Category: Uncategorized

  • A ka shqiptarë ketu?” – Fjalët e Egli Takos shkaktojnë reagime të ashpra (VIDEO)

    A ka shqiptarë ketu?” – Fjalët e Egli Takos shkaktojnë reagime të ashpra (VIDEO)

    Egli Tako, e ftuar së fundmi për një performancë në një klub nate në Pejë, nuk tërhoqi vëmendje vetëm me zërin e saj, por edhe me një deklaratë që ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale.

    Teksa këndonte këngën ikonike të Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, këngëtarja ndaloi për një moment dhe iu drejtua publikut me pyetjen:

    “A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”

    Koment që në pamje të parë mund të duket spontan, por që preku një çështje delikate dhe të ndjeshme për shumë qytetarë të Kosovës – atë të identitetit kombëtar. Ndarja mes termave “shqiptar” dhe “kosovar” ka qenë shpesh në fokusin e diskutimeve publike, përfshirë edhe debatet në formate televizive si Big Brother VIP.

    Pavarësisht komenteve të shumta që pasuan në rrjet, Egli e vazhdoi natën pa incidente dhe me një performancë të zjarrtë, por momenti i pyetjes së saj mbetet ende një pikë e ndezur diskutimi.

  • 17-vjeçarja u dërgua në spital me plumb në kokë : Merret vendimi për Babain e vajzes

    17-vjeçarja u dërgua në spital me plumb në kokë : Merret vendimi për Babain e vajzes

    Hetimet e policisë kanë zbardhur ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Vlorës ditën e hënë, ku një vajzë 17-vjeçare u dërgua me urgjencë në spital, pasi ishte qëlluar me armë në kokë.

    Sipas informacioneve zyrtare, e mitura kishte tentuar t’i jepte fund jetës pas mosmarrëveshjeve dhe dhunës së ushtruar ndaj saj brenda familjes.

    Policia njoftoi se në kuadër të hetimeve është arrestuar në flagrancë babai i vajzës, shtetasi S. S., 43 vjeç, banues në fshatin Romës të Vlorës. Ai akuzohet për “Dhunë në familje” dhe “Shkaktim të vetëvrasjes”.

    Burime nga grupi hetimor thanë se vajza kishte qenë nën presion të vazhdueshëm psikologjik për shkak të dhunës së ushtruar nga i ati. Në një gjendje të rënduar, ajo ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri, e dyshuar si një pistoletë.

    Ndërkohë, në gjendje të lirë është proceduar edhe gjyshi i vajzës, pasi dyshohet se ka pasur në posedim armën me të cilën është kryer akti tragjik. Ai akuzohet për “Mbajtje pa leje të armëve”.

    Policia është ende në kërkim të armës së zjarrit, pasi dyshohet se është fshehur nga familjarët pas ngjarjes.

    E mitura ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe gjendja e saj shëndetësore mbetet kritike.

    Hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vijojnë dhe materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

  • ÇFARË E BËN S*KSIN MË PAK TË KËNDSHËM? ZBULONI FAKTORËT QË NDIKOJNË

    ÇFARË E BËN S*KSIN MË PAK TË KËNDSHËM? ZBULONI FAKTORËT QË NDIKOJNË

    Seksi është sinonim i kënaqësisë dhe intimitetit midis partnerëve, por nuk është gjithmonë një përvojë e lehtë dhe e kënaqshme. Përveç faktorëve fizikë si organet e trupit, nivelet hormonale dhe aftësia për t’u ngacmuar seksualisht, roli i trurit dhe faktorëve emocionalë është thelbësor për të përcaktuar cilësinë e jetës seksuale.

    Problemet në marrëdhënie
    Tensioni dhe distanca emocionale midis partnerëve mund të dëmtojnë marrëdhënien seksuale. Grindjet për tema që nuk kanë lidhje me seksin, si financat apo edukimi i fëmijëve, shpesh janë burim i konflikteve që ndikojnë negativisht edhe në intimitet. Nga ana tjetër, problemet seksuale mund të komplikojnë komunikimin mes çiftit.

    Ankthi i performancës
    Shumë njerëz shqetësohen për mënyrën se si do performojnë gjatë aktit seksual, dhe ky ankth mund ta shkatërrojë kënaqësinë, madje disa e shmangin fare marrëdhënien seksuale. Ky fenomen është i zakonshëm tek burrat dhe gratë, sidomos me kalimin e moshës.

    Imazhi i trupit dhe vetëvlerësimi
    Ndryshimet fizike si lindja e fëmijëve, dieta jo e shëndetshme, shtimi në peshë apo rënia e flokëve mund ta bëjnë dikë të ndihet më pak tërheqës dhe dëshirues. Këto ndjenja pengojnë iniciativën dhe krijojnë barrierë për intimitetin dhe dëshirën.

    Pritjet dhe përvojat e kaluara
    Seksualiteti është instinkt i lindur, por ndikimet familjare, kulturore, fetare dhe mediatike formësojnë mënyrën se si e perceptojmë dhe jetojmë seksualitetin. Për disa, kjo krijon një pamje pozitive të kënaqësisë, ndërsa për të tjerët e bën më të ndërlikuar.

    Stresi dhe ndryshimet në jetë
    Jeta moderne me kërkesat e shumta në punë, familje dhe shëndet mund të shkaktojë lodhje dhe stres që zbehin dëshirën seksuale. Ky ngarkim emocional shkëput çiftin, jo vetëm në aspektin seksual, por edhe emocional.

    Në fund, seksi i mirë kërkon balancë dhe harmoni midis trupit, mendjes dhe ndjenjave. Kuptimi i këtyre faktorëve dhe komunikimi i hapur në çift janë hapa të rëndësishëm për të përmirësuar intimitetin dhe kënaqësinë.

  • ANAIDI NUK KURSET, ‘GODET’ SËRISH EGLIN DHE GJESTIN

    ANAIDI NUK KURSET, ‘GODET’ SËRISH EGLIN DHE GJESTIN

    Anaid Kaloti, ka reaguar sot me një postim të gjatë e të drejtpërdrejtë në Instagram, ku shpërthen (sërish) ndaj dy ish-banorëve të BBVA4 – Gjestit dhe Eglit.

    Pas një postimi të mëhershëm ku aludonte për një ngjarje të ndodhur në hotel “Sheraton” dhe për hipokrizinë e disa çifteve që simulojnë dashuri për vëmendje, Anaidi u përball me një reagim nga Gjesti, i cili e quajti “zemërprishur”. Ndërsa Egli zgjodhi një thumb më të rafinuar, duke shkruar se “nuk merret me fshatarë”.

    Por sot, Anaidi i është rikthyer temës me tone të forta dhe ironi therëse.

    Ai përmend “fabulën me pesë dëshmitarë”, që sipas tij përfshin Gjestin, Eglin, menaxherin e tyre dhe dy persona të tjerë, duke lënë të kuptohet se ka ndodhur diçka që publiku ende nuk e di. Anaidi e cilëson gjithë narrativën e çiftit si të fabrikuar dhe akuzon ata për aktrim e manipulim publik vetëm për të mbajtur vëmendjen e ndjekësve.

    Ai thotë se i ka ndihmuar dhe i ka mbrojtur në kohë të vështira, por tani i quan mosmirënjohës. Për Eglin shkruan se është “mbretëreshë e heshtjes” që “ka sakrifikuar gjithçka për këtë histori”, ndërsa për Gjestin përdor ironi të hidhur duke përmendur borxhe, energji elektrike dhe lavde publike.

    Në fund, ai s’e kursen ironinë as për reagimin e tyre ndaj rrëfimit të tij të djeshëm:

    “Në 2025 vetëm chat-gpt mund të trillojë histori kaq të dobët.”

    Përplasja virtuale mes ish-banorëve të BBVIP Albania duket se sapo ka hyrë në një fazë të re. A do të ketë sërish kundërpërgjigje nga Gjesti dhe Egli?

  • Ish Agjenti i SHISH që vr*u të dashurën dhe nënën e saj merr LAJMIN e ZI, cpo ndodh ne jeten e tij

    Ish Agjenti i SHISH që vr*u të dashurën dhe nënën e saj merr LAJMIN e ZI, cpo ndodh ne jeten e tij

    Marjan Rroku, ish-agjenti i SHISH i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj në vitin 2001 në Tiranë, ka humbur një tjetër betejë në Gjykatën Kushtetuese.

    Kjo gjykata ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare një ankim të depozituar prej tij, duke lënë kështu të pandryshuar dënimin e marrë, si autor i vrasjes së Alda dhe Mbarime Canajt.

    Ish-agjenti i SHISH, kërkoi të shfuqizojë vendimet gjyqësore të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë për mbylljen e tij të përjetshme në burg, raporton A2.

    Në të njëjtin ankim ai kërkoi shfuqizim të tre shkallëve të gjykimit për vendimin që i refuzoi atij kërkesën për pavlefshmëri të urdhrit të ekzekutimit të vendimit penal të dënimit.

    Sipas Rrokut, urdhri i ekzekutimit ishte i pavlefshëm, pasi ishte firmosur vetëm nga kryesuesi i trupës dhe jo nga dy anëtarët.

    Kushtetuesja nuk e legjitimoi Rrokun për ankimin ndaj tre vendimeve të burgut përjetë, për shkak se është paraqitur përtej afatit ligjor.

    Sipas Kushtetueses, ankimi është depozituar në prill 2025, 11 vjet pasi kërkuesi ka marrë dijeni për dënimin, në një kohë afati aktual është 4 muaj, ndërsa ai i parashikuar në ligjin e kohës 2 vjet.

    Marjan Rroku u dënua në mungesë nga drejtësia Shqiptare në vitin 2002, pasi gjatë hetimit dhe gjykimit ju fsheh drejtësisë.

    Ai u arrestua në SHBA dhe u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, kohë nga e cila vuan dënimin.

    Në vitin 2016 ai kërkoi rihapje të çështjes, kërkesë që ju refuzua në të gjitha shkallët e gjykimit, vendim që nuk u ndryshua as nga Kushtetuesja.

  • E bleu çmimin? Flet Miss Universe Kosova 2025

    E bleu çmimin? Flet Miss Universe Kosova 2025

    Dorea Shala u shpall Miss Universe Kosova 205!

    Që prej përzgjedhjes së saj si Miss Kosova, shumëçka në rrjet u përfol mbi përzgjedhjen e saj.

    E për këtë, Dorea vjen në Prive By Liberta Spahiu, për të dhënë të gjitha përgjigjet mbi pikëpyetjet që qarkulluan në rrjet.

    A e bleu çmimin, dhe cilat ishin dilemat e saj rreth konkursit, këto e për të gjitha komentet e tjera Dorea foli haptazi.

    Rrugëtimin e saj drejt fitores, mund ta ndiqni në materialin më poshtë! 

  • Do jete e dh mbshme, por ska kthim! Edi Rama ben gati fortunen per Shqiperine ne BE, ja reforma rrenjesore qe do ndryshoje vendin

    Do jete e dh mbshme, por ska kthim! Edi Rama ben gati fortunen per Shqiperine ne BE, ja reforma rrenjesore qe do ndryshoje vendin

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të martë në lidhje me aksionin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Forcave të Armatosura në zonën e Thethit, ku po shemben një numër i konsiderueshëm objektesh pa leje që ndodhen brenda Parkut Kombëtar.

    Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar këtë aksion si pjesë të “Rilindjes Urbane 2.0”, një projekt i ri që, sipas tij, synon të përgatisë Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

    Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure, tek ato me konstruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të peizazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot”, shkruan kreu i qeverisë.

    Ai shton se forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi derisa të jetë hequr edhe “mbeturina e fundit”, ndërkohë që ka mbetur për t’u shembur edhe një godinë masive, për të përmbyllur, siç thotë Rama, ekzekutimin e plotë të vendimeve të IKMT.

    Në këtë deklaratë të fundit, Rama nuk përmendi tensionet që kanë shoqëruar aksionin në ditët e fundit, si përplasjet mes banorëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, apo faktin që një pjesë e ndërtimeve ishin bujtina të ndërtuara për qëllime turistike, që, sipas komunitetit vendas, po ndihmonin zhvillimin ekonomik të zonës.

    Gjithashtu, ai nuk u ndal në akuzat që opozita dhe zëra të shoqërisë civile i kanë bërë këtij operacioni, duke e cilësuar atë selektiv dhe politik, ndërkohë që në shumë raste, ndërtimet pa leje në zona turistike të tjera nuk janë trajtuar me të njëjtin standard.

    Në fund të reagimit, Rama nënvizon se ky është vetëm fillimi i “Rilindjes Urbane 2.0”, të cilën e quan një domosdoshmëri jetike për modernizimin e Shqipërisë dhe përgatitjen e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

    Kujtojmë se Thethi, një ndër zonat më të bukura alpine në vend, prej vitesh është kthyer në një destinacion turistik të frekuentuar, duke u zhvilluar kryesisht përmes investimeve të vetë banorëve vendas në bujtina, agroturizëm dhe shërbime mikpritjeje. Shumë prej tyre kanë ngritur struktura akomoduese në kushte të vështira dhe me mungesë mbështetjeje institucionale, duke e cilësuar aksionin aktual si një goditje të rëndë ndaj të ardhmes së zonës.

  • E pavlerë’, partnerja e Mevlanit i kthehet keq Livias

    E pavlerë’, partnerja e Mevlanit i kthehet keq Livias

    Pas ditësh me heshtje, thumbime të nënkuptuara dhe deklarata të rënda publike, Ornela Murati, partnerja aktuale e Mevlanit, ka shpërthyer me një reagim të drejtpërdrejtë në Instagram, që s’ka lënë më vend për interpretime.

    Ky reagim vjen pas postimit të Livias, ku ajo aludoi për një shtatzani të ndodhur “dy netë nëpër hotele”, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si nisi lidhja e Mevlanit me partneren e tij të re dhe duke lënë të kuptohet se ajo nuk e meriton titullin “zonja e situatës”.

    Por Ornela nuk e la këtë të kalojë pa përgjigje.

    Në një mesazh të gjatë, të ngarkuar me tone të forta dhe përçmim të hapur, ajo shkroi:

    > “Më vjen keq që jeta jote është kaq bosh sa ke zgjedhur të jetosh në timen.”

    Ajo e quajti “grua të pavlerë” personin që sipas saj kërkon vëmendje duke u futur në jetën e saj, dhe e akuzoi për mungesë dinjiteti:

    > “Ajo që përpiqet të më mallkojë, harron që unë kam diçka që ajo kurrë s’do ta ketë.”

    Duke folur për veten në mënyrë të përmbajtur, Ornela thekson se është e mbrojtur dhe e zgjedhur nga dikush që “shikon përtej maskave të klounëve” dhe që në fund “i dhuron secilit atë që meriton”.

    Reagimi i saj është pika kulmore e përplasjes së heshtur mes saj dhe Livias, një përplasje që për muaj të tërë ka qëndruar nën sipërfaqe, por që tani po shpërthen publikisht.

    A do ndalet këtu kjo histori? Apo “ska më kthim, por vetëm pasoja” – siç shkroi vetë Livia? 

  • Kush është kryebashkiaku që nuk i bindet Ramës: Nuk shkarkoj asnjë punonjës…

    Kush është kryebashkiaku që nuk i bindet Ramës: Nuk shkarkoj asnjë punonjës…

    Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për Top Channel se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse shkelin ligjin.

    Kryebashkiaku i Berishës pohoi se vetëm një javë më parë punonjësit e bashkisë Has bënë një punë kolosale duke shuar plotësisht vatrën e zjarrit në afërsi të malit të Pashtrikut.

    Ndërkohë Bashkia Kukës ka shkarkuar të gjithë administratorët dhe dy nënkryetarët e saj për performancë të dobët.

  • Qeni hero përballet me një peshkaqen pa ju dridhur qerpiku – çfarë ndodhi më pas do t’ju habisë! ( VIDEO )

    Qeni hero përballet me një peshkaqen pa ju dridhur qerpiku – çfarë ndodhi më pas do t’ju habisë! ( VIDEO )

    Një video që po bën xhiron e rrjetit tregon një qen të guximshëm që afrohet fare pranë një peshkaqeni të madh, duke e parë në sy pa asnjë shenjë frike! Pamjet janë filmuar në një plazh tropikal dhe kanë mahnitur miliona shikues.

    🦈 Peshkaqeni ishte vetëm disa centimetra larg, por fatmirësisht ishte “me ore të mira” dhe nuk reagoi aspak ndaj qenit.

    💬 “Sikur të mos e kishte idenë se çfarë përbindëshi kishte përballë!”, komentuan përdoruesit në rrjet.

    Qeni tashmë është bërë simbol i guximit dhe pafajësisë, ndërsa videoja është bërë virale si një dëshmi se ndonjëherë, trimi e kalon lumin… edhe kur lumi ka peshkaqenë!