Category: Uncategorized

  • Akuza e fortë e Berishës: Sherr në SPAK! Altin Dumani u përlesh fizikisht me…

    Akuza e fortë e Berishës: Sherr në SPAK! Altin Dumani u përlesh fizikisht me…

    Një akuzë e fortë ka ardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.

    Berisha tha se në ditët e fundit në SPAK ka ndodhur një përplasje fizike mes Dumanit dhe një prej gjykatëseve speciale, pasi kjo e fundit nuk i ka zbatuar urdhrat e tij.

    “Thuhet se këto ditë, vetëm sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse, që nuk ia ka zbatuar urdhrat. Ka shkuar ia ka rrëmbyer kompjuterin për ta terrorizuar. Këtu ka akte, ka skena, ka përçudnime. Këto që them unë nuk kanë të bëjnë me gjykatësit si persona, kanë të bëjnë me sistemin, i cili nuk mund të jetë kurrë i tillë. Gjykatësi duhet të jetë i lirë për të bërë detyrën. Ka patur një gjë të rëndë aty brenda, por thuhet që aty për shkak të refuzimit të njërit prej anëtarëve të Gjykatës Speciale, ka shkuar puna te rrëmbimi i kompjuterit”, tha Berisha.

  • Ylli akuza të forta ndaj Ganiut për drogë: E ka ngatërruar me…

    Ylli akuza të forta ndaj Ganiut për drogë: E ka ngatërruar me…

    Pas përplasjeve të forta brenda Ferma VIP, ku Gani Gërmia aludoi publikisht për prirjet seksuale të Yllit, duke lënë të nënkuptohej se ai është homoseksual, reagimi i këtij të fundit ka qenë i menjëhershëm dhe pa filtra.

    Në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, Ylli ka zgjedhur të thotë gjithçka, pa dorashka.

    “Unë qëllimin tim e kam përmbushur aty. E kam nxjerrë nga loja – unë e kam kontrolluar dhe publiku e ka përzënë. Ai person nuk ka ndezur kurrë. E vetmja pikë që e mban është me ndezë, por nuk ka ndezë asnjëherë. I ka shku jeta nëpër formate, por kurrë s’ka lënë gjurmë.”

    Por më e forta vjen në fund, kur Ylli ngre një akuze të rëndë, duke aluduar për përdorim të substancave narkotike nga ana e Ganiut:

    “Ferma nuk është kafiteri! Ai e ka ngatërruar me vend për të pirë kafe, për të ndezur cigare… dhe ndonjë miell aty-këtu me kapë, me bo ndonjë vijë!”

    Nga ana e Gani Gërmisë, deri tani nuk ka ardhur asnjë reagim ndaj këtyre deklaratave tronditëse.

  • E bujshme! Shoqerohet ne polici vellai i deputeti te PS, E PABESUESHME CFARE IU GJET NE BANESE

    E bujshme! Shoqerohet ne polici vellai i deputeti te PS, E PABESUESHME CFARE IU GJET NE BANESE

    Vëllai i deputetit të PS, Saimir Hasalla është shoqëruar nga policia.

    Raportohet se Denis Hasallës iu janë gjetur në banesën 30 fishekë.

    Municioni luftarak u zbulua në shtëpinë e vëllait të deputetit socialist gjatë kontrolleve për inceneratorin e Elbasanit.

  • Si i mbolli flokët Salianji në burg? Flet zv/drejtori i Burgjeve: Ja çfarë ndodhi…

    Si i mbolli flokët Salianji në burg? Flet zv/drejtori i Burgjeve: Ja çfarë ndodhi…

    Tashmë është konfirmuar që Ervin Salianji molli flokët gjatë gjokes kur ka vuajtur dënimin me burg.

    Zv/drejtori i Burgjeve, Feim Sufaj, ka shpjeguar se si Ervin Salianji mbolli flokët gjatë kohës që ishte në burg.

    Çdo i burgosur mund të dalë për vizita sepse i kufizohet liria, por i gëzon të gjitha të drejtat e tjera. Aktet rregullative i japin akses dhe të drejtë që të shkojë edhe në klinikë private, sigurisht duke marrë masat e sigurisë e duke parë mundësitë tona për të bërë garantimin e tij. Nuk ka kufizim, një person mund të dalë për një trajtim estetik apo emergjent”, tha Sufaj në A2 CNN.

  • “Uroj të jetë montazh”- Këndoi këngë patriotike e veshur ekstravagante, Egli Tako kritikohet nga Albina Kelmendi dhe ndjekësit : E bastardoi

    “Uroj të jetë montazh”- Këndoi këngë patriotike e veshur ekstravagante, Egli Tako kritikohet nga Albina Kelmendi dhe ndjekësit : E bastardoi

    Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka ndezur debat të madh, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të këngëtares së njohur Albina Kelmendi.

    Pamjet tregojnë këngëtaren Egli Tako duke interpretuar këngën patriotike “Mora fjalë” të legjendës Shkurte Fejza, gjatë një performance në një klub nate, e veshur në një mënyrë që shumë e kanë cilësuar si të papërshtatshme për natyrën e këngës.

    Albina, e ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke e shoqëruar me komentin:
    “M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”

    Në një tjetër reagim që po qarkullon bashkë me videon, ndjekësit kanë përdorur tone sarkastike, duke shkruar:
    Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke u kënduar në brekë.”

    Një pjesë e ndjekësve mbështesin reagimin e Albinës, duke e cilësuar të drejtë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa të tjerë e shohin si një debat mbi lirinë artistike dhe mënyrën se si brezat e rinj e interpretojnë artin.

    Deri tani, Egli Tako nuk ka reaguar publikisht ndaj kritikave, por diskutimi vazhdon të zgjerohet në rrjet.

  • E rende! Plas sh*rri në kryeministri midis dy ministrave të Edi Ramës, ndërhyrja e Ulsi Manjës shpëtoi “gj*kderdhjen”

    E rende! Plas sh*rri në kryeministri midis dy ministrave të Edi Ramës, ndërhyrja e Ulsi Manjës shpëtoi “gj*kderdhjen”

    Një përplasje dramatike me tone të ashpra, fyerje personale dhe kërcënime fizike ka tronditur zyrat e Kryeministrisë. Sipas burimeve të sigurta nga Ministria e Drejtësisë, në hollin (para dhomën) që të çon drejt zyrës së kryeministrit Edi Rama ka shpërthyer një sherr i paprecedentë mes ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani. Situata është përshkallëzuar në mënyrë të rrufeshme, me Malajn që ka ngritur tonet dhe është afruar në mënyrë kërcënuese ndaj Hasanit. Në momentet më kritike, Malaj thuhet se ka tentuar ta godasë me grusht Hasanin, ndërsa të pranishmit kanë mbetur të shtangur.

    Tensioni ishte aq i lartë, sa dëshmitarët tregojnë se fjalët e përdorura nga Malaj do t’i kishin hije më shumë një banditi rrugësh sesa një anëtari të kabinetit qeveritar. Por në këtë moment kritik, ka ndërhyrë me vendosmëri ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili u fut mes tyre dhe arriti me shumë vështirësi të shmangte përplasjen fizike. “U desh të bërtisja fort që të ndaleshin… ishte si një sherr mes adoleshentësh të rrugës”, mësohet të ketë thënë Manja në rreth të ngushtë. Por drama nuk mbaron këtu. Pas ndërhyrjes së ministrit Manja, në holl është paraqitur edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e alarmuar nga zhurma.

    E prerë dhe e revoltuar, ajo ka kërkuar menjëherë të dijë se kush ishte shkaktari i sherrit. Manja, pa asnjë hezitim, ka deklaruar se faji ishte i Petrit Malajt, duke ia lënë gjithë përgjegjësinë për incidentin. Balluku ka mbajtur një qëndrim të ashpër, duke e detyruar Malajn t’i kërkojë ndjesë publike kolegut të tij Hasani, gjë që ai e ka bërë me shumë përtesë dhe nervozizëm. “Kjo nuk është kafene e lagjes! Kjo është qeveria e një shteti!”, mësohet të ketë thënë Balluku, ndërsa të gjithë ishin në heshtje. Por situata është trajtuar me urgjencë edhe nga stafi i afërt i Kryeministrit Rama, i cili ndodhej në një takim zyrtar në atë moment dhe u informua menjëherë për incidentin. Skandali është përmendur në qarqet e brendshme qeveritare si “ditë turpi për kabinetin” dhe vjen në një moment kur kryeministri Rama ka paralajmëruar spastrime në pushtetin vendor dhe qendror.

    Madje ngjarja i ka shtuar tensionet brenda qeverisë dhe ka rritur spekulimet për një riformatim të mundshëm ministror që pritet në muajt e ardhshëm. Zyrtarisht, Kryeministria nuk ka bërë ende asnjë deklaratë për këtë incident, por burime konfidenciale flasin për një zemërim të thellë të Ramës. Megjithatë të gjitha sytë tani janë te lëvizjet e radhës në qeveri, ndërsa pyetja që shtrohet është: a do ta përballojë kjo mazhorancë presionin e shpërthimeve të brendshme?

  • Avokati i Metës përplaset me zv/drejtorin e Burgjeve: Ti je vegël e ndyrë e…

    Avokati i Metës përplaset me zv/drejtorin e Burgjeve: Ti je vegël e ndyrë e…

    Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani u përplas me zv/drejtorin e Burgjeve, Feim Sufajn.

    Propaganda e regjimit po mbulon gjithë dynjanë. Qytetërimi i një kombi duket te trajtimi i të burgosurve. Kur trajtohet Presidenti kështu, imagjino të tjerët. Nuk e lënë të luajë ping pong sepse avokati ka folur në media”, tha Cakrani.

    Sufaj u përgjigj: “Përsa i përket Metës, nuk është bërë ndonjë diskriminim. Vizitat e personave me masë sigurie janë të përcaktuara me rregullore”.

    Në këtë moment, Cakrani ia ndërpreu fjalën duke i thënë: “Ja, kjo është propaganda! Ju jeni vegël e ndyrë e regjimit. Ju manipuloni opinionin publik”.

    Sufaj ia ktheu: “Avokati Cakrani nuk ia ka idenë rregullores. Ajo rregullore ka kaluar filtra. Avokati mund të flasë çfarë të dojë, por rregullorja ka shkuar te Avokati i Popullit, te KLP-ja…”.

  • Tro*ditet bota e televizionit! Ndahet nga jeta ylli i telenovelave

    Tro*ditet bota e televizionit! Ndahet nga jeta ylli i telenovelave

    Aktorja legjendare, Eileen Fulton, e njohur për rolin e saj ikonik në serialin “As the World Turns”, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

    Fulton u nda nga jeta më 14 korrik në vendlindjen e saj, Asheville, Karolina e Veriut, pas një periudhe shëndetësore të përkeqësuar, sipas njoftimit nga “Groce Funeral Home”.

    E lindur si Margaret Elizabeth McLarty më 13 shtator 1933, ajo u rrit në një familje modeste, me babanë predikues metodist dhe nënën mësuese.

    Eileen do të mbahet mend si një nga figurat më të dashura të televizionit amerikan.

  • Keni bërë ushtri socialiste të shtetit”/ Rama replika me ndjekësit, thumbon Bashën: O Lul ku je më artist, U bë kohë që s’të shoh

    Keni bërë ushtri socialiste të shtetit”/ Rama replika me ndjekësit, thumbon Bashën: O Lul ku je më artist, U bë kohë që s’të shoh

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka rikthyer mëngjesin e kësaj të hëne rubrikën “Sy m’Sy” ku në një lidhje live nga rrjetet sociale iu përgjigjet pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët.

    Ke 13 vite në qeveri dhe mendon si të bësh ushtri socialiste. Fillo me ujin e pijshëm në gjithë vendin se jemi në kohën e Zogut”, ishte një nga mesazhet që kreu i qeverisë iu përgjigj.

    “Nëse ka një gjë që kemi bërë, jemi krenar për këtë është që kemi shmangur bërjen e një ushtrie socialiste të shtetit. Po të mos kishim bërë ndryshme, padiskutim me të gjitha të metat e veta, nuk do ishim në kushtet e negociatave me BE.

    Askush nuk ka arsye të mendojnë për shumë të paktit që kuturisen të ndërtojnë pa leje, nuk janë ata pa të ardhura që kuturisen të ndërtojnë pa leje. Unë dhe ne jemi këtu për të menduar për shumicën dërrmuese, që nuk ndërtojnë pa leje dhe kërkojnë fundin e këtij fenomeni.

    O Lul ku je më artist u bë kohë që nuk të shoh, nuk më ndoqe që nuk më ndoqe, mbete tek 7 * 7, eh mër Lul”, shprehet Rama.

  • 🔴 “Tiranës i mungon drejtimi!” – Rama thyen heshtjen për arrestimin e Veliajt: Kryeqyteti pa kryetar prej 6 muajsh!

    🔴 “Tiranës i mungon drejtimi!” – Rama thyen heshtjen për arrestimin e Veliajt: Kryeqyteti pa kryetar prej 6 muajsh!

    Edi Rama: Kemi pasur në Tiranë një situatë, ju e dini shumë mirë, jo të zakonshme. Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet.

    Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për sa i përket pikërisht për të qëndruar afër dhe për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre.

    Ka qenë absolutisht nga të katërt anët e kryeqytetit e qartë kërkesa nr 1 që na çlironi hapësirat publike.

    Tani ka lloj lloj qasjesh, d.m.th. pro