Një video skandaloze po qarkullon në rrjetet sociale, ku një kandidate për Kongres në SHBA shihet duke djegur librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin. Në pamjet që kanë bërë xhiron e internetit, ajo shfaqet me armë në dorë dhe me një bluzë ku shkruhet emri i saj si kandidate, ndërsa në sfond digjet Kuranin.
“Do t’i jap fund Islamit”, dëgjohet të thotë gruaja, duke shkaktuar reagime të ashpra nga komunitetet myslimane dhe jo vetëm. Shumë qytetarë e kanë cilësuar aktin si një gjest të rëndë urrejtjeje, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut kanë dënuar ashpër skenat e publikuara.
Pamjet kanë hapur një debat të madh publik mbi gjuhën e urrejtjes dhe përdorimin e fesë për qëllime politike, ndërkohë që kërkohet që autoritetet amerikane të marrin masa ndaj saj.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Shtërpcës në Kosovë, në fshatin Brod, ku një vajzë 5-vjeçare është sulmuar nga ujku.
Vogëlushja ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë kur u sulmua nga kafsha, që e tërhoqi zvarrë 5-vjeçare për disa metra larg oborrit duke i shkaktuar lëndime në kraharor dhe në shpinë.
5-vjeçarja u dërgua nga familjarët në Klinikën Universitare në Prishtinë, për të marrë trajtimin mjekësor. Fëmija është vaksinuar sipas protokolleve dhe i janë kryer të gjitha trajtimet e nevojshme.
5-vjeçarja është aktualisht në gjendje të stabilizuar dhe do të qëndrojë disa ditë në spital për t’u mbajtur në monitorim.
Njoftimi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës:
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se më datë 27.08.2025, në Klinikën Emergjente të QKUK-së, është pranuar një fëmijë 5-vjeçar nga fshati Brod, komuna e Shtërpcës, me lëndime në gjoks dhe shpinë.
Sipas familjarëve, fëmija është sulmuar nga një ujk dhe është tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë. Pas pranimit në Klinikën Emergjente, ka marrë trajtimin e parë mjekësor dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme fillestare.
Aktualisht, fëmija është pranuar dhe po merr trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja vlerësohet stabile. Janë dhënë vaksinat, sipas protokollit, si dhe është konsultuar Psikologu Klinik për vlerësimin dhe mbështetjen e gjendjes emocionale të fëmijës.
Pavarësisht gjendjes stabile, për arsye të monitorimit dhe mundësisë së ndryshimeve eventuale, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë.
Aktori i njohur, Naun Shundi është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Një ditë më parë, gruaja e aktorit me anë të një postimi në Facebook, falënderonte të gjithë ata që kane kontribuar financiarisht, ndërsa kërkonte që të mos kontribuonin më pasi shëndeti i tij ishte përkeqësuar, duke marrë një tjetër drejtim.
“Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha,na keni falur lehtësi dhe kurajo në betejen me jetën. Miq, dashamirës, koleg, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale. Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja”, shkroi nje dite me pare gruaja e aktorit.
Naun Shundi, një nga figurat më të dashura dhe me ndikim në skenën teatrale dhe televizive shqiptare, lindi më 3 shkurt 1959 në Tiranë
Me talent dhe pasion të jashtëzakonshëm, ai ndërtoi një karrierë të pasur si aktor, regjisor dhe dramaturg, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në zhvillimin dhe afirmimin e teatrit shqiptar.
Ai themeloi dhe ishte shpirtëzuesi i Teatrit privat “Zonja e Bujtinës”, që së bashku me bashkëshorten, aktoren Raimonda Shundi, e shndërruan shtëpinë e tyre në një hapësirë intime ku arti lulëzonte dhe ku publiku trokut përmes emocioneve të forta teatrale
Përmes këtij institucioni, Nauni u shfaq edhe si dramaturg me vizion, duke sjellë vepra të thella dhe reflektuese si monodrama “Man of the Forest”, një trill tragjik-komik që ngre pyetje për bashkëjetesën, luftën njerëzore për ekzistencë, dhe raportin njeri–natyrë
Gjatë karrierës së tij të gjatë, Shundi dha shpesh mesazhe të fuqishme për thelbin e teatrit, duke e kundërshtuar komercialitetin që rrezikon transformimin e skenës në një “dyqan pa vlerë”. Ai i kujtoi kolegëve dhe autoriteteve kulturore rëndësinë e ruajtjes së teatrave si hapësira shpirtërore dhe artistike që i jep jetës publike identitet
E hëna e 14 prillit ishte dita e fundit në liri për ish-kryetarin e Komunës së Bërxullës, Ymer Marku, i cili u arrestua pasi një hetimi të Prokurorisë së Tiranës që e gjeti se së bashku me dy vartës të tij dhe një qytetar kishin tjetërsuar 7500 metra tokë arë dhe më pas ia kishin shitur atë një kompanie për shumën 10 milionë lekë.
Në një njoftim për shtyp, prokuroria bëri me dije se Ymer Marku, ish-kryeplaku Agim Loci dhe ish- Përgjegjësi i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, Kujtim Balliu kishin falsifikuar dokumentet dhe në shpërdorim të detyrës kishin tjetërsuar sipërfaqen e tokës duke ia kaluar të arrestuarit të katërt, Kujtim Allmeta. Por si qendron e vërteta e plotë? Sa metra I ka grabitur Ymer Marku familjeve Balliu dhe Elbelia për tja shitur më pas Arbër Abazit? Ku është çelësi I një bashkpunimi kaq të frytshëm midis Ymer Markut dhe Arbër Abazit? Sa pasuri të tjera të fshehura ka Ymer Marku dhe a do të jenë edhe ato objekt i sekuestros së Prokurorisë?
Historia e tokës së familjeve Balliu-Elbelia
Kjo sipërfaqë që duket në foto është toka e familjeve Balliu-Elbelia të cilët e kanë përfituar me AMPT origjinale si antarë të familjes bujqësore përpara vitit 1991.
Në vitin 2015 familjet Balliu-Elbelia kërkojnë pranë hipotekës të pajisen me çertifikatë pronësie për sipërfaqen prej 10,800 metra katrorë tokë, e cila i ishte konfirmuar edhe nga Këshilli i Qarkut si dhe nga ish kryetari i komunës. Por një ditë, pronarët e vërtetë informohen se prona e tyre, jo vetëm që kishte tjetër pronar, por edhe se ky pronari e kishte shitur dhe se tani pronar ishte bërë nipi i Sadri Abazit, Arbri i cili edhe kishte ndërtuar në tokën e tyre. Por si kishte ndodhur? Ish kryeplaku i Bërxullës, duke falsifikuar një AMTP, e kalon këtë siparfaqe toke në emër të nipit të tij Vath Muka. Vathi pasi u bë me pronë nga hiçi, ia shet këtë tokë shtetasit Tahir Shefki Cena. Ky blerës, pra Tahir Shefki Cena nuk është një blerës i rastësishëm, por është vetë djali i dajës së Ymer Markut. Pra, djali i dajës së kryetarit të Komunës Bërxullë, i bërë pronar i një prone të “blerë” jo vetëm në mënyrë të dyshimte por edhe duke i tjetërsuar pronësinë, ia shet bisnesmenit Arbër Abazi. Ky i fundit ndërton disa kapanone për nevojat e kompanive të veta, në tokën e familjeve Balliu-Elbelia.
Lidhja Ymer Marku-Arbër Abazi
Sipas investigimit të priza.al, as lidhja midis Ymer Markut dhe Arbër Abazit, i cili ishte përfituesi fundor i një prone që iu tjetërsua pronësia dhe u shit e rishit disa here, nuk është e rastësishme. Ymer Marku, mesa duket një njeri nostalgjik nuk ka harruar vitet kur ka punuar në stacionin hekurudhor të Domjes dhe koleg e mik të ngushtë kishte babain e Arbër Abazit. Vitet 1987-1988 edhe pse të largëta në kohë, nuk zhbënë miqësinë Marku-Abazi por këtë herë ndryshe nga ndonjë manovër në hekurudhë, u hodhën në grabitje dhe zhvatje të tokave të banorëve të zonës.
Pasuritë e fshehura të Ymer Markut
Pas arrestimit të Ymer Markut më 14 prill, Prokuroria pas hetimeve zbuloi në Tiranë një apartament të këtij shtetasi, por të vënë në emra të tjerë. Ky apartament me vlerë rreth 100.000 euro u sekuestrua. Por a është ky apartament pasuria e vetme e fshehur e këtij ish kryetari komune që aspiroi në zgjedhjet e fundit të ishte dhe kreu i bashkisë Vorë duke kandiduar nën logon e Partisë Demokratike?
Redaksia e priza.al sjell sot dy prej bisneseve miliona euro të Ymer Markut të cilat i ka kamufluar në emrat e familjarëve.
I pari është King Resort. Ky investim miliona euro, me prejardhje që në rastin më të mirë nuk dihet, dhe në rastin më të keq janë produkt i pastrimit të korrupsionit të Ymer Markut, ka ndërruar dy herë pronësinë, brenda për brënda familjes së Ymer Markut.
Ndërkohë një skandal më të madh, Ymer Marku e bën buzë autostradës, aty ku për të ndërtuar hotelin e tij “MARK”, zë kolektorin kryesor, duke gjetur dhe bashkpunimin e kryetarit të bashkisë Vorë Blerim Shera, i cili bëri sikur nuk e pa që kolektori u “varros” që Ymeri të ndërtonte “Markun”.
Redaksia e priza.al fton prokurorinë që këto objekte miliona euro t’i nënshtrohen hetimit dhe të kuptohet se një ndër personat kyç në të gjitha këto transaksione miliona eurosh është i vëllai i Ymer Markut, shtetasi me dy emra dhe një mbiemër Marsel Sokol Marku.
Kelly, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4 dhe këngëtari që fitoi zemrat e publikut me muzikën e tij, ka zbuluar sot të vërtetën e hidhur pas mungesës në skenë. Me një mesazh që ka lënë pa fjalë ndjekësit, ai pranoi se po përballet me një betejë shëndetësore të papritur.
Prej disa kohësh po përballem me një paralizë faciale që më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur kështu edhe kordat zanore,” shkruan ai, duke zbuluar se ky çrregullim i papritur i ka shkatërruar jo vetëm pamjen, por edhe fuqinë e zërit. “Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe,” shton këngëtari, i cili prej muajsh ishte zhdukur nga koncertet dhe ekranet.
Kelly pranon se momentet kanë qenë të rënda, por asgjë nuk e ka thyer. “Me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë,” rrëfen ai, duke treguar se po lufton çdo ditë për të rimarrë veten.
E megjithatë, mes dhimbjes ai sjell edhe një premtim që emocionon: “Muzika mbetet forca ime dhe shumë shpejt do jem pranë jush, më i fortë dhe me më shumë energji se kurrë. Ju dua.”
Një mesazh i sinqertë, i mbushur me dhimbje, forcë dhe shpresë.
Adriatik Lapaj nuk ka ende një përgjigje definitive përsa i përket një kandidimi të mundshëm të tij për kryebashkiak të Tiranës, nën siglën e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.
“Edhe mundet edhe mundet jo ngelet për t’u parë”, ishte përgjigja e Lapajt në “Ditarin” e A2 CNN.
Më tej ai la të hapur edhe mundësinë e koalicioneve, pavarësisht se tentativa e parë për bashkëpunim me “Nisma Thurje” të Endri Shabanit i rezultoi problematike.
Duke qenë se për PS u ankua se i kishin ofruar pazar, duke qenë se me Agron Shehajn po bredhin gjyqeve, të vetmet parti që i ngelen për koalicion janë PD dhe grupi parlamentar që pritet të krijojë Ilir Meta me ndihmën e Sali Berishës.
“Ne do të ecim drejt përpara, vetëm siç jemi. A mund të bëjmë marrëveshje me parti të tjera? Po patjetër. Se fakti që dështon njëherë në dashuri, nuk do të thotë se nuk do të dashurohesh më në jetë”, nënvizoi Lapaj.
Pas tragjedisë së rëndë ku dy motrat humbën jetën nga aksidenti, amaneti i tyre më në fund u përmbush. Vogëlushi Isli, i cili mbeti gjallë, ka mbërritur në spitalin prestigjioz Bambino Gesù në Romë së bashku me nënën e tij.
Ky udhëtim i shpresës u bë i mundur falë ndihmës së Elvis Naçit dhe bamirësve të shumtë që u gjendën pranë familjes në ditët më të vështira.
Tashmë mjekët italianë kanë marrë përsipër kurimin e tij, ndërsa shpresat janë të mëdha që Isli i vogël të fitojë këtë betejë të vështirë dhe të kthehet i shëruar pranë nënës dhe babait të tij.
“O Zot, shëroje Islin, jepu mjekëve sukses dhe ktheje të plotësisht i shëndoshë pranë familjes,” është lutja e përbashkët e mijëra shqiptarëve që po ndjekin me emocion këtë histori.
🙏 Një histori dhimbjeje, shprese dhe besimi që sot bashkon gjithë zemrat.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për “varrezat” e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i kemi të ligjëruara pa ligj, por me “vullnetin e Maliqit”. Kreu i qeverisë tha se jemi në situatë primitive s ai përket ndarjes në burim të mbetjeve. Sipas tij, sfidë mbetet edhe përafrimi i ligjit të ri me direktivat e BE-së.
“Tjetra është sfida e përafrimit me direktivat e BE dhe ky ligj i ri merr përsipër të bëjë këtë gjë, të përafrojë direktivat e BE 100% me legjislacionin shqiptar. Nëse në pastrim kemi bërë përparime të dukshme, nëse në mbajtjen pastër të vendit e plazheve sidomos gjatë sezonit kemi bërë përparime dhe në trajtimin e mbetjeve kemi bërë përparime domethënëse, jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve, me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve ku përfshihen letra, qelqi, automjeti. Jemi besoj i vetmi vend në Evropë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për shkuljen e të gjithë këtyrë varrezave dhe jemi vend që s’ka akoma detyrim për prodhuesit, shpërndarësit e importuesit me këtë që thashë, për trajtimin dhe çfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, pajisje elektrike apo si automjete. Për këtë kemi një ligj që do të kalojë në kuvend brenda këtij viti.”, tha Rama.
Pak ditë më parë, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Farau bë kryefjalë e medias.
Roxhensa Kapuranin, e njohur edhe me emrin Marina Fara, u ndalua me 2.4 gramë kokainë në automjetin e saj. 39-vjeçarja, para trupës gjykuese, mes lotësh, ajo deklaroi se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak. Pavarësisht pretendimeve, gjykata vendosi që Kapurani të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa hetimet do të vijojnë.
Ndërkohë që të gjithë sytë ishin nga Eli Fara, këngëtarja ka bërë një reagim të tërthortë vetëm pak orë më parë.
Zgjedh të buzëqesh, gjithmonë”, shkruan ajo krah fotos së saj.
Ish-ministri Socialist, Ditmir Bushati do të jetë pjesë e Universitetit të Harvardit në këtë vit të ri akademik, duke dhënë leksione për studentët në një nga shkollat më të mira të botës.
Ditmir Bushati do të angazhohet në projekte kërkimore dhe në një cikël leksionesh me studentë, pedagogë dhe studiues të këtij institucioni arsimor.
“Është nder dhe kënaqësi për mua, që kësaj radhe t’i bashkohem Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Harvardit për këtë vit akademik“, shkruan Bushati, teksa thekson se Universiteti i Harvardit në Amerikë është fuqia e mendimit dhe zemra e ideve novatore.
Ish-ministri Bushati do të jetë lektor në Harvard për rolin e marrëdhënieve SHBA-BE në konsolidimin e paqes dhe prosperitetit në Europën Juglindore.