Category: Uncategorized

  • Shqipëria nuk është as demokraci, as autokraci, as diktaturë – ajo është pronë private e Piktorit!

    Shqipëria nuk është as demokraci, as autokraci, as diktaturë – ajo është pronë private e Piktorit!

    Disa thonë se rrënimi i ndërtimeve në Theth tregon se Shqipëria ka rënë si shtet? Në të vërtet rrënojat e Thethit e dëshmojnë se me ardhjen e Piktorit në pushtet ajo është zhbërë si shtet.

    Pra Thëthi tregon se Shqipëria nuk është as shtet demokratik, as autokraci as diktaturë.

    Thethi shpërfaqi të vërtetën se Shqipëria nuk është shtet por pronë private e Piktorit, ku të gjithë veprojnë ashtu siç e përshkroi klithma e famullitarit të Shkodrës, Dom Vlash Palaj: të joshin, të rrejnë, të shfrytëzojnë, të vjelin dhe në fund të hedhin, të tradhtojnë, të djegin, të shkatërrojnë dhe të gjobisin e të burgosin.

    Por duhet të jemi të drejtë e të themi se Shqipëria u bë ‘Ramaduristan’ jo pse këtë e donte vetëm Piktori, por pse publikisht iu kërkua atij t’i grumbullonte rreth vetes të ë gjithë qelbësirat dhe ta merrte në duar shtetin.

    Dhe ai erdhi në pushtet edhe me ndihmën e “Aleancës së qelbësirave’ sepse atë e donin gjithë ato elita që heshtnin dhe heshtin, të gjithë ata alamet akademikë, profesorë e debatues të ‘pavarur’ që për çdo natë e gënjejnë popullin se jeton në shtet të mirëfilltë duke e fshehur të vërtetën se për çdo gjë që sot kanë shqiptarët e mëmëdheut, vendosë pronari i vetëm i tyre – Piktori.

    Të thonë hapur se një Shqipëria ku në masë të madhe krimineli i përfaqëson të ndershmit, ku nuk të pasuron puna por hajdutëria, ku më së miri përfitohet nga shërbesat që ia bënë Piktorit, se një shtet i tillë nuk mund të arrinte më larg se aty ku ndodhet sot: i ‘afërt’ me të huajt dhe BE-në, por i largët për shqiptarët.

    Dhe u bë Shqipëria e tillë sepse Piktori e kuptoi më parë dhe më mirë se gjithë të tjerët se Evropa ‘humane’ dhe e të ‘drejtave njerëzore’ qëmoti ka vdekur. Se Evropa e sotme nuk i mat burrështetasit e kësaj pjese të Ballkanit me atë sa ata ndërtojnë shtet institucional, por sa janë të aftë e të gatshëm ta nënshtrojnë popullin e vet dhe të mbeten në pushtet!

  • Turp!” Papa Leo kritikohet ashpër për qëndrimin ndaj sulmit në kishën katolike në Gaza!

    Turp!” Papa Leo kritikohet ashpër për qëndrimin ndaj sulmit në kishën katolike në Gaza!

    Një reagim i Papa Leos lidhur me bombardimin e një kishe katolike në Gaza ka shkaktuar valë kritikash në mbarë botën, sidomos nga komuniteti ndërkombëtar dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

    Deklarata e tij, e cilësuar si “shumë e vagullt dhe diplomatike”, nuk përmendte drejtpërdrejt Izraelin apo veprimet ushtarake që çuan në vdekjen e civilëve të pafajshëm brenda ambjenteve të kishës. Kjo mungesë qartësie ka zemëruar shumë besimtarë, aktivistë dhe qytetarë të zakonshëm që prisnin një qëndrim më të fortë dhe më njerëzor nga udhëheqësi i Selisë së Shenjtë.

    Në një postim në rrjete sociale, Papa Leo shprehu “trishtim të thellë për humbjen e jetëve”, por pa përcaktuar qartë kontekstin e ngjarjes. Kjo gjuhë e moderuar është interpretuar nga shumë si një përpjekje për të mos prishur marrëdhëniet diplomatike me aktorë të fuqishëm ndërkombëtarë.

    Organizata ndërkombëtare, figura të kishës dhe qytetarë nga Lindja e Mesme i kanë bërë thirrje Papës të jetë më i zëshëm dhe më i qartë kur bëhet fjalë për dhunën që godet vendet e shenjta dhe komunitetet fetare në rajon.

    Ky nuk është rasti i parë që një reagim nga Vatikani shkakton debat, por kjo ngjarje ka vënë në qendër të vëmendjes pritshmëritë e larta që njerëzit kanë nga një figurë si Papa — si simbol i paqes, drejtësisë dhe mbrojtjes së të pafajshmëve.

  • Detajet e trishta! Ja si u perdor Bardha e ‘Rigonit’ nga Partia Socialiste, cfare i bëri Koco Kokedhima ne 2015

    Detajet e trishta! Ja si u perdor Bardha e ‘Rigonit’ nga Partia Socialiste, cfare i bëri Koco Kokedhima ne 2015

    Në tregun e perimeve të Sarandës, mes aromave të rigonit të mbledhur në mal dhe shijeve të vërteta të traditës, për më shumë se 35 vite, një grua ka qëndruar stoike përballë ndryshimeve, krizave dhe përpjekjeve burokratike për t’i ndërlikuar jetën: Bardha Nesturaj.

    E njohur si një nga figurat më të njohura të tregut, Bardha nuk është vetëm një emër që i përket botës së produkteve bujqësore. Ajo është simbol i qëndresës së Shqipërisë reale, i një pjese të popullit që, ndonëse i ndershëm dhe punëtor, shpesh bëhet viktimë e absurditetit administrativ dhe zbrazëtisë politike.

    Ditët e fundit, Bardha u bë virale në rrjetet sociale pas përplasjes së saj me një inspektor tatimor, i cili i kërkoi faturë për rigonin që ajo e kishte mbledhur vetë në mal. Me një sinqeritet që s’e mëson dot asnjë manual politik, Bardha u përgjigj:
    “Kujt t’ia marr faturën? T’i them rigonit apo t’i them malit që më jep gjithë atë pasuri?”

    Kjo fjali, e thënë me zemër dhe logjikë njerëzore, ka prekur mijëra shqiptarë dhe ka ngritur një debat të vërtetë mbi natyra absurde të rregullave tatimore, të cilat nuk dallojnë dot një fermer të ndershëm nga një abuzues fiskal, një grua që shkon në mal për të mbledhur rigon nga një korporatë që mashtron milionat.

    Një jetë mes tregut dhe premtimeve politike
    Për ata që e njohin, Bardha nuk është një fytyrë e panjohur në Sarandë. Të gjithë e dinë se ajo nisi punën në treg në vitin 1990, në moshë fare të re, krah prindërve dhe vëllezërve. Tani, punon e vetme, por me të njëjtin përkushtim, duke mbajtur gjallë një traditë familjare dhe komunitare që zgjat prej më shumë se tri dekadash.

    Por Bardha nuk është vetëm tregtare. Në vitin 2015, ajo ishte kandidate për Këshillin Bashkiak të Sarandës nga radhët e Partisë Socialiste, me këmbënguljen e Koço Kokëdhimës, si përfaqësuese e komunitetit egjiptian. Pjesëmarrja e saj në politikë nuk ishte e motivuar nga ambicie personale, por nga dëshira për të përfaqësuar njerëzit e zakonshëm, ata që jetojnë nga dora në gojë dhe nuk dinë ç’është tenderi apo premtimi elektoral.

    Nga “letër e rigonit” te realiteti absurd i tregut
    Ngjarja që e ktheu Bardhën në një figurë publike të përqafuar nga njerëzit e thjeshtë ndodhi kur autoritetet vendore, të shoqëruara nga kamera, zbatuan një vendim qeverie që kërkon certifikatë origjine dhe faturë për çdo produkt bujqësor – përfshirë edhe rigonin e mbledhur në pyll.

    Në vend të revoltës, Bardha zgjodhi të replikojë me qetësi dhe mençuri:

    “Letra e saj është: unë jam mali. Dhe kjo është një mal që të shkojmë dhe ta shkelim të gjithë bashkë, nuk është keq.”

    Reagimi i saj nxori në pah hipokrizinë e një sistemi që flet për formalizim, ndërsa nuk ka asnjë ndjeshmëri për realitetin e një gruaje që mbledh bimë mjekësore në kodra për t’i shitur me 50 lekë në treg.

    Bardha – një emër që politika e përdor, por qyteti e nderon
    Historia e Bardhës është shembulli më i qartë se si politika shqiptare mundohet të zbukurojë listat e kandidatëve me fytyra të ndershme, për të plotësuar kuota apo për të krijuar folklor elektoral. Por në fund, njerëz si Bardha mbeten vetëm simbole të përkohshme, që rikthehen te tezga dhe halli, ndërsa politika vazhdon pazaret e saj.

    E megjithatë, ndryshe nga shumë emra që shuhen pas zgjedhjeve, Bardha mbetet aty, mes aromës së rigonit, djathit të fshatit, ullinjve të vegjël dhe klientëve që e respektojnë si një nënë, një motër dhe një njeri që nuk e ndyjnë as fjalët dhe as paratë.

    Në një Shqipëri të lodhur nga fasadat, ajo është fytyra reale e këtij vendi. Dhe zëri i saj, i ngrohtë, ironik dhe njerëzor, do të mbetet një kujtesë e fortë për çdo politikan dhe burokrat që ka harruar ku jeton dhe për kë punon.

  • Shkuan për pushime në Spanjë, por supriza i la pa fjalë: “Kishin ngjitur Varrezat ! Reagimi Epik ( Video )

    Shkuan për pushime në Spanjë, por supriza i la pa fjalë: “Kishin ngjitur Varrezat ! Reagimi Epik ( Video )

    Një çift i gëzuar shqiptar shkoi për pushime në Spanjë dhe vendosi të marrë me qira një vilë të vogël simpatike në një zonë të qetë. Deri këtu gjithçka perfekte… derisa zbuluan “fqinjët” e tyre të rinj! 😳

    Teksa gruaja bënte video për të treguar shtëpinë e pushimit, ajo shpërtheu në të qeshura dhe me kamerën tregon pamjen nga ballkoni: poshtë shtëpisë ndodheshin… varrezat! 😅

    “Epo, kemi disa fqinj këtu poshtë… por s’na shqetësojnë fare! Janë shumë të qetë!” – thotë burri mes të qeshurave, ndërsa gruaja nuk ndalet së qeshuri.

    Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, me ndjekës që komentojnë:

    “Ky po quhet peaceful neighborhood!”

    “Të paktën nuk ka zhurma!”

    “Kur s’gjen qetësi në jetë, gjej në pushime!”

  • Sju shkon kurrë ne mendje! Edi Rama e le amanet: Ja cfarë dua të më shkruhet mbi gurin e v*rrit

    Sju shkon kurrë ne mendje! Edi Rama e le amanet: Ja cfarë dua të më shkruhet mbi gurin e v*rrit

    E përditshmja britanike “Financial Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe pritjes që vendi ynë i bëri afganëve që ikin nga lufta. Kryeredaktori Alec Russell është rikthyer në vendin tonë pas 30 vitesh kur edhe vizitoi Tiranën për herë të fundit.

    Si të gjitha shkrimet e gazetarëve të huaj nuk mungojnë elozhet për zyrën e kryeministrit Rama dhe epitetet për kryeministrin piktor dhe ish-basketbollist.

    “Njeriu që mori vendimin për të marrë afganët është ulur pas një tavoline të madhe prej druri në Tiranë të mbuluar me qindra, fjalë për fjalë qindra, shkumësa me ngjyra dhe stilolapsa. Muret e zyrës së tij janë të zbukuruara me skicat dhe karikaturat abstrakte të tij.

    Edi Rama, kryeministri i Rilindjes së Shqipërisë, është një ish-profesor arti, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme ka vazhduar të ekspozojë punën e tij edhe gjatë kohës që ishte kryeministër”, – shkruhet në artikull.

    Gazetari e pyet Edi Rama dhe për aleancat e Shqipërisë në periudhën komuniste dhe pozicionimin aktual kur Rusia dhe Kina po kërkojnë zgjerimin e ndikimit në rajon.

    “Ne kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë më parë dhe martesat,” – thotë Rama lduke nënkuptuar për aleancat e epokës komuniste të Shqipërisë me Rusinë dhe Kinën. “Pra, ne jemi duke kërkuar për një martesë të re” – shton Rama duke nënkuptuar BE-në.

    Edi Rama është pyetur dhe për një fjalë që do donte të shkruhej në gurin e tij të varrit nëse do të donte të ishte piktor apo kryeministër.

    “Do të ishte, piktori më i mirë midis kryeministrave – dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve”, – është përgjigjja e Ramës në artikull.

  • 🎥 Momenti që bëri namin në rrjet: Egla Ceno ngelet “si sht” nga Mimoza Ahmeti – reagimi i Mozës është ftohtë si akulli!* ❄️📚

    🎥 Momenti që bëri namin në rrjet: Egla Ceno ngelet “si sht” nga Mimoza Ahmeti – reagimi i Mozës është ftohtë si akulli!* ❄️📚

    Egla Ceno kërkon një dedikim të thjeshtë nga shkrimtarja Mimoza Ahmeti, por përfundon në një situatë super të sikletshme 😳. Me një libër në dorë, Egla i afrohet dhe i thotë:

    “Moza, a mund të më lësh një dedikim?”

    Por përgjigjja e Mozës e ngrin komplet skenën:

    “Ky është libri im, e kam për punë, s’të lë dedikim.”

    Egla mbetet e shokuar dhe i thotë:

    “Ok Moza, po ta lë këtu.”

    Dhe Mimoza me një qetësi absolute i kthen:

    “Ok.”

    Komentet s’kanë të ndalur:

    🧊 “Moza është më e ftohtë se frigoriferi!”

    📺 “Kjo do ishte lojtare e frikshme për Big Brother VIP!”

    🤣 “Egla nuk e pa këtë përgjigje duke ardhur!”

    👇 A e doni Mimozën në BBV5? Etiketoni produksionin!

  • E ka shitur b…n”, Ylli zbulon detajin që nuk dihej për Big Mamën ( Video )

    E ka shitur b…n”, Ylli zbulon detajin që nuk dihej për Big Mamën ( Video )

    Ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, Ylli Dreshaj, ka qenë i ftuar në “Prive by Liberta Spahiu”, ku foli gjerë e gjatë për përvojën e tij në fermë, dhe jo vetëm.

    Ylli, i cili bëri bujë gjatë qëndrimit të tij në reality show për deklaratat shpërthyese, nuk kurseu as këtë herë opinionet e forta.

    Ai ndau detaje të pathëna më parë për Big Mamën, duke befasuar publikun me deklarata të forta për të.

    Por nuk u ndal me kaq, Ylli komentoi edhe për banorë të tjerë të edicionit, përfshirë Gani Germinë, madje pati deklarata të forta për të.

    Se çfarë tha ai, ndiqeni intervistën e tij të plotë në linkun më poshtë! 

  • Skandali me mikrokreditë/ SPAK zbardh skemën mafioze dhe çon në gjyq zyrtarët që “zhvatën” shqiptarët, ja sa vite burg rrezikojnë!

    Skandali me mikrokreditë/ SPAK zbardh skemën mafioze dhe çon në gjyq zyrtarët që “zhvatën” shqiptarët, ja sa vite burg rrezikojnë!

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për dosjen mbi skandalin e mikrokredive, në ngarkim të të pandehurve ku bën pjesë edhe aksioneri Arben Meskuti, të cilët zhvatën mijëra qytetarë.

    SPAK jua ka dërguar letrën që do të shkojë në gjykatë, 30 viktimave të kësaj skeme mashtruese, të cilët kanë faktuar veprat penale.

    Bëhet me dije se për Arben Meskutin parashikohet të paktën 20 vjet burg, dhe mbi 10 vjet për të akuzuarit e tjerë, sipas neneve të Kodit Penal.

    Ndërkohë, Olsi Ibro, përjashtohet nga ky varg dënimesh, pasi në korrik të vitit të kaluar ndërroi jetë duke kryer vetëvraje.

    Në bazë të hetimeve tashmë të përfunduara, rezulton se të akuzuarit kishin funksionuar si një grup i strukturuar kriminal për 9 vite, duke mashtruar shqiptarët përmes skemave korruptive të mikrokredive.

    Pas përfundimit të hetimeve, gjyqi pritet të fillojë në shtator të këtij viti.

    Sipas dosjes së SPAK: Në përfundim të hetimeve janë siguruar të dhëna të sakta se të pandehurit Elda Ibro, Arben Meskuti, Alban Kote, Aldo Daka, Albert Gega, Olsi Ibro, Andis Gjoka, Vasil Bakallbashi, Yliana Sejfo, Indrit Çuberi, Rigels Bejko, Altin Vako, Helidon Xhindi, Fatos Alimadhi, Lefter Canaj, Roland Deda, Endri Myftari, Personi juridik “Micro Credit Albania” sh.pk., Personi juridik “ADCA” sh.p.k., Personi juridik “Final” sh.p.k., “Zyra e Përmbarimit Privat TDR Group” kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Falsifikimit të dokumentave”, “Falsifikimit të dokumentave”, kryer nga personi që ka per detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/3; 186/1; 186/3; 333/a dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

    Kujtojmë se Arben Meskuti, pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale, ndodhet në qeli me vendim të Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

    Prokuroria e Tiranës lëshoi 9 masa sigurie për personat e përfshirë në skandalin e mashtrimit me mikrokreditë, ku janë zhvatur mijëra qytetarë.

    Prokuroria ka dalë në përfundimin se Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, por edhe personat fizikë: Elda Ibro, Andis Gjoka, Olsi Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi, Alban Kote, Aldo Daka, Edmond Mato, Roland Deda, Jordisa Dervishi, Alketa Sali Goxha, Albert Geea, Kejda Seferi, Mariela Basha, Besmir Barxhani, Saimir Hajdari, Bashkim Xhafa, Florian Beqaraj, kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra.

  • Priten temperatura ek*treme 44 gradë, flet sinoptikania: Lutem që kjo..

    Priten temperatura ek*treme 44 gradë, flet sinoptikania: Lutem që kjo..

    Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti pritet te vijoj i nxehtë edhe per 10 ditëshin e fundit të korrikut.

    Sipas saj nga mesi i javës qe vjen ne qrkun e Beratit, temperaturat pritet te kapin nivele rekord deri ne 44 gradë celcius..

    Termometri pritet te jete i larte jo vetem gjatë ditës por edhe gjatë nates gje qe e ben mjaft te veshtire kete periudhe sidomos per te moshuarit apo te semuret kronik..

  • 5 gjëra që nuk janë “normale” në një marrëdhënie, edhe pse shpesh i tolerojmë

    5 gjëra që nuk janë “normale” në një marrëdhënie, edhe pse shpesh i tolerojmë

    Jo çdo gjë që bëhet shpesh, është e shëndetshme. Ka sjellje që normalizohen në çift, por në të vërtetë janë sinjale alarmi, të vogla në pamje të parë, por me efekt të madh afatgjatë. Ja cilat janë disa prej tyre:

    1. Të të bëjnë të ndihesh fajtor për gjithçka
    Kur gjithmonë je “fajtori” edhe për gjëra që nuk varen nga ty, nuk është kompromis, është manipulim emocional.

    2. Të të kontrollojnë telefonin dhe rrjetet sociale
    Privatësia nuk duhet të zhduket në emër të dashurisë. Kontrolli i tepruar është shenjë pasigurie dhe mungesë besimi.

    3. Të tallesh apo të ulesh në sy të të tjerëve
    Edhe “humori” ka kufij. Nëse ndihesh i/e poshtëruar, nuk është shaka, është mungesë respekti.

    4. Të ndëshkohesh me heshtje
    Kur dikush zgjedh të mos flasë me orë apo ditë për të të ndëshkuar, nuk është mënyrë e shëndetshme për të zgjidhur një konflikt.

    5. Të ndihesh vazhdimisht në ankth se mos e mërzit
    Një marrëdhënie duhet të jetë vendi yt i qetësisë, jo një fushëminë ku ecën në majë të gishtave.

    Dashuria nuk duhet të dëmtojë. Nëse ndonjë nga këto pika të tingëllon e njohur, ndoshta është koha të reflektosh për vendin që zë marrëdhënia në jetën tënde.