Category: Uncategorized

  • đŸ’„â€œDo i injektoj spermĂ« salmoni nĂ« fytyrĂ«!” – Franceska Jace i habit tĂ« gjithĂ« me videon e saj tĂ« fundit! 💉🐟

    đŸ’„â€œDo i injektoj spermĂ« salmoni nĂ« fytyrĂ«!” – Franceska Jace i habit tĂ« gjithĂ« me videon e saj tĂ« fundit! 💉🐟

    Franceska Jace ka ndezur rrjetin sërish! Në videon e fundit të postuar në Instagram, ajo e nis me një fjali që la të gjithë me gojë hapur:

    NĂ« video, Franceska tregon hap pas hapi procedurĂ«n e famshme qĂ« po pĂ«rdoret nga emra tĂ« mĂ«dhenj tĂ« showbizit – pĂ«rfshirĂ« edhe vetĂ« Kim Kardashian, e cila Ă«shtĂ« njĂ« nga tĂ« parat qĂ« e provoi kĂ«tĂ« metodĂ« tĂ« çuditshme dhe deklaroi:

    ✹ “Kur tĂ« bĂ«hem 40 vjeç, dua ta kem fytyrĂ«n si njĂ« beb!”

    đŸ—Łïž “Do i injektoj spermĂ« salmoni nĂ« fytyrĂ«!”

    Po, e lexuat mirë! Ajo më pas shpjegon se bëhet fjalë për një trajtim të ri estetik që po bën namin në botë, ku përdoret sperma e salmonit si përbërës kryesor për të rigjallëruar lëkurën, dhënë shkëlqim dhe ngadalësuar plakjen.

    💬 “LĂ«kura ime s’ka qenĂ« kurrĂ« mĂ« e freskĂ«t dhe e shndritshme,” thotĂ« Franceska, ndĂ«rsa ndjekĂ«sit shpĂ«rthejnĂ« nĂ« komente dhe reagime tĂ« pĂ«rziera: disa e quajnĂ« “çmenduri e rradhĂ«s pĂ«r vĂ«mendje”, tĂ« tjerĂ« duan adresĂ«n e klinikĂ«s!

    📾 Videoja Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« virale nĂ« pak orĂ«, me mijĂ«ra shikime dhe ndjekĂ«s qĂ« pyesin: A Ă«shtĂ« ky sekreti i rinisĂ« sĂ« pĂ«rjetshme?!

  • Tr*gjedi e madhe/ Zjarri del jashtĂ« kontrolli, 11 persona humbin jetĂ«n duke l*ftuar me flakĂ«t

    Tr*gjedi e madhe/ Zjarri del jashtë kontrolli, 11 persona humbin jetën duke l*ftuar me flakët

    Njëmbëdhjetë punëtorë pyjorë vdiqën sot ndërsa luftonin me një zjarr të madh pyjor pranë Eskisehirit, në Turqinë perëndimore, thanë autoritetet lokale.

    NdjejmĂ« trishtim tĂ« madh pĂ«r humbjen e 11 punĂ«torĂ«ve heroikĂ« pyjorĂ« qĂ« vdiqĂ«n duke luftuar me flakĂ«t”, shkroi Nebi Hatipoglu, njĂ« anĂ«tar i parlamentit pĂ«r rajonin, nĂ« njĂ« postim nĂ« PlatformĂ«n X. Trupat e viktimave do tĂ« çohen nĂ« lagjen Kirka tĂ« qytetit tĂ« Eskisehirit.

    NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe PylltarisĂ« İbrahim Yumakli i tha CNN Turk: “I shpreh ngushĂ«llimet e mia familjeve tĂ« tĂ« gjithĂ« vĂ«llezĂ«rve tanĂ« qĂ« humbĂ«n jetĂ«n. U uroj shĂ«rim tĂ« shpejtĂ« tĂ« plagosurve
 Tani pĂ«r tani, po luftojmĂ« 7 zjarre, 2 nĂ« Sakarya, 2 nĂ« KarabĂŒk, 1 nĂ« Manisa, 1 nĂ« Eskißehir dhe 1 nĂ« Bilecik.

    Ai vazhdoi: “Nga nesĂ«r, na presin temperatura jashtĂ«zakonisht tĂ« larta dhe kushte tĂ« paqĂ«ndrueshme tĂ« motit. U bĂ«j thirrje 86 milionĂ« qytetarĂ«ve tanĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« kujdesshĂ«m dhe t’i kushtojnĂ« vĂ«mendje tĂ« veçantĂ«. 

    QĂ« nga 1 qershori, ne e kemi raportuar kĂ«tĂ« nĂ« tĂ« gjitha platformat. Temperaturat e larta, erĂ«rat e forta dhe lagĂ«shtia e ulĂ«t e kanĂ« shndĂ«rruar situatĂ«n nĂ« njĂ« zjarr pyjor. Ne humbĂ«m 11 nga vĂ«llezĂ«rit tanĂ«, si 11 fidanĂ«. Zoti i mĂ«shiroftĂ«.”

  • Oj zhele, fĂ«lliqĂ«sirë’, plas keq mes QeqĂ«s dhe nĂ«nĂ«s sĂ« Edon ZhegrovĂ«s

    Oj zhele, fĂ«lliqĂ«sirë’, plas keq mes QeqĂ«s dhe nĂ«nĂ«s sĂ« Edon ZhegrovĂ«s

    Gazetarja e sportit, Qeqa Krelani, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas komenteve që, sipas saj, janë bërë nga nëna e futbollistit të përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

    Ajo thekson se, ndonëse ka qenë kritike e fortë ndaj lojtarëve si Rrahmani, Vojvoda, Berisha, Muriq dhe Muslija, marrëdhënia e saj me ta ka mbetur korrekte dhe profesionale, siç raporton Indeksonline.

    Boll i kam kritiku lojtarĂ«t e KosovĂ«s, ekstrem shumĂ«, sidomos kapitenin Rrahmani, VojvodĂ«n, BerishĂ«n, Muriqin, MuslijĂ«n etj., saqĂ« shpesh i kam rrezikuar edhe intervistat nĂ« garat e UEFA-s dhe FIFA-s. Por reagimi i tyre ndaj meje ka qenĂ« gjithmonĂ« super profesional dhe me shumĂ« respekt,” ka shkruar Krelani.

    Gazetarja ka shprehur indinjatĂ«n pĂ«r fjalorin e pĂ«rdorur nga zonja Zhegrova, duke deklaruar se nuk ka pĂ«rjetuar asnjĂ«herĂ« njĂ« nivel tĂ« tillĂ« fyerjesh: “MirĂ«po fjalor tĂ« kĂ«tij niveli nuk mĂ« ka ndodhur me e dĂ«gju nga njĂ« nĂ«nĂ« e njĂ« futbollisti. Sipas zonjĂ«s Zhegrova, unĂ« paskam qenĂ« ‘zhele’ dhe ‘fĂ«lliqĂ«sirë’, edhe pse nĂ« Dukagjin ‘zheles’ i thonĂ« ‘llokum’.”

    Më tej, Krelani shton se po paragjykohet vetëm pse nuk i përket rrethit të gazetarëve që, sipas saj, kërkojnë favore personale nga lojtarët dhe heshtin përballë problemeve reale në kombëtare.

    “Nuk pranova tĂ« jem pjesĂ« e formacionit tĂ« gazetarĂ«ve qĂ« kĂ«rkojnĂ« foto, kafe, fanella, autografe
 dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, kjo nĂ«nĂ« dhe bashkĂ«shorte na tregon qĂ« pĂ«r t’u konsideruar gazetare e zonja, duhet medoemos tĂ« kesh fĂ«mijĂ« dhe tĂ« mos kritikosh djemtĂ« e KosovĂ«s,” pĂ«rfundon ajo.

    NĂ« fund, Krelani i drejton njĂ« pyetje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« zonjĂ«s Zhegrova: “Pse reagon me kĂ«tĂ« fjalor prej rrugaqĂ«rie vetĂ«m kur kritikon Qeqa, ndĂ«rsa ndaj kritikave tĂ« kolegĂ«ve tĂ« mi sillesh sikur nuk ekzistojnĂ«?”

  • Me porosi tĂ« RamĂ«s, Qeveria merr vendimin DRASTIK: Ndalohet dhĂ«nia e


    Me porosi të Ramës, Qeveria merr vendimin DRASTIK: Ndalohet dhënia e


    Ashtu siç kishte paralajmëruar Kryeministri Edi Rama, ndodhi!

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u morën një sërë ndryshimesh, mes të cilave edhe ndryshime në ligjet që lidhen me lejet e ndërtimit.

    Qeveria ka vendosur sot ndalimin e dhënies së lejeve të ndërtimit nga autoritetet përkatëse për të kryer çdo lloj punimi apo për të vendosur rrethime apo trarë.

    “Ndalohet dhĂ«nia e lejeve tĂ« ndĂ«rtimit nga autoritetet e zhvillimit pĂ«r pasuritĂ« private, tĂ« cilat kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e kufirit tĂ« zhvillimit dhe tĂ« destinuara pĂ«r hapĂ«sira publike, si sheshe, parqe etj. Ndalohet dhĂ«nia e lejeve tĂ« ndĂ«rtimit dhe e deklaratave paraprake pĂ«r kryerje punimesh, si dhe kryerja e çdo lloj punimi pĂ«r vendosjen e rrethimeve, trarĂ«ve ose çdo mjeti kufizues tĂ« hyrjes nĂ« ato prona private apo pjesĂ« tĂ« sipĂ«rfaqes sĂ« tyre”, thuhet ne njoftimin e qeverise.

  • Rregullat e Reja te Kredive per ShtĂ«pi

    Rregullat e Reja te Kredive per Shtëpi

    Per blerjen e stepise se pare:

    ‱ Banka mund te paguaje maksimumi 85% te vleres se shtepise me kredi, ndersa

    Per shtepine dytë, ky raport eshtë 80%.

    Per shembull, nese nje stepi kushton 10 milione leke, kredi maksimale shte 8.5 milione leke per te parën dhe 8 milione per te dytën. Per kredi në

    valute, kufizimet jane edhe më te rrepta: 75% per shtëpine e pare dhe 70% per ate te dytë.

    Po ashtu, jane vendosur kufizime mbi perqindjen e te ardhurave qe shpenzojne per kestin mujor te

    kredise.

    ï»żï»żPer kredi ne leke, maksimumi shte 40% per shtepine e pare dhe 35% per te dyten.

    ï»żï»żPer kredite ne valute, pershtatet me 35% dhe
    30%.

    Këto masa synone te mbrojne familjet nga

    mbingarkimi me borxhe dhe te sigurojne stabilitet financiar, duke dikuar ne nje rjedhje me te

    kujdesshme ti financimeve per blerjen e shtepive.

  • Flet biznesmeni i dyshuar pĂ«r lidhje me Hatin

    Flet biznesmeni i dyshuar për lidhje me Hatin

    Prej disa ditësh në rrjet kanë qarkulluar thashetheme për një lidhje të mundshme mes influenceres Hati Brika dhe biznesmenit Enea Marku. Dyshimet u shtuan pas pranisë së tij në festën e ditëlindjes së Hatit, ku të ftuarat ishin thuajse të gjitha vajza.

    Në reagimin e tij të parë publik, Marku mohon kategorikisht çdo përfshirje dhe i cilëson lajmet si të rreme.

    Dua tĂ« ndaj me tĂ« gjithĂ« njĂ« sqarim shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, sepse kohĂ«t e fundit po qarkullojnĂ« lajme, thashetheme dhe spekulime rreth meje, Enea Marku, dhe njĂ« personi tjetĂ«r me emrin Hati. Dua tĂ« them qartĂ« dhe pa asnjĂ« dyshim: asgjĂ« nga kĂ«to nuk Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«,” shkruan ai.

    Ai i konsideron kĂ«to si “gĂ«njeshtra tĂ« plota, tĂ« shpikura dhe tĂ« pĂ«rhapura nga portale qĂ« nuk kanĂ« asnjĂ« lidhje me tĂ« vĂ«rtetĂ«n” dhe shton: “Nuk kam asnjĂ« marrĂ«dhĂ«nie me personin qĂ« pĂ«rmendet, dhe çdo insinuatĂ« nĂ« kĂ«tĂ« drejtim Ă«shtĂ« e rreme dhe keqdashĂ«se”.

    Marku përmbyll reagimin e tij duke kërkuar respekt për privatësinë dhe duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur

  • 🔮 TRONDITJE nĂ« skenĂ«n politike shqiptare: Erion Veliaj pĂ«rballet me 9 akuza tĂ« rĂ«nda! Korruptim, pastrim parash dhe futje telefoni nĂ« burg!

    🔮 TRONDITJE nĂ« skenĂ«n politike shqiptare: Erion Veliaj pĂ«rballet me 9 akuza tĂ« rĂ«nda! Korruptim, pastrim parash dhe futje telefoni nĂ« burg!

    NĂ« njĂ« zhvillim qĂ« ka shkaktuar valĂ« tronditjeje nĂ« opinionin publik, agjentĂ«t e BKH kanĂ« vizituar nĂ« qeli Erion Veliajn pĂ«r t’i komunikuar katĂ«r akuza zyrtare, qĂ« pĂ«rfshijnĂ«:

    Korrupsion nĂ« 9 raste tĂ« ndryshme Pastrim parash 💾 Fshehje pasurie Futje e paligjshme e njĂ« telefoni nĂ« burg đŸ“±

    👉 MĂ« tronditĂ«se? Dyshohet se Veliaj pĂ«rdori telefonin ndĂ«rsa shoqĂ«rohej pĂ«r nĂ« gjykatĂ«! PĂ«r kĂ«tĂ« skandal, nĂ«n akuzĂ« Ă«shtĂ« vendosur edhe njĂ« efektiv policie!

    🔍 Dosja zyrtare do tĂ« dorĂ«zohet nĂ« gjykatĂ« mĂ« 24 shtator dhe pritet tĂ« pĂ«rmbajĂ« edhe emra tĂ« tjerĂ« tĂ« fuqishĂ«m, pĂ«rfshirĂ«:

    – 6 biznesmenĂ« tĂ« njohur

    – BashkĂ«shortja e Veliajt, Ajola Xoxa, e cila hyri dhe doli nga SPAK nĂ« heshtje

    – Biznesmeni Mirton Lika, pĂ«r fshehje pasurie

    đŸ”„ A Ă«shtĂ« kjo shkĂ«ndija qĂ« do tronditĂ« themelet e politikĂ«s shqiptare?

  • E rende ne vend! Babai perplas aksidentalisht vajzen e tij, 4 vjecarja vdes ne spital

    E rende ne vend! Babai perplas aksidentalisht vajzen e tij, 4 vjecarja vdes ne spital

    Aksident i rëndë ka ndodhur në Qerekë të Krujës.

    Krujë/Informacion paraprak.

    Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij,

    aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

  • Veliaj” zhvillim tĂ« papritur/ SPAK i komunikon akuzĂ«n deputetes tjetĂ«r tĂ« PS, edhe


    Veliaj” zhvillim tĂ« papritur/ SPAK i komunikon akuzĂ«n deputetes tjetĂ«r tĂ« PS, edhe


    Hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë sjellë zhvillime të reja.

    Përveç Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe 30 persona të tjerë, përfshirë individë dhe shoqëri fizike.

    Mes të pandehurve është edhe deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës gjatë hetimeve.

    Ndër të pandehurit figurojnë gjithashtu Adela Kondakçiu, Flutur Xhani si dhe Valmir Xoxa, i cili është daja i Ajola Xoxes, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliajt.

  • TĂ«rmeti 5.1 tr*ndit vendin fqinj, banoret te tm*rruar

    Tërmeti 5.1 tr*ndit vendin fqinj, banoret te tm*rruar

    TĂ«rmet me magnitudĂ« 5.1 ballĂ« godet zonĂ«n detare mes KretĂ«s dhe AntikithirĂ«s – Ndihen lĂ«kundje nĂ« disa qytete

    Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar mesditën e së mërkurës në zonën detare midis ishullit të Kretës dhe Antikithirës, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve të zonave përreth.

    Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Athinës, lëkundjet sizmike janë regjistruar në orën 16:26 të pasdites (me orën lokale). Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 21 kilometra në juglindje të ishullit Antikithira, ndërsa thellësia fokale e tij ishte 58.6 kilometra. Kjo thellësi e konsiderueshme ka ndikuar që tërmeti të ndihet në një sipërfaqe më të gjerë, por me intensitet më të moderuar në sipërfaqe.

    Lëkundjet janë ndjerë në disa rajone të ishullit të Kretës, veçanërisht në qytetet Hania dhe Heraklio, ku banorët raportuan një dridhje të lehtë por të zgjatur, e cila ka zgjatur disa sekonda. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, megjithatë autoritetet lokale janë vënë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën në bashkëpunim me shërbimet emergjente dhe njësitë sizmologjike.

    EkspertĂ«t grekĂ« theksojnĂ« se tĂ«rmeti ka ndodhur nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« njohur pĂ«r aktivitet sizmik, e cila Ă«shtĂ« pjesĂ« e kufirit tektonik midis pllakĂ«s afrikane dhe asaj euroaziatike – njĂ« rajon i njohur pĂ«r tĂ«rmete tĂ« shpeshta por kryesisht tĂ« thella dhe pa pasoja tĂ« mĂ«dha.

    Banorët në zonat ku lëkundjet janë ndjerë janë këshilluar të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile në rast të ndonjë lëkundjeje pasuese. Instituti Gjeodinamik vazhdon të analizojë të dhënat për të vlerësuar nëse do të ketë pasgoditje apo nëse ky tërmet ishte një ngjarje e izoluar.

    Greqia është një nga vendet më aktive nga pikëpamja sizmike në Evropë dhe tërmete të kësaj natyre janë relativisht të zakonshme, sidomos në zonat detare jugore të vendit.