Një i ri nga Tirana u paraqit në urgjencë pas dhimbjeve të forta në pjesën e pasme të trupit, të shoqëruara me gjakderdhje dhe ndjesi mpirjeje në këmbë. Mjekët mbetën të habitur kur zbuluan shkakun: hemorroide të avancuara dhe trombozë të shkaktuar nga qëndrimi i gjatë në pozicion ulur në tualet.
I riu kishte bërë zakon të qëndronte çdo ditë rreth 20-30 minuta në tualet duke përdorur telefonin, kryesisht për rrjete sociale dhe video. Ky pozicion jo natyral, i kombinuar me mungesën e aktivitetit fizik, kishte sjellë një shtypje të zgjatur të enëve të gjakut, duke çuar në krijimin e mpiksjeve.
Mjekët paralajmërojnë se zakoni i përdorimit të telefonit në tualet për periudha të gjata është bërë një nga arsyet kryesore të problemeve anorektale tek të rinjtë, një problem që dikur shihej kryesisht tek moshat e mëdha.
“Për fat nuk kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por rasti ishte në kufijtë e rrezikut,” – tha një nga mjekët e QSUT-së.
🟠 Mësimi? Tualeti nuk është vendi për TikTok. As për maratonë në Instagram. Është vend për të bërë ç’të duhet dhe për të dalë menjëherë!
Një lajm i dhimbshëm ka goditur sot botën e artit dhe modës në Kosovë dhe mbarë trojet shqiptare. Festim Isufi, stilisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, është ndarë nga jeta në moshë të re, duke lënë pas një boshllëk të madh në industrinë kreative dhe në zemrat e atyre që e njohën.
👗 Kush ishte Festim Isufi?
I lindur dhe rritur në Gjilan, Festim Isufi ishte më shumë sesa një stilist — ai ishte një simbol i forcës, talentit dhe pasionit që arrin të kapërcejë çdo pengesë.
I rritur pa prindër, ai shpesh shprehej:
“Talentin nuk e mjafton ta kesh, duhet ta përballosh edhe rrugën e dhimbshme që ai të çon.”
Kjo rrugë, sado e vështirë, e çoi Festimin drejt majave të modës ndërkombëtare.
🇫🇷 Kulmi i karrierës – Paris Fashion Week
Në vitin 2020, Festim Isufi bëri histori duke u bërë stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij në Javën e Modës në Paris. Në një event të organizuar në legjendaren “Ritz Paris”, atje ku dikur krijonte Coco Chanel, ai mahniti botën me koleksionin e tij unik, të frymëzuar nga perëndimet e diellit dhe kultura shqiptare.
Finalja e spektaklit e përloti sallën: një fustan nusesh i bardhë, i shoqëruar nga kënga “Baresha”, si homazh për ikonën Nexhmije Pagarusha.
🌟 Artist i yjeve shqiptare
Festim Isufi ishte zgjedhja e parë për shumë emra të njohur:
Agnesa Vuthaj, Orinda Huta, Leonora Jakupi, Ronela Hajati, Vesa Luma, Lori, Eli Malaj – të gjitha kishin veshur krijimet e tij, që dallonin për elegancë, guxim dhe identitet.
🖤 Humbje e parakohshme
Pak muaj para ndarjes nga jeta, Festimi kishte ndarë me miqtë e tij një dilemë të madhe: të largohej nga Kosova për të ndjekur ëndrrën ndërkombëtare, apo të qëndronte e të përballej me vështirësitë lokale.
Fatkeqësisht, ajo që ai kishte frikë më shumë — mungesa e mbështetjes dhe peshat shpirtërore — duket se e përfshinë.
Sot, familjarë, miq dhe figura të njohura i dhanë lamtumirën e fundit në vendlindjen e tij në Gjilan. Një heshtje e rëndë mbuloi gjithçka. Një gjeni i modës, një shpirt i brishtë, iku para kohe.
🕊️ Trashëgimi që mbetet
Edhe pse iku fizikisht, Festim Isufi do të jetojë përmes krijimeve të tij. Ai është prova që arti nuk njeh kufij, dhe se edhe nga dhimbja lind bukuria më e madhe.
🖤 Prehu në paqe, Festim Isufi. Emri yt do të mbetet përjetë në historinë e modës shqiptare.
Tani në ditët e verës, të gjithë ju që keni makinë, mbani një shishe ujë, për t’u hidratuar. Nëse e keni bërë deri tani, mos e bëni më, nëse shishja e ujit është plastike.
Ajo që ju duhet të dini është se shishet plastike kanë kimikate. Duke u ekspozuar në diell, ata i çlirojnë. Më pas, kimikatet e çliruara do futen në ujin që ju do pini. Mikroorganizmat do sjellin probleme në shëndetin tuaj.
Për këtë arsye sugjerohet që uji të mos mbahet asnjëherë në makinë dhe të mos ekspozohet në diell. Një teknik i baterive në Idaho Power Company ishte në pushimin e drekës kur vuri re tym që dilte nga poshtë tastierës qendrore të kamionit të tij.
U habit kur mësoi se për këtë gjë, ishte një shishe me ujë.
Provat tregojnë se sa e rrezikshme mund të jetë lënia e një shisheje plastike në makinë në një ditë me diell: dy shenja djegieje kanë mbetur në sediljen e automjetit të teknikut në fjalë. Zjarrfikësit po paralajmërojnë edhe drejtuesit e mjeteve për rrezikun.
Në një test të kryer nga Departamenti i Zjarrfikësve në Midëest të Oklahomas, drita e diellit e nxitur nga një shishe uji arriti deri në temperatura 250 gradë
Kjo mund të jetë e rrezikshme edhe për jetën tonë nëse shishja qëndron për disa ditë dhe ne hipim apo zbresim nga makina për të shkuar në destinacione të caktuara.
Pjesa më e madhe e meshkujve që kanë të da shura, partnere, bashkëjetuese apo gra, hedhin sytë shpesh tek femrat e tjera dhe po aq shpesh priten të zënë dashnore.
Ato tundohen prej tyre nga disa faktorë që lidhen me pamjen e jashtme, kuriozitetin si dhe dëshirën për shtigje të reja.
Shkaqet më të shpeshta, për të cilat meshkujt kanë lidhje jashtëmartesore janë disa dhe ne po i renditim më poshtë:
1.Dashnorja është e disponueshme dhe është gati që t’i bëjë të gjitha “detyrat” dhe t’i kryejë detyrimet që ka ndaj tij në rolin e dashnores.
2.Ai mund të hyjë dhe dalë kur të dëshirojë. Në banesën e saj mund të gjejë qetësi, të cilën në shtëpi nuk e ka për shkak të zhu mës së fëmijëve.
Ajo nuk e ngarkon çdo ditë me probleme (p.sh. fëmijët, paratë, etj.).
4.Ai mund të ndërprenë këtë lidhje kur të dëshirojë, sepse ajo nuk ka të drejtë të bashkëvendosë, dhe ai nuk e ndien veten përgjegjës për këtë, sepse ajo e ka ditur që në fillim se për çfarë është fjala.
5.Ai kënaqet me këtë lidhje sepse i plotësohet çdo dëshirë, sidomos ca të tilla intime që me gruan zor se i bën.
6.Për ndërprerjen e lidhjes vendos mashkulli. Edhe nëse ajo e ndërpret lidhjen, kjo nuk e lëndon aspak mashkullin, sepse në shtëpi e pret gruaja dhe fëmijë
John Bolton, ish-këshilltari i Trump për sigurinë e konsideroi të nxituar vendimin për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në intervistën ekskluzive në “A2CNN”, Bolton tha se ky vendim është i ndikuar politikisht dhe duhet të rishihet.
“Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. Unë mendoj që duhet rishikuar nuk e di deri në cmasë duhet të shkojë por dhe mendoj se nuk ishte i duhur dhe duhet të rishihet”, tha ish-këshilltari i Trump.
Sipas tij duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë vendim.
“Mendoj që është pak nga të dyja shpresoj të kthehesha mbrapa dhe ta ribëja kjo është e pamundur por por shpresoj që të gjemë zgjidhje të shpejtë dhe të kemi një sjellje normale”, tha John Bolton.
Moderatorja e njohur Kiara Tito ka treguar një moment të panjohur më parë nga jeta e saj personale gjatë një lidhjeje telefonike me emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
Duke folur hapur për eksperiencën në “Big Brother VIP 2”, Kiara zbuloi se në periudhën kur hyri në reality show ishte duke kaluar një nga fazat më të vështira të jetës së saj.
“Po mos të isha futur në ‘Big Brother’, nuk do kisha dalë më në televizion, nuk do kisha dalë më as në rrugë,” u shpreh ajo, duke shtuar se programi i ndryshoi tërësisht rrjedhën e jetës.
E pyetur për njohjen me Luiz Ejllin dhe krijimin e familjes së tyre, Kiara tha se gjithçka ishte një kombinim mes fatit dhe vullnetit.
. “Nuk zgjedhim ku lindim apo çfarë na ndodh, por kemi në dorë si reagojmë ndaj gjërave që na sjell jeta,” tha moderatorja, duke shtuar se nëse nuk do të kishte marrë vendimin për të hyrë në “Big Brother”, nuk do të kishte sot as vajzën e saj, Lunën.
Kiara tregoi më tej se Luiz Ejlli “është një bashkëshort që më bën për të qeshur dhe është gjithmonë prezent”.
Në përfundim të bisedës, ajo theksoi se jeta është një përzierje mes fatit dhe mënyrës si vendosim ta jetojmë: “Mund të na ndodhin shumë gjëra, por rrugën e zgjedhim vetë.”
Reality show i njohur “Big Brother VIP Albania” pritet të nisë sezonin e pestë muajt e ardhshëm, ndërsa në rrjet kanë filluar aludimet e para për personazhet pjesëmarrës.
Zyrtarisht ende nuk ka emra të konfirmuar, megjithatë, sipas Edi Manushit, Hilda Kërtalli pritet të jetë mes banorëve për këtë sezon.
E teksa emra të tjerë të mundshëm priten të zbulohen ditët në vijim, gazetari Ronaldo Sharka ka ngacmuar rrjetin me një foto që ka publikuar në Instagram.
Ai shfaqet krah Bled Manes dhe shkruan: “Duke bërë valixhet gati për BBVA 5″, ndërsa në foto shihen edhe disa valixhe.
Kujtojmë që Ronaldo dhe Bledi kanë qenë pjesë e Big Brother VIP Albania 2.
E mbetur pa baba, vetëm me nënën e vëllanë, në kushte varfërie që e përballnin me bullizimin, Elsa dëshironte vetëm pak shpresë për një jetë më të mirë. Mundësia erdhi, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” bëri çmos që familja nga Delvina të gjente pak qetësi në Fier, në një shtëpi të re.
Në një moment kur gjithçka dukej se po ndrinte, një sëmundje e papritur në periudhën e pandemisë, pas një beteje të ashpër shtatëditore, shoi jetën e vogëlushes. Arbër Hajdari i ndan të gjitha këto në rubrikën “E Diela Ndryshe”, ndërsa bashkë me moderatorin e së “Dielës Shqiptare”, udhëtojnë drejt Korçës për misionin e fundit.
Arbër Hajdari: Në periudhën e pandemisë më vjen një telefonatë nga nëna e Elsës dhe më thotë që Elsa është në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë.
Ardit Gjebrea: Po çfarë kishte?
Arbër Hajdari: Kishte një sëmundje shumë të keqe ku mjekët u detyruan të bënin disa analiza të shpejta jashtë vendit për shkak të specifikimit të sëmundjes dhe ishte një sëmundje e agravuar tashmë. Jam gjendur në spital sapo kam marrë informacion nga nëna e vet, mos të harrojmë që në ato kohë Tirana ishte gati e izoluar për shkak të pandemisë, sapo kishte nisur izolimi nga pandemia sepse askush nuk dinte çfarë ishte kjo lloj sëmundjeje. Elsa luftoi për jetën gati shtatë ditë.
Ardit Gjebrea: Kaq shpejt?
Arbër Hajdari: Kaq shpejt. Pas shtatë ditësh, Elsa ndërroi jetë, me të gjithë mënyrat që mjekët u munduan ta shpëtonin. I gjendur para kësaj tragjedie që i ndodhi familjes dhe që ne ishim pjesë, jam mbyllur në shtëpi menjëherë që atë ditë dhe nuk doja që të më shikonin anëtarët e familjes sime në gjendjen e rënduar psikologjise që isha. Isha sepse ishim të lidhur me të, ishte një fëmijë që sapo e kishte nisur jetën, një fëmijë që sapo i buzëqeshi…
Humbja e Elsës la një shenjë dhe dhimbje të fortë te themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. vetëm ai dhe nëna e saj e shoqëruan Elsën drejt banesës së fundit. Pas funeralit, Arbër Hajdari u mbyll në shtëpi për ditë me radhë dhe në kokë i vërtitej veç një mendim: të largohej nga fondacioni.
Me ndihmën e njerëzve pranë tij, gjeti forcën për t’u rikthyer dhe për t’u përballur me sfidën e radhës, largimin e katër bashkëpunëtorëve të afërt. Ndërkohë, Elsa e ka lënë gjurmën e saj. Dëshira e asaj vogëlusheje për dije ka frymëzuar një bursë me emrin e saj që i vendoset një kauze.
Arbër Hajdari: Kam qenë vetëm unë dhe nëna e saj në ditën e funeralit sepse nuk lejohej të shkonte askush, ishte pandemia.
Ardit Gjebrea: E paske përcjellë vetëm ti dhe e ëma?
Arbër Hajdari: Vetëm unë me të ëmën. Mund të ketë qenë një nga momentet më të vështira të miat sepse një javë më parë e kisha në krahë dhe një javë më vonë gjendesha në varrezat e Fierit me nënën e saj duke e përcjellë për herë të fundit. Një moment shumë i rënduar për mua dhe sigurisht për nënën e vet dhe të vëllanë që kishin humbur njeriun e tyre më të shtrenjtë. Kthehem në Tiranë dhe vendos që ta braktis “Fundjavën Ndryshe”.Vendos që ta braktis, të shkëputem sepse e ndieja veten jo më të fortë emocionalisht për të përballuar ngarkesa të tilla, aq më tepër kur ne trajtojmë raste shumë të vështira dhe probabiliteti për të ndodhur sërish ishte i lartë. Kam kaluar gati 15 ditë pa dalë nga shtëpia, rrija vetëm në shtëpi, kisha shkëputur komunikimin me njerëzit.
Ardit Gjebrea: Me gjithë botën.
Arbër Hajdari: Me gjithë botën dhe kam qenë në një fazë të gjatë meditimi për të kaluar atë boshllëkun e madh… më dukej sikur më ishte vrarë shpirti dhe kishte përpjekje të vazhdueshme nga stafi, nga anëtarë, nga bashkëshortja ime për të thënë që ju keni bërë ç’ishte e mundur për Elsën dhe ndërkohë po bëheni ju arsyeja që shumë fëmijë të tjerë po shpëtojnë. Filluan të më trajtojnë me disa terapi meditimi që të rizgjohesha dhe të rikthehesha sërish te “Fundjavë Ndryshe” më i fortë, ndërkohë që katër anëtarë të tjerë të stafit të “Fundjavë Ndryshe” e lanë “Fundjavën” që atë ditë.
Ardit Gjebrea: Vërtet?
Arbër Hajdari: Po, dhe unë rikthehem dhe gjendem për të drejtuar “Fundjavën” në mungesë të katër aleatëve kryesorë që kisha në punë dhe m’u desh të ribëj sërish ekipin e “Fundjavës”, kryesorin. Nga ai moment, ne kemi filluar vit pas viti dhe kemi bërë një bursë që e kemi quajtur bursa Elsa. E kemi dedikuar kështu sepse ajo ishte një vajzë që e dëshironte shumë shkollën dhe këtë bursë e japim vit për vit, një bursë të plotë për një student/e që në mungesë të kushteve ekonomike lë shkollën apo nuk realizon dot atë ëndrrën që ka.
Në një konferencë për shtyp që pritej të ishte serioze, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u vu në siklet nga një gazetare e cila i bëri një pyetje që për pak sa nuk e la pa fjalë.
“Ma gjeni një shtet në Evropë,” – pyeti Kurti – “ku partia e parë është më e madhe se e dyta dhe e treta së bashku!”
Pa u menduar gjatë, gazetarja e pranishme i kthehet me qetësi, por goditshëm: “Shqipëria.”
Në atë moment, salla shpërtheu në të qeshura, përfshirë edhe vetë Albin Kurtin, i cili nuk mundi të përmbante dot reagimin e tij dhe qeshi bashkë me të pranishmit.
Videoja e momentit është bërë virale në rrjetet sociale, ku ndjekësit po e komentojnë si një nga situatat më të çuditshme, por edhe më të sinqerta në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.
Komentet nuk kanë munguar:
“Gazetarja e tha troç atë që të gjithë e mendojnë,” – shkruan një komentues.
“Albin Kurti u ‘çmontua’ me një fjali. Bravo për sinqeritetin dhe sportivitetin,” – shkruan një tjetër.