Category: Uncategorized

  • Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për ju

    Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për ju

    Dite e ndërlikuar kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kuptoheni aspak me personin qe keni ne krah. Qëndroni pak kohe larg dhe reflektoni për te ardhmen. Beqaret do ia shprehin hapur ndjenjat personave qe do pëlqejnë. Paratë nuk do jene ne gjendjen me te mire kështu qe bëni kujdes dhe mos shpenzoni shifra marramendëse.

    Bëjini sytë katër gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Disa persona te jashtëm do mundohet t’iu prishin pune dhe t’ua marrin nga duart atë qe keni ne krah. Beqaret do arrijnë me ne fund ta bëjnë për vete personin qe aq shume kane pëlqyer. Situata financiare do ketë ulje dhe ngritje te shpeshta. Nuk është koha për te dhënë hua apo për te bere investime.

    Binjaket

    Pasioni ne çift do shtohet sot. Do ndiheni me mire pranë atij qe dashuroni dhe gati për te marre edhe ndonjë vendim për te ardhmen. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sepse jeta mund t’iu ndërlikohet me tepër nëse fillojnë ndonjë lidhje. Ne planin financiar do kaloni disa vështirësi megjithatë do arrini t’ia dilni me sukses. Nuk do e lëshoni veten asnjë çast.

    Gaforrja

    Venusi dhe Marsi do kujdesen mjaft gjate kësaj dite dhe do iu ndihmojnë t’iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe keni ne çift. Gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit binjak, por pa fat. Ne planin financiar situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit nëse nuk merrni sa me shpejt masat e duhura.

    Luani

    Do iu duhet ende shume pune për t’ia mbushur mendjen partnerit se nuk do e gënjeni me dhe do tregoheni te sinqerte me te. Buka e thyer nuk ngjitet me. Gjithmonë ai do ketë hijen e dyshimit. Beqaret nuk do e vuajnë aspak vetminë megjithatë pritet te ndodhin disa takime impresionuese. Te ardhurat fatmirësisht nuk do kenë asnjë lloj problemi.

    Virgjeresha

    Pasioni do shtohet papritur sot ne jetën tuaj ne çift dhe vete do mahniteni nga gjerat qe do ndodhin. Shfrytëzojeni çdo sekonde sa me shume qe te mundeni. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat kane për t’ua ndryshuar përgjithmonë jetën. Financat nuk do jene te këqija, por nëse doni qe te keni përmirësime duhet te flisni me specialistet.

    Peshorja

    Klima ne jetën tuaj ne çift do filloje te ngrohet pas një periudhe me debate dhe mosmarrëveshje. Do i kuptoni gabimet dhe do dini te kërkoni falje. Beqaret nuk do jene shume te shoqërueshëm dhe nuk do mundin ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar perspektivat janë te mrekullueshme. Do jeni shume te qarte për hapat qe duhet te hidhni.

    Akrepi

    Ne jetën tuaj ne çift do ndodhin gjera te jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Rutina do marre fund dhe emocionet do jene me te fuqishme se kurrë me pare. Shfrytëzojeni ditën sa te mundni. Beqaret duhet te mendojnë me shume për te ardhmen dhe jo te hidhen ne krahët e dikujt vetëm për disa emocione te momentit. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm.

    Shigjetari

    Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bini dakord me partnerin tuaj për gjithçka dhe bashkëpunoni do jete goxha i forte. Beqaret nuk do këmbëngulin shume për ta bere për vete atë qe pëlqejnë, por do shohin edhe mundësi te tjera. Ne planin financiar do ketë disa probleme për shkak te shpenzimeve marramendëse qe do kryeni.

    Bricjapi

    Nëse marrëdhënia ne çift nuk është e mire mos e acaroni edhe me tepër atmosferën sepse me pas nuk do arrini dot ta rregulloni situatën. Beqaret jo te gjithë do jene me fat, megjithatë nuk duhet te mbyllen për asnjë moment ne vetvete. Sektori i financave do vije duke i stabilizuar fale perkujdesit tuaj, por edhe fale ndormes qe do iu japin disa familjare.

    Ujori

    Qielli yjor do dominohet nga Venusi gjate kësaj dite. Do i jepni me shume rëndësi se kurrë lidhjen qe keni krijuar dhe mund te bëni edhe ndonjë çmenduri vetëm qe te rikthehet pasioni i zjarrte. Beqaret do kenë vetëm flirtime dhe joshje me sy, asgjë me shume sesa aq. financat do mund te përmirësohen tej mase nëse ju shpenzoni me maturi dhe i menaxhoni mire te ardhurat.

    Peshqit

    Asnjë planet nuk do ndikoje ne sektorin tuaj te dashurisë sot. Nuk priten konflikte me partnerin, por as ndonjë pasion shume i zjarrte. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe ata me pak i presin. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë pak maturi dhe një menaxhim me i mire do iu ndihmonte se tepërmi

  • Ndikimet e agjërimit të ndërprerë, përfitime apo rreziqe për zemrën? Studimi i ri ngre shqetësime

    Ndikimet e agjërimit të ndërprerë, përfitime apo rreziqe për zemrën? Studimi i ri ngre shqetësime

    Agjërimi i ndërprerë është bërë trendi më i madh dietetik i dekadës, duke premtuar përfitime shëndetësore pa nevojën e numërimit të kalorive ose kufizimit të karbohidrateve. Thjesht ndryshon koha kur hani, jo domosdoshmërisht atë çfarë hani. Ndër të njohurit që e praktikojnë janë figura të teknologjisë dhe yje të Hollivudit. Madje, ish-kryeministri britanik Rishi Sunak ka treguar se nisi javën e tij me një agjërim 36-orësh.

    Hulumtimet e mëparshme sugjeronin se zgjatja e agjërimit gjatë natës mund të përmirësojë metabolizmin, të ndihmojë riparimin qelizor dhe potencialisht të zgjasë jetën. Por nutricionistët paralajmërojnë se heqja e vakteve nuk është zgjidhje magjike dhe mund të jetë e rrezikshme për ata me sëmundje të mëparshme.

    Agjërimi i ndërprerë zakonisht kufizon kohën e të ngrënit në rreth 8 orë, duke lënë një boshllëk prej 16 orësh pa ushqim. Të tjera dieta me kohë të kufizuar, si plani 5:2, kufizojnë kaloritë në ditë të caktuara dhe jo në orë.

    Por një studim i madh i ri, i bazuar në të dhënat e më shumë se 19 mijë të rriturve, tregon një rrezik të shtuar për shëndetin e zemrës. Ata që kufizuan ngrënien nën 8 orë në ditë përjetuan një rrezik 135% më të lartë për vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare krahasuar me ata që hëngrën gjatë 12-14 orëve.

    Rreziku i shtuar për zemrën ishte i qëndrueshëm pavarësisht moshës, gjinisë apo stilit të jetesës, dhe ishte më i lartë tek duhanpirësit dhe personat me diabet ose sëmundje ekzistuese të zemrës. Megjithatë, lidhja me vdekjet nga çdo shkak tjetër ishte e dobët dhe e pasigurt.

    Autorët e studimit theksojnë se kjo nuk provon shkakësinë, por sinjali është mjaft shqetësues për të sfiduar narrativën se agjërimi i ndërprerë është pa rreziqe. Studimi sugjeron që për individët me probleme të zemrës ose diabet, kufizimi i gjatë i dritares së të ngrënit mund të mos jetë i sigurt.

    Ekspertët kujtojnë përfitimet e mundshme të agjërimit të ndërprerë: humbje peshe, përmirësim të ndjeshmërisë ndaj insulinës, ulje të tensionit të gjakut, dhe përfitime të mundshme anti-inflamatore. Por ekzistojnë edhe rreziqe: Mungesa e lëndëve ushqyese, kolesterol i lartë, uria e tepruar, dhimbje koke dhe vështirësi për t’u ndjekur afatgjatë.

    Për ata që kanë diabet, agjërimi pa mbikëqyrje mund të shkaktojë rënie të rrezikshme të sheqerit në gjak, ndërsa për të moshuarit ose personat me sëmundje kronike, mund të përshpejtojë humbjen e muskujve.

    Studimi i ri nxjerr në pah një paralajmërim të ri: lidhja e mundshme e agjërimit me rrezikun e lartë kardiovaskular, sidomos tek grupet e rrezikuara. Ekspertët rekomandojnë që dietat të personalizohen sipas gjendjes shëndetësore dhe të dhënave aktuale, duke vënë theksin më shumë tek ajo çfarë hani sesa tek ora kur hani./

  • Dy shqiptarët kapen në Itali me 100 mijë euro cash dhe 15 kg kokainë

    Dy shqiptarët kapen në Itali me 100 mijë euro cash dhe 15 kg kokainë

    Dy shqiptarë, 25 dhe 36 vjeç, u arrestuan nga policia italiane në rajonin e Peruxhias, pasi u kapën me një sasi prej 15 kg kokainë dhe 100 mijë euro cash.

    Hetimet tregojnë se ata dyshohen për përfshirje në një rrjet trafiku që lidh Toskanën dhe Umbrinë.

    Gjatë ndalimit, njëri prej tyre u përpoq të arratisej dhe hodhi 2 kg kokainë, ndërsa tjetri po fshihte 70,000 euro të gatshme në makinën e tij dhe në çantë.Pas kontrolleve në shtëpitë e tyre, u gjetën edhe 12 kg kokainë të tjera dhe rreth 23,000 euro.

    Kokaina ishte e paketuar në mënyrë të veçantë, me ngjyra të ndryshme, që dyshohet të kenë simbolizuar porositësit.

    Hetimet vazhdojnë për të zbuluar të gjithë rrjetin dhe bashkëpunëtorët e mundshëm

  • Jetë luksi me k*kainë e mijëra euro, cila është gazetarja  që kishte lidhje me kriminelët në Itali

    Jetë luksi me k*kainë e mijëra euro, cila është gazetarja që kishte lidhje me kriminelët në Itali

    ITALI- Një kilogram kokainë, qindra mijëra euro para të fshehura në bagazhin e një Audi, një kompani fasadë për trafikim nga Evropa Lindore dhe një influencere dhe prezantuese moldave, çoi në arrestimin e dy bossëve të drogës në Itali. Corriere shkruan se Felicia Sirbu, një banore moldave në provincën e Monzës, nuk ndodhet nën hetim nga gjykata italiane. Megjithatë, kanë dalë lidhje të dyshimta në jetën private 34-vjeçares, e cila në Instagram e paraqet veten si një influencere dhe gazetare televizive me më shumë se 13 vjet përvojë.

    Një fytyrë e njohur në televizionin moldav, ajo është intervistuar nga mediat lokale dhe madje është paraqitur në artikuj thashethemesh që zbulojnë aspekte të jetës së saj sentimentale dhe vendimin e saj për tu zhvendosur në Milano. Profili i saj i mbushur me një stil jetese luksoz, me foto të pozuara me veshje elegante, udhëtime në bregdet, male dhe kryeqytete evropiane dhe bizhuteri të shtrenjta.

    Hetimi nga karabinierët e degës së Sesto San Giovanni filloi me zbulimin, e një kilogrami kokainë në një furgon të kontrolluar në Vimodrone. Në atë rast, u arrestua rumuni 47-vjeçar Andrei Radu Tataru. Hetimet pasuese, të kryera nëpërmjet përgjimeve telefonike dhe analizës së lëvizjeve të automjeteve, çuan në një garazh në Via della Burrona, ku 279,000 euro në para të gatshme u zbuluan brenda një Audi A6 luksoz, të fshehur në bagazh

    Sipas hetuesve, paratë rrjedhin nga trafikimi i drogës, megjithëse nuk lidhet vetëm me kokainën. Fokusi i hetuesve është zgjeruar edhe tek të paktën shtatë persona të tjerë. Por, përballë një sërë kërkesash për masa paraprake nga zyra e prokurorit të Monzës, gjykata lëshoi ​​masa kufizuese vetëm kundër dy individëve për vepra të dyshuara penale të trafikimit të drogës, 47-vjeçarit rumun Cristinel Balint dhe shtetasit 28-vjeçar ukrainas Ivan Buzduhan.

    Balint është burri që, sipas dokumenteve, u takua me Felicia Sirbu në nëntor 2023. Në atë kohë, gruaja jetonte në Nova Milanese, pak jashtë Monzës. Sipas karabinierëve, të paktën në kohën e përgjimit, ajo kishte një lidhje romantike me një person të quajtur, Vladimir Tataroi, i njohur si “Vova”.

    Balint i shprehu shqetësimet e tij 34-vjeçares sepse kishte dijeni se ishte nën mbikëqyrjen e hetuesve. Të dy konsumuan një dozë kokaine së bashku dhe diskutuan një punë fiktive që gruaja të rregullonte situatën e saj tatimore dhe të kishte para për të shpenzuar.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Tr*gjedi në vend, vd*sin dy te rinj(emrat)

    Tr*gjedi në vend, vd*sin dy te rinj(emrat)

    Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pas mesnate në hyrje të qytetit të Peqinit, ku dy të rinj 24-vjeçarë kanë humbur jetën tragjikisht.

    Sipas burimeve paraprake, automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët e një banese buzë rrugës. Përplasja e fortë ka rezultuar fatale, duke i lënë të dy të rinjtë të vdekur në vend.

    Viktimat janë drejtuesi i mjetit Gabriel Lluca, 24 vjeç, banues në Peqin si dhe Denis Korbi, 24 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.

    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, të cilat deri tani mbeten të paqarta.

    Njoftimi i policise

    Rreth orës 02;00 në hyrje te Peqinit tek “Ura e Teqes” ka ndodhur një aksident mjeti tip W Golf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll., 24 vjec banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banuese në Peqin.

    Të plagosurit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital. Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen.

    Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave

  • Profesori mitrovicas e ndërron emrin nga Ahmet në Shqiptar: S’dua të vdes me emër arab

    Profesori mitrovicas e ndërron emrin nga Ahmet në Shqiptar: S’dua të vdes me emër arab

    Ndërtimi i një katedrale në Bajgorë. Kjo është ideja e profesorit nga Mitrovica Ahmet Musa. Ai ka shpjeguar se nga erdhi ideja e tij. Por, profesori e kishte ndërruar edhe emrin nga Ahmet në Shqiptar.

    Ai shpjegoi se tani e tutje do të quhet Shqiptar Shaljani. Aty, shpjegoi edhe arsyen se pse ai e mori vendimin që ta ndërrojë emrin.

    Që nga mosha madhore emri im më ka penguar personalisht. Është emër tipik arab, nuk dua të vdes me emër arab. Dua të vdes me emër tipik shqiptar”, tha ai në Klan Kosova.

    Ndiqeni deklarimin e tij:

  • Qëllohet me armë zjarri, ndërron jetë ish-kryetari i parlamentit ukrainas

    Qëllohet me armë zjarri, ndërron jetë ish-kryetari i parlamentit ukrainas

    Andriy Parubiy, ish-kryetari i parlamentit të Ukrainës, është qëlluar për vdekje rreth mesditës në Lviv. Mediat ukrainase thonë se oficerët e zbatimit të ligjit morën një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në lagjen Sykhiv të qytetit më të madh në perëndim të vendit.

    “Viktima vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra. I ndjeri është një figurë e njohur publike dhe politike i lindur në vitin 1971”, thuhet në raportin e policisë, që sqaron se po merren të gjitha masat për të identifikuar autorin e sulmit dhe vendndodhjen e tij. Parubiy drejtoi Parlamentin nga viti 2016 deri në 2019 dhe më herët pati shërbyer si Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

    Në vitin 2016, ai u zgjodh kryetar i parlamentit, në vend të Volodymyr Groysman, që mori pozicionin e kryeministrit. Rreth asaj kohe, ka patur edhe një tentative tjetër vrasjeje ndaj Parubiy me granatë dore.. Më vonë, Ministria e Punëve të Brendshme raportoi se atentati ishte përgatitur nga një punonjës i Shërbimit të Sigurisë së Personelit (UDO) nga koha e ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovychit.

    Ministri i Punëve të Brendshme Ihor Klymenko dhe Prokurori i Përgjithshëm Ruslan Kravchenko sapo kanë raportuar mbi rrethanat e para të njohura të një vrasjeje të tmerrshme në Lviv. Andriy Parubiy është vrarë”, shkroi Zelenskiy në X, duke shtuar se kërkimet për vrasësin po vazhdojnë.

  • KATËR VILAJETET SHQIPTARE, KËSHTU SOT DO DUKESHIN TROJET TONA

    KATËR VILAJETET SHQIPTARE, KËSHTU SOT DO DUKESHIN TROJET TONA

    A E KENI ËNDËRR NJË SHQIPËRI TË TILLË. TË FORTË TË PAPËULUR TË QËNDRUESHME …

    Miq . Besoj se ëndërr e çdo shqiptari do ishte që këto vilajete (krahina) Shqiptare të ishin në një Shqipëri të bashkuar .Në një Shqipëri Natyrale

    Katër vilajetet shqiptare ishin ndarja administrative më e rëndësishme ku shqiptarët jetuan në mënyrë të dendur në shek. XIX, në kuadër të Perandorisë Osmane. Këto katër vilajete u bënë edhe boshti i kërkesave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) për autonomi ose bashkim në një vilajet të vetëm shqiptar.

    Vilajeti i Shkodrës
    Qendra: Shkodra:
    Përfshinte: Shqipërinë veriore (Shkodër, Lezhë, Ulqin, Tivar, Podgoricë, Plavë, Guci, Malësi e Madhe).
    Ishte zonë me rëndësi strategjike detare dhe kufitare me Malin e Zi.

    Vilajeti i Kosovës:
    Qendra: Prishtina (disa kohë edhe Shkupi).
    Përfshinte: Kosovën e sotme, Sanxhakun e Novi Pazarit, pjesë të Maqedonisë veriore (Shkup, Tetovë, Gostivar), si dhe pjesë të Kosovës lindore.
    Ishte zemra e lëvizjes kombëtare, aty ku u mblodh Lidhja e Prizrenit.

    Vilajeti i Manastirit:
    Qendra: Manastiri (sot në Maqedoninë e Veriut).
    Përfshinte: pjesë të Shqipërisë juglindore (Korçë), Maqedonisë perëndimore (Manastir, Ohër, Strugë, Dibër) dhe pjesë të Thesalisë.
    Ishte një zonë shumë e rëndësishme kulturore, ku më 1908 u mbajt Kongresi i Manastirit, që vendosi për alfabetin e shqipes.

    Vilajeti i Janinës:
    Qendra: Janina (sot në Greqi).
    Përfshinte: Shqipërinë jugore (Gjirokastër, Vlorë, Tepelenë, Berat) dhe Çamërinë (Prevezë, Arta, Filat, Paramithi, Janinë).
    Ishte një qendër me traditë të madhe arsimore dhe kulturore shqiptare.

    Rëndësia:
    Këto vilajete nuk ishin “shtete shqiptare”, por krahinat ku shqiptarët ishin shumicë. Prandaj Lidhja e Prizrenit kërkoi bashkimin e tyre në një Vilajet të vetëm shqiptar, si hap drejt autonomisë dhe më pas pavarësisë (1912).

  • 📰 Luizi Ejlli surprizon fansat në mes të natës!

    📰 Luizi Ejlli surprizon fansat në mes të natës!

    Në një orë të vonë, Luizi Ejlli ka postuar një video ku këndon live, duke sjellë emocion dhe qetësi për të gjithë ndjekësit e tij. “Dëgjojeni para se të flini, që t’ju kënaqen veshët,” – është mesazhi i artistit për fansat.

    Këngëtari, i cili di gjithmonë si të prekë zemrat e publikut, ka marrë komente të shumta pozitive për performancën e tij spontane dhe të sinqertë.

    👉 Klikoni dhe dëgjojeni live zërin e Luizit — një dhuratë e vogël muzikore për netët e vona!

  • Do ndodhë në më pak se 10 vite..” Bill Gates TR*NDIT me deklaratën

    Do ndodhë në më pak se 10 vite..” Bill Gates TR*NDIT me deklaratën

    Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale, si mjekësia dhe arsimi, dhe ndryshimi i madh mund të ndodhë në më pak se 10 vjet.

    Gjatë një interviste me Jimmy Fallon në “The Tonight Show”, Gates theksoi se teknologjia AI do të mundësojë realizimin e detyrave që kërkojnë aftësi të specializuara njerëzore, duke bërë të panevojshme ekspertizën e njerëzve në fusha të tilla si mjekësia dhe arsimi.

    Ai shtoi se këshillat mjekësore dhe mësimi i shkëlqyer do të bëhen falas në dekadën e ardhshme.