Category: Uncategorized

  • Një muaj pas, gruaja e Diogo Jotës rrëqeth me fjalët

    Një muaj pas, gruaja e Diogo Jotës rrëqeth me fjalët

    Rute Cardoso, bashkëshortja e futbollistit të ndjerë Diogo Jota, ka prekur zemrat e ndjekësve me një postim emocional në rrjetet sociale, një muaj pas ndarjes tragjike nga jeta të partnerit të saj.

    Në një fotografi prekëse nga dita e dasmës së tyre, ku çifti shfaqen të kapur për dore, Rute shkruan:

    “1 muaj nga ‘deri sa vdekja të na ndajë’! Përgjithmonë, vajza jote e bardhë”.

    Ky është postimi i parë publik i Rute Cardoso pas humbjes së bashkëshortit, dhe fjalët e saj të thjeshta por të dhimbshme kanë prekur publikun anembanë botës. 

  • LAJMI I FUNDIT: Vdes një punëtor

    LAJMI I FUNDIT: Vdes një punëtor

    Një punëtor i ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti që ishte duke punuar.

    Burime të Rajonit mësojnë ekskluzivisht së ngjarja ka ndodhur para pak minutash në rrugën 17 shkurti, në Skenderaj.

    PodujevaSot do të ju mbajë të informuar për rastin.

  • Çfarë do të ndodhë me Astirin? Rama paralajmëron: Nuk do t’i ndahem…

    Çfarë do të ndodhë me Astirin? Rama paralajmëron: Nuk do t’i ndahem…

    Kryeministri Edi Rama u shpreh se aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk do të përfundojë me kaq.

    Pas komentit të një qytetari, ai u ndal tek një nga zonat më problematike në kryeqytet, Astiri. Rama tha se në mandatin e katërt do të jetë Rilindja Europian 4.0.

    “Kam qenë dhe në Astir, duhet të jeni të sigurt që historisë së hapësirave publike nuk do t’i ndahem. Mandatin e katërt do të jetë Rilindja Europiane 4.0. Kemi një rrjet arkitektësh të huaj dhe shqiptarë, të angazhuar në Tiranë në 8 grupe pune. Jo vetëm të heqim gjëra por edhe të krijojmë, kjo gjë do të ndodhë në të gjithë perimetrin e Tiranës”, tha Rama.

  • Malli i blerë nga fshatari pa kupon/ Tatimet, gjoba deri në 2 mln lekë ndaj tregtarëve në Korçë

    Malli i blerë nga fshatari pa kupon/ Tatimet, gjoba deri në 2 mln lekë ndaj tregtarëve në Korçë

    Një grup kontrolli nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në tregun e shumicës në Korçë, duke vendosur gjoba “të majme” ndaj tregtarëve.

    Kjo për shkak se produktet bujqësore që ata kanë blerë nga fermerët e zonës e kanë patur pa kupon tatimor. Tregtarët ankohen për mediat se ndaj 5 tregtarëve janë vendosur gjoba deri në 2 milion lekë të vjetra.

    Pavarësisht se Rama propagandon vetëm kontrolle ndaj bulmetit, qumështit dhe mishit, duket se inspektorët e Tatimeve dhe AKU-së kërkojnë fatura edhe për produketet bujqësore nga fermerët e vegjël, pa sqaruar fillimisht se si duhet t’i presin ata këto fatura.

  • Cilat buzë mendoni se janë më tërheqëse? Shkencëtarët zbulojnë buzët më të dëshirueshme

    Cilat buzë mendoni se janë më tërheqëse? Shkencëtarët zbulojnë buzët më të dëshirueshme

    Shkencëtarët nga Universiteti Amerikan i Bejrutit u treguan 200 personave fotografi të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të një gruaje, buzët e së cilës ishin rregulluar në mënyra të ndryshme. Një analizë e preferencave të tyre zbuloi se fryrja perfekte ka një raport të buzës së sipërme me atë të poshtme (U/L) midis 0.618:1 dhe 1:1.

    Ndërkohë, buzët me vlerësimin më të lartë kishin një lartësi të buzës së sipërme prej 25 përqind të gjerësisë së hemi-buzës. Sipas studiuesve, kjo sugjeron që fryrja e tepërt e buzëve konsiderohet si ‘estetike dhe jo tërheqëse’.

    Edhe pse mediat sociale kanë një ndikim në perceptimin e bukurisë, të dhënat e ofruara nga anketa konfirmojnë se standardet e arta të estetikës mbeten konstante dhe se kërkesat e ekzagjeruara të disa pacientëve mund të mos i atribuohen vetëm ndikimit të mediave sociale, por ndoshta mediave sociale në kombinim me faktorë të tjerë personalë predispozues”, thanë studiuesit.

    Ndërsa procedurat kozmetike si Botox dhe mbushësit e buzëve dikur shiheshin si tabu, ato po bëhen gjithnjë e më popullore në të gjithë botën. Në fakt, një sondazh i kryer nga VICE UK zbuloi se më shumë se gjysma e britanikëve tani i shohin këto procedura si të krahasueshme me një prerje flokësh ose një manikyr.

    Megjithatë, deri më tani, se si, ose nëse, kjo rritje e popullaritetit ka ndikuar në standardet e bukurisë ka mbetur e paqartë.

    “Shumë pacientë aktualisht sjellin me vete fotografi të personazheve të famshëm dhe tregojnë interesin jo vetëm për t’u bërë të bukur, por edhe për t’u dukur të ngjashëm me prototipet e “yjeve të Hollivudit”, duke pritur rezultate që janë jashtë përpjesëtimit me standardet e përcaktuara të bukurisë”, shpjeguan studiuesit në studimin e tyre, të botuar në Plastic & Reconstructive Surgery-Global Open.

    Për të zbuluar më shumë rreth kësaj, studiuesit përdorën inteligjencën artificiale për të krijuar një fotografi të një fytyre femërore të bardhë, buzët e së cilës ishin rregulluar si për raportet U/L ashtu edhe për plotësinë e buzëve.

    Një total prej 200 pjesëmarrësish iu kërkua më pas të vlerësonin buzët nga më estetike dhe tërheqëse tek më pak estetike.

    Në setin e parë të imazheve, të cilat ishin rregulluar për plotësi, buzët u vlerësuan më lart kur lartësia e buzës së sipërme ishte 25 përqind e gjerësisë së hemi-buzës.

  • E bujshme/ Valë rekord e të nxehtit, Shqipëria pjesë e zonës së kuqe

    E bujshme/ Valë rekord e të nxehtit, Shqipëria pjesë e zonës së kuqe

    Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit pritet të prekë rajonin e Ballkanit në ditët e ardhshme, duke arritur kulmin midis 21 dhe 26 korrikut 2025.

    Temperaturat maksimale do të kalojnë +8 deri në +10°C mbi vlerën mesatare të periudhës 1991-2020 në shumë zona të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

    Zonat më të nxehta do të jenë Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia jugore dhe Turqia perëndimore, ku temperatura maksimale pritet të arrijë ose madje të tejkalojë 42-44°C, nivele që tejkalojnë rekordet e viteve të mëparshme. Fenomeni vjen si pasojë e masave të forta të ajrit të ngrohtë nga Afrika e Veriut drejt Mesdheut lindor, ndërsa masat e ajrit të ftohtë lëvizin drejt Evropës perëndimore.

    Në këtë pesëvjeçar të fundit, në krahasim me periudhën 30-vjeçare 1960-1990, temperaturat kanë qenë më të larta me 1-2 gradë, duke treguar një rritje të temperaturave mesatare. Nëse i referohemi periudhës së verës së pesëvjeçarit që lamë pas, jemi 3-5 gradë më lart në temperaturë krahasuar me periudhën 30-vjeçare.

  • Skandal me tenderat e Universitetit Bujqësor/ SPAK dërgon për gjykim 29 pedagogë dhe zyrtarë

    Skandal me tenderat e Universitetit Bujqësor/ SPAK dërgon për gjykim 29 pedagogë dhe zyrtarë

    SPAK çon për gjykim një tjetër çështje. Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim 29 të pandehur për shkelje me tenderët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

    Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë akuzuar për veprën penale“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

    Njoftimi i SPAK:

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti sot (22.07.2025) kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.13/1 të vitit 2022 (i ndarë nga procedimi penal nr.13 të vitit 2022), në ngarkim të 27 personave, zyrtarë të Univeristetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe dy personave, përfaqësues të operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k.

    Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë akuzuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

    Ndërsa dy përfaqësuesit e operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k, akuzohen për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

    Në kuadër të këtij procedimi penal janë hetuar 9 (nëntë) procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të fondit limit 90.000.000 (nëntëdhjetë milionë) lekë.

    Hetimet proaktive janë zhvilluar me metoda speciale, të cilat përfshijnë përgjimin e bisedave telefonike të zyrtarëve të UBT, vëzhgime dhe administrimin e dokumentacionit të procedurave të prokurimit me autoritet kontraktor, UBT.

    Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të stafit akademik në UBT, të pandehurit: Romina Koto dhe Ilir Kapaj në detyrën e zëvendës/rektorit, Bejo Bizhga, me detyrë Përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike, që konsistojnë në ideimin e projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), si edhe veprime të kundraligjshme të kryera në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, të pandehurin Edmond Tërthorja, me detyrë Administrator i UBT-së.

    Këta persona kanë përgatitur të dhëna fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurrues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI, kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor, në fazën e përgatitjes dhe kryerjes së procedurave të prokurimit. Komisioni që përllogariti fondin limit dhe përgatiti specifikimet teknike ka bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të paligjshme me njësinë e prokurimit dhe komisionin e vlerësimit të ofertave.

    Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave nga të pandehurit: Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda, Erjola Kopali, Klea Lekoçaj, Etleva Shore, Mimoza Shehu, Elvira Shtogu, Tone Vukaj, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, të pandehurin, Edmond Tërthorja, të cilët kanë krijuar kushte dhe favorizuar shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

    Gjatë hetimit rezultoi se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike, termat e referencës, si dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit, janë bërë nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomikë fitues “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

    Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomikë fitues, “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”, kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, që janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa kryer asnjë studim tregu.

    Janë evidentuar raste të kryerjes së procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje me mallra të tjera, të vëna në dispozicion të autoritetit kontraktor disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit, (procedura prokurimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas, janë kryer procedurat fiktive të prokurimit dhe marrje e tyre në dorëzim).

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime të në kuadër të procedimit penal nr.13 të vitit 2022, për të evidentuar çdo fakt tjetër penal, përgjegjësinë e çdo personi tjetër, që ka vepruar me dokumentacionin e këtyre procedurave të prokurimit, si dhe fakte të tjera penale në kuadër të këtij procedimi penal.

  • Nje nga aktoret me te bukura te asaj kohe, sot ajo eshte 50 vjece por ndryshimi i saj do t’iu le pa fjalë

    Nje nga aktoret me te bukura te asaj kohe, sot ajo eshte 50 vjece por ndryshimi i saj do t’iu le pa fjalë

    Nje nga aktoret me te bukura te asaj kohe, sot ajo eshte 50 vjece por ndryshimi i saj do t’iu le pa fjalëAktorja shqiptare Sesilia Plasari ishte vetëm 23 vjeçe kur luajti fimin “Edhe kështu edhe ashtu”.Gjatë sistemit komunist ajo ka luajtur edhe në disa filma të tjerë

    Aktorja shqiptare Sesilia Plasari ishte vetëm 23 vjeçe kur luajti fimin “Edhe kështu edhe ashtu”.

    Gjatë sistemit komunist ajo ka luajtur edhe në disa filma të tjerë

    Në vitet e para të demokracisë pati fatin të merrte një ftesë nga shkolla e famshme franceze “Florent” për të bërë një eksperiencë të cilën ia ofroi z.François Florent, krijuesi dhe drejtuesi i të kësaj shkolle franceze e internacionale.

    U nis drejt Parisit të famshëm ku prindërit e saj hynë në borxh për ti paguar biletën e avionit.

    Me një stil flokësh ndryshe për kohën dhe një fytyrë engjellore, ajo mahniti shqiptarët me pamjen e saj gjatë asaj periudhe.

    Jeta e Sesilias ka qenë e lidhur midis Shqipërisë dhe Francës, ku më shumë ka qenë e angazhuar në Francë.

    Edhe pse kanë kaluar shumë vite, për Sesilian duket sikur kanë ngelur në vend. Ajo trasmeton të njëjtën bukuri dhe freski pavarësisht viteve të shkuara.

  • Çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit? “Unfollow” dhe heshtje totale në rrjete sociale

    Çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit? “Unfollow” dhe heshtje totale në rrjete sociale

    Romanca që nisi para syve të publikut, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, duket se ka marrë një kthesë të papritur.

    Egli Tako dhe Gjesti, që u komentuan gjatë për lidhjen e tyre gjatë spektaklit, nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Një detaj që nuk i shpëton syrit të askujt, veçanërisht kur bëhet fjalë për një çift që ndau emocione live me publikun.

    Asnjë deklaratë publike, asnjë sqarim, vetëm një “unfollow” që flet më shumë sesa çdo fjalë. Ndërkohë, të dy kanë vijuar postimet individuale, por pa asnjë shenjë që lidhet me marrëdhënien që dikur i bëri bashkë.

    A është ky fundi zyrtar i historisë së tyre? Apo thjesht një pauzë nga vëmendja publike?

  • Tmerr/ Gruaja dhe djali gjejnë burrin të vdekur në shkallët e pallatit

    Tmerr/ Gruaja dhe djali gjejnë burrin të vdekur në shkallët e pallatit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë.

    Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen afër spitalit të qytetit juglindor, teksa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale. 

    Sipas policisë, dyshohet se 60-vjeçari ka qenë duke shkuar për në banesë, ndërsa ka ndërruar jetë në shkallët e pallatit.

    Ka qenë bashkëshortja me djalin e saj personat të cilët e kanë gjetur të pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

    Sipas informacioneve, viktima vuante nga tensioni por nuk dihen ende shkaqet e vdekjes. Trupi do të dërgohet në morg për ekspertizën mjekoligjore për të zbardhur ngjarjen.