Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë në Bashkinë e Durrësit, drejtorët e këtij institucioni kanë dorëzuar sot dorëheqjet nga pozicionet e tyre. Ky veprim vjen në përgjigje të kërkesës së Ramës, i cili i bëri thirrje të gjithë atyre që ishin pjesë e strukturave drejtuese dhe nuk kishin përmbushur detyrat e tyre, të largoheshin nga detyra.
Ndërkohë, është ngritur një komision i posaçëm i cili do të vlerësojë punën e secilit drejtor. Pas këtij vlerësimi, do të vendoset se kush prej drejtorëve do të vijojë të mbajë pozicionin aktual.
Dorëheqjet në Bashkinë e Durrësit pasonin veprime të ngjashme nga drejtorët e Bashkive të Fierit dhe Vlorës. Këto lëvizje vijnë në kuadër të një nisme kombëtare të ndërmarrë nga Kryeministri Rama për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga bizneset.
Kryeministri Rama ka theksuar se strukturat drejtuese vendore kanë nevojë për një reformim rrënjësor dhe ka ftuar të rinjtë të kandidojnë për pozicionet vakante në bashkitë e Vlorës, Fierit dhe Durrësit, duke shprehur kështu synimin për të përfshirë brezin e ri në administratën publike.
Të gjithë drejtorët e Bashkisë së Durrësit kanë dorëzuar këtë të enjte dorëheqjet e tyre.
Kjo lëvizje nga ana e tyre erdhi pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në bashkinë e qytetit bregdetar, i cili ashtu sikurse dhe në bashkitë e tjera të vendit, Vlorë e Fier, edhe në Durrës kërkoi që drejtorët të linin postet e tyre.
NjĂ« pĂ«r njĂ«, tĂ« gjithĂ« drejtĂ«t, i kanĂ« vendosur nĂ« tryezĂ« kryebashkiakes Emiriana Sako shkresĂ«n e tyre tĂ« dorĂ«heqjes, ndĂ«rkohĂ« qĂ« mĂ«sohet se brenda kĂ«saj bashkie Ă«shtĂ« ngritur njĂ« komision i pĂ«rbĂ«rĂ« nga kryetarja dhe disa deputetĂ« tĂ« qarkut DurrĂ«s, tĂ« cilĂ«t do tĂ« vendosin nĂ« âsitĂ«â tĂ« gjithĂ« drejtorĂ«t me qĂ«llim pĂ«r tĂ« vendosur se kush prej tyre do tĂ« vijojĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« detyrĂ« dhe kush jo.
Pas kësaj faze, pritet të nisë edhe procesi i ristrukturimit për drejtorët rajonalë dhe institucionet e tjera në varësi të pushtetit vendor.
Lista e drejtorëve të Bashkisë së Durrësit që kanë dhënë dorëheqjen:
Roni Shqiopa: Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore
Meme Xhaferaj: Drejtoria e Shërbimit Social
Ardian Gurra: Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Rinisë dhe Komuniteteve Fetare
Oneda Deliallisi: Drejtoria e Auditit të Brendshëm
Ermal Lufo: Drejtoria Ekonomike
Ardian Iljazaj: Drejtoria e Shërbimeve
Valbona Qiriako: Drejtoria e Buxhetit
Lorenc Facja: Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
Lorenc Smajli: Drejtoria e Turizmit
Dhurata Gjoka: Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Robert Dervishi: Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit
Alneida Rroshi: Drejtoria Ligjore.
KujtojmĂ« se pĂ«rgjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit kryeministri Edi Rama ka nisur njĂ« âturâ nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ« e vendit.
Fillimisht u ndal nĂ« atĂ« tĂ« VlorĂ«s e mĂ« pas vazhdoi me Fierin e DurrĂ«sin. Kryeministri ka theksuar nevojĂ«n pĂ«r energji dhe prurje tĂ« reja nĂ« administratĂ«, si e vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r tâu qasur sfidave tĂ« kohĂ«s.