Category: Uncategorized

  • E dhimbshme! Zamir Meta p*rdh*oi të bijën 12-vjeçare, komshinjtë i bëjnë gjêmên gruas dhe 6 fëmijët e saj

    E dhimbshme! Zamir Meta p*rdh*oi të bijën 12-vjeçare, komshinjtë i bëjnë gjêmên gruas dhe 6 fëmijët e saj

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik pak ditë më parë në fshatin Sheqishtë të Fierit, ku është zbuluar një rast i tmerrshëm ab*imi s*ksual brenda familjes. Zamir Meta, banor i këtij fshati dhe babai i shtatë fëmijëve, është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar për një kohë të gjatë me vajzën e tij të mitur, vetëm 12 vjeç.

    Aktualisht, Zamir Meta ndodhet në qeli, përballë akuzave të rënda për veprat penale:

    “Marrëd8ënie s*ksuale ose homo8suale me të mitur”,

    Marrëdhënie se8suale ose homo8ksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” – akuza që mbartin një dënim shumë të rëndë sipas Kodit Penal.

    Viktima dhe mbrojtja institucionale
    E mitura është larguar nga ambientet familjare dhe po qëndron aktualisht në një institucion të posaçëm mbrojtjeje në Tiranë, ku po merr trajtim psikologjik dhe përkujdesje të specializuar.

    Ndërkohë, në shtëpinë e familjes Meta kanë mbetur gjashtë fëmijë të tjerë, të mitur, për të cilët po kujdeset nëna e tyre, Juela Meta – një nënë e cila po përballet me dramën e jetës në mënyrë të vetme, mes varfërisë, stigmës dhe pasojave psikologjike të ngjarjes.

    Pas publikimit të rastit – familja nxirret jashtë nga shtëpia
    Pas bërjes publike të abuzimit, pronari i banesës ku familja Meta qëndronte me qira, ka nxjerrë me forcë familjen jashtë, duke e konsideruar “të padëshirueshme” praninë e tyre. Euronews raporton se pas daljes së lajmit në media, pronarja e banesës, së bashku me vëllain, ka shkuar në shtëpi dhe ka kërkuar që banesa të lirohej brenda 48 orëve, duke përdorur edhe gjuhë kërcënuese.

    Komshia po më kërcënonte që do të derdhet gjak. Vjen e zonja së bashku me të vëllain dhe më thotë: ‘Edhe dy ditë e shumta duhet të lironi shtëpinë, se do të derdhet gjak’”, – rrëfen Juela Meta për mediat.

    E tmerruar dhe e pambrojtur, ajo ka shkuar në polici për të kërkuar ndihmë dhe urdhër mbrojtje, por nuk është marrë asnjë masë konkrete ndaj personit që e kishte kërcënuar. Në deklaratat e saj, Juela tregon se pronarja ka ndryshuar versionin në polici, duke pretenduar se “ndihej edhe ajo e kërcënuar” nga vetë Juela – duke anuluar automatikisht mundësinë për një urdhër mbrojtjeje nga shteti.

    Shkova në polici, dhashë deklaratë, por policia nuk më dha urdhër mbrojtje. Ajo (zonja e shtëpisë) ka thënë në polici se edhe ajo ndihet e kërcënuar, dhe kështu unë mbeta pa ndihmë,” – u shpreh Juela mes lotëve.

    Ndërhyrja e vonuar e shtetit dhe vendbanimi i ri
    Vetëm pas presionit mediatik dhe ndjeshmërisë së publikut, autoritetet vendore janë angazhuar për të ofruar një banesë të re për familjen Meta, ku aktualisht strehohen gjashtë fëmijët e mbetur dhe nëna e tyre. Megjithatë, situata mbetet e brishtë, pasi familja është pa të ardhura, pa mbështetje të qëndrueshme dhe pa një plan afatgjatë për rehabilitimin psikologjik dhe social të fëmijëve.

    Një tragjedi që ngre shumë pikëpyetje
    Rasti i tmerrshëm i Fierit ngre shqetësime serioze për funksionimin e sistemit të drejtësisë, mbrojtjes së fëmijëve dhe reagimit të institucioneve të sigurisë publike. Si është e mundur që një nënë që denoncon kërcënim me jetë nuk merr urdhër mbrojtjeje, ndërsa agresorja pretendon “ndjesi frike” dhe rreziku i anulohet?

    Gjithashtu, përse nuk ishte zbuluar më herët abuzimi i vajzës 12-vjeçare, dhe si ka qenë monitoruar kjo familje nga strukturat e mirëqenies sociale dhe arsimore?

  • A e dini sa turistë vizituan Shqipërinë vetëm për 6 muaj? Shifra do t’ju habisë!

    A e dini sa turistë vizituan Shqipërinë vetëm për 6 muaj? Shifra do t’ju habisë!

    Ky interes masiv vjen falë bukurisë natyrore dhe pasurisë kulturore që ofron Shqipëria.

    Shqipëria po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për turistët e huaj.

    ë vetëm 6 muajt e parë të vitit 2025, vendi ynë është vizituar nga 4.76 milionë të huaj, një shifër që tregon rritje të vazhdueshme në sektorin turistik.

    Nga majat e Alpeve, tek brigjet e kristalta të Jonit dhe Adriatikut, deri te trashëgimia e UNESCO-s, fshatrat turistikë dhe kulinaria tradicionale, çdo pjesë e vendit është kthyer në një atraksion

    Kryeministri Edi Rama theksoi sot se këto shifra janë dëshmi e një rritjeje të qëndrueshme të fluksit turistik dhe menaxhimit më të mirë të sezonit. Ai nënvizoi se vetëm në muajin qershor 2025, në Shqipëri hynë 1,329,204 turistë të huaj, më shumë se çdo muaj tjetër deri tani.

    Për krahasim, në qershorin e vitit të kaluar (2024) vendi u vizitua nga 1,244,967 turistë, ndërsa në qershorin e 2023-shit kjo shifër ishte 1,007,033. Pra, nga viti 2024 në 2025 kemi një rritje prej 7% brenda vetëm një viti.

    Ky trend pozitiv pritet të vazhdojë gjatë gjithë sezonit veror, ndërsa autoritetet janë angazhuar për të garantuar standarde më të larta mikpritjeje, sigurie dhe përvoje turistike për të gjithë vizitorët e huaj.

  • PAMJE të rënda: Gjyshërit torturojnë për vde*je  2-vjeçarin- ja cfarë ndodhi

    PAMJE të rënda: Gjyshërit torturojnë për vde*je 2-vjeçarin- ja cfarë ndodhi

    Ethan Ives-Griffiths, një vogëlush vetëm dy vjeç, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pas keqtrajtimit të rëndë që ka përjetuar në shtëpinë e gjyshërve të tij në Flintshire të Britanisë.

    Kur u dërgua në spital, Ethan ishte në një gjendje të rëndë: i dehidratuar rëndë, shumë i dobët fizikisht dhe me mbi 40 shenja goditjesh në trup. Fatkeqësisht, ai pësoi një dëmtim fatal në kokë që i mori jetën.

    Gjyshërit e tij, Michael Ives (47 vjeç) dhe Kerry Ives (46 vjeçe), u shpallën fajtorë për vrasje dhe keqtrajtim të një fëmije nën moshën 16 vjeç. Edhe nëna e vogëlushit, Shannon Ives (28 vjeçe), u shpall fajtore për shkaktimin e vdekjes dhe keqtrajtimin e djalit të saj.

    Në gjykatë u publikua edhe një video tronditëse nga brenda shtëpisë, ku Michael Ives shihet duke mbajtur vogëlushin nga krahët dhe duke e goditur.

    Ethan ishte nën mbikëqyrjen e shërbimeve sociale, dhe duhej të vizitohej çdo 10 ditë, por në javën para vdekjes së tij, askujt nuk iu lejua hyrja në shtëpi.

    Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe pritet të çojë në rishikim të procedurave të sigurisë për fëmijët në mbrojtje shtetërore. 

    Video ⬇️⬇️⬇️

  • Ngjarja m*kabër në Mat/ Zbulohet emri i vr*sesit te dyshuar te Renisit, u be i njohur në at*ntatin ndaj Azem Hajdarit

    Ngjarja m*kabër në Mat/ Zbulohet emri i vr*sesit te dyshuar te Renisit, u be i njohur në at*ntatin ndaj Azem Hajdarit

    Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e të riut Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 korrikut. Hetuesit kanë arritur të identifikojnë autorin e dyshuar për krimin.

    Një prej tyre është Petrit Çakrri. Ky i fundit, rezulton të jetë një prej dëshmitarëve okularë të vrasjes së ish-deputetit të PD, Azem Hajdari mbrëmjen e 12 Shtatorit 1998.

    Sipas raportimeve, Çakrri kishte marrë me qira dy makina në Rinas, një Range Rover dhe një Hyundai të bardhë. Çakrri u tradhtua nga kamerat e sigurisë dhe GPS e makinës që kishte marrë me qira dhe që përdori në krim.

    Sipas pamjeve filmike u zbulua pika e dhënies së automjeteve me qira ndërsa rezulton se pasi kanë dorëzuar makinat që përdoren në krim, kanë marrë automjete të tjera po me qira.

    GPS e makinës i ka mundësuar grupit të hetimit se automjeti me të cilin udhëtonte Çakrri, që tashmë e ka ndryshuar mbiemrin në Hoxha ka lëvizur në trajektoren ku ka lëvizur edhe Renis Dobra.

    Pas krimit, Petrit Çakrri është larguar nga Shqipëria dhe besohet të ketë dalë jashtë vendit nga pika e kalimit kufitar të Morinës.

    Nipi i tij u ndalua nga policia dhe iu sekuestrua celulari, aty ku besohet se janë gjendur prova të shumta që mund të zbërthejnë detaje të mëtejshme për vrasjen e Renis Dobrës.

    Çakrri rezulton një person me precedentë të shumtë penalë ndërsa nuk kanë munguar dhe përplasjet e tij me policinë.

    Çakrri në vitin 2017 u arrestua nën dyshimet se kishte mashtruar një biznesmen në Vorë duke i marrë 4.4 milionë lekë të reja duke u prezantuar si tregtar. Çakrri i premtoi biznesmenit se do t’i siguronte mallra me çmim të lirë.

    Emisioni “Në Shënjestër” i përgatitur nga gazetarja Klodiana Lala, trajtoi këtë të martë, rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin e 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet në liqenin e Shkopetit.

    Nga të dhënat e dosjes hetimore, mësohet se i fundit që e pa gjallë Renisin ishte një i afërm i tij i cili pavarësisht orëve të vona të mbrëmjes, dhe dritave të gjata të makinës që kishte ndaluar në anë të rrugës, arriti të shquajë makinën e Renisit, teksa ishte e ndaluar vetëm pak metra larg banesës së tij nga një tjetër automjet, nga ku në rrugë dalloheshin dy persona të panjohur për ta.

    Që në momentin e parë ata i identifikuan si efektivë policie.

    Por ndërsa u përpoqën të mësonin mbi arsyet e ndalimit të njeriut të tyre, njëri prej tyre në formë urdhërore u kërkoi vizitorëve të padëshirur në këtë skenë, që të largoheshin menjëherë nga aty.

    Më datë 8 Korrik unë bashkë me gruan dhe familjen kemi qenë duke udhëtuar nga Burreli drejt fshatit Zenisht. Me të shkuar te vendi i quajtur Kroi i Sucit, unë pashë makinën e Renisit të ndaluar në anë të rrugës.

    Ishin ndaluar dhe dy makina të tjera. Ndalova të pyes se çfarë kishte ndodhur. Por njëri nga personat më tha: ‘Vazhdo, vazhdo, largohu shpejt’, është shprehur kushëriri i viktimës.

    Por edhe pse në pamje të parë dukej si një shoqërim i rëndomtë policie, të afërmit e Renis Dobras, dyshuan se diçka nuk shkonte te uniformat dhe mjetet me të cilët të ashtëquajturit efektivë të policisë kishin mbërritur pranë fshatit dhe kishin ndaluar automjetin e njeriut të tyre.

    Për këtë arsye ata ngritën alarmin dhe lajmëruan menjëherë babain e 23-vjeçarit, që ndërkohë ishte marrë me makinë dhe ishte larguar gjithmonë në mendimin e parë të atyre që ishin të pranishëm në vendngjarje, në rajonin e policisë.

    Prindërit e Renisit të cilët me të mësuar lajmin se i biri mund të ishte ndaluar nga policia, rendën nga fshati Zenisht ku banonin drejt komisariatit të policisë në Burrel, për të mësuar arsyet përse djali i tyre ishte shoqëruar në polici.

    Por trokitja në derën e komisariatit, përkoi me një përgjigje aspak të pëlqyeshme për ta. Të cilët mësuan nga posta e policisë në fjalë se nuk kishte pasur asnjë shoqërim qoftë më herët apo në ato orë me gjeneralitetet e të riut, që familjarët pretendonin se ishte ndaluar nga policia.

    Sigurisht që ky informacion do të ngrinte menjëherë alarmin si te familjarët por edhe te vetë policia se mund të ishin përballë një ngjarje me një sfond kriminal. Ashtu siç në të vërtetë u mësua në orët në vazhdim.

    Ku i pari që rendi në kërkim të fatit të të birit, pa pritur që policia të plotësonte afatin 48 orësh të zhdukjes së një personi, do të ishte Rufati, babai i Renisit i cili po atë natë, pa pritur të agonte mëngjesi, u nis në ndjekje të gjurmëve se ku kishte përfunduar djali i tij.

    Gjurmë të cilët e çuan fillimisht në shenjat e një frenimi të fortë në rrugë, që më pas përfundonin në Liqenin e Shkopetit, Aty ku të nesërmen, në një pjesë me bimësi në breg të liqenit, u gjet trupi i pajetë i të riut që ishte zhdukur vetëm një natë më parë, në rrethana të çuditshme, ndërsa automjeti tip ‘Benz’ me të cilin Renisi udhëtonte kishte përfunduar në ujë.

    Por që tashmë dyshimet më të forta si nga të afërmit ashtu edhe nga policia, ishin se kishin të bënin me një rrëmbim dhe më pas ekzekutim. Një ngjarje kriminale, e cila me kalimin e orëve, duke u zbardhur dalëngadalë, filloi të bëhej gjithmonë e më shumë makabër.

    Ku pavarësisht se në fillim u tha se kishin të bënin me një rrëmbim të organizuar nga njerëz të veshur me rroba policie, detajet e mëtejshme treguan se pasi ishte rrëmbyer, Renis Dobra ishte torturuar dhe më tej mbytur, për t’u hedhur më pas me automjetin e tij në Liqenin e Shkopetit.

    Ndoshta me mendimin e autorëve se duke e hedhur në liqen, ngjarja mund të ishte shënuar si një aksident rrugor dhe kësisoj dekompozimi i trupit mund të fshihte edhe gjurmët e torturave në trupin e tij. Gjë që duket se është llogaritur gabim nga ata.

  • Ndodh e papritura: Don Xhoni dhe Loredana janë bashkë?! Veprimi që i vuri flakën Instagram-it!

    Ndodh e papritura: Don Xhoni dhe Loredana janë bashkë?! Veprimi që i vuri flakën Instagram-it!

    Një foto e postuar nga Loredana gjatë pushimeve të saj verore është bërë menjëherë virale – por këtë herë jo për pamjen, vendndodhjen apo veshjen, por për një koment të vetëm që ka mjaftuar për të ndezur rrjetin.

    Në mesin e komenteve që vërshuan në postim, bie në sy ai i reperit Don Xhoni, i cili i la një zemër në fotografi. Por surpriza më e madhe erdhi nga vetë Loredana, që i ktheu me një emoji kurore mbreti 👑, duke ngritur menjëherë pikëpyetje: A ka diçka mes tyre?

    Burimet kanë pohuar se për javë me radhë është folur për një afërsi të dukshme mes dyshes, madje edhe në kryeqytet janë parë shpesh bashkë.

    Ndërsa fansat po spekulojnë për një romancë të re në horizont, të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për një bashkëpunim artistik, që mund të shndërrohet në një “hit vere”.

    Por një gjë është e sigurt: ku ka tym, ka edhe zjarr! Dhe komentet e tyre kanë ndezur një kuriozitet të madh tek publiku. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi një “couple alert” të ri në showbiz-in shqiptar, apo një tjetër duet që do të “shpërthejë” në toplista.

  • Nëse vazhdoni ta bëni këtë kur tërhiqni para nga një bankomat, praktikisht po deklaroni të dhënat e llogarisë suaj: ndaloni menjëherë.

    Nëse vazhdoni ta bëni këtë kur tërhiqni para nga një bankomat, praktikisht po deklaroni të dhënat e llogarisë suaj: ndaloni menjëherë.

    Gabimi që duhet shmangur në bankomat: është si të deklarosh informacionin tënd personal bankar; mund të jetë shumë e rrezikshme dhe duhet shmangur.

    Në epokën e dixhitalizimit në rritje, menaxhimi i parave të gatshme po kalon një transformim të rëndësishëm.

    Pavarësisht përhapjes së pagesave elektronike, të cilat i tejkaluan pagesat me para të gatshme për herë të parë në vitin 2024, shumë qytetarë vazhdojnë të përdorin bankomatët për tërheqje parash, duke i kushtuar vëmendje të veçantë sigurisë dhe ndikimit mjedisor të printimit të faturave.

    Ulja e tërheqjeve nga bankomati dhe rëndësia e mosprintimit të faturave nga bankomati

    Tërheqjet nga bankomati po ulen, por ato mbeten një praktikë e zakonshme për shumë njerëz që preferojnë të mbajnë para në portofolet e tyre. Megjithatë, është thelbësore të adoptoni sjellje të përgjegjshme dhe të shmangni printimin e faturave nga bankomati për çdo transaksion.

    Shmangia e faturave nga bankomati është një nga masat më efektive për të mbrojtur sigurinë e të dhënave tuaja. Faturat në letër përmbajnë informacione të ndjeshme që, nëse mblidhen nga individë keqdashës, mund të rrezikojnë sigurinë e kursimeve tuaja. Nëse prapë vendosni të kërkoni një faturë, është thelbësore ta ruani me kujdes ose ta shkatërroni menjëherë pas përdorimit. Shmangni hedhjen e saj në plehra pranë bankomatit, një vend kryesor ku kriminelët kërkojnë informacione për t’i shfrytëzuar.

  • Nuk njihet më!” – Ndryshimi i papritur i Xhensila Myrtezajt habit rrjetin

    Nuk njihet më!” – Ndryshimi i papritur i Xhensila Myrtezajt habit rrjetin

    Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një detaj të vogël, por që ka ngjallur shumë diskutime në rrjetet sociale.

    Në një event mode ku ishte e pranishme së bashku me këngëtarin Sinan Hoxha dhe bashkëshorten e tij Andrra Destani, Xhensila ka pozuar e buzëqeshur, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e komentuesve është kurora e flokëve të saj.

    Në rrjet ka nisur menjëherë të përflitet për një mbjellje flokësh, pasi në disa imazhe të mëparshme të këngëtares, është vënë re një linjë jo e zakonshme e flokëve, që sipas ndjekësve “nuk është si më parë”.

    Ndërsa spekulimet vazhdojnë, askush nga stafi i këngëtares apo vetë Xhensila nuk ka reaguar për këtë detaj. A ka bërë vërtet një ndërhyrje për të perfeksionuar linjën e flokëve apo thjesht është ndihma e photoshopit? Këtë nuk e dimë ende.

    E sigurt është që në fotot më të fundit, Xhensila shfaqet me një pamje shumë më të plotë dhe të rregullt në pjesën e flokëve – dhe ndjekësit e saj, si gjithmonë, nuk lënë gjë pa vënë re.

  • Kokalari tregon detajet e operacioneve të Salianjit: Në një dhomë ai me Gridën, në dhomën tjetër…

    Kokalari tregon detajet e operacioneve të Salianjit: Në një dhomë ai me Gridën, në dhomën tjetër…

    Aktivistja Evi Kokalari ka hedhur dritë mbi një episod të pazakontë që përfshin ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i dënuar me burg në shtator të vitit 2024.

    Sipas saj, më 23 nëntor të po atij viti, Salianji është transferuar nga burgu në një spital privat nën pretekstin e një ndërhyrjeje mjekësore për varice, por, në fakt, ka kryer një operacion për mbjellje flokësh.

    Kokalari shprehet se në dhomat private të spitalit, qëndronte jo vetëm Salianji, por edhe Grida Duma, e cilësuar prej saj si “përkujdesja kryesore” gjatë gjithë periudhës. Denoncimi ngre akuza të drejtpërdrejta për trajtim preferencial, shkelje të rregullave të burgimit dhe përfshirje të mundshme të spitalit në një skemë favorizimi politik.

    Kokalari kërkon hetim nga SPAK për shpenzimet, autorizimet dhe ndërhyrjet, ndërsa paralajmëron se lejimi i rasteve të tilla do të vendosë një standard të rrezikshëm për të ardhmen.

    Postimi i plotë i Evi Kokalarit:

    Ervin Saljani u dënua me burg si politikan. Dënimi filloi ne Shtator të 2024. Në 23 Nëntor 2024, Ervin Saljani është shtruar tek spitali Amerikan #3, që është në kombinat. Arsyeja: varicektomi, por në fakt mbolli flokët. Nuk kam info akoma për operacionin e hundës.

    Drejtori spitalit dha urdhër që me dy dhomat ku në njërën rrinte ky me Grida Dumën dhe tjetrën policët, mos ‘ngatërrohej’ njëri, pra mos hynte njëri. Grida Duma ishte përkujdesi kryesor.

    Këto info më vinë nga një ‘whistleblower’, që në shqip do të thotë dikush që vë alarmin për diçka që duhet ta dijë publiku.
    Dhe jam shume dakort, publiku duhet ta dij, për më tepër qe ky dhe Grida Duma paskan një plan për të marrë Partinë Demokratike, si pasoj opozitën dhe mundësisht pozicionin e Kryeministrit në të ardhmen. Pra, Duma ka kapur median, ky politikën, ose të paktën kështu aludojnë.

    Si e tillë, e kam të pamundur të mos flas. Ervin Saljani, Grida Duma, Belind Këlliçi, Gaz Bardhi dhe një tufë tjetër në PD që kanë që kur nisëm foltoret që bëjnë plane të marrin PDnë, janë individët më problematikë në opozitë, sepse në rradhë të parë janë vazhdimësi e kupolës që duhet shkatërruar totalisht në Shqipëri, dhe nëse arrijnë të marrin pushtetin, do jenë shumë më keq se ata që udhehoqën 33 vitet e fundit.

    Ky grup, janë mashtrues të opinionit publik, shpifës të pafytyrë dhe janë shëmbëllyesit kryesor të anti-meritokracisë në atë parti.
    Ironikisht – dënimin dhe burgun për shpifje dhe manipulim faktesh e bëri dhe ky.

    Në këtë pikë, me ekspozimin që po i bëj Saljanit dhe Grida Dumës, po i bëj nder dhe Sali Berishas, që jam e sigurt privatisht thotë “shyqyr që i është ngjitur Evi këtyre”

    Ndërkohë, mendoj që ky rast i daljes nga burgu dhe mbi të gjitha shfrytëzimi i policisë së burgjeve që paguhen nga taksat e popullit dhe humbën ditë pune duke ruajtur këta në spital, duhet të investigohet. Populli Shqiptar s’ka pse të ndaj koston e procedurave kosmetike të një politikani që për më tepër ishte i dënuar me burg.

    Në fakt, ky investigim duhet ti kaloj SPAKut meqënëse Saljani në atë burg hyri si politikan. SPAK thjeshtë ti dërgoj një flet-thirje Spitalit Amerikan dhe të kërkoj çdo detajë të qëndrimit të Saljanit aty, procedurat, kartat mjekësore dhe mbi të gjitha pagesat, si dhe kush i bëri.

    Nëse ky rast nuk merret seriozisht, atëherë do krijojmë një precedencë që do kthehet në standard.

    Ky shpërdorim drejtësie, kjo arrogancë nga një politikan që duhej të kryente dënimin është e pafalshme dhe nuk tolerohet me askënd. Dhe nëse Saljani ka pasur problem serioz shëndetësor, atëherë ai duhej të trajtohej në të njëjtën mënyrë si çdo i burgosur tjetër. Fakti që ky kaloi në spital privat, ku shqiptarët i paguanin rojet është absurde, por mbi të gjitha, si u lejua Grida Duma të kujdeset për një të burgosur me ditë dhe netë të tëra? Kush i aprovoi këto thyerje rregullash të sistemit?

    Dhe kjo duhet të investigohet nga SPAK sepse korrupsion më vete është. Nuk është çudi që ata që i aprovuan këtë dalje për ditë të tëra nga burgu, të jenë paguar.
    Dhe mbi te gjitha, spitali Amerikan eshte spital privat. Si i pagoi Saljani me rrogë politikani dy dhoma private për gati një javë?

    Të gjitha infot më lart i kam nga një ‘whistleblower’ dhe e ndjej të nevojshme ti bëj publike, ndërkohë që i kërkoj mediave të fillojnë dhe të pyesin tek spitali Amerikan për qëndrimin e Saljanit, dhe nëse spitali refuzon, SPAK mund ti marri në pyetje shumë kollaj dhe investigim mbi këtë rast duhet në mënyrë absolute të përfshijë spitalin si bashkëpunëtore në këtë rast.

  • Një mrekulli e vërtetë/ Merr një thelpi hudhër, vendose në vesh dhe prit 30 minuta

    Një mrekulli e vërtetë/ Merr një thelpi hudhër, vendose në vesh dhe prit 30 minuta

    Mjafton një thelpi hudhër për të shtypur dhimbjen, mbështilleni me një leckë të butë dhe vendoseni në vesh për 30 minuta.

    Nëse ke ndjerë ndonjëherë bezdi në vesh, bllokim, dhimbje të lehtë apo madje ndjesi ftohjeje, kjo metodë e thjeshtë natyrale mund të të habisë!

    🧄 Merr një thelpi hudhër, qëroje, fute me kujdes në vesh (jo thellë) dhe prit vetëm 30 minuta.

    Ja çfarë ndodh:

    ✅ Largon dhimbjen dhe inflamacionin

    ✅ Zhbllokon veshin nga uji apo sekrecionet

    ✅ Forcon sistemin imunitar përmes vajrave natyralë që çlirohen

    ✅ Lufton infeksionet me efekt antibakterial të fuqishëm

    ✅ Qetëson trupin dhe nxit qarkullimin e gjakut

    Shumë përdorues që e kanë provuar, thonë se ndihen më mirë që në përdorimin e parë!

    ⚠️ Kujdes: Mos e fusni thellë hudhrën dhe shmangeni nëse keni çarje në daullen e veshit apo ndonjë sëmundje të diagnostikuar të veshit.

    💬 Komento më poshtë nëse e ke provuar, dhe ndaj me miqtë që duhet ta dinë këtë mrekulli natyrale!

  • Nuk ka ngjarje më të rëndë”/ Braçe “shpërthen” keq: Të ndalet me urgjencë ky…

    Nuk ka ngjarje më të rëndë”/ Braçe “shpërthen” keq: Të ndalet me urgjencë ky…

    Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar derdhjen e ujërave të zeza në Liqenin Artificial në Tiranë.

    Teksa ka ndarë një video nga liqeni, deputeti shprehet se ky krim mjedisor duhet të ndalet menjëherë. Braçe thotë se kjo evidentohet edhe për shkak të aromës së rëndë që ndihet në zonë.

    Derdhja e ujërave të zeza në liqen është krim mjedisor, mjafton të lëvizësh në këtë anën e liqenit që kufizuar me liqenin e thatë dhe zonën rreth e qark për të kuptuar thjesht nga aromat se sa ujëra të zeza po derdhen në liqen. Duhet ndalur. Kjo është e vetmja hapësirë ujore brenda parkut dhe brenda gjithë Tiranës”, dëgjohet të thotë Braçe.

    Krahas videos, deputeti shkruan se “nuk ka dhunim më të rëndë të hapësirës publike sesa derdhja e ujërave të zeza”, duke kërkuar reagim të menjëhershëm.