Category: Uncategorized

  • Forcohet euro/ Fundi i sezonit rrit vlerën e monedhës europiane

    Forcohet euro/ Fundi i sezonit rrit vlerën e monedhës europiane

    Monedha europiane i është rikthyer rimëkëmbjes duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar në dy muaj.

    Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë euro e ka mbyllur javën në kufijtë e 98 lekëve duke fituar gati 1 pikë brenda 10 ditëve .Ky vlerësim i euros vjen në një moment kur efektet sezonale të verës po zbehen, pasi jemi në fund të pikut të sezonit turistik.

    Gjatë muajve korrik–gusht, në vend u regjistrua hyrje masive e valutës europiane si nga turistët, emigrantët por edhe nga investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme duke ndikuar direkt në dobësimin e saj përballë lekut në kursin e këmbimit.

    Kjo konfirmohet edhe nga vlera e lartë e transaksioneve në monedhën europiane të cilat vetëm në korrik arritën vlerën e 556.4 milionë eurove duke regjistruar nivelin më të lartë përgjatë këtij viti

    Agjentët e këmbimit valutor parashikojnë se me përfundimin e sezonit turistik monedha europiane do të fitoj territor përballë lekut duke vijuar që të ketë një forcim por pavarësisht kësaj nuk parashikohet që të tejkaloj limitin e 100 lekëve.

    Megjithatë, dobësimi i euros gjatë 2025-ës ka qenë më i përmbajtur krahasuar me vitet e kaluara.

    Nivelin më të lartë për këtë vit, euro e ka regjistruar në 30 janar, kur arriti të këmbehej me rreth 100 lekë dhe që nga ajo kohë ka humbur 2.85% të vlerës në raport me monedhën tonë.

    Një forcim të lehtë ka regjistruar edhe monedha amerikane kundrejt lekut gjatë ditëve të fundit .Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar po këmbehet me rreth 84 lekë.

  • E martuar me prokurorin e njohur, si duket sot aktorja e njohur me emrin “Mimoza Llastica”

    E martuar me prokurorin e njohur, si duket sot aktorja e njohur me emrin “Mimoza Llastica”

    Nëse ju themi Zhaklina Dhimojani ndoshta nuk ju vjen asgjë në medje, por ajo është personazhi shumë i preferuar i shqiptarëve, aktorja që ka luajtur Mimoza llasticën.

    Sot Zhaklin gëzon vëmendjen e mediave Zvicerian, ku në një fushë krejt larg aktrimit ajo nisi karrierën si përkthyese ndërsa sot është e angazhuar në politikën lokale.

    Atje ajo u njoh edhe me prokurorin federal Stefan Blättler i cili është sot bashkëshorti i saj. Sipas mediave zvicerane, Dhimojani është po aq e njohur në Shqipëri sa është Heidi në Zvicër.

    Një politikan i lartë shqiptar ka mbetur i mahnitur kur ka parë foton e çiftit në llogarinë zyrtare të parlamentit zviceran. “Sigurisht që e njoh”, thotë politikani.

    Ne jemi rritur në të njëjtën lagje në Tiranë dhe kemi shkuar në të njëjtën shkollë. Kushdo që është rritur në Shqipërinë e periudhës komuniste e kujton emrin e saj”, tregon një gazetare e njohur në Tiranë.

  • Pelinci:Takim historik në Kukës, dy qeveritë diskutojnë bashkimin kombëtar

    Pelinci:Takim historik në Kukës, dy qeveritë diskutojnë bashkimin kombëtar

    Veprimtari dhe profesori, Pëllumb Pelinci ka dhënë një njoftim të rëndësishëm, duke paralajmëruar një mbledhje të përbashkët qeveritare mes Kosovës dhd Shqipërisë, me fokus bashkimin kombëtar.

    “Pas bisedimeve intensive me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, është rënë dakord që dy qeveritë do të mbajnë një mbledhje të përbashkët në qytetin e Kukësit, me fokus çështjen madhore të bashkimit kombëtar.

    Në kuadër të këtij takimi historik, do të zhvillohet edhe ceremonia e dekorimit si Qytetar Nderi e deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka të zgjedhur me votën e qytetarëve të Kukësit dhe Zhurit të Prizrenit. Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të marrëdhënieve dhe idealit tonë të përbashkët kombëtar”, ka njoftuar ai.

  • Stuhia “godet” Shqipërinë/ Avioni nuk zbret dot në Rinas, piloti…

    Stuhia “godet” Shqipërinë/ Avioni nuk zbret dot në Rinas, piloti…

    Për shkak të motit të keq dhe stuhisë që po afrohet, Aeroporti “Nënë Tereza” po përballet me një trafik të jashtëzakonshëm ajrorë pasi avionët janë duke u munduar të ulen sa më shpejt.

    Qytetarët kanë raportuar se 7 avionë janë ulur njëri pas tjetrit, një pamje e pazakontë që tregon se moti do të jetë shumë i keq sot.

    Ndërkohë një avion i LOT Air nuk ka mundur të zbresë për shkak të erës së fortë pavarësisht manovrave të shumta të pilotit.

    Të gjithë udhëtarët dhe ata që janë duke udhëtuar përmes aeroportit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të informohen për çdo ndryshim të mundshëm në fluturime.

    Ndërkohë e njëjta thirrje shërben edhe për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet përgjatë stuhisë dhe të qëndrojnë të sigurtë për të shmangur çdo incident të mundshëm.

  • 🚨🌪️ LIVE NGA TIRANA – Stuhia merr përpara çdo gjë! A e paralajmëroi Edi Rama këtë ngjarje?

    🚨🌪️ LIVE NGA TIRANA – Stuhia merr përpara çdo gjë! A e paralajmëroi Edi Rama këtë ngjarje?

    Një stuhi e fortë ka goditur Tiranën duke shkaktuar kaos në rrugë, rrëzim pemësh dhe vështirësi në qarkullim. Qytetarët raportojnë për situata të rrezikshme, ndërsa videot që po qarkullojnë tregojnë momentet dramatike kur era dhe shiu shkatërrues përfshijnë kryeqytetin.

    Mes komenteve në rrjete sociale ka shpërthyer edhe ironia: “Mos ndoshta orakulli ynë, Edi Rama, e dinte këtë gjë dhe na paralajmëroi më herët?” – shkruajnë qytetarët duke e lidhur stuhinë me deklaratat e fundit të kryeministrit.

    👉 Pamjet janë LIVE dhe tregojnë fuqinë e natyrës në zemër të Tiranës.

    🌐 Ndiqni videon e plotë dhe shikoni çfarë po ndodh në kryeqytet!

  • 🚨⚡️ Kujdes Shqiperi– Furtunë e fuqishme godet qytetin, qytetarët këshillohen të qëndrojnë në shtëpi! ( VIDEO )

    🚨⚡️ Kujdes Shqiperi– Furtunë e fuqishme godet qytetin, qytetarët këshillohen të qëndrojnë në shtëpi! ( VIDEO )

    Një stuhi e fortë ka përfshirë Tiranën pasditen e sotme duke sjellë reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe rrezik për përmbytje në disa zona të qytetit. Autoritetet paralajmërojnë qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në banesa deri në stabilizimin e motit.

    Në disa akse kryesore janë raportuar rrëzime pemësh dhe pengesa në qarkullim, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për normalizimin e situatës.

    🌐 Shikoni videon e momentit kur furtuna goditi kryeqytetin!

  • Kozaku hap GoFundMe për Lambo por befason me shumën që mblodhi

    Kozaku hap GoFundMe për Lambo por befason me shumën që mblodhi

    Një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale, Kozaku, ka ndërmarrë një nismë të pazakontë. Ai ka hapur një GoFundMe me synimin për të mbledhur plot 140 mijë euro, për të blerë një Lamborghini Huracán 2016.

    Në mesazhin e tij publik, Kozaku shprehet se dëshiron të bëhet shqiptari i parë me këtë model makine falë mbështetjes së fansave dhe miqve të tij, duke e cilësuar këtë ëndërr si “një shembull se kur komuniteti bashkohet, gjithçka është e mundur.”

    Megjithatë, realiteti duket larg premtimeve. Edhe pse Kozaku deklaroi se vetëm nga miqtë e ngushtë do të siguronte mbi 60 mijë euro, deri tani janë mbledhur vetëm 193 euro, me gjithsej 8 donacione.

    Në rrjete sociale, ai ka reaguar me ironi ndaj kritikëve duke shkruar:

    “Shumë xheloza do ta blej lambo nga shoqnia ime jo nga njerëz smirëxhi, po nga dashamirët e mi.”

    Në një tjetër postim ai shtoi se është i sinqertë me publikun:

    “Unë nuk vjedh me fut njerëz karroc, me marr gjys për gjys. Unë ju them të vërtetën, jo mashtrime.”

    Për momentin, ëndrra e tij për të pasur “Lambon e parë shqiptare” mbetet ende shumë larg. Por siç e njohim Kozakun, duket se kjo iniciativë është një mënyrë për të krijuar histori dhe për të mbajtur vëmendjen e publikut të ngjitur pas tij.

  • Shtatori plot lekë! Këto janë 3 shenjat e horoskopirt që do i tërheqin paratë këtë muaj si me magnet!

    Shtatori plot lekë! Këto janë 3 shenjat e horoskopirt që do i tërheqin paratë këtë muaj si me magnet!

    Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe rivendosjes së ekuilibrave pas verës.

    Për shumë njerëz, kjo është një periudhë për të vendosur objektiva të reja dhe për të nisur rrugë të reja, por për disa shenja të horoskopit, ky muaj do të jetë më shumë se thjesht një rikthim në rutinë, do të jetë një shans i artë për rritje financiare.

    Sipas parashikimeve astrologjike, partneritete të reja, marrëveshje të suksesshme dhe mundësi të papritura fitimprurëse do t’ua hapin rrugën fitimeve të konsiderueshme këtyre tre shenjave me fat:

    Demi- Sukses financiar përmes vendosmërisë dhe iniciativës

    Muaji shtator sjell një kthesë pozitive për Demët. Ata do të ndiejnë më në fund se energjitë po punojnë në favorin e tyre. Një projekt i ri, një promovim apo një investim i menduar mirë mund të sjellin përfitime të dukshme financiare.

    Këshilla: Mos kini frikë të bëni hapa të guximshëm – idetë tuaja kanë potencial të lartë për sukses!

    Luani- Rritje profesionale dhe shpërblime konkrete

    Puna e palodhur e Luanëve më në fund po shpërblehet. Shtatori do t’u sjellë vlerësim profesional, oferta për role më të mirëpaguara dhe shpërblime monetare, si bonuse apo prime.

    Këshilla: Menaxhoni të ardhurat shtesë me mençuri – investoni në mënyrë strategjike për të garantuar sukses afatgjatë.

    Akrepi- Përfitime të papritura dhe vendime të zgjuara

    Për Akrepët, shtatori sjell të ardhura të papritura, ndoshta nga shlyerje borxhesh, shitje të suksesshme apo mundësi të reja për fitime. Intuita e tyre do t’i ndihmojë të marrin vendime të sakta.

    Këshilla: Ndiqni instinktin, por mbani këmbët në tokë – momenti është i favorshëm për të hedhur themelet e një stabiliteti financiar afatgjatë.

    Nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave, bëhuni gati për një muaj plot mundësi. Edhe nëse jo, mbani sytë hapur – shtatori gjithsesi mbetet periudhë e shkëlqyer për të bërë plane të zgjuara dhe për të hapur rrugën drejt një sezoni të suksesshëm.

  • Viti i ri shkollor/ Ministrja nxjerr njoftimin e rëndësishëm: Afati i fundit 1 shtatori…

    Viti i ri shkollor/ Ministrja nxjerr njoftimin e rëndësishëm: Afati i fundit 1 shtatori…

    Regjistrimet për nxënësit që do të nisin klasën e parë dhe të dhjetë në vitin shkollor 2025-2026 janë ende të hapura dhe do të vijojnë deri më 1 Shtator në platformën zyrtare e-Albania.

    Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka kërkuar nga prindërit që të përfundojnë procesin e regjistrimit brenda afatit, duke theksuar se është një procedurë e thjeshtë dhe e shpejtë.

    Njoftim i rëndësishëm për të gjithë prindërit – regjistrimet në klasat e para dhe të dhjeta janë të hapura në e-Albania deri më 1 Shtator. Ju lutem, përfundoni regjistrimin e fëmijëve tuaj brenda këtij afati. Është një proces që merr vetëm disa minuta” u shpreh ministrja. Manastirliu.

    Ministrja shtoi se sistemi i regjistrimit online përmes e-Albania ka për qëllim lehtësimin e procedurave dhe shmangien e radhëve në shkolla, duke garantuar një proces transparent dhe të aksesueshëm për të gjithë.

  • Panik! Personi theret brutalisht në rrugë, momenti kapet në video (VIDEO e rëndë)

    Panik! Personi theret brutalisht në rrugë, momenti kapet në video (VIDEO e rëndë)

    Një video tronditëse po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngjallur panik dhe frikë tek qytetarët. Pamjet shfaqin momentin kur një person qëllon me thikë një tjetër, në një skenë të dhunshme që ka alarmuar opinionin publik.

    Deri tani, ende nuk ka informacion të saktë mbi gjendjen shëndetësore të personit të sulmuar, ndërsa autoritetet gjermane po punojnë për të zbardhur detajet dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

    Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar, ku qytetarët e pranishëm kanë përjetuar panik dhe tmerr gjatë aktit të dhunshëm. Videoja është konsideruar shumë sensitive dhe u bëhet thirrje qytetarëve të ndjeshëm të shmangin shikimin e saj, pasi skenat janë të rënda dhe të papërshtatshme.

    Policia gjermane ka nisur hetimet për rastin dhe pritet të japë një deklaratë zyrtare në orët në vijim.

    👉 Kjo ngjarje ka ndezur sërish debatet mbi sigurinë publike në qytetet gjermane dhe rritjen e rasteve të dhunës në hapësira të përbashkëta.