Category: Uncategorized

  • Aksidentohet me makinë MevIani (Foto)

    Aksidentohet me makinë MevIani (Foto)

    Këngëtari i njohur Mevlan Shaba ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram pamje nga një aksident që ka pësuar së fundmi.

    Në fotografi shihet makina e tij luksoze me dëmtime të dukshme në pjesën e përparme.

    Aksident! Kush na ka mallku ”, ka shkruar Mevlani pranë imazhit, duke lënë të kuptohet se ngjarja i ka shkaktuar shqetësim.

    S’dihet nëse ka pësuar lëndime këngëtari ose ndokush tjetër.

  • Nga Kolumbia në Elbasan, si u trafikua Andres nga rrjeti ndërkombëtar

    Nga Kolumbia në Elbasan, si u trafikua Andres nga rrjeti ndërkombëtar

    Një muaj më parë, mediat shqiptare u njohën me historinë tronditëse të Andrés*, një vajzë e re kolumbiane që, me shpresën për një punë të rregullt si kujdestare fëmijësh në Shqipëri, përfundoi viktimë e një rrjeti ndërkombëtar trafikimi në qytetin e Elbasanit.

    Pasi u mashtrua dhe u shfrytëzua për disa ditë nga një grup kriminal, Andrés jo vetëm që nuk gjeti ndihmën e nevojshme nga autoritetet shqiptare, por përfundoi edhe pas hekurave, e dënuar me 9 muaj burg për veprën penale të “prostitucionit” — pavarësisht provave të shumta që tregonin qartë se ajo ishte viktimë, jo autore.

    Pas lirimit nga burgu në korrik të këtij viti, problemet për Andrés nuk përfunduan. Pa mjet identifikimi, pa ndihmë, pa strehë dhe me pasaportën e sekuestruar, ajo mbeti e bllokuar në Shqipëri, në një situatë të rrezikshme, ku rrezikonte sërish të binte pre e trafikimit.

    Pikërisht në këtë moment, një grup aktivistësh lokalë e gjeti Andrés në Elbasan. Ata e strehuan përkohësisht në një ambient të sigurt, e shoqëruan në Tiranë për të dhënë deklaratën e saj pranë Policisë së Shtetit, dhe më në fund, pas shumë përpjekjesh, e ndihmuan të fitonte statusin e “Viktimës nga Trafikimi”.

    Megjithatë, ky status erdhi vetëm pasi u sigurua privatisht një përkthyes i gjuhës spanjolle, pasi institucionet shtetërore nuk kishin kapacitete për të ofruar këtë shërbim. Ky fakt ngre një shqetësim të madh për të gjitha viktimat e huaja që nuk kanë ndihmën e askujt dhe që nuk flasin gjuhën shqipe.

    Institucione që dështojnë: viktima trajtohet si fajtore

    Rasti i Andrés është shembull konkret i dështimit institucional në Shqipëri për të mbrojtur viktimat e trafikimit. Një nënë e vetme, e ardhur nga Kolumbia për një jetë më të mirë, përfundoi e dënuar si autore e një vepre penale që ishte, në të vërtetë, pasojë e shfrytëzimit kriminal.

    Ky rast vë në pikëpyetje serioze trajtimin që autoritetet shqiptare u rezervojnë shtetasve të huaj, sidomos grave të reja, që vijnë në vend me premtime të rreme punësimi. Mungesa e mekanizmave për t’i identifikuar, mbrojtur dhe ndihmuar këto viktima, tregon për një boshllëk të thellë në sistemin ligjor, administrativ dhe social shqiptar.

    Pritja për pasaportën: një rrezik i ri për viktimat

    Procedurat burokratike për kthimin e dokumenteve të sekuestruara, përfshirë pasaportën, i lanë Andrés për disa javë në Shqipëri pas lirimit. Kjo periudhë pritjeje, pa mbështetje financiare dhe pa siguri, ishte një tjetër rrezik i madh për të rënë sërish në duart e trafikantëve.

    Ky është një nga dështimet më të qarta administrative që vë në rrezik jo vetëm sigurinë e viktimave, por edhe besimin ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

    Mungesa e përkthyesve: barriera që pengon drejtësinë

    Pamundësia e Policisë së Shtetit për të ofruar një përkthyes të gjuhës spanjolle është një tjetër sinjal alarmi. Në një rast ku çdo minutë ishte jetik, Andrés nuk mund të jepte dëshminë e saj pa ndihmën e përkthyesit të siguruar privatisht nga aktivistët.

    Kjo tregon mungesën e përgatitjes dhe kapaciteteve të institucioneve shqiptare për të përballuar raste ndërkombëtare trafikimi, duke i lënë viktimat pa mbrojtje dhe drejtësi.

    Një muaj më vonë: Andrés është në shtëpi, por pyetjet mbeten

    Falë përpjekjeve të palodhura të një grupi aktivistësh, Drejtësi Sociale Andrés u kthye në vendin e saj, në Kolumbi, vetëm një muaj pas takimit të parë në qendër të Elbasanit — ku qëndronte e frikësuar me dy valixhet e saj në duar, pa asnjë rrugëdalje.

    Por ky rast ngre një pyetje të rëndë për ndërgjegjen publike dhe institucionale: Nëse një grup qytetarësh të thjeshtë arritën të ndihmonin një viktimë në një muaj, sa kohë do t’i duheshin një vajze të huaj pa ndihmë për të mbijetuar vetëm në Shqipëri?

    Koha për një reformë të thellë

    Rasti i Andrés nuk është i izoluar. Ai është një sinjal alarmi për urgjencën që ka Shqipëria për të reformuar qasjen e saj ndaj trafikimit të qenieve njerëzore. Duhen politika gjithëpërfshirëse, me një qasje të ndjeshme gjinore dhe ndërkulturore, dhe me mekanizma konkretë për parandalim, mbrojtje dhe rehabilitim të viktimave.

    Për më tepër, institucionet duhet të shohin përtej statistikave dhe ligjeve të shkruara: të shohin njeriun përpara krimit, viktimën përpara akuzës.

    Emri “Andrés” është përdorur për të ruajtur identitetin dhe sigurinë e viktimës.

  • Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

    Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

    Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, e pranishme në Forumin Strategjik të Bled, tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse kryeministri Edi Rama “vazhdon punën e shkëlqyer”.

    “Kemi çelur dy grupkapituj të tjerë me Shqipërinë dhe kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, së pari në Bruksel dhe së dyti vitin tjetër me ndeshjen e futbollit mes vendeve anëtarë dhe vendeve kandidate në Tiranë dhe ku kuptohet që Presidenti i UEFA-s do të luajë me ne, e po kështu ca të tjerë.

    Në 2028-ën mund, të kemi 28 anëtarë. Dhe nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029-n mund të kemi 29 anëtarë. Megjithatë, unë nuk kam shumë kohë, kam vetëm katër vjet, kështu që shpejtoni”, tha Kos.

    Kos shtoi se vendet kandidate duhet të realizojnë të gjitha reformat. “Ky proces nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk kemi udhëheqës që besojnë vetë vete që ky institucion është gjëja më e mirë.

    Duhen udhëheqës që i vendosin reformat mbiu punët e përditshme, që dinë si ti zgjidhin çështjet dypalëshe dhe së treti udhëheqës që besojmë se është detyra e tyre që t’i shtyjnë qytetarët e vendeve të tyre në këtë pikë. Anëtarësimi nuk ka të bëjë vetëm e atë që bëjmë neve në Bruksel, ka të bëjë edhe me faktin se sa e mbështet publiku.

    S’ka rrugë të shkurtra, folët për zotimin e Borrell, ndërkohë që ia tha që në 2030 të dyja palët duhet të jenë gati, vendet kandidate dhe ne. Ne që të jemi në gjendje ti pranojmë këto shtete, ata duhet të realizojnë reformat, shteti i së drejtës, media e lirë janë të panegociueshme.

    Gjeopolitika ka ndryshuar, përballemi me faktin që ka forca trazuese të jashtme siç i përkufizoj unë që duan të na shohim të dështojmë. Tani kemi forca të jashtme që duan që ne si Europë duam të dështojmë, kemi zgjedhje të rëndësishme në Moldavi. Rusia po rreket fort të luftojë kundër qeverisë aktuale”, shtoi Kos./

  • Vera nuk ka mbaruar, termometri do shënojë…’ Lajda Porja jep LAJMIN E MADH, ja cfarë do ndodh me motin!

    Vera nuk ka mbaruar, termometri do shënojë…’ Lajda Porja jep LAJMIN E MADH, ja cfarë do ndodh me motin!

    Duke folur në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për javën e parë të shtatorit.

    Sipas saj, përveç disa shira lokalë që priten të mërkurën dhe të enjten, e gjithë java do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe me diell, ndërsa fundjava pritet të kulmojë me temperatura të larta, deri në 36 gradë Celsius.

    Jemi në një kohë me diell, ndryshe nga situata që përjetuam të shtunën. Kjo javë do të jetë e qëndrueshme, përjashtuar të mërkurën dhe të enjten, ku mund të ketë reshje të pakta dhe të izoluara, kryesisht në veri dhe pjesërisht në disa zona qendrore si Tirana dhe Elbasani, por që do të jenë kalimtare dhe jo problematike. Ndërkohë, të gjitha ditët e tjera do të jenë me diell dhe, që nga nesër, do të kemi rritje të temperaturave, ku ato maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius”, – tha Porja.

    Ajo theksoi se këto temperatura janë të larta në krahasim me normat e muajit shtator, ndërsa shtoi se nuk priten stuhi gjatë kësaj jave.

    Janë temperatura më të larta se mesatarja për shtatorin. Megjithatë, parametrat e erës do të jenë disi problematikë gjatë së mërkurës dhe të enjtes. Nuk presim stuhi apo shira të mëdha këtë javë – do të jetë një situatë e qetë, me ndonjë reshje lokale të mërkurën dhe të enjten. Nuk kanë përfunduar ditët e nxehta, shtatori do të vijojë me temperatura të larta, por do të kemi edhe prezencë të stuhive tropikale të cilat do të jenë më të dobëta se ajo që kaluam ndërsa do të shfaqen pas javës së dytë të shtatorit dhe po ashtu edhe në fillim të tetorit”, – tha ajo.

    Për sa i përket vendeve të rajonit, Porja tha se situata do të jetë e ngjashme, me temperatura që do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius dhe reshje të pakta lokale në mesjavë.

    E njëjta situatë do të jetë edhe në vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut”, – u shpreh meteorologia.temperaturat

  • Milionat e padeklaruar në Piramidat online”, Karamuço: Ja kush ka rënë pre

    Milionat e padeklaruar në Piramidat online”, Karamuço: Ja kush ka rënë pre

    Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, deklaroi se piramidat online janë aktualisht jashtë kontrollit. Në një intervistë, Karamuço tha se mijëra shqiptarë kanë rënë pre e tyre, mes të cilëve edhe familjarë të funksionarëve të policisë dhe drejtësisë

    “E para janë jashtë kontrolli kanë shumë kohë që funksionojnë në fillim eksperimentale tani të konsoliduar. Qindra e mijëra shqiptarë kanë rënë pre e tyre, madje edhe familjarë të funksionarëv të policisë së shtetit, familjarë të funksionarëve të pushtetit të drejtësisë. Ata që dëgjojnë dhe duhet ta kontrollojnë këtë sistem tregojnë indiferencë. Kemi indiferencë familjarë dhe institucionale që sot ka ardhur në pikën që nuk mban më”, tha eksperti.

    Sipas tij shumica e njerëzve nuk duan të deklarojnë pasi kanë hedhur miliona dollarë para të fshehura dhe të padeklaruara.

    “Ka miliona dollarë, ka kohë që bëhet kjo. Disa prej këtyre njerëzve nuk duan të deklarojnë as paratë që kanë hedhur aty se janë të padeklaruara. Një numër i kufizuar do të jetë ai që mund të denoncojnë”, shtoi Karamuço.

    Karamuço thekson se kjo ka ardhur nga etja për t’u pasuruar shpejt, apsi një kategori njerëzish nuk duan të punojnë.

    Ne kemi akoma probleme me urinë për pasurim më të shpejtë. Një kategori shoqërore nuk do të punojë, vetëm të pasurohet. Ne kemi një lëvizje psiko sociale e anatemuar e studiuar që na bën shumë dëm”, tha ai.

    Në kushtet kur kjo skemë mashtrimi onlinë ka ardhur në pikën ku nuk mban mbanmë, Kramuço apelon për ndërhyrje.

    “Duhet ndërhyrë, ndërhyrja është komplekse, nuk është e lehtë. Duhen kontrolluar se shumica janë jashtë vendit, nuk janë këtu”, shtoi ai.

    Qindra qytetarë shqiptarë po bien pre skemave të reja piramidale, ku u propozohet të blejnë kriptomonedha që nuk ekziston ose u kërkohet që të investojnë para me pretendimin se brenda 45 ditësh ato do të marrin 2-fishin e parave të hedhura. Dhe TXEX nuk është platforma e vetme që po zhvat shqiptarët, por edhe 2 platforma të tjera të ngjashme XUEXA dhe Grokrexduu. Ndërkohë Policia e Shtetit ka nisur zyrtarisht një hetim në lidhje me skemat mashtruese online, të cilat dyshohet se i kanë zhvatur qytetarëve shqiptarë rreth 5 milionë euro, përmes premtimit për fitime të majme duke investuar në blerje kriptovalutash.

  • Jake Paul gets embarrassed after Mike Tyson

    Jake Paul gets embarrassed after Mike Tyson

    Jake Paul gets embarrassed after Mike Tyson finally released a secret about their fight. The youtube boxer Jake Paul tweeted earlier today and said “I am now officially the best boxer in the world and no one can tell me anything. I only have 1 defeat and 12 wins which includes the great Mike Tyson. People thought he would beat me too but I completely beat his ass and now People are quiet and they can’t even give me anyone to fight”

    Mike Tyson saw his tweet and replied with “STU! You gave me extra $10million so that I lose the fight. So stop acting like you won that fight. You treated the fight like one of your YouTube videos!”

  • Pasuri e paparë! Hidrogjeni në Bulqizë: Matje 1000 m nën tokë, është depozita më e madhe në botë

    Pasuri e paparë! Hidrogjeni në Bulqizë: Matje 1000 m nën tokë, është depozita më e madhe në botë

    Miniera e kromit në Bulqizë mban depozitën më të madhe të hidrogjenit natyror të zbuluar deri më tani në botë. Profesori i Fakultetit të Gjeologji Minierave, Bardhyl Muceku, i cili ishte pjesë e ekipit prej 8 profesorësh shqiptarë dhe francezë, që zbuluan praninë e këtij gazi që konsiderohet si karburanti i së ardhmes, tregon për TV SCAN detajet e studimit, puna e të cilit filloi në maj të vitit të kaluar.

    Përveç sasisë së madhe, kjo është depozita e parë e hidrogjenit natyror të zbuluar deri më tani në botë, duke i dhënë vlera të jashtëzakonshme reduktimit të emetimeve të gazeve me efekt serrë, që ndikojnë në ndryshimet klimatike.

    Prof. Muceku tregon edhe procesin e ndjekur, që konsistoi në matjen e flluskave të gazit në ujërat e minierës. Ndërkaq, duke marrë në konsideratë sasitë e madha, vlera ekonomike është shumë e madhe.

    Përdorimi i hidrogjenit si burim i pastër energjie për makinat, shtëpitë apo centralet elektrike është një nga alternativat që vendet e Bashkimit Evropian po promovojnë në drejtim të energjisë së pastër dhe industrisë së qendrueshme, duke zëvendësuar burimet fosile, sikurse është nafta apo qymyri.

  • Berisha pas daljes nga SPAK: Në bisedën e Hajrit dhe Çyrbes, del Ulsi Manja

    Berisha pas daljes nga SPAK: Në bisedën e Hajrit dhe Çyrbes, del Ulsi Manja

    Sali Berisha kreu i Partisë Demokratike ka folur këtë të hënë përpara SPAK, ku është bërë dhe traditë e çdo jave pas paraqitjes për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

    Berisha në fjalën e tij ka akuzuar kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani si bashkëpunëtor me krimin, duke vijuar akuzat lidhur me mos zbatimin sipas tij të urdhër-arrestit për Troplinët gjatë fushatës elektorale.

    Nga ana tjetër në fjalën e tij Berisha sot ka përmendur dhe ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja i cili sipas tij është në bisedat telefonike të dy të arrestuarve, Altin Hajrit dhe ish-deputetit Jurgis Çyrbja.

    “Shënimi i sotshëm, zv.kreut të krimit elektoral Altin Troplinit. Nuk mund të quhet ndryshe ky pas aktit të tij të shëmtuar të fshehjes në xhep të urdhër-arrestit për Troplinët deri sa të u arratisën. Kam paraqitur këtu para jush, bashkëpunimin e ngushtë të Taulant Ballës me Suel Çelën, se ne po i arrestojmë kundërshtarët e tu dhe ju do jepni votat që kërkoni.

    Kam folur për bisedën tjetër telefonike ku thotë se me Dritan Allullin do nxjerrësh dy terroristë të vërtet që i vunë tritolin Lulzim Kullës. Edhe nga këta dy, Balla me Allullin i liroi, Alluli është diku në KLGJ. Në bisedat e Altin Hajrit me Jurgis Çyrbje, emri Olsi është për Ulsiun. Olsi ata i thoshin Ulsiut

    Ulusiu e keni vënë re ju si ndërron kostumet. Pra të gjitha këto mbrohen me vendosmëri nga Altin Troplini. I siguroj se bashkëpunimi i tij me krimin do të marrë ndëshkimin e merituar. Drejtësia e George Soros armikut të egër të kombit amerikan ka tentakulat e veta në Shqipëri. “-tha Berisha.

  • National Geographic: Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën/ Historia sapo ka filluar të shkruhet

    National Geographic: Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën/ Historia sapo ka filluar të shkruhet

    Gazi i hidrogjenit është kthyer në një ndër lëndët djegëse më të kërkuara nga studiuesit në mbarë botën, pasi shihet si garantues i vazhdimësisë së shumë industrive. Në kuadër të këtyre kërkimeve, Shqipëria ka dalë në skenë si një vend që zotëron sasi të mëdha të këtij gazi natyror në qytetin e Bulqizës.

    Për këtë arsye prestigjiozja National Geographic i ka dedikuar një artikull vendit tonë dhe specifikisht qytetit në veri të Shqipërisë. Kujtojmë se më parë revista “New Scientist” shkruante se Bulqiza parashikohet të zotërojë në nëntokën e saj 5000 deri në 50.000 ton hidrogjen.

    Artikulli i National Geographic: 

    Zbulimi i një sasie të madhe hidrogjeni thellë në një minierë shqiptare ka bërë që studiuesit t`i futen kërkimeve për më shumë gaz të bllokuar nën Tokë.

    Puna gjeologjike në terren ndodh në të shumtën e herëve në vende të rrezikshme, që nga shpatet e vullkaneve shpërthyese e deri tek thellësitë e humnerës së ftohtë të Antarktidës. E megjithatë, priret të mos ndodhin në brendësi të minierave që shpërthejnë.

    Pikërisht në një vend të tillë shkoi një ekip shkencëtarësh për të eksploruar: miniera e kromit në Bulqizë në Shqipëri, në verilindje të kryeqytetit Tiranë.

    Dhe në vend që të kërkonin për minerale të çmueshme apo dhe formacione të ndryshme shkëmbore, ata po hulumtonin për shkakun e këtyre shpërthimeve: gaz hidrogjen i pastër – një burim energjie ky i rinovueshëm i aftë për të transformuar botën.

    Ashtu sikurse është raportuar në një studim të fundit në revistën Science, ekipi arriti të gjente gazin. Thellë nën Tokë, ata hasën në një pishinë të vogël që vlonte si xhakuzi. “Gazi ishte vërtet intensiv”, thotë Bardhyl Muceku, një gjeolog i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe një prej autorëve që kanë marrë pjesë në studim. Rreth 84% e gazit ishte hidrogjen dhe ky ishte vetëm një nga vend-derdhjet në minierën e Bulqizës, që në total, nxirrte të paktën 200 tonë hidrogjen në vit.

    Bota është vetëm disa vite larg të qenit të aftë për të nxjerrë vëllime domethënëse të gazit natyror të hidrogjenit nga Toka me efikasitet. Gjëja e parë që duhet të bëhet, është që këto rezervuarë të gjenden.

    “Kemi shumë punë përpara për t`u bërë,” thotë Geoffrey Ellis, një gjeokimist i naftës në Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së. Zbulimet si Bulqiza janë arsye për t`u mbushur me optimizëm se mund të ketë mjaftueshëm hidrogjen të bllokuar nën tokë për të fuqizuar planetin.

    Rritja e hidrogjenit

    Hidrogjeni është elementi më i zakonshëm në kozmos, por është vështirë të gjendet në Tokë. Kur nuk lidhet me përbërës të tjerë, mbetet thjesht një gaz pa ngjyrë që i pëlqen të arratiset drejt qiellit. Ky konsiderohet një turp, pasi nëse ne do ta kapnim atë, do të na ndihmonte në kalimin e ngrohjes pa nevojën e karburanteve fosile.

    “Mund të përdoret si një rezervë energjie me karbon të ulët,” thotë Katriona Edlmann, një eksperte e gjeoenergjisë në Universitetin e Edingburgut, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

    “Mund ta djegësh atë dhe ai thjesht prodhon ujë. Ose mund të përdoret në qelizat e karburantit dhe prodhon elektricitet. Gjithashtu mund të shpërndahet në të njëjtat mënyra si gaz natyror”.

    Për njerëzimin nuk është e paditur se hidrogjeni ka dalë prej planetit Tokë prej shekujsh. “Ne kemi qenë në dijeni të rrjedhjes së hidrogjenit për mijëra vjet,” thotë Edlmann, “dhe xhepa të vegjël të mbushur me gaz mund të gjenden në të gjithë globin”.

    Gazi i hidrogjenit, si një molekulë, është i vogël, i lehtë dhe difuziv, e për këtë arsye sipas shkencëtarëve çdo depo e nëntokës ka rrjedhur në hapësirë prej shumë kohësh.

    Industria e naftës gjithashtu nuk ka qenë në kërkim të hidrogjenit. “Ata nuk kanë qenë të intersuar, nuk ishte ajo që kërkonin, dhe shpesh në kërkimet e tyre për depozitat e naftës apo të gazit metan, nuk e kanë raportuar praninë e hidrogjenit në raportet e kompanisë,” thotë Ellis.

    Sot, hidrogjeni përdoret si një burim i vogël energjie elektrike, por çfarë është e rëndësishme është fakti që ai duhet të prodhohet. Ka një sërë mënyrash për ta bërë këtë që nga përdorimi i energjisë diellore për ta ndarë hidrogjenin nga molekulat e ujit, tek përdorimi i avullit për nxjerrjen e hidrogjenit nga gazi metan.

    Por këto metoda ose janë tepër të shtrenjta, ose të përiruar për të lëshuar gazra serë, ose dhe të dyja. “Hidrogjeni i lirë është hapi kryesor drejt një ekonomie hidrogjeni,” thotë Ali Hassanpouryouzband, një shkencëtar i energjisë në Universitetin e Edinburgut.

    Në një botë ideale, gazi i pastër i hidrogjenit i nxjerrë nga nëntoka do të ishte mënyra më ekonomike për të marrë substancën e vlefshme. Por kjo botë dukej prej kohësh imagjinare, deri kur në vitin 2012, u gjet në Mali një rezervuar i konsiderueshëm i gazit hidrogjen. Që prej atëherë janë gjetur hsumë xhepa hidrogjeni, duke përfshirë disa në Europë apo Amerikën Latine.

    Tani, fakti që gazi i hidrogjenit nuk mund të bllokohet nën tokë, “nuk duket shumë i justifikuar”, thotë Ellis.

    Gjuetarët e hidrogjenit

    Por, ku tjetër mund të jetë burgosur hidrogjeni? Kërkuesit nuk mund të dalin thjeshtë në mënyrë rastësore për të kërkuar për të. Fillimisht, ata kërkojnë për të dhëna se ku prodhohet, pra duhet të dinë se si e bën Toka.

    Edhe pse dihet se janë disa mikrobe ato që prodhojnë gazin, gjuetarët e hidrogjenit priren të përqëndrohen tek prodhuesit gjeologjikë. Shkëmbinj vullkanikë të pasur me hekur ose magnez në prani të ujit, i cili mund të prodhojë hidrogjen. Rrezatimi natyror që buron nga shkëmbinj të caktuar gjithashtu mund të ndajë ujin për të farkëtuar hidrogjen.

    Miniera e Bulqizës në Shqipëri ishte një objektiv kryesor për hulumtuesit për dy arsye kryesore. Së pari, prehet në një shtrat të lashtë deti që daton që nga koha e dinosaurëve, që është i mbushur me lëngje dhe shkëmbinj vullkanikë të pasur me hekur, duke e bërë atë një fabrikë premtuese hidrogjeni.

    Dhe e dyta, ai ka shpërthyer në disa raste, në vitin 2011, 2017 apo dhe 2023. Ky gaz u raportua fillimisht në vitin 1992, por edhe pas disa shpërthimeve të para, mendohej se fajtori për këtë ishte metani.

    “Në fillim të këtyre incidenteve as nuk e mendonim se ishte hidrogjen”, thotë Muceku. Edhe pse u zbuluan sasi metani nga shkencëtarët në Bulqizë, pjesa më e madhe e gazit që dilte ishte hidrogjen. Me një minimum prej 200 tonësh në vit, ky është një nga derdhjet më pjellore të hidrogjenit të gjetura ndonjëherë.

    Optimizëm për të ardhmen e hidrogjenit

    Megjithatë gjuetarët e hidrogjenit nuk kënaqen më kaq. Ekipi i Mucekut vlerëson se miniera përmban gjithsej 5000 deri në 50 mijë ton avull të paqëndrueshëm. Depo me miliona ton gaz hidrogjeni janë të burgosura dhe po kërkohen nga hulumtuesit e fokusuar në energji.

    I rëndësishëm këtu është fakti që ky gaz nuk shpërbëhej nga reaksionet gjeologjike të padobishme. “Ky akumulim duhet të ishte formuar gjatë një periudhe dhjetëra mijëra vjeçare,” thotë Ellis.

    Ndërsa Muceku shpjegon se kur miniera u pre në thellësi, hidrogjeni filloi të arratisej dhe të shkaktonte shpërthime aksidentale. Gërmimet duket se kanë çarë çatinë e një rezervuari të fshehur.

    Pllakat e zhvarrosura në fund të detit ishin gjithmonë objektiva me prioritet të lartë për gjuetarëët e gazit të hidrogjenit, por ky studim ka nënvizuar një nocion të ri, se ndoshta kemi të bëjmë me fillimet e një epoke të re, që energji hidrogjeni mund të gjenten në lloje të ngjashme të sarkofagëve tektonikë në të gjithë botën.

    Historia sapo ka filluar të shkruhet.

  • Shëndeti riprodhues, mjeku gjinekolog: Rinia shqiptare po ushqehet keq! Ja rreziku nga kimikatet dhe ndikimi te hormonet

    Shëndeti riprodhues, mjeku gjinekolog: Rinia shqiptare po ushqehet keq! Ja rreziku nga kimikatet dhe ndikimi te hormonet

    Gjinekologu Shkëlqim Balili, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ka folur gjerësisht mbi rëndësinë e shëndetit riprodhues si tregues i shëndetit të përgjithshëm të njeriut. Sipas tij, periudha riprodhuese është faza më vitale e jetës dhe energjia që ka trupi gjatë kësaj kohe është e pakrahasueshme me çdo periudhë tjetër.

    “Njerëzit në moshë riprodhimi kanë një fuqi të pashtershme, ndryshe nga shumë specie bimore e shtazore që vdesin pas kësaj faze. Por pas riprodhimit, njeriu nuk ka më të njëjtën energji,” u shpreh Balili.

    Gjinekologu theksoi rëndësinë e ciklit menstrual si “një dhuratë e Zotit” për gratë, duke sqaruar funksionin që kanë hormonet gjatë këtij procesi. “Në dy javët e para, estrogjeni luan rol vendimtar për identitetin gjinor dhe funksionet e tjera hormonale, ndërsa në fazën e dytë dominon progesteroni – hormoni i lumturisë – i cili përgatit trupin për një shtatzëni të mundshme.”

    Ai shpjegoi edhe funksionin e hipotalamusit, i cili kontrollon temperaturën trupore, metabolizmin, sistemin hormonal dhe ruan aktivitetin seksual.

    Balili ngriti shqetësimin për shëndetin riprodhues të meshkujve, duke theksuar se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në prodhimin e spermatozoideve. “Meshkujt nuk duhet të mbajnë të mbathura të zeza apo të ngushta, sidomos në temperatura të larta, pasi testet humbasin aftësinë riprodhuese nëse kalojnë 37.5°C,” tha ai.

    Mjeku theksoi rëndësinë e edukimit seksual që në moshë të hershme, duke propozuar që të fillojë që në moshën 3-vjeçare. “Fëmijët duhet të dinë të thonë ‘JO’ dhe të raportojnë menjëherë për çdo shqetësim që lidhet me organet intime. Marrëdhëniet kërkojnë maturitet dhe nuk është normale të ketë aktivitet seksual në moshën 14 apo 15 vjeç.”

    Balili paralajmëroi për rreziqet që vijnë nga ndërhyrjet njerëzore në natyrë dhe përdorimi i kimikateve. “Jetojmë në një kohë kur gjithçka është artificiale. Plastika, kozmetika, pesticidet, detergjentët e përmbajnë ksenoestrogjenë – kimikate që imitojnë estrogjenin dhe dëmtojnë shëndetin e gruas,” shpjegoi ai.

    Sipas mjekut, këto substanca lidhen me infertilitetin, dështimin e vezoreve, obezitetin dhe sëmundje kanceroze si kanceri i gjirit, vezoreve, mitrës dhe prostatës.

    Balili kritikoi fort konsumin e ushqimeve të përpunuara dhe pijeve të gazuara nga të rinjtë, duke theksuar se këto janë burim kryesor i hormoneve të dëmshme dhe antibiotikëve.