Category: Uncategorized

  • Keni problem me tretjen? Ja si t`a përdorni lëngun e kumbullave për të zgjidhur problemin

    Keni problem me tretjen? Ja si t`a përdorni lëngun e kumbullave për të zgjidhur problemin

    Lëngu i kumbullave të thata ka bërë për vete shumë njerëz në botë falë aftësisë që ka për të zgjidhur problemin e mundimshëm të konstipacionit.

    Ky lëng ngjyrë vjollcë është i pasur me antioksidantë dhe substanca të tjera që përmirësojnë shëndetin nga këmbët tek koka.

    Nëse jeni në kërkim të një mënyrë natyrale për të përmirësuar tretjen, dendësinë kockore, zorrën e trashë, shëndetin e zemrës e të tjerë, atëherë duhet të konsumoni më shumë nga ky lëng.

    Në këtë artikull të Shqiperia sot do të mësoni më shumë për të gjitha vlerat që ofron lëngu i kumbullave të thata.

    Si Përgatitet Lëngu i Kumbullave Të Thata
    Nxjerrja e lëngut nis pas tharjes së kumbullave.

    Në fillim ato vendosen në ujë të nxehtë dhe valohen deri sa frutat të nisin e të shpërbëhen.

    Më pas e gjithë masa filtrohet dhe pjesa e mbetur është një lëng i shijshëm dhe i pasur me fibër dhe përbërës të tjerë.

    Vitaminat Dhe Mineralet
    Një gotë e vetme nga ky lëng përmban shumë vitamina, minerale dhe polifenolë.

    Kumbullat e thata përmbajnë në veçanti shumë magnez, kalium, fosfor, selenium, mangan dhe zink.

    Ato janë të pasura edhe me vitaminë C, thiaminë, vitaminë B-6, vitaminë A, E dhe K.

    Vlerat e Lëngut Të Kumbullave Të Thata
    Kundër Konstipacionit
    Ky lëng përmban shumë fibër dhe një përbërës natyral të quajtur sorbitol që ndihmon për jashtëqitjen dhe lehtëson lëvizjen e zorrëve.

    Për më tepër, ky lëng ofron zgjidhje afatgjatë kundër konstipacionit.

    Kocka të Forta.
    Antioksidantët tek frutat dhe perimet luftojnë radikalet e lira që gërryejnë kockat dhe përshpejtojnë frakturat dhe thyerjet.

    Lëngu i kumbullave të thata përmirëson dendësinë kockore dhe i bën ato më të forta sepse përmban shumë kalçium, magnez dhe vitaminë K.

    Shëndeti I Zorrës Së Trashë
    Studimet shkencore janë të pamjaftueshme, megjithatë ato konfirmojnë se lëngu në fjalë nxit rritjen e shëndetshme të qelizave të zorrës së trashë.

    Shëndeti I Stomakut
    Fibra tek lëngu i kumbullave të thata përmban shumë fibër.

    Kjo e fundit ofron ushqyes të dobishëm për florën bakteriale në stomak dhe rrjedhimisht ofron ekuilibrat e duhur të baktereve.

    Shëndeti I Zemrës
    Lëngu i kumbullave të thata ka një ndikim pozitiv në uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut.

    Konsumi i 12 kumbullave të thata në ditë mund të ulë ndjeshëm kolesterolin duke përmirësuar shëndetin e zemrës.

    Mirëmbajtja e Peshës
    Shumë studime kanë nxjerrë në pah se kumbullat e thata nuk e rrisin menjëherë glukozën në gjak dhe se ulin nivelin e sheqernave në gjak.

    Kumbulla e thatë përmban sorbitol, një substancë që përdoret si një alternativë e sheqerit për diabetikët.

    Shëndeti i Mëlçisë
    Ekspertët konfirmojnë se kumbullat e thata kanë një ndikim shumë pozitiv në shëndetin e mëlçisë.

    Ato munden të parandalojnë një sërë problemesh shëndetësore të këtij organi.

    Si Ta Përgatisni Në Shtëpi
    Përbërësit
    1 filxhan çaji me kumbulla të thata

    5 filxhanë çaji me ujë të pijshëm.

    Përgatitja
    AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni ujin në zjarr dhe pasi të ketë marrë valë hidheni në një kavanoz qelqi ku keni shtuar më parë kumbullat e thata dhe pa bërthamë.

    Mbulojini kumbullat me ujë dhe lërini të qëndrojnë për 24 orë.

    Më pas futeni përmbajtjen e kavanozit në një mikser deri sa lëngu të jetë kompakt.

    Përdorni një napë dhe filtrojeni.

    Nëse keni nevojë për më shumë ëmbëlsi përdorni mjaltë.

    Kujdes
    Konsumi i tepërt i këtij lëngu shkakton diare dhe gazra të tepërt por edhe urth.

  • E nget kalin si një shqiptar”, për cfarë e përdornin francezët këtë shprehje?

    E nget kalin si një shqiptar”, për cfarë e përdornin francezët këtë shprehje?

    Egzistojnë dokumente italiane që rrëfejnë për lavdinë që kishte kalorësia shqiptare. Një nga ato dokumente tregon se si Skënderbeu e shpëtoi mbretin Ferdinand të Napolit me kalorësinë e vet. Sipas dëshmisë së historianëve bashkëkohës, Ferdinandi e kishte humbur davanë kur e braktisën banorët feudalë dhe u bashkuan me Rene Anzhuanë, që ishte rivali i tij francez dhe që pretendonte fronin e Napolit.

    Janë interesante edhe thënjet e Konicës për vetitë luftarake të kalorësve shqiptarë:

    “Kalorësit shqiptarë u bënë proverbialë në gjithë Evropën pas vdekjes së Skënderbeut. Gjithë mbretërit dhe sundimtarët e Italisë, Francës, Britanisë së Madhe angazhonin kalorës shqiptarë për ushtritë e tyre. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë, kur francezët lavdëronin një kalorës, shpreheshin me:

    “E nget kalin si një shqiptar”.

    (Foto; Faik Konica, ambasador shqiptar në SHBA, intervistuar në radion CBS nga animatori McGuire, më 1931).

  • Këtë bimë e keni në kopsht, por nuk e keni ditur që shëron rënien e flokëve!

    Këtë bimë e keni në kopsht, por nuk e keni ditur që shëron rënien e flokëve!

    Rozmarina (Rosmarinus officinalis, siç e kanë quajtur grekët e vjetër dhe romakët), ka qenë e njohur si bimë shëruese që nga kohët e lashta dhe i ishte përkushtuar perëndeshës Afërdita.

    Rozmarina është bimë e njohur dhe e përdorshme për shumë qëllime që mahnit me aromën e saj. Përdoret për të ndihmuar tretjen, fytin e lënduar, ftohjet.

    Gjithashtu ka efekte të dobishme në lëkurë: ajo përdoret shumë në industrinë e kozmetikës, si një pastrues për lëkurën. Ndihmon të mbajë fytyrën sa më të freskët dhe me shumë shkëlqim.

    Lajmi i mirë është që rozmarina përmirëson memorien, por edhe qarkullimin e gjakut, transmeton Telegrafi.

    Në saje të vetive të saj antiseptike, është një nga bimët më të përshtatshme për të ngadalësuar humbjen e flokëve. Vaji esencial që përmban rozmarina në fakt është shumë stimulues.

    Rozmarina jo vetëm që i bën flokët tuaj të jenë më të butë, mirëpo në të njëjtën kohë stimulon rritjen më të shpejtë të flokëve. Ajo, ndihmon në zbutjen dhe forcimin e flokëve sikurse që ndihmon edhe në rikuperimin e flokëve të dëmtuar.

    Nëse keni vendosur të provoni trajtim të bërë vetë në shtëpi, atëherë kjo është mundësia që nuk guxon t’ju ikë.

    Receta:

    Kombinoni dy lugë gjelle të gjetheve të grira të rozmarinës me 300 mililitra ujë pastaj, me përzierjen e fituar trajtoni flokët, duke filluar nga fundi deri tek rrënjët.

    Kjo përzierje është shumë e lehtë, andaj edhe nuk keni nevojë që ta largoni nga flokët, pasi që do të largohet vetë.

    Sa shpesh: Provoni këtë trajtim, pasi që të dilni nga dushi, të paktën një herë në javë, mirëpo mund ta provoni edhe më shpesh, varësisht prej llojit të flokëve.

  • Ky ilaç është i shijshëm dhe shëron shumë sëmundje

    Ky ilaç është i shijshëm dhe shëron shumë sëmundje

    Nëse konsumoni një lugë me lajthi të bashkuara me mjaltë, i keni dhuruar vetes një formulë mirëbërëse për të rritur fuqinë, energjinë dhe luftuar kolesterolin e keq.

    Një nga ëmbëlsirat më të shijshme natyrale sigurisht vjen në kombinimin e mjaltit me lajthitë.

    Këto të fundit bashkohen mrekullisht me vlerat e ëmbla të mjaltit,

    Mjalti përthith dhe përvetëson shijen arrore të patjetërsueshme të lajthive, transmeton lajmi.net.

    Vetitë e këtyre dy produkteve të rëndësishme arrijnë të fuqizojnë maksimalisht njëra tjetrën në të mirë të organizmit njerëzor.

    Nëse konsumoni një lugë me lajthi të bashkuara me mjaltë, i keni dhuruar vetes një formulë mirëbërëse për të rritur fuqinë, energjinë dhe luftuar kolesterolin e keq.

    Sipas kërkimeve të Shqiperia sot , ky bashkim fuqish plot vlera plotëson nevojat për fibër të tretshme dhe të patretshme, proteina, acidet Omega-3, Omega-6, vitaminë E, kalium, zink, kalcium, magnez e të tjerë.

    Mjalti ka një efekt mbrojtës tek organizmi dhe fuqizon imunitetin. Ai përmban shumë antioksidantë, por niveli më i lartë i tyre gjendet tek mjalti me ngjyrë të errët, si për shembull mjalti i gështenjës.

    Mënyra e përgatitjes së mjaltit me lajthi
    Vendosni një tigan në vatrat e sobës në ngrohje të ulët dhe shtoni lajthitë.

    Lërini të piqen në temperaturë mesatare për 5-10 minuta duke u siguruar që të mos digjen. Ky proces do të heqë disa nga lëkurat e jashtme të lajthive.

    Hiqeni nga vatra e zjarrit tiganin dhe lërini lajthitë të ftohen.

    Kur të ftohen mund t’i hidhni në një peshqir dhe t’i fërkoni për t’i hequr plotësisht cipat me ngjyrë kafe. Por edhe nëse ato mbeten nuk përbën asnjë problem.

    Hidhini lajthitë në një kavanoz të pastër dhe të sterilizuar.

    Vendosini lajthitë dhe mjaltin në shtresa të veçanta në kavanoz.

    Rreth 2 shtresa lajthi, më pas një shtresë mjaltë derisa të mbushet plotësisht ena juaj duke u siguruar që lajthitë të jenë të ngjeshura mirë në mjaltë.

    Siguroni mirë mbylljen e kapakut, dhe ruajeni kavanozin në një vend të ftohtë të errët deri në 12 muaj.

    Një lugë gjelle në mëngjes ose dy duke shtuar edhe darkën para gjumit, janë çka ju duhet për një organizëm në formë.

    Këtë kombinim mund edhe ta përfshini edhe tek kosi apo drithërat tuaja dhe funksionon më së mir

  • Ahmet Zherka, shqiptari që vrau rusin në Nju Jork se ia grisi flamurin Kuq e Zi.

    Ahmet Zherka, shqiptari që vrau rusin në Nju Jork se ia grisi flamurin Kuq e Zi.

    Momenti kur trimi dhe atdhetari i madh Ahmet Zherka e ‘qëndisi’ me shtatë plumba në ballë shkelësin e pështirë të flamurit kombëtar, në ato ditë gushti të 1975 mu në zemrën e Nju Jorkut, ne Manhatanin magjik, nuk do të harrohen kurrë. Ahmet Zherkën e kanë lindur Alpet shqiptare, aty ai u shoqërizua me shkreptimat gjëmëmëdha dhe rrufete tronditëse.

    Në shtëpinë e te parëve të vet dëgjoi këngët e trimërisë dhe bujarisë. Veçanërsisht i kishte bërë përshtypje dhe e kendonte shpesh këngën për “trimin e trimave” Gjergj Elez Alinë; i ishin skalitur fort në mendje veçanërisht vargjet:
    Pak pa mrrijtë, baloz, ti m’ke dredhue:
    M’ke lypë motrën para se mejdanin;
    M’ke lypë berret para se çobanin,
    E jam dredhë n’ket log për me t’kallxue,
    Se ne të parët nji kanu na kanë lanë:
    Armët me dhanë përpara e mandej gjanë!

    Pas burgosjes se të atit nga regjimi komunist në Shqipëri, familjarisht shpërngulet ne Ferizaj, në Kosovë. Pushtimi serb, ndjekja dhe persekupimi i shqiptarëve nga policia sekrete e Tito-Rankoviçit, shkelja e çdo te drejta njerëzore dhe kombëtare nga regjimi sllavo-komunist jugoslav, ngjallën tek i riu Ahmet Zherka ndjenjën e fuqishme të urrejtjes dhe nxiten veprimtari kundërshtimi “ndaj sllavëve të Karpateve”, siç i cilëson ata në shkrimet e veta, serbët pushtues.

    Ne shoqërinë e nxënësve te shkollës ai dallohej për guxim, deshirë të fortë për veprimtari konkrete ndaj policisë dhe oficerëve serbë. Një dite, ndersa luante futboll në nje fushë te vogël, degjon një britmë dhe zhurmë jo larg fushës, nuk ecën, por vërvitet drejt ngjarjes. Merr vesh se disa ushtarake serbë kishin nëpërkëmbur nje grua plakë shqiptare ne mënyrë vulgare; sulet ndaj tyre me grushta dhe shqelma, madje njerit prej tyre i shkul edhe një vesh.

    Në Ferizaj, ai vihet nën ndjekjen e policisë dhe sherbimit sekret serb për aktivitetitn e vet antiserb, prandaj detyrohet te arratiset dhe të strehohet në disa të njohur te shqiptarët e Malit të Zi. Po edhe ketu nuk e ndërpret veprimtarinë atdhetare. Vazhdon të ndiqet nga policia serbo-malazeze, prandaj largohet për në Itali… Qëndron pak muaj në një kamp për emigrantët dhe në maj të vitit 1968 vendoset familjarisht ne Amerikë.

    Në “Amerikën e bukur”, në vendin e demokracisë dhe të lirisë gjen shtratin e ngrohtë dhe më të mirë për jetesën dhe veprimtarinë atdhetare. Krahas punës së përditëshme, me orë edhe të zgjatura, që të mbante familjen, i kushtohet me te gjitha forcat e shpirtit dhe mendjes veprimtarisë atdhetare për Kosovën dhe Shqipërine. Mirrte pjesë në demonstrata, madje shpesh sillte edhe fëmijtë, se ahere, kujton ai, pak afroheshin në këto veprimtari. Bashkëpunon me kroatët kundër shtypjes dhe okupimit serbo-jugosllav. Po çdo ditë radhët me shqiptarë shtohesh më shumë.

    Familja e Ahmet Zherkësh ishte arratisur në Kosovë nga Bytyçi i Tropojës pas LDB. Ahmeti kishte mbaruar shkollën normale në Ferizaj (siç quhej atëherë shkolla e mesme, që kualifikonte mësuesit). Në Nju Jork ishte afirmuar si patriot trim, meqë i kishte ndodhur fatkeqësia që e kishte afirmuar. Ai kishte vrarë punëdhënësin e tij ruso-amerikan. Shkak kishte qenë vizita që i kishte bërë ai Ahmetit në zyrë të punës. Me atë rast punëdhënësi ruso-amerikan ia kishte grisur flamurin kombëtar shqiptar, të cilin Ahmeti e mbante mbi tavolinë të punës. Flamurin e kishte sharë mbi baza nacionaliste e shoviniste. I ofenduar rëndë, Ahmeti e vret. Dënimi kishte qenë i butë për shkak të motivit e rrethanave të vrasjes.

    Punonte, djersiste, shkruante dhe mirrte pjesë ne tubime atdhetarësh. Në qendrën e vet të punës kishte një ndarje ku xhvishte e vishte rrobat e punes, pushonte ose hante drekën. Aty mbante pak libra shqip, një fotografi të Skënderbeut dhe kishte varur një flamur kombëtar.

    Ishin kohë të vështira dhe njeriu duhej te vetëmbrohej, tërhoqi derën e “zyrës” dhe u ngjit ne katin e dyte, ku kishte zyrën Smithi. Trokiti në derë dhe hyri. Smithi me nje buzëqeshje nervoze e pyeti pse kishte ardhur. Ahmet Zherka i tha me nje ton te qetë dhe qartë: ”Kam ardhur, zoti Smith, që të zbatoj vullnetin e popullit tim, të mbroj nderin e flamurin e përdhunuar nga ju…!” Ndërsa Smithi u përpoq të fitonte kohë, Ahmeti, si njeri qe vinte nga zona e barutit, nxori naganten dhe me nje saktesi të plotë i zbrazi në ballë dhe në krahorin e majtë 6 plumba atij shkelësi arogant të flamurit kombëtar shqiptar.

    Doli në rrugë, u ul në një anë të saj dhe po pinte duahnin fundit në liri. Ndihej i qete, thelle në gjithë qenien e vet njerëzore, ndjente se ne rolin e ushtarit te thjeshte kishte plotësuar urdhërin e shenjte të Atdheut, te kombit vet.

    Zgjati dorën para një mikrobusi të policisë. Ne fillim ata nuk po kuptonin gjë. Po kur dy oficere u afruan. Ahmet Zherka, me ate anglishten e ngadalshme u tha: ”Unë kam…” Pambaruar pjesen e dyte të foljes. E puthi në grykë naganten e tij, dhe ua zgjati ate me gryke nga vetvetja oficerëve të policisë, që u ngurtësua para tij. U zgjati të dyja duart për ta lidhur dhe, si e hypen ne furgonin e tyre, e shpune ne stacionin e policisë.

    Më vonë në shënimet e vetë, oficeri i policise së Nju Jorkut, Skot M. shkruan se “Kam mbi 25 vjet ne shërbim… Kam pasur raste te ndryshme e tepër te vështira… Po ky rast është tepër i veçantë…”

    U bënë hetimet e para dhe u mësua motivi i ngjarjes nga vete i ndaluari. Ai, Ahmet Zherka, kujton Skot M. përsëriste vazhdimisht 4 fjalë: ”Soldier, fatherland, order, flag”, që më vonë u deshifruan qarte “Jam një ushtar i theshtë i atdheut tim dhe zbatova urdhërin e tij, që të mbroj edhe me jetën nderin e kombin, flamurin kombëtar!”

    Pas dite, vone, si kishin përfunduar hetimet e para, Ahmet Zherkës iu lejua te fliste në telefon me bashkëshorten e vet, Shpresën
    – Ahmeti: Shpresa, si janë fëmijtë ?
    – Ahmet, pse u vonove ? Kur do të vish ? Fëmijte të presin ! U dëgjua zëri plot ankth i Shpresës, që ende nuk dinte se çfarë kishte ndodhur.
    – Jo, jo Shpresë nuk do të vijë … Ndofta …Kurrë …Kujdes fëmijtë!.

    Dhe komunikimi telefonik ndërpreitet.
    Lajmi u përhap brenda ditës në shqiptarët e Nju Jorkut. Miq, të njohur vraponin tek njeri-tjetrin, donin te dinin hollësi, kerkonin veprim.
    U krijua një grup për të mbledhur fonde për gjyqin. Letra dhe telegrame iu drejtuan gjykatës së Nju Jorkut për lirim e me njehershëm të “njeriut të flamurit”.

    Pas disa muajsh hetimi filloi proçesi i gjykimit. Atë dite, kujton nje dëshmimtar i ngjarjes, me dhjetra e dhjetra shqiptarë, me plisa të bardhë në kokë, mbushën oborrin e gjykatës. Kishte edhe pankarta të tilla: “Të lirohet menjëherë! Ahmet Zherka mbrojti nderin kombëtar! Rroftë flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrenare!”

    Gjyqi ne fazën e parë e dënoi me disa vjet heqje lirie. Por për qëndrimin e tij shembullor në kohën e dënimit dhe për cilësite e larta morale dhe qytetëruese ne mjediset e ndalimit, ky ndalim u kthye në një dënim me punë korrektuese.

    Ai u liriua pas pak kohe. U prit me nderim dhe u rrethua me respekt nga diaspora mbarë. Ai tashmë ishte bërë tribun i diasporës. Ahmet Zherka filloi të shkruante një faqe tjetër të re të veprimtarisë atdhetare. Shquhej në organizimin e demonstratave kundër pushtimit të egër serb në Kosovë, mirrte pjese me shkrime dhe debatonte për fatet e kombit të vet. Por kjo është një histori tjetër dhe e gjatë.

    Erdhi i ri, por me zjarrin e dashurisë për çështen kombëtare dhe me përvojën e një veprimtarie e përpjekjeve kundër dhunës serbe ne Kosovë. Erdhi si ushtar i thjeshte, por në një veprimtari dhe punë të gjatë atdhetare dhe me shkrime, por edhe me guximin e Çerçiz Topullit. të Avni Rushtemit, të Vasil Laçit, atentatorit te mbretit shkurtabiq të Italisë, Viktor Emanuel i III, me aktin e vet te gushtiut 1975, e bën tribun të lëvizjes atdhetare në Diasporë.

    I qetë, i heshtur si Alpet Shqiptare nga erdhi, i urtë dhe plot hijeshi në sjelljen e vet burrërrore, i thjeshtë dhe fjalë pak, por me shkreptima rrufesh në shikim e tij; ai nuk kërkoi as lavdi, as emër, as njohje, por ndërkaq Ahmet Zherka fitoi adhurimin, dashurinë dhe nderimin e gjithë shqiptarëve qe njohin e kudo që janë, ai meritoi emrin e bukur-simbol, “Njeriu i Flamurit.”

  • Amber befason: “Ma sill burrin tënd një herë, do bëhem prapë burrë nëse…!” (Video)

    Amber befason: “Ma sill burrin tënd një herë, do bëhem prapë burrë nëse…!” (Video)

    Amber Candy, një nga figurat më të njohura transgjinore në Shqipëri, është bërë sërish kryefjalë në rrjetet sociale pas një reagimi të fortë dhe ironik ndaj një episodi diskriminues që ka përjetuar në rrugë. Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, kur një qytetare i është drejtuar në mënyrë përçmuese me fjalët: “Grua lind, nuk bëhesh”, duke nënvlerësuar identitetin gjinor të Amber.

    Amber nuk ka hezituar të përgjigjet. Ajo ka postuar një video në InstaStory ku i është drejtuar autores së komentit me një deklaratë të guximshme dhe thumbuese që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale:

    “Ma sill burrin tënd një herë – po u kthye te ti, unë bëhem prapë burrë!”

    Me këtë frazë, Amber jo vetëm që ka ironizuar ndjeshëm komentuesen, por edhe ka kthyer vëmendjen nga paragjykimet në një moment sfide dhe vetëbesimi.

    Kush është Amber Candy?

    Amber Candy është një aktiviste, performuese dhe influencuese transgjinore shqiptare që ka fituar vëmendjen e publikut për stilin e saj të drejtpërdrejtë, guximin për të thyer tabutë dhe për të qenë zëri i një komuniteti shpesh të margjinalizuar. Ajo ka folur hapur për rrugëtimin e saj si grua trans, për sfidat personale dhe shoqërore, për diskriminimin e përditshëm që përjeton, por edhe për krenarinë me të cilën jeton identitetin e saj.

    Amber është shpeshherë protagoniste në debate publike lidhur me të drejtat e komunitetit LGBTQ+, por edhe në rrjetet sociale ku ndjekësit e saj janë rritur ndjeshëm falë stilit të saj autentik dhe ironisë karakteristike që përdor për të përballuar paragjykimet.

    Reagimet në rrjet: Mbështetje, por edhe polarizim

    Pas publikimit të videos, komentet kanë qenë të shumta dhe të ndara. Disa ndjekës e kanë përgëzuar për guximin dhe mënyrën thumbuese të reagimit, duke e cilësuar si një “mbretëreshë të vetëbesimit”. Të tjerë, ndërkohë, kanë vijuar me komente transfobike, duke e kritikuar ashpër për deklaratën dhe për faktin që sfidoi hapur një qytetare.

    Pavarësisht polemikave, Amber Candy ka dëshmuar edhe një herë se nuk do të heshtë përballë diskriminimit dhe se do të vazhdojë të luftojë për të drejtën për të qenë vetvetja – pa kompromise dhe pa frikë.

    Një zë që nuk mund të injorohet

    Në një shoqëri ku paragjykimet ende mbizotërojnë ndaj komuniteteve të margjinalizuara, figura si Amber Candy janë të rëndësishme për të shtyrë debatin publik përpara dhe për të vënë në pikëpyetje normat e trashëguara shoqërore. Reagimi i saj i fundit është një shembull i qartë se fjala ka forcë – sidomos kur përdoret me inteligjencë dhe pa frikë.

  • 🟥 LAJM I FUNDIT 🔪 THIKË PAS SHPINE DHE TRADHTI NDËRKOMBËTARE Putin i kthen shpinën mikut të vjetër – Serbia në shënjestër!

    🟥 LAJM I FUNDIT 🔪 THIKË PAS SHPINE DHE TRADHTI NDËRKOMBËTARE Putin i kthen shpinën mikut të vjetër – Serbia në shënjestër!

    🧨 Tensionet arrijnë kulmin në rajon, ndërsa Rusia duket se ka ndryshuar kurs dhe tashmë Serbia shihet si lojtare e pabesë në lojën e madhe gjeopolitike. Vija e kuqe e vendosur nga Perëndimi është shkelur – dhe pasojat pritet të jenë dramatike.

    💬 Ish-diplomati amerikan John B. Craig paralajmëron: “Nëse Uashingtoni nuk reagon fort, atëherë loja e Putinit do zgjerohet edhe më shumë në Ballkan!”

    ⚠️ A po hyn rajoni në një krizë të re?

    📍 Serbia – shënjestra e re në fushën e shahut të Putin-it.

  • Tragjedia/ Po ruanin delet me nënën e tyre dhe u futën për t’u larë në ujë, si u mbytën dy vëllezërit! 

    Tragjedia/ Po ruanin delet me nënën e tyre dhe u futën për t’u larë në ujë, si u mbytën dy vëllezërit! 

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit pasditen e djeshme kur nga Labinot-Fushë ka ardhur informacioni se dy djem, vëllezër, janë mbytur në ujërat e lumit Shkumbin.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesdite, ndërsa dy djemtë, të moshës 7 dhe 9 vjeç kanë qenë me bagëti. Ata kanë hyrë të lahen për shkak të të nxehtit të madh dhe gjithçka ka rezultuar fatale për jetën e tyre. Sipas të dhënave të para ata nuk kanë qenë vetëm, por me ta ka qenë edhe nëna e tyre, e cila ka qëndruar me bagëtitë ndërsa dy vëllezërit kanë shkuar të freskohen në ujërat e lumit, që i ka rrëmbyer.

    Trupat u gjetën më vonë, në një tip grope, që gjendej në afërsi të një hidrocentrali. Madje ka qenë roja i objektit që i ka shquar dhe është nisur me idenë t’u jepte ndihmën e parë, pro ka qenë e pamundur. Djemtë ishin të pajetë. Policia dhe prokuroria kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të konstatuar shkaqet, edhe pse tashmë nuk ka më rëndësi, sidomos për familjen që humbi dy fëmijët e saj!

    DINAMIKA E NGJARJES

    Dy djemtë e moshës 7 dhe 9 vjeç, vëllezër, janë mbytur ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me nënën e tyre të tyre. Ata raportohet se kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg. Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

    Ngjarja ka tronditur të gjithë zonën, ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike, të afërm e bashkëfshatarë të viktimave. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie, ndërsa prokuroria dhe policia ishin në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet, edhe pse fëmijët në fakt kanë qenë të shoqëruar. Do të jenë ekspertët që do të bëjnë analizimin e shkaqeve të vdekjes, por fëmijët kanë hyrë në lumë, në një pjesë jo të sigurt të Shkumbinit

    DËSHMITË E BANORËVE

    Një i afërm i familjes ka zbuluar për mediat detaje nga ngjarja e rëndë, ku dhe ka treguar se dy vëllezërit janë gjetur nga roja i një hidrocentrali aty pranë, në një gropë të krijuar në ujë në formë prite. Ai u shpreh se ka tentuar t’i jepte ndihmën e parë njërit prej fëmijëve duke i bërë frymëmarrje artificiale, por i mituri nuk ka dhënë asnjë reagim.

    “Isha te puna, pashë policinë, pashë që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njërin fëmijë kishte në krah. Pashë të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap. Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet. Më tutje është bërë një gropë e madhe, kanë bërë një pritë dhe aty i kishte gjetur roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte polici në krahë, ia mora, i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vapë”, – tha ai.

    Ndërkohë në vendngjarje janë parë edhe fqinjët e familjes Bica, të cilët janë shprehur tejet të shokuar nga ngjarja.

  • Dhimbje e madhe! Ndahet nga jeta pedagogia e njohur Albana Kullolli (Kastrati).

    Dhimbje e madhe! Ndahet nga jeta pedagogia e njohur Albana Kullolli (Kastrati).

    Me dhimbje njoftojmë ndarjen nga jeta të pedagoges dhe koleges sonë të dashur, Albana Kullolli (Kastrati).

    Albana ishte diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në degën Financë-Kontabilitet. Po atë vit nisi rrugëtimin e saj si pedagoge në të njëjtin fakultet, duke kontribuar për vite me radhë në formimin profesional dhe njerëzor të shumë studentëve.
    Në vitin 2008 përfundoi studimet master në “Kontabilitet” pranë Universitetit të Tiranës, ndërsa në vitin 2017 mbrojti me sukses gradën “Doktor i Shkencave”.

    Gjatë karrierës së saj, Albana u dallua për profesionalizmin, përkushtimin ndaj studentëve, pjesëmarrjen në trajnime e konferenca shkencore, si dhe publikimin e artikujve të shumtë në fushën e kontabilitetit. Ajo ishte anëtare aktive dhe kryetare për degën e Shkodrës në Shoqatën e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë.

    Sot, Fakulteti Ekonomik humbi jo vetëm një kolege, por një mike të dashur dhe një njeri me vlera të rralla.
    Do të na mungojë energjia e saj pozitive dhe profesionalizmi në auditore.
    Do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe respekt të gjithë ne, kolegë e studentë.
    Fakulteti Ekonomik shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën. 🖤

  • Jetojnë mes LUKSIT dhe milionave, njihuni me familjen shqiptare më të PASUR në botë

    Jetojnë mes LUKSIT dhe milionave, njihuni me familjen shqiptare më të PASUR në botë

    Familja e aktorit shqiptar Blerim Destani është ndër më të pasurat në botë ku pasuria e tyre marramendase krahasohet me atë të ndjerit, Silvio BerluskonitE shpesh mediat italiane e kanë karahasuar lidhur me pasurinë babain e Blerimit, Lazim Destani me Berluskonin, pasi ai administron skuadrën e futbollit “Shkëndija” të Tetovës.

    Madje ata e kanë quajtur Destanin si “bosi i madh i Shkëndijës së vogël”, duke shkruar se pasuria e tij mund të krahasohet edhe me pasurinë e ish pronarit të Milanit, Silvio Berluskoni, 

    Mediat në Itali theksojnë se pasuria e Destanit mund të jetë deri në 6 miliardë euro.

    Aktori 37-vjeçar, i rritur në Gjermani, ku po zhvillon dhe karrierën, njihet për rolet në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”.

    Ai bën përshtypje për jetën superluksoze nga një shtet në tjetrin dhe pushimet e shpeshta në shtëpinë e tij në Dubai. Ai është i vetmi artist i familjes së famshme Destani, e cila përbëhet nga nëna, babai dhe dy vëllezër biznesmenë të pasur.

    Vëllai i tij Nazif Destani para disa kohësh u përfol në mediat shqiptare ku ishte i ftuar në 20 vjetorin e “Opinion”. Ai është cilësuar sipas Forbes si shqiptari më i pasur në botë pasi pasuria e tij shkon mbi 3 miliardë dollarë.

    Familja Destani nga Maqedonia numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botës. Të gjithë ata që i njohin burrat e kësaj familjeje miliardere, e dinë se truri i sipërmarrjeve të familjes Destani është Nazifi, vëllai i Blerimit.

    I ati i tyre, Lazim Destani është biznesmeni i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës. Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet ndërkombëtar biznesesh, që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës, me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global që shtrihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë.

    Destani, po ashtu është njëri prej aksionerëve kryesor në gazetën “Zëri i Kosovës” së bashku me biznesmenin Remzi Ejupi.