Category: Uncategorized

  • đŸŸ„ PLAS SHERRI NË MES TË TIRANËS – I MOSHUARI GODET ME SHKOP DRURI, SHOKOHEN  KALIMTARËT! ( Video )

    đŸŸ„ PLAS SHERRI NË MES TË TIRANËS – I MOSHUARI GODET ME SHKOP DRURI, SHOKOHEN KALIMTARËT! ( Video )

    Një konflikt i pazakontë ka ndodhur mes dy të moshuarve në një trotuar në Tiranë. Për arsye ende të paqarta, njëri prej tyre ka rrëmbyer një shkop druri dhe ka goditur pa mëshirë tjetrin.

    đŸ˜± KalimtarĂ«t nuk u besojnĂ« syve!

    đŸ—Łïž “Mos u afro, tĂ« thyej kokĂ«n!” – dĂ«gjohet duke bĂ«rtitur i moshuari agresiv.

    Një qytetar përpiqet të ndalojë sherrin, por i moshuari nuk ndalet dhe vazhdon të shajë e ofendojë të gjithë rreth e rrotull.

    📍Ngjarja ndodhi pranĂ« njĂ« pallati nĂ« TiranĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« videoja po bĂ«n xhiron e rrjetit!

  • Drafti i QeverisĂ«, zbulohet vlera e pronave nĂ« tĂ« gjitha qarqet e vendit. Sa Ă«shtĂ« çmimi i referencĂ«s nĂ« 24 zonat e TiranĂ«s

    Drafti i Qeverisë, zbulohet vlera e pronave në të gjitha qarqet e vendit. Sa është çmimi i referencës në 24 zonat e Tiranës

    Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut.

    ËshtĂ« kjo data e propozuar nga ministria e financave dhe e hedhur pĂ«r konsultim publik. RivlerĂ«simi kĂ«tĂ« herĂ« do tĂ« jetĂ« me njĂ« tatim prej 5%, nga 15% qĂ« Ă«shtĂ« aktualisht dhe 3% qĂ« ishte nĂ« fushatĂ«n e fundit tĂ« realizuar nĂ« vitin 2022.

    “Ky projektligj do tĂ« ketĂ« gjithashtu ndikim pozitiv nĂ« tĂ« ardhurat e buxhetit tĂ« shtetit, pĂ«rmes rritjes sĂ« tĂ« ardhurave nga tatimi mbi rivlerĂ«simin, i cili propozohet tĂ« jetĂ« nĂ« normĂ«n 5%, pa pasur nevojĂ« pĂ«r ndryshime tĂ« normave tatimore ekzistuese. Kjo e bĂ«n atĂ« njĂ« instrument efikas dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r politikĂ«n fiskale”.

    Kjo nismë e re, e cila vjen në një periudhë kur çmimet e pronave janë rritur ndjeshëm, synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese.

    “Projektligji parashikon tĂ« drejtĂ«n e rivlerĂ«simit tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme qĂ« janĂ« nĂ« proces regjistrimi, duke pĂ«rfshirĂ« edhe pasuritĂ« e legalizuara nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi.”

    Nëse ky rivlerësim do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite. Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168.200 pasuri, ndërsa buxheti i shtetit përfitoi 14 miliardë lekë.

    Gjithashtu, ministria ka publikuar edhe çmimet e reja të referencës për çdo qark të Shqipërisë.

  • Rama merr vendimin e forte/ Ja cdo ndodhe me sigurimin e banesave

    Rama merr vendimin e forte/ Ja cdo ndodhe me sigurimin e banesave

    Qeveria ka rikthyer sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, përmes një projektligji të ri të hedhur në konsultim publik nga Ministria e Financave.

    Ndryshe nga versioni i mëparshëm i ndalur disa vite më parë, drafti aktual parashikon krijimin e një Fondi për Tërmetet si shoqëri aksionare shtetërore, e cila do të mbledhë primet e sigurimit dhe do të kryejë pagesat për dëmet në rast tërmeti.

    Sigurimi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha banesat, përfshirë ato në proces legalizimi apo me qira sociale. Shtresat në nevojë do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ndërsa bashkitë do të paguajnë për kategoritë përkatëse. Kush nuk paguan primin, nuk do të ketë akses në shërbime të rëndësishme publike, si Kadastra, QKB apo e-Albania.

    “Subjektet qĂ« nuk lidhin kontratĂ« sigurimi tĂ« detyrueshme nga ngjarjet e tĂ«rmeteve nĂ« zbatim tĂ« kĂ«tij ligji, i nĂ«nshtrohen masave shtrĂ«nguese si mĂ« poshtĂ«:

    Nuk marrin shërbime kadrastale;
    Nuk marrin shërbime nga e-albania;

    Nuk marrin shĂ«rbime nga Qendra KombĂ«tare e Biznesit”, thuhet nĂ« nenin 33 tĂ« projektligjit.
    Mbulimi i sigurimit do të përfshijë vetëm dëmet strukturore të shkaktuara drejtpërdrejt nga tërmetet dhe jo dëmet në mobilim, pajisje apo elementë të tjerë të brendshëm.

    Kontrata e sigurimit rinovohet çdo vit dhe nuk transferohet automatikisht në rast kalimi të pronësisë. Në projekt-ligj thuhet se në rast të një ndryshimi pronësie, pronari i ri duhet të njoftojë Fondin brenda 15 ditëve.

    Vlera maksimale e mbulimit dhe prima e sigurimit do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe do të bazohen në faktorë si madhësia e banesës dhe rreziku sizmik i zonës ku ndodhet.

  • Sh*kon Gazetari: Erion Veliaj nĂ« gjendje tĂ« rĂ«nduar emocionale, sdo ta besoni dot cfare ka pirĂ« nĂ« burg

    Sh*kon Gazetari: Erion Veliaj në gjendje të rënduar emocionale, sdo ta besoni dot cfare ka pirë në burg

    Gazetari Poli hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme, pasi tha se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pirë rreth 30 litra raki në pak kohë gjatë qëndrimit në paraburgimin e Durrësit.

    Ai u shpreh se Veliaj është ën gjendje të rënduar emocionale, teksa ditën e djeshme iu komunikuan edhe akuzat zyrtare nga SPAK.

    “ËshtĂ« nĂ« njĂ« gjendje shumĂ« tĂ« rĂ«nduar. Informacionet i kam nga brenda, nga vetĂ« gardianĂ«t. MĂ« thonĂ« se pi pa kontroll, rreth 30 litra raki, dhe Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« emocionale”, tha gazetari.

    Veliaj u transportua në spital disa ditë më parë, pasi kishte probleme shëndetësore, teksa gjatë muajve të fundit ka humbur më shumë se 10 kg nga pesha trupore.

    Por deklarata e tij nxjerr në pah një tjetër skandal që ndodh brenda burgjeve në vendin tonë, ku alkooli është i ndaluar. Si ka mundur Veliaj ta fusë në burg gjithë atë sasi rakie?

    Drejtoria e burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë duhet të nisin hetimet, pasi kemi të bëjmë me shkelje ligji, ku disa të burgosur favorizohen për shkak të detyrave që kanë mbajtur më herët.

  • Pas deklaratĂ«s sĂ« Jozit, Loredana prezanton ‘shoqĂ«rinĂ« e keqe’

    Pas deklaratĂ«s sĂ« Jozit, Loredana prezanton ‘shoqĂ«rinĂ« e keqe’

    Pas intervistës së fundit të Jozit, ku ish-banori i Big Brother VIP Albania foli hapur për përvojën në reality show dhe për raportin me Loredanën, ka ardhur edhe një reagim nga ana e ish banores së Big Brother.

    VetĂ«m pak pas deklaratĂ«s sĂ« Jozit, Loredana ka postuar njĂ« video me humor nĂ« InstaStory sĂ« bashku me DJ Benito-n, ku dĂ«gjohet tĂ« thotĂ«: “ShoqĂ«ria e keqe vazhdon, kĂ«tu kemi mĂ« tĂ« keqin fare”.

    Kjo deklaratë e saj është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një reagim ironik ndaj fjalëve të Jozit.

    GjatĂ« intervistĂ«s, Jozi u shpreh se “Loredana ka zgjedhur njĂ« rrugĂ« jo shumĂ« tĂ« mirĂ«â€ dhe se Ă«shtĂ« duke u rrethuar nga njerĂ«z qĂ«, sipas tij, “nuk i bĂ«jnĂ« nder”.

    Reagimi i LoredanĂ«s shihet nga shumĂ« si njĂ« kundĂ«rpĂ«rgjigje e qartĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ«n e saj, ndaj komenteve tĂ« bĂ«ra nga ish-banori i BBVIP. 

  • đŸŸ„ LAJM I FUNDIT – AKSIDENT TRAGJIK NË RRUGËN LEZHË-SHKODËR đŸŸ„

    đŸŸ„ LAJM I FUNDIT – AKSIDENT TRAGJIK NË RRUGËN LEZHË-SHKODËR đŸŸ„

    NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« ka tronditur mbrĂ«mjen e sotme zonĂ«n pranĂ« fshatit FishtĂ«, nĂ« aksin Lezhë–ShkodĂ«r. NjĂ« automjet tip fuoristradĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me njĂ« trailer me targa serbe, çka ka shkaktuar pasoja tragjike.

    đŸ‘ŽđŸ‘” Dy tĂ« moshuar, gjyshĂ«r, kanĂ« humbur jetĂ«n nĂ« vendngjarje.

    👧 NjĂ« fĂ«mijĂ« ndodhet nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« nĂ« spital.

    🚑 Tre persona tĂ« tjerĂ« kanĂ« mbetur tĂ« plagosur dhe janĂ« transportuar me urgjencĂ« drejt spitalit rajonal.

    Sipas burimeve paraprake, pas përplasjes së fortë, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    đŸ•Żïž NgushĂ«llime familjarĂ«ve pĂ«r humbjen e rĂ«ndĂ«. ShpresojmĂ« pĂ«r njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« shpejtĂ« tĂ« gjendjes sĂ« tĂ« plagosurve.

  • Tr*gjedi! RrĂ«zohet avioni me 49 persona nĂ« bord, mes tyre edhe fĂ«mijĂ«! AsnjĂ« i mbijetuar

    Tr*gjedi! Rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre edhe fëmijë! Asnjë i mbijetuar

    Një avion rus me 49 persona në bord është rrëzuar pa asnjë të mbijetuar.

    Avioni, i cili kishte 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord, po fluturonte nga qyteti Blagoveshchensk në kufirin ruso-kinez drejt qytetit Tynda, tha guvernatori rajonal Vasily Orlov.

    Agjencia e lajmeve TASS njoftoi se nuk pati të mbijetuar, duke shtuar një gabim gjatë uljes si arsye për rrëzimin në pjesën lindore të rajonit Amur.

  • Alo, babi ka vr*rĂ« veten
’ Ngjarje e rĂ«ndĂ« nĂ« TiranĂ«, i biri gjenĂ« tĂ« p*jetĂ« tĂ« atin nĂ« banesĂ«

    Alo, babi ka vr*rĂ« veten
’ Ngjarje e rĂ«ndĂ« nĂ« TiranĂ«, i biri gjenĂ« tĂ« p*jetĂ« tĂ« atin nĂ« banesĂ«

    NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« ka ndodhur mbrĂ«mjen e sĂ« mĂ«rkurĂ«s nĂ« rrugĂ«n “Ferdinand Paparisto” nĂ« TiranĂ«.

    Sipas policisë, një 81-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

    “MĂ« datĂ« 23.07.2025 , rreth orĂ«s 20:05, nĂ« rrugĂ«n “Ferdinand Paparisto”, shtetasi A. Gj. ka njoftuar SallĂ«n Operative tĂ« DVP TiranĂ« se nĂ« banesĂ« ka konstatuar pa shenja jete babain e tij, shtetasin R. Gj., rreth 81 vjeç, i cili dyshohet se Ă«shtĂ« vetĂ«vrarĂ« me mjet prerĂ«s”, njofton policia.

    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.

  • Shtang Tanja Porja: Nga 43 gradĂ« celsius nĂ« breshĂ«r dhe mot tĂ« freskĂ«t, ndryshim drastik

    Shtang Tanja Porja: Nga 43 gradë celsius në breshër dhe mot të freskët, ndryshim drastik

    Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, ka paralajmëruar se ditët e premte dhe e shtunë do të shënojnë temperatura të larta, që mund të arrijnë deri në 43-44 gradë Celsius, duke qenë kështu ditët më të nxehta të verës 2025.

    Sipas saj, edhe dita e enjte dhe dita e premte në Shqipëri do të regjistrojnë temperatura të larta, ndërsa vendet fqinje, si qendra e Italisë dhe zonat jugore, do të përjetojnë temperatura edhe më të larta.

    Megjithatë, ndryshimi i madh i motit pritet të nisë që nga dita e diel, kur termometri do të zbresë me rreth 5 gradë Celsius. Në veri dhe në zonat malore do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa të hënën temperaturat do të ulen edhe më tej, por nuk priten më reshje shiu,

    Ky ndryshim i papritur i motit vjen si njĂ« kthesĂ« e fortĂ« pas ditĂ«ve tĂ« nxehta dhe paralajmĂ«ron pĂ«r njĂ« fundjavĂ« me kontraste tĂ« forta klimatike, nga vapĂ« e madhe nĂ« mot mĂ« tĂ« freskĂ«t dhe me reshje. 

  • 40 milionĂ« euro dĂ«m nga parkingu/ Krimi Ekonomik “godet” bashkinĂ« Fier, arrestohet ish-nĂ«nkryetarja dhe njĂ« zyrtar tjetĂ«r

    40 milionĂ« euro dĂ«m nga parkingu/ Krimi Ekonomik “godet” bashkinĂ« Fier, arrestohet ish-nĂ«nkryetarja dhe njĂ« zyrtar tjetĂ«r

    NjĂ« operacion i Krimit Ekonomik nĂ« Fier i koduar “Parking” ka vĂ«nĂ« nĂ« pranga dy persona mes tyre ish-nĂ«nkryetaren e bashkisĂ« dhe ka pezulluar dy zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« bashkisĂ«, tĂ« akuzuar se i kanĂ« shkaktuar shtetit dĂ«m prej 40 milionĂ« eurosh me taksat e parkingut.

    NĂ« kuadĂ«r tĂ« tij u ekzekutuan masat e sigurisĂ« “Arrest nĂ« shtĂ«pi” pĂ«r shtetasen Adela Hysenaj, 34 vjeçe, banuese nĂ« Fier, ish-DrejtoreshĂ« e PĂ«rgjithshme e Taksave dhe UrbanistikĂ«s sĂ« BashkisĂ« Fier dhe ish-ZĂ«vĂ«ndĂ«s Kryetare e BashkisĂ« Fier, pĂ«r veprat penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s” dhe “Ushtrim i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike;

    -Arrest nĂ« shtĂ«pi” dhe “Pezullim i ushtrimit tĂ« njĂ« detyre a shĂ«rbimi publik” u vendos pĂ«r shtetasin Vasil Ceku, 41 vjeç, banues nĂ« Fier, Drejtor nĂ« DrejtorinĂ« e Verifikimit dhe Koordinimit nĂ« Terren pĂ«r Rajonin Jugor nĂ« DrejtorinĂ« Rajonale Tatimore Fier, pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”;

    “Pezullim i ushtrimit tĂ« njĂ« detyre a shĂ«rbimi publik”, pĂ«r shtetasen Anisa Cjapi, 38 vjeçe, banuese nĂ« Fier, DrejtoreshĂ« nĂ« DrejtorinĂ« e Taksave dhe Tarifave Vendore nĂ« BashkinĂ« Fier, pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”;– “

    Pezullim i ushtrimit tĂ« njĂ« detyre a shĂ«rbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtĂ« shtetit”, pĂ«r shtetasin Martin Dodi, 57 vjeç, banues nĂ« Fier, sekretar i PĂ«rgjithshĂ«m i BashkisĂ« Fier, pĂ«r veprĂ«n penale “Ushtrimi i ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike”.
    Këta shtetas, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milionë lekë në arkat e Bashkisë Fier.

    Gjithashtu, këta shtetas, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregtare në Fier, kundrejt përfitimit.