Category: Uncategorized

  • Lëkundje tërmeti në vendin fqinj, dridhjet ndihen dhe në Shqipëri!

    Lëkundje tërmeti në vendin fqinj, dridhjet ndihen dhe në Shqipëri!

    Greqia është tronditur mëngjesin e kësaj të marte nga lëkundje tërmeti.

    Mësohet se tërmeti ishte me magnitutë 4.7 të shkallës Rihter dhe epiqendra në Paramithi të Pargës.

    Nga tërmeti në Paramithi, lëkundjet janë ndjerë edhe në Sarandë, Delvinë e Konispol.

  • Kush është vajza që po e ‘tërheq për fyti’ Gjestin?

    Kush është vajza që po e ‘tërheq për fyti’ Gjestin?

    Prej disa ditësh, emri i Gjestit është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi në media dhe rrjete sociale po qarkullojnë lajme për një lidhje të mundshme dashurie.

    Gjithçka nisi kur artisti publikoi në profilin e tij një fotografi misterioze, ku shihet dora e një vajze, teksa identiteti i saj mbetet ende i panjohur. Kjo mjaftoi që rrjeti të shpërthente me aludime dhe komente për një romancë të re në jetën e tij.

    Por, sipas burimeve të afërta me artistin, fotografia nuk është aspak një konfirmim i ndonjë lidhjeje, por thuhet se vjen drejtpërdrejt nga xhirimet e klipit të tij më të ri, që është aktualisht në përgatitje.

    Gjesti është duke punuar në një projekt të ri muzikor me skena të kuruara deri në detaje, dhe pikërisht kjo foto është pjesë e një sekuence të klipit që pritet të dalë së shpejti.

    Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga vetë ai, duke lënë gjithçka në kuadrin e misterit. A është fjala për një romancë të vërtetë apo për një skenë artistike që do të zbulohet në videoklip? Pritet që projekti i ri të zbulojë më shumë se sa thotë një imazh i vetëm.

  • Skandal në Tiranë, klinika dentare me preparate të skaduara. Arrestohen stomatologu dhe administratori

    Skandal në Tiranë, klinika dentare me preparate të skaduara. Arrestohen stomatologu dhe administratori

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Dentare”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar i DPPSh-së, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.

    Kryenin shërbime dentare, duke përdorur preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dentare dhe një stomatolog.

    Procedohen penalisht 12 punonjës në klinikë

    Sekuestrohen preparate dhe materiale që përdoreshin për këto shërbime, që ishin të skaduara.

    Në kuadër të planit të masave për kontrollet në klinika dentare, me qëllim sigurinë e pacientëve që marrin shërbim në këto subjekte, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DPPSh-së, në bashkëpunim me efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”.

    Në Rrugën e Kavajës, në ambientet e subjektit me administrator shtetasin E. Z., që ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara.

    Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi E. Z., 40 vjeç, dhe shtetasi K. M., 26 vjeç, të dy stomatologë në klinikë.

    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 punonjës në këtë klinikë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    Lajmi në përditësim…

  • SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

    SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

    Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

    Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

    Sipas gazetares Klodiana Lala, akuzat do t’i komunikohen zyrtarisht ditën e mërkurë (23 Korrik).

    Erion Veliaj dhe avokatët e kryebashkiakut janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.

    Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado.

    Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimit.

    Erion Veliaj u arresua në zyrën e tij më 10 Shkurt dhe po hetohet së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si edhe 6 biznesmenë.

  • Aksident i rëndë në vend! Makina del nga rruga, 4 pjesëtarët e një familje 

    Aksident i rëndë në vend! Makina del nga rruga, 4 pjesëtarët e një familje 

    Një aksident me pasojë plagosjen e 4 anëtarëve të një familjeje nga Kosova ka ndodhur mëngjesin e së martës në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”.

    Policia tha se aksidenti ndodhi në fshatin Rrjoll, ku shtetasi kosovar J. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan

    Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. B., dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij), të cilët janë dërguar për mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Rama kërkon shkarkime te Bashki e Tiranës! Anuela Ristanit i caktohet “detyra e re”…

    Rama kërkon shkarkime te Bashki e Tiranës! Anuela Ristanit i caktohet “detyra e re”…

    Ultimatumi i kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtorëve, nënkryetarëve dhe rifreskimin e bashkive në nivelet drejtuese, ka prekur edhe Bashkinë e Tiranës.

    Gjatë takimit me dyer të mbyllura me deputetët socialistë dhe përfaqësues të bashkisë, Rama ka kërkuar hapjen e garës për nënkryetarët e rinj të bashkisë, pa përjashtuar ata aktualët, nga ku do të caktohen 4 të rinj.

    Mësohet se nga ky ristrukturim nuk preket Anuela Ristani, që nuk është më zëvendëskryetare, por Kryetare e Komanduar.

    Ristanit mësohet se Rama i ka lënë detyrë dixhitalizimin e Bashkisë, si dhe drejtimin e punës për adoptimin e një strukturë të re organizative në Bashkinë Tiranë, e cila është konceptuar në bashkëpunim me Institutin “Tony Blair”, dhe që adoptohet edhe në bashki të tjera.

    Ndërkohë, ashtu si në bashkitë e tjera të vendit, edhe në Tiranë është ngritur një grup pune, ku 3 prej anëtarëve janë Blendi Gonxhja, Ogerta Manastirliu dhe Petrit Malaj, të cilët do të zhvillojnë intervista me kandidatët për nënkryetarë.

  • “Digjet” vendi nga i nxehti, por ja kur vjen kthesa e motit dhe renia drastike e temperaturave

    “Digjet” vendi nga i nxehti, por ja kur vjen kthesa e motit dhe renia drastike e temperaturave

    Kjo e martë shënon ditën e parë me temperaturë maksimale 40 gradë celsius në vendin tonë, sipas parashikimit të nga Tanja Porja.

    Sipas të dhënave, kulmi i të nxehtit do të ndjehet në qarkun e Beratit, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të përjetojë temperatura vetëm 1-2 gradë më të ulëta. Edhe mëngjesi ka nisur me vlera më të larta se zakonisht, duke shënuar nga 13-14°C në zonat malore deri në 24°C.

    Gjatë paradites, moti paraqitet i kthjellët në të gjithë Shqipërinë, ndërsa vranësira të lehta dhe kalimtare priten vetëm në zonat verilindore rreth mesditës .

    Era do të fryjë me intensitet mesatar, kryesisht nga perëndimi, pa sjellë ndryshime të ndjeshme në ndjesinë e të nxehtit.

    Deri diten e premte priten temperatura ekstreme. Te shtunen pritet freskimi i motit ndersa te dielen pritet renie drastike e temperaturave si dhe reshje shiu.

  • Recetat detoks/ Si të largoni toksinat nga mëlcia dhe veshkat nga dr Luciano Bardhi

    Recetat detoks/ Si të largoni toksinat nga mëlcia dhe veshkat nga dr Luciano Bardhi

    Si te pastroni melcin dhe trupin tuaj nga te ngrenat e shumta te festave te fundvitit. Konsumi i ushqimeve ne naten e nderrimit te viteve eshte i larte dhe ditet e para te janarit njerezit jane shume te ngarkuar.

    Dr Bardhi ka dhene disa keshilla se si te qetesoni trupin tuaj nga kjo gje.

    Ai shprehet se duhet te konsumoni caj majdanozi leng selinoje dhe uthull molle.

    Keto jane tre produktet kryesore te cilat duhet te perdoren per te detoksifikuar melcin dhe veshkat nga te ngrenat e shumta.

    Çaji i majdanozit, lëngu i shtrydhur i selinos+limon, uthulla e mollës së eger e përzjerw me ujin, largojnë toksinat nga mëlçia dhe nga veshka Majdanozi përmban apigenina dhe falkarinol, ndërsa uthulla e mollës pwrmban prebiotikw që stimulojnë tretjen e ushqimit nëpërmjet ferementimit. Receta: -uthulla e mollës-1 lugë gjellë+1 gotë me ujë. -Çaj i majdanozit, 1 filxhan çaj në ditë.

  • E papritur, Gjesti konfirmon lidhjen e dashurisë?

    E papritur, Gjesti konfirmon lidhjen e dashurisë?

    Ka disa ditë që në mediat rozë po përfolet për një histori dashurie të Gjestit.

    E për t’i vënë flakën rrjetit, ai ndau një fotografi misterioze, shkruan Indeksonline.

    Aty shihet dora e një vajzë, profili i së cilës nuk është zbuluar akoma.

    Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një lidhje dashurie apo pjesë nga xhirimet e klipit.

    Mos jan thonjte e Eglit kto pa hidhini nje sy ?

  • Pyetja që çdo grua duhet t’ia bëjë partnerit të saj :Mund të Zbulojë Gjithçka në një Marrëdhënie

    Pyetja që çdo grua duhet t’ia bëjë partnerit të saj :Mund të Zbulojë Gjithçka në një Marrëdhënie

    Një Pyetje që Shpesh Anashkalohet, por që Mund të Zbulojë Gjithçka në një Marrëdhënie

    Në mesin e shumë bisedave të rëndësishme që një çift mund të ketë, ekziston një pyetje që, edhe pse shpesh lihet pas dore, ka fuqinë të sqarojë qëllimet, të zbusë keqkuptimet dhe të ndihmojë secilin të gjejë vendin e vet në marrëdhënie.

    Pyetja që teston përputhshmërinë e padukshme:

    “Si i perceptoni rolet në një çift?”

    E thjeshtë në formë, por e fuqishme në përmbajtje, kjo pyetje hap rrugën për biseda të thella mbi vlerat, pritshmëritë dhe mënyrën se si secili koncepton jetën në çift. Shumë gra e kuptojnë shumë vonë që partneri i tyre ka një vizion të ndryshëm për marrëdhënien.

    Kjo mospërputhje nuk vjen vetëm nga preferenca apo plane të ndryshme, por shpesh lidhet me vlera themelore që prekin:

    • Ngarkesën mendore dhe ndarjen e detyrave
    • Prindërimin dhe vendimmarrjen
    • Privatësinë dhe hapësirat personale
    • Pavarësinë financiare dhe balancën punë-jetë
    • Menaxhimin e konflikteve dhe vendin e dialogut

    Më shumë se fjalët: qëndrimi tregon gjithçka

    Nuk ka rëndësi vetëm përgjigjja, por edhe si jepet ajo. A është partneri kurioz për mendimin tënd? A të bën edhe ty të njëjtën pyetje? A e minimizon apo injoron atë që ti thua?

    Këto detaje tregojnë shumë: jo vetëm se si e sheh ai apo ajo marrëdhënien, por edhe çfarë vendi është i/e gatshëm/gatshme të të lërë në këtë projekt të përbashkët.

    Pyetja si derë për biseda të tjera jetike

    Kjo pyetje e thjeshtë mund të çojë në diskutime të thella, si:

    • “Çfarë mendon për lejen prindërore?”
    • “A mendon se njëri nga partnerët duhet të sakrifikojë karrierën për familjen?”
    • “Si reagoni kur dikush ju thotë jo?”

    Këto tema shpesh trajtohen shumë vonë — kur tashmë janë burim frustrimi apo edhe ndarje. Duke i adresuar që në fillim, kursejmë kohë dhe energji emocionale, dhe mësojmë si të pozicionohemi me qartësi.

    Një akt vetëdijeje dhe dashurie për veten

    Shumë shpesh gratë marrin përsipër ruajtjen e harmonisë në çift, shpesh duke lënë pas dore nevojat e tyre. Duke bërë këtë pyetje, ato nuk testojnë partnerin, por kujdesen për të ardhmen e tyre emocionale. Nuk kërkohet perfeksioni, por një përputhje vlerash — themel i domosdoshëm për një marrëdhënie të shëndetshme.

    Një pyetje që duhet bërë më shumë se një herë

    Kjo pyetje nuk është e vlefshme vetëm në fillim të marrëdhënies. Ajo duhet bërë sërish, herë pas here. Me kalimin e kohës, përvojat, sfidat dhe ndryshimet personale mund të ndryshojnë edhe perceptimet mbi çiftin. Një marrëdhënie e qëndrueshme kërkon dialog të vazhdueshëm dhe gatishmëri për t’u rritur bashkë.

    Në fund të fundit, kjo pyetje nuk garanton dashurinë. Por garanton një fillim të qartë. Dhe ndonjëherë, kjo është gjithçka që duhet për të marrë vendimin e duhur.