Category: Uncategorized

  • ‘Nuk e kenaqte asnjehere burri ne krevat dhe shkon tek hoxha’, Zhaklina befason, ja cfare i ndodhi gruas

    ‘Nuk e kenaqte asnjehere burri ne krevat dhe shkon tek hoxha’, Zhaklina befason, ja cfare i ndodhi gruas

    Emisioni “Fol me psikologen” është fokusuar këtë herë tek seksi. E ftuar në studio gazetarja Zhaklin Lekatari, e cila ka një blog të sajin Tabu.al në një bisedë me psikologen Ervisa Lula ka sjellë një pjesë të komunikimeve me ndjekësit.

    Më shumë se 70% e personave që më shkruajnë thotë ajo, janë burrat dhe djemtë të cilët më pyesin se si mund ta zgjasin ejakulimin më shumë se 3 minuta. Psikologia Lula: Cila është pyetja që të bëjnë më shpesh ndjekësit ?

    Lekatari: Më pyesin se si t’ia bëjnë që ta zgjasin ejakulimin më shumë se 3 minuta ose si ta bëjnë që të zgjasë edhe kur ka filluar raporti seksual apo penetrimi. Mendoj që kjo vjen nga mungesa e edukimit seksual, mungesa e besimit në vete..

    Psikologia Lula: Ata që të paraqesin të tillë shqetësim a kanë shkuar ndonjëherë tek andrologu?

    Lekatari: Një pjesë e tyre thonë po

    Psikologia Lula: Nga historitë që ndjekësit kanë ndarë me ty, cila të ka bërë më shumë përshtypje dhe pse?

    Lekatari: Disa nga ato që më thonë më duken naive, por pyetja që zë vendin e parë ishte një djalë i cili kishte gruan shtatzënë dhe gjatë shtatzënisë ajo kishte patur marrëdhënie edhe me dikë tjetër. Ai pyeste se kujt do t’i ngjante fëmija. Kjo ka qenë pyetja më absurde që unë kam lexuar.

    Psikologia Lula: Cila ishte mosha e tij?

    Lekatari: Ishte mbi 30 vjeç dhe kur unë e pyeta se a kishte informacion se si ndodh ngjizja dhe fekondimi, si bëhen fëmijët më tha se nuk ngelte ai shtatzënë, nuk bënte fëmijë që të dinte si…

    Gjatë emisionit u fol për fenomene si “Shokë me përfitime”, seksi treshe, tradhëtia bashkëshortore dhe seksi në telefon. Blogerja sqaroi se shokët me përfitime janë raporte mes djemve dhe vajzave, raporte seksuale të cilat shkojnë përtej marrëdhënies sentimentale dhe emocionale, shok që konsumojnë shoqërinë dhe në aspektin fizik.

    Fenomen ky që sipas Lekatarit është prezent edhe në shoqërinë shqiptare ashtu sikurse edhe marrëdhënia seksuale e konsumuar mes tre personave, por të tilla marrëdhënie ekzistojnë tek një pjesë e vogël e shoqërisë.

    Për sa i përket deklaratës së saj se meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks Lekatari ka sqaruar se kjo vjen për shkak të mungesës së edukimit seksual, ndrydhjes, mungesës së vetëbesimit, eksperiencës, jo vetëm djemtë, por edhe vajzat kanë shumë vështirësi në njohjen e vetes së tyre, nëse nuk ke bërë hapin e parë masturbimin dhe njohjen e vetes është shumë e vështirë të bësh hapat e tjerë .

    Në studion e “Fol me psikologen” ajo ka ndarë edhe historinë e një gruaje e cila kërkonte ndihmë pasi pas shumë vitesh martesë nuk arrinte dot orgazmën, madje për këtë kishte shkuar edhe tek një hoxhë.

  • ‘Kam gjithcka që kam ëndërruar…’ Luiz Ejlli feston ditëlindjen, ja sa vjec bënë ai sot!

    ‘Kam gjithcka që kam ëndërruar…’ Luiz Ejlli feston ditëlindjen, ja sa vjec bënë ai sot!

    Diten e djeshme, këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka festuar 40-vjetorin e lindjes, një moment i veçantë që ai e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

    Në disa foto të publikuara në Instagram, Luizi shfaqet përkrah partneres së tij, Kiara Tito, dhe vajzës së tyre, të tre të veshur me të bardha.

    Postimin Luizi e ka shoqëruar me një përshkrim, ku shkruan: “Mu deshën plot 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar”

    Postimi është pritur me entuziazëm nga fansat dhe ndjekësit, të cilët kanë dërguar urime të shumta dhe komente pozitive.

  • Motra ime shiti gj*kun per te me ndihmu, i par*lizuari qe po i shembin shtepine ne Theth tregon am*netin rrënqethës

    Motra ime shiti gj*kun per te me ndihmu, i par*lizuari qe po i shembin shtepine ne Theth tregon am*netin rrënqethës

    Banori me aftësi të kufizuara në Theth, Bekim Koçeku, ka vazhduar edhe sot protestën kundër fadromave të IKMT-së, të cilat synojnë të shembin shtëpitë që ai ka ndërtuar me shumë mundim dhe ndihmën e motrës së ndjerë. I vendosur për të mbrojtur punën e tij,

    Në një moment tepër prekës, ai është afruar pranë një përkujtimoreje kushtuar së motrës, duke kujtuar rolin jetik që ajo pati në ngritjen e banesave për pritjen e turistëve në këtë zonë të bukur malore. Bekimi ka theksuar se pa ndihmën e saj, këto shtëpiza nuk do të ishin ndërtuar kurrë, duke e kthyer qëndresën e tij në një akt nderimi ndaj kujtimit të saj dhe një thirrje për drejtësi.

    Historia e trishtë e familjes Koçeku: Bujtinat sot të rrënuara mbeten një kujtim për vajzën e familjes, Amanda Koçeku, e cila u nda nga jeta në janar të këtij viti. Vëllai i saj, i paralizuar dhe tashmë i njohur si një nga personazhet e protestës në Theth, rrëfen se Amanda bëri gjithçka që ishte e mundur, për sa kohë ishte gjallë, që ëndrra për një bujtinë për të vëllain e gjymtuar të bëhej realitet. Sot ka mbetur vetëm një pllakë përkujtimore dhe gjithçka tjetër është rrënuar.

    Thethi është përfshirë nga protesta dhe zemërim pas një ngjarjeje që ka prekur thellë opinionin publik. Familja Koçeku, e njohur për përpjekjet e saj për të zhvilluar turizmin në zonë përmes një bujtine të ngritur me sakrificë, është vendosur përballë urdhrave të IKMT për prishjen e strukturës, vetëm pak muaj pasi vajza e familjes, Amanda Koçeku, ndërroi jetë në janar të këtij viti.

  • Pas divorcit gruaja fiton vec një copë toke të vogël. Por ja çfarë ndërtoi ajo për tu hakmarrë ndaj ish-burrit të saj të babëzitur, nuk do ta besoni

    Pas divorcit gruaja fiton vec një copë toke të vogël. Por ja çfarë ndërtoi ajo për tu hakmarrë ndaj ish-burrit të saj të babëzitur, nuk do ta besoni

    Kjo grua dhe burri i saj jetonin në një shtëpi të bukur dhe kishin ndërtuar një jetë bashkë. Por pas shumë mosmarrëveshjesh dhe tradhtish të fshehta nga ana e burrit, ajo vendosi të largohej përfundimisht. Në gjyq, burri përdori gjithë ndikimin e tij dhe avokatët për ta mbajtur shtëpinë dhe thuajse gjithçka. Asaj iu la veç një copëz toke pranë murit të pasmë të shtëpisë – që askush s’e konsideronte të vlefshme.

    Por ajo kishte një plan.

    Brenda muajve, në atë tokë të vogël, gruaja ndërtoi një shtëpizë moderne me dy kate, e dizajnuar në mënyrë të tillë që çdo dritare e saj të kishte pamje drejt dritareve të ish-burrit. Dhe më shumë se kaq: ajo vendosi një statujë të madhe gruaje me gishtin e mesit drejtuar pikërisht nga dhoma e tij e gjumit.

    Kur ai u përball me pamjen e përditshme që e torturonte, u përpoq ta padiste – por ishte tokë e saj, dhe gjithçka ishte bërë ligjërisht.

    Sot, historia e saj është bërë virale në rrjet: “Hakmarrja e ëmbël e një gruaje të lënduar që nuk u dorëzua.”

  • Emocionuese! 18 vjecari tropojan kursen 30 lekë cdo ditë për të blerë kostumin e maturës, por në fund ndodh ngjarja prekese

    Emocionuese! 18 vjecari tropojan kursen 30 lekë cdo ditë për të blerë kostumin e maturës, por në fund ndodh ngjarja prekese

    Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve tregon një histori emocionuse.

    Çumani rrëfen një ngjarje të ndodhur në qytetin e Tropojës, ku një djalë nga paratë që i jepnin prindërit për të blerë një byrek i ka mbledhur dhe me to do blente kostumin e mbrëmjes së Maturës.

    Këto janë kursimet e një djali 18 vjeçar banor i fshatit Shoshan me një bërthame familjare prej 6 antarësh që jetojne me ndihme ekonomike me 56 mije lek te vjetra ne muaj. 

    Cdo ditë familja i jep në shkollë 30 lek për të blerë një byrek, ndërsa ai i ka kursyr për të blerë kostumin e mbrëmjes së maturës. Këtë ngjarje e pashë e ulur në cep te një lokali afër një dyqani kostumesh për meshkuj në qytetin e B.

    Currit, shitësja vetem për sakrificen e djalit i tha zgjedh cfarë të pëlqejë pavarsisht se sa para keni…u emocionova nga ky veprim ju afrova për ti thenë je shembull për shumë të rinjë. 

    Ndoshta pak por dua të ndihmoj edhe unë për shpenzimet. Më tha unë jam i varfër ekonomikisht por jo në shpirt”, shkruan Çumani.

  • Karroca e supermarketit për pak sa nuk i mori JETËN fëmijës së saj, nëna e tmerruar vjen me një PARALAJMËRIM të fortë!

    Karroca e supermarketit për pak sa nuk i mori JETËN fëmijës së saj, nëna e tmerruar vjen me një PARALAJMËRIM të fortë!

    28-vjeçarja pretendon se pesha e karrocës u zhvendos duke bërë që ajo të binte pasi nuk kishte frena…

    Një nënë e tmerruar pretendon se një karrocë supermarketi Lidl e shtypi foshnjën e saj dhe u përmbys pasi nuk kishte frena.

    Lucy Greatbatch kishte dalë në një dyqan Lidl në Leek, Staffordshire me fëmijën e saj 10 muajsh George për të bërë pazaret. Ndërsa merrte artikujt e saj ushqimore, nëna e uli fëmijën e saj në ndenjësen e foshnjës në pjesën e përparme të një karroce pazari.

    Fotot tronditëse tregojnë djalin të dëmtuar në kokë dhe me mavijosje në pjesën e prapme të këmbëve të tij.

    Përpara se të shkarkonte ushqimet, Lucy thotë se u sigurua të parkonte karrocën në një sipërfaqe të sheshtë. Por pasi arriti të fuste çantën e dytë të blerjes në bagazh, 28-vjeçarja pretendon se pesha e karrocës u zhvendos duke bërë që ajo të binte pasi nuk kishte frena.

    Ndërsa George po shërohet nga plagët e tij, Greatbatch ka paralajmëruar prindërit e tjerë për ‘aksidentin e frikshëm’ të foshnjës së saj dhe i nxit ata të kontrollojnë karrocat kur janë në supermarkete. Lidl reagoi dhe tha se i vinte keq për incidentin dhe theksoi se ata kanë karroca të pajisura me rripa për foshnjat.

    Greatbatch, nga Wetley Rocks në Staffordshire, tha: “Unë shkova për disa perime dhe disa fruta ndërsa desh mora më qafë femijën për këto. “Isha parkuar në një nga gjiret prindër-fëmijë dhe u futa në të. [Gjatë shkarkimit të blerjeve], e vendosa atë [Karrocën me George] në një vënd të sheshtë.

    Një zëdhënës i Lidl tha: ‘Siguria e klientit është e një rëndësie të madhe për ne dhe na erdhi shumë keq kur dëgjuam për përvojën e këtij klienti. Të gjitha karrocat tona të dyqaneve kalojnë nëpër kontrolle rigoroze për t’u siguruar që plotësojnë kërkesat e nevojshme të sigurisë dhe ne kemi disa opsione të ndryshme karrocash të disponueshme për klientët në dyqanin tonë Leek, duke përfshirë karrocat me rripa për foshnjat.”

  • ‘Marrëzia mjedisore’/ Ja pse Franca dëshiron të ndalojë ujin në shishe plastike

    ‘Marrëzia mjedisore’/ Ja pse Franca dëshiron të ndalojë ujin në shishe plastike

    Një politikan francez ka bërë thirrje për ndalimin e shisheve të vogla plastike të ujit, duke i quajtur ato “plotësisht absurde” dhe “marrëzi mjedisore”.

    Pierre Cazeneuve, i cili i përket partisë së Rilindjes së Presidentit Emmanuel Macron, paraqiti një ligj të propozuar këtë javë që mund të sjellë fundin e shisheve të ujit më të vogla se 500 ml.

    Duke zgjeruar komentin e tij, Cazeneuve tha se shishet e vogla – të cilat përfshijnë madhësitë 33, 25 dhe 17 cl – “përmbajnë 20-25 gram plastikë për vetëm tre ose katër gllënjka ujë”. Ai nuk ka përfshirë shishe më të mëdha në ndalimin e mundshëm – ende.

    Projektligji i propozuar do të duhet të kalojë nëpër disa pika legjislative për t’u bërë ligj.

    Për ta arritur këtë, do të duhej të debatohej në parlament dhe të fitonte mbështetjen e shumicës së deputetëve atje.

    Aktualisht, nuk ka shumë gjasa të ndodhë pasi përbërja aktuale e qeverisë nuk është vetëm thellësisht e ndarë, por gjithashtu nuk ka shumicë partiake në Dhomë.

    Megjithatë, nëse do të kalonte, shumë qytetarë francezë ka të ngjarë të ishin në favor të tij. Një sondazh i fundit, i kryer nga OpinionWay për bamirësitë Zero Waste France dhe No Plastic in My Sea, zbuloi se rreth dy të tretat e njerëzve në vend do të ishin në favor të një ndalimi të tillë.

  • Ndryshon kursi i këmbimit, ja me sa blihet sot euro dhe dollari..

    Ndryshon kursi i këmbimit, ja me sa blihet sot euro dhe dollari..

    Sot, më 8 korrik 2025, dollari amerikan blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 83.8 lekë.

    Euro blihet me 97.4 lekë dhe shitet 98.2 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

    Paundi britanik blihet me 112.6 lekë dhe shitet me 113.9 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 60.6 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:\

  • Marrëveshja hyri në fuqi më 1 korrik, ja çfarë duhet të bëjnë emigrantet shqiptarë në Itali për te marre pensionet

    Marrëveshja hyri në fuqi më 1 korrik, ja çfarë duhet të bëjnë emigrantet shqiptarë në Itali për te marre pensionet

    Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Itali, me vendimin Nr. 2211 të datës 10 korrik 2025, njofton se dispozitat e Marrëveshjes dhe Rregullimit Administrativ midis Republikës Italiane dhe Republikës së Shqipërisë në lidhje me sigurimet shoqërore kanë hyrë në fuqi që nga 1 korriku 2025.

    Hyrja në fuqi e Marrëveshjes, e nënshkruar në Romë më 6 shkurt 2024 dhe e ratifikuar me Ligjin Nr. 29 të datës 11 mars 2025, shënon një hap të rëndësishëm përpara në mbrojtjen e të drejtave të sigurimeve shoqërore të punëtorëve dhe pensionistëve në të dy vendet.

    Sipas rregullave të reja, shtetasit italianë në Shqipëri duhet të dorëzojnë aplikimet për pension – qoftë sipas marrëveshjes italo-shqiptare apo sistemit kombëtar/autonom shqiptar – ekskluzivisht në internet. Aplikimet do të trajtohen nga zyra e INPS-it (Itali) kompetente në aspektin territorial, e përcaktuar në bazë të vendbanimit të aplikantit ose, për punonjësit publikë, në bazë të punëdhënësit të fundit.

    Për shtetasit e Shqipërisë në Itali, kërkesat për pension sipas marrëveshjes italo-shqiptare ose sipas regjimit kombëtar/autonom italian duhet të dorëzohen nëpërmjet Institutit të Sigurimeve Shoqërore Shqiptare (ISSH), i cili do t’i përcjellë ato në qendrën e specializuar në Zyrën Provinciale të INPS në Perugia.

    Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet dokumentacionit: për periudhat e sigurimit të përfunduara në Shqipëri para vitit 2012, është e detyrueshme të bashkëngjitet një “Deklaratë e Historikut të Punësimit” në aplikim, së bashku me çdo dokumentacion shtesë (të dhëna punësimi, etj.). Në këtë rast, siç është sqaruar tashmë në Qarkoren Nr. 106 të vitit 2025, zyra e INPS-it kompetente në territor duhet thjesht t’ia përcjellë këtë dokumentacion institucionit shqiptar për verifikimet e veta. Është gjithashtu e nevojshme të bashkëngjitet një kopje e dokumentit të identitetit shqiptar për të lejuar institucionin shqiptar të identifikojë me saktësi aplikantin.

    Këto procedura të reja synojnë të sigurojnë qartësi dhe qëndrueshmëri më të madhe në menaxhimin e aplikimeve për pensione, duke thjeshtuar procedurat administrative dhe duke siguruar mbrojtje më efikase të të drejtave të pensioneve.

  • Altin Dumani gati t’i ‘hapë varrin’ Rames? Zbulohet Plani – Detajet

    Altin Dumani gati t’i ‘hapë varrin’ Rames? Zbulohet Plani – Detajet

    Më pak se një muaj nga marrja e mandatit të katërt, Edi Rama, në mënyrë të papritur, ka nisur të trazojë të gjithë zonat që i siguruan fitoren më 11 maj. Në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier, po shkarkon drejtues të bashkive që, sipas të gjitha gjasave, kanë qenë edhe përgjegjësit kryesorë të organizimit elektoral. Në mes të sezonit turistik, ka dërguar fadromat në Theth, duke alarmuar dhe trembur turistët e huaj që kërkojnë të shijojnë natyrën.

    Kushdo që e sheh me mendje të ftohtë këtë situatë, mendon se këto lëvizje po i bën një njeri në panik. Por Rama është më i fortë se kurrë: me një mazhorancë thuajse kushtetuese, me kontroll absolut mbi partinë dhe me një opozitë të përçarë e të rrënuar.

    Kjo nuk duket të jetë një reagim i momentit. Është një strategji e menduar mirë për të imponuar frikë dhe kontroll, veçanërisht ndaj atyre që mund ta sfidojnë vërtet. Sipas disa analizave, faktorët ndërkombëtarë po shqyrtojnë mundësinë e një “plani B” politik për Shqipërinë, i cili do të fillonte me një figurë shumë të rëndësishme që mbaron mandatin në dhjetor: drejtuesi aktual i SPAK-ut.

    Nëse ai nuk merr një mandat të dytë dhe vendos të hyjë në politikë me mbështetjen e Perëndimit, mund të jetë sfida më serioze ndaj Ramës që nga viti 2013. Në këtë kontekst, Rama ka nisur të përdorë teorinë e kaosit: të shkaktojë lëvizje të forta, të ngatërrojë fushatën e tij, të vendosë njerëz të opozitës në pozicione drejtuese dhe të krijojë një “zonë të mjegullt” për të gjitha palët.

    Ai ka nisur nga Vlora, si gjithmonë nga simbolika. Nëse lind një lëvizje kundër tij, ajo do të nisë nga qytetet “kështjella”. E njëjta logjikë që përjetoi edhe PPSH në vitet ’90. Rama po e ndjek me kujdes modelin e Vuçiçit në Serbi, duke simuluar krijimin e një lëvizjeje të re politike, me fytyra të reja, por që kontrollohen prej tij. E gjithë kjo është një sinjal i qartë për ata që po përgatisin fundin e tij: unë nuk largohem pa ndëshkuar.

    Është një lojë force, e nisur që tani për t’u përdorur në vjeshtë, kur krizat politike e sociale pritet të arrijnë kulmin./