Category: Uncategorized

  • Fillon numërimi mbrapsht! BBVK 4 rikthehet me surpriza të mëdha

    Fillon numërimi mbrapsht! BBVK 4 rikthehet me surpriza të mëdha

    Pas tre edicionesh të ndjekura gjerësisht nga publiku, “Big Brother VIP Kosova” po përgatitet për sezonin e katërt, i cili pritet të sjellë emocione dhe risi për shikuesit.

    Moderatori Alaudin Hamiti ka zbuluar në rrjete sociale se shtëpia e këtij edicioni është rimodeluar plotësisht dhe do të ofrojë surpriza të mëdha për banorët dhe publikun.

    Formati i lojës mbetet i pandryshuar: izolimi nga bota e jashtme, përballja mes konkurrentëve dhe garimi për mbështetjen e publikut, duke sjellë situata të papritura dhe strategji të ndryshme.

    Në vetëm pak vite, BBVK është kthyer në një ndër programet më të ndjekura në Kosovë dhe rajon, duke prodhuar debate, histori miqësie e romance, por edhe ngjarje që kanë bërë jehonë në media dhe rrjete sociale.

  • Edi e fut babain në LIVE por i ndodh e papritura

    Edi e fut babain në LIVE por i ndodh e papritura

    Edi, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 3”, ka ndarë një moment të rrallë me babain e tij, duke e futur në transmetim të drejtpërdrejtë.

    Megjithatë, babai i tij duket se nuk e ka pasur aspak dëshirën për t’u ekspozuar.

    Në një atmosferë plot humor, ai dëgjohet duke ia bërë me dije të birit se duhet ta largojë nga live. “Po të heki para se me më sha najsen”, dëgjohet Edi duke thënë mes të qeshurave, ndërsa babai i tij i përgjigjet shkurt: “E din ti”. Ndiqni momentin. /

  • Vr*sja e Artur Bashimit “kushtoi” 15.000 euro, arrestohet ekz*kutori! Kush është 27-vjeçari grek dhe çfarë dëshmoi

    Vr*sja e Artur Bashimit “kushtoi” 15.000 euro, arrestohet ekz*kutori! Kush është 27-vjeçari grek dhe çfarë dëshmoi

    Hetimi për vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar Artur Bashimi, krim i ndodhur më 18 gusht në Agios Panteleimonas, ka çuar në arrestimin e një të riu grek.

    27-vjeçari, përdorues droge, ka deklaruar pas arrestimit se mori përsipër të ekzekutonte shqiptarin për një shumë prej 15.000 euro.

    I riu grek ka dëshuar se nuk e njeh personin që “urdhëroi” ekzekutimin, as arsyet pse donte ta eleminonte shqiptarin, megjithatë shtoi se porosia për eliminimin e tij u dha nga brenda burgjeve.

    Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një tjetër 27-vjeçar grek, por ende nuk dihet roli i tij në krim.

    Urdhri për ekzekutimin raportohet se u dha nga brenda burgut nga kreu i një mafie shqiptare, raporton Sky.gr.

    Sipas medias greke, vrasja ishte një mesazh për vëllain e viktimës, i cili jeton në Larisa dhe është i përfshirë në rrjetet kriminale.

    Krimi ndodhi në orën 21:25 të mbrëmjes së 18 gushtit në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou në Athinë.

    Në atë kohë, autori i krimit, i cili po ngiste një motor, iu afrua dhe qëlloi viktimën. Gjatë autopsisë së kryer në vendin e ngjarjes, u gjetën një fishek arme zjarri dhe një gëzhojë, ndërsa gjatë autopsisë së trupit u zbulua “hemotoraks, lëndime në gjoks nga një plumb arme zjarri”.

  • Lajm i bujshëm! “Trump ka nisur të merret me Shqipërinë”, Burimi zbulon detajet e forta: Ja pse Dumani u thirr në Washington

    Lajm i bujshëm! “Trump ka nisur të merret me Shqipërinë”, Burimi zbulon detajet e forta: Ja pse Dumani u thirr në Washington

    Gazetari shqiptar që jeton e punon në Francë, Genc Burimi ka komentuar thirrjen e Altin Dumanit në Departamentin e Shtetit, në takim me shefi i Byrosë për Europën dhe Euroazinë, Brendan P. Hanrahan.

    Gjatë një interveste per nje emision televiziv, Burimi është shprehur se, thirrja e Dumanit ka të bëjë me dosjet e Sorosit, McGonigalit dhe zgjedhjet e 11 majit.

    Për mua ishte çështje kohe që Trump të merrej me Shqipërinë. Kam qenë nga të parët që habitesha në fushatë se si, Chris LaCivita nuk godiste me emër dhe mbiemër Altin Dumani.

    Shumë thonin se, s’ka të drejtë, ç’punë ka me drejtësinë. Po ku pyet Trumpi për drejtësinë e një vendi, nëse ja ka ngulur gozhdë vetes që me atë vend do të mbarojë punë. Ja ku ndodhi sot. Po e thërrasin si Çeço, si fëmijë të vogël dhe po e thërret një shef Byroje në orën 10 të darkës.

    Tani ka shumë tema, kjo e Sorosit, që të gjitha bateritë e Trump janë kundër këtij personazhi në Amerikë, po i marrin dhe prokurorët, pra është tema e Soros.

    Është tema e McGonigal, që nuk është larg me Sorosin.

    Ke temën e zgjedhjeve në Shqipëri. Janë zgjedhjet, me dy nëntema që sot bën presion shtypi i majtë që Berisha të tregojë kontratën me LaCivitën. Harrojnë këta që LaCivita ishte ai që bëri fushatën e Trump.

    Po ashtu vjedhja e zgjedhjeve. Si mbake zgjedhjet ti dhe ti si SPAK, nuk pate asgjë për të thënë?

    Ke po ashtu dhe temën e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK në fund të vitit. Mund ti bëhet një pazar i qartë Dumanit, siç bëri herën e kaluar pazarin e qartë për Arben Krajën, edhe ai u thirr dhe jam i sigurtë që Arben Kraja u thirrën nga administrata e kaluar që të hapte procesin kundër Berishës. Ai mbase nuk e mori përsipër dhe e humbi vendin.

    Askush nuk e di, por edhe njëherë vjen ky lajm bombë për disa, sepse dihej. Është thënë shpesh që Trump nuk ka caktuar me Shqipërinë se ç’rrugë do marri. Se ka dhe në Uashington interesa të kundërta.

    Ka interesa që lidhen me terrorizmin, me Rusinë, Serbinë. Ka shumë interesa dhe në një moment ai do vendosë.’, tha Genc Burimi.

  • Nëse mendoni se po fle…”/Gjesti paralajmëron fansat, çfarë po ndodh me të?!

    Nëse mendoni se po fle…”/Gjesti paralajmëron fansat, çfarë po ndodh me të?!

    Këngëtari i njohur Gjesti së fundmi ka postuar një foto në Instastory duke i habitur fansat e tij. Në postim ai shkroi:

    Jam akoma pa gjumë, nëse mendoni se jam duke fjetur e keni gabim. Thjesht ka mbetur edhe shumë pak kohë për t’ia lënë kohës. Full e kam baterinë.

    Nuk dihet nëse këngëtari do të vijë me një projekt muzikor së shpejti por na mbetet ende të presim.

    Kujtojmë se së fundmi Gjesti ka dhënë edhe një përgjigje se përse ai është zhdukur nga muzika. Ai gjithashtu shtoi se po përballet me disa padrejtësi që po e pengojnë të mos ec përpara por pa ndarë më shumë detaje.

    Më herët Gjesti ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se do të pezullojë të gjitha projektet e tij muzikore për këtë sezon, për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që, sipas tij, i janë shkaktuar nga distributori i mëparshëm. Ai theksoi se nuk do të publikojë asnjë material të ri në bashkëpunim me këtë distributor dhe do të presë deri në zgjidhjen e plotë të çështjes.

  • Një karrige, një pemë dhuratë”, Rama zbulon planin e ri për shfrytëzimin e hapësirës publike

    Një karrige, një pemë dhuratë”, Rama zbulon planin e ri për shfrytëzimin e hapësirës publike

    Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikon pamje nga aksioni për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje, bën me dije se do të ketë një plan të ri për përdorimin e hapësirë publike nga bizneset.

    Sipas shefit të qeverisë vendosja e karrigeve jashtë, kryesisht prej bareve dhe restoranteve do të realizohet sipas kushteve të caktuara, por gjithashtu bizneset do të kontribuojnë me një pemë për secilën nga karriget.

    Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama.

  • Një makinë në shenjë falënderimi, vjehrri surprizon nusen e djalit me gjestin e rrallë: Ti je një nga shtyllat e kësaj shtëpie!

    Një makinë në shenjë falënderimi, vjehrri surprizon nusen e djalit me gjestin e rrallë: Ti je një nga shtyllat e kësaj shtëpie!

    Nëpër rrjete sociale së fundmi po qarkullon një histori e veçantë ndodhur në familjen Dashi.

    Xhevahir Dashi i ka dhuruar nuses së djalit të tij, Eriseldës një makinë! Për Xhevahirin, më shumë sesa një makinë, është një gjest për t’i treguar nuses së djalit, vlerësimin e madh dhe për ta falënderuar për përkushtimin, dashurinë dhe mirësinë që ka sjellë na familjen e tyre.

    Ai gjithashtu i ka shkruar dhe një letër Eriseldës duke i numëruar dhe njëherë të gjitha cilësitë e mira që e karakterizojnë dhe duke i uruar më të mirat në jetë.

    E dashura Eriselda! Me shumë kënaqësi dhe zemër të hapur, unë, vjerri yt, Xhevahir Dashi, kam nderin të të bëj këtë dhuratë një makinë si shenjë mirënjohjeje dhe respekti të thellë për ty.

    Ti nuk je vetëm nusja e kësaj shtëpie, por je bërë një nga shtyllat kryesore të saj. Me përkushtim, kujdes dhe dashuri të paçmuar, ke dhënë gjithmonë shembullin e artë të familjes sonë. Kujdesi yt i vazhdueshëm për familjen dhe për djemtë tuaj, bashkëshortin tënd Gentin, si dhe dashuria e pafund për gjithë familjen tonë, tregojnë shpirtin tënd të madh dhe fisnik.

    Duke të të bërë këtë dhuratë, të ndihmoj me zemër dhe të vendosësh gjithmonë familjen në epiqendër të jetës tënde. Prandaj, kjo dhuratë nuk është vetëm një makinë, por edhe një simbol i respektit, mirënjohjes dhe dashurisë sonë për ty.

    Uroj që kjo makinë të të shërbejë në të gjitha rrugët e jetës, qoftë të begata, qoftë të vështira, duke të kujtuar gjithmonë se je e dashur, e çmuar dhe një shtyllë e rëndësishme e kësaj familjeje, e bashkuar gjithmonë me dashuri dhe respekt për të gjithë. Me dashuri dhe urime të përzemërta, Xhevahir Dashi

  • Të kαm trα. dhëtυαr me mοt rën tënde”, b. υrri i shkrυan Ιetër g. rυas, por përgjigjia që merr e lë pa fjalë

    Të kαm trα. dhëtυαr me mοt rën tënde”, b. υrri i shkrυan Ιetër g. rυas, por përgjigjia që merr e lë pa fjalë

    Një burrë ka vendosur t’i shkruajë një letër gruas së tij, ku i thotë se e ka tradhëtuar me motrën e saj dhe pas gjithë kësaj do të largohet.

    Por përgjigjia që i ka kthyer ajo e ka lënë pa fjalë. Letra e burrit:

    E dashur grua, Po të shkruaj këtë letër për të thënë se po largohem përgjithmonë nga jeta jote.

    Unë kam qenë bashkëshorti ideal me ty për 7 vjet. Këto 2 javët e fundit kanë qenë ferr…Shefi yt me telefonoi për të thënë se sot ti u largove nga puna.

    Javën e kaluar, kur ti erdhe në shtëpi as që e vure re se unë kisha ndryshuar modelin e flokëve, as që unë kisha gatuar ushqimin tënd të preferuar dhe as që kisha veshur një palë bokse të reja të mëndafshta.

    Ti hëngre për 2 minuta, dhe shkove direkt për të fjetur. Ti nuk më thua më se më do, ti nuk do më të bëjmë seks apo ndonjë gjë tjetër që na lidh si burri dhe grua.

    Ose ti po më tradhton me dikë tjetër, ose nuk më do më. Kushdo qoftë arsyeja, unë jam po largohem. Ish burri yt. P.S. Mos u përpiq të më gjesh.

    Motra jote dhe unë jemi duke u larguar për në Virxhinia së bashku! Të uroj suksese!” Letra e ish-gruas:

    “I dashur ish-burrë, Asgjë nuk e ka bërë ditën time më të bukur veçse marrja e letrës tënde. Eshtë e vërtetë që kemi qenë të martuar për 7 vjet, por tani ky burrë i mirë është shumë larg atij që ka qenë.

    E vura re dhe modelin tënd të flokëve javën e kaluar, por gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: ” Dukesh tamam si vajzë!” Nëna ime më ka mësuar se nëse nuk kam diçka të mirë për të thënë më mirë të mos komentoj.

    Dhe kur thua se ke gatuar ushqimin tim të preferuar, e ke ngatërruar atë me të motrës time, sepse unë nuk ha mish derri që 7 vjet më parë. Për ato bokset e reja mëndafshi u largova nga ty sepse pash çmimin $ 49.99 që ishte ende mbi to, dhe u luta të ishte vetëm një rastësi që motra ime këtë mëngjes më kërkoi $ 50 borxh.

    Pas gjithë kësaj, unë ende të dua dhe mendoja që ne do të mund të rregullonim marrëdhënien tonë sërish. Kur unë fitova lotarinë prej 10 milionë dollarësh lashë punën dhe bleva 2 bileta për në Xhamajkë por kur unë u ktheva në shtëpi ti kishe ikur.

    Besoj se çdo gjë ndodh për një arsye. Shpresoj që ju të keni jetën që gjithmonë keni dashur. Avokati im më tha se letra që më ke shkruar siguron që mos të marrësh asnjë lek nga unë. Kështu që kujdesu për veten.

    Nga ish gruaja jote! P.S. Nuk e di nëse ta kam thënë ndonjëherë këtë, por motra ime Karla ka lindur Karl. Shpresoj të mos jetë problem.

  • E tmerrshme! Dalin pamjet kur burri qëllon për vde*je gruan shtatzënë në sy të fëmijës (Pamje të rënda)

    E tmerrshme! Dalin pamjet kur burri qëllon për vde*je gruan shtatzënë në sy të fëmijës (Pamje të rënda)

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Rumani. Teodora Markou, 23 vjeçe, ish-konkurrente në formatin televiziv “Love Island” dhe shtatzënë në javën e 26-të, është qëlluar për vdekje nga ish-partneri i saj, Robert Lupu, 49 vjeç.

    Krimi i rëndë ndodhi në prani të vajzës së saj të vogël, gjatë një feste për fëmijë. Autori ka ndjekur Teodorën deri në vendin ku zhvillohej aktiviteti dhe e ka qëlluar katër herë me armë zjarri në gjoks dhe bark. Pas sulmit, ai është larguar me qetësi, ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur momentin tronditës të ngjarjes.

    Ishte në mbrojtje nga ligji, por s’u mjaftua

    Teodora kishte një urdhër-mbrojtjeje kundër Lupu-t që nga viti 2021, pasi kishte raportuar sjellje të dhunshme dhe përndjekje. Ajo kishte rrëfyer më herët se marrëdhënia me të kishte nisur që kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe, ndërsa ai ishte 40, por ishte larguar kur mësoi për lidhjen e tij paralele me ish-bashkëshorten.

    Autori vetëvritet pas krimit

    Pas disa orësh në arrati, Robert Lupu u lokalizua nga policia në një kompleks banimi. I rrethuar nga forcat e rendit, ai zgjodhi të vetëvritej me të njëjtën armë, duke mbyllur tragjikisht një histori të dhimbshme dhune dhe manipulimi.

    Ngjarja ka hapur sërish debatet në Rumani për mungesën e efektivitetit të urdhrave të mbrojtjes dhe për nevojën e masave më të rrepta ndaj dhunës në familje dhe përndjekjes.

  • Vd*kja e Greqisë”, Elon Musk jep lajmin tr*nditës për vendin fqinj

    Vd*kja e Greqisë”, Elon Musk jep lajmin tr*nditës për vendin fqinj

    Elon Musk, miliarderi i njohur, u rikthye sërish te çështja e uljes së lindjeve në Greqi me një postim në platformën X. Në postimin e tij, Musk e quajti këtë fenomen “vdekja e Greqisë” dhe shpërndau lajmin për 700 shkolla të mbyllura në vend.

    Ky nuk është hera e parë që Musk merret me këtë çështje për Greqinë; më parë, në prill 2024, ai kishte shkruar se “Greqia po përjeton një kolaps demografik”, ndërsa në shtator të njëjtit vit shprehu habinë e tij për faktin që në vendin tonë numri i vdekjeve është dyfish më i madh se ai i lindjeve.

    Kjo situatë e uljes së lindjeve dhe emigracionit po sfidon seriozisht strukturën demografike të Greqisë, duke sjellë pasoja të rëndësishme për shoqërinë dhe ekonominë e vendit.