Category: Uncategorized

  • U dergua me urgjencë spital! Zbulohen problemet e renda te Veliaj, cfare do ndodhe me te

    U dergua me urgjencë spital! Zbulohen problemet e renda te Veliaj, cfare do ndodhe me te

    Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit ditën e sotme, si pasojë e komplikacioneve shëndetësore të shfaqura gjatë qëndrimit në paraburgim. Burime nga ambientet e paraburgimit bëjnë me dije se Veliaj ka shfaqur probleme me tensionin e gjakut dhe pritet t’i nënshtrohet një sërë analizash për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore.

    Sipas informacioneve paraprake, gjatë periudhës së qëndrimit në qeli, që nga 10 shkurti i këtij viti, Veliaj ka humbur mbi 10 kilogramë nga pesha trupore. Tensioni i lartë, humbja e oreksit dhe stresi i vazhdueshëm janë ndër shqetësimet që kanë rënduar gjendjen e tij. Familjarët dhe avokatët kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për kushtet e paraburgimit, duke theksuar ndikimin e tyre në përkeqësimin e gjendjes fizike dhe mendore të klientit të tyre.

    Pritet që në orët në vijim Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ose përfaqësuesit ligjorë të Veliajt të bëjnë një njoftim zyrtar për gjendjen e tij. Ky zhvillim ka rikthyer në vëmendje edhe njëherë situatën e ndjeshme të të paraburgosurve të ekspozuar ndaj stresit të proceseve gjyqësore dhe ndalimit afatgjatë.

    Zhvillim i natyrshëm apo manovër e njohur?

    Ky zhvillim ka ngritur jo pak pikëpyetje në opinionin publik dhe juridik: A bëhet fjalë për një gjendje të vërtetë kritike shëndetësore, apo për një manovër të njohur që personazhe me ndikim politik apo financiar përdorin për të fituar një “frymëmarrje” nga burgu?

    Precedentët janë të shumtë në Shqipëri, ku të arrestuar të njohur, posaçërisht figura politike, biznesmenë apo zyrtarë të lartë, kanë përfituar dalje të përkohshme nga qelia nën justifikimin e analizave apo problemeve shëndetësore. Për shumë prej tyre, spitali është kthyer në një “zonë gri” mes lirisë dhe burgut, ku kontrolli është më i dobët, vizitat janë më të lehta dhe trajtimi është shumë më i favorshëm sesa në qelitë e paraburgimit.

    Për këtë arsye, nuk mungojnë zërat që e lexojnë këtë zhvendosje të Veliajt drejt spitalit si një fazë të mundshme për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, nga arrest në burg në arrest shtëpie – një taktikë e zakonshme në raste të ngjashme.

    Dosja e rëndë ndaj Veliajt

    Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, drejtpërdrejt në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës, me urdhër të SPAK. Ai përballet me akuza të rënda: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim” në 9 raste, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Prokuroria e Posaçme akuzon Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, për ngritjen e një skeme të sofistikuar korruptive brenda Bashkisë së Tiranës, përmes së cilës fondet publike kanalizoheshin tek kompani apo OJF të afërta, në këmbim të favoreve financiare dhe ryshfeteve të maskuara si bashkëpunime institucionale.

    Transaksione të dyshimta, aktivitete fiktive dhe projekte të “pudrosura” me etiketa sociale apo kulturore janë pjesë e një dosjeje voluminoze që përfshin dëshmi, dokumente dhe përgjime të shumta. SPAK ka deklaruar se hetimet janë ende në zhvillim dhe mund të zgjerojnë më tej akuzat apo të përfshijnë emra të rinj.

    Çfarë pritet më tej?

    Ndërkohë që Veliaj ndodhet në spital nën vëzhgimin e mjekëve, avokatët e tij pritet të dorëzojnë kërkesa për rivlerësimin e masës së sigurisë, me argumentin e përkeqësimit të shëndetit. Një vendim i tillë do të rikthente në qendër të debatit publik pyetjen e përhershme: A zbatohet drejtësia njësoj për të gjithë?

    Në një sistem që ende lufton për të ndarë ligjin nga ndikimi politik, rasti i Veliajt do të jetë një tjetër provë për integritetin e drejtësisë shqiptare. Për momentin, ai ndodhet jashtë qelisë – me uniformë spitali, por gjithsesi i privuar nga liria. Të paktën për tani.

  • 🟥 “S’jam femër!” — Elton Iliriani rrëfen historinë më të sikletshme të jetës së tij intime: “Ai kërkonte… por unë s’e kam!” 🔥😳

    🟥 “S’jam femër!” — Elton Iliriani rrëfen historinë më të sikletshme të jetës së tij intime: “Ai kërkonte… por unë s’e kam!” 🔥😳

    Elton Iliriani, aktivisti i njohur për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ dhe një nga zërat më të guximshëm publikë, ka bërë një rrëfim që po trondit rrjetin!

    Në një intervistë të fundit, Eltoni tregoi një nga momentet më të sikletshme të jetës së tij seksuale:

    “Isha me një djalë shqiptar, shumë simpatik. U pëlqyem. Por kishte një problem… më shihte dhe më thoshte: ‘Ti je shumë e bukur!’ — i dukesha sikur isha femër! I thashë: ‘Po unë nuk jam femër!’”

    Por momenti më i sikletshëm ndodhi kur shkuan në shtrat:

    “Ishte si në film. Ai kërkonte… por unë s’kam vaginë! Dhe më besoni, ishte një situatë vërtet e vështirë për të dy.”

    Ky rrëfim i sinqertë dhe pa filtra ka ndezur debat në rrjet: shumë e quajnë një moment guximi dhe transparence, të tjerë thonë se tregon ende sa e pakuptuar është identiteti gjinor në shoqërinë shqiptare.

    🗣️ Çfarë mendoni ju për këtë histori? A duhet të flitet më hapur për këto përvoja që të thyhen paragjykimet?

    👇 Lëri mendimet e tua në komente — ky lajm po ndez gjithçka online!

  • Kur është hera e fundit që i keni parë? Ja pse po zhduken xixëllonjat në gjithë botën

    Kur është hera e fundit që i keni parë? Ja pse po zhduken xixëllonjat në gjithë botën

    Xixëllonjat plot dritë na sjellin ndërmend momentet më të bukura të fëmijërisë dhe është i madh malli për netët e kaluara në natyrë, nën mantelin e qiellit plot yje dhe në praninë e xixëllonjave, të cilat me shkëlqimin e tyre shpesh e bënin natën ditë.

    Por, kur është hera e fundit që ke parë një xixëllonjë?

    Nëse nuk e mban mend, atëherë ka kaluar shumë kohë dhe nëse i ke parë rrallë problemi mbetet serioz. Çfarë po ndodh në të vërtetë?

    Bletët nuk janë të vetmet specie në zhdukje, pasi edhe fluturat po hasin vështirësi. Por me xixëllonjat situata është mjaft problematike. Prej vitesh, shkencëtarët kanë paralajmëruar shuarjen e 2,000 specieve të ndryshme të xixëllonjave.

    Nuk është aspak çudi. Dora e njeriut në mjedis është shkatërrimtare. Krijesa të ndryshme ‘janë pa shtëpi.

    Xixëllonjat shumohen dhe jetojnë në pyje, pranë liqeneve dhe lumenjve, nëpër kopshte dhe lëndina. Por kur betoni zapton çdo hapësirë të gjelbër, xixëllonjat humbasin habitatin e tyre. Sikur betoni të mos mjaftonte, ekzistenca e tyre ndikohet për keq edhe nga pesticidet dhe ndotjet e shkaktuara nga njeriu. Xixëllonjat rrëfejnë më së miri shëndetin e mjedisit që na rrethon.

    Xixëllonjat po shuhen në mbarë botën si rezultat i degradimit dhe humbjes së habitatit të tyre, ndotjes së lumenjve, përdorimit në rritje të pesticideve dhe ndotjes së vazhdueshme të ndriçimit në zonat e banuara nga njerëzit.

    Xixëllonjat janë pjesë e trashëgimisë së biodiversitetit, pasi ato janë krijesa ikonë dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shumë kultura dhe qytetërime. Këto insekte fluturuese janë si zanat e përrallave. Ato janë epitoma e mbrëmjeve më të bukura verore dhe dashuria e parë me mrekullitë e natyrës për shumë prej nesh.

    Nëse humbasim xixëllonjat, do të këpusim njëherë e mirë atë fillin e hollë që na lidh me magjinë e nënës natyrë dhe botës së mrekullueshme të saj. Njeriu nuk mundet ta përballojë një humbje të tillë, sado e parëndësishme në dukje.

    Ajo që ne mundemi të bëjmë është të krijojmë mundësi nëpër kopshtet tona për xixëllonjat duke shmangur përdorimin e kimikateve, duke lejuar krimbat dhe kërmijtë të shërbejnë për ushqimin e larvave të xixëllonjave, duke fikur dritat e verandave apo kopshteve dhe duke krijuar bimësi të bollshme për to.

    Këto hapa mund të duken të rëndomtë, por ruajtja e xixëllonjave ka shumë rëndësi. Habitatet e xixëllonjave shfrytëzohen edhe nga shumë krijesa të tjera të natyrës si zvarranikët, zogjtë, amfibët dhe shumë specie të tjera. Sa më shumë krijesa të natyrës të humbasim aq më pak do të investohemi në aspektin emocional.

    Xixëllonjat janë të domosdoshme të vazhdojnë misionin e tyre si ambasadorë të magjisë së natyrës

  • Dafina dhe Kreshniku bëhen prindër, ky është emri i veçantë

    Dafina dhe Kreshniku bëhen prindër, ky është emri i veçantë

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji janë bërë prindër për herë të parë.

    Djalin e kanë pagëzuar me emrin Daskan.

    “Mirë se erdhe në jetë”, shkroi Dafina në postimin e mbishkrimit.

    Urime! 

  • Mik i George Bush’! Ja kush eshte Pëllumb Pilinçi qe cm*ndi rrjetin, sdo ta besoni cfare ka bere ne SHBA

    Mik i George Bush’! Ja kush eshte Pëllumb Pilinçi qe cm*ndi rrjetin, sdo ta besoni cfare ka bere ne SHBA

    TIRANË– Dëshpërimi të shtyn të bësh gjëra të dëshpëruara! Nëse kjo fjali do t’i përshkruante më së miri një grup personash, do të ishin padyshim banorët e Thethit. Të vendosur përballë rrënimit të investimit të tyre, për ditë me radhë kanë pritur “delegacione” me shpresën se dikush do t’i ndihmonte të përballeshin me shtetin. Pritën një grup banorësh nga Mirdita, që i shkuan “për ndihmë” pasi i ishin shembur të gjithë bujtinat, pritën dhe Pëllumb Pilinçin me kompani. Nuk është e pazakontë që miku të pritet si Zot kudo që shkel, por në rastin e fundit, ishte në kufinjtë e abuzueses. Për të sqaruar më shumë dhe për të dhënë kontekst, ZËRI ka përgatitur një profil të Pilinçit dhe të tijëve, që për ata që e kanë përjetuar ose studiuar më vonë të ngjan shumë me Suden dhe Vehbi Alimuça.

    Për të gjithë ata që nuk e njohin dhe tashmë do ta njohin, Pëllumb Gani Pilinçi është themelues dhe kryetar i Partisë Shpresa Demokrate, e paraqitur si parti me orientim “demokrat të djathtë” dhe lidhje shqiptaro-amerikane. Ai ka lindur më 16 prill 1948 dhe ka kaluar fëmijërinë në kushte të vështira në Shqipëri komunist. Më pas, ka emigruar në SHBA ku ka ndjekur studimet dhe karrierën arsimore/akademike.

    Sipas asaj që thotë vetë, se prova nuk ka paraqitur kurrë, është takuar me figura të njohura amerikane, përfshirë Presidentin dhe zëvendës presidentin e SHBA-së (George H.ë. Bush), si pjesë e një angazhimi me çështjet e Ballkanit dhe Evropës. Me “eksperiencën” premton se do t’i futut edhe ai politikës për të krijuar një qeverie teknike intelektuale në Shqipëri, madje ka gati edhe “ministrat hije”.

    Ministrat hije (ose “ministri hije”) është një term politik që vjen nga modeli britanik i opozitës parlamentare, dhe nënkupton: Zyrtarë të opozitës që marrin përsipër rolin për të monitoruar dhe sfiduar ministrat aktualë të qeverisë, duke qenë të gatshëm për t’i zëvendësuar ata nëse opozita fiton pushtetin. Por në këtë pikë do të kthehemi në një moment të dytë.

    Ndër vite ai hyn dhe del pa filtër nga ekranet televizive duke bërë deklarata dhe premtime. Një nga deklaratat e tij më të bujshme përfshin edhe kryedemokratin Sali Berisha, për të cilin Pilinçi thotë se e ka bërë ai president. Mirë në Shqipëri, por pretendonte se edhe në Amerikë kishte lidhje me njerëz të rëndësishëm, një prej tyre edhe ish-sekretari i Shtetit, që “haxhonte” kohën e tij për ta telefonuar çdo një orë. Pra; një nga personat më të rëndësishëm në botë, që këshillon vetë (asokohe) presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe që ka mundësi që të konsultohet me ekspertët më të mirë që ka njohur bota dhe njerëzimi…flet dhe merr mendim nga Pilinçi. Kjo mund të jetë një ëndërr e tij, por që kurrë nuk është bërë realitet.

    “Kam ardhur me mision nga Amerika për të ndërruar qeverinë për të vërë qeveri të re. Për të larguar Edi Ramën. Misioni jonë është për një qeveri teknike. Unë kam të njëjtin program si kushtetuta amerikane, këtu do të bëhet Amerika. Jam njeriu kryesor për 49 vite në Amerikë, jam plagosur 3 herë për çështje kombëtare. Kam bërë kryeministër Berishën, kryeministrin që ka këtë vendin këtu. Sekretari që është sot, Blinken, bile e di ku ndodhet dhe më bënë telefon çdo një orë. Kemi sjellë ushtarë këtu, po prapë ai është i ulët. Kemi ardhur ta shpëtojmë nga injorantët, nga Edi Rama, si PD dhe PS janë motra. Kur dërgova letër unë këtu Grenell u largua direkt për në Serbi,”-thoshte dikur Pilinçi.

    Edhe tani, me shumë gjasa për të bërë pushimet e verës, Pilinçi është kthyer sërish në Shqipëri. Bëri një “xhiro” në Theth ku promovoi idenë e një Shqipërie demokratike, por me vlera euroatlantike. Pjesë e vizionit të tij është “Amerika e Vogël” në zemër të Evropës – ide që përsërit në fjalimet e tij publike. Dhe po! Ka marrë kohën të ndajë vizionin e tij.

    Në korrik 2024, Pilinçi dhe Partia Shpresa Demokrate propozuan krijimin e një qeverie teknike me 13 sekretarë (të cilët ai i konsideron si “ministra” sipas modelit amerikan me senatorë) Sipas pilotit politik të partisë, sistemi duhet të përbëhet nga 80 deputetë dhe 41 senatorë, me një qeveri presidenciale ku çdo përfaqësues zgjidhet direkt nga qytetari

    Deklaratat dramatike & aksioni i ashpër kundër klasës politike

    Pilinçi ka deklaruar se, në ditën që instalohet “qeveria teknike”, Edi Rama do të arrestohet dhe Sali Berisha do të përfundojë në burg. Ka gjetur dhe vendin se ku do i “burgosë”. Të gjithë ABshkë. Në mars 2025 në një intervistë televizive në kanal “Shpresa TV”, ai tha se kampet e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin do të rikthehen për paraburgosjen e politikanëve të korruptuar. E teksa ishte në Theth, ia “lëshoi” një kërcënim kryeministri Edi Rama.

    Edi Rama të kam thënë përpara dy ditëve, do të të tërheq zvarrë deri te Skëndërbeu. Ne do të bëjmë qeverinë. Do të habiteni sesi do ta bëjmë ne këtë vend. Do të bëhet qeveria këtë muaj ose mesi i muajit tjetër,”- ka thënë ndër të tjera Pëllumb Pilinçi.

    E bëri këtë deklaratë edhe pse mund t’i rëndojë akuza për “përndjekje”. Sipas Kodit Penal shqiptar, kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet. Për shumë më pak u dënua me 1 vit burg deputeti Ervin Salianji, por duket se në këtë rast, Rama nuk ka gjasa të merret. Edhe pse Pilinçi i ka akuzuar liderët e kryesore të partive PD dhe PS si bashkëpunëtorë të interesave të huaja serbe‑rusë dhe si pjestarë të një klase që ka vjedhur pronat e shqiptarëve.

    Ndaj edhe herë pas herë, nga makina e tij me flamur amerikan dhe shqiptar, Pilinçi fton shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të bashkohen për ndërtimin e një shteti pa korrupsion. Në thelb, nuk është se nuk ka të drejtë, por vetë personazhi “Pilinçi” nuk është i duhuri! Edhe pse me shumë mundim ka marrë hapa konkretë dhe ka hapur një seli në Sauk, nga ku inkurajon shqiptarët të bëhen pjesë e partisë së tij për të përmbushur “amanetin e të parëve”.

    Tani rikthehemi tek tek ministri në hije. 

    Vizita në Theth e profesorit shqiptaro-amerikan, Pëllumb Pilinçi, ka qenë një ndër lajmet më të komentuara përgjatë së mërkurës. I blinduar deri në “dhëmb”, me bodygardë (po, po, me truproja) dhe automjet luksoz, Pilinçi takoi banorët e fshatit turistik të Thethit bashkë me një person shumë të rëndësishëm për të. Biznesmenin Rako Paja, i cili mesa duket dëshiron që t’i “rrëmbejë” postin ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut. Prezantimin ia bëri vetë kreu i partisë në Youtube.

    “Përshëndetje miq të dashur të televizionit Shpresa. Sot kam nderin të kem në studio ministrin e Energjitikës dhe Infrastrukturës zotin Rako Paja. Përshëndetje zoti Paja,”- i thotë moderatorja, ndërkohë që biznesmeni ia kthen përshëndetjen, duke konfirmuar kështu edhe “postin” e tij. Madje i ka gjetur edhe zv.ministren, një zonjë që u prezantua si Lindita Tela.

    Belinda Balluku dhe “rivali” i saj

    Teksa aspiron politikën, Rako Paja, biznesmeni nga Skrapari, ka arritur që të dominojë tregun e fotovoltaikëve në Shqipëri, por dhe jashtë vendit, deri në Qipro. Ai rezulton që të jetë aksioner në të paktën 9 kompani të cilat merren kryesisht me ndërtimin e centraleve prodhuese për prodhimin e energjisë së rinovueshme fotovoltaike. Madje, 3 vite më parë është takuar edhe me “armiken” e tij më të re, vetë ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër një nga investimet në Dibër, sa i përket prodhimit të energjisë nga dielli.

    Po atëherë Balluku nuk e dinte që po takonte pasuesin e saj potencial, që as vetë nuk e beson që është i tillë.

    Megjithatë ai e ka nisur një mision, si edhe shumë të tjerë në politikë. Të shohim sesa do të zgjasin…Ndoshta deri në vjeshtë kur të kenë mbaruar pushimet dhe Pilinçi të rikthehet në Amerikë më “green-card” e tij. Në Theth nuk shkon dot më se në dimër bllokohet rruga. Çfarë Xhaferri apo jo? Nuk e njihni Xhaferrin? Epo historia që nuk njihet ka shumë gjasa të përsëritet.

  • 🔥 VESHJA E EGLI TAKOS “PËRÇAN” RRJETIN – JA ÇFARË NDODHI NË KOSOVË!

    🔥 VESHJA E EGLI TAKOS “PËRÇAN” RRJETIN – JA ÇFARË NDODHI NË KOSOVË!

    Një paraqitje e zjarrtë dhe provokuese nga Egli Tako në një koncert të mbajtur në Kosovë ka ndezur rrjetin me komente, kritika dhe mbështetje.

    Pamjet e shpërndara tregojnë artisten me një veshje tërësisht të guximshme që nxiti menjëherë reaksione të forta nga publiku:

    🗣 “Si mund të paraqitesh në Kosovë me këtë veshje?!”

    🗣 “S’është as vendi, as momenti për kaq shumë provokim.”

    Ndërkohë, fansat më të zjarrtë janë hedhur në mbrojtje të saj duke komentuar:

    ❤️ “Ajo s’ka ardhur të vishet për ju, por të performojë – dhe e bëri shpërthim!”

    🎤 Egli Tako ende s’ka reaguar publikisht ndaj komenteve, por pritet që ky debat të mos mbyllet me kaq…

    A ishte thjesht stil artistik, apo vërtet mungesë respekti për publikun kosovar?

  • 🚨 TRONDITËSE! Erion Veliaj në gjendje të rëndë shëndetësore – humb 10 kg në paraburgim!

    🚨 TRONDITËSE! Erion Veliaj në gjendje të rëndë shëndetësore – humb 10 kg në paraburgim!

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, pasi ka shfaqur probleme serioze shëndetësore. Burime të afërta bëjnë me dije se ai ka humbur rreth 10 kilogramë gjatë qëndrimit të tij 6-mujor në paraburgim.

    Veliaj ndodhet në burg prej 10 Shkurtit, nën akuzat e rënda për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme për lirimin e tij, Gjykata e Lartë dhe të gjitha shkallët e gjyqësorit i kanë rrëzuar apelimet.

    🔎 Familjarë dhe biznesmenë nën hetim!

    Në dosjen e SPAK, përveç Veliajt, nën hetim ndodhen dhe familjarë të tij si dhe disa emra të njohur të botës së biznesit, përfshirë Elman Abulen, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”.

    Burimet thonë se hetimet janë ende në zhvillim dhe nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera në ditët në vijim.

    💣 Rrjeti po zien! A është ky fundi politik i një prej figurave më të lakuara të jetës publike shqiptare?

  • Në izolim që prej Tetorit/ E FUNDIT: Apeli i GJKKO merr vendim për Ilir Metën…

    Në izolim që prej Tetorit/ E FUNDIT: Apeli i GJKKO merr vendim për Ilir Metën…

    Ish-presidenti Ilir Meta do vazhdojë të qëndrojë në qeli.

    Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metë për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

    Seanca gjyqësore nisi në orën 10:00 dhe në seancë ishin të pranishëm dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja e Sotir Kllapi.

    Avokati Kujtim Cakrani deklaroi se Ilir Meta është në kushtet e persekutimit.

    “Është e paprecedentë që Presidenti i Republikës të qëndrojë 9 muaj në paraburgim pa përfunduar hetimet. Meta është aty do të përballet me të gjithë, është një individ që nuk mposhtet kollaj. Meta do të vazhdojë të përballet me këta”, tha avokati Cakrani.

  • Vendimi i ri/ Nga janari, ja kategoria që përfiton rritje pensioni!

    Vendimi i ri/ Nga janari, ja kategoria që përfiton rritje pensioni!

    Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për përcaktimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023 me indeksin 9.3%, i cili do të përdoret për llogaritjen e pensioneve në Republikën e Shqipërisë.

    Ky indeks llogaritet në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 59 të ligjit nr.7703, datë 11 maj 1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

    We“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023, me indeksin 9.3%, të llogaritur sipas kritereve, të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Indeksi i përcaktuar sipas pikës 1 të këtij vendimi aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2023 dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2025 e në vazhdim”, – thuhet në vendim.

    Në këtë të fundit shtohet se indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritura nëpërmjet pagave të periudhës 1994-2023, referuar kontributeve të paguara sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, e përcaktuar me vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Vendimi përcakton gjithashtu kufijtë maksimalë të bazës së vlerësuar që përdoret në llogaritjen e pensioneve.

    “Pas aplikimit të indeksit të vitit 2023, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1.1.2025, nuk mund të jetë më e lartë se: a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për pagat e periudhës, nga viti 1994 deri më 31.12.2001; b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim”, – thuhet në vendim.

    Sakaq, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve dhe aplikohen vetëm për pensionet me datë fillimi nga data 1.1.2025 e në vazhdim dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

    BAZA E VLERËSUAR

    Pas aplikimit të indeksit të vitit 2023, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1.1.2025, nuk mund të jetë më e lartë se:

    a) Trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për pagat e periudhës, nga viti 1994 deri më 31.12.2001.

    b) Paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.

  • Dalin per here te pare pamjet romantike te Sokol Balles me gruan ish banore te Big Brother (Foto)

    Dalin per here te pare pamjet romantike te Sokol Balles me gruan ish banore te Big Brother (Foto)

    Gazetari dhe moderatori i njohur, Sokol Balla, i cili katër vite më parë njoftoi se ishte bërë baba për herë të tretë, ka preferuar gjatë gjithë kësaj kohe të mbajë të fshehtë jetën e tij private, përfshirë edhe identitetin e partneres së vajzës së tij më të vogël. Por së fundmi, është zbuluar se nëna e vajzës është Sidrita Sadikaj, ish-banore e reality show-t të famshëm “Big Brother 9”.

    Sidrita, 30 vjeçe dhe me origjinë nga Suhareka (Kosovë), u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2017 përmes pjesëmarrjes në edicionin e nëntë të “Big Brother Albania”. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme të ekranit, ajo pati një lidhje të shkurtër me një model shqiptar, por marrëdhënia përfundoi pak pas përfundimit të formatit.

    Pas daljes nga programi, ajo zgjodhi të vendosej në Tiranë, ku duket se ka ndërtuar jetën e saj të re — tashmë familjare — me gazetarin Sokol Balla. Çifti ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, duke mos ndarë publikisht foto të përbashkëta apo detaje nga jeta e tyre. Edhe ardhja në jetë e vajzës së tyre nuk u bë lajm zyrtar, por u konfirmua vetëm përmes një postimi të shkurtër të Ballës rreth katër vite më parë.

    Megjithatë, ndjekësit e Sidritës në rrjetet sociale kanë vënë re se fotot dhe vendpushimet që ajo poston përkojnë shpesh me ato të gazetarit të njohur, duke i çuar fansat në dyshime të vazhdueshme për një lidhje mes tyre. Së fundmi, një foto familjare e Ballës, Sidritës dhe vajzës së tyre të vogël ka qarkulluar në rrjet, duke konfirmuar për herë të parë publikisht lidhjen e tyre.

    Në një epokë ku figurat publike ndajnë çdo detaj të jetës së tyre personale në rrjetet sociale, çifti Balla–Sadikaj ka zgjedhur një tjetër rrugë: atë të qetësisë, diskrecionit dhe mbrojtjes së privatësisë familjare, duke e forcuar më tej lidhjen e tyre përtej vëmendjes së syve publikë.

    Kujtojmë se para lidhjes me Sidrita Sadikajn, Sokol Balla ka qenë për një kohë të gjatë në një marrëdhënie me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, një tjetër figurë e rëndësishme e jetës publike në vend.

    Ndërkohë, as Balla dhe as Sadikaj nuk kanë bërë ende një reagim publik apo konfirmim zyrtar mbi marrëdhënien e tyre, duke ruajtur me kujdes kufirin midis karrierës mediatike dhe jetës personale. Por faktet dhe imazhet flasin vetë.