Category: Uncategorized

  • Emocionuese! 18 vjecari tropojan kursen 30 lekë cdo ditë për të blerë kostumin e maturës, por në fund ndodh ngjarja prekese

    Emocionuese! 18 vjecari tropojan kursen 30 lekë cdo ditë për të blerë kostumin e maturës, por në fund ndodh ngjarja prekese

    Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve tregon një histori emocionuse.

    Çumani rrëfen një ngjarje të ndodhur në qytetin e Tropojës, ku një djalë nga paratë që i jepnin prindërit për të blerë një byrek i ka mbledhur dhe me to do blente kostumin e mbrëmjes së Maturës.

    Këto janë kursimet e një djali 18 vjeçar banor i fshatit Shoshan me një bërthame familjare prej 6 antarësh që jetojne me ndihme ekonomike me 56 mije lek te vjetra ne muaj. 

    Cdo ditë familja i jep në shkollë 30 lek për të blerë një byrek, ndërsa ai i ka kursyr për të blerë kostumin e mbrëmjes së maturës. Këtë ngjarje e pashë e ulur në cep te një lokali afër një dyqani kostumesh për meshkuj në qytetin e B.

    Currit, shitësja vetem për sakrificen e djalit i tha zgjedh cfarë të pëlqejë pavarsisht se sa para keni…u emocionova nga ky veprim ju afrova për ti thenë je shembull për shumë të rinjë. 

    Ndoshta pak por dua të ndihmoj edhe unë për shpenzimet. Më tha unë jam i varfër ekonomikisht por jo në shpirt”, shkruan Çumani.

  • Karroca e supermarketit për pak sa nuk i mori JETËN fëmijës së saj, nëna e tmerruar vjen me një PARALAJMËRIM të fortë!

    Karroca e supermarketit për pak sa nuk i mori JETËN fëmijës së saj, nëna e tmerruar vjen me një PARALAJMËRIM të fortë!

    28-vjeçarja pretendon se pesha e karrocës u zhvendos duke bërë që ajo të binte pasi nuk kishte frena…

    Një nënë e tmerruar pretendon se një karrocë supermarketi Lidl e shtypi foshnjën e saj dhe u përmbys pasi nuk kishte frena.

    Lucy Greatbatch kishte dalë në një dyqan Lidl në Leek, Staffordshire me fëmijën e saj 10 muajsh George për të bërë pazaret. Ndërsa merrte artikujt e saj ushqimore, nëna e uli fëmijën e saj në ndenjësen e foshnjës në pjesën e përparme të një karroce pazari.

    Fotot tronditëse tregojnë djalin të dëmtuar në kokë dhe me mavijosje në pjesën e prapme të këmbëve të tij.

    Përpara se të shkarkonte ushqimet, Lucy thotë se u sigurua të parkonte karrocën në një sipërfaqe të sheshtë. Por pasi arriti të fuste çantën e dytë të blerjes në bagazh, 28-vjeçarja pretendon se pesha e karrocës u zhvendos duke bërë që ajo të binte pasi nuk kishte frena.

    Ndërsa George po shërohet nga plagët e tij, Greatbatch ka paralajmëruar prindërit e tjerë për ‘aksidentin e frikshëm’ të foshnjës së saj dhe i nxit ata të kontrollojnë karrocat kur janë në supermarkete. Lidl reagoi dhe tha se i vinte keq për incidentin dhe theksoi se ata kanë karroca të pajisura me rripa për foshnjat.

    Greatbatch, nga Wetley Rocks në Staffordshire, tha: “Unë shkova për disa perime dhe disa fruta ndërsa desh mora më qafë femijën për këto. “Isha parkuar në një nga gjiret prindër-fëmijë dhe u futa në të. [Gjatë shkarkimit të blerjeve], e vendosa atë [Karrocën me George] në një vënd të sheshtë.

    Një zëdhënës i Lidl tha: ‘Siguria e klientit është e një rëndësie të madhe për ne dhe na erdhi shumë keq kur dëgjuam për përvojën e këtij klienti. Të gjitha karrocat tona të dyqaneve kalojnë nëpër kontrolle rigoroze për t’u siguruar që plotësojnë kërkesat e nevojshme të sigurisë dhe ne kemi disa opsione të ndryshme karrocash të disponueshme për klientët në dyqanin tonë Leek, duke përfshirë karrocat me rripa për foshnjat.”

  • ‘Marrëzia mjedisore’/ Ja pse Franca dëshiron të ndalojë ujin në shishe plastike

    ‘Marrëzia mjedisore’/ Ja pse Franca dëshiron të ndalojë ujin në shishe plastike

    Një politikan francez ka bërë thirrje për ndalimin e shisheve të vogla plastike të ujit, duke i quajtur ato “plotësisht absurde” dhe “marrëzi mjedisore”.

    Pierre Cazeneuve, i cili i përket partisë së Rilindjes së Presidentit Emmanuel Macron, paraqiti një ligj të propozuar këtë javë që mund të sjellë fundin e shisheve të ujit më të vogla se 500 ml.

    Duke zgjeruar komentin e tij, Cazeneuve tha se shishet e vogla – të cilat përfshijnë madhësitë 33, 25 dhe 17 cl – “përmbajnë 20-25 gram plastikë për vetëm tre ose katër gllënjka ujë”. Ai nuk ka përfshirë shishe më të mëdha në ndalimin e mundshëm – ende.

    Projektligji i propozuar do të duhet të kalojë nëpër disa pika legjislative për t’u bërë ligj.

    Për ta arritur këtë, do të duhej të debatohej në parlament dhe të fitonte mbështetjen e shumicës së deputetëve atje.

    Aktualisht, nuk ka shumë gjasa të ndodhë pasi përbërja aktuale e qeverisë nuk është vetëm thellësisht e ndarë, por gjithashtu nuk ka shumicë partiake në Dhomë.

    Megjithatë, nëse do të kalonte, shumë qytetarë francezë ka të ngjarë të ishin në favor të tij. Një sondazh i fundit, i kryer nga OpinionWay për bamirësitë Zero Waste France dhe No Plastic in My Sea, zbuloi se rreth dy të tretat e njerëzve në vend do të ishin në favor të një ndalimi të tillë.

  • Ndryshon kursi i këmbimit, ja me sa blihet sot euro dhe dollari..

    Ndryshon kursi i këmbimit, ja me sa blihet sot euro dhe dollari..

    Sot, më 8 korrik 2025, dollari amerikan blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 83.8 lekë.

    Euro blihet me 97.4 lekë dhe shitet 98.2 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

    Paundi britanik blihet me 112.6 lekë dhe shitet me 113.9 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 60.6 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:\

  • Marrëveshja hyri në fuqi më 1 korrik, ja çfarë duhet të bëjnë emigrantet shqiptarë në Itali për te marre pensionet

    Marrëveshja hyri në fuqi më 1 korrik, ja çfarë duhet të bëjnë emigrantet shqiptarë në Itali për te marre pensionet

    Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Itali, me vendimin Nr. 2211 të datës 10 korrik 2025, njofton se dispozitat e Marrëveshjes dhe Rregullimit Administrativ midis Republikës Italiane dhe Republikës së Shqipërisë në lidhje me sigurimet shoqërore kanë hyrë në fuqi që nga 1 korriku 2025.

    Hyrja në fuqi e Marrëveshjes, e nënshkruar në Romë më 6 shkurt 2024 dhe e ratifikuar me Ligjin Nr. 29 të datës 11 mars 2025, shënon një hap të rëndësishëm përpara në mbrojtjen e të drejtave të sigurimeve shoqërore të punëtorëve dhe pensionistëve në të dy vendet.

    Sipas rregullave të reja, shtetasit italianë në Shqipëri duhet të dorëzojnë aplikimet për pension – qoftë sipas marrëveshjes italo-shqiptare apo sistemit kombëtar/autonom shqiptar – ekskluzivisht në internet. Aplikimet do të trajtohen nga zyra e INPS-it (Itali) kompetente në aspektin territorial, e përcaktuar në bazë të vendbanimit të aplikantit ose, për punonjësit publikë, në bazë të punëdhënësit të fundit.

    Për shtetasit e Shqipërisë në Itali, kërkesat për pension sipas marrëveshjes italo-shqiptare ose sipas regjimit kombëtar/autonom italian duhet të dorëzohen nëpërmjet Institutit të Sigurimeve Shoqërore Shqiptare (ISSH), i cili do t’i përcjellë ato në qendrën e specializuar në Zyrën Provinciale të INPS në Perugia.

    Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet dokumentacionit: për periudhat e sigurimit të përfunduara në Shqipëri para vitit 2012, është e detyrueshme të bashkëngjitet një “Deklaratë e Historikut të Punësimit” në aplikim, së bashku me çdo dokumentacion shtesë (të dhëna punësimi, etj.). Në këtë rast, siç është sqaruar tashmë në Qarkoren Nr. 106 të vitit 2025, zyra e INPS-it kompetente në territor duhet thjesht t’ia përcjellë këtë dokumentacion institucionit shqiptar për verifikimet e veta. Është gjithashtu e nevojshme të bashkëngjitet një kopje e dokumentit të identitetit shqiptar për të lejuar institucionin shqiptar të identifikojë me saktësi aplikantin.

    Këto procedura të reja synojnë të sigurojnë qartësi dhe qëndrueshmëri më të madhe në menaxhimin e aplikimeve për pensione, duke thjeshtuar procedurat administrative dhe duke siguruar mbrojtje më efikase të të drejtave të pensioneve.

  • Altin Dumani gati t’i ‘hapë varrin’ Rames? Zbulohet Plani – Detajet

    Altin Dumani gati t’i ‘hapë varrin’ Rames? Zbulohet Plani – Detajet

    Më pak se një muaj nga marrja e mandatit të katërt, Edi Rama, në mënyrë të papritur, ka nisur të trazojë të gjithë zonat që i siguruan fitoren më 11 maj. Në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier, po shkarkon drejtues të bashkive që, sipas të gjitha gjasave, kanë qenë edhe përgjegjësit kryesorë të organizimit elektoral. Në mes të sezonit turistik, ka dërguar fadromat në Theth, duke alarmuar dhe trembur turistët e huaj që kërkojnë të shijojnë natyrën.

    Kushdo që e sheh me mendje të ftohtë këtë situatë, mendon se këto lëvizje po i bën një njeri në panik. Por Rama është më i fortë se kurrë: me një mazhorancë thuajse kushtetuese, me kontroll absolut mbi partinë dhe me një opozitë të përçarë e të rrënuar.

    Kjo nuk duket të jetë një reagim i momentit. Është një strategji e menduar mirë për të imponuar frikë dhe kontroll, veçanërisht ndaj atyre që mund ta sfidojnë vërtet. Sipas disa analizave, faktorët ndërkombëtarë po shqyrtojnë mundësinë e një “plani B” politik për Shqipërinë, i cili do të fillonte me një figurë shumë të rëndësishme që mbaron mandatin në dhjetor: drejtuesi aktual i SPAK-ut.

    Nëse ai nuk merr një mandat të dytë dhe vendos të hyjë në politikë me mbështetjen e Perëndimit, mund të jetë sfida më serioze ndaj Ramës që nga viti 2013. Në këtë kontekst, Rama ka nisur të përdorë teorinë e kaosit: të shkaktojë lëvizje të forta, të ngatërrojë fushatën e tij, të vendosë njerëz të opozitës në pozicione drejtuese dhe të krijojë një “zonë të mjegullt” për të gjitha palët.

    Ai ka nisur nga Vlora, si gjithmonë nga simbolika. Nëse lind një lëvizje kundër tij, ajo do të nisë nga qytetet “kështjella”. E njëjta logjikë që përjetoi edhe PPSH në vitet ’90. Rama po e ndjek me kujdes modelin e Vuçiçit në Serbi, duke simuluar krijimin e një lëvizjeje të re politike, me fytyra të reja, por që kontrollohen prej tij. E gjithë kjo është një sinjal i qartë për ata që po përgatisin fundin e tij: unë nuk largohem pa ndëshkuar.

    Është një lojë force, e nisur që tani për t’u përdorur në vjeshtë, kur krizat politike e sociale pritet të arrijnë kulmin./

  • Shpat Kasapi kërkon ribashkimin, Selvija e ‘kërcënon’ publikisht! Ndarja e vështirë e çiftit

    Shpat Kasapi kërkon ribashkimin, Selvija e ‘kërcënon’ publikisht! Ndarja e vështirë e çiftit

    Prej kohësh po përflitet për një ndarje mes Shpat Kasapit dhe bashkëshortes së tij Selvije Jao. Aludimet filluan kur influencerja ndau me ndjekësit lajmin se do të largohej nga Tirana vetëm me të birin pa përmendur asnjë moment këngëtarin.

    Me anë të një ‘InstaStory’ ajo u shpreh: Ditët e fundit në Tiranë… Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet. Në çdo cep të saj kam lënë pjesë të shpirtit tim…një grua që luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj…. Tirana s’do të jetë më e njëjta pa mua dhe as unë pa të.

    selvije jao shpat kasapi

    Ndonëse dyshja nuk ndiqen më as në rrjetet sociale, një deklaratë e Shpatit i ka befasuar të gjithë. Këngëtari ka mohuar ndarjen nga partnerja e tij, duke hedhur poshtë çdo aludim. I ftuar në intervistë ai është shprehur se mes tyre kanë ndodhur zënka siç ndodhin mes çdo çifti por nuk janë ndarë.

    “Nuk jemi ndarë. Si çdo çift kemi zënkat tona, por kjo është krejt normale,” shpjegoi ai në emisionin “Kosova Live”.

    selvije jao shpat kasapi4

    Kur u pyet për origjinën e këtyre spekulimeve, artisti u shpreh: “Nuk e di… vërtet nuk e di nga dolën.”

    Por nuk vonoi shumë dhe një ‘Story’ thumbuese nga Selvija erdhi e cila bëri lëmsh ndjekësit dhe duke lënë të paqartë marrëdhënien mes tyre.

    selvije jao shpat kasapi2

    “Sa prej jush ia keni ruajtur dikujt reputacionin, vetëm duke mos treguar anën tuaj të historisë?”, shkruhej në postimin e influenceres.

    Kujtojmë që çifti braktisën Shkupin për t’u zhvendosur për të jetuar në Tiranë më shumë se 1 vit më parë.

    “Këtu në Tiranë do të hap dhe një lokal, jam duke u përgatitur. Jam duke ardhur si biznesmen. Kohët e fundit, 5-10 njihem si një këngëtar te pop-folku. 15 vite po bëj që kam lënë diskun. Para pandemisë kemi bërë jetë të shthurur, kemi kënduar deri në orën 3-4 të mëngjesit. Ajo është muzika në fakt, jo të këndosh në orën 9-10 të darkës. Vendosja të bëja një jetë më ndryshe se ajo në Shkup. T’i kem gjërat më afër. Mendova për djalin, kopshtet janë më të mirë, gjuha është e pastër. Megjithatë Shkupin e dua fort se atje jam rritur, por Tirana është tjetër gjë”, u shpreh Shpast Kasapi në një intervistë.

    selvije jao shpat kasapi1

    Ndërsa Selvije Jao, e cila komunikon me ndjekësit nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë një rrëfim prekës muaj më parë teksa ka zbuluar djali i tyre Roeli, sot do të ishte me motër ose vëlla. Ajo ka treguar se ishte në pritje të binjakëve, por e humbi njërin nga fëmijët dhe iu është dashur të luftojë për të shpëtuar Roelin. Selvije Jao rrëfeu se medikamentet e marra gjatë shtatzënisë i kanë shkaktuar pasoja në shëndetin e saj dhe nuk e merr dot guximin që të bëjë fëmijë tjetër.

    selvije jao shpat kasapi3

    “Shtatzëninë e kam pasur shumë të vështirë dhe më kanë ngelur shumë pasoja në shëndet nga medikamentet që kam marrë, kështu që sado që të kem dëshirë të kem fëmijë tjetër nuk e marr dot guximin nga ajo që kam kaluar. Kështu do i përkushtohem Roelit në maksimum dhe gjërat e tjera do ia lë në dorë Zotit.”

    E pyetur për arsyen e zhvendosjes nga Shkupi në Tiranë u përgjigj: “Janë të shumta duke nisur nga angazhimet e Shpatit deri tek shkollimi i Roelit. Shpatit i duhej çdo javë të vinte në Tirane dhe më shumë udhëtonim se sa rrinim në Shkup kështu që vendosëm të jetojmë këtu. Shkupi dhe Gostivari më mungojnë po më shume familjarët që jetojnë atje…”.

    shpat-kasapi-selvija-8
  • Mbaj kushërinjtë në Gjermani me lekë! Fatmirit nga Thethi që u ‘përdor’ si sukses nga Rama, i ndodh e k*qja e madhe

    Mbaj kushërinjtë në Gjermani me lekë! Fatmirit nga Thethi që u ‘përdor’ si sukses nga Rama, i ndodh e k*qja e madhe

    Thethi, një nga perlat e turizmit malor shqiptar, po përjeton një nga momentet më të zymta mes sezonit më të vrullshëm turistik. Dhjetëra banesa dhe bujtina rrezikojnë të shemben si pjesë e aksionit të qeverisë kundër ndërtimeve pa leje – dhe në krye të listës së urdhrave për prishje ndodhet Fatmir Berisha, një nga sipërmarrësit më të njohur të zonës, i promovuar vetë nga Kryeministri Rama si simbol i suksesit në turizëm.

    Fatmiri nuk është një emigrant i kthyer. Ai ka qenë gjithmonë në Theth, dhe në një kohë kur fshati ishte thuajse i braktisur, vendosi të rrezikojë gjithçka për të investuar në vendlindje. Ai mori borxhe që i kalojnë 300 mijë euro, vuri shtëpinë në rrezik, dhe ngriti një bujtinë që sot është një nga më të kërkuarat në Veri, me staf të përhershëm dhe dhoma të rezervuara për muaj me radhë.

    Një koment i publikuar në Facebook nga Klodian Zhivani, e përshkruan kështu realitetin e hidhur të Fatmirit:

    “Fatmiri kur ka ba at bujtinën që ka sot, gati e ka pas nxjerr jashtë shpia sepse asht fut mbi 300.000 euro borxh. Sot, ai ka nji nder bujtinat me review ma të mira në Veri dhe në 3 mujt e verës nuk ka dhoma lirshem. Ka nji staf që i ka të përhershëm prej tan Shqipnie. Ndërkohë sot, i ka ardh letra për prishje edhe atij, te dy shpizave drunit. Po pret fadromat.”

    Nga duartrokitjet e Ramës… në listën për shembje

    Vetëm disa muaj më parë, gjatë një takimi në Shirokë ku u prezantua “Paketa e Maleve”, Fatmir Berisha mori fjalën përpara Kryeministrit dhe u kthye në një sensacion kombëtar, duke thënë:

    “Kemi njerëz në Gjermani, Itali e disa vende që u çojmë lekë. I kemi thënë hajdeni këtej, se nuk mund t’ju ndihmojmë më. Pagat në Theth janë më të mira se në Greqi – kjo është pak, por e sigurt.”

    Deklarata u bë virale, dhe Fatmiri u kthye në një ikonë të politikës së re të turizmit malor që po predikonte qeveria: “Bëni turizëm në vend, mos ikni!”

  • Si ne filma! I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf dhe i ben gjëmën

    Si ne filma! I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf dhe i ben gjëmën

    Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë.

    Mësohet se një person ka tentuar të arratiset duke u hedhur në det pas ndalimit të një automjeti tip “Porsche” Panamera nga policia.

    Por gjatë tentativës për të ndaluar automjetin ku ndodheshin tre persona, njëri prej tyre u largua me vrap dhe u hodh në det, duke tentuar të shmangë kontrollin policor.

    Gjithashtu i dyshuari mbante një çantë rreth qafës, ndërsa dy të tjerët u ndaluan dhe u shoqëruan nga forcat “Shqiponja

    Siç shihet edhe në pamje dhjetëra efektivë policorë ishin të pranishëm në shëtitoren e qytetit, ndërsa i dyshuari po notonte në det.

    Policia ishte në pritje të skafit të forcave kufitare për të ndaluar të dyshuarin, i cili dyshohet se hodhi në det një send të paligjshëm gjatë arratisjes.

    Mësohet se personi u kap nga policia kufitare e Sarandës, e cila arriti në vendngjarje me skaf dhe bëri të mundur ndalimin e tij në det.

  • Sherri që çoi në burg Noizyn, historia që u mbajt sekret! Denoncimi nga personazhi i Tik-Tok, reperi paralajmëron padi

    Sherri që çoi në burg Noizyn, historia që u mbajt sekret! Denoncimi nga personazhi i Tik-Tok, reperi paralajmëron padi

    Arrestimi i Noizyt në Zvicër, ka bërë bujë në media. Sipas raportimeve nga mediat lokale në Zyrih, ndalimi është kryer me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Për këtë arsye, arrestimi i tij ngre pikëpyetje serioze për përfshirjen e tij në një vepër të rëndë penale, të dyshuar të jetë kryer në territorin zviceran ose që përfshin juridiksionin e këtij shteti.

    Sipas ligjit zviceran, një vepër penale e kryer jashtë Zvicrës siç është rasti i incidentit të ndodhur më herët në Kosovë për të cilin Noizy është gjobitur me 15 mijë euro mund të ndiqet penalisht në Zvicër vetëm nëse plotësohen disa kushte të rrepta: Autori ndodhet në Zvicër; Vepra është e dënueshme si në Zvicër, ashtu edhe në vendin ku është kryer. Megjithatë, ekipi menaxherial i artistit ofron një version tjetër të ngjarjes. Në një deklaratë, përfaqësues të afërt të Noizyt kanë sqaruar se bëhet fjalë për një ngatërresë me natyrë administrative, duke përjashtuar çdo përfshirje në ndonjë çështje penale apo hetim aktiv.

    “Të gjithë jemi të habitur dhe të zhgënjyer nga mënyra si ndodhi kjo. Nuk është ende e qartë se çfarë ka çuar në këtë ndalim, por duket të jetë një keqkuptim i pastër”,- kanë deklaruar burime pranë reperit.

    Ata shtojnë se situata është në proces sqarimi dhe se artisti nuk ka pasur kurrë probleme të mëparshme me autoritetet zvicerane. Ndërkohë, janë mohuar, gjithashtu, zërat që lidhin arrestimin me një përplasje të mundshme me një personazh të njohur të rrjeteve sociale. Menaxheri, familja dhe miqtë e ngushtë të Noizyt kanë sqaruar se reperi nuk është përfshirë në asnjë konflikt dhe i qëndron larg çfarëdolloj përplasjeje publike apo personale. Por vetëm pak ditë pas ndalimit, Noizy ka dalë, duke sqaruar se gjithçka ishte një shpifje. Artisti pretendon se prangosja e tij ishte pasojë e një shpifjeje, ndërsa shton se autori do të përballet me pasoja ligjore.

    “Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët fatkeqësisht nuk munda të performoja të shtunën në mbrëmje. Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimi maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve”, shkruan reperi në “Instagram”.

    Duket se sherri që nisi në rrjetet sociale, me Mehdi Isenin ka vijuar edhe në Zvicër, kjo për faktin se Mediu është shtetas zviceran dhe kishte bërë denoncim edhe atje. Debate u bë vitin e shkuar, duke çuar në pranga Noizyn dhe pas disa kohësh arrati edhe Stresin.

    Nga ana tjetër, personazhi i TIk Tok, Mediu, denoncoi për dhunë të dy këngëtarët, duke bërë padi edhe në Zvicër. Që pas incidentit, çështja në Gjykatën këtu në Shqipëri është mbyllur, por duket se në Zvicër vijon të mbetet e hapur, çfarë solli edhe ndalimin e artistit, i cili ishte nisur për të mbajtur concert me diasporën.