Category: Uncategorized

  • Këmbimi valutor 1 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor 1 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97 lekë dhe do shitet me 98.2 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.5 lekë dhe do shitet me 112.8 lekë.

  • I semure prej kohesh, nderron jete Dhimiter Anagnosti

    I semure prej kohesh, nderron jete Dhimiter Anagnosti

    Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti.

    Mësohet se Anagnosti ka ndërruar jetë pas mesnate. Ai prej kohësh ishte i sëmurë.

    Vajza e tij, Juna Anagnosti lajmëron vdekjen e të atit në rrjetet sociale.

    “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes!

    Lamtumirë babush!”, shkruan e bija.

  • Kërcet thika në vend, konflikt mes disa personave ! Një person dërgohet me urgjencë në spital

    Kërcet thika në vend, konflikt mes disa personave ! Një person dërgohet me urgjencë në spital

    Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e pazarit në Korçë.

    Sipas informacioneve paraprake, një konflikt mes disa personave ka përfunduar në dhunë fizike, ku një person ka mbetur i plagosur.

    I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërsa mësohet se në konflikt kanë qenë të përfshirë më shumë se tre persona. Nuk dihen ende rrethanat apo shkaku i sherrit.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

  • Flip-Flops: Why Ditching Them Might Be Good

    Flip-Flops: Why Ditching Them Might Be Good

    Flip-flops may seem appealing in hot weather, but scientific studies reveal their long-term harm, including fungus, calluses, and foot issues.

    *Please, be aware that we DO NOT intend to provide medical advice. Any content in our materials is purely for informational purposes. We strongly suggest seeking healthcare professionals’ guidance.

    1. Risk of bacteria and fungi

    Flip-Flops

    They expose your feet to harmful bacteria like staphylococcus, risking severe infections and even amputation. Additionally, contagious fungal infections like warts and athlete’s foot are common. Stay cautious!

    2. Slow pace

    Auburn University study compares flip-flops and sneakers on human gait: findings reveal shorter steps and support time with flip-flops.

    3. Increased risk of falls

    Flip-Flops

    Wearing flip-flops requires constant ground contact and foot grip, affecting walking stability and raising the risk of tripping.

    4. Heel damage

    — Advertisement —

    Wearing flip-flops for extended periods can lead to severe heel pain due to the repeated impact and thin sole.

    5. Blistering

    Flip-Flops

    Flip-flops’ sole attachment point is the side straps, which constantly rub against the skin, causing painful blisters that can become open wounds and lead to bacterial infections.

    6. Permanent damage to the toes

    Wearing them forces the foot into an unnatural “pincer” position, leading to toe deformities like hammer toe over time.

    7. Aggravation of calluses

    Flip-Flops

    Wearing flip-flops can lead to painful calluses due to the toe grip required to keep them on, particularly between the big toe and second toe where the thong strap rests.

    8. Impaired posture

    Flat shoes lack proper heel support, disrupting weight distribution, blood circulation, and posture, especially with prolonged wear.

    9. Danger of tendonitis and bunions

    Flip-Flops

    Wearing them alters posture, putting more strain on leg joints. That can lead to foot problems like pain, tendonitis, and bunions.

    10. Toxic materials

    Choose fabric or leather flip-flops over latex ones to avoid allergies and potential exposure to BPA, a cancer-causing compound.

    Do you wear flip-flops? Have you ever considered they might be unhealthy for you? Let us know in the comments section below.

  • Kryeministri në hije”, Pilinci me limuzinë luksoze në Korçë: E kam zgjedhur qeverinë…!

    Kryeministri në hije”, Pilinci me limuzinë luksoze në Korçë: E kam zgjedhur qeverinë…!

    Sot ne Korce ishte i vetequajturi “Kryeministri” i qeverisë paralele, profesor Pëllumb Pilinçi, i cili ku u prit nga disa qytetarë, pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike nga reshjet e shiut.

    Pas Shkodrës dhe Vlorës, limuzina luksoze e Pilinçit, e shoqëruar nga eskorta, u ndal në Korçë, që i ka dhënë shumë vendit dhe botës, siç u shpreh ai.

    Profesor Pilinçi në këtë dalje ka zhjedhur të sulmojë opozitën e PD duke u shprehur se aty kanë ngelur spiunët, që dikur dëgjonin nëpër dritare…

    “Të dyja partitë që janë krijuar janë të dyja partitë antishshqiptare. Unë i njoh që më 90-tën. Njëra gjoja PD, atje kanë ngelur dje janë spiunët, raca më e keqe, që dëgjonte nëpër dritaret.

    Sot urdhërojini ju. Sidomos ajo Partia Socialiste e 44-trës së bashku me një kryeministër sharlatanë. Bjerë shi, bjerë të dëgjojnë korçarët, janë në gjumë.

    Është kultura, por ka ngelur prapa, janë fshehur. Unë s’e dija që korçarët janë frikacakë. Korçarët me shekuj kanë ikur në Amerikë, korçarët e kanë pasur gjuhën e pasur, patriotët kanë luftuar, por erdhën bolshevikët dhe i ulën kokën Korçës.” – u shpreh Pilinçi

    Ai ka sfiduar edhe mazhorancën, duke u shprehur se lëre çfarë thonë, ai është qeveria dhe po e thotë edhe nga Korça ku familjet e këtij qyteti kanë bërë kapelet e republikës dhe kostumet për të dalë në Paris.

    “Unë e kam zgjedhur qeverinë, kam vajtur në Vlorë, ku ishte Ismail Qemali. Ne e kemi bërë qeverinë, le të dalën po të duan këta të quajtur qeveri.

    Ja, pra ku jam. Jam në tokën time. Ku familjet tona kanë bërë kulturën, ku familjet tona kanë bërë kapelat e republikës, kanë bërë kostume dhe kanë dalë në atë Paris.” – ka thene Pilinçi.

  • Festim Isufi u gjet i ρ αjetë në banesë, ndërsa partnerja e plagosur, detaje të reja nga υ▪︎ekja e stilistit nga Kosova! Bien dyshimet ndaj gruas së tij

    Festim Isufi u gjet i ρ αjetë në banesë, ndërsa partnerja e plagosur, detaje të reja nga υ▪︎ekja e stilistit nga Kosova! Bien dyshimet ndaj gruas së tij

    Kanë kaluar më shumë se katër muaj nga vdekja tragjike e dizajnerit të njohur kosovar, Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B të Prishtinës, por hetimet rreth rastit ende nuk kanë çuar në ndonjë përfundim konkret.

    Familjarët dhe opinioni publik mbeten në pritje të së vërtetës. Përveç Isufit, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra me mjet të mprehtë, bashkëshortja e tij, Rina Maloku Isufi, u gjet në banesë me lëndime trupore dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

    Në lidhje me hetimet, avokati i Rina Malokut, Arianit Koci, ka deklaruar për media se klientja e tij nuk është në cilësinë e të dyshuarës dhe se nuk ka pranuar asnjë informacion zyrtar nga organet e drejtësisë.

    “Po besojë që policia po vazhdon hetimet, me punët e veta. Unë nuk kam informacion as që e kanë mbyll as që s’e kanë mbyll. S’kemi më informacione. Policia s’kanë dhënë asnjë informacion. Dua të theksoj se Rina nuk është në cilësinë e të dyshuarës”, – ka thënë avokati i Rina Malokut, Arianit Koci.

    Vlen të përmendim faktin se më 23 maj është finalizuar autopsia e trupit të Festim Isufit, e cila është dorëzuar familjes dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    Sipas raportit zyrtar, Isufi ka pësuar shtatë plagë në trup, ndërsa vdekja e tij është shkaktuar nga plagët fatale në zonën e qafës, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë thikë.

    Prokuroria ka bërë të ditur se raporti i autopsisë, së bashku me prova të tjera të mbledhura në vendin e ngjarjes, janë pjesë e hetimeve në vazhdim dhe pritet që në momentin e duhur të dalë me një përfundim zyrtar.

    Pavarësisht se rasti ka tërhequr vëmendje të madhe, sidomos për faktin se viktima ishte një emër i njohur në industrinë e modës në Kosovë, hetimet nuk kanë prodhuar ende rezultate konkrete, duke lënë shumë pikëpyetje të hapura. Festim Isufi, 34 vjeç, ishte një nga emrat më të njohur të dizajnit në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin artistik dhe kulturor.

  • 🟥 Nëse fëmija juaj ulet në pozicionin “W”, ndalojeni menjëherë! Mjekët paralajmërojnë për pasojat e rënda

    🟥 Nëse fëmija juaj ulet në pozicionin “W”, ndalojeni menjëherë! Mjekët paralajmërojnë për pasojat e rënda

    Shumë fëmijë, kur luajnë, ulen në një pozicion të quajtur “W” – me të pasmet në tokë dhe këmbët të përkulura nga të dyja anët. Ky pozicion u duket i rehatshëm dhe i qëndrueshëm, por në fakt mund të sjellë pasoja afatgjata për zhvillimin e tyre.

    👶 Mjekët paralajmërojnë se ulurja e shpeshtë në “W” mund të shkaktojë:

    Probleme ortopedike dhe dhimbje në ije Forcim dhe shkurtim të muskujve Vështirësi në ekuilibër dhe koordinim Madje edhe rrezik për dislokim të ijëve në raste më të rënda

    Këto ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin motorik të fëmijës, duke e bërë më të vështirë ngjitjen, vrapimin apo edhe aftësi si shkrimi.

    ✅ Çfarë duhet të bëjnë prindërit?

    Inkurajoni fëmijët të ulen “këmbëkryq” (pozicioni i qepës), anash apo me këmbët drejt përpara. Mund të përdorni edhe karrige të vogla dhe tavolina. Nëse fëmija preferon vetëm “W-sitting” dhe nuk pranon pozicione të tjera, këshillohet një vizitë tek fizioterapisti.

    👉 Herë pas here ky pozicion nuk është problem, por nëse bëhet zakon, mund të ndikojë negativisht në qëndrimin dhe lëvizjet e fëmijës. Kujdesi i hershëm është çelësi për një zhvillim të shëndetshëm!

  • E dalloni kush është djaloshi  ky postim nostalgjik në rrjete sociale

    E dalloni kush është djaloshi ky postim nostalgjik në rrjete sociale

    Një foto e rrallë e Albin Kurtit, shumë vite para se të bëhej Kryeministër i Kosovës.
    I lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë, ai u rrit në një kohë të vështirë, mes sfidave politike e shoqërore që më vonë do ta formonin si një nga figurat më të forta të rezistencës shqiptare.
    Nga djaloshi i thjeshtë i Prishtinës që shihet në këtë foto, tek studenti rebel i viteve ’90, tek i burgosuri politik në Serbi dhe më pas lideri i Vetëvendosjes rrugëtimi i tij është i mbushur me sakrifica, kthesa dhe momente historike.

    Sot, ai është Kryeministër në dy mandate dhe një nga personalitetet më të debatuara të politikës shqiptare.

    Pyetje nostalgjike për ju:
    A nuk duket sikur edhe në këtë foto të hershme fshihet fytyra e një lideri të ardhshëm?

  • “She Needs Help!”- Miley Cyrus’Latest Campaign Has Fans Fearing for her Well-being

    “She Needs Help!”- Miley Cyrus’Latest Campaign Has Fans Fearing for her Well-being

    Miley Cyrus has been called out as an artist by many, but her latest campaign is taking art to a whole new level of extreme.

    The star was seen displaying a very questionable attire and demeanor while playing the first face of Maison Margiela in nearly fourty years. This time around, she was seen donning nothing but body paint, leaving many wondering why.

    The Flowers singer stars in the brand’s Autumn/Winter 2025 Avant premiere campaign that is shot by leading photographer from Italy, Paolo Roversi.

    In several of her painted portraits, Cyrus appears nude save for white brushstrokes, accessorized only with the help of a handbag and cleft-toe Tabi Roversi boots.

    The nudes put out a very distinctly unique look for Cyrus who was recently called out for her campaign with top luxe label Gucci. There she also put out unique expressions that had some wondering if she’s doing okay as they disguised her eyebrows.

    In this one, she’s wearing nothing but body paint but something about this celeb did appear off as per one source. Some experts felt Cyrus is trying her hardest to break out of her comfort zone, while others feel she might be working too hard to be unique, which gives an off appearance. What do you think?

  • Shenjat e para me të cilat shfaqet infarkti dhe si të mbroheni sipas mjekes kardiologe, Daniela Teferici

    Shenjat e para me të cilat shfaqet infarkti dhe si të mbroheni sipas mjekes kardiologe, Daniela Teferici

    Për të parandaluar infarktin apo për t’u mbrojtur nga pasojat që ai mund të sjellë në momentin kur ndodh, me rëndësi është të mos neglizhohen shenjat e para.

    Një dhimbje e fortë në kraharor, bllokimi i frymë- marrjes, mpirja e krahut, të përzierat dhe djersitja mund të jenë tregues të një infarkti, ndaj duhet që i sëmuri të dërgohet menjëherë në spital. Sipas mjekes kardiologe, Daniela Teferici, 6 orët e para janë elementare për të shpëtuar muskulin e zemrës nga një dëmtim i pakthyeshëm që mund të vërë në rrezik jetën.

    Përmes një interviste dhënë për gazetën, doktoresha na njeh në mënyrë të detajuar me shenjat që manifeston infarkti në kategori të caktuara, siç janë të moshuarit dhe diabetikët, faktorët e riskut, masat që duhen ndërmarrë, komplikimet dhe metodat e trajtimit.547478547477

    Doktoreshë, cilat janë shenjat e para apo shqetësimet që manifeston infarkti?

    Infarkti përkthehet ndryshe si bllokim i enëve të gjakut. Pra, është bllokimi i arterieve koronare, të cilat ushqejnë zemrën. Infarkt ndodh atëherë kur kemi bllokim total të enës, thënë ndryshe ajo zonë e miokardit apo muskulit të zemrës nuk furnizohet më me gjak. Në rast se koha që kalon është e gjatë, atëherë ndodh nekroza, vdekja e muskulit të zemrës. Në momentin që ndodh kjo, ajo pjesë kthehet në cikatrice, e cila nuk kryen më funksionin e saj fiziologjik. Për t’u ndalur në pyetjen tuaj, infarkti është një patologji, i cili i ka të shprehura shumë simptomat. Ankesa kryesore është dhimbja e gjoksit, e cila është një dhimbje shumë e fortë, që kërkon me patjetër trajtim spitalor. Kurrsesi infarkti nuk mund të trajtohet në shtëpi, pasi dhimbja që manifeston zgjat mbi 20 minuta, nuk qetësohet me tableta, por kërkon mjekim spitalor. Një shenjë tjetër mund të jetë frymëmarrja e theksuar, ajo që ne e quajmë edemë pulmonare akute. Marrja e frymës është kaq e theksuar, sa pacienti mbytet. Në të tilla raste rekomandohet dërgimi i pacientit në qendrën më të afërt spitalore. Po ashtu mund të shfaqë djersitje, të përziera dhe të vjella, të cilat shpeshherë konfundohen me një helmim apo sëmundje të stomakut. Në një përqindje më të vogël rastesh, manifestimi i infarktit të miokardit ka shenja më të zbehta. Zakonisht kjo ndodh te pacientët e moshës së tretë dhe te pacientët diabetikë.

    Ju pohuat se te pacientët e moshës së tretë dhe te diabetikët shenjat nuk janë të forta, atëherë si shfaqet?

    Këto dy kategori nuk shfaqin dhimbje të forta në kraharor, por vetëm një ndjenjë bezdisëse në gjoks, ndjenjë e lehtë apo diskonfort, të përziera, por jo kriza. Kjo bën që pacienti të mos dërgohet në urgjencën spitalore, por të trajtohet në shtëpi, duke qenë se ankesat janë jo të mëdha. Konstatohet që ka bërë infarkt vetëm në momentin që bën një EKG (elektrokardiogramë) apo një EKO. Në këto raste kemi të bëjmë me një kontingjent të vogël njerëzish.

    Fakti që qëndrojnë në shtëpi, i vë ata në rrezik?

    Risku më i madh është në orët e para të infarktit, sepse në orët e para ndodhin shumë komplikacione, sikundër mund të ndodhë edhe një aritmi vdekjeprurëse. Në rastet kur kalojnë disa ditë, risku për një vdekje të papritur fillon të ulet.

    Por në momentin që ndodh infarkti?

    Sigurisht që në momentin kur ndodh infarkti janë të riskuar, por diçka që suportohet dhe që mund të tejkalohet në kushte shtëpie është diçka më e lehtë për t’u përballuar. Kur është një infarkt masiv i madh ose bën vdekje të menjëhershme, ose bën edemën pulmonare akute që imponon dërgimin me urgjencë të të sëmurit në spital.

    Sa predispozitë ka që një i sëmurë diabetik të bëjë infarkt?

    Personat diabetikë janë dyfish më të rriskuar për të bërë infarkt miokardi në raport me të tjerët. Diabeti konsiderohet një nga faktorët më madhorë për të pasur sëmundje arteriosklerotike të zemrës. Ndaj duhet kujdes i dyfishtë dhe të mos nënvlerë- sohen ankesat, sepse te diabetikët infarkti mund të shfaqet pa dhënë shumë ankesa.

    Ne folëm për shenjat që infarkti jep në momentin që ndodh, por a ka sinjale të tjera që shfaqen më herët dhe që shërbejnë si tregues për riskun që na kanoset?

    Patjetër, në përqindjen më të madhe ka shenja paralajmëruese. Është ajo që ne e quajmë angina pectoris e qëndrueshme, pra dhimbja e gjoksit kur personi bën një sforcim, ngjit shkallët apo kur bën punët e përditshme. Përkundrejt saj është angina pectoris e paqëndrueshme që është parainfarkti. Në këto raste pacienti ka dhimbje edhe në qetësi, dhimbje e cila zgjat disa minuta. Infarkti gjithnjë ka shenja pararendëse, ka dhimbjen e gjoksit, vështirësinë në frymëmarrje përpara se të ndodhë ajo që unë do ta quaja stuhia. Një person, nëse është i kujdesshëm, e kupton që ka disa muaj që ka ndryshuar diçka tek ai. Ndërsa më përpara ka qenë i palimituar në aktivitetin e tij të përditshëm, tani ka një ndryshim. Marrja e frymës, dhimbja e gjoksit e pengon. Këto janë shenja tipike, të cilat nuk duhet të neglizhohen.

    Çfarë rekomandohet në këto raste?

    Menjëherë duhet të drejtoheni te mjeku kardiolog, i cili nisur nga ankesat, bën vlerë- simin nëse janë dhimbje tipike për sëmundjen e arterieve koronare apo jo. Ka persona që frikësohen nga mpirja e krahut, me mendimin se rrezikojnë infarktin. Por diagnozën mund ta përcaktojë vetëm mjeku. Ka shumë faktorë të tjerë që ne na bëjnë të mendojmë për sëmundjen e arterieve koronare, të tilla si duhanpirja, diabeti, yndyrat e larta, mungesa e aktivitetit fizik etj. Konkretisht, nëse paraqitet një mashkull mbi 40 vjeç me këta faktorë, atëherë risku është edhe më i lartë. Pra, seksi mashkull ka më predispozitë të bëjë infarkt.

    Nëse i neglizhojmë këto shenja dhe nuk paraqitemi për trajtim të specializuar, çfarë mund të ndodhë?

    Mund të ndodhë bllokimi i menjëhershëm i arteries koronare, pra infarkti akut i miokardit. Kur krizat janë të forta, nuk të japin mundësi të mendohesh, në këto kushte mund të ndodhë edhe një aritmi vdekjeprurëse, insuficiencë akute kardiake, të cilat po ashtu janë urgjencë mjekë- sore. Por mund të ndodhë edhe vdekja e papritur. Të gjitha këto varen nga madhë- sia e enës së gjakut, e cila është bllokuar sepse kur është degëzim i vogël, nuk rrezikon. Pra, ka të bëjë me hapë- sirën e muskulit të zemrës që furnizohet më me gjak. Edhe një zonë e vogël mund të bëjë atë aritminë vdekjeprurëse, nëse nuk bëhet goditja elektrike, personi rriskon jetën.

    Moshat e reja mund të pësojnë vdekje të papritur nga infarkti?

    Po, mund të ndodhë, varet nga madhësia e infarktit. Kur kemi një bllokim të enës së gjakut, e cila ka ardhur gradualisht, siç ndodh te mosha e tretë, organizimi ka mekanizmat e vet përshtatës. Në mënyrë që të furnizojë me gjak këtë muskul që nuk po merr gjak sa duhet, enët sekondare fillojnë të zhvillojnë dhe marrin funksionin e enës kryesore ku ka ndodhur edhe bllokimi. Edhe në rast se ndodh infarkti dhe kjo zonë mbyllet totalisht, atëherë zemra merr furnizim nga enët më të vogla. Te moshat e reja nuk ka pasur kohë që të ndodhë ky adaptim, kjo përshtatje. Mbyllja e menjëhershme e enës kryesore të gjakut çon në fatalitet, pra në vdekje të papritur. Në këto kushte moshat e reja janë më të rriskuara në raport me moshat e vjetra. Përdoruesit e kokainës janë po ashtu shumë të rriskuar.

    Por nëse nuk ke një historik të tillë, pra nuk je përdorues i lëndëve narkotike, sa mundësi ka të ndodhë infarkti?

    Mundësia e infarktit lidhet gjithnjë me faktorët e riskut që ke. Trashëgimia është një ndër faktorët. Po ashtu diabeti, hipertensioni, rritja e yndyrave, konsumimi i duhanit dhe jeta sedentare. Nuk mund të ndodhë infarkti te një që nuk i ka këta faktorë rreziku. Pra, probabiliteti është shumë i ulët. Shkalla e riskut varet nga faktorët që përmenda pak më lart.

    Ne folëm për rëndësinë e mosneglizhimit të shenjave të hershme, por në momentin që ndodh infarkti, sa kohë kemi në dispozicion?

    Në rast se fillojnë shenjat e infarktit, e vetmja gjë që duhet bërë është të transportohesh në spital, pasi është një urgjencë madhore mjekësore. Në spital fillohet trajtimi medikamentoz dhe njëkohësisht kryen koronarografinë, ku shikohet se ku është vendi, ena që është bllokuar dhe bëhet stentimi apo zgjerimi i enës. Kur është shumë e përhapur, pacienti transferohet në kardiokirurgji për bypass-in e zemrës. Këto janë dy rrugët e trajtimit invaziv. Është shumë e rëndë- sishme që pacientët të paraqiten shpejt në spital, pasi sa më shpejt të paraqitesh në spital, mundësisht brenda 6 orëve të para nga fillimi i dhimbjes, aq më të pakta janë pasojat e infarktit të miokardit. Ti e shpëton atë muskul, përfitimi është maksimal. Nëse kalon një apo dy ditë, përfitimi që mund të kesh është shumë më i vogël.

    Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i mortalitetit, por komplikime të tjera që mund të sjellë infarkti cilat janë?

    Infarkti i miokardit mund të çojë në insuficiencë kardiake. Disa ditë pas infarktit, mund të ndodhë çarja e zemrës, e cila është një komplikacion fatal. Po ashtu mund të ndodhë këputja e fijeve që mbajnë një nga valvulat e zemrës, valvulën mitrale. Në rast se kalohet faza akute, duhet treguar shumë herë më tepër kujdes për komplikacionet. Vetëm trajtimi në kohë bën të mundur parandalimin e tyre.

    Çfarë këshillash duhet të kenë parasysh ata që kanë kaluar një herë infarkt?

    E para, është mjekimi i të gjithë faktorëve të rrezikut që ka pacienti. Nuk mund të vazhdojë të konsumojë duhan një pacient që ka kaluar infarkt. Diabetikët duhet të trajtojnë shumë mirë diabetin. Duhet praktikuar ecja dhe duhet mjekuar hipertensioni gjithashtu. Trashëgimia dhe mosha janë faktorë të pamodifikueshëm. Pra, do të jetë shumë strikt në menaxhimin e faktorëve të rrezikut, sepse sëmundja e arterieve koronare mund të përsëritet.

    Kur ndodh përsëritja e infarktit dhe sa e vështirë është që të menaxhohet?

    Në rast se kalon një infarkt, nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të bllokohet një nga enët e tjera. Nëse faktorët e rrezikut nuk modifikohen, mund të ndodhë bllokimi i së njëjtës enë apo i enëve të tjera. Pra, mund të bësh një infarkt të dytë, që mund të jetë edhe fatal, sepse një pjesë e muskulit të zemrës ka dalë jashtë funksionit nga infarkti i parë. Atëherë po të ndodhë një infarkt i dytë, shanset për të ndërruar jetë janë shumë të mëdha. Pacienti duhet që të ndryshojë në mënyrë rrënjë- sore stilin e jetesës për të parandaluar përsëritjen e kësaj sëmundjeje.

    Nisur nga përvoja juaj, kur ndodh infarkti? Ka një interval kohor?

    Varet sa i kujdesshëm je për trajtimin e faktorëve të rrezikut. Mortaliteti është shtuar vitet e fundit për shkak të stilit të jetës krejtësisht të pashëndetshme. Por sot diagnostikohet shumë herë më mirë, mjekohet shumë herë më mirë.

    Metodat e trajtimit që aplikohen në vendin tonë, a janë të duhurat?

    Janë ato që aplikohen në të gjithë botën. Është koronarografia, trajtimi me stent ose kalimi në operacion, që është bypass-i. Sot realisht bëhet më shumë, diagnostikohet më shumë dhe trajtohet më shumë. Por mortaliteti ka njohur rritje, sepse është numri më i madh i njerëzve, të cilët sëmuren nga sëmundja e arterieve koronare.