, krijuan tensione që e futën konkurrenten në një gjendje të paqartë. Kjo ishte arsyeja pse ajo zgjodhi të thoshte “jo” në altar.

    Vendimi i Bardhës ndezi rrjetet sociale, ku përdoruesit në X shpërndanë me mijëra reagime, disa duke e përkrahur për pjekurinë e saj, e të tjerë duke e kritikuar për refuzimin ndaj Jed.