Category: Uncategorized

  • Ledri Vula zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Sara Hoxha

    Ledri Vula zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Sara Hoxha

    Në një intervistë të sinqertë për podkastin e Alketa Vejsiut, Ledri Vula ka zbuluar për herë të parë arsyen e ndarjes nga ish-partnerja e tij Sara Hoxha.

    Sipas tij, ishte pikërisht distanca ajo që ndikoi më shumë në përfundimin e marrëdhënies.

    “Puna e Sarës ka qenë në Tiranë, puna jeme ka qenë në Kosovë dhe diasporë dhe kjo ka krijuar një distancë dhe i ka ftoh raportet. Distanca e bëri ndarjen më të lehtë”, u shpreh Ledri, duke lënë të kuptohet se ndarja nuk ishte rezultat i ndonjë konflikti, por thjesht i kushteve që i ndanë gradualisht.

    Ledri shtoi se pavarësisht ndarjes apo çfarë përflitet në publik, raportet me Sarën i ka shumë të mira.

    Gjatë bisedës, reperi u ndal edhe te lidhja e Sarës me Erik Fullanin.

    “Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është më shumë me rëndësi,” tha ai.

  • 🕊️ Ndahet nga jeta një nga figurat më të dashura të Ekonomikut – Historia prekëse e Prof. Fatmir Memaj: Humbja që nuk iu shërua kurrë 💔

    🕊️ Ndahet nga jeta një nga figurat më të dashura të Ekonomikut – Historia prekëse e Prof. Fatmir Memaj: Humbja që nuk iu shërua kurrë 💔

    Një humbje e madhe për Universitetin e Tiranës dhe të gjithë komunitetin akademik shqiptar. Sot është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare Prof. Fatmir Memaj, një nga pedagogët më të vlerësuar dhe të dashur të Fakultetit të Ekonomisë.

    Profesor Memaj nuk ishte thjesht një lektor – ai ishte një mentor, mik dhe mbështetje e pakushtëzuar për studentët dhe kolegët. Me përkushtim të rrallë, ligjëroi për vite me radhë lëndë si Statistika, Demografia dhe Teknikat e Kërkimit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme te mijëra studentë.

    Por pas buzëqeshjes së tij të qetë fshihej një dhimbje e thellë…

    Në vitin 2016, ai humbi të birin, Aleksin, vetëm 14 vjeç, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. E gjithë jeta e tij pas asaj dite u shënua nga mungesa e djalit. Miqtë tregojnë se ai e mbante gjithmonë në zemër dhe lutjet e tij të përditshme ishin për t’u ribashkuar me të.

    Sot, zemra e tij pushoi. Por kujtimi dhe trashëgimia që la pas janë të pavdekshme.

    🕯️ Pushofsh në paqe, Profesor. Universiteti i Tiranës humbi një shtyllë. Shqipëria humbi një njeri të rrallë.

  • Vd*s nga temperatura e lartë foshnja 10 muajshe: Mjeku Altin Cane iku në shtëpi se “ishte i lodhur“

    Vd*s nga temperatura e lartë foshnja 10 muajshe: Mjeku Altin Cane iku në shtëpi se “ishte i lodhur“

    Një lajm i trishtë sapo ka mbërritur në redaksinë tonë, ku foshnja 10 muajshe për të cilën JOQ Albania raportoi mëngjesin e së hënës se nuk po merrte ndihmën e duhur në pediatrinë e Vlorës, ka ndërruar jetë.

    Nëna e foshnjës iu drejtua redaksisë tonë duke denoncuar se kishte mbi një orë që ndodhej në pediatri me foshnjën e saj që ishte me temperaturë të lartë, por nuk kishte marrë asnjë ndihmë. Ajo shprehej se mjeku i turnit, Dr. Altin Cane, ishte larguar nga spitali duke pretenduar se ishte i lodhur pas turnit të natës, ndërkohë që infermieret e kishin udhëzuar të priste deri në orën 07:00 të mëngjesit për të kaluar rastin te mjeku pasardhës.

    Sipas saj, në vend që fëmija të shtrohej në një dhomë normale me kushte të përshtatshme, ishte vendosur në një ambient të papërshtatshëm pas magazinave, edhe pse në spital kishte dhoma të lira. Nëna ngriti alarmin për trajtimin çnjerëzor dhe mungesën e përgjegjësisë nga ana e stafit mjekësor, duke theksuar se djali i saj “po digjej nga temperatura” dhe askush nuk po vepronte.

    Për fat të keq, vetëm disa orë pas këtij denoncimi, foshnja ka ndërruar jetë, duke kthyer një rast alarmi në një tragjedi të vërtetë.

    Redaksia jonë kërkon nga institucionet përkatëse një hetim të menjëhershëm dhe transparent për këtë ngjarje të rëndë, si dhe mbajtjen përgjegjës të çdo personi që ka shkelur detyrimet ligjore dhe njerëzore për dhënien e ndihmës së parë.

    Një nënë denoncon se ka mbi një orë që ndodhet në pediatrinë e Vlorës me foshnjën 10 muajshe që vuan nga temperaturë e lartë, por përballet me neglizhencën e stafit mjekësor. Sipas saj, mjeku i turnit, Altin Cane, është larguar nga spitali duke deklaruar se ishte i lodhur pas turnit të natës, ndërsa infermieret i kanë kërkuar të presë deri në orën 07:00 për të kaluar rastin te mjeku pasardhës.

    Foshnja është vendosur në një ambient pas magazinave, të papërshtatshëm dhe larg kushteve minimale që kërkon një rast urgjent, pavarësisht se në spital ka dhoma të lira. Nëna shpreh indinjatë për mungesën e përgjegjësisë nga stafi mjekësor dhe trajtimin çnjerëzor ndaj një foshnje në gjendje të rënduar shëndetësore, duke ngritur shqetësimin për gjendjen alarmante të shërbimit në këtë spital publik.

    Denoncimi:

    Miremngjes! Kam 1 ore qe kam sjell djalin ne pediatrine e vlores me temperatur te larte dhe mjeku roje dr altini ka vajtur ne shpi sepse ankohet qe esht lodhur nga turni i nates Infemriereve u thote te presin deri ne 7 qe te behet nderrimi e pastaj do ja kaloj mjekur te turnit Fmia po digjet dhe asnje spo mban pergjegjesi ktu Na kan ln ne nje dhome qe vetm dhom nuk esht mbrapa magazinave sepse dka dhoma te lira te tjera Ky esht spitali yn qe nuk pyesin as per nje foshnje 10 muaj me teml te larte. Emri i doktorit Altin Cane.

  • “Mrekulli” Babai i një fëmije sapo është shëruar nga kanceri më i rrezikshëm, çfarë e shëroi?

    “Mrekulli” Babai i një fëmije sapo është shëruar nga kanceri më i rrezikshëm, çfarë e shëroi?

    Një zhvillim i jashtëzakonshëm në mjekësi ka ardhur nga Britania e Madhe, ku një pacient me glioblastomë – forma më vdekjeprurëse e kancerit në tru – është shpallur plotësisht i pastër nga sëmundja, pas një trajtimi eksperimental që nuk është përdorur kurrë më parë në këtë mënyrë.

    Ben Trotman, 43 vjeç, u diagnostikua me glioblastomë në tetor 2022 dhe iu tha se kishte vetëm disa muaj jetë. Megjithatë, ai pranoi të merrte pjesë në një provë klinike në Spitalin Universitar të Londrës (UCLH), ku mori një ilaç imunoterapie të quajtur ipilimumab përpara operacionit, kimioterapisë dhe radioterapisë.

    Rezultatet janë mahnitëse: mbi dy vite më vonë, Ben nuk ka më asnjë shenjë të tumorit në skanime. Ai nuk iu nënshtrua as operacionit të dytë, që fillimisht ishte planifikuar si pjesë e trajtimit të tij.

    Ekspertët thonë se kjo mënyrë e re e përdorimit të imunoterapisë — para ndërhyrjeve të tjera tradicionale — i ka dhënë sistemit imunitar mundësinë të luftojë qelizat e kancerit në kohën më të përshtatshme. Kjo është hera e parë që kjo qasje jep rezultate kaq të fuqishme kundër glioblastomës.

    Si pasojë e këtij suksesi, studiuesit britanikë kanë nisur një provë të dytë klinike me 16 pacientë të rinj, me shpresën se rasti i Ben nuk është i vetmi dhe kjo terapi mund të kthehet në një standard të ri trajtimi për këtë formë të pashërueshme të kancerit.

    Historia e Ben ka frymëzuar shumë – ai tashmë është babai i një vajze të vogël dhe po jeton një jetë të plotë me familjen e tij, përkundër të gjitha parashikimeve mjekësore.

  • 🐍 “Mos e hap këtë video nëse ke frikë nga gjarpërinjtë!” – Ato nisen për Tiranë, por ajo që u shfaq mbi xham i la pa fjalë ( Video)

    🐍 “Mos e hap këtë video nëse ke frikë nga gjarpërinjtë!” – Ato nisen për Tiranë, por ajo që u shfaq mbi xham i la pa fjalë ( Video)

    Një udhëtim i zakonshëm vajzash në autostradën Tiranë–Elbasan për pak sa nuk përfundoi në tragjedi, kur papritur… një gjarpër doli mbi xhamin e përparmë të makinës në ecje! 😨

    Videoja që është bërë virale tregon momentin kur drejtuesja e mjetit përpiqet të mbajë qetësinë, ndërsa shoqet bërtasin të shokuara. Ironia në mbishkrim i bën gjërat edhe më të forta:

    “Kur kam mbijetuar këtë, nuk kam frikë më nga asnjë njeri në jetën reale!”

    💬 Komentet kanë shpërthyer! Disa i quajnë vajzat “heroina te rrugëve”, të tjerë thonë se “do ta kishin braktisur makinën në mes të autostradës”.

    Një gjarpër, një makinë në ecje dhe një grua që s’e ndaloi për asnjë sekondë!

  • Ja cila shenjë nuk gëzohet me lumturinë e të tjerëve (edhe pse nuk e pranon as vetë)

    Ja cila shenjë nuk gëzohet me lumturinë e të tjerëve (edhe pse nuk e pranon as vetë)

    Ka raste kur Gaforrja ndien sikur gjithë të tjerët janë më me fat se ajo. Një jetë më e lehtë, një marrëdhënie më e bukur, më shumë mbështetje nga jeta dhe njerëzit përreth. Ndërsa ajo? E ndjen çdo sfidë si një barrë personale, si një provë që i është dhënë vetëm asaj.

    Si një nga shenjat më emocionale të zodiakut, Gaforrja i përjeton ndjesitë me intensitet, por jo gjithmonë me qartësi. Ndjeshmëria e lartë shpesh e çon në krahasime të heshtura me të tjerët. Nuk është se nuk do të gëzohet për ta, por, ndonjëherë, nuk mundet. Sepse çdo sukses i të tjerëve i kujton mungesat apo dëshirat e saj të parealizuara.

    Ajo nuk e shpreh hapur këtë ndjesi. Gaforrja rrallë flet për gjërat që e mundojnë vërtet. Por në brendësi, është duke luftuar me një ndjesi të vazhdueshme se jeta nuk është treguar aq e butë sa ajo ka pasur nevojë.

  • “Belinda Balluku në krye të…”, Gazetari befason: Edi Rama i ka besuar dicka te madhe qe askush se priste

    “Belinda Balluku në krye të…”, Gazetari befason: Edi Rama i ka besuar dicka te madhe qe askush se priste

    Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme, ka zhvilluar një mbledhje për të cilën gazetari Ervin Koçi komentoi në Euronews Albania një pjesë të asaj se çfarë u diskutua mes kryeministrit Rama dhe deputetëve të zgjedhur të PS-së të Tiranës dhe drejtuesve të bashkisë që ishin prezentë.

    Gazetari nënvizoi dhe gjatë diskutimeve janë ngritur dhe tre grupe pune lidhur me menaxhimin e shërbimeve të bashkisë së kryeqytetit, me në krye zëvëndëskryeministren Belinda Balluku, risi kjo në bashki.

    Janë ngritur tre grupe pune mes të cilave është një për menaxhimin e performancës së shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ku në krye të saj është vendosur Belinda Balluku.

    Ky është një funksion politik që i ngarkohet. I jep më shumë argument tezës së përfolur që Balluku mund të jetë kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës.

    Nëse do jetë apo jo, është Rama ai që e përcakton pasi është ai që vendos kush do përfaqesojë PS-në në pushtetin vendor apo në parlament. Kjo mbledhje tregoi që nuk ishte vetëm rutinë por mund ta quajmë një mbledhje me goxha zhvillime sa i përket menaxhimit të Tiranës, por edhe mesazhet politike që ka përcjellë, ktu përfshirë dhe kërkesat e Ramës për dorëheqjet e drejtuesve të bashkisë tiranë dhe kryetares në detyrë, Anuela Ristanit”, tha Koçi.

    Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë. Burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

    Rama mësohet të ketë thënë që duhet të gjejmë burime të tjera njerëzore (për nënkryetarët) që do të marrin përsipër sektorë të ndryshëm për të drejtuar bashkinë deri në zgjedhje (pa dhënë një afat), shkruan A2 CNN.Burime nga bashkia bëjnë me dije se Rama ka shkarkuar edhe Anuela Ristanin me gjithë nënkryetarët e bashkisë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej ditësh zv. kryeministria Belinda Balluku po kryen intervista me drejtorët e bashkisë duke kërkuar vetëm praninë e sekretarit të përgjithshëm dhe jo Anuela Ristanit.

  • Fundi i SPAK-ut? Tr*ndit Klodiana Lala: Cili eshte plani i Edi Rames qe do shkaterroje shpresat e vendit

    Fundi i SPAK-ut? Tr*ndit Klodiana Lala: Cili eshte plani i Edi Rames qe do shkaterroje shpresat e vendit

    Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se në shtator mund të ketë përpjekje nga mazhoranca për të dobësuar SPAK-un duke i hequr kompetencat.

    Lala theksi se një problem për prokurorët, është mbarimi i mandatit 9 vjeçar dhe disa prej tyre që kanë hetuar bandat më të rrezikshme mund ta gjejnë veten në prokurori të rretheve ose në rrugë, çka do t’i rrezikonte.

    Ndodhur në këto kushte, Lala shton se prokurorët e SPAK kërkojnë mundësinë e rikandidimit, por se kjo mund të realizohet vetëm me ndryshimin e Kushtetutës.

    “Një pjesë e prokurorëve në SPAK janë dhimbje koke për Edi Ramën. E gjithë klasa politike shqiptare, si majtas dhe djathtas, kanë interes të kontrollojnë këtë strukturë. Komisioni Xhafaj ishte mënyra më e sofistikuar që u përzgjodh nga mazhoranca për ta mbajtur ose për ta vënë nën kontroll. Por mendoj se do të zgjedhin strategji tjetër. Është e thjeshtë ta zhbësh një prokurori kur do, mjafton të mos i zgjasësh mandatin dhe këta 20 njerëz që janë atje, të ushtrojnë funksionin e prokurorit, në Sarandë pershembull. Një prokuror që ka goditur bandën e Troplinëve, një prokuror që ka goditur bandën e Suel Çelës, Franc dhe Hajdar Çopjas, grupe të tjera kriminale, në momentin që të nesërmen do të dalë në rrugë… 

    Mendoj se do të duan ti zhbëjnë kompetencat, me ndryshime ligjore, ti heqë përshembull hetimin e politikanëve dhe ta kthejë që hetohen nga prokuroaie e përgjithshme, dhe atje e ka të lehtë dhe të ndikueshme strukturën politika.

    Nuk ka nevojë ta zhbëjë si instiucion SPAK-un por i heq kompetencat dhe e lë si peshku pa ujë. Mund ti lërë kompetenca për krimin e organizuar, por nuk e shoh SPAK nëse nuk heton edhe krimin edhe politikën. Nëse bie një kriminel, ngrihen pesë të tjerë nëse kanë mbështetjen e politikës, në këtë aspekt mendoj se hetimi i krimit dhe politikës duhet të ecin paralelisht. A ka SPAK nevojë të fuqizohet? Mendoj se po. Tre vitet e para nuk pati rezultat”, tha ndër të tjera Lala në “Të Paekspozuarit”.

  • Do sekuestrohen nga shteti të gjitha ndërtimet pa leje”, Rama: Objektet e braktisura që nga vitet 90, do konfiskohen

    Do sekuestrohen nga shteti të gjitha ndërtimet pa leje”, Rama: Objektet e braktisura që nga vitet 90, do konfiskohen

    Në një takim me drejtuesit e bashkisë Tiranë sot, kryeministri, Edi Rama foli për vendimet e mëtejshme që do të merren ndaj ndërtimeve pa leje që po zaptojnë hapësirën publike.

    Kryeministri tha se shteti do të sekuestrojë të gjitha ndërtimet apo katet pa leje dhe do t’i vendosë ato në dispozicion të interesit publik. Sakaq, Rama shtoi se do të konfiskohen gjithashtu edhe ndërtesat e braktisura.

    Nga ana tjetër, do marrim një tjetër masë për të konfiskuar në interes të publikut të gjitha ndërtimet e braktisura dhe të gjitha ngrehinat e braktisura nëpër Shqipëri, që nga vitet ’90 që qendrojnë si karrakatina dhe që kanë problematika të natyrës mjedisore dhe të shëndetit të njerëzve.

    Nga ana tjetër, do të sqarojmë përfundimisht edhe aspektin me të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anën e shkelësve të ligjit në ndërtime, kur vjen puna te shkelja e lejeve të ndërtimit me mbi 2% të kufijve të lejes.

    2% është një përqindje krejtësisht e arsyeshme që përdoret dhe në vende të tjera të botës, sepse gjatë realizimit të një projekti, mund të ketë devijime të natyrës teknike, por kur ky 2% kapërcehet, atëherë kjo do të provokojë sekuestrimin e menjëhershëm të të gjithë ndërtimit. Jo të një pjese. Nuk mund të ketë një paligjshmëri të pjesshme.

    Paligjshmëria është e plotë sepse shkelja në ndërtim dhe ndërtimi i kateve shtesë, ndërtimi i volumeve shtesë për qëllim fitimi, nuk bëhen në një moment. Bëhen me muaj edhe me vite nganjëherë dhe janë një shkelje në vazhdimësi me vetëdije të plotë e ligjit. Kështu që, kjo do të sjellë kalimin menjëherë të asaj prone në duart e shtetit, i cili do të mbrojë blerësit, aty ku do të ketë blerës, dhe nga ana tjetër do të përdorë të gjithë pjesën tjetër për interes publik dhe për strehim të njerëzve në nevojë, u shpreh kryeministri Rama.

  • E fortë! Edi Rama shkakton têrmet, shkarkon 3 femrat e pushtetshme te Tiranes!

    E fortë! Edi Rama shkakton têrmet, shkarkon 3 femrat e pushtetshme te Tiranes!

    Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë. Burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

    Rama mësohet të ketë thënë që duhet të gjejmë burime të tjera njerëzore (për nënkryetarët) që do të marrin përsipër sektorë të ndryshëm për të drejtuar bashkinë deri në zgjedhje (pa dhënë një afat), shkruan A2 CNN.Burime nga bashkia bëjnë me dije se Rama ka shkarkuar edhe Anuela Ristanin me gjithë nënkryetarët e bashkisë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej ditësh zv. kryeministria Belinda Balluku po kryen intervista me drejtorët e bashkisë duke kërkuar vetëm praninë e sekretarit të përgjithshëm dhe jo Anuela Ristanit.

    Ndërkohë në mbledhje të gjithë kanë raportuar për zonat e tyre të cilat kanë në administrim. Pozitivisht Rama është shprehur vetëm për IMT dhe Policinë Bashkiakë (duke mos fshehur që edhe këto kanë probleme).

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në takimin me deputetët e Tiranës dhe drejtues të pushtetit vendor se do të konfiskohen të gjitha objektet e braktisura. Kreu i qeverisë ka bërë gjithashtu me dije se do të krijohet Agjencia e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

    Gjithashtu Rama paralajmëroi se do të ketë zero tolerancë për ndërtimet pa leje. Kreu i qeverisë theksoi se nëse do të konstatohen raste kur tejkalohet 2 për qind e hapësirës për të cilën është marrë leja e ndërtimit, do të sekuestrohet nga shteti i gjithë objekti.

    E drejta për të zhvilluar me të cilën është abuzuar, duhet të adresohet si një e drejtë dhe detyrim për të qenë transparent dhe konform ligjit. Nga ana tjetër, do të marrim masa për të konfiskuar në interes të publikut të gjitha ndërtimet e braktisura, ngrehinat e braktisura që nga vitet 90, që qëndrojnë si karikatina dhe që kanë edhe problematika të natyrës mjedisore dhe të shëndetit të njerëzve.

    Do të procedojmë më pas në vijim paralelisht me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimeve të Zhvillimit dhe me përfaqësi në çdo rajon, që do të thotë se bashkitë do ta kenë më të lehtë sa i përket planifikimit, gjë që do të lehtësojë një pjesë të madhe të bashkive të vogla dhe për të krijuar një bazë të re ndërveprimi mes komunitetit, investitorëve, zhvilluesve, pushtetit vendor dhe shtetit në tërësi. Kjo do na japë mundësinë që të kemi burime njerëzore shumë më cilësore në territor.”-tha Rama.