Category: Uncategorized

  • Skema korruptive, pastrim parash dhe shfrytëzim i pushtetit, ja për çfarë akuzohen ish-presidenti Meta dhe Monika Kryemadhi

    Skema korruptive, pastrim parash dhe shfrytëzim i pushtetit, ja për çfarë akuzohen ish-presidenti Meta dhe Monika Kryemadhi

    SPAK ka mbyllur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, nënën e kësaj të fundit, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun.

    SPAK thekson se hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale,  dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.

    SPAK ka renditur akuzat ndaj tyre, teksa thekson se Ilir Meta, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim,Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

    Monika Kryemadhi, akuzohet për kryerjen e veprave penale  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në dy raste të kryera në bashkëpunim,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim , “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

    Pirro Xhixho, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” e kryer në bashkëpunim.

    Ema Çoku, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim.

    Fatime Kryemadhi, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim.

    Ky procedim penal është rezultat i një hetimi intensiv, i cili ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm.

    Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale,  dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.

    Episodet e dokumentuara tregojnë subjektet e procedimit, të cilët në bashkëpunim mes tyre janë përfshirë në kryerjen e veprave penale të përmendura më sipër, thotë Prokuroria e Posaçme.

    Në 2024, SPAK njoftoi se janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

    1-   Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

    Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

    Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

    Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se I.M. ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve,  duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

    2-   Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi I. M. në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, M. K. si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

    Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim I.M dhe M.K. kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

    Personi nën hetim P. Xh., duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet  I. M. dhe M. K., jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Për këto arsye, personat nën hetim I.M. dhe M.K. ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim P. Xh., i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

    3-   Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).

    4-   Përgjatë periudhës 2016-2017, I. M. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe  Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të  forcës politike  nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

    5-   Për peridhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”,  i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare.

    6-   Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K.  Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal.

  • SPAK dërgon për gjykim dosjen e Metës dhe Kryemadhit, ja akuzat…

    SPAK dërgon për gjykim dosjen e Metës dhe Kryemadhit, ja akuzat…

    Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

    SPAK bën me dije se Ilir Meta akuzohet për kryerjen e veprave penale:

    • “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim,
    • “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim,
    • “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe interesave private”.

    Ndërkohë, Monika Kryemadhi akuzohet për të njëjtat vepra penale, duke përfshirë dy raste korrupsioni pasiv, pastrim të produkteve kriminale në bashkëpunim, si dhe mosdeklarim të pasurive.

  • 🚨🇦🇱 VIDEO E DITËS – Shqiptari i patrembur përballet me 3 rumunë në Londër! 🇬🇧🔥

    🚨🇦🇱 VIDEO E DITËS – Shqiptari i patrembur përballet me 3 rumunë në Londër! 🇬🇧🔥

    Një skenë e fortë është bërë virale në rrjetet sociale, ku një i ri shqiptar ka treguar guxim të jashtëzakonshëm në Londër. Përballë tre rumunëve, ai nuk u tërhoq aspak, përkundrazi – me një shpullë të fuqishme ndaj njërin prej tyre tregoi se nuk ka frikë nga askush.

    Pasi e goditi, ai qëndroi në mes të rrugës si një shkëmb i palëkundur, pa bërë asnjë hap prapa, duke fituar respektin dhe admirimin e qindra komentuesve online.

    👉 Ky moment ka ndezur debat të madh në rrjet: disa e shohin si akt trimërie, ndërsa të tjerë si përplasje që mund të kishte pasoja të rënda.

    📹 Videoja po shpërndahet me shpejtësi dhe pritet të bëhet një nga më të komentuara të ditës në mediat online.

  • Reshje shiu në fundjavë, policia del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

    Reshje shiu në fundjavë, policia del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

    Policia Rrugore ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë drejtuesit e mjeteve, ku ju bën thirrje që përgjatë fundjavës të tregojnë kujdes maksimal në rrugë, pasi parashikohet që të ketë reshje shiu, çka mund të sjellë probleme në qarkullim.

    Në njoftimin e policisë u bëhet apel drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me shpejtësi brenda normave të lejuara si dhe të tregojnë kujdes maksimal në akset ku mund të ketë prezencë të lartë të ujit.

    Njoftimi:

    Nisur nga shkeljet e shumta të konstatuara nga shërbimet e Policisë Rrugore, më së shumti gjatë fundjavëve, shkelje që përbëjnë rrezik të madh për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe nisur nga fakti që parashikohet që përgjatë fundjavës të ketë reshje shiu, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve:

    Të tregojnë kujdes në akset rrugore ku mund të ketë prezencë uji.

    Të mos drejtojnë automjetet apo motomjetet me shpejtësi tej normave të lejuara.

    Të mos drejtojnë automjetet dhe motomjetet nën efektin e alkoolit apo, më keq akoma, në gjendje të dehur, por të përdorin automjetet e transportit publik 🚖.

    Të vendosin rripin e sigurimit dhe të detyrojnë edhe pasagjerët për ta vendosur atë.

    Të mos kryejnë parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

    📌 Për të gjithë drejtuesit e motomjeteve, biçiklistët dhe ata me monopatina:

    Gjatë natës të veshin jelekët fosforeshentë që të bëhen të dallueshëm në trafik në kushtet e errësirës.

    Të vendosin kaskë mbrojtëse në kokë.

    🚔🧑‍✈️👨‍✈️ Policia Rrugore është prezente në akset rrugore nacionale, urbane e rurale, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë 📸📹, dronët dhe alkooltestuesit.

    📞 Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.

  • Alarm ndërkombëtar! Kryeministri i njohur vr*itet nga një goditje fatale!

    Alarm ndërkombëtar! Kryeministri i njohur vr*itet nga një goditje fatale!

    Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e tij të 693-të, ndërsa zhvillime të reja dramatike po tronditin rajonin dhe opinionin ndërkombëtar.

    Sipas mediave lokale dhe burimeve të huaja, Ahmed Ghaleb Al-Rahwi, kryeministri i qeverisë së rebelëve Huthi në Jemen, është vrarë të enjten pas një sulmi ajror izraelit në kryeqytetin Sana’a. Lajmi u raportua fillimisht nga gazeta jemenase “Aden Al-Rad” dhe më pas u përforcua nga portali izraelit Ynet. Sulmi kishte në shënjestër një banesë në një zonë të populluar, ku dyshohet se ndodheshin Al-Rahwi dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të lëvizjes Huthi.

    Ndërkohë, brenda Izraelit, tensionet po rriten çdo ditë e më shumë. Familjet e pengjeve izraelite që mbahen në Rripin e Gazës kanë paralajmëruar një protestë masive më 3 shtator, përpara rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jerusalem. Ato kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e menjëhershëm të të afërmve të tyre.

    Megjithatë, protesta e tyre po përballet me kundërshtim të hapur nga ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, i cili ka propozuar ndalimin e manifestimeve në rrugë dhe në hapësira fetare, përfshirë sinagogat. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, ka qenë i prerë në deklaratat e tij, duke theksuar: “Nuk do të ketë plan për krijimin e një shteti palestinez”.

    Presioni ndaj Izraelit është rritur ndjeshëm edhe në arenën ndërkombëtare. Suedia dhe Holanda i janë drejtuar përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, duke kërkuar ndërmarrjen e masave konkrete ndaj Izraelit për shkelje të të drejtave të njeriut.

    Situata në rajon mbetet tepër e paqëndrueshme, me përplasje që tashmë nuk kufizohen vetëm në Gazë, por po shtrihen edhe në vende të tjera si Jemeni. Përhapja e konfliktit përtej kufijve tradicionalë po ringjall frikën e një përshkallëzimi të ri në Lindjen e Mesme, me pasoja të paparashikueshme.

  • Gjergj Luca tallet me Klevis Balliun: Shoku Fahri, djali jot të rrijë si kec. Mos t’i vendos unë…

    Gjergj Luca tallet me Klevis Balliun: Shoku Fahri, djali jot të rrijë si kec. Mos t’i vendos unë…

    Biznesmeni Gjergj Luca i është përgjigjur me ironi, një postimi të deputetit të PD, Klevis Balliu, ku shprehej se ortaku i Lucës ishte arrestuar për trafik droge.

    Krahas videos ku shigjeton Balliun, Luca i drejtohet edhe të atit të tij Fahri Balliu, të cilit i thotë të këshillojë djalin pasi ai nuk ka ‘takat’ të përballet nëpër gjykata e rrjete sociale.

    “Ah mor shoku Fahri Balliu, nga ferra nuk doli dot trëndafil. Nejse kujtoje njëherë atë djalin tënd dhe jepi ca këshilla të kuqe siç i ke qejf ti. Tregoi djalit se përgojimi është ves i keq dhe nuk e di nëse ka takat yt bir të na përballë publikisht nëpër gjykata dhe në rrjetet sociale…”, shkruan Luca.

    Më tej, në video sipërmarrësi i thotë Fahri Balliut që duhet t’i shpjegojë djalit ca gjëra në politikë, ku me ironi thotë se duhet t’i kujtojë që te partia duhet të rrijë si kec, pasi nëse bëhet cjap i vendosin zilen.

    O shoku fari, ta kam zili, ta kam zili që rri aty. Dhe mora vesh që djali, të ishte bërë deputet, urime, më erdhi jashtëzakonisht mirë, Kishte dalë tek shkallët e partisë, më kishte marrë nëpër gojë mua, edhe ty të kishte thënë që të gjithë ortakët e Gjergj Lucës, apo njëri nga ortakët, ka rënë brenda. O Fahri, ca bën kështu o Fahri. Foli or burrë, për miqësinë tonë, për dikur kur vije tek unë dhe më sjellje pikturat, ato tablo të bukura dhe të paguaja. Ai ke thënë djalit sa miq kemi qenë dikur bashkë, duhet të rrish tek partia, si një keci vogël, jo të behsh cjap, se po fillove duke gërthit do të vënë zile. Ja ke shpjeguar këto gjëra apo jo. Fëmijët tanë duhet të vazhdojnë këtu rresht, se po nuk e vazhduan, kujt do t’ia lënë rreshtin. Në dorë të tjerëve? Fahri merre djalin e këshilloje, mos ti vë zile dhe ta vë nëpër këto tablotë e mia se mua edhe më del fjala o Fari”, shprehet Luca.

  • Ndalohen “shitjet në gropë”/ Vendimi i Ramës, çfarë pritet të ndodhë me ndërtimin…

    Ndalohen “shitjet në gropë”/ Vendimi i Ramës, çfarë pritet të ndodhë me ndërtimin…

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar fundin e praktikes së “shitjes në gropë” të apartamenteve duke ndaluar shitjen para perfundimit të ndërtimit, një hap që ka shkaktuar tronditje në tregun e pasurive të paluajtshme, veçanerisht në Tiranë.

    Kjo formë financimi ka qenë thelbësore për zhvilluesit, të cilët siguronin kapital nga paradhëniet e blerësve për të perfunduar projektet.

    Ndalimi synon te mbrojë konsumatorët nga rreziqet e projekteve të papërfunduara dhe të rrisë transparoncän, duke lejuar shitjen vetë.

    Efekti eshtë gati. Ekspertët parashikojnë një periudhë fillestare pasigurie dhe ngadalësimi të tregut, por edhe mundësi për ulje gmimesh në afatmesëm, teksa financimi do të kalojë kryesisht te bankat.

    Ndërkohë, zhvilluesit do të perballen me nevojën për më shumë kapital fillestar, çka mund të ngadalësojë ritmin e shitjeve.

  • E hëngri k*nceri nga brenda…’ Aktori shqiptar mbylli sytë, flet mes lotësh vajza e tij

    E hëngri k*nceri nga brenda…’ Aktori shqiptar mbylli sytë, flet mes lotësh vajza e tij

    Vajza e aktorit Naun Shundit e pikëlluar dhe me lot në sy në një prononcim për mediat u shpreh se ai iku nga kjo botë pa u thënë asnjë fjalë.

    “Edhe pse iku la diçka, dhe ajo që la është ‘Zonja e Bujtinës’, la jetën për atë teatër.

    Mjekët nuk na e thanë dot që babi do të vdiste, askush nuk na e tha.

    Ai mendoi se do të jetonte. Iku pa na thënë asnjë fjalë. Babain e hëngri kanceri nga brenda.

    Babi po përgatitej për një shfaqje po nuk e përfundoi”, tha vajza e tij.

  • Berishës, a po i hiqet “Non Grata”? Gazetari jep detaje nga SHBA: Trump së fundmi…

    Berishës, a po i hiqet “Non Grata”? Gazetari jep detaje nga SHBA: Trump së fundmi…

    Sali Berisha vazhdon të jetë person në “listën e zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa miliarderi George Soros nuk është shpallur “Non Grata” nga administrata Trump.

    Gazetari Andon Kello, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se kohët e fundit nuk ekziston shenjë për t’i hequr “Non Gratën” Sali Berishës.

    DASH ende sot e kësaj dite e ka në fuqi “non grata”. E ka ende zyrtare në faqen e tij, prej 17 majit të vitit 2021. Nuk ka asnjë shenjë nga SHBA për heqjen e saj”, tha Andon Kello.

    Gazetari theksoi se aktualisht PD ka dy kontrata në SHBA që lidhen njëra për lobimin për heqjen e njollës non grata dhe tjetra për kontraten e Chris Lacivita.

    “PD me dy kontrata në SHBA, ajo e lobimit për heqjen e non gratës dhe me Chris LaCivita . Nga sot, PD ka afat 60 ditë për të dorëzuar faturat e shpenzimet në KQZ. Kontrata me LaCivita është zotuar nga vetë Berisha se do bëhet publike. Është një kontratë, e cila zgjat deri në mars të 2027“, tha gazetari.

  • Video tronditëse e ekzekutimit, 17-vjeçari qëllon ish-presidentin e ekipit të futbollit në Turqi

    Video tronditëse e ekzekutimit, 17-vjeçari qëllon ish-presidentin e ekipit të futbollit në Turqi

    Vrasja me gjakftohtësi e një ish-presidentit 49-vjeçar të një ekipi futbolli, ndërsa po hante në një lokal në periferi të Stambollit, ka tronditur Turqinë, me incidentin e regjistruar në detaje nga kamera e sigurisë së dyqanit.

    Vrasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, me viktimën ish-presidentin e Alemdag Spor, Tuncay Meric, në periferi të Cekmekoy. Siç shihet në pamjet filmike që janë publikuar, autori i afrohet atij dhe pasi nxjerr një armë nga brezi, e qëllon një herë në kokë, duke shkaktuar panik tek klientët, ndërsa ai ikën menjëherë.

    Menjëherë pas incidentit, forcat e sigurisë nisën hetime të gjera për të identifikuar autorin. Sipas njoftimit të Ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, i dyshuari kryesor, një 17-vjeçar, u përpoq të arratisej jashtë vendit dhe u gjet në Edirne, ku u arrestua. Së bashku me të, një burrë 64-vjeçar i cili e fshehu të dyshuarin në shtëpinë e tij dhe u përpoq t’i ikte atij, po mbahet gjithashtu nga autoritetet.

    Një dëshmitar okular e përshkroi momentin e vrasjes: “Isha ulur në një kafene me miqtë. U ngrita për të shkuar në tualet. Po shikoja pamjet e një sherri. Nuk kishte asnjë debat, asnjë dialog. Papritmas, një djale i ri në moshë ngriti armën drejt burrit pranë tij dhe e qëlloi. Të gjithë po vraponin në atë moment, unë u shtriva përtokë.”

    Autoritetet turke njoftuan se hetimi mbi motivet dhe rrethanat e vrasjes është duke u zhvilluar, me rastin që tronditi opinionin publik sportiv dhe politik të vendit.