Category: Uncategorized

  • “Faturë për rigonin, kastraveci me NIPT! Tregtari i zgjuar ‘g*zhdon’ Edi Ramën: Ajo qe po ben ti do të…(Video)

    “Faturë për rigonin, kastraveci me NIPT! Tregtari i zgjuar ‘g*zhdon’ Edi Ramën: Ajo qe po ben ti do të…(Video)

    Në një cep të zhurmshëm të Tiranës, ku aromat e frutave e perimeve përzihen me zërat e shitësve që thërrasin çmimet e ditës në kërkim të blerësit të radhës… tregu “Dinamo” është kthyer në arenën e betejës së madhe: luftës kundër informalitetit… me çdo kosto. Qeveria kërkon faturë për çdo kokërr domate, edhe kur ato vijnë nga ngastrat e vogla të tokave të fermerëve në periferi.

    “Mirë për fasulen, pjeshkën, dardhën, arrën… çfarë janë këto prodhimet që vijnë nga jashtë i marrim. Po atij fshatarit në Baldushk, Zall-Herr apo Lushnjë, ku ta gjejë ai faturën?”, thotë një tregtar.

    Në letra, Shqipëria ecën drejt ekonomisë moderne. Në treg, fshatari s’e di çfarë është NIPT-i, ndërsa tregtari ruan arrat në kutitë e vezëve. “Ku ta marr numrin e NIPT-it unë? Ku ta gjej faturën? Po ai fshatari e prodhon vetë. Ku ta gjejë ai? Ai e ka prodhimin e vet”, thotë një tjetër tregtar.

    Ndërkohë, inspektorët kërkojnë faturë për rigonin. “Unë mendoj se po kërkohet fundi në fillim. Nuk mund të pretendojmë sot që një qese me rigon të ketë faturë fiskale. Kjo mund të ndodhë kur ne mos jemi”, thotë për A2 CNN Theodhor Kristuli, kryetar i Unionit Agroushqimor.

    Nga e marta, produktet agro-ushqimore pa faturë fiskale do të sekuestrohen nga inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. “Ata do të duhet të kenë shumë frigoriferë që të fusin gjithë mallin që do konfiskojnë. Se ky organizim është këtu te ne. Sigurisht që ne duam të shkojmë drejt ekonomisë së formalizuar, por nuk jemi gati për këto lloje aksionesh”, thotë Kristuli.

    Në një Shqipëri ku ligji kërkon faturë edhe për kastravecin e bahçes, informaliteti s’po luftohet me sistem, por me shkop. Dhe nëse rigoni kërkon fiskalizim, atëherë duhet fillimisht të “kultivohet” logjika. “Unë gjithsej kam 30 vjet tregtare. Në Pazar të Ri e tani te ‘Dinamo’. Më keq se këto kohë nuk ka. Nuk ka shitje fare. Vetëm pensionistë”, thotë tregtarja. 

  • E përjetoi vdekjen katër herë -rrëfimi i një gruaje që vdiq dhe u rikthye në jetë

    E përjetoi vdekjen katër herë -rrëfimi i një gruaje që vdiq dhe u rikthye në jetë

    Një “parashikuese shpirtërore” rrëfen si është të ‘vdesësh’, pasi pretendon se e ka përjetuar ndjesinë katër herë.Amie Balesky, një medium shpirtëror me më shumë se tre milionë ndjekës në TikTok, thotë se ka qenë duke “ndihmuar shpirtrat dhe njerëzit që nga viti 1995” dhe ka ndarë në rrjetet sociale përvojën e saj më të fundit afër vdekjes, që sipas saj ndodhi për shkak të një infeksioni në tru.

    null

    Në momentin që ajo “kaloi matanë”, Balesky ndodhej në sallën e operacionit, me mjekët dhe infermierët që “po panikoseshin” duke u përpjekur t’i shpëtonin jetën gjatë një procedure të rrezikshme në shtyllën kurrizore – e cila e futi trupin e saj në një gjendje shoku.

    Parashikuesja shpirtërore e kujton përvojën në mënyrë të gjallë: ajo ishte shtrirë anash, duke parë monitorin e zemrës, kur vuri re se shifrat po binin me shpejtësi – dhe në atë moment gjithçka ndryshoi.

    “Nuk dëgjoja më… Heshtje”“Nuk më interesonte më çfarë po ndodhte rreth meje dhe ndjesitë që kisha ishin më shumë të brendshme,” u shpreh ajo për ndjekësit në TikTok, duke vënë re se dhoma po bëhej gjithnjë e më e qetë, megjithëse rreth saj kishte lëvizje.

    “E shihja, por nuk e dëgjoja më… Heshtje. Dhe papritur, pa asnjë ndjesi apo kalim të veçantë, kuptova që vizioni im – ose ajo që po shihja – po zhvendosej në një tjetër perspektivë… po ngjitej lart. Po shihja poshtë. E vetmja gjë që ndjeja ishte dashuri.”

    “Mendova vetëm dy gjëra: e para, ‘Wow, sa keq që kjo po i ndodh trupit tim’ – e dija që ishte trupi im. E dyta, ndjeja sa shumë dashuri kisha brenda vetes. E vetmja gjë që doja, ishte t’i tregoja mamasë sime se e doja. Ishte një lumturi absolute. I shihja të gjithë, nuk ndjeja dhimbje. Ishte mahnitëse.”

    Pas kësaj, përjetimi tjetër ishte kur u zgjua dy javë më vonë në një dhomë spitali, dhe i thanë se kishte vdekur.Një kalim “i qetë” dhe “i bukur”

    “Sipas meje, kalimi ishte i bukur. Për mua ishte paqësor – as nuk e kuptova që po ndodhte, dhe gjithë dhimbja, ankthi, shqetësimet… të gjitha u zhdukën me një frymëmarrje të vetme,” vazhdoi ajo.

    Amerikania, që në TikTok njihet si ‘@TheBalesky’, shpjegoi se kur “kalon matanë”, zakonisht të del përpara një i dashur i ndjerë ose një figurë mashkullore – megjithëse nuk tha nëse ai person ishte Jezusi, siç pretendojnë shumë që kanë përjetuar situata të ngjashme.

    Pas katër përvojave afër vdekjes, të cilat ajo beson se i kanë forcuar “superfuqinë” e saj, Amie i inkurajon njerëzit të mos kenë frikë nga vdekja, duke e krahasuar me një goditje të thjeshtë në gisht të këmbës.

    “Të shqetësohesh për ndjesinë e vdekjes është njësoj si të shqetësohesh nëse do të goditesh prapë në gisht me tryezën e kafes – do të ndodhë, ndoshta do të dhembë për një sekondë, por sapo të vijë, ikën,” shpjegon ajo.

    “Ti vazhdon përpara, sepse je i përjetshëm – je shpirt.”

  • Burri ne moshe te madhe i ben gjeste goces se re ne plazh ! ( Video )

    Burri ne moshe te madhe i ben gjeste goces se re ne plazh ! ( Video )

    Një vajzë ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ një ngjarje tejet shqetësuese, e cila ka ndodhur gjatë pushimeve të saj në plazhin e Velipojës. Sipas dëshmisë së saj, ajo është përballur me një ngacmim të pahijshëm dhe të turpshëmnga një burrë i panjohur, i cili qëndronte në afërsi të zonës ku ajo po pushonte.

    Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në një prej zonave të frekuentuara të plazhit, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e vajzave dhe grave në hapësira publike.

    “Shikoni një maniak në plazhin e Velipojës. Vëzhgonte rreth e rrotull nëse dikush po e shikonte, dhe kur sigurohej që nuk po e shihte askush, më bënte gjeste të tilla të neveritshme. Në një çast, më bëri edhe disa gjeste të ndyra me gishta,” – shkruan vajza në mesazhin e saj drejtuar redaksisë.

    Sipas saj, burri sillej në mënyrë të dyshimtë dhe të sëmurë, duke u përpjekur të mos binte në sy, ndërsa në fakt kishte në shënjestër vajzën që po pushonte qetësisht.

    “Në atë moment i thashë: ‘I pafytyrë, a të vjen turp, sepse jam në një moshë me mbesat e tua!’ Por ai uli kokën, mori telefonin në dorë dhe bënte sikur nuk më kishte dëgjuar, sikur nuk isha aty fare,” – rrëfen ajo më tej.

    Denoncimi është shoqëruar me një thirrje për ndërgjegjësim publik dhe reagim nga autoritetet, për të garantuar sigurinë në ambiente publike, sidomos gjatë sezonit turistik kur plazhet janë të tejmbushura me familje, gra dhe vajza të reja.

    Ndërkohë, nuk dihet nëse vajza ka bërë një kallëzim pranë policisë së Shkodrës për identifikimin dhe ndëshkimin e autorit. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku qytetarë të ndryshëm kanë kërkuar masa të rrepta për personat që kryejnë akte të tilla të turpshme dhe të rrezikshme.

    Ky incident nxjerr në pah edhe një herë problemin e mungesës së patrullimeve të rregullta policore në zonat turistike, si dhe domosdoshmërinë e instalimit të kamerave të sigurisë dhe forcimit të masave për parandalimin e rasteve të ngacmimeve s(ksuale në vende publike.

    Në një shoqëri ku viktimat shpesh heshtin nga frika e turpit ose mosbesimit ndaj institucioneve, zëri i një vajze që guxon të flasë, bëhet një thirrje për të gjithë të tjerët: Ngacmimi nuk është “çështje e vogël” – është një akt që duhet ndëshkuar me forcën e ligjit.

  • Prindërit e braktisën vajzën e tyre sapo e panë. 20 vjet më vonë, ajo erdhi për të thënë!

    Prindërit e braktisën vajzën e tyre sapo e panë. 20 vjet më vonë, ajo erdhi për të thënë!

    Ema lindi në një mbrëmje të qetë, me shi, pranvere. Nënë e saj, Vivian Uinters, shtrihej në një shtrat të butë në Klinikën Private Aurelias me zemrën që i rrihte jo nga dhimbja, por nga emocionet. Por nuk zgjati shumë…

    Kur dëgjoi të qarat e para të vajzës, Vivian nuk buzëqeshi. Nuk ishte një nënë që kishte pritur me padurim të përqafonte të bijën. Përkundrazi, ajo ktheu kokën në anë dhe tha vetëm:

    “Mos ma sillni, nuk dua ta shoh.”

    Në korridor, bashkëshorti i saj, Richard Winters, qëndronte me duart në xhepa dhe fytyrën gri. “Vajzë?” pyeti mjekun ftohtas. Kur mori pohimin, ai thjesht u largua pa thënë asnjë fjalë.

    Brenda 24 orëve, çifti nënshkroi dokumentet për ta dorëzuar vajzën për birësim, me arsyetimin se “nuk mund ta rrisnin”. Fëmija u dërgua në një qendër përkujdesjeje dhe më vonë u birësua nga një çift i thjeshtë, por me shumë dashuri, të quajtur Helen dhe Thomas.

    Ata ia lanë emrin Ema.

    Vitet kaluan dhe Ema rritej me një zemër të butë, por me një ndjesi boshllëku të pashpjegueshme. Kur mbushi 18 vjeç, prindërit adoptues i treguan të vërtetën për origjinën e saj. Në vend që ta thërriste dhimbja, Ema ndjeu një zë brenda vetes që i thoshte:

    “Duhet t’i takosh. Jo për të kërkuar falje, por për të treguar kush je bërë.”

    Dhe kështu, plot 20 vjet pas lindjes së saj, në një ditë po aq me shi si ajo e lindjes, Ema trokiti në derën e një vile të madhe në periferi të qytetit.

    Një grua me flokë të bardhë, elegante dhe e ftohtë, hapi derën. Ishte Vivian.

    – Po kërkoni dikë? – pyeti ajo, duke e shikuar vajzën me dyshim.

    – Jo. Po ju gjej. Unë jam Ema… vajza që latë në klinikën Aurelias.

    Fytyra e Vivian-it u zverdh.

    – K-ke ardhur për çfarë?

    Ema buzëqeshi lehtë.

    – Për të të thënë që unë jam mirë. Dhe që nuk të urrej. Sepse ndonjëherë dashuria më e madhe është ajo që e gjen vetë. Dhe unë e gjeta. Falë jush.

    Vivian u kap për pragun e derës si të mos kishte besuar çfarë dëgjoi.

    – Ema… – pëshpëriti ajo, për herë të parë duke shqiptuar emrin e vajzës që nuk kishte dashur ta dëgjonte kurrë.

    – Po, Ema. Kam ardhur vetëm për pak minuta. Nuk kërkoj asgjë. Vetëm doja të të shihja dhe të të thoja… që jam rritur mirë. Pa ju. Por me njerëz që më donin pa kushte.

    Në atë çast, në derë doli dhe një burrë i plakur, me flokë të thinjura, që mbante syze. Ishte Richard.

    Ai e pa Eman dhe për një moment sytë iu mbushën me lot.

    – Ajo është…? – pyeti, me zë të ulët.

    Vivian u kthye dhe e pohoi me kokë, por pa e fshehur trazimin.

    – Pse tani? – pyeti Richard. – Pse erdhe pas kaq shumë vitesh?

    – Sepse më duheshit si plagë që nuk mbyllej dot pa u parë me sy. Dhe tani që ju pashë, u qetësova. Tani e di që nuk ishte faji im. Ju nuk ishit gati. Dhe ndoshta… s’do të jeni kurrë.

    Një heshtje e rëndë mbuloi hyrjen.

    Papritur, Vivian u ul në shkallët e derës, duke mbuluar fytyrën me duar. Ishte hera e parë që e shihnin të thyhej.

    – Unë isha vetëm 22 vjeç, – tha ajo mes lotëve. – Familja e Richard-it më kërcënoi se do më hiqnin gjithçka nëse lindja vajzë. Dhe unë… isha e dobët. Nuk luftova. Por kam jetuar çdo ditë me turpin tim.

    Ema u afrua ngadalë. Ia zgjati dorën.

    – Unë kam jetuar çdo ditë me kurajë. Edhe për ty. Por tani… nuk kam më zemër të mbaj inat. Vetëm doja ta dije këtë.

    Vivian ngriti kokën dhe zgjati dorën drejt saj. Dora iu dridh.

    – A do të më lejosh të të njoh, tani që s’kam më askënd? – pyeti ajo me zë të ngjirur.

    Ema e vështroi për një moment të gjatë. Pastaj i buzëqeshi.

    – Të më njohësh? Do të jetë dhurata që do t’i bëj vetes. Por më duhet kohë. Koha që ti ma morre… tani do të të mësoj ta vlerësosh.

    Në atë natë me shi, dy gra që dikur i ndante një akt i ftohtë, ndanë një përqafim të parë – të pasigurt, por të vërtetë.

    Sepse ndonjëherë, jeta nuk të jep prindër të mirë… por të jep forcën për të qenë më e madhe se fati yt.

  • Ja kush është Shqiptarja e parë Doktore e shkencave në Zvicër, zotëron 7 gjuhë të huaja

    Ja kush është Shqiptarja e parë Doktore e shkencave në Zvicër, zotëron 7 gjuhë të huaja

    Profesoresha Arlinda Amiti është femra shqiptare më e shkolluar në Zvicër. Arlinda Amiti po shkruan historinë e diasporës shqiptare dhe është më shumë se shembull integrimi.

    Ajo tashme është një shkenctare, njëkohësisht ligjeruese në Universitetin e Bazelit.

    Profesoresha Arlinda Amiti, është koordinatore e programit të doktoraturës

    “Islami dhe Shoqëria: Studime Teologjike Islame” në Qendrën Zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë (SZIG), shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

    Është modeste ju shmanget lavdit, nuk dëshiron të dalë në gazeta të lavdërohet apo të flas në vetën e parë.

  • Ult*matumi/ Kryebashkiaku i Finiqit ‘nuk pyet’ per Ramën dhe t*llet keq: Do i shkarkoj drejtoret dhe me pas do

    Ult*matumi/ Kryebashkiaku i Finiqit ‘nuk pyet’ per Ramën dhe t*llet keq: Do i shkarkoj drejtoret dhe me pas do

    Gjatë një takimi të zhvilluar së fundmi mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarëve të bashkive, në kuadër të një nisme të re për rritjen e eficiencës dhe përgjegjshmërisë në administratën vendore, është regjistruar një moment i pazakontë dhe domethënës që ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe më gjerë.

    Në këtë mbledhje, sipas burimeve nga brenda takimit, Kryeministri Rama ka kërkuar dorëheqjen kolektive të të gjithë drejtorëve të institucioneve që varen nga bashkitë. Sipas tij, kjo lëvizje synon të japë një impuls të ri në drejtim të përmirësimit të standardeve të shërbimit dhe reformimit të administratës në nivel lokal, sidomos në ato bashki ku performanca ka qenë nën pritshmëri.

    Por ndërsa shumica e kryetarëve të bashkive kanë reaguar me kujdes institucional ndaj kësaj kërkese, ka qenë kryetari i Bashkisë Finiq, Romeo Çakuli, ai që ka zgjedhur një formë të papritur reagimi. Me një ton të qartë ironik, Çakuli i është drejtuar Kryeministrit duke thënë:
    “Do i shkarkoj të gjithë drejtorët dhe do i marr përsëri në punë pas një jave.”

    Ky koment, i cili është cituar nga disa prej të pranishmëve si një “shaka me mesazh”, ka ndezur menjëherë diskutime mbi qëndrimin e drejtuesve vendorë ndaj urdhrave të centralizuar dhe masave drastike pa një analizë individuale të punës së stafit. Disa e kanë interpretuar deklaratën si një mënyrë për të ruajtur humorin dhe distancën nga tensionet politike të momentit, ndërsa të tjerë e lexojnë si një formë rezistence të heshtur ndaj asaj që shihet si ndërhyrje e thellë politike në autonominë vendore.

    Ndërkohë, deri më tani nuk ka pasur një reagim apo sqarim zyrtar nga Bashkia Finiq mbi këtë deklaratë. Nuk dihet nëse Çakuli do të ndërmarrë ndonjë veprim konkret në zbatim të kërkesës së Kryeministrit apo nëse kjo ka qenë thjesht një koment i çastit për të shprehur rezervat ndaj kësaj praktike.

    Deklarata vjen në një kohë kur qeveria qendrore ka ndërmarrë një fushatë të gjerë shkarkimesh dhe ristrukturimesh në disa nga bashkitë më të mëdha të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Fierin. Vetë Rama ka qenë i drejtpërdrejtë në mesazhin e tij, duke lënë të kuptohet se “pastrimi” i institucioneve është një hap i domosdoshëm për të vendosur një nivel të ri përgjegjshmërie dhe angazhimi.

    Në këtë klimë tensioni dhe riformatimi, replika e kryebashkiakut të Finiqit është kthyer në simbol të një qëndrimi të përzier mes ironisë dhe rezistencës, që ngre pyetje mbi balancën mes autoritetit qendror dhe autonomisë vendore, por edhe mbi vetë mënyrën sesi po trajtohet reforma në administratë.

    Mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë do të pasohet nga veprime konkrete apo do të mbetet një moment kalimtar që pasqyron ndjesitë reale të drejtuesve vendorë përballë presionit në rritje nga qeveria qendrore për të ristrukturuar administratën nga themelet.

  • Ndodhi e papritura! Djali i Valbona Selimllarit ndahet nga Gloria Meshi? Cfare ndodhi mes tyre pas Ferma VIP

    Ndodhi e papritura! Djali i Valbona Selimllarit ndahet nga Gloria Meshi? Cfare ndodhi mes tyre pas Ferma VIP

    Lidhja mes ish-konkurrentes së “Ferma VIP”, Gloria Meshi, dhe Denit – djalit të Valbona Selimllarit – ka qenë një nga temat më të përfolura në rrjet gjatë muajve të fundit. Historia e tyre u bë publike gjatë reality show-t, ku u zbulua se Gloria ishte në një marrëdhënie me Denin. Edhe pse ai nuk u shfaq fizikisht në spektakël, produksioni solli letra dhe dhurata që i dërgoheshin Glorias nga partneri i saj, duke e bërë këtë histori një nga më të ndjekurat nga publiku.

    Por pak kohë pas përfundimit të spektaklit, ndjekësit vunë re një ndryshim të papritur në sjelljen e çiftit në rrjetet sociale: Gloria dhe Deni nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë të gjitha postimet e përbashkëta, duke ngritur dyshime serioze mbi një ndarje të mundshme apo një krizë në marrëdhënien e tyre.

    Në këtë kontekst, një tjetër element që ka shtuar interesin publik është intervista e dhënë së fundmi nga Valbona Selimllari, në emisionin “N’fermë”. Ish-Miss Shqipëria, tashmë një figurë e respektuar publike dhe nënë e tre fëmijëve, ka folur për raportin me fëmijët e saj dhe për eksperiencën e saj të re në rolin e vjehrrës.

    E pyetur sesi do të ndihej nëse djali i saj i madh do t’i sillte një vajzë në shtëpi, Valbona zbuloi se kjo ka ndodhur tashmë:

    “Ka një shoqe që kam përshtypjen që e do shumë. Kur ma tha në fillim thashë: ‘Je shumë i vogël’… E kam takuar dhe njihemi. Ajo ndihet shumë mirë me mua,” – u shpreh Valbona me një buzëqeshje, duke shtuar se gjithmonë është përpjekur të mbajë një balancë mes të qenit shoqe dhe nënë.

    Ajo theksoi gjithashtu se nuk i jep rëndësi pamjes së jashtme të partneres së të birit:

    “Unë nuk e kam parë kurrë si të rëndësishme bukurinë e njeriut. Unë nuk dua të më vijë një vajzë e bukur, dua të më vijë një vajzë e mirë në shtëpi. Por unë do ta dua sido që të jetë përderisa e do Deni. Zgjedhjet janë të tij. Ai do zgjedhë, ai do jetojë, ai do jetë i përgjegjshëm, do pësojë… shpresojmë që jo. Unë do jem aty që ta mbështes sa herë që ai të ketë nevojë.”

    Fjalët e saj janë interpretuar nga disa si një konfirmim indirekt i marrëdhënies mes Denit dhe Glorias, ndërsa për të tjerë, mbeten një koment i përgjithshëm mbi mënyrën se si Valbona e sheh raportin e saj me jetën personale të fëmijëve.

    Deri tani, as Gloria dhe as Deni nuk kanë reaguar publikisht, duke lënë gjithçka të mbështetet në aludime dhe vëzhgime të sjelljes së tyre në rrjete sociale. Pyetja që qëndron është: A po kalon çifti një krizë të përkohshme apo kemi të bëjmë me një ndarje përfundimtare?

    Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse kjo histori do të marrë një kthesë tjetër – qoftë me një rikthim të bujshëm, qoftë me një ndarje të heshtur që thjesht po pritet të konfirmohet.

    /vizionplus.tv

    JA SI REAGONTE DIKUR VALBONA SELIMLLARI NE INTERVISTE PER TE

    Valbona Selimllari ditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “N’fermë”. Në këtë intervistë ajo tregoi edhe një anë të panjohur të Valbonës, e cila foli për marrëdhënien që ka me fëmijët dhe me të dashurën e djalit të madh, Denit.

    Ish Miss Shqipëria rrëfeu se është munduar të gjejë balancën mes të qenit shoqe dhe nënë me tre fëmijët e saj. Ndërsa tani ka filluar të provojë edhe ndjesinë e të qenit vjehërr.

    E pyetur se si do ndihet kur i biri t’i sjellë një vajzë në shtëpi, Valbona rrëfeu se e ka një eksperiencë, pasi djali i madh e ka një shoqe me të cilën e ka prezantuar.

    “Ka një shoqe që kam përshtypjen që e do shumë. Kur ma tha në fillim thashë: ‘Je shumë i vogël’… E kam takuar dhe njihemi. Ajo ndihet shumë mirë me mua”, -u shpreh Valbona, ndërsa fillimisht tregoi se nuk do ta gjykonte kurrë nga pamja partneren e të birit, edhe pse vetë njihet si një nga vajzat më të bukura në Shqipëri.

    “Unë nuk e kam parë kurrë si të rëndësishme bukurinë e njeriut. Unë nuk dua të më vijë një vajzë e bukur, dua të më vijë një vajzë e mirë në shtëpi. Por unë do ta dua sido që të jetë përderisa e do Deni. Nuk kam asnjë problem me këtë gjë. Zgjedhjet do të jenë të tij. Ai do zgjedhë, ai do jetojë, ai do jetë i përgjegjshëm, do pësojë… shpresojmë që jo. Unë do jem aty që ta mbështes sa herë që ai të ketë nevojë.”-tha Valbona Selimllari.

  • Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum

    Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum

    Një debat i fortë është regjistruar mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Konispol, Ergest Dule, gjatë një takimi të zhvilluar me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit vendorë.

    Burime për Saranda Web bëjnë të ditur se Rama ka përsëritur kërkesën e tij për dorëheqjen kolektive të drejtorëve të institucioneve vartëse, si pjesë e një “spastrimi” të administratës nga paaftësia dhe nepotizmi.

    Por në një moment të papritur, Ergest Dule ka kundërshtuar, duke deklaruar: “Unë nuk i largoj drejtorët. I kam të rinj, të aftë dhe po bëjnë shumë punë të mirë.

    Reagimi i Ramës ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër: “Nëse nuk i shkarkon, atëherë jepe ti dorëheqjen!”

    Në sallë ra heshtja, duke treguar nënshtrimin total të kryetarëve të bashkive ndaj kryeministrit Rama.

    Përplasja tregon se ende ka kryetarë të njësive vendosre që nuk pranojnë të zbatojnë urdhrat në mënyrë mekanike, duke kërkuar të ruajnë autonominë e tyre vendimmarrëse.

  • Çdo ditë tek varri i gruas, historia prekëse e aktorit Agron Llakaj

    Çdo ditë tek varri i gruas, historia prekëse e aktorit Agron Llakaj

    Alkida Llakaj, vajza e aktorit të njohur të humorit Agron Llakaj, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe dhimbjen që familja e saj ka përjetuar që prej humbjes së nënës së saj, e cila ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.

    E ftuar në një intervistë me Grida Dumën, Alkida foli për sfidat e fundit dhe për përkushtimin prekës të babait të saj, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij.

    “Sa vite ka im atë në skenë, unë i kam në jetë. Pothuajse 40 vjet dhe kjo është dalja ime e parë televizive. Isha shumë e dyzuar sepse emocionalisht nuk isha e fortë për të folur për babin, sepse e kam gjithmonë të lidhur me mamin. Edhe në telefonin tim, ata janë të pandashëm. Ashtu dua t’i mbaj gjithmonë pranë zemrës sime,” tha Alkida.

    Ajo zbuloi se familja ka kaluar një periudhë të vështirë që nga korriku i tre viteve më parë, kur nëna e saj u diagnostikua me një sëmundje fatale.

    “Janë tre vite që për ne kanë qenë një sfidë. Kemi qenë brenda një humnere, kemi humbur boshtin e familjes,” tha Alkida me lot në sy.

    Por ajo që ka prekur më shumë publikun është përkushtimi i përditshëm i Agron Llakajt për bashkëshorten e tij të ndjerë.

    “Postimet e babit nuk janë të hiperbolizuara. Ai e viziton çdo ditë vendin ku prehet mami. Kur është jashtë Tiranës më thotë ‘Alkida, shko tek mami’. Sigurisht që shkoj edhe pa ma thënë. Kam njohur një dimension të jashtëzakonshëm, human, të tij,” shtoi ajo në Top Story.

    Kujtojmë që Agron Llakaj humbi bashkëshorten e tij, Konstandinën, rreth një vit më parë, dhe ndonëse njihet për rolet humoristike dhe optimizmin e tij në ekran, duket se dhimbja ka qenë e thellë, dhe këtë e kanë treguar më së miri postimet e tij të dedikuara ndaj saj në rrjete soci

  • Vrasja e Martin Canit, Mario Përlleshi dëshmon për herë të parë në gjyq: I bëra ftesë në Snapchat

    Vrasja e Martin Canit, Mario Përlleshi dëshmon për herë të parë në gjyq: I bëra ftesë në Snapchat

    Mario Përlleshi ka dëshmuar për herë të parë në Gjykatën e Tiranës për vrasjen e Martin Canit.

    Dëshmia e tij ishte kërkuar nga prokuroria dhe është bërë në prani të psikologut.

    Në shumicën e përgjigjeve për pyetje që kishin të bënin me dinamikën e ngjarjes, është shprehur se nuk mbante mend.

    Sa i takon mjetit prerës, ka deklaruar se nuk ka patur thikë me vete atë ditë por ka gjetur mjet prerës në rrugë.

    Ai pranon se shkaqet e sherrit, ishin vijim i debateve të 3 ditëve para ngjarjes ku ka pretenduar se është goditur me grushta nga Martin Cani.

    Ky i fundit i ka dërguar ftesë në “SnapChat” sipas Përlleshajt, ku kanë vijuar debatet dhe në fund.

    Mario pretendon se e kanë lënë të sqarohen të hënën, ditë kur edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë.

    Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa prokuroria dhe gjykata janë interesuar vezhdimisht, duke paralajmëruar palët që të ruajnë sekretin hetimor në një kohë kur ngjarja në fjalë përbën një nga rastet më të rënda të ndodhura vitet e fundit dhe interesi publik për shkak të dritëhijeve të sah, ka qenë tepër i lartë.

    Shkak i vendimmarrjes së drejtësisë për ta mbajtur hermetik procesin është argumenti i moshës së mitur të palëve në proces.

    Seancën e ardhshme do vijojë dëshmia e Mario Përlleshajt, pasi këtë të hënë, avokatët e palës së dëmtuar kanë paraqitur kërkesa të tjera sa i takon ekspertizave të kryera.