Category: Uncategorized

  • Festim Isufi u gjet i ρ αjetë në banesë, ndërsa partnerja e plagosur, detaje të reja nga υ▪︎ekja e stilistit nga Kosova! Bien dyshimet ndaj gruas së tij

    Festim Isufi u gjet i ρ αjetë në banesë, ndërsa partnerja e plagosur, detaje të reja nga υ▪︎ekja e stilistit nga Kosova! Bien dyshimet ndaj gruas së tij

    Kanë kaluar më shumë se katër muaj nga vdekja tragjike e dizajnerit të njohur kosovar, Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B të Prishtinës, por hetimet rreth rastit ende nuk kanë çuar në ndonjë përfundim konkret.

    Familjarët dhe opinioni publik mbeten në pritje të së vërtetës. Përveç Isufit, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra me mjet të mprehtë, bashkëshortja e tij, Rina Maloku Isufi, u gjet në banesë me lëndime trupore dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

    Në lidhje me hetimet, avokati i Rina Malokut, Arianit Koci, ka deklaruar për media se klientja e tij nuk është në cilësinë e të dyshuarës dhe se nuk ka pranuar asnjë informacion zyrtar nga organet e drejtësisë.

    “Po besojë që policia po vazhdon hetimet, me punët e veta. Unë nuk kam informacion as që e kanë mbyll as që s’e kanë mbyll. S’kemi më informacione. Policia s’kanë dhënë asnjë informacion. Dua të theksoj se Rina nuk është në cilësinë e të dyshuarës”, – ka thënë avokati i Rina Malokut, Arianit Koci.

    Vlen të përmendim faktin se më 23 maj është finalizuar autopsia e trupit të Festim Isufit, e cila është dorëzuar familjes dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    Sipas raportit zyrtar, Isufi ka pësuar shtatë plagë në trup, ndërsa vdekja e tij është shkaktuar nga plagët fatale në zonën e qafës, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë thikë.

    Prokuroria ka bërë të ditur se raporti i autopsisë, së bashku me prova të tjera të mbledhura në vendin e ngjarjes, janë pjesë e hetimeve në vazhdim dhe pritet që në momentin e duhur të dalë me një përfundim zyrtar.

    Pavarësisht se rasti ka tërhequr vëmendje të madhe, sidomos për faktin se viktima ishte një emër i njohur në industrinë e modës në Kosovë, hetimet nuk kanë prodhuar ende rezultate konkrete, duke lënë shumë pikëpyetje të hapura. Festim Isufi, 34 vjeç, ishte një nga emrat më të njohur të dizajnit në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin artistik dhe kulturor.

  • 🟥 Nëse fëmija juaj ulet në pozicionin “W”, ndalojeni menjëherë! Mjekët paralajmërojnë për pasojat e rënda

    🟥 Nëse fëmija juaj ulet në pozicionin “W”, ndalojeni menjëherë! Mjekët paralajmërojnë për pasojat e rënda

    Shumë fëmijë, kur luajnë, ulen në një pozicion të quajtur “W” – me të pasmet në tokë dhe këmbët të përkulura nga të dyja anët. Ky pozicion u duket i rehatshëm dhe i qëndrueshëm, por në fakt mund të sjellë pasoja afatgjata për zhvillimin e tyre.

    👶 Mjekët paralajmërojnë se ulurja e shpeshtë në “W” mund të shkaktojë:

    Probleme ortopedike dhe dhimbje në ije Forcim dhe shkurtim të muskujve Vështirësi në ekuilibër dhe koordinim Madje edhe rrezik për dislokim të ijëve në raste më të rënda

    Këto ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin motorik të fëmijës, duke e bërë më të vështirë ngjitjen, vrapimin apo edhe aftësi si shkrimi.

    ✅ Çfarë duhet të bëjnë prindërit?

    Inkurajoni fëmijët të ulen “këmbëkryq” (pozicioni i qepës), anash apo me këmbët drejt përpara. Mund të përdorni edhe karrige të vogla dhe tavolina. Nëse fëmija preferon vetëm “W-sitting” dhe nuk pranon pozicione të tjera, këshillohet një vizitë tek fizioterapisti.

    👉 Herë pas here ky pozicion nuk është problem, por nëse bëhet zakon, mund të ndikojë negativisht në qëndrimin dhe lëvizjet e fëmijës. Kujdesi i hershëm është çelësi për një zhvillim të shëndetshëm!

  • E dalloni kush është djaloshi  ky postim nostalgjik në rrjete sociale

    E dalloni kush është djaloshi ky postim nostalgjik në rrjete sociale

    Një foto e rrallë e Albin Kurtit, shumë vite para se të bëhej Kryeministër i Kosovës.
    I lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë, ai u rrit në një kohë të vështirë, mes sfidave politike e shoqërore që më vonë do ta formonin si një nga figurat më të forta të rezistencës shqiptare.
    Nga djaloshi i thjeshtë i Prishtinës që shihet në këtë foto, tek studenti rebel i viteve ’90, tek i burgosuri politik në Serbi dhe më pas lideri i Vetëvendosjes rrugëtimi i tij është i mbushur me sakrifica, kthesa dhe momente historike.

    Sot, ai është Kryeministër në dy mandate dhe një nga personalitetet më të debatuara të politikës shqiptare.

    Pyetje nostalgjike për ju:
    A nuk duket sikur edhe në këtë foto të hershme fshihet fytyra e një lideri të ardhshëm?

  • “She Needs Help!”- Miley Cyrus’Latest Campaign Has Fans Fearing for her Well-being

    “She Needs Help!”- Miley Cyrus’Latest Campaign Has Fans Fearing for her Well-being

    Miley Cyrus has been called out as an artist by many, but her latest campaign is taking art to a whole new level of extreme.

    The star was seen displaying a very questionable attire and demeanor while playing the first face of Maison Margiela in nearly fourty years. This time around, she was seen donning nothing but body paint, leaving many wondering why.

    The Flowers singer stars in the brand’s Autumn/Winter 2025 Avant premiere campaign that is shot by leading photographer from Italy, Paolo Roversi.

    In several of her painted portraits, Cyrus appears nude save for white brushstrokes, accessorized only with the help of a handbag and cleft-toe Tabi Roversi boots.

    The nudes put out a very distinctly unique look for Cyrus who was recently called out for her campaign with top luxe label Gucci. There she also put out unique expressions that had some wondering if she’s doing okay as they disguised her eyebrows.

    In this one, she’s wearing nothing but body paint but something about this celeb did appear off as per one source. Some experts felt Cyrus is trying her hardest to break out of her comfort zone, while others feel she might be working too hard to be unique, which gives an off appearance. What do you think?

  • Shenjat e para me të cilat shfaqet infarkti dhe si të mbroheni sipas mjekes kardiologe, Daniela Teferici

    Shenjat e para me të cilat shfaqet infarkti dhe si të mbroheni sipas mjekes kardiologe, Daniela Teferici

    Për të parandaluar infarktin apo për t’u mbrojtur nga pasojat që ai mund të sjellë në momentin kur ndodh, me rëndësi është të mos neglizhohen shenjat e para.

    Një dhimbje e fortë në kraharor, bllokimi i frymë- marrjes, mpirja e krahut, të përzierat dhe djersitja mund të jenë tregues të një infarkti, ndaj duhet që i sëmuri të dërgohet menjëherë në spital. Sipas mjekes kardiologe, Daniela Teferici, 6 orët e para janë elementare për të shpëtuar muskulin e zemrës nga një dëmtim i pakthyeshëm që mund të vërë në rrezik jetën.

    Përmes një interviste dhënë për gazetën, doktoresha na njeh në mënyrë të detajuar me shenjat që manifeston infarkti në kategori të caktuara, siç janë të moshuarit dhe diabetikët, faktorët e riskut, masat që duhen ndërmarrë, komplikimet dhe metodat e trajtimit.547478547477

    Doktoreshë, cilat janë shenjat e para apo shqetësimet që manifeston infarkti?

    Infarkti përkthehet ndryshe si bllokim i enëve të gjakut. Pra, është bllokimi i arterieve koronare, të cilat ushqejnë zemrën. Infarkt ndodh atëherë kur kemi bllokim total të enës, thënë ndryshe ajo zonë e miokardit apo muskulit të zemrës nuk furnizohet më me gjak. Në rast se koha që kalon është e gjatë, atëherë ndodh nekroza, vdekja e muskulit të zemrës. Në momentin që ndodh kjo, ajo pjesë kthehet në cikatrice, e cila nuk kryen më funksionin e saj fiziologjik. Për t’u ndalur në pyetjen tuaj, infarkti është një patologji, i cili i ka të shprehura shumë simptomat. Ankesa kryesore është dhimbja e gjoksit, e cila është një dhimbje shumë e fortë, që kërkon me patjetër trajtim spitalor. Kurrsesi infarkti nuk mund të trajtohet në shtëpi, pasi dhimbja që manifeston zgjat mbi 20 minuta, nuk qetësohet me tableta, por kërkon mjekim spitalor. Një shenjë tjetër mund të jetë frymëmarrja e theksuar, ajo që ne e quajmë edemë pulmonare akute. Marrja e frymës është kaq e theksuar, sa pacienti mbytet. Në të tilla raste rekomandohet dërgimi i pacientit në qendrën më të afërt spitalore. Po ashtu mund të shfaqë djersitje, të përziera dhe të vjella, të cilat shpeshherë konfundohen me një helmim apo sëmundje të stomakut. Në një përqindje më të vogël rastesh, manifestimi i infarktit të miokardit ka shenja më të zbehta. Zakonisht kjo ndodh te pacientët e moshës së tretë dhe te pacientët diabetikë.

    Ju pohuat se te pacientët e moshës së tretë dhe te diabetikët shenjat nuk janë të forta, atëherë si shfaqet?

    Këto dy kategori nuk shfaqin dhimbje të forta në kraharor, por vetëm një ndjenjë bezdisëse në gjoks, ndjenjë e lehtë apo diskonfort, të përziera, por jo kriza. Kjo bën që pacienti të mos dërgohet në urgjencën spitalore, por të trajtohet në shtëpi, duke qenë se ankesat janë jo të mëdha. Konstatohet që ka bërë infarkt vetëm në momentin që bën një EKG (elektrokardiogramë) apo një EKO. Në këto raste kemi të bëjmë me një kontingjent të vogël njerëzish.

    Fakti që qëndrojnë në shtëpi, i vë ata në rrezik?

    Risku më i madh është në orët e para të infarktit, sepse në orët e para ndodhin shumë komplikacione, sikundër mund të ndodhë edhe një aritmi vdekjeprurëse. Në rastet kur kalojnë disa ditë, risku për një vdekje të papritur fillon të ulet.

    Por në momentin që ndodh infarkti?

    Sigurisht që në momentin kur ndodh infarkti janë të riskuar, por diçka që suportohet dhe që mund të tejkalohet në kushte shtëpie është diçka më e lehtë për t’u përballuar. Kur është një infarkt masiv i madh ose bën vdekje të menjëhershme, ose bën edemën pulmonare akute që imponon dërgimin me urgjencë të të sëmurit në spital.

    Sa predispozitë ka që një i sëmurë diabetik të bëjë infarkt?

    Personat diabetikë janë dyfish më të rriskuar për të bërë infarkt miokardi në raport me të tjerët. Diabeti konsiderohet një nga faktorët më madhorë për të pasur sëmundje arteriosklerotike të zemrës. Ndaj duhet kujdes i dyfishtë dhe të mos nënvlerë- sohen ankesat, sepse te diabetikët infarkti mund të shfaqet pa dhënë shumë ankesa.

    Ne folëm për shenjat që infarkti jep në momentin që ndodh, por a ka sinjale të tjera që shfaqen më herët dhe që shërbejnë si tregues për riskun që na kanoset?

    Patjetër, në përqindjen më të madhe ka shenja paralajmëruese. Është ajo që ne e quajmë angina pectoris e qëndrueshme, pra dhimbja e gjoksit kur personi bën një sforcim, ngjit shkallët apo kur bën punët e përditshme. Përkundrejt saj është angina pectoris e paqëndrueshme që është parainfarkti. Në këto raste pacienti ka dhimbje edhe në qetësi, dhimbje e cila zgjat disa minuta. Infarkti gjithnjë ka shenja pararendëse, ka dhimbjen e gjoksit, vështirësinë në frymëmarrje përpara se të ndodhë ajo që unë do ta quaja stuhia. Një person, nëse është i kujdesshëm, e kupton që ka disa muaj që ka ndryshuar diçka tek ai. Ndërsa më përpara ka qenë i palimituar në aktivitetin e tij të përditshëm, tani ka një ndryshim. Marrja e frymës, dhimbja e gjoksit e pengon. Këto janë shenja tipike, të cilat nuk duhet të neglizhohen.

    Çfarë rekomandohet në këto raste?

    Menjëherë duhet të drejtoheni te mjeku kardiolog, i cili nisur nga ankesat, bën vlerë- simin nëse janë dhimbje tipike për sëmundjen e arterieve koronare apo jo. Ka persona që frikësohen nga mpirja e krahut, me mendimin se rrezikojnë infarktin. Por diagnozën mund ta përcaktojë vetëm mjeku. Ka shumë faktorë të tjerë që ne na bëjnë të mendojmë për sëmundjen e arterieve koronare, të tilla si duhanpirja, diabeti, yndyrat e larta, mungesa e aktivitetit fizik etj. Konkretisht, nëse paraqitet një mashkull mbi 40 vjeç me këta faktorë, atëherë risku është edhe më i lartë. Pra, seksi mashkull ka më predispozitë të bëjë infarkt.

    Nëse i neglizhojmë këto shenja dhe nuk paraqitemi për trajtim të specializuar, çfarë mund të ndodhë?

    Mund të ndodhë bllokimi i menjëhershëm i arteries koronare, pra infarkti akut i miokardit. Kur krizat janë të forta, nuk të japin mundësi të mendohesh, në këto kushte mund të ndodhë edhe një aritmi vdekjeprurëse, insuficiencë akute kardiake, të cilat po ashtu janë urgjencë mjekë- sore. Por mund të ndodhë edhe vdekja e papritur. Të gjitha këto varen nga madhë- sia e enës së gjakut, e cila është bllokuar sepse kur është degëzim i vogël, nuk rrezikon. Pra, ka të bëjë me hapë- sirën e muskulit të zemrës që furnizohet më me gjak. Edhe një zonë e vogël mund të bëjë atë aritminë vdekjeprurëse, nëse nuk bëhet goditja elektrike, personi rriskon jetën.

    Moshat e reja mund të pësojnë vdekje të papritur nga infarkti?

    Po, mund të ndodhë, varet nga madhësia e infarktit. Kur kemi një bllokim të enës së gjakut, e cila ka ardhur gradualisht, siç ndodh te mosha e tretë, organizimi ka mekanizmat e vet përshtatës. Në mënyrë që të furnizojë me gjak këtë muskul që nuk po merr gjak sa duhet, enët sekondare fillojnë të zhvillojnë dhe marrin funksionin e enës kryesore ku ka ndodhur edhe bllokimi. Edhe në rast se ndodh infarkti dhe kjo zonë mbyllet totalisht, atëherë zemra merr furnizim nga enët më të vogla. Te moshat e reja nuk ka pasur kohë që të ndodhë ky adaptim, kjo përshtatje. Mbyllja e menjëhershme e enës kryesore të gjakut çon në fatalitet, pra në vdekje të papritur. Në këto kushte moshat e reja janë më të rriskuara në raport me moshat e vjetra. Përdoruesit e kokainës janë po ashtu shumë të rriskuar.

    Por nëse nuk ke një historik të tillë, pra nuk je përdorues i lëndëve narkotike, sa mundësi ka të ndodhë infarkti?

    Mundësia e infarktit lidhet gjithnjë me faktorët e riskut që ke. Trashëgimia është një ndër faktorët. Po ashtu diabeti, hipertensioni, rritja e yndyrave, konsumimi i duhanit dhe jeta sedentare. Nuk mund të ndodhë infarkti te një që nuk i ka këta faktorë rreziku. Pra, probabiliteti është shumë i ulët. Shkalla e riskut varet nga faktorët që përmenda pak më lart.

    Ne folëm për rëndësinë e mosneglizhimit të shenjave të hershme, por në momentin që ndodh infarkti, sa kohë kemi në dispozicion?

    Në rast se fillojnë shenjat e infarktit, e vetmja gjë që duhet bërë është të transportohesh në spital, pasi është një urgjencë madhore mjekësore. Në spital fillohet trajtimi medikamentoz dhe njëkohësisht kryen koronarografinë, ku shikohet se ku është vendi, ena që është bllokuar dhe bëhet stentimi apo zgjerimi i enës. Kur është shumë e përhapur, pacienti transferohet në kardiokirurgji për bypass-in e zemrës. Këto janë dy rrugët e trajtimit invaziv. Është shumë e rëndë- sishme që pacientët të paraqiten shpejt në spital, pasi sa më shpejt të paraqitesh në spital, mundësisht brenda 6 orëve të para nga fillimi i dhimbjes, aq më të pakta janë pasojat e infarktit të miokardit. Ti e shpëton atë muskul, përfitimi është maksimal. Nëse kalon një apo dy ditë, përfitimi që mund të kesh është shumë më i vogël.

    Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i mortalitetit, por komplikime të tjera që mund të sjellë infarkti cilat janë?

    Infarkti i miokardit mund të çojë në insuficiencë kardiake. Disa ditë pas infarktit, mund të ndodhë çarja e zemrës, e cila është një komplikacion fatal. Po ashtu mund të ndodhë këputja e fijeve që mbajnë një nga valvulat e zemrës, valvulën mitrale. Në rast se kalohet faza akute, duhet treguar shumë herë më tepër kujdes për komplikacionet. Vetëm trajtimi në kohë bën të mundur parandalimin e tyre.

    Çfarë këshillash duhet të kenë parasysh ata që kanë kaluar një herë infarkt?

    E para, është mjekimi i të gjithë faktorëve të rrezikut që ka pacienti. Nuk mund të vazhdojë të konsumojë duhan një pacient që ka kaluar infarkt. Diabetikët duhet të trajtojnë shumë mirë diabetin. Duhet praktikuar ecja dhe duhet mjekuar hipertensioni gjithashtu. Trashëgimia dhe mosha janë faktorë të pamodifikueshëm. Pra, do të jetë shumë strikt në menaxhimin e faktorëve të rrezikut, sepse sëmundja e arterieve koronare mund të përsëritet.

    Kur ndodh përsëritja e infarktit dhe sa e vështirë është që të menaxhohet?

    Në rast se kalon një infarkt, nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të bllokohet një nga enët e tjera. Nëse faktorët e rrezikut nuk modifikohen, mund të ndodhë bllokimi i së njëjtës enë apo i enëve të tjera. Pra, mund të bësh një infarkt të dytë, që mund të jetë edhe fatal, sepse një pjesë e muskulit të zemrës ka dalë jashtë funksionit nga infarkti i parë. Atëherë po të ndodhë një infarkt i dytë, shanset për të ndërruar jetë janë shumë të mëdha. Pacienti duhet që të ndryshojë në mënyrë rrënjë- sore stilin e jetesës për të parandaluar përsëritjen e kësaj sëmundjeje.

    Nisur nga përvoja juaj, kur ndodh infarkti? Ka një interval kohor?

    Varet sa i kujdesshëm je për trajtimin e faktorëve të rrezikut. Mortaliteti është shtuar vitet e fundit për shkak të stilit të jetës krejtësisht të pashëndetshme. Por sot diagnostikohet shumë herë më mirë, mjekohet shumë herë më mirë.

    Metodat e trajtimit që aplikohen në vendin tonë, a janë të duhurat?

    Janë ato që aplikohen në të gjithë botën. Është koronarografia, trajtimi me stent ose kalimi në operacion, që është bypass-i. Sot realisht bëhet më shumë, diagnostikohet më shumë dhe trajtohet më shumë. Por mortaliteti ka njohur rritje, sepse është numri më i madh i njerëzve, të cilët sëmuren nga sëmundja e arterieve koronare.

  • Arratisje si në film! I burgosuri me pranga në duar i shpëton policisë greke, zhytet në det. Arrestohen katër efektivë

    Arratisje si në film! I burgosuri me pranga në duar i shpëton policisë greke, zhytet në det. Arrestohen katër efektivë

    Katër oficerë policie janë arrestuar në Greqi, pas një incidenti të pazakontë ku një i burgosur turk arriti të arratiset duke u hedhur në det, edhe pse i prangosur.

    Ngjarja ndodhi në orët e para të së shtunës, gjatë transferimit të të burgosurit nga burgu i Korydallos në Mytilene, përmes anijes së pasagjerëve “ARIADNI”.

    Sipas raportimeve, i burgosuri po transportohej nën ruajtjen e tre rojeve specialë dhe një zëvendës roje policie. Ai ishte i lidhur me pranga dhe flinte në dyshemenë e anijes, kur papritur u ngrit, vrapoi dhe përfitoi nga pakujdesia e efektivëve, shkruan protothrna.gr.

    Në një moment kyç, një pasagjer hapi derën e kuvertës, duke i dhënë mundësinë të burgosurit të vrapojë drejt skajit të anijes dhe të hidhet në det, teksa mjeti ndodhej në zonën midis ishullit Kios dhe Oinousses.

    Kapiteni i anijes ndaloi menjëherë motorët dhe aktivizoi procedurat emergjente të kërkimit. Anijet e Rojës Bregdetare greke u përfshinë në operacionin e shpëtimit, por pavarësisht përpjekjeve intensive, i burgosuri nuk u gjet.

    Shtetasi turk ishte arrestuar më 7 korrik nga autoritetet portuale të Lesvosit për një rast të dyshuar kontrabande emigrantësh, dhe po transferohej për t’u paraqitur në gjykatë në Mytilene.

    Pas arratisjes, një prokuror urdhëroi ndalimin e katër oficerëve policorë, të cilët tashmë janë marrë në paraburgim në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre dhe neglizhencë në ruajtje.

  • Rasti i parë për 2025-ën, ndërron jetë foshnja nga kolla e mirë, nëna nuk ishte vaksinuar gjatë shtatzënisë

    Rasti i parë për 2025-ën, ndërron jetë foshnja nga kolla e mirë, nëna nuk ishte vaksinuar gjatë shtatzënisë

    Një foshnjë në Mbretërinë e Bashkuar ka vdekur nga kolla e mirë. Mësohet se kjo është vdekja e parë nga kjo sëmundje në vitin 2025. 

    Fëmija u sëmur dhe vdiq midis marsit dhe qershorit ndërsa mësohet se nëna e tij nuk ishte vaksinuar kundër kollës së mirë gjatë shtatzënisë.

    Kolla e mirë ose pertusis është një sëmundje shumë ngjitëse që prek mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes. Foshnjat kanë rrezikun më të lartë të preken nga kjo sëmundje. 

    Vdekja vjen vetëm disa javë pasi një fëmijë humbi jetën nga fruthi në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey në Liverpool.

    Autoritetet paralajmërojnë se normat e vaksinimit kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët në 15 vjet. Pothuajse një në pesë fëmijë që fillojnë shkollën fillore në Angli këtë vit nuk janë të mbrojtur plotësisht nga sëmundje të tilla si kolla e mirë, poliomeliti dhe tetanozi.

    Vetëm 83.7% e pesëvjeçarëve kanë marrë të dy dozat e vaksinës MMR (fruthi, shytat, rubeola), ndërsa mbulimi me vaksinën përforcuese katërfish (poliomieliti, kolla e mirë, tetanozi, difteria) është në 81.4%. Nga viti i ardhshëm, NHS do të fillojë vaksinimin e të gjitha foshnjave kundër lisë së dhenve, duke kombinuar vaksinën e re MMRV me MMR ekzistuese.

  • Aksident tragjik në vend, humb jetën fëmija, lëndohen 4 persona

    Aksident tragjik në vend, humb jetën fëmija, lëndohen 4 persona

    Një fëmijë ka humbur jetën dhe katër persona janë lënduar në një aksident trafiku sot në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

    Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin duke thënë:

    “Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet.

    Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë”, ka thënë Ahmeti.

    Sipas saj, viktima është i mitur dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. “Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar zëdhënësja.

    Policia bën të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

  • Detaje dëshëpëruese! Si është shtrëmbëruar dhe manipuluar historia e Kombit Shqiptar atëhere dhe sot!

    Detaje dëshëpëruese! Si është shtrëmbëruar dhe manipuluar historia e Kombit Shqiptar atëhere dhe sot!

    Nga Genci Hoti (një përgjigje e detyruar mbi mësimin e Historisë)

    Ky 550 vjetor i Kalorësit epirot të Krishtit paska qenë një halë në sy për armiqtë dhe trashëgimtarët e tyre këtu në Shqipëri. Kohët e fundit janë shpalosur në FB disa teori sa të vjetra aq dhe të mërzitshme në përmbajtjen e tyre, por që shërbëjnë për të përcaktuar se kush kanë qenë levat e diktaturës bolshevike këtu tek ne përgjat periudhës 1945-1992. Këto teori të shpëlara, ndoshta përfundimisht, por të huazuara nga shkolla serbe, nxorrën në pah dy pikëpamje:

    1-Katolicizmi hyri në masë në Shqipëri pas vitit 1550.

    2-Familja e Gjergj Kastriotit ishte e ritit ortodoks dhe është e varrosur në Hilandarin ortodoks serb

    Në parim edhe mund të jenë të sakta nëqoftëse nuk do të kishin lidhje me shkollën serbe, sidomos pika e dytë, por pika e parë është fund e krye e gënjeshtërt për shumë e shumë arësye. Me sa duket autorët e këtyre tezave nuk e kanë njohur historinë e Krishtërimit në asnjë gërme, le pastaj atë të Katolicizmit në Shqipëri; megjithatë ka zëra që thonë se në Kosovë serbët e quanin Fenë Katolike fe të shqiptarëve. E sqaroj Pirro Priftin fillimisht për pikën e parë, meqënëse e konsideroj viktimë të politikës antishqiptare.

    Në territorin e sotëm shqipfolës katolicizmi ka pasur dy faza zhvillimi të ndara midis tyre nga epoka e Gjergj Kastriotit, pa pasur asnjë lidhje të drejtëpërdrejtë me të, ku etapa e parë përben Lindjen europiane të epirotëve dhe etapa e dytë rilindjen europiane të shqiptarëve, pasardhësve të drejtëpërdrejtë të epirotëve duke pasur si emërues të përbashkët Kishën e nderuar Katolike Epirote dhe atë Shqiptare. Shqiptarët akoma nuk e kanë mësuar se Papa i parë i Krishterimit Institucional në qytetin e Përbotshëm të Romës ka qenë i Trembëdhjeti Papë i Kishës së Shenjtë Epiroti Shën Eleuteri (175 -189).

    -Gjurmën e parë të Katolicizmit në popullatën shqipfolëse e kemi të saktësuar me Koncilin e Tivarit me 1199 kur u vendos të ndalohej martesa brenda rrethit të shtatë në familjet katolike shqiptare.

    -Gjurmën e dytë të Katolicizmit në popullatën shqipfolëse e gjejmë në Statutet e Shkodrës (gjysma e parë e shek. të XIV deri me 1469) ku në artikullin e Oliver Jens Schmitt: “Një monument i Shqipërisë Mesjetare Statutet e Shkodrës” gjejmë të shkruar: “Në asnjë tekst tjetër nuk vërehet kaq qartë karakteri neolatin i botës qytetare të Shqipërisë së Veriut dhe vitaliteti dalmat i pjesës së parë të shek. XIV”.

    -Gjurmen e tretë të Katolicizmit në popullatën shqipfolëse e gjejmë në Statutet dhe Urdhëresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit (1456) nga ku rezulton se Drishti ka qenë seli ipeshkvnore e Varoshit 1359-1397.

    -Gjurmën e katërt të Katolicizmit në popullatën shqipfolëse e gjejmë tek Formula e Pagëzimit (1462) e Imzot Pal Engjëllit (1416-1470), Ipeshkëv i Durrësit.

    -Gjurmën e pestë të Katolicizmit në popullatën shqipfolëse e gjejmë në Kanunin e Skënderbeut (në pjesën e shtatë) ku në 14 artikuj flitet për Kishën e Krishtenë (Katolike) të veçuar nga Kisha Ortodokse. Në nenin 3427, ka një shënim ku, midis të tjerave, shkruhet: “Me ndamjen e perandorisë Romake edhe tokat Ilire u ndanë dysh, jugu me perandorinë e lindjes, kurse pjesa veriore me atë të Romës, kështu edhe mbas ndamjes së kishës në shekullin e XI. Kisha e krishtenë në lulëzim të plotë që në fillim, mbrriti gati në të shuem me islamizimin e mbarë vendit të pushtuem prej turqve aq sa mbërriti në 62 (1462, GH) me 38%. Tokat Ilire që nga jugu në veri janë të mbushura me rrënoja kishash, gjurmët e të cilave shihen kudo dhe në ditët tona. Njehen mbi 33 djecze (dioqeza, GH) e janë: djeczet ma në shej në Iliri, tue fillue nga jugu në veri, si: 1)Gllavinica, Akroreceraunja; 2)Butrinti; 3)Aulona; 4)Pojani; 5)Bilida; 6)Amancja; 7)Pilkerjopulli (Berati); 8)Ohri; 9)Skampa; 10)Kunavia; 11)Vregu; 12)Durresi; 13)Albanopuli ose Arbni; 14)Euba ase Kruja; 15)Bena; 16)Lisi (Mat); 17)Shtjefni (Dibër); të gjitha këto sufragane të Durrësit; 18)Lezha; 19)Sapa; 20)Deja; 21)Sarda; 22)Pulti; dy djeceza; 23)Shasi; 24)Ulqini; 25)Tivari; 26)Kraja; 27)Shkodra; 28)Budua; 29)Raguza; 30)Djoklea, (Ma e randësishmja në Dalmaci); 31)Shkupi; 32)Peja; 33)Prishtina”.

    I përmenda të gjitha këto për të treguar se Kisha e Nderuar Katolike Epirote ishte e shtrirë në të gjithë territorin e popullatës shqipfolëse deri në vitin 1462, dmth 6 vjet përpara se Heroi ynë Kombëtar të shkonte tek Idhulli i vet, Jezu Krishti, për të cilin luftoi gjithë jetën dhe për këtë Europa e futi në histori.

    -Gjurmën e gjashtë të Katolicizmit në popullatën shqipfolëse e gjejmë në Kanunin e Lek Dukagjinit, ku në Librin e parë kemi titullin: Kisha dhe në artikullin e parë bëhet fjalë për pjesën qytetnore.

    Të gjashta këto gjurmë të Katolicizmit Institucional janë përpara vitit 1468, dhe janë të lidhura me Historine e Katolicizmit ndër shqiptarë. Pas 1478, të gjithë institucionet Katolike epirote u larguan nga territori i sotëm i Shqipërisë, por bërthama e saj ndenji në Kosove dhe kjo është arsyeja përse Kosova është Djepi i shqiptarisë së sotme. Por në këtë kuadër ne gjejmë një gjurmë të re të shtrirjes së Katolicizmit institucional përpara vitit 1478.

    -Gjurmën e shtatë e gjejmë tek prejardhja e Gjon Françesk Albanit (1649-1721), Papa i 243 i Kishës së Shenjtë Katolike Klementi XI (1700-1721) me origjine nga Kurbini. Dmth në parim epirotët të ritit Ortodoks u vendosën në Kalabri, por pati edhe epirotë të veriut (Kurbin) që u vendosën në Itali dhe që ishin të besimit Katolik.

    Deri këtu kemi të bëjmë me fazën e parë të Katolicizmit në popullatën shqipfolëse, e cila u largua pas vitit 1478, duke e lënë Shqipërinë e sotme pa besimin e Krishterë të ritit Katolik.

    Se çfarë thonë letrat nuk ka asnjë rëndësi, por Kisha Katolike Shqiptare e sotmja e ka zanafillën nga Kisha Katolike e Kosovës, ku dardanët e Kosovës u shpërngulën në Mirditën e sotme duke sjellë me vete besimin Katolik, Kishën Katolike, emrin Orosh, emrin Mirditë, Kanunin e Lek Dukagjinit, por dhe diçka tjetër, që na vërteton kohën se kur ka ndodhur ky tranferim institucional fetar. Bëhet fjalë për shkollat në Gjuhën Shqipe ku në vitin 1584, kemi shkollën shqipe në Strumbëll të Pejës dhe me 1632 shkollën shqipe në Velë të Mirditës; dmth midis vitit 1584 dhe vitit 1632 kemi ringritjen e Kishës Katolike Shqiptare mbi një bazë të paparë deri atëhere dhe në këtë pikë fillon çdo gjë që mban emrin shqiptar. Nga viti 1632 deri me 1944 Europa veproi mbi shqiptarët me anë të institucionit të Kishës Katolike Shqiptare duke mos e lënë popullatën shqipfolëse në mëshirë të fatit politik që i kishte përgatitur Perandoria Otomane.

    Por kjo nuk e pengoi një pasha otoman Mehmed Pashë Bushatlliu (Pashai i Shkodrës në vitet 1768-1774) të themelonte një pashallëk, prej nga i biri Kara Mahmud Pashë Bushati (1749-1796) të vendoste në Shkodër qendrën Katolike të Kishës, duke e spostuar nga Oroshi, prej nga fillon edhe historia moderne e Kishës Katolike Shqiptare dhe roli i saj për çeshtjen shqiptare.

  • E fundit/ Meteorologu: Pas ores 19:00 KÚJDES keto zona do góditen prape nga studia e fuqîshme

    E fundit/ Meteorologu: Pas ores 19:00 KÚJDES keto zona do góditen prape nga studia e fuqîshme

    Shqipëria po përballet sërish me një fundjavë të vështirë për shkak të motit të keq. Sipas njoftimit më të fundit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet të lartë në disa qarqe të vendit gjatë orëve të pasdites së së shtunës dhe do të zgjasin edhe përgjatë ditës së diel.

    Zonat më të prekura nga reshjet

    Parashikimet tregojnë se Tirana, Durrësi dhe Lezha do të mbeten nën ndikimin e reshjeve intensive, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve urbane. Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në Kukës dhe Fier reshjet do të jenë kryesisht mesatare. Qarqet e tjera të vendit do të preken nga reshje më të dobëta, por nuk përjashtohen episodet lokale me shi të dendur.

    Specialistët theksojnë se reshjet nuk do të jenë të njëtrajtshme. Ato do të shoqërohen me shtrëngata dhe rrufe, duke e bërë situatën më të paparashikueshme. Në disa zona urbane, sidomos ku kanalizimet janë të amortizuara, ekziston rreziku i përmbytjeve të shpejta.

    Problemet e para të raportuara

    Që prej mëngjesit të së shtunës, vendi është përfshirë nga stuhi të forta shiu e ere, duke shkaktuar probleme serioze:

    Në Tiranë, erërat e fuqishme rrëzuan disa pemë, duke dëmtuar automjete dhe biznese. Autoritetet raportuan edhe për qytetarë të lënduar lehtë.

    Në Durrës, reshjet shkaktuan bllokimin e disa rrugëve kryesore nga uji, ndërsa pezulluan përkohësisht edhe lundrimin detar.

    Në Lezhë dhe Vlorë, situata u rëndua nga erërat e forta dhe rrjedhat e ujit që pushtuan disa zona urbane.

    Në aeroportin e Rinasit, për afro 30 minuta u ndërprenë fluturimet për arsye sigurie, duke shkaktuar vonesa për dhjetëra udhëtarë.

    Policia e Shtetit u bëri apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal si në drejtimin e automjeteve, ashtu edhe gjatë ecjes në rrugë.

    Këshilla praktike për qytetarët

    Ekspertët e emergjencave civile kanë dhënë disa rekomandime për t’u mbrojtur nga pasojat e reshjeve intensive dhe erërave të forta:

    1. Shmangni udhëtimet e panevojshme – Nëse nuk është e domosdoshme, mos u nisni me makinë në zonat ku raportohen përmbytje. Uji mund të fshijë automjetin edhe nëse duket i cekët.

    2. Parkoni në vende të sigurta – Mos lini mjetet nën pemë, pranë tabelave të mëdha apo nën tarraca të dëmtuara, pasi era mund t’i rrëzojë.

    3. Kontrolloni oborret dhe ballkonet – Siguroni objektet e lira si karrige, çadra apo tenxhere lulesh që era mund t’i hedhë poshtë.

    4. Mos qëndroni pranë lumenjve dhe përrenjve – Niveli i ujit mund të rritet papritur duke krijuar rrezik serioz.

    5. Përdorni rroba dhe këpucë rezistente ndaj ujit – Për këmbësorët, është e rëndësishme të shmangin zonat me ujë të grumbulluar për të parandaluar rrëzimet apo infeksionet.

    6. Mos neglizhoni paralajmërimet zyrtare – Ndiqni njoftimet e IGJEUM, emergjencave civile dhe policisë për përditësimet më të fundit mbi motin dhe rrugët e bllokuara.

    Ndikimi afatshkurtër dhe afatgjatë

    Ekspertët paralajmërojnë se reshjet intensive mund të ndikojnë edhe në bujqësi, duke dëmtuar kulturat pranverore dhe duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dherave në zonat kodrinore e malore. Një tjetër problem është mbipopullimi i kanalizimeve në qytete si Tirana dhe Durrësi, ku infrastrukturat e vjetra nuk përballojnë dot sasinë e madhe të ujit.

    Në afatgjatë, situata të tilla janë një sinjal alarmi për nevojën e investimeve serioze në rrjetin e kanalizimeve dhe sistemet e drenazhimit. Përveç kësaj, autoritetet duhet të punojnë më shumë për ndërgjegjësimin e qytetarëve, pasi shpesh dëmet rriten nga pakujdesia ose mungesa e informacionit.

    Reshjet e fundit tregojnë qartë se moti ekstrem po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë në Shqipëri sidomos as ores 19:00. Qytetarët duhet të tregojnë kujdes, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të marrin masa të thjeshta, por të rëndësishme për të shmangur dëme materiale dhe rreziqe për jetën. Tirana, Durrësi dhe Lezha janë aktualisht më të rrezikuarat, por asnjë qark nuk është plotësisht i sigurt.

    Moti i pasigurt kërkon vigjilencë të përditshme. Kujdesi ynë sot mund të bëjë diferencën për sigurinë e nesërme.