Category: Uncategorized

  • Largimi i heshtur që do na bërtasë në xhep – Shteti humb gjyqin me Gledis Nanon”

    Largimi i heshtur që do na bërtasë në xhep – Shteti humb gjyqin me Gledis Nanon”

    Trupa gjykuese e Gjykatës Administrative të Apelit ka rrëzuar ankimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme që kërkonin prishjen e vendimit që i dha të drejtë ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

    Sipas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit të dhënë nga gjyqtarët Ardian Dvorani (relator), Gentian Hamiti e Sokol Ibi (anëtarë), shteti shqiptar duhet t’i paguajë ish-drejtorit Gledis Nano 60 paga mujore për 5 vite, të përllogaritura me një vlerë rreth 100 mijë euro, duke shënuar kështu një fitore të dytë të tij.

    Gledis Nano u shkarkua nga detyra me propozim të ish-Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi më 31 gusht 2022.

    Nano është pjesë e garës së për kreun e BKH-së, ku u kualifikua për fazën e dytë.

  • E diel e trishtë! Mb*tet një person në bregdet, zbardhen detajet e para!

    E diel e trishtë! Mb*tet një person në bregdet, zbardhen detajet e para!

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën bregdetare të Lezhës, ku një pushues rreth 60-vjeç ka humbur jetën.

    Policia bën me dije se është konstatuar në rrezik mbytjeje në plazhin e Tales një pushues, i cili është nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Sipas ‘bluve’ 60-vjeçari është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

    Rreth orës 11:10, në plazhin “Tale 1”, në afërsi të Hidrovorit, është konstatuar në rrezik mbytjeje një shtetas rreth 60 vjeç, i cili është nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Shtetasi N. M., banues në Rrila, është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

  • Gazetari habit: Në Vlorë mund të shkojë 10 mijë euro metri katror! Pritet “buum”…

    Gazetari habit: Në Vlorë mund të shkojë 10 mijë euro metri katror! Pritet “buum”…

    Gazetari Elkier Bushkola është shprehur se në Vlorë pritet të ketë një bum ndërtimesh gjatë kësaj periudhe.

    Gazetari paralajmeroi çmendurinë duke deklaruar se metri katror i ndërtimeve ne Vlorë mund të shkojë në 10 mijë euro gjate viteve të ardhshme.

    Vlora pritet të ketë një bum të madh ndërtimesh për shkak të zhvillimeve në ishullin e Sazanit. Nuk do ishte çudi që metri katror të shkojë deri në 10 mijë euro për shumë faktorë. Ndër të tjera mbi të gjitha se ti je në treg ndërkombëtar. Po flasim për vijë bregdetare, sepse vija bregdetare është në treg ndërkombëtar. Sepse nis në Kroaci, në Mal të Zi dhe unë besoj se do ketë një zhvillim shumë të madh. Dhe unë besoj se të gjitha këto konflikte që ndodhin në Bashkinë e Vlorës ndodhin për këtë fakt, për ta marrë në menaxhim bashkinë e Vlorës, që të mos ketë asnjë lloj kundërshtie për çdo vendim që do merret”, tha gazetari.

  • Mori pjese ne prishjen e shtepive ne THETH! Drejtorit te IKMT SHKODER i bejne gjene me të rende

    Mori pjese ne prishjen e shtepive ne THETH! Drejtorit te IKMT SHKODER i bejne gjene me të rende

    Një kurorë me lule, simbol i qartë mortor, është vendosur në derën e shtëpisë së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për qarkun Shkodër. 

    Ngjarja, e cila ka ndodhur në fshatin Sektor të Velipojës, po trajtohet nga autoritetet si një akt i rëndë kërcënimi, i drejtuar ndaj një zyrtari shtetëror që ka qenë në qendër të aksioneve të fundit për shembjen e ndërtimeve pa leje në zona të mbrojtura.

    Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se vetë Emiljano Nika, 44 vjeç, ka kallëzuar rastin në polici, pasi kurora është vënë në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij. E vendosur mbi kangjellat e portës kryesore, kurora ka një ngarkesë të rëndë simbolike, duke kujtuar mesazhet që grupet kriminale kanë përdorur në të kaluarën për të paralajmëruar “viktimën” e radhës.

    Sipas informacionit zyrtar të bërë publik nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër:

    “Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.”

    Dosja është referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila do të ndjekë më tej hetimet për ngjarjen.

    Kjo mendohet se ka ndodhur për shkak të detyrës së tij. Së fundmi, ai ka qenë në qendër të vëmendjes për rolin e tij drejtues në aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit. Ky operacion ka hasur rezistencë nga disa banorë dhe biznese lokale që janë prekur nga vendimet e IKMT-së dhe kanë bërë publikisht thirrje për ndalimin e prishjeve.

    Megjithëse deri tani nuk ka një emër konkret për autorin apo porositësin e këtij akti tronditës, hetimet vijojnë në disa pista, duke përfshirë edhe atë të hakmarrjes për shkak të detyrës.

    Policia ka marrë masa për rritjen e sigurisë në zonë dhe ka garantuar se do të bëjë gjithçka për të zbuluar dhe vënë para drejtësisë personat përgjegjës. Ndërkohë, opinioni publik dhe institucionet e pavarura po i kërkojnë shtetit të marrë më shumë masa për mbrojtjen e punonjësve të tij, të cilët shpesh gjenden përballë presionit të interesave kriminale dhe mafioze.

  • Dy tërmete të forta “tro*disin” këtë shtet, alarm për..

    Dy tërmete të forta “tro*disin” këtë shtet, alarm për..

    Dy tërmete me magnitudë 6.7 dhe 7.4 ballë e shkallës rihter janë ndjerë në brigjet e Kamçatkës në Rusi. Sipas institutit gjeofizik USGS tërmetët kanë sjellë paralajmërim për cunami.

    Epiqendra e këtyre tërmeteve ndodhej në Oqeanin Paqësor, në një distancë prej afërsisht 130 deri në 144 kilometra nga qyteti rus Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili është kryeqyteti i rajonit Kamchatka.

    Gadishulli Kamchatka, ku takohen dy pllaka tektonike, është një nga rajonet më sizmikisht aktive në planet.

    Që nga viti 1900, shtatë tërmete shumë të forta me magnitudë 8.3 ose më të mëdha kanë ndodhur përgjatë këtij gadishulli.

  • Pse qentë nuhasin zonën intime të njerëzve?

    Pse qentë nuhasin zonën intime të njerëzve?

    Të sillni një mik të ri në shtëpi dhe qeni juaj, pa asnjë hezitim, e “përshëndet” duke futur hundën në një zonë shumë intime? Po, është sikletshme, dhe shpesh kthehet në momentin më të diskutuar të mbrëmjes, për të gjithë, përveç vetë qenit.

    Edhe pse kjo sjellje mund të duket e turpshme për ne, për qenin është thjesht mënyra më natyrale për të kuptuar se kush është përballë tij. Nuhatja e pjesëve intime nuk është as mungesë edukate dhe as mungesë trajnimi, është një instinkt i thellë biologjik.

    Pse ndodh kjo? Ja çfarë thotë shkenca:

    1. Superfuqia e nuhatjes
    Qentë kanë një nuhatje që është deri në 100.000 herë më e fortë se e njeriut. Ata “lexojnë” një individ nëpërmjet aromave që trupi lëshon, dhe pjesa e poshtme është një zonë me përqendrim të lartë gjëndrash aromatike.

    2. Instinkti i tufës
    Në botën e tyre, qentë përshëndesin njëri-tjetrin duke nuhatur pjesët intime. Ky është një ritual njohjeje për të vendosur marrëdhënien, statusin dhe qëllimet. E njëjta logjikë aplikohet dhe tek njerëzit.

    3. Mbledhje informacioni
    Gjëndrat anale te qentë ofrojnë një pasaportë aromatike të plotë, përfshirë gjendjen shëndetësore, hormonale dhe emocionale. Njerëzit, në mënyrë të ngjashme, lëshojnë aroma përmes gjëndrave që për qenin janë të lexueshme si “informacion i freskët”.

    4. Thjesht një “Përshëndetje!”
    Ekspertët sugjerojnë se për një qen, ky veprim është sa i thjeshtë, aq edhe i zakonshëm sa një shtrëngim duarsh te njerëzit. Për ta, kjo është mënyra për të nisur një marrëdhënie të re shoqërore.

    A mund të parandalohet kjo sjellje?

    Po, por kërkon pak durim dhe ushtrime të përsëritura. Ja disa këshilla praktike:

    Jepni urdhra të qartë si “ulu” apo “prit” kur dikush i afrohet.

    Shpërqendrojeni me një lodër apo ushqim të preferuar, sapo të shfaqë interes për të “eksploruar”.

    Përdorni qaforen gjatë prezantimeve të reja, për të kufizuar lëvizjet në fillim.

    Shpërbleni sjelljen e mirë për të forcuar sjelljet e dëshiruara.

  • 🔮 Si të mbrohesh nga magjia e zezë – metoda që po çmend rrjetin në Shqipëri!

    🔮 Si të mbrohesh nga magjia e zezë – metoda që po çmend rrjetin në Shqipëri!

    Në një kohë kur xhelozia, zilia dhe energjitë negative janë më të forta se kurrë, magjia e zezë është kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha për shqiptarët.

    🧿 Por si ta kuptosh nëse je i prekur?

    Simptomat më të zakonshme:

    Gjëra që nuk ecin për asnjë arsye Lodhje e pashpjegueshme Zënka pa fund në shtëpi Ndihesh sikur dikush të ndjek apo të shikon

    ‼️ Ekspertët e energjisë shpirtërore pohojnë:

    “Shumica e njerëzve që janë viktima të magjisë as nuk e dinë…”

    🛡️ SI TË MBROHESH NATYRALISHT?

    ✅ Një gjilpërë e fshehur pas derës

    ✅ Kripë në cepa të shtëpisë çdo të premte

    ✅ Një thelpi hudhër në jastëk për gjumë të qetë

    ✅ Mos hap deren pa emër për këmbës të panjohur

    ✅ Lexo çdo mëngjes një lutje mbrojtëse (edhe vetëm një “Mos më prek” mjafton!)

    📿 Disa madje vendosin gurin e zi të Oniksit si mburojë për të larguar energjitë e këqija.

    👁‍🗨 Mos e nënvlerëso këtë lajm – ZILIA është magjia më e shpejtë që vepron në heshtje!

    💬 Komento “AMIN” nëse do të mbrohesh nga çdo sy i keq dhe energji negative!

  • Durrsaku me pistoletë silikon bllokon pamjen e kameres të pallatit , bie papritur !

    Durrsaku me pistoletë silikon bllokon pamjen e kameres të pallatit , bie papritur !

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në një pallat në lagjen nr 13 në qytetin e Durrësit.

    Në pamje duket një burrë, mbase në gjendje të dehur, i cili mban në dorë një pistoletë silikoni. Ai hip mbi bordurën e sheshpushimit dhe zgjat pistoletën e tij drejt kamerës së sigurisë që është vendosur në hyrje të pallatit.

    Në një moment ai humb ekuilibrin dhe rrëzohet, për tu ringritur pak çaste më pas e për të vazhduar misionin e tij, ‘t’i bllokojë fushëpamjen kameras’. Nuk dihet se për çfarë arsye ai ka zgjedhur të zërë syrin e kamerës me silikon, por administratori i pallatit është i shqetësuar me sjellje të tilla të banorëve të cilat me sa duket janë të përsëritura.

    Administratori i pallatit tha për JOQ Albania se disa banorë nuk dinë të jetojnë në komunitet me prona të përbashkëta. Sipas tij, disa banorë përveç se nuk paguajnë detyrimet e përbashkëta, mundohen të shkatërrojnë dhe ambientet e komunitetit.

    “Ju lutem publikojeni në mënyrë që të ndërgjegjësohen se çfarë është të jetosh në komunitet dhe të mos përpiqen të na dëmtojnë më pronat e përbashkëta që banorët e tjerë kanë paguar,” shkruan denocnuesi.

    Denoncimi i plotë:

    Pershendetje JOQ. Dua te bej nje denancim. Jam administratori i nje pallati ne lagjen 13 plazh, Durres zona Iliria.

    Dua te paraqes nje shqetesim qe lidhet me banoret qe nuk paguajne per detyrimet e perbashketa qe mundohen me cdo kusht te shkaterrojn ambientet e perbashketa. Si ky person qe mbreme ka demtuar kamerat e sigurise jane te shumte duke perfshire doktora e deri tek shitesit ambulant.

    Ju lutem publikojeni ne menyre qe te ndergjegjesohen se cfare eshte te jetosh ne komunitet dhe te mos perpiqen te na demtojne me pronat e perbashketa qe banoret e tjere kane paguar.

  • 7 mijë euro në muaj vetëm për makeup! Kush eshte ministrja e njohur qe i pl*si skandali

    7 mijë euro në muaj vetëm për makeup! Kush eshte ministrja e njohur qe i pl*si skandali

    Një raport i publikuar nga gazeta gjermane Bild ka ngritur polemika të ashpra në opinionin publik dhe politikën gjermane, pasi ka zbuluar se kabineti i ish-kancelarit Olaf Scholz ka shpenzuar afro 590 mijë euro nga fondet publike për grimerë dhe stilistë, gjatë periudhës 2022 – mars 2025.

    Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Bild, ish-ministrja e Jashtme Annalena Baerbock ka qenë zyrtarja me shpenzimet më të mëdha në këtë drejtim. Vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, Baerbock ka harxhuar 21 mijë euro për grimin, që përkthehet në rreth 248 euro në ditë.

    Grimerja e saj e përhershme, Claude Frommen, është paguar me 7,500 euro në muaj dhe e ka shoqëruar ish-ministren në udhëtime zyrtare, gjë që ka nxitur reagime të forta, veçanërisht përballë deklaratave të vazhdueshme të qeverisë për nevojën e kursimeve në kohë krize ekonomike.

    Në vend të dytë për nga shpenzimet vjen vetë ish-kancelari Scholz, me një total prej 13 mijë euro, ndërsa ish-zëvendëskancelari Robert Habeck ka shpenzuar ndjeshëm më pak – vetëm 598 euro gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

    Raporti nënvizon se shifrat nuk përfshijnë kostot për veshje, parukierë apo fotografë, çka sugjeron se shpenzimet e vërteta mund të jenë edhe më të larta.

    Partitë opozitare kanë reaguar menjëherë. CDU ka kërkuar vendosjen e kufizimeve për përdorimin e fondeve publike për shërbime personale, ndërsa Shoqata Gjermane e Tatimpaguesve i ka quajtur këto shpenzime “të tepruara dhe të papërgjegjshme” në një kohë kur Gjermania ndodhet në një periudhë të vështirë ekonomike.

    Kujtojmë se qeveria e Olaf Scholz, e cila erdhi në pushtet në dhjetor të vitit 2021, ra në nëntor 2024 për shkak të përçarjeve brenda koalicionit të “semaforit”. Pas zgjedhjeve të parakohshme në shkurt 2025, pushtetin e mori një qeveri e re e udhëhequr nga lideri i CDU-së, Friedrich Merz.

    Publikimi i këtij raporti vjen në një moment kur ekonomia gjermane është në rënie, me PBB-në që u tkurr me 0.2% në vitin 2024, pas një tjetër rënieje prej 0.3% në vitin 2023. Ndër faktorët kryesorë të krizës përmenden çmimet e larta të energjisë, normat e larta të interesit dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.

  • E parashikuan sërish? Rrjeti çmendet pas ngjashmërisë mes skandalit në Coldplay dhe një skene të The Simpsons

    E parashikuan sërish? Rrjeti çmendet pas ngjashmërisë mes skandalit në Coldplay dhe një skene të The Simpsons

    Rrjetet sociale po ziejnë pasi një moment viral gjatë një koncerti të Coldplay ka tronditur një kompani teknologjie dhe ka rikthyer teorinë e famshme se “The Simpsons” parashikojnë të ardhmen.

    Gjatë koncertit në stadiumin “Gillette”, CEO i kompanisë Astronomer, Andy Byron, dhe shefja e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, u kapën në ekranin e “kiss cam”, teksa shfaqeshin shumë të afërt. Komenti i Chris Martin nga skena vetëm sa ndezi më shumë zjarrin: “Ose janë në një lidhje, ose janë shumë të turpshëm.”

    Ky moment ndezi menjëherë rrjetin. Në X (ish-Twitter) dhe Facebook nisën krahasimet me një pamje të famshme të The Simpsons, ku Homer dhe Marge shfaqeshin në “kiss cam” në një episod të supozuar të vitit 2017 me titullin “Kiss Kiss”. Megjithatë, shumë e kanë hedhur poshtë vërtetësinë e fotos, duke thënë se ajo është gjeneruar nga inteligjenca artificiale dhe nuk është pjesë e serialit.

    Kjo s’i ndaloi fansat të shpërndanin teorinë me pasion: “Ka ndonjë gjë që The Simpsons nuk e dinë? Lidhja sekrete e CEO-s me shefen e HR zbulohet në koncertin e Coldplay dhe interneti bën të vetën!”, shkroi një përdorues. Një tjetër shtoi: “The Simpsons parashikuan sërish të ardhmen me këtë histori.”

    Showrunner-i i serialit, Al Jean, reagoi me humor: “Ne bëjmë satirë, jo profeci. Çdo ngjashmëri është thjesht fat.”

    Ndërkohë, pasojat në Astronomer nuk kanë munguar. Kompania publikoi një deklaratë ku thuhet:

    “Liderët tanë pritet të jenë shembull në sjellje dhe përgjegjësi. Bordi drejtues ka nisur një hetim të brendshëm dhe së shpejti do të bëhen publike më shumë detaje.”

    Andy Byron ka dhënë dorëheqjen nga posti i CEO. Bashkëthemeluesi dhe drejtuesi i produktit, Pete DeJoy, ka marrë rolin e CEO-së së përkohshëm, ndërsa kompania ka nisur kërkimet për një zëvendësues të përhershëm.