Category: Uncategorized

  • Anisa Veseli tregon rezultatin e operacionit tre muaj pas

    Anisa Veseli tregon rezultatin e operacionit tre muaj pas

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment shumë personal dhe domethënës për të.

    Përmes një fotoje të postuar në InstaStory, Anisa ka treguar rezultatin pas 3 muajsh nga operacioni në shpinë, një ndërhyrje që ajo e kishte bërë më herët, por për të cilën ajo ka folur gjatë historisë së saj të jetës brenda në reality show.

    Në imazhin e ndarë, ajo shfaqet e qetë dhe pozitive, duke reflektuar rikuperim të suksesshëm pas një periudhe sfiduese për shëndetin e saj.

    Megjithëse nuk dha shumë detaje, fotoja e saj shoqërohej me një ndjesi mirënjohjeje dhe fuqie personal.

    Ky postim është një dëshmi e qartë se Anisa po ecën përpara, dhe pavarësisht sfidave shëndetësore, ajo vazhdon të ndajë momente të vërteta dhe të sinqerta me publikun që e ndjek prej kohësh./Prive By Liberta Spahiu

  • 8 korsi dhe me gjelbërim, autostrada Tiranë-Durrës drejt fundit/ Rama tregon si do të duket ky aks…

    8 korsi dhe me gjelbërim, autostrada Tiranë-Durrës drejt fundit/ Rama tregon si do të duket ky aks…

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e autostradës Tiranë-Durrës, punimet e të cilës janë drejt fundit dhe loti i parë i rikonstruksionit pritet të jetë i hapur për qarkullim pas disa javësh. Autostrada do të ketë 4 korsi në secilën anë dhe pritet t’i japë zgjidhje trafikut në këtë aks.

    Një aks me kushte dhe parametra tërërisht europiane të sigurisë rrugore si edhe me të gjithë elementët e tjerë të mobilimit urban, ndriçim, gjelbërim për t’iu përshtatur më së miri zonave të banuara që përshkon”, shkroi Edi Rama.

    Autostrada Tiranë-Durrës dhe anasjelltas është një ndër nyjet më të rëndësishme rrugore në Shqipëri, e cila me rritjen e numrit të turistëve dhe përdoruesve të mjeteve në tërësi, ka nevojë për ndërhyrje.

    Me ndërhyrjet e planifikuara në tabanin e këtij aksi, gjerësia planifikohet të shkojë në 35.1 metra, nga 18.6 metra që është aktualisht, sepse do të ndërtohen nga dy korsi për çdo krah.

    Shpejtësia e lejuar do të jetë 140 km/h, nga 90 që është aktualisht. Në segmente të caktuara të autostradës, shpejtësia e lejuar është edhe më e ulët.

    Zgjerimi i Tiranë-Durrës do ti kushtojë buxhetit të shtetit plot 298.8 milionë euro, ndërsa paralelisht do të punohet dhe për rehabilitimin e plotë të rrugës dytësore Tiranë-Ndroq-Plepa, që mund të shërbej si alternative nëse autostrada Tiranë-Durrës bëhet me pagesë.

  • Zbulohet ngjarja e rende! Zyrtares se larte i vj*dhin 200 mije euro dhe i marrin p*ng vellain, SPAK ben veprimin urgjent

    Zbulohet ngjarja e rende! Zyrtares se larte i vj*dhin 200 mije euro dhe i marrin p*ng vellain, SPAK ben veprimin urgjent

    Një tjetër episod tronditës ka dalë në dritë nga hetimet që po zhvillohen nga SPAK, në kuadër të dosjes penale nr. 175/1, e cila fillimisht nisi për shkelje të barazisë në tendera, por që tani ka nxjerrë në pah edhe një grabitje të dyshuar me pasoja të rënda dhe një akt të rëndë pengmarrjeje.

    Burime për Top Channel konfirmojnë se SPAK i është drejtuar me një shkresë zyrtare komisariateve të Policisë në Elbasan dhe Librazhd, duke kërkuar verifikim nëse gjatë vitit 2020 është paraqitur ndonjë kallëzim penal për një vjedhje të ndodhur në një banesë dhe për një ngjarje të natyrës së pengmarrjes.

    Kjo kërkesë vjen pas zbardhjes së disa bisedave të kryera nga një zyrtare e Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja, e cila aktualisht ndodhet nën hetim për aferat me tenderat publikë. Gjatë përgjimeve të kryera me urdhër të prokurorit Elvin Gokaj, zyrtarja shfaqet në komunikim me familjarët e saj duke diskutuar rreth një vjedhjeje të ndodhur në banesën e tyre, ku, sipas saj, janë grabitur plot 200 mijë euro.

    Më alarmante bëhet situata kur në biseda përmendet edhe një pengmarrje. Skeja shprehet se grabitësit e maskuar jo vetëm që morën shumën e konsiderueshme të parave, por rrëmbyen edhe të vëllain, për ta penguar që të sinjalizonte policinë. Ajo shfaqet e shqetësuar për sigurinë e familjes dhe për pasojat që mund të kishte denoncimi i ngjarjes.

    Gjatë marrjes në pyetje nga SPAK, zyrtarja e hetuar justifikon burimin e parave si dërgesa nga të afërmit emigrantë në Greqi, por autoritetet po hetojnë nëse bëhet fjalë për të ardhura të ligjshme apo për fitime të padeklaruara nga aktivitete korruptive apo informale.

    Ndërkohë, dosja e grabitjes dhe pengmarrjes është veçuar nga hetimi kryesor për tenderat, ku aktualisht janë marrë të pandehur 11 zyrtarë, përfshirë edhe kryetarin e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, të cilët dyshohen për shkelje të ligjit në ndarjen e kontratave publike dhe favorizime në kundërshtim me ligjin.

    Ky rast shton më tej dyshimet për lidhje të mundshme të korrupsionit me rrjete kriminale që nuk kursejnë as format më të dhunshme si grabitja dhe pengmarrja. SPAK pritet të thellojë hetimet në të dyja pistat – atë të burimit të parave dhe rrethanave të krimit – për të ndriçuar të gjithë skemën e përfshirë.

    Hetimet janë në vijim, ndërsa burime brenda strukturës së posaçme konfirmojnë se mund të ketë zhvillime të tjera në ditët në vijim.

  • E bija përdhunohet nga i ati, nëna dhe 6 fëmijët përzihen nga shtëpia – Ligji hesht

    E bija përdhunohet nga i ati, nëna dhe 6 fëmijët përzihen nga shtëpia – Ligji hesht

    Një ngjarje tronditëse u regjistrua në Sheqishtë të Fierit, ku një vajzë vetëm 12 vjeçe denoncoi përdhunimin sistematik nga babai i saj, Zamir Meta. Sipas dëshmisë së saj, abuzimi kishte nisur që në moshën 5-vjeçare dhe kishte vazhduar edhe gjatë kohës që familja jetonte në Gjermani.

    Zamir Meta është arrestuar dhe akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” (neni 100 i Kodit Penal) dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” (neni 106/a). Për këto vepra, ligji parashikon dënim që varion nga 10 vite deri në burgim të përjetshëm.


    Megjithatë, përvojat e mëparshme në Shqipëri tregojnë se shumë nga këto krime nuk ndëshkohen me ashpërsinë që meritojnë. Në emër të sjelljes së mirë, faljes apo procedurave ligjore lehtësuese, shumë autorë dalin nga burgu pas vetëm një dekade. A mund të quhet kjo drejtësi?

    Pas denoncimit, vajza është marrë në mbrojtje në një institucion të posaçëm në Tiranë. Por ndërkohë, nëna e saj, Juela Meta dhe gjashtë fëmijët e tjerë janë përballur me kërcënime dhe urrejtje nga komuniteti. Pronari i banesës ku ata jetonin i ka nxjerrë jashtë, ndërsa pronarja i ka kërcënuar hapur me fjalët: “Keni dy ditë kohë. Do të derdhet gjak.”

    Për këto veprime, Kodi Penal parashikon dënime deri në 2 vite burg për kanosje (neni 84) dhe deri në 3 vite burg për detyrim me kërcënim për të kryer një veprim të padëshiruar (neni 102). Por në praktikë, këto dënime janë minimale dhe shpesh nuk zbatohen.

    Shqetësuese është edhe sjellja e policisë. Juela Meta ka kërkuar mbrojtje zyrtare, por nuk iu dha asnjë urdhër mbrojtjeje. Ndërkohë, pronarja e banesës ka ndryshuar deklaratat në polici duke pretenduar se ndihej e kërcënuar. Ligji nr. 9669/2006 për masat kundër dhunës në marrëdhëniet familjare e detyron policinë të lëshojë urdhër mbrojtjeje në rastet kur ka kërcënime të qarta. Moszbatimi i këtij detyrimi përbën shpërdorim detyre (neni 248 i Kodit Penal), me dënim deri në 7 vite burg. Sërish, asnjë zyrtar nuk u procedua.

    Por nuk është vetëm përdhunuesi që ka nevojë për ndëshkim të rreptë. Rasti në fjalë zbulon edhe një hallkë tjetër të çoroditur të sistemit: reagimin e komshinjve dhe mungesën e mbrojtjes nga institucionet.

    Për këtë deklaratë, ligji shqiptar parashikon vetëm deri në 2 vjet burg për kanosje dhe deri në 3 vjet për detyrim me kërcënim. Këto masa janë qesharake për një situatë ku rrezikohet jeta e një nëne dhe e gjashtë fëmijëve. Janë masa që nuk trembin askënd. Janë masa që në vend të frenojnë, nxisin sjellje të tilla.

    Bëjmë thirrje për ashpërsim të ndëshkimeve për kërcënimin ndaj viktimave të krimit, për dënime shembullore për zyrtarët e policisë që nuk zbatojnë ligjin dhe për marrje përgjegjësie penale dhe institucionale nga çdo autoritet që refuzon të mbrojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

    Sepse në raste të tilla, heshtja dhe neglizhenca janë pjesë e krimit.

    Ky rast është një thirrje e dhimbshme për të gjithë: për legjislatorët, për sistemin e drejtësisë, për shoqërinë. Përdhunimet ndaj të miturve janë shtuar ndjeshëm dhe shteti nuk po reagon me vendosmëri.

    A është momenti që Kodi Penal të ndryshojë rrënjësisht? A duhet të eliminohet çdo mundësi uljeje dënimi për autorët e krimeve seksuale ndaj fëmijëve? A duhet këta individë të dënohen me burgim të përjetshëm, pa të drejtë amnistie, lirimi të parakohshëm apo apelimi?

    Dhe më tej akoma: a është koha të diskutojmë seriozisht rikthimin e dënimit me vdekje për përdhunuesit e fëmijëve?

    Në Shqipëri, dënimi me vdekje u hoq përfundimisht në vitin 2007, në përputhje me Protokollin nr. 13 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Por krimet që ndodhin sot po sfidojnë çdo limit njerëzor. Shteti shqiptar është i detyruar të respektojë angazhimet ndërkombëtare, por a është kjo arsyeja për të mos vepruar më ashpër?

    A ka drejtësi për një fëmijë që është përdhunuar për vite me radhë nga vetë prindi? A ka kuptim një sistem që ofron falje për krime të pafalshme?

    A është më e drejtë të lejojmë që këta njerëz të dalin sërish në shoqëri? Vetëm kur ligji ndëshkon siç duhet, plagët e viktimave mund të fillojnë të shërohen!

  • Krim*nelëve VIP meshkuj u fusin modele ne b*rg! Do sh*koheni pse nuk u lejohet femrave takime speciale me meshkuj ne b*rg

    Krim*nelëve VIP meshkuj u fusin modele ne b*rg! Do sh*koheni pse nuk u lejohet femrave takime speciale me meshkuj ne b*rg

    Një realitet i heshtur, por gjithnjë e më i pranishëm në sistemin penitenciar shqiptar, po ngre alarmin për standardin e dyfishtë dhe kapjen e institucioneve nga krimi i organizuar: hyrja e vajzave të reja, shpesh të trajtuara si modele apo eskorta, në qelitë e të dënuarve më të rrezikshëm, është kthyer në një praktikë të normalizuar – por që askush nuk guxon ta përmendë zyrtarisht.

    Këto “vizita” të koduara si “takime speciale”, ndodhin larg syrit të opinionit publik dhe kontrollit të drejtësisë, ndërkohë që vetë strukturat shtetërore akuzohen se i kamuflojnë, duke i legjitimuar përmes autorizimeve të mjegullta apo rolit të të afërmve fiktivë. Burimet nga brenda sistemit penitenciar raportojnë se takime të tilla kryhen në mënyrë të përsëritur në burgjet e sigurisë së lartë, ku ndodhen persona me rekorde të rënda kriminale dhe lidhje me rrjete ndërkombëtare të trafikut.

    Ndërkohë që për këta “VIP-a të krimit” nuk mungon as komoditeti dhe as kontaktet intime të privilegjuara, në anën tjetër, të dënuarat gra në burgun e Pojskës në Pogradec përballen me rregulla shumë më të rrepta. Atyre u mohohet kategorikisht e drejta për takime speciale – një masë që justifikohet nga autoritetet me frikën se mund të mbeten shtatzënë dhe të përfitojnë më pas nga lehtësimi apo shmangia e dënimit.

    Arsyetimi lidhet me frikën se mund të mbeten shtatzënë dhe kështu të përfitojnë nga lehtësimi i dënimit. Prandaj, për këtë arsye, atyre u ndalohet kategoria e takimeve speciale”, deklaroi publikisht gazetari Eni Ferhati, duke hedhur dritë mbi këtë realitet të pabarabartë dhe të deformuar.

    Kjo qasje ngre pyetje serioze për standardet e drejtësisë penale në Shqipëri, për trajtimin e të burgosurve jo në bazë të ligjit, por në bazë të pushtetit, parasë dhe lidhjeve me segmente të korruptuara të administratës.

    A është ky një sistem drejtësie që mbron ligjin, apo një strukturë e deformuar që shërben për të lehtësuar luksin dhe qejfet e të fortëve në burg, ndërsa mbi të tjerët zbatohet hekuri i ligjit?
    Kjo është një pyetje që kërkon jo vetëm debat publik, por edhe hetim të thelluar institucional – nëse realisht duam të besojmë se askush nuk është mbi ligjin.

  • Vuani nga pagjumësia? Ja Ushqimi që ju vendos në gjumë për 30 sekonda

    Vuani nga pagjumësia? Ja Ushqimi që ju vendos në gjumë për 30 sekonda

    Nëse kaloni orë të tëra duke u rrotulluar në shtrat pa mundur të flini, lajmi i mëposhtëm është për ju! Një zbulim i thjeshtë por i fuqishëm po bën xhiron e botës: një përzierje natyrale që ju vendos në gjumë më shpejt se çdo ilaç farmaceutik!

    🔬 Studimet e fundit kanë treguar se përzierja e mjaltit me pak kripë himalaje ose kanellë mund të qetësojë sistemin nervor, të ulë kortizolin (hormonin e stresit) dhe t’i japë trupit sinjalin për të fjetur menjëherë.

    🥄 RECETA MAGJIKE QË PO MAHNIT BOTËN

    1 lugë çaji mjalti natyral Një majë luge kripë himalaje (ose gjysmë luge kanellë pluhur)

    ✅ Përzieji dhe vendose nën gjuhë ose ha para gjumit. Efekti nis brenda sekondave.

    🧠 PSE FUNKSIONON?

    Mjalti nxit lëshimin e melatoninës, hormoni që rregullon gjumin. Kripa himalaje ndihmon në prodhimin e serotoninës dhe stabilizon energjinë gjatë natës. Kanella ndihmon në uljen e stresit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

    🛌 Rezultati? Trupi relaksohet, mendja pushon dhe gjumi vjen më shpejt se kurrë më parë.

    🔥 Njerëz nga e gjithë bota po raportojnë se kanë rifituar qetësinë dhe gjumin brenda natës së parë.

    Nuk ke asgjë për të humbur – provoje dhe më pas trego edhe të tjerëve.

    📲 Ndaje këtë lajm me miqtë që vuajnë nga pagjumësia! Mund të jetë shpëtimi që po kërkojnë!

  • Pronësi me 1 euro, hapen aplikimet për “Paketën e Maleve”! Pa taksa 10 vite për investitorët, lehtësi fiskale dhe procedura të thjeshtuara

    Pronësi me 1 euro, hapen aplikimet për “Paketën e Maleve”! Pa taksa 10 vite për investitorët, lehtësi fiskale dhe procedura të thjeshtuara

    Prej disa ditësh ka nisur zbatimi konkret i ligjit “Për Paketën e Maleve”, një nismë e qeverisë shqiptare që synon të sjellë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në zonat malore të vendit, veçanërisht në veri, përmes lehtësive fiskale, procedurave të përshpejtuara të pronësisë dhe nxitjes së investimeve strategjike.

    Pas miratimit në Kuvend dhe botimit në Fletoren Zyrtare, janë hapur aplikimet “online” për të gjithë të interesuarit në portalin zyrtar www.paketaemaleve.gov.al. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e cilësoi nismën si një mundësi reale për ata që duan të zhvillojnë tokën që posedojnë, duke përfituar nga skema që parashikon fitimin e pronësisë ligjore për një tarifë simbolike prej 1 euro, përmes një procesi të thjeshtuar.

    “Shprehni interesin për të investuar në tokën që posedoni dhe bëhuni pronarë të saj me ‘Paketën e Maleve’, duke ndjekur disa hapa shumë të thjeshtë në portalin zyrtar,” – u shpreh ministrja Denaj.

    Ligji parashikon mbështetjen vetëm për 500 projekte, të cilat do të përzgjidhen mbi bazën e planeve të zhvillimit që aplikantët duhet të dorëzojnë. Përfituesit, që mund të jenë individë ose biznese të regjistruara, nuk do të paguajnë asnjë taksë për 10 vjet, përfshirë TVSHnë, tatimin mbi fitimin, taksën e pasurisë dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë. Një ndër aspektet më novatore të kësaj pakete është adresimi i çështjes së pronësisë së pasqaruar në zonat malore. Ligji u jep të drejtën poseduesve faktikë të pasurive shtetërore që kanë mbi 10 vjet përdorim të pandërprerë, të bëhen pronarë legjitimë, me kusht që të kenë një plan investimi konkret dhe të pajisen me leje zhvillimi. Po ashtu, ligji hap rrugën për partneritete mes poseduesve ekzistues dhe investitorëve të interesuar, duke krijuar modele bashkëpunimi për zhvillim të përbashkët.

    Në thelb, “Paketa e Maleve” synon të ndalë shpopullimin, të forcojë ekonominë lokale, të rrisë turizmin malor dhe prodhimin bujqësor, si dhe të promovojë identitetin lokal përmes investimeve që respektojnë mjedisin, peizazhin dhe trashëgiminë kulturore. Fokusi fillestar do të jetë zonat malore të veriut, ku problematika si braktisja, mungesa e infrastrukturës dhe informaliteti i pronës janë më të theksuara. Ministria e Ekonomisë do t’i propozojë Këshillit të Ministrave shpalljen zyrtare të këtyre zonave si zona të përparësisë për zhvillim turistik, duke mundësuar plane të integruara zhvillimi.

  • 🟥 LAJM I FUNDIT – SONILA MEÇO SHPËRTHEN NË STUDIO LIVE: “SHQIPTARËT NUK KANË TURP, RAMA I PËRBALL ME PËRBUZJE DHE PRAPË E VOTOJNË!” 🟥

    🟥 LAJM I FUNDIT – SONILA MEÇO SHPËRTHEN NË STUDIO LIVE: “SHQIPTARËT NUK KANË TURP, RAMA I PËRBALL ME PËRBUZJE DHE PRAPË E VOTOJNË!” 🟥

    Gazetarja e njohur Sonila Meço ka dhënë një deklaratë të fortë që ka tronditur opinionin publik. E ftuar në një studio televizive, ajo ka komentuar me tone të ashpra aksionet e fundit të qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se shqiptarët tashmë janë kthyer në një popull të nënshtruar dhe pa dinjitet.

    🗣️ “Jemi kthyer në një shoqëri që pranon çdo padrejtësi. Qeveria i trajton qytetarët si shifra, jo si njerëz. Kryeministri i përçmon, i poshtëron me çdo vendim, por ata prapë e votojnë. Kjo tregon se kemi humbur çdo ndjesi turpi dhe vetërespekti,” – tha Meço me një ton të drejtpërdrejtë e të pakompromis.

    Sipas saj, aksionet e fundit të qeverisë, të cilat po zbatohen me urdhër të Ramës, janë prova se populli ka pranuar heshturazi çdo abuzim dhe çdo sjellje arrogante të pushtetit.

    🟥 “Sot qytetarët nuk reagojnë më. Nuk protestojnë, nuk kundërshtojnë. Kanë pranuar të jetojnë në një realitet ku pushteti i tall dhe i përdor. E kjo është më e rënda,” – shtoi ajo.

    💬 Fjalët e saj kanë ndezur rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin fuqimisht dhe të tjerëve që e akuzojnë për populizëm dhe tendenca politike.

    ❓Po ju, si mendoni? Ka të drejtë Sonila Meço apo është një deklaratë e ekzagjeruar? A po jetojmë në një shoqëri të nënshtruar që e voton përçmuesin e vet?

    👇 Na shkruani mendimin tuaj në komente dhe mos harroni ta ndani këtë lajm me miqtë që duan të kuptojnë çfarë po ndodh në të vërtetë në Shqipëri!

  • Hodhi mbeturina nga makina/ E pëson personazhi i ‘TikTok’-ut, Kozak Braçi! Përfundon në polici

    Hodhi mbeturina nga makina/ E pëson personazhi i ‘TikTok’-ut, Kozak Braçi! Përfundon në polici

    Një video e publikuar në rrjetet sociale që tregonte një person duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje ka çuar në identifikimin dhe ndëshkimin e autorit të shkeljes.

    Bëhet fjalë për shtetasin Kozak Braçi, 32 vjeç, i njohur për daljet e tij në rrjetet sociale

    Policia e Komisariatit Nr. 4 në Tiranë reagoi menjëherë pas publikimit të videos duke kryer verifikimet e nevojshme. Pavarësisht se pamjet ishin regjistruar disa kohë më parë, autoritetet arritën të identifikonin personin që kishte ndotur mjedisin dhe e shoqëruan atë për veprime të mëtejshme procedurale.

    Në përfundim të veprimeve, Kozak Braçi u ndëshkua me një gjobë prej 100 000 lekësh, bazuar në nenin 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000 dhe nenin 15 të Kodit Rrugor.

    Ndërkohë, materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vlerësim të mëtejshëm ligjor.

  • 84-vjeçari nga Skenderaj martohet me një 64-vjeçare nga Lipjani 😲

    84-vjeçari nga Skenderaj martohet me një 64-vjeçare nga Lipjani 😲

    Në një kohë kur shumë të rinj po ndahen për arsye banale, e disa as që po mendojnë më për martesë, ndodhin histori që të befasojnë.

    Rajoni mëson se dje në qytetin e Skenderajt është kurorëzuar një martesë e veçantë.

    Një 84-vjeçar nga fshati Leçinë e Komunës së Skenderajt dhe një 64-vjeçare nga Lipjani kanë vendosur të fillojnë një kapitull të ri në jetë.

    Kjo ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e komunitetit, duke treguar se dashuria është një forcë që nuk njeh kufizime.

    Në një shoqëri ku duket se martesat po zbehen te të rinjtë, kjo ngjarje është një dëshmi se dashuria e vërtetë nuk njeh moshë dhe nuk ndalet para paragjykimeve.

    Kjo ngjarje është një shembull se ndjenjat e vërteta nuk kalojnë me kalimin e kohës.

    Martesa e tyre është një inspirim për shumë njerëz në komunitet, duke i treguar atyre se dashuria është gjithmonë e mundur, pavarësisht moshës.

    Shfrytëzojmë këtë rast për të inkurajuar lexuesit që të ndajnë mendimet e tyre rreth kësaj historie inspiruese dhe të japin zë për dashurinë e vërtetë.