Category: Uncategorized

  • “The Simpsons Predicted THIS Exact Scene – And It’s Freaking People Out 😳”

    “The Simpsons Predicted THIS Exact Scene – And It’s Freaking People Out 😳”

    Their predictions are getting CRAZIER by the day…

    Fans are freaking out after discovering that The Simpsons Season 26, Episode 10 (aired January 4, 2015) may have predicted this exact real-life moment — nearly a decade ago!

    The photo on the right, recently taken at a live event, shows a couple in the exact same pose, outfits, and expression as seen in the cartoon version YEARS earlier.

    👁️ Coincidence? Or are The Simpsons writers time travelers?

    This isn’t the first time they’ve done it… and definitely not the last.

    👇 Drop your thoughts in the comments –

    Is this just creepy now or what?!

  • Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…

    Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…

    Afati po mbaron për Sali Berishën. Doktori po i reziston nenit Basha, por koha nuk është në favor të tij. Një pikë tjetër brenda nenit, vetëm dy reshta sipër, i kujton doktorit se mandat i tij është 4-vjeçar dhe duhet të përfundojë më 22 maj të vitit 2026.

    Edhe 10 muaj kanë mbetur nga ajo datë, dhe Berisha duhet të rihyjë në zgjedhje për kryetar, por brenda të njëjtit nen i del dhe “BASHA” që nuk e lejon më të kandidojë pasi ka humbur zgjedhjet.

    “Kryetari i Partisë zgjidhet me votim të fshehtë të të gjithë anëtarëve të PDSH, sipas parimit “Një anëtar, Një votë”. Modalitetet e procesit përcaktohen nga Rregullorja e Brendshme e PDSH. Mandati i kryetarit është katër vjet”, thuhet në pikën e gjashtë.

    “Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie”, thuhet në pikën tetë.

    Doktori e ka provuar me kohë se nuk respekton statutin me të cilin premtoi rithemelimin, por tani është në kurthin qe ngriti vetë. Nëse nuk pranon nenin Basha, do të duhet as të mos bëjë zgjedhje? A mos janë kështu zgjedhjet farsë edhe brenda PD?

    Pas primareve dhe karriges së tij, Berisha po mban nën frikën e mosrespektimit të statutit, edhe gjithë kupolën e PD, të vjetër e të rinj.

  • Tragjedi detare, zjarr në një anije pasagjerësh! Pesë të vd*kur, mes tyre një grua shtatzënë, shpëtohen 284 veta ( VIDEO )

    Tragjedi detare, zjarr në një anije pasagjerësh! Pesë të vd*kur, mes tyre një grua shtatzënë, shpëtohen 284 veta ( VIDEO )

    Një anije pasagjerësh me qindra persona në bord u përfshi nga flakët të dielën në brigjet e ishullit Sulawesi në Indonezi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë personave, mes tyre edhe një grua shtatzënë, sipas agjencisë Associated Press.

    Anija KM Barcelona 5 ishte nisur nga arqipelagu i Talaudit dhe po udhëtonte drejt Manados, kryeqyteti i provincës së Sulawesit Verior, kur shpërtheu zjarri në afërsi të zonës bregdetare Talise.

    Sipas deklaratës së zëvendësadmiralit Denih Hendrata, komandant i Flotës indoneziane, në operacionin e shpëtimit u përfshinë tre anije luftarake, dhe deri tani janë shpëtuar 284 persona, përfshirë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

    Në ndihmë të të mbijetuarve dolën edhe peshkatarë vendas, të cilët shpëtuan disa njerëz me jelekë shpëtimi që ishin marrë nga rrymat drejt ishujve përreth.

    Ende nuk dihet saktësisht sa persona ndodheshin në bord në momentin e incidentit dhe nuk raportohet për të lënduar në gjendje të rëndë.

    “Po përqendrohemi ende në përpjekjet për shpëtim,” deklaroi Hendrata, duke shtuar se shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim.

  • Helmohet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

    Helmohet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pësuar helmim nga ushqimi, njoftoi sot zyra e tij.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shërohet nga një helmim nga ushqimi dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij nga shtëpia për tre ditët e ardhshme”, thuhet në deklaratë.

    Netanyahu, 75 vjeç, u ndje keq gjatë natës për shkak të inflamacionit të zorrëve dhe dehidratimit, për të cilat po merr trajtim intravenoz.

    Duke ndjekur udhëzimet e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do të menaxhojë punët shtetërore që andej”, shtoi zyra e tij.

  • EMRI/ Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor dhe mbetet i bllokuar nën të

    EMRI/ Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor dhe mbetet i bllokuar nën të

    Një 62 vjeçar nga Divjaka ka humbur jetën ditën e sotme.

    Maliq Meta ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij bujqësore në rrugën e parcelave kur në një moment ka humbur kontrollin e mjetit  duke u përmbysur në kanal.

    62 vjeçari është bllokuar në mjet dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Edhe pse janë afruar menjëherë bashkëfshatarët e tjerë për t’i dhënë ndihmë nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

  • Edi Rama hesht, vëllai i Tërmet Peçit shkakton “tërmet” në Porto Palermo/ Privatizon bazën ushtarake detare

    Edi Rama hesht, vëllai i Tërmet Peçit shkakton “tërmet” në Porto Palermo/ Privatizon bazën ushtarake detare

    Ndëkohë që kryeministri shqiptarëve Edi Rama po merret me çadra, tenda dhe karrike në hapsirat mes ndërtimeve, duket se për disa gjëra që duhet vëmendje po hesht. Disa javë më parë JOQ Albania denoncoi me pamje se si Porto Palermos i kishte dalë pronari, pasi pushuesve u ishte bllokuar rruga me një portë të hekurt që i ndalonte të hynin brenda.Duket se tashmë është zbuluar se kush është ‘truri’ i gjithë këtij organizmi. Sipas raportimeve të fundit për JOQ Albania. bëhet fjalë për Vojo Peçin, ish shefin e Komisariatit të Kuçovës dhe vëllai i famozit Tërmet Peçi, i cili disa muaj më parë u përfshi në një skandal seksual.

    Vojo Peçi e ka ndërtuar. Po ta shikosh me vemendje kane vendossur dhe disa cadra dhe shezlong. Eshte gjiri i Porto Palermos dhe ai vend atje ka qene plazh i virgjër. Është i njëjti rast që keni denoncuar disa kohë më parë. Vojo është vëllai i Tërmetit, ” shkruan denoncuesi.

    Duket se Vojo ka shfrytëzuar njohjet e vëllait të tij, për të zaptuar bazat ushtarake të Porto Palermos, dhe për t’i kthyer nga zona të mbrojtura, në zona me shfrytëzim për qëllime pëfritimi. Denoncuesi habitet se si autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë ndaj zaptuesve të kësaj zone ushtarake, e cila dikur ka qenë një plazh i paprekur, ashtu sikur e ka krijuar natyra.
    Denoncimi i plotë:

    “Pershendetje JOQ! Doja ti sillja ne vemendje kryeministrit katastrofen qe ndodh ne nje zone te mbrojtur dhe ushtarake. Ne zonen e Porto Palermos perkatesisht ne daljen e tuneleve te bazes ushtarake eshte ndertuar nje lokal, ku me pare kishin bllokuar dhe rrugen me porte hekuri qe ju e keni hedhur si denoncim. Si ka mundesi gjithe ky tolerim per keta horra. Vojo Peci e ka ndërtuar. Po ta shikosh me vemendje kane vendossur dhe disa cadra dhe shezlong. Eshte gjiri i Porto Palermos dhe ai vend atje ka qene plazh i virgjër. Eshte i njejti rast me mbylljen e portave qe keni denoncuar. Vojo eshte vellai i Termetit,” shkruan denoncuesi.

    Mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të reagojnë për këtë ngjarje.

  • E la si ‘pemë’ pa autograf, Egla i kthehet Moza Ahmetit

    E la si ‘pemë’ pa autograf, Egla i kthehet Moza Ahmetit

    Një situatë aspak e zakonshme ndodhi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku e ftuar ishte shkrimtarja ikonike Mimoza Ahmeti. Aktorja dhe opinionistja Egla Ceno, me sjellje të përulur dhe dashamirëse, i kërkoi Mimozës një autograf në librin që ajo kishte sjellë me vete. Por ajo që pasoi befasoi publikun: Ahmeti refuzoi ta firmoste, duke thënë se ishte një kopje personale pune dhe se nuk i dhuronte libra askujt.

    Ngjarja ndezi diskutime në rrjet dhe u përjetua si një akt përçmues nga publiku. Por reagimi i vërtetë erdhi më vonë, përmes një letre të gjatë publike që Egla Ceno postoi në Instagram, e cila po bën xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale.

    Letra fillon me një ironi të hollë:
    “E dashur Moza, ose më saktë: Moza që u ngrit mbi dorëshkrimet e një epoke, që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi të mos i kërkojmë dedikim poetëve, sepse ata janë mbi ne – si retë, si mjegulla, si keqkuptimi.”

    Egla zbulon se ndodhej në një situatë personale të vështirë kur vendosi të reagojë:
    “Po të shkruaj një letër publike nga fundi i një shtrati spitali ku shtrirë është nëna ime, sepse… le të themi që ti e meriton.”

    Në vijim, ajo përshkruan momentin e refuzimit me një ton përçues:
    “Ti nuk ma dhe. Keqardhje? Jo. Habi? As që bëhet fjalë. Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz.”

    Egla vazhdon me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj sjelljes së autores:
    “Nëse një lexues nuk e meriton një dedikim, pse ta marrë librin? Dhe nëse një autore nuk e sheh të arsyeshme të bëjë një dedikim, pse ta sjellë librin në televizor?”

    Duke ironizuar stilin e Mimozës, ajo shkruan:
    “Sepse, në fund të fundit, kjo është një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me ‘poezi’ dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot.”

    Në kulmin e reagimit, Egla i lë një mesazh të qartë:
    “Ti nuk më le dot si ‘pemë’, më le si dikë që po i kërkonte dedikim dikujt që ka stil përbuzjen si art. Dhe ky është zhanër më vete.”

    Letra mbyllet me një fjali që po citohet gjerësisht:
    “Një lexuese që do poezi, por jo pa njerëzi.”

    Ky reagim publik është përjetuar si një akt i fortë kundër elitizmit dhe arrogancës në botën e artit, dhe ka hapur diskutime të thella mbi kufirin mes gjenialitetit dhe mungesës së ndjeshmërisë njerëzore.

    A do ketë një përgjigje nga Mimoza Ahmeti? Mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: kjo përplasje do të komentohet gjatë. /Prive By Liberta Spahiu.

  • Kryeministri nuk ndalet! Rama lëshon një tjetër “ultimatum”: Kush do të dënohet…

    Kryeministri nuk ndalet! Rama lëshon një tjetër “ultimatum”: Kush do të dënohet…

    Prej 1 jave ka nisur aksioni në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga lokalet që kanë nxjerrë çadra dhe tavolina.

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ku shkruan se aksioni ka prodhuar çlirim për këmbësorët.

    Rama paralajmëron se lokalet që rezistojnë të heqin vullnetarisht tendat e hekurit, sipas tij, do të largohen nga autoritetet shtetërore dhe pronarët do të gjobiten rëndë.

    Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave. Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”, shkruan Rama.

  • Pse askush s’e di emrin e kësaj gruaje në Shqipëri? Vajza e një prej njerëzve më të p*shtetshëm te asaj kohe

    Pse askush s’e di emrin e kësaj gruaje në Shqipëri? Vajza e një prej njerëzve më të p*shtetshëm te asaj kohe

    Nga Kreshnik Spahiu – Ishte ditë me shi dhe ve.tëtima. Një grua e νυ.ɑjtur, e thjeshtë, kokëulur po ecte ngadalë e bërë qull nga shiu.

    Ishte l.ɑgυr nga kokë në këmbë me gjithë rrobat e saj. Hidhte hapat ngadalë, prej peshës së ushqimeve që mb.ɑnte në dy d.υɑrt. Kishte dy qese me zarzavate dhe perime që kishte blerë tek tezgat e fshatarëve.

    Ajo po kalonte përgjatë lokalit të lagjes sime, e dë.rmuar nga një ditë e lo.dhshme dhe e l.ɑgυr nga shiu që binte me rrebesh mbi trupin e saj, pa çadër, sepse d.υɑrt i kishte të zëna nga peshat me patate, domate, lakra dhe qepët e stinës.

    Në lokalin ku po pija kafe ishte bërë si m.ίtίng mi.litantësh. Kështu n.dodh sa herë kthehem me pushime në Shqipëri. Mblidhen çunat e lagjes dhe deb.ɑtojnë me mua për ρolί.tίkë.

    Kuptohet më të ƶj.ɑrrtë janë de.mokrɑtët sepse ata i ka lënë ρɑ.rtίa rrugve 8 vjet dhe i sheh një ditë hanë fara kungulli dhe ditën tjetër fara lule dielli, si dhe numërojnë çdo ditë mbrapsht duke pritur të bje.rë qeveria dhe të k.ɑρin ndonjë punë në dogana, ta.time, ρolίcί apo nëpër ministrira.

    Mes deb.ɑtit pl.ot ρɑsί.on dhe tone të larta se kush është më shumë h.ɑjdυt, Rama, Meta, Berisha apo Basha, unë ndërhyra dhe ja u ndërpreva deb.ɑtin.

    Nxora portofolin dhe ju thashë: “I shikoni këto 200 euro, janë ba.st nga unë. Kush nga ju e gjen emrin e kësaj gruas së νɑr.fėr që po kalon para lokalit”

    Të gjithë heshtën dhe thanë: E kemi komshije, por s’ja dimë emrin. Gersi, Lorenci, Ardiani dhe Arjani u çuan në këmbë dhe ju afruan asaj.

    E shikonin majtas dhe djathtas. E shoqëruan afro 50 metra. Menduan dhe menduan por nuk mundën ta gjenin.

    Më thanë: Na jep një indicie çfarë është, artiste, gazetare, mjeke?

    Jo jo, u thashë. Ka qënë një nga personat më të rė.ndësishëm nga viti 1985-1992.

    Të gjithë ngritën supet dhe e hυ.mbën ba.stin. Qesha dhe u përpoqa ta mbyll deb.ɑtin ρolί.tίk.

    -Ajo quhet Zana Aliaj dhe është vajza e ish-presidentit të f.υndίt ko.mυnίst në Shqipëri Ramiz Alia.

    Ju e shihni çdo ditë se e kemi komshije, por nuk keni faj që nuo e njihni, sepse ajo bën diferencë me fëmijët miliarderë të l.ίderëve të sotēm.

    Emrat e fëmijëve të tyre ju dalin në ēndë.rr dhe i njeh mbar Shqipëria, jo për aftësitë e tyre, as për profesionin, por për vjedhjet, luksin, abu.zίmet dhe ndikimin e tyre në familje.

    Zana Alia kalonte çdo ditë në sytë e çunave të lagjes, por ata e shikonin si një grua të parė.ndësishme, pa makinë, pa shofer dhe që jeton në një dhomë dhe kuzhinë tek pallatet e Lanës.

    Nëse do kishte Range Rover dhe vilë në Gj.ίrίn e Lalzίt, apo në Fɑrκë me ρ.ίshinë, ndoshta do ju shkonte mendja që babin e kishte president.

    Sot ne u njohim vajzat, djemtë, vëllezërit, kunatat, tezet, dajat, madje atij që do të na qeverisë, i njohim edhe vjehrrin.

    Ndërkohë Zana vazhdoi ecte e l.ɑgυr nga shiu dhe larg syve të çunave të lagjes sime, që po shρ.resίonίn se qeveria do ndryshojë dhe Shqipëria do fitojë.

  • 🔴 “Vis Martinaj është gjallë!” – Avokati i njohur plas “bombën”: Jeton i qetë mes Malit të Zi dhe Pejës, ( Video )

    🔴 “Vis Martinaj është gjallë!” – Avokati i njohur plas “bombën”: Jeton i qetë mes Malit të Zi dhe Pejës, ( Video )

    Një deklaratë tronditëse ka bërë bujë në mediat shqiptare: Avokati i njohur ka thyer heshtjen për fatin misterioz të Vis Martinajt. Sipas tij, “mbreti i lojërave të fatit” jo vetëm që është gjallë, por po jeton për bukuri, mes luksit dhe qetësisë në një zonë të pakapshme mes Malit të Zi dhe Pejës.

    🧠 Por ajo që ka habitur më shumë publikun është fakti se Martinaj, sipas burimeve të avokatit, ka bërë operacion plastik tek një mjek gjerman, duke ndryshuar tërësisht pamjen për të kaluar pa u dalluar nga askush.

    💣 “Ai nuk fshihet më, thjesht nuk e njeh më njeri,” – ka deklaruar avokati, duke shtuar se Martinaj është nën mbrojtjen e njerëzve shumë të fuqishëm dhe se nuk ka ndërmend të rikthehet në skenë – për momentin.

    📌 Kjo deklaratë ka ndezur rrjetin dhe ka rikthyer pyetjen që shqiptarët s’e kanë harruar kurrë: Ku është Vis Martinaj?

    Mos vallë është më pranë sesa mendojmë?