Category: Uncategorized

  • Vendimi i tm*rrshem i qeverise se Rames: Shqiptaret do te paguajne nga dy here per…

    Vendimi i tm*rrshem i qeverise se Rames: Shqiptaret do te paguajne nga dy here per…

    Një reagim i fortë ka ardhur nga opozita në Vlorë lidhur me planin e qeverisë për të vendosur pagesë për qarkullimin në tunelin e Llogorasë. Atird Hoxha, këshilltar i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Vlorës, e ka cilësuar këtë vendim si një formë të hapur grabitjeje dhe një tjetër shembull të korrupsionit qeveritar.

    “10 euro për 5.9 kilometra”

    Sipas Hoxhës, qytetarët shqiptarë do të detyrohen të paguajnë një tarifë të pajustifikueshme prej 10 eurosh për vetëm 5.9 kilometra rrugë, duke e kthyer tunelin e Llogorasë në segmentin më të shtrenjtë të rajonit. “Ky është një investim i financuar nga taksat e shqiptarëve, ku janë vjedhur mbi 50 milionë euro gjatë ndërtimit, dhe tani qytetarët do të paguajnë sërish sa herë të kalojnë aty,” u shpreh ai.

    Krahasimi me Italinë dhe rajonin

    Për të theksuar absurditetin e kësaj tarife, Hoxha solli shembullin e Italisë, ku tarifa mesatare e autostradave është 8.5 euro për 100 kilometra. Ai theksoi se vendet e rajonit dhe BE-së ofrojnë standarde shumë më të larta infrastrukturore, me tunele që shpesh arrijnë deri në 10 kilometra, por me tarifa shumë më të ulëta për përdoruesit. “Rama kërkon 10 € për 5.9 km, jo për një autostradë, por për një rrugë dytësore interurbane me probleme teknike,” nënvizoi këshilltari.

    Akuza ndaj qeverisë

    Në reagimin e tij, Hoxha u ndal edhe tek mënyra sesi qeveria menaxhon projektet infrastrukturore, duke e akuzuar kryeministrin dhe kabinetin e tij për përvetësim të fondeve publike. Sipas tij, tuneli i Llogorasë nuk u ndërtua për qytetarët, por për klientët e pushtetit, të cilët çdo projekt e kthejnë në një “fabrikë parash” për interesat e tyre personale

    Ky tunel është një tjetër skandal i qeverisë dhe një skemë grabitjeje ndaj interesit publik. Shqiptarët po paguajnë jo vetëm rrugët më të shtrenjta në Europë, por edhe faturën e një qeverie që i ka varfëruar dhe rrënuar ekonomikisht,” tha Hoxha.

    Reagimi qytetar dhe pasoja ekonomike

    Sipas opozitës, ky vendim do të rëndojë akoma më shumë mbi buxhetin e familjeve shqiptare, të cilat tashmë përballen me çmime të larta në çdo sektor. Vendosja e një tarife të tillë për një segment kaq të shkurtër shihet si një pengesë për qytetarët që lëvizin drejt bregdetit të jugut, duke ndikuar jo vetëm tek liria e lëvizjes, por edhe tek turizmi dhe ekonomia vendase.

  • Mirlind Daku jep lajmin mortor

    Mirlind Daku jep lajmin mortor

    Një lajm i trishtë ka ardhur nga futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.

    Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ai ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij, Haxhiut.

    Daku ka ndarë një foto me gjyshin, duke i dedikuar fjalë të ndjera:

    “Aq shumë që e deshe këtë ditë Xhuma, Allahu ta mundësoj që të ikësh në atë botë po në këtë ditë. InshAllah na e ke bo hallall, e Allahu të shpërbleftë me xhennet. Do na mungosh baba Haxhi.”

    Mesazhi i tij ka prekur mijëra ndjekës e tifozë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për futbollistin në këtë moment të vështirë.

    Ngushëllime për familjen Daku.

  • Sezoni i ri/ Ristani jep lajmin e mirë për banorët e Tiranës: Do të hapim…

    Sezoni i ri/ Ristani jep lajmin e mirë për banorët e Tiranës: Do të hapim…

    Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani zhvilloi një takim me institucionet e varësisë për fillimin e vitit të ri shkollor.

    Nënkryetarja e bashkise se Tiranes dha lajmin e mirë për hapjen e 5 shkollave të reja këtë vit.

    Gjatë vitit do të hapim 5 shkolla të reja të ndërtuara nga fillimi dhe 1 të rikonstruktuar rrënjësisht. Do të jetë shkolla “Pjetër Budi”, njësia administrative 7, “Edith Durham”, historikja, në njësinë 5, “Ibrahim Hima” në Vaqarr e cila do të jetë e para që do të jetë gati. Jemi në fazën e mobilimit, kështu që besoj brenda shtatorit do ta zgjidhim. Shkolla e mesme e bashkuar “Mersim Duqi”, njësia administrative Bërzhitë, në fshatin Ibë gjithashtu ndërtim i ri. Shkolla e bashkuar në Krrabë e cila do të përfundojë rreth fundit të vitit shkollor, pra në 2026 dhe është duke u rikonstruktuar shkolla 9-vjeçare “Shyqyri Peza” e cila po kalon një riskontruktim të plotë. Pra, është thuajse e re dhe që do të përfundojë brenda këtij viti”, u shpreh Ristani.

  • Për’puthen” vjen me risi! Dalin emrat: Që nga moderimi, drejtimi e deri tek opinionistët!

    Për’puthen” vjen me risi! Dalin emrat: Që nga moderimi, drejtimi e deri tek opinionistët!

    Sezoni i ri i “Për’puthen” po troket, dhe lajmi se kësaj here nuk do të ketë kufi moshe u përhap me shpejtësi rekord.

    Por kjo nuk është e vetmja risi. Ndryshime ka edhe në staf, tek ata që e bëjnë të mundur realizimin e formatit.

    Moderatorja Megi Pojani ka marrë “frenat” në dorë, duke u bërë jo vetëm prezantuese, por edhe autore e reality-show-t.

    Nga ana tjetër, Neda Balluku, e cila deri vonë ishte opinioniste, tani do të mbajë postin e kryeredaktores.

    Ndërkohë, risia e madhe që po ngjall kureshtje janë opinionistët e rinj.

    Në këto karrige do të ulen aktori Laert Vasili dhe blogerja Arba Gramo. Laerti njihet për kulturën e tij, temperamentin impulsiv dhe batutat plot humor, ndërsa Arba ka krijuar një profil të fortë me mendimet e saj të drejtpërdrejta në panele të ndryshme.

  • Horoskopi, 29 gusht 2025/ Ja çfarë parashikojnë yjet

    Horoskopi, 29 gusht 2025/ Ja çfarë parashikojnë yjet

    Dashi

    Ditët e fundit keni kaluar stuhi emocionale që mund të kenë sfiduar edhe ndjenjat tuaja më të forta. Ky është momenti ideal për të ndalur për një moment. Lidhur me punën, energjia që ndjeni në zemër reflektohet edhe në jetën tuaj profesionale.

    DEMI

    Po përjetoni një nevojë në rritje për stabilitet. Venusi fillon një tranzit që nuk ju lejon më të jetoni ditë pas dite: duhet të planifikoni përpara. Sa i përket punës, është koha të ndërroni marshin.

    BINJAKËT

    Pasiguritë e kësaj jave në fund të gushtit 2025 kanë të bëjnë me çiftet që kanë përjetuar disa turbulenca për njëfarë kohe. Këto nuk janë kriza të pariparueshme, por keqkuptime të vogla.

    GAFORRJA

    Yjet po të marrin për dore, duke të ofruar një mundësi të artë për të rivendosur rendin në jetën tënde dashurore. Kjo është një kohë vendimtare për të gjetur ekuilibrin dhe paqen. Karriera: Jupiteri në shenjën tënde sjell një shtysë shtesë.

    LUANI

    Venusi ka bërë hyrjen e saj triumfuese në shenjën tuaj: vëmendja është drejtuar nga jeta juaj dashurore. Është koha e përkryer për ta lënë pasionin tuaj t’ju rrëmbejë. Sa i përket punës, pengesa e vetme e vogël tani është lodhja.

    VIRGJËRESHA

    Ka një atmosferë të freskët dhe të re. Qielli në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit është veçanërisht premtues: marrëdhëniet e krijuara së fundmi mund të forcohen.

    PESHORJA

    Kur bëhet fjalë për ndjenjat, Venusi është udhërrëfyesi juaj: planeti më në fund po del nga një situatë komplekse që ju ka bërë të vini në dyshim gjithçka në të kaluarën e afërt.

    AKREPI

    Shkëndija dhe kthesa janë në horizont në jetën tuaj dashurore. Në fund të fundit, ju nevojitet pasion, thellësi, të vërteta të pakëndshme dhe, pse jo, edhe disa sfida. Sa i përket punës, qielli nuk premton ende rezultate të menjëhershme.

    SHIGJETARI

    Ju jeni ndër shenjat më të favorizuara këtë javë në fund të gushtit 2025, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë. Pas një periudhe disi të mërzitshme, Venusi ju buzëqesh dhe sjell lehtësinë që ju ka munguar kohët e fundit.

    BRICJAPI

    Muaji gusht ju ka zhytur në një lloj udhëtimi të brendshëm, një muaj në të cilin keni preferuar reflektimin në vend të veprimit. Yjet sugjerojnë takime të papritura. Sa i përket punës, asgjë nuk duket e zgjidhur njëherë e përgjithmonë.

    UJORI

    Disa marrëdhënie nuk duket se ofrojnë më të njëjtin eksitim që ofronin dikur. Venusi në opozitë shton një aluzion ftohtësie ose distance, madje edhe në marrëdhëniet më të forta. Sa i përket punës, rikuperimi juaj nuk është një udhëtim me karusel.

    PESHQIT

    Mendimet tuaja në lidhje me punën janë aq tërheqëse sa ndjenjat tuaja kanë tendencë të lihen në plan të dytë për momentin. Keni një sezon intensiv dhe të ngjeshur përpara.

  • Vìdeo / Djath qe pergatìtet ne kushte shtepìe per 5 mìnuta: Keto jane dìsa nga hapat

    Vìdeo / Djath qe pergatìtet ne kushte shtepìe per 5 mìnuta: Keto jane dìsa nga hapat

    Por a e dini se mund ta bëni vetë djathin e bërë në shtëpi në vetëm 5 minuta? Po, e lexuat mirë! Me vetëm disa përbërës të thjeshtë mund të përgatisni një rracion djathi të freskët, me shije që është më i lirë, më i shpejtë dhe më i shijshëm se varietetet e blera në dyqan.

    Përbërësit : Për të filluar, mblidhni përbërësit e mëposhtëm:

    1 litër qumësht i plotë (4 gota) ose qumësht me pak yndyrë (1.7%)
    3 lugë gjelle uthull të bardhë

    20 g gjalpë të kripur ose pa kripë

    Ju gjithashtu mund ta zëvendësoni uthullën e bardhë me lëng limoni nëse dëshironi.

    Përgatitja e qumështit

    Për të filluar, shtoni pak ujë në tenxheren tuaj për të mbuluar sipërfaqen dhe për të parandaluar djegien e qumështit. Më pas, hidhni qumështin dhe shtoni uthullën e bardhë sipas llojit të qumështit që përdorni. Ngroheni qumështin në një flakë mesatare të ulët, duke e përzier herë pas here për të parandaluar djegien.

    Ndërsa qumështi nxehet, do të vini re se ai trashet dhe formon gjizë. Vazhdoni të trazoni butësisht derisa të formohet një shtresë e trashë shkume në sipërfaqe. Mos e lini të vlojë! Pasi qumështi të fillojë të zihet dhe të ndahet, fikeni flakën.

    Kullimi i gjizës

    Tani, është koha për të ndarë gjizën nga hirra. Vendosni një sitë mbi një tas të pastër dhe derdhni qumështin e gjizë në të. Shtypeni butësisht me një shpatull për të kulluar hirrën e tepërt. Nëse nuk keni sitë, edhe napë punon mirë!

    Përzierja

    I kalojmë gjizën e kulluar në blender dhe i shtojmë gjalpin. Përziejini me shpejtësi të lartë derisa të jetë e njëtrajtshme dhe kremoze. Për një goditje shtesë, mos ngurroni të spërkatni pak kripë për shije.

    Pasi të përzihet në perfeksion, transferojeni djathin tuaj të bërë vetë në një pjatë të veshur me garzë. Shtypni çdo lëng të mbetur dhe lëreni të thahet plotësisht. Urime, sapo keni bërë djathin tuaj!

    Këshilla për ruajtjen

    Ruajeni djathin e bërë në shtëpi në një kavanoz qelqi dhe mbajeni në frigorifer deri në 5 ditë.

    Per me teper mund te shikoni videon:

  • A do jetë koha për plazh sot ? Ja parashikimi i motit për sot,

    A do jetë koha për plazh sot ? Ja parashikimi i motit për sot,

    Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke krijuar një situatë moti të favorshme në të gjithë territorin e Shqipërisë.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, duke sjellë një ditë të qetë dhe të ngrohtë, tipike për fundin e muajit gusht.

    Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, herë pas here ajo pritet të arrijë deri në 12 m/s.

    Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët, duke arritur forcën 1-2 ballë, çka e bën ditën të përshtatshme edhe për aktivitete detare dhe pushime në bregdet.

  • Letra e plotë/ ‘Miku im personal’ – Berisha dikur falënderonte Sorosin për fitoren madhështore, sot e quan ‘persekutor’

    Letra e plotë/ ‘Miku im personal’ – Berisha dikur falënderonte Sorosin për fitoren madhështore, sot e quan ‘persekutor’

    Berisha njihet për qëndrimet e tij inkoheretne dhe për mos mbajtjen asnjë përgjegjësi për fjalët që thotë, por, nëdrsa sot shfaqet si një ndër ‘të persekutuarit’ e Xhorxh Soros-it, një letër e firmosur nga Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, i është drejtuar miliarderit amerikan, Xhorxh Soros, duke e falënderuar për ndihmën e madhe ndaj popullit shqiptar, madje edhe duke e cilësuar se kjo ndihmesë e tij kishte qenë kyç për fitoren e fundit të Partisë Demokratike.

    Në letrën e tij, Berisha përmend ndihmën konkrete që Fondacioni i Shoqërisë së Hapur kishte dhënë për shtypin demokratik shqiptar, duke dërguar 120 tonë letër për botimin e gazetave opozitare.

    Mbështetja juaj ishte shumë e nevojshme. Nuk ka dyshim se ndihmesa juaj ishte një çelës për fitoren tonë demokratike”, shkruante Berisha, duke e ftuar Sorosin që të vizitonte Shqipërinë si “mik personal”.

    Në atë kohë, Fondacioni Soros kishte hapur zyrën e tij në Tiranë, duke mbështetur proceset demokratike dhe reformuese. Berisha theksonte se kontributi i Sorosit për ngritjen e një grupi këshillimor pranë qeverisë shqiptare do të ishte thelbësor për reformat politike, shoqërore dhe ekonomike të vendit.

    Por, ndryshe nga qëndrimi i atëhershëm, sot Berisha është një prej kritikëve më të mëdhenj të Sorosit, duke e paraqitur shpesh si “armik të demokracisë shqiptare” dhe pjesë të një skeme që synon kapjen e institucioneve, madje duke e akuzuar edhe për shpalljen ‘non grata’ të tij, në një komplot me Edi Ramën dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.

    Letra e publikuar shërben si një dëshmi e qartë e ndryshimeve drastike të retorikës politike të Sali Berishës gjatë tre dekadave të fundit, duke nxjerrë në pah kontrastin mes së kaluarës dhe qëndrimeve të sotme./

    Më poshtë, letra e plotë:

    I dashur Z. Soros,

    Po shkruaj para së gjithash për t’ju falenderuar për mbështetjen shumë të nevojshme që Fondacioni Soros (Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë) i ka dhënë lëvizjes demokratike në Shqipëri. 120 tonët e letrës janë një shembull i ndihmës që fondacioni juaj i dha shtypit demokratik shqiptar në kohën dhe me qëllimin e duhur. Nuk ka dyshim se kjo ndihmesë, ishte një çelës për fitoren madhështore demokratike në zgjedhjet tona të fundit. Dyzet e pesë vjet të izolimit dhe kontrollit të plotë të shtetit mbi ekonominë e kanë lënë Shqipërinë në një nevojë të ngutshme për reforma të plota të mjedisit ekonomik, politik dhe shoqëror të vendit. Nuk ka asnjë dyshim se mbështetja juaj për një Grup Këshillimor pranë qeverisë shqiptare do të luajë një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe kryerjen e këtyre reformave. Si qeveria e Shqipërisë ashtu edhe unë personalisht shpresojmë të kemi marrëdhënie të frytshme me fondacionin tuaj. Kështu që unë ju ftoj me kënaqësi të madhe të vizitoni Shqipërinë si miku im personal.

    Shpresoj të shihemi së shpejti, dhe mbetem

    Sinqerisht, Dr. SALI BERISHA

  • KRENARI! Vajza shqiptare shpallet më inteligjentja në Gjermani (Video)

    KRENARI! Vajza shqiptare shpallet më inteligjentja në Gjermani (Video)

    Kjo është Gerta Miftari nga Kosova që jeton në Gjermani. 16-vjeçarja u shpall me intelegjencë më të lartë nga Ministria e Arsimit në Gjermani. Që në moshë shumë të vogël, kur ajo kishte 12-vjet, filloi të ligjëronte në lëminë e gjermanishtes, anglishtes dhe gjuhën frënge.

    Por, ky është vetëm fillimi i karrierës së saj. Ajo synon edhe më shumë në jetë. Në të ardhmen, Gerta e sheh veten si një juriste. Kjo nuk është e tëra për të. Për Portalb ajo zbuloi më shumë për veten e saj dhe rrugëtimin deri më tani.

    Prindërit e mi janë nga Kosova dhe unë e ndjej veten kosovare edhe pse kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Ata e kanë vërejtur që unë gjithmonë kam patur një dëshirë të madhe që e vogël për librat. Jam shumë falënderuese për familjen time dhe për përkrahjen që kam marrë nga ata.” tha Gerta Miftari.

    Mësuesit e Gertës që në shkollë fillore e kanë vërejtur talentin dhe intelegjencën që ajo posedon. Ata menjëherë janë angazhuar dhe kanë biseduar me drejtorin e shkollës së mesme për ta sugjeruar Gertën si një profesoreshë për gjuhën gjermane, angleze dhe frënge. Që nga mosha 12-vjeçe, Gerta ka filluar punën në shkollë, ku u ka ligjëruar nxënësve në moshë shumë më të madhe se vet ajo.

    Por, këtë fenomen jo të zakonshëm e kanë pritur shumë mirë të gjithë nxënësit. për arsye se Gerta është treguar shumë e afërt me ta. Në një konkurs me 40 garues, Gerta e fitoi titullin si vajza me intelegjencën më të lartë në Gjermani. E gjithë kjo u bë si rezultat i punës së palodhshme që ajo ka bërë që në moshë të vogël.

  • Publikohet Video kur e rrahun Shqiptarët Polakun që urinoi te Skënderbeu (VIDEO)

    Publikohet Video kur e rrahun Shqiptarët Polakun që urinoi te Skënderbeu (VIDEO)

    Pas publikimit të videos tronditëse ku disa turistë të huaj u filmuan duke kryer veprime të turpshme mbi statujën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, sot ka ndodhur një tjetër episod i pazakontë në kryeqytet.

    Një grup të rinjsh shqiptarë kanë marrë në shënjestër një shtetas polak, i cili u identifikua si personi që kishte kryer urinimin pranë monumentit të Skënderbeut. Ngjarja ndodhi në një nga rrugët kryesore të Tiranës, ku polaku është ndaluar dhe dhunuar fizikisht nga disa djem që e akuzonin se kishte fyer figurën e heroit të kombit.

    Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihet polaku duke reaguar me indiferencë, madje duke qeshur, ndërsa ndiqej dhe qëllohej nga grupi i të rinjve. Sipas dëshmitarëve, reagimi i tij i ftohtë është interpretuar si një tallje e mëtejshme, çka ka ndezur edhe më shumë gjakrat.

    Ky episod ka hapur një debat të madh publik: nga njëra anë theksohet se përdhosja e figurave kombëtare është e patolerueshme dhe përbën një provokim të rëndë ndaj identitetit dhe krenarisë së shqiptarëve, por nga ana tjetër dhuna e ushtruar nga qytetarët shihet si e pajustifikueshme.

    Shumë zëra ngrenë shqetësimin se po krijohet një precedent i rrezikshëm, ku qytetarët po marrin në dorë detyrën e policisë dhe të shtetit, duke vepruar me vetëgjyqësi.

    Institucionet shtetërore ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për këtë incident, por ngjarja ka ndezur fort opinionin publik në rrjetet sociale.