Category: Uncategorized

  • Belindaaa drejtohu o xhan se e shtype nervin shiatik !

    Belindaaa drejtohu o xhan se e shtype nervin shiatik !

    Në një event zyrtar ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, një moment i papritur është kapur nga kamerat. Teksa të gjithë shtrëngonin duart me një figurë të lartë nga Emiratet, në sfond shfaqet Belinda Balluku, që me një prapavijë krejt të vetën, duket sikur po kërkon me sy… më shumë se vendin e saj në protokoll!

    Me një kthesë të qafës që të kujton një spondilartrozë në fazë agresive, dhe një qëndrim që duket sikur po ndjek nga afër çdo detaj të bisedës së Ramës me sheikun, Belinda u bë protagonistja pa fjalë por me shumë “thënie” të fotos virale.

    Komentet kanë plasur:

    🫣 “Drejtohu moj xhan, se e shtype nervin shiatik!”

    😆 “Qafën e ke më kurioze se pyetjet e gazetarëve!”

    🫢 “Mos vallë do t’i thoshte diçka sheikut, po s’gjeti momentin?”

    A thua ishte xhelozi diplomatike apo thjesht një kënd i keq kamere? Gjykoni vetë në komentin e parë!

  • Lajm i frikshëm nga Amerika: Shkencëtarët zbulojnë sindromën pas vaksinës – mijëra shqiptarë të ekspozuar?”

    Lajm i frikshëm nga Amerika: Shkencëtarët zbulojnë sindromën pas vaksinës – mijëra shqiptarë të ekspozuar?”

    Vaksinat COVID-19 kanë shkaktuar probleme në trupin e njeriut, ja çfarë kanë zbuluan shkencëtarët në Amerikë

    Ekspertët e Universitetit Yale kanë identifikuar një gjendje shqetësuese të lidhur me vaksinat mRNA kundër COVID-19 – e cila, sipas tyre, është treguar se ndikon në biologjinë e trupit tuaj.Sindroma pas vaksinimit” është një sëmundje e mëparshme e paidentifikuar, që duket se shkakton intolerancë ndaj ushtrimeve fizike ose lodhje, tringëllimë në veshë (tinnitus), marramendje dhe mjegullim të trurit, ndër simptoma të tjera.

    Vite pas marrjes së injeksionit fillestar dhe dozave përforcuese, pacientët mund të shfaqin gjithashtu ndryshime të dukshme biologjike – si ndryshime në qelizat imune dhe prania e proteinave të koronavirusit në gjakun e tyre.

    Nga mostrat e gjakut të pjesëmarrësve, studiuesit kërkuan veçori imune që ndryshonin midis dy grupeve. Ata zbuluan disa dallime në popullatat e qelizave imune; ata me PVS kishin nivele më të ulëta të qelizave efektore CD4+ T dhe nivele më të larta të TNF-alpha+ CD8 T, të dyja lloje të qelizave të bardha të gjakut – ndër dallime të tjera,” sipas platformës së lajmeve të Yale.

    “Kjo ishte befasuese, të gjenim proteinën spike në qarkullim në një pikë kaq të vonë,” shtoi Dr. Akiko Iwasaki. “Nuk e dimë nëse niveli i proteinës spike po shkakton simptomat kronike, sepse kishte pjesëmarrës të tjerë me PVS që nuk kishin asnjë nivel të matshëm të kësaj proteine. Por mund të jetë një mekanizëm që qëndron pas kësaj sindrome.”

    Për më tepër, kjo gjendje duket se riaktivizon virusin Epstein-Barr, i cili mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, probleme nervore dhe ënjtje të nyjeve limfatike.

    Megjithatë, shkencëtarët e Yale janë përpjekur të qetësojnë shqetësimet e publikut, duke theksuar se gjetjet “janë ende në zhvillim” dhe rezultatet përfundimtare të studimit nuk janë publikuar ende. Sipas ekspertëve të pavarur, rezultatet e universitetit të njohur tregojnë se kërkimet mbi sindromën pas vaksinimit janë të nevojshme.

    Hapi tjetër i studimit do të jetë identifikimi i atyre që janë më të rrezikuar dhe përcaktimi i përhapjes së kësaj sëmundjeje.

    Që nga futja e vaksinave mRNA kundër COVID-19, mijëra njerëz kanë raportuar se kanë pësuar dëmtime serioze nga injeksionet.

    “Kjo punë është ende në fazat e saj të hershme dhe kemi nevojë të verifikojmë këto gjetje,” tha imunologia e Universitetit Yale dhe autore e studimit, Dr. Akiko Iwasaki.

    “Por kjo na jep shpresë se mund të gjejmë diçka që mund të përdorim për diagnostikimin dhe trajtimin e PVS në të ardhmen.”

    Ndërmjet dhjetorit 2022 dhe nëntorit 2023, ekipi i Iwasakit mori mostra gjaku nga të paktën 42 individë me sindromën pas vaksinimit (PVS) dhe 22 individë pa të, në kuadër të këtij studimi të ri, i cili ende nuk është shqyrtuar nga kolegë shkencorë.

    “Sipas analizave të sistemeve imune të pacientëve, ata me PVS kishin përqindje të ndryshme të disa qelizave imune. Nuk është e qartë se çfarë kuptimi kanë këto ndryshime, pasi studiuesit nuk mund t’i lidhnin ato me simptoma të veçanta,” raportoi Daily Mail.

    Shkencëtarët analizuan gjithashtu 134 persona “të shëndetshëm” të vaksinuar dhe 134 individë me “long COVID”, pasi simptomat e PVS ngjasojnë me këtë gjendje.

    Megjithatë, në mars të vitit të kaluar, studiuesit mjekësorë në Queensland Health të Australisë pohuan se termi “long COVID” duhej të hidhej poshtë dhe të mos merrej seriozisht. Ata argumentuan se simptomat e atyre që kanë raportuar se janë prekur për të paktën një vit nuk ndryshonin nga simptomat e një virusi të zakonshëm, si gripi.

    Ndërkohë, në lidhje me studimin e fundit të Yale për vaksinat kundër COVID-19, virusi Epstein-Barr u riaktivizua si tek pacientët me PVS ashtu edhe tek ata që kishin simptoma të “long COVID”.

    Epstein-Barr është një infeksion që transmetohet përmes lëngjeve trupore si pështyma apo sperma, dhe më shumë se 90% e të rriturve mendohet se e kanë kaluar atë në një moment të jetës së tyre. Virusi qëndron në trup edhe pas zhdukjes së simptomave si ethet, skuqjet dhe lodhja – por mund të riaktivizohet kur sistemi imunitar dobësohet.

    Për më tepër, nivelet e proteinës spike të COVID-19 ishin shumë më të larta tek pacientët me PVS. Disa nga simptomat afatgjata mendohet se shkaktohen nga këto proteina që vazhdojnë të qarkullojnë në trup, duke e mbajtur atë në një gjendje inflamatore.

    “Kjo ishte befasuese, të gjenim proteinën spike në qarkullim në një fazë kaq të vonshme… Nuk e dimë nëse niveli i saj po shkakton simptomat kronike, sepse kishte edhe pacientë me PVS që nuk kishin fare proteinë spike të matshme… Por mund të jetë një nga mekanizmat që fshihet pas kësaj sindrome.”

    Për më tepër, Dr. Harlan Krumholz, një nga autorët kryesorë të studimit, dhe Harold H. Hines, profesor i mjekësisë në Yale, komentuan mbi këtë zbulim shqetësues në një deklaratë të përbashkët:

    “Përgjegjësia jonë si shkencëtarë dhe mjekë është të dëgjojmë përvojat e pacientëve, të hetojmë në mënyrë rigoroze shkaqet dhe të kërkojmë mënyra për t’i ndihmuar ata,” thanë ata.

    Përveç kësaj, Faqja Kombëtare e Bibliotekës së Mjekësisë, e cila drejtohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH), ka raportuar disa të dhëna shqetësuese mbi miokarditin – një inflamacion i muskulit të zemrës – dhe lidhjen e tij me vaksinat mRNA kundër COVID-19.

    “Sipas të dhënave të raportuara në VAERS (Sistemi i Raportimit të Ngjarjeve të Dëmshme të Vaksinave), numri i rasteve të miokarditit pas vaksinimit kundër COVID-19 në vitin 2021 ishte 223 herë më i lartë se mesatarja e të gjitha vaksinave të kombinuara gjatë 30 viteve të fundit.

    Kjo përfaqëson një rritje prej 2500% të numrit absolut të raporteve në vitin e parë të fushatës së vaksinimit, krahasuar me vlerat historike para vitit 2021.

    Të dhënat demografike treguan se miokarditi ndodhte më shpesh tek të rinjtë (50%) dhe meshkujt (69%).

    Në total, 76% e rasteve përfunduan në kujdes urgjent ose shtrimin në spital. Nga të gjitha rastet e raportuara të miokarditit, 92 individë humbën jetën (3%).

    Miokarditi ishte më i zakonshëm pas dozës së dytë të vaksinës (p < 0.00001), dhe personat nën moshën 30 vjeç kishin më shumë gjasa ta zhvillonin atë në krahasim me ata mbi 30 vjeç (p < 0.00001)

    Ma bej kte lajm dmth titulli. Me epik qe ne shqiperi te klikohet pa lajmin lere ose ti e di shife 

  • Leo po tradhton’, nesër zbulohet e vërteta

    Leo po tradhton’, nesër zbulohet e vërteta

    Leonardo Gashi, ish-banori i BBVK3 nesër po e sjell projektin e tij më të ri muzikor.

    E duket se ai e ka gjetur metodën që këtë gjë ta bëjë me zhurmë e vëmendje.

    Ai ka ndarë një video në hyrjen e një hoteli ku shfaqet me shumë gjasë me Lelën nën mbishkrimin: “Leo po tradhton”.

    Me humor, këngëtari është shprehur se nesër “zbulohet e vërteta”, duke iu referuar kështu projektit të tij më të ri, meqë videon e ka shoqëruar në linkun e kanalit të tij në Youtube.

    Kujtojmë se lidhja me Lelën po ecën për mrekulli duke i bërë ata një nga dy çiftet e sezonit që romancën po e vazhdojnë edhe jashtë mureve të shtëpisë më të famshme në vend. 

  • Skandali që po çmend rrjetin! Burri kthehet më shpejt në shtëpi , dashnori” hidhet nga ballkoni nudo te pallati me shigjeta !

    Skandali që po çmend rrjetin! Burri kthehet më shpejt në shtëpi , dashnori” hidhet nga ballkoni nudo te pallati me shigjeta !

    Një ngjarje e pazakontë dhe plot humor ka ndodhur në një lagje të qetë, por tashmë gjithë interneti po qesh dhe komenton!

    Sipas burimeve lokale, një burrë u kthye më herët se zakonisht në shtëpi, dhe aty… e priste një surprizë “e nxehtë”: bashkëshortja e tij në shoqëri të “dashnorit misterioz”. Por situata mori një kthesë komike kur i dashuri, në panik total, u hodh nga ballkoni i pallatit — komplet nudo! 🤯

    👀 Dëshmitarët okularë nuk po i besonin syve:

    “Po ecte si shigjetë mes makinash, lakuriq fare, u fut nën një pemë si Spider-Man!”

    “Njerëzit nxorrën telefonat, disa qanin gazit, të tjerët s’e dinin a ta ndihmonin apo ta filmonin!”

    Lagjja u përfshi nga kaosi, ndërsa videoja e incidentit u bë virale brenda pak orësh në TikTok dhe Instagram, me tituj të tillë si:

    “Hidhet nudo nga kat i tretë — nuk priste burrin në shtëpi!”

    “Nuk e kapëm me presh në dorë… por pa rroba fare!”

    🎬 Një tjetër provë që realiteti shqiptar shpesh kalon edhe serialet komike!

    👇 A do ta falte kjo grua bashkëshortin nëse rolet do të ishin ndërruar?

    Shkruaj në komente mendimin tënd dhe ndaje me shokët për të qeshur bashkë!

  • U tha se u sëmur në qeli, por a e takoi Mero Baze Erion Veliajn në spital sot? 

    U tha se u sëmur në qeli, por a e takoi Mero Baze Erion Veliajn në spital sot? 

    Gjatë kontrollit mjekësor që ka zhvilluar këtë të enjte kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, në spitalin shtetëror të Durrësit, mësohet se atje janë mbledhur shumë familjarë, por edhe personazhe të tjerë, siç është Mero Baze, botues i gazetës ‘Tema’.

    Dikur një ‘barkçjerrë’, siç quhet në zhargonin popullor, që tani është kthyer në miliarder dhe pronar hotelesh, duke pasuruar veten dhe fëmijët e tij.

    Arsyeja e kontrollit shëndetësor ka qenë thjesht një kontroll rutinë për Erion Veliaj, siç i bëhet çdo të burgosuri.

    Kjo më shumë varet nga mjekët sepse në Shqipëri ka ndodhur jo pak herë që mjeku të japë ekspertizë të rreme, duke falsifikuar dhe shpikur problematika shëndetësore për të nxjerrë të burgosurit dhe ndoshta Erion Veliaj nuk bën përjashtim.

    Ajo që ka rënë në sy është se gjatë kohës kur Erion Veliaj është çuar në spital për kontollin shëndetësor rutinë është shfaqur Mero Baze. 

    Nuk dihet nëse ka pasur një takim Mero Baze, ky gazetar i nevertishëm i pushtetit të G-99, një nga lëpirësit e Erion Veliajt.

    Por gjithçka do të kuptohet sot, duke pritur shkrimin apo editorialin e radhës nga SPAK-ut, prokurorëve dhe drejtësisë në Shqipëri, thjesht dhe vetëm për ta linçuar drejtësinë, për arsyen e thjeshtë se mban në burg një individ të korruptuar me 13 akuza për vepra të rënda penale.

    Mero Baze është një nga njerëzit që me dhjetëra shkrime, me helm, shpifje e fyerje, ka sulmuar e akuzuar prokurorë dhe drejtësinë.Dhe këtë e ka bërë vetëm për një arsye: që të dalë nga burgu një i korruptuar si Erion Veliaj. Për asnjë politikan tjetër, për asnjë zyrtar tjetër, për Erion Veliajn nuk mbajti dot dhe e lëshoi veten

  • Apeli e la në burg, reagon Meta: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”, përballje që…

    Apeli e la në burg, reagon Meta: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”, përballje që…

    Ish presidenti Ilir Meta nuk ia doli të rifitojë lirinë që e humbi 9 muaj më parë. Pas shumë përpjekjesh, edhe me vendim të Apelit të Posaçëm ai do të qëndrojë në qelinë e paraburgimit të 313-es në Tiranë.

    Pas vendimit, Meta reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar procesin si një “telenovelë me regji” dhe duke akuzuar drejtësinë se vepron nën urdhra politikë.

    Ai e quajti vendimin një pjesë të një beteje të stisur ndaj tij dhe paralajmëroi një përballje të fortë në gjyq, ku sipas tij, do të faktohet e vërteta.

    Ish-Presidenti thekson në reagimin e tij se kundër tij nuk ka prova dhe premton se do të fitojë betejën me drejtësië në emër të të gjithë shqiptarëve.

    Ilir Meta: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”. Falenderim për avokatin e paepur, Kujtim Cakrani, që ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as integritet për të treguar në respekt të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të ligjit.

    Por avokati ka parimin që edhe muret dëgjojnë, ndaj e falenderoj edhe njëherë për frymën e harxhuar, e cila sidoqoftë është regjistruar për arsye të shterimit të të gjithë procedurave të brendshme, të një sistemi gjyqësor që është nën përgjimin permanent të SPAK-ut, i cili afërmendsh urdhrat dhe akuzat i merr nga tribuna e Asamblesë së PS-së.

    As kanë patur ndonjë provë, as kanë gjetur ndonjë provë, as kanë shans të shpikin ndonjë provë, pavarësisht nga provokimet e shëmtuara edhe këtu te 313-ta.

    Sado t’i zvarrisin hetimet, sado të fshehin prova që rrëzojnë të gjitha mashtrimet e tyre, përballja është e pashmangshme dhe ne mezi presim të nisi gjykimi, që e gjithë Shqipëria edhe bota ta dijë se kush janë ata që dinë anglishten e Charles McGonigalit, i cili bashkë me Edi Ramën dhe Altin Dumanin, regjistruan që në Dhjetor 2019 çështjen CEZ-DIA për të më shantazhuar dhe hetuar mua si President i Republikës, çështje e gjykuar në Shqipëri dhe në Arbitrazhin e Vjenës, në kulmin e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese.

    Nuk jam unë që rrezikoj provat, por janë ata që kanë fshehur prova.

    Nuk janë unë që intimidoj dëshimtarë, por janë ata që kanë intimiduar dhe rekrutuar dëshimtarë, dhe që me shantazhe i kanë konvertuar në përkrahës të PS.

    Kjo është një përballje që ne do ta fitojmë në emër të të gjithë shqiptarëve që paguajnë sot shumë shtrenjtë për drejtësinë, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

    Shumë qartë këtë e kanë kuptuar së fundmi banorët e Thethit, por shumë më qartë do ta kuptojnë të gjithë shqiptarët në të ardhmen.

    Ilir Meta dhe Partia e Lirisë do të jenë gjithmonë në anën e shqiptarëve, në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit, kundër mercenarëve shqipfolës që kanë vetëm një projekt, shpopullimin e Shqipërisë.

    Meqënëse disa nga këto qëndrime i keni dëgjuar më përpara, mos përtoni të lexoni lajmin e freskët se si 270 milion euro të USAID u përdorën nga sorosistët për kapjen e sistemit të drejtësisë.

  • Kujdes! “Raiffeisen Bank” tërheq partë nga karta e qytetarit pa i treguar, një muaj para!

    Kujdes! “Raiffeisen Bank” tërheq partë nga karta e qytetarit pa i treguar, një muaj para!

    Raiffeisen Bank” ka mbajtur para nga karta e kreditit të një qytetari në datën 10 korrik 2025 pa e njoftuar klientin.

    Ky i fundit, denoncoi se gjatë një kontrolli rutinë në panelin e llogarisë, konstatoi se gjendja e kartës së tij të kreditit ishte 99 mijë lekë nga 100 mijë që duhej të ishte.

    “Disa vite më parë (2022), hapa një kartë krediti tek Raiffeisen Bank, pa i kushtuars humë rëndësi detajeve, pasi më nëvojitej për pagesat online. Pasi nisa ta përdor, konstatova se komisionet e tyre ishin të larta për pagesat nga ajo kartë, ashtu edhe për përdorimin e saj në bankomat për tërheqje. Për këtë arësye, vendosa të mos e përdor më atë kartë, por nuk e mbylla. Mendova me gjithë koston e lartë, ta mbaja të hapur për ndonjë rast që mund të më nevojitej Brenda apo jashtë vendit”, thotë qytetari.

    Ai ka dërguar edhe statementin e bankës ku provohet se me kartën e tij të kreditit nuk është kryer asnjë veprim apo transaksion prej janarit 2025 e deri në ditën e sotme, 17 korrik 2025.

    E megjithatë, gjendja e kartës është 99 mijë lekë nga 100 mijë që duhej të ishte!

    Si ka ndodhur kjo?!

    Vetë banka, ka tërhequr 1 mijë lekë të reja nga karta e kreditit të klientit, i cili thotë se nuk ka marrë asnjë njoftim, në asnjë mënyrë për këtë veprim, që sipas kërkimeve që ai ka kryer, është bërë në datën 10 korrik 2025.Shtatë ditë më vonë ai konstatoi rastësisht tërheqjen e kësaj shume nga karta e tij e kreditit. Verifikimet e mëtejshme të qytetarit, tregojnë se me shumë gjasë, shuma në fjalë është komision për kartën, por edhe këtu ka një problem.

    Vitin e kaluar, sipas vetë panelit të bankës, komisioni është mbajtur në 5 gusht 2024, ndërkohë që këtë vit, banka e ka afruar me një muaj kohën e mbajtjes së komisionit duke e ërë atë kështu nga 1-vjecar në 10 mujor e 25 ditë.

    Nëse vazhdohet me logjikën përvetësuese të Raiffeisen Bank, vitin e ardhshëm ata do tja mbajnë qytetarit paratë në qershor, e kështu me radhë, duke afruar me një muaj cdo vit, afatin e tërheqjes së shumës në fjalë, në shkelje të hapur të dispozitave të kontratës e cila parashikon komision vjecar dhe jo mujor për kartën e kreditit, kur ajo nuk është përdorur.

    Të dhëna të tjera me interes nga paneli janë edhe fakti se karta e kreditit e qytetarit, ka një interes tmerrësisht të lartë, plot 17 për qind!

    Lajmifundit.al ka publikuar së fundi me dokumente zyrtare, raste të abuzimit me kreditë e marra në Raiffeisen Bank, ku janë përdorur dokumente te falsifikuara. Po kështu, dokumentet zyrtare tregojnë gjobitjen e kësaj banke nga drejtoria e tatimeve tri vite radhazi dhe penalizimin e saj nga drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

    Këto raste dhe mënyra e veprimit të kësaj banke me kartat, llogarite bankare dhe të drejtat e klientëve, ngrenë pikëpyetje të mëdha për standardet dhe sigurinë e shërbimeve bankare në vend të cilat nuk kanë marrë ende një përgjigje nga autoritetet.

  • 📸 Skandal në “Kiss Cam” në koncertin e Coldplay — CEO i njohur kapet “mat” me kolegen, videoja po thyen rrjetin! 🔥🎥

    📸 Skandal në “Kiss Cam” në koncertin e Coldplay — CEO i njohur kapet “mat” me kolegen, videoja po thyen rrjetin! 🔥🎥

    Një nga videot më virale të momentit po bën namin në rrjetet sociale dhe po shkakton furtunë brenda një kompanie të njohur teknologjie!

    Andy Byron, CEO i “Astronomer”, i martuar prej vitesh, u kap nga “Kiss Cam” gjatë një koncerti të grupit Coldplay, duke u puthur me kolegen e tij, shefen e HR-së, Kristin Cabot! 😳

    🎬 Momenti më “i djegur”?

    Pasi u shfaqën në ekranin gjigant të stadiumit, Andy tentoi të largohej i tmerruar, si të ishte zbuluar live në TV! 🤯

    Publiku shpërtheu në britma, ndërsa interneti… nuk e fali!

    📲 Videoja është bërë virale, duke marrë miliona klikime dhe ndarë me komentet:

    “CEO-ja nuk e priste këtë kamerë!”

    “Kiss Cam që i prishi martesën!”

    “Kolegët tashmë do jenë “me sy hapur” në çdo event!”

    🗣️ A është kjo thjesht një gafë në publik… apo nisja e një skandali më të madh?

    👇 Komentoni mendimin tuaj — kjo histori sapo nisi!

  • Skandal në rrjet: YouTuberi amerikan hedh të birin 7-vjeçar nga një shkëmb

    Skandal në rrjet: YouTuberi amerikan hedh të birin 7-vjeçar nga një shkëmb

    Një video e ngarkuar në rrjetet sociale nga një YouTuber i famshëm nga SHBA- ja ka bërë xhiron e botës orët e fundit. Videoja tregon Garret Gee, i cili duket duke e hedhur djalin e tij 7-vjeçar nga një shkëmb i lartë në det.

    Krijuesi 35-vjeçar i përmbajtjes për udhëtime familjare dhe babai i tre fëmijëve e justifikoi veprimin e tij, duke thënë se duhej të gjente një mënyrë që djali i tij të kapërcente frikën e tij.

    Videoja u ngarkua të dielën e kaluar në Instagram dhe i ndau ndjekësit e influencuesit amerikan , pasi pati mjaft prej tyre që e quajtën të papërgjegjshëm për metodat e prindërimit që zgjedh. Megjithatë, pavarësisht reagimeve të forta të publikut, Gee sqaroi se arsyeja e postimit të tij viral nuk ishte për të dhënë këshilla prindërore, as sepse ai beson se të tjerët duhet të ndjekin metoda të tilla me fëmijët e tyre.

    Kjo nuk është diçka që e kam bërë me të gjithë fëmijët e mi,” sqaroi ai. “Çdo fëmijë është i ndryshëm, kështu që mënyra se si i rrisim, i disiplinojmë dhe i mësojmë si të hidhen nga një shkëmb është mjaft e ndryshme.”

    Pastaj ai u shpjegoi 436,000 ndjekësve të tij se, ndërsa i jep përparësi sigurisë së familjes së tij, sa herë që i jepet mundësia, i mëson ata të bëjnë gjëra të vështira që u pëlqejnë.

  • Detektivja ngel pa fjalë! Erdhi një zonjë kërkoi të ndiqnim burrin, por ja me ke e tr*dhtonte

    Detektivja ngel pa fjalë! Erdhi një zonjë kërkoi të ndiqnim burrin, por ja me ke e tr*dhtonte

    Rrëfimi i pazakontë i detektives Shkënda Lili: Një hetim që mori një kthesë të papritur

    Në një intervistë të fundit, detektivja e njohur private, Shkënda Lili, ka ndarë me publikun një histori të veçantë nga përvoja e saj shumëvjeçare në hetime. Rasti, siç rrëfen ajo, nuk ishte si të tjerët. Ai nisi si një kërkesë e zakonshme për ndjekje bashkëshortore, por mori një drejtim që nuk ishte i pritshëm as për klienten dhe as për vetë hetuesen.

    Një ditë erdhi një zonjë në zyrën time. E shqetësuar, e lodhur, por me një qëllim të qartë: të zbulonte të vërtetën për bashkëshortin e saj,” kujton Lili. “Më tha se dyshonte se po e tradhtonte, se kishte ndryshuar sjellje, se nuk ishte më prezent emocionalisht. E kuptova që kjo grua po vuante dhe kishte nevojë për përgjigje, jo për mashtrime.”

    Detektivja pranoi rastin dhe nisi hetimet. Së bashku me ekipin e saj, filloi të vëzhgonte burrin në fjalë – një zotëri në moshën e mesme, rreth të pesëdhjetave. Gjatë ditëve të para, nuk kishte ndonjë provë të qartë për një lidhje jashtëmartesore me ndonjë femër. As nuk takonte ndonjë grua në fshehtësi, as nuk kishte sjellje që tregonin për një aferë romantike të zakonshme.

    Por ajo që tërhoqi vëmendjen e hetueses ishte diçka tjetër: ai dukej të kishte një afrimitet të veçantë me një mashkull – një mik, koleg, apo dikë më shumë? “Nuk mund të them se kishin një marrëdhënie intime. Nuk kishte prova. Por ishte një lloj afërsie që ngjallte dyshime,” tha Lili. “Nuk ia tregova klientes, sepse nuk ishte asgjë e konfirmuar. Nuk mund të rrezikoj të shkaktoj dhimbje pa pasur prova të qarta.”

    Ky rast hapi një reflektim më të thellë për detektiven: për marrëdhëniet, për pritshmëritë në çift, dhe për realitetet që shpesh mbahen të fshehura për shkak të paragjykimeve. “Në moshën 50-vjeçare, shumë burra e gjejnë veten në një krizë identiteti apo në një periudhë ripërkufizimi të dëshirave. Shpesh lidhen me vajza më të reja, ndonjëherë për të ndjerë veten të rinj sërish. Por në disa raste, realiteti është edhe më kompleks.”

    Ajo theksoi se nuk është detyra e saj të gjykojë, por të zbulojë të vërtetën, pa paragjykime. “Jeta e njerëzve është shumë më e ndërlikuar se sa mendojmë. Detyra ime është të jem e kujdesshme, etike dhe e drejtë. Edhe kur dyshoj, nuk guxoj të jap përfundime pa fakte.”

    Kjo histori e rrallë, që doli jashtë skenarëve të zakonshëm të tradhtisë bashkëshortore, tregon sa të ndërlikuara dhe delikate mund të jenë marrëdhëniet njerëzore – dhe sa përgjegjësi të madhe mban një detektiv, kur përballet me realitete që nuk janë bardh e zi.