Category: Uncategorized

  • LAJM I FUNDIT/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqjas, çfarë po ndodh…

    LAJM I FUNDIT/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqjas, çfarë po ndodh…

    Ilir Beqaj ndodhet në spital prej datës 10 korrik ku po trajtohet për komplikacione serioze shëndetësore.

    Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Durrësit, ku mori ndihmën e parë, ndërsa më pas u kthye në qeli. Situata e tij shëndetësore u përkeqësua, ndërsa mjekët në Durrës nuk arritën të përcaktojnë shkaqet konkrete të problemit. Për këtë arsye, Beqaj u transferua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ndodhet aktualisht.

    Sipas mjekëve, infeksioni në lëkurë kishte filluar të përhapej në gjithë trupin, ndërsa së fundmi pjesa sipërfaqësore është rikuperuar. Megjithatë, ai vazhdon të ketë komplikacione serioze me infeksionin e brendshëm dhe po merr trajtim mjekësor të specializuar.

  • Truri i kr*mit ne Shqiperi ndodhet ne Fier! Karamuco: Ja pse fieraket nuk kapen kurre, cili eshte s*kreti

    Truri i kr*mit ne Shqiperi ndodhet ne Fier! Karamuco: Ja pse fieraket nuk kapen kurre, cili eshte s*kreti

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv theksoi se raportet e huaja e nxjerrin krimin me origjinë nga Shqipëria si nënkontratkor dhe jo si “koka” e grupeve, siç pretendohet rëndom nga publiku.

    Sipas tij, frazat kur thuhet që shqiptarët kanë pushtuar sheshet e Romës për trafikun e drogës janë totalisht të gabuar, sepse në thelb asgjë nuk është e vërtetë.

    Ai theksoi se tregun e trafikut të drogës e kontrollojnë grupet italiane si Camorra apo Ndragheta.

    “Historia e kriminalitetit italian e fut Shqipërinë si prestanome dhe si nënkontraktor. Kam vënë re shumë raporte këto vite, që prokurorët e antimafias qeshin, kur i janë thënë raportet tona, se ne i bëjmë vetë nganjëherë kurth vetes kur themi se “shqiptarët kanë pushtuar sheshet e Romës për drogë”. Kush të lë në Romë në ty? Kush të lë Camorra apo Ndragheta? “, tha ai.

    Ai shtoi se sa i përket vendit tonë, truri i krimit të organizuar është qytetit i Fierit.

    Sipas Karamuços, grupet kriminale shqiptare bien në kurth në momentin kur ekspozohen apo dhe kur krijojnë lidhje me eksponentë të politikës si në nivel lokal ashtu dhe qendror.

    “Truri tradicional i krimit të organizuar në Shqipëri është Fieri. Problemi është që këto janë celula, që hidhen në punë kur gjejnë marrëveshje, negociata me grupe e mëdha. Në momentin kur ti ekspozohesh dhe gabimi që ti bën që atashohesh në biznes dhe kërkon nxitjen dhe mbështetjen e eksponentëve të caktuar politikë lokalë dhe qendrorë, aty pastaj është një kurth i madh”, shtoi ai.

  • E rëndë në vend! Burri i merr jetën bashkëshortes në oborrin e shtëpisë

    E rëndë në vend! Burri i merr jetën bashkëshortes në oborrin e shtëpisë

    Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Hotesh, të Dibrës.

    Policia njofton se një person ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka aksidentuar për vdekje bashkëshorten e tij.

    Aksidenti ka ndodhur në oborrin e banesës së tij teksa bashkëshorti po kthente automjetin, i cili është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit duke aksidentuar për vdekje bashkëshorten.

    Rreth orës 15:50, në fshatin Hotesh, shtetasi H.Ç., dyshohet se duke kthyer automjetin në oborrin e banesës së tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit, ku aksidentalisht ka aksidentuar bashkëshorten e tij shtetasen A.Ç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

    Pak më herët një tjetër aksident tragjik ndodhi në Krujë ku babai përplasi aksid…

  • Ish ambasadori ne SHBA zbulon ato që do ndodhin: Amerika do prishe shumë ekuilibra, nuk ka qeveri ne shtator por

    Ish ambasadori ne SHBA zbulon ato që do ndodhin: Amerika do prishe shumë ekuilibra, nuk ka qeveri ne shtator por

    Për ish ambasadorin, Agim Nesho, Shqipëria rrezikon të rrëshqasë drejt diktaturës, ndërsa vëmendja është përqendruar tek opozita se si ta kryqëzojnë atë.

    Nesho tha se shanset për t’u rikthyer në diktaturën e mëparshme janë të mëdha, çka duket qartë edhe te autokracia elektorale e Ramës me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas Neshos, pavarësisht se regjimi thotë se populli foli, në të vërtetë është krejt e kundërta. Për ish-ambasadorin, mbajtja e samiti të Komunitetit Politik Evropian, u përdor nga Rama për të certifikuar zgjedhjet farsë të 11 majit. Nesho është optimist për një reagim nga SHBA, lidhur me masakrën elektorale që ka ndodhu me procesin zgjedhor të 11 majit, duke shtuar se një deklaratë nga administrata amerikane do të prishë shumë ekuilibra në Shqipëri.

    Ka një vrull për të kryqëzuar opozitën, që jemi në një regjim me tendenca të plotë për të rrëshqitur në dikaturë. Vuhet ideja për t’u kthyer në diktaturën e mërparshme. Janë reale, janë autokraci elektorale. Dje u votua edhe Maduro, mori mbi 80 % të votava, dhe këta kërkojnë legjitimitet jo të vlefshëm, por përmes presionit e blerjes së votave për t’u treguar se jemi demokracia.

    Nëse shohim një autokraci elektorale siç u provua deri më tani. Kemi pasur një opozitë që qëllimisht është margjinalizuar, është çuar në procese të tejzgjatura, një opozitë që ka shkuar në absurd ku është mbajtur në arrest shtëpie liderit i opozitës me një akuzë qesharake. Është regjimi, që të ketë një pjesëmarrje të gjithanshme. Regjimi thotë ka folur populli, por në të vërtetë jo. S’është populli që ofron diktaturën, një regjim që ka përdorur të gjitha mjetet, ka vjedhur pronat publike, ka dhënë me PPP vende strategjike të Shqipërisë, Porti i Durrësit, Sazanit. Një regjim që e ka kthyer Shqipërinë në tokë djerrë, dhe ka kthyer vendin në politikë për ta mbajtur veten sa më gjatë.

    Samiti, kortezi e udhëheqësve evropianë të marrë përsipër nga Rama. Brenda një strategjie për t’i treguar se këto zgjedhje i certifikova me praninë tuaj.  Në shumë raste, edhe në këto momente gjeopolitike për BE, ideja për Ballkanin është një politikë e stabilokracisë që mos na hapni problem tjetër. Tregon mënyrën joefikase për t’u shmangur, është harruar. Që një autokrat si Rama jo vetëm që s’po jep llogari por bën show që pretendon të bëjë aleanca mes Evropës dhe Lindjes së Mesme. Bëjnë lëshim për protagonizmin e një njeriu, që Evropa në momente të caktuara që karakteri i tij i dobët, servilizmi dhe klientelizëm, mund ta përdorë një njeri të tillë, që s’ka asnjë interes për të ruajtur interesat e vendit të tyre.

    SHBA është më objektive, kur ka paralelizëm në atë mënyrë që ka vuajtur administrata e tanishme në procesin elektoral. Dhe në Shqipëri sheh të njëjta mekanizma. Kemi interesa nga grupe presioni, si Soros bashkëpunon me Ballkanin se për çfarë nuk dihet dhe me projektet e tyre, e influencuar që në fillim duke bërë presion përmes Ramës për të goditur liderin e opozitës në Shqipëri.

    Do të ketë një deklaratë nga SHBA. Deklarata s’do të jetë e prerë, s’ka vende që të vendosin kudo në botë, do të jetë kritike dhe baza e OSBE-ODIHR që këto zgjedhje kanë qenë farsë dhe masakër elektorale që s’i shërbejnë gjeopolitikës së gjerë. Do të jetë deklaratë e fortë, që ndryshon balancën e raportit të OSBE-ODIHR. Deklarata e SHBA, do prishë shumë ekuilibra, ideja është që Shqipëria të kalojë në proces tranzicioni me qeveri teknike që të përgatisë vendin për zgjedhje ku çdo qytetar edhe jashtë të ketë mundësi të votojë i lirë.

  • Në moshën 31-vjeçare kisha gjithçka: familje, shtëpi, bashkëshorti im kishte një biznes të suksesshëm, por në një moment fillova të urrej gjithçka dhe të gjithë. Dhe ja ku është arsyeja…

    Në moshën 31-vjeçare kisha gjithçka: familje, shtëpi, bashkëshorti im kishte një biznes të suksesshëm, por në një moment fillova të urrej gjithçka dhe të gjithë. Dhe ja ku është arsyeja…

    Tani jam 31 vjeç. Kur isha 23 vjeç u martova. Gjatë viteve të martesës sonë, me bashkëshortin kemi pasur dy fëmijë – një djalë dhe një vajzë. Dhe tani, pas 8 vitesh martesë, papritur fillova të kuptoj që fëmijët nuk më sjellin më asnjë lumturi.

    Duket sikur kemi gjithçka për një lumturi të plotë: një familje të fortë dhe miqësore, shtëpinë tonë, një makinë të re. Por unë nuk dua më të rris fëmijë. Nuk dua më të bëj gjëra për ta gjatë gjithë kohës. Nuk dua të bëj asgjë për ta.

    Fillova të urrej burrin tim. Në fund të fundit, ai ishte ai që më bëri një amvisë. Disa vite më parë më erdhi një ide e shkëlqyer për një biznes. Por bashkëshorti im e shfrytëzoi atë ide, hapi biznesin dhe ai u bë i suksesshëm. Dhe tani unë jam e detyruar të rri në shtëpi, të bëj gjithçka që duhet, t’i shërbej bashkëshortit dhe fëmijëve, të harroj pushimet dhe kënaqësinë e jetës. Bashkëshorti im nuk më jep para, blen vetëm atë që ai mendon se është e nevojshme. Thotë se gjithçka që bën, e bën për mirëqenien e familjes.

    Sa i përket shtëpisë, gjithçka është mbi shpatullat e mia. Gatuaj dhe pastroj nga mëngjesi deri në mbrëmje. Si rezultat, pothuajse nuk më kanë mbetur më miq, sepse nuk gjej asnjë mbrëmje të lirë për t’u takuar me ta. Si pasojë, vetëvlerësimi im ka rënë, kam pushuar së kujdesuri për veten dhe fare nuk më pëlqen pamja ime. Nuk mund t’u buzëqesh më fëmijëve të mi, sepse jam shumë e lodhur për ta bërë këtë për shkak të një sëmundjeje. Bashkëshorti im dhe të afërmit e tij kanë filluar të kuptojnë se po largohem nga familja. Të gjithë e konsiderojnë për detyrë të më qortojnë se jam një bashkëshorte dhe nënë e keqe.

    Çfarë duhet të bëj tani? Si ta rikthej dëshirën për të gëzuar jetën dhe për të dashur përsëri fëmijët dhe bashkëshortin tim? Pasiguria e bashkëshortit tim nuk ka kufij. Nuk mund të shkoj në teatër, në ekspozita, sepse ai mendon se atje mund të takoj dikë, të dashurohem dhe të largohem nga familja. Nuk kam asnjë ide se si ta jetoj jetën time…

  • Gruaja që iu dogj 40 % e trupit në stacion benzine, triumfon pas 6 vitesh – pamjet që lëjnë pa frymë

    Gruaja që iu dogj 40 % e trupit në stacion benzine, triumfon pas 6 vitesh – pamjet që lëjnë pa frymë

    Abigail Alexander, sot 23-vjeç, humbi 40 % të lëkurës në një shpërthim të tmerrshëm në një stacion benzine në Kamboxhia, kur ishte vetëm 18 vjeç  . Tankeri me benzinë mori flakë, duke krijuar një top zjarri që e shpërtheu pranë saj — ajo mori djegie të rënda të shkallës së tretë dhe të dytë.

    Pas qindra ndërhyrjesh kirurgjikale dhe ende me plagë të dukshme në duar, këmbë dhe trup, Abigail sot shfaqet e shëndetshme dhe plot jetë, një nënë e re që përsëri buzëqesh në fotot e fundit të ndara në Reddit  .

    Nga bandazhet dhe shtrati i spitalit, në një skenë ku buzëqesh e relaksuar me fustanin e saj në natyrë, rruga e saj e rikuperimit është një testament i forcës së shpirtit njerëzor. “Kam kaluar gjëra që nuk do t’i zgjidhja, por sot jam e përfshirë në një jetë të re për të cilën jam shumë krenare,” shkruan ajo  .

    Pikat kyçe të rikthimit të saj

    Viktimë e një shpërthimi të tmerrshëm në 2019–ën, në kohën që punonte si mësuese në Kamboxhia – djegie të tmerrshme në pjesën e fytyrës dhe trupit  . Falë mjekësisë së avancuar (ngjitjeve të lëkurës dhe recell-ve), ajo sot duket plotësisht ndryshe  . Abigail tani është e fejuar dhe me një vajzë – një “mami crispy” që frymëzon komunitetin e mbijetuarve nga djegiet  .

    Kjo histori tronditëse që nisi me tragjedi, sot tregon mrekullinë e shkencës dhe shpresën e pakufishme të njeriut — nga flakët e zjarrit në një jetë të re dhe plot kuptim.

  • Shqiptarët po v*ajne në SHBA? Gazetarja habit publikun: Qajmë 3 herë në ditë në banjo, s’e dini që këtu na

    Shqiptarët po v*ajne në SHBA? Gazetarja habit publikun: Qajmë 3 herë në ditë në banjo, s’e dini që këtu na

    Gazetarja e njohur Eva Dori, e cila prej një dekade ka ndërtuar jetën e saj përtej Atlantikut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rikthyer vëmendjen në një temë shpesh të heshtur – realitetin e vështirë të emigrantëve shqiptarë në “Tokën e Premtuar”. E ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, Dori surprizoi me sinqeritetin e saj teksa iu përgjigj pyetjes nëse shqiptarët vuajnë në SHBA.

    “Po, shqiptarët në SHBA qajnë tre herë në ditë,” – u shpreh ajo pa asnjë hezitim. “Shyqyr që kemi dyshin (banjën) dhe lahemi tre herë në ditë se vetëm atje mund të na lejohet të qajmë. Ne qajmë, ne vuajmë sepse nuk është e lehtë që të lësh vendin, ikim me atë dëshirën që të gjithë na thonë ‘o po sa mirë shpëtove’, por nuk është e lehtë.”

    Vuajtja fillon që në momentin e parë”

    Në rrëfimin e saj të ndjerë, Eva Dori ndau me publikun një realitet të fortë që shumë emigrantë përjetojnë, por rrallë artikulohet publikisht. Ajo theksoi se ndryshe nga perceptimi në Shqipëri, ku largimi drejt SHBA-së shihet si një triumf, e vërteta në terren është shumë më e ndërlikuar.

    “Po vuajnë që në momentin e parë… Unë kur kam qenë në këtë kolltuk, nuk i kuptoja për çfarë malli flasin këta. Kur isha në Shqipëri, më dukej sikur ata që ishin jashtë kishin fituar ‘biletën e artë’. Por kur shkon atje, përballesh me një Amerikë që nuk është ajo e filmave, por e realitetit të përditshëm: izolim, punë pa fund, mungesë kohe për familjen, përkrahje e kufizuar emocionale dhe kulturore.”

    Dori theksoi se shqiptarët shpesh vihen përballë një sfide të madhe kulturore, ku duhet jo vetëm të mbijetojnë, por edhe të mësojnë të mendojnë ndryshe.
    “Duhet të punosh shumë, të mendosh si amerikanët. Ne shqiptarët jemi mësuar me një jetë tjetër – me shumë socializim, mbështetje familjare, afërsi. Atje ke lirinë, por edhe vetminë.”

    Dashuri e papritur dhe një jetë e re në Filadelfia

    Gazetarja, e njohur për emisionet e saj të mëparshme në Shqipëri dhe për stilin e saj të drejtpërdrejtë, tregoi gjithashtu një aspekt më personal të historisë së saj në SHBA. Ajo tha se fillimisht kishte udhëtuar drejt Amerikës për një projekt televiziv që do të zgjaste vetëm disa ditë, por jeta i rezervoi një të papritur të bukur.

    Vetëm një javë pas mbërritjes sime, u njoha me dashurinë e jetës sime dhe u martova,” – tha Dori me emocion. Sot ajo jeton në Filadelfia, ku ka ndërtuar një jetë të re larg kamerave, por jo larg pasionit për të treguar histori njerëzore.

    Mesazhi për shqiptarët: Emigrimi nuk është zgjidhje e lehtë

    Deklaratat e gazetares kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku shumë emigrantë janë ndjerë të përfaqësuar nga fjalët e saj. Në një kohë kur shpesh suksesi jashtë vendit paraqitet në mënyrë idealiste, Eva Dori solli një zë të ndershëm që thekson se emigrimi nuk është zgjidhje e lehtë dhe se pas pamjeve “glamour” fshihen sfida të mëdha psikologjike, kulturore dhe sociale.

  • Hailey Bieber: “Marriage to Justin Is Madness”

    Hailey Bieber: “Marriage to Justin Is Madness”

    In an interview with Vogue Italia, Rhode founder Hailey Bieber opened up about how she dealt with the rumors surrounding her marriage to Justin Bieber in the months following childbirth.

    Hailey, who gave birth to her and Justin’s son, Jack Blues, in August 2024, admitted that the postpartum period was “the most delicate time I’ve ever experienced in my life” and that “learning to live with a new version” of herself was “incredibly difficult.”

    “And to be forced to do all of that while constantly reading lies online like, ‘They’re getting divorced’ or ‘They’re not happy together anymore’—it really drives you crazy. I’m not even sure how to explain it. It’s a crazy life,” she said.

    Still, most of what’s written about her online “isn’t true,” and in reality, she says she has “a real life. It’s the one I share with my wonderful family, my friends, the people who know me and love me.”

    Hailey fiercely defended her relationship with Justin, reflecting on the hate she expected would fade after her pregnancy.

    “Well, I thought it would’ve happened already after seven years, and it hasn’t,” she said when asked if she believed the online chatter would eventually die down. “You’d think that once you have a baby, people might move on, calm down a bit—but no,” she added.

  • Ylli Manjani jep lajmin e ZI per Veliaj! Nuk e besoj dot: Ja sa vite pritet te d*nohet me b*rg

    Ylli Manjani jep lajmin e ZI per Veliaj! Nuk e besoj dot: Ja sa vite pritet te d*nohet me b*rg

    Juristi i njohur dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone të forta në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Manjani analizoi aspektin juridik të situatës dhe ngriti shqetësime serioze mbi mënyrën se si po trajtohet kjo çështje në opinionin publik dhe në institucionet e drejtësisë.

    Sipas tij, nëse të katër akuzat që i janë ngritur Veliajt do të provohen në gjykatë, ai mund të përballet me një dënim deri në 10 vite burg. Manjani e theksoi këtë si një mundësi reale dhe të bazuar në ligj, duke iu referuar formulimit të akuzave që, sipas tij, janë të rënda dhe përfshijnë elementë të qartë penalë.

    “Nuk shpëton pa 10 vjet burg nëse vërtetohen të 4 akuzat siç janë ndërtuar,” – deklaroi juristi. “Ka vepra konkrete dhe të tipizuara në Kodin Penal që, nëse provohen, nuk lënë shumë vend për interpretime të buta nga gjykata.”

    Kritika për SPAK: “Po paragjykohet çështja përmes rrjedhjes në media”

    Por përveç aspektit penal, Manjani ngriti një shqetësim edhe më të madh: rrjedhjen e informacionit zyrtar të hetimeve në media përpara se ky informacion t’i komunikohej zyrtarisht vetë të akuzuarit. Ai e cilësoi këtë si një “shkelje të rëndë procedurale dhe etike”, duke akuzuar prokurorin përkatës për cenim të besimit në sistemin e drejtësisë.

    “Nuk është aspak normale, madje është totalisht anormale që përpara se t’i komunikohet akuza personit publikohet nga media. Ai prokuror që e ka nxjerrë këtë dhe e ka hedhur në media dje, duhet të qërrohet nga sistemi sot,” – tha Manjani me tone të ashpra.

    Sipas tij, ky publikim i parakohshëm i materialeve hetimore dëmton rëndë të drejtën e një procesi të rregullt ligjor dhe paragjykon opinionin publik, duke vënë në presion të padrejtë edhe trupën gjykuese që mund ta marrë çështjen në shqyrtim.

    “Kjo çështje është e paragjykuar, sepse është gjykuar në publik. Çfarë duhet të bëjë ai gjyqtari që do ketë në dorë çështjen? Do ketë gjithë median, gjithë opinionin kundër po mori një vendim që nuk u pëlqen të gjithëve,” – shtoi Manjani.

    Ai u shpreh gjithashtu se çështje të kësaj natyre duhet të trajtohen me kujdes maksimal institucional, pa i kthyer në spektakël politik apo mediatik, për të mos minuar besimin te drejtësia, që është ende në proces reformimi.

    Ngjarja që tronditi opinionin: Akuzat ndaj Erion Veliajt

    Akuzat ndaj Erion Veliajt janë bërë publike vetëm pak ditë më parë përmes disa portaleve dhe mediave kryesore, duke krijuar një valë reagimesh të forta politike dhe shoqërore. Sipas informacioneve të publikuara, ndaj tij rëndojnë akuza për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv dhe falsifikim dokumentesh – të gjitha në lidhje me praktika të dyshimta në menaxhimin e kontratave dhe projekteve të Bashkisë së Tiranës gjatë mandatit të tij.

    Publikimi i materialeve paraprake hetimore pa një komunikim zyrtar ndaj të pandehurit ka ngritur dyshime edhe mbi mënyrën e funksionimit të vetë Prokurorisë së Posaçme, e cila ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për të konfirmuar apo mohuar informacionet e publikuara.

    Ndërkohë, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka reaguar publikisht për këto akuza deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ndërsa situata pritet të marrë zhvillime të rëndësishme në ditët në vijim. Reagimet e politikës janë të ndara: opozita ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij, ndërsa përfaqësues të PS janë shprehur se “nuk mund të gjykohet dikush pa vendim gjykate”.

  • 🔹 “Je Gomar!” – Poezia që Mimoza Ahmeti ia kushtoi Edi Ramës dhe shpërtheu gjithë studioja! 😂📺

    🔹 “Je Gomar!” – Poezia që Mimoza Ahmeti ia kushtoi Edi Ramës dhe shpërtheu gjithë studioja! 😂📺

    Një skenë epike televizive po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku tre figura të njohura të kulturës dhe politikës shqiptare përplasen me stil të pazakontë dhe batutë të fshehur mes vargjeve dhe mimikave.

    Në një moment të papritur dhe totalisht absurd, poetja e njohur Mimoza Ahmeti reciton një poezi të cilën ia dedikon… Edi Ramës në rini! Titulli?

    📝 “Je Gomar!”

    Pasi e dëgjon poezinë, Adi Krasta, me gjithë ironinë dhe sharmin e tij, nuk përmbahet dhe e ngul goditjen:

    🗣️ “Je gomar – kjo është diçka që duket!”

    E gjithë studio shpërthen në të qeshura, por ajo që e bën momentin akoma më të çmendur është përgjigjja e ftohtë dhe serioze si granit e Mozës:

    🎤 “Shokut tim Edi Ramës.”

    Asnjë buzëqeshje, asnjë ironi – vetëm një qetësi vrastare poetike, që e bëri të gjithë publikun të plasë së qeshuri, ndërsa Moza… mbeti stoike si sfinks.

    📽️ Videoja është kthyer në memë virale, me qindra komente që thonë: