Category: Uncategorized

  • Ma vr*në me tel! Flet vëllai i 56-vjeçarit që u vr* nga e bija dhe tr*ndit: ja cme kishte bere gruaja e tij para 2 viteve

    Ma vr*në me tel! Flet vëllai i 56-vjeçarit që u vr* nga e bija dhe tr*ndit: ja cme kishte bere gruaja e tij para 2 viteve

    Ferdinant Rama ka folur për mediat pasi vëllai i tij u vra nga e bija 26-vjeçare e cila më pas inskenoi ngjarjen si aksidentale.

    Ferdinant Rama ka deklaruar për mediat se kunata e tij, pra gruaja e viktimës, nuk e linte të fliste me të vëllain prej dy vitesh. Ferdinant Rama ka theksuar se vëllai i tij i ndjerë kishte shumë konflikte me bashkëshorten.

    “E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër, i them si është Anesti”, tregoi ai.

    Anesti Rama u mbyt me tel nga vajza e tij ndërsa kjo e fundit në bashkëpunim me nënën e saj pastruan vendngjarjen dhe bënë kallëzim në polici për ngjarje aksidentale. Pas hetimeve, rezultoi se vajza 26-vjeçare në bashkëpunim me nënën e saj, vranë Anesti Ramën.

    Detaje tronditës janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë në familjen në Fier, ku vajza 26-vjeçare ka mbytur me tel babain e saj 56-vjeç.

    Ngjarja kriminale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, por vajza Emanilda Rama sëbashku më nënën shtetasen V.R., 53 vjeçe, e kanë kallëzuar në polici si vdekje aksidentale.

    Por versioni nuk ishte plotësisht bindës pasi Shërbimet e Policisë gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit, Anesti Rama, nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

    Krimin e bën edhe më tronditës, deklarata e vajzës e cila në dëshminë e saj në polici ka pranuar krimin pasi sipas saj i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishet në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohet, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj.

    Njoftimi i Policisë

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje.

    Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja.

    Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

    Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni “Inskenimi”.

    Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

    Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).

    Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.

    53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.

    Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Plas sk*ndal me i madh ne Fier, Kryebashkiaku Subashi në lidhje int*me me Adela Hysenajn qe u vendos ne arrest?

    Plas sk*ndal me i madh ne Fier, Kryebashkiaku Subashi në lidhje int*me me Adela Hysenajn qe u vendos ne arrest?

    Burime të shumta dhe zëra nga brenda institucioneve flasin për një lidhje intime të qëndrueshme mes zonjës Hysenaj dhe vetë kryetarit të Bashkisë, Armando Subashi.

    Në Fier, nuk ke më nevojë të studiosh administratë publike për të kuptuar se si funksionon bashkia e korruptuar e këtij qyteti, mjafton të studiosh marrëdhëniet personale të kryetarit. Ajo që nisi si një hetim për shpërdorim detyre dhe mungesë fiskalizimi në parkimin nëntokësor, është shndërruar në një telenovelë zyrtare, ku rolet kryesore nuk i luajnë ekspertët e administratës, por çifti Subashi-Hysenaj.

    Sipas hetimeve të kryera dhe masave të ekzekutuara nga policia, Adela Hysenaj, ish-drejtoreshë e Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier dhe ish-zv.kryetare e saj, është vendosur në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

    Por më shumë sesa një çështje ligjore, kjo histori është kthyer në një manual se si pushteti lokal përdoret për interesa personale e sentimentale. Burime të shumta dhe zëra nga brenda institucioneve flasin për një lidhje intime të qëndrueshme mes zonjës Hysenaj dhe vetë kryetarit të Bashkisë, Armando Subashi.

    Një lidhje që nuk është thjesht private, ajo ka influencuar punësime, pozicione drejtuese, vendime të favorshme për subjekte private dhe madje ka vënë në rrezik arkën publike.

    Sepse kur kryetari i bashkisë ndahet mes detyrës dhe dashurisë, fiton ajo që i është më afër. Dhe në këtë rast, dashuria merr me vete edhe tenderin, edhe taksën, edhe heshtjen institucionale.

    Në vend që të vendosej një sistem fiskalizimi transparent për parkimin nëntokësor, kemi një dëm prej 40 milionë lekësh që nuk u arkëtuan kurrë. Dhe nuk është vetëm kjo. Ulje taksash për bizneset “të përzgjedhura”, përfitime të dyshimta, dhe një klimë tërësisht e degraduar në administratën lokale.

    Por ndoshta më skandaloze se vetë shkeljet është që ka rrethuar këtë lidhje. Në një vend ku një roje shkolle duhet të deklarojë çdo të afërm në konflikt interesi, kryetari i bashkisë përqafohet publikisht me shefen e zyrës pa asnjë pasojë ligjore apo morale.

    E ndërsa qytetarët e Fierit shtrëngojnë rripin, bashkia harxhon taksat për të mbajtur në këmbë një sistem të ngritur mbi afërsi personale dhe mbështetje emocionale.

    Kjo nuk është më një histori thjesht korrupsioni, është triumfi i klientelizmit emocional mbi shërbimin publik. Një bashki që qeveriset nga zemra, jo nga ligji. Dhe një qytet që paguan faturën e ndjenjave që shpërndahen në zyrat e pushtetit si vendime institucionale.

    Në fund, pyetja nuk është më nëse ka ndodhur shkelje. Pyetja është, a ka mbetur gjë pa u shkelur në këtë marrëdhënie me pushtetin? Dhe më tragjikja, a do ketë përgjegjësi, apo thjesht do thonë se ishte “një çështje personale”?

    Në Fier, ndoshta për herë të parë në historinë e administratës, dashuria ka më shumë pushtet se ligji. Dhe kjo është një histori që nuk mund të përfundojë me “happy end”, por me ndëshkim dhe pastrim institucional. Nëse drejtësia ka ende zë.
    Pyetja që lind natyrshëm është nëse Adela Hysenaj ka kryer veprime pa miratimin dhe dijeninë e kryetarit Armando Subashi, apo nëse ai ka qenë pjesëmarrës ose i vetëdijshëm për këto shkelje, pa një hetim të plotë për rolin dhe dijeninë e tij, nuk mund të kuptohet nëse përgjegjësia ndan vendet në krye të Bashkisë Fier apo nëse skandali është vetëm fryt i veprimeve individuale.

    Dashuria e Subashit, siç po rezulton, nuk është vetëm çështje zemre është edhe çështje takse, tenderi dhe ndikimi publik. Në një vend normal, një lidhje e tillë mes titullarit të institucionit dhe vartëses do të sillte dorëheqje, hetim të brendshëm dhe pastrim të plotë të strukturës. Por në Fier, përkundrazi, gjithçka është mbajtur nën heshtje, ndërsa qytetarët paguajnë faturën e një afërsie që ka dalë jashtë çdo kontrolli institucional.

    Bashkia Fier nuk është më thjesht një institucion vendor, është një skenë ku ndjenja private transformohet në ndikim publik dhe ku ligji zhbëhet përballë marrëdhënieve “të veçanta”. 

  • Bëni dua’, pa jetë në banesë për 9 muaj, historia e aktores së njohur që tronditi një komb

    Bëni dua’, pa jetë në banesë për 9 muaj, historia e aktores së njohur që tronditi një komb

    Një aktore, e famshme dikur, u shua pa asnjë zhurmë.

    Trupi i Humaira Asghar Ali u gjet vetëm disa javë më parë në apartamentin e saj në Karachi, 10 muaj pas vdekjes.

    Skena ishte e tmerrshme: trupi i saj në fazë të avancuar dekompozimi, apartamenti i heshtur, telefonat e fikur dhe qiraja e papaguar. Ishte pikërishë ankesa e pronarit që çoi në zbulimin e ngjarjes.

    Humaira kishte humbur kontaktet me familjen. Askush nuk e kishte kërkuar. Askush nuk e kishte pyetur se ku ishte. Dhe kur u gjet, babai i saj refuzoi të merrte pjesë në funeral.

    Pak para se të zhdukej, ajo kishte dërguar një audio ku thoshte se po shkonte në Umra, dhe i lutej miqve: “Më mbani në lutje, ju lutem.”

    Mesazhi u përhap vetëm pasi lajmi i vdekjes u bë publik. Ndjekësit e saj u tronditën. Ishin fjalët e saj të fundit.

    Rasti i Humairas është kthyer në një thirrje kolektive: sa shpesh i harrojmë ata që dikur i kemi duartrokitur? A është fama në fund vetëm një dhomë e zbrazët pa askërkund?

    Kjo nuk ishte fundi që ajo meritonte. Por ky ishte fundi që i dhanë. 

  • E bija vr*au të atin në Fier/ Gazetarja tregon detaje tr*nditese: I kishte prere k****

    E bija vr*au të atin në Fier/ Gazetarja tregon detaje tr*nditese: I kishte prere k****

    Gazetarja nga Fieri, Laureta Roshi tregoi detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Frashër të Patosit ku vajza 26-vjeçare mbyti me tel babanë e saj 56-vjeçar në bashkëpunim me të ëmën dhe u mundua të fshihte krimin.

    Ajo tha se ngjarja ishte raportuar një ditë më parë në polici nga Emanilda Rama 26 vjeçe, e cila u kishte thënë bluve se babai i saj, shtetasi Anesti Rama, 56 vjeç, kishte ndërruar jetë aksidentalisht në banesën e tyre.

    Por nga këqyrja e kufomës u konstatuar se trupi i pajetë ishte larë e pastruar me qëllim për të fshehur gjurmët dhe kishte shenja të dhunës në pjesën e fytit. Roshi tregoi disa detaje makabre lidhur me kufomën të siguruara nga morgu dhe dëshmitë e fqinjëve.

    “Elementë që dalin nga morgu dhe një fqinj i viktimës tregojnë se kufma është masakruar në pjesët intime dhe kjo është një makabritet që tregon inat të akumuluar. Fqinjët kanë treguar se jetonin të tre, babai, nëna dhe vajza dhe asnjë nuk kishte probleme të shëndetit mendor”, tha gazetarja në emisionin People në Euronews Albania.

  • Arbenita e sfidon publikisht Feron!

    Arbenita e sfidon publikisht Feron!

    Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka ndezur rrjetin me një postim të fundit në Instagram, ku shihet në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit bashkë me vajzën e saj Ninën.

    Ajo ka shkruar në mënyrë thumbuese: “Na kap nëse mundesh”, një frazë që është interpretuar menjëherë si një mesazh direkt ndaj Feros.

    Ky postim vjen në një kohë ku ish çifti ndodhen në një proces gjyqësor, pas akuzave për kërcënime ndaj Arbenitës nga Fero, të cilat u bënë edhe publike.

    Ky postim u konsiderua si një sfidë publike dhe lojë nervash ndaj reperit.

    Mbetet për t’u parë nëse pas këtij postimi do të ketë ndonjë reagim nga ana e Feros. 

  • Gjykata lëshon urdhër arrest për Atilla Kardesh, ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 3

    Gjykata lëshon urdhër arrest për Atilla Kardesh, ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 3

    Atilla Kardesh, ish-banori i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, është përballur me një zhvillim të papritur në procesin gjyqësor ndaj ish-bashkëshortes së tij, Drenusha Latifi. Gjykata ka lëshuar një urdhër-arrest ndaj tij, pasi ai mungoi në seancën e fundit gjyqësore të mbajtur më 23 korrik, e cila zgjati deri në orën 13:40.

    Avokati i Kardesh tha në sallën e gjyqit se klienti i tij ishte detyruar të udhëtonte në Suedi për çështje që lidhen me nënshtetësinë. “Para tre ditësh më njoftoi përmes telefonit për udhëtimin. Megjithatë, deri më tani nuk më ka siguruar asnjë dëshmi për këtë lëvizje,” deklaroi ai para trupit gjykues.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesja ligjore e Drenusha Latifit e hodhi poshtë këtë pretendim, duke e quajtur të pavërtetë. Ajo theksoi se Kardesh është shtetas i Suedisë dhe Kosovës dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore që lidhet me nënshtetësinë, duke shtuar se vetë klientja e saj kishte dhënë informacion të saktë për këtë çështje.

    Pas shqyrtimit të rrethanave, gjykata vendosi të shtyjë seancën për në 25 shtator 2025, në ora 09:30, ndërkohë që për Atilla Kardesh është lëshuar një urdhër-arrest për mungesë të pajustifikuar. Gjykata sqaroi se kjo datë e re vlen si zëvendësim për ftesat standarde për të gjitha palët.

  • Një larje që përfundoi në tragjedi: Mbytet adoleshenti në Lagunën e Patokut

    Një larje që përfundoi në tragjedi: Mbytet adoleshenti në Lagunën e Patokut

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lagunën e Patokut, ku dy të rinj 16-vjeçarë u futën për t’u larë, por vetëm njëri prej tyre arriti të shpëtojë.

    Të rinjtë kaluan përmes kanalit që lidh lagunën me detin, por dyshohet se u zunë nga rrjedha e fortë. Njëri prej tyre u nxor me shpejtësi nga uji dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa për shokun e tij nisi menjëherë kërkimi nën ujë.

    Trupi i pajetë u gjet nga polumbarët e RENEA-s pas disa orësh kërkimi. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Kurbinit dhe të Policisë Kufitare, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    Një verë që duhej të ishte pushim, u kthye në fatkeqësi për dy familje.

  • Katastrofë ajrore! Rrëzohet avioni me pasagjerë, askush nuk mbijeton, momentet e fundit të kapura në video

    Katastrofë ajrore! Rrëzohet avioni me pasagjerë, askush nuk mbijeton, momentet e fundit të kapura në video

    Një avion pasagjerësh i kompanisë Angara Airlines është rrëzuar në Lindjen e Largët të Rusisë, me të gjitha raportet që konfirmojnë se nuk ka të mbijetuar mes 49 personave në bord.

    Avioni tip Antonov An-24, me 43 pasagjerë – përfshirë pesë fëmijë – dhe 6 anëtarë ekuipazhi, ishte nisur nga qyteti Blagoveshchensk pranë kufirit me Kinën dhe po udhëtonte drejt qytetit të largët Tynda.

    Sipas guvernatorit të rajonit, Vasily Orlov, kontakti me avionin është humbur disa kilometra larg destinacionit final.

    Pamjet ajrore të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një zonë të pyllëzuar ku besohet të ketë ndodhur përplasja.

    Helikopterët e kërkim-shpëtimit zbuluan mbetjet e avionit të djegur dhe, sipas zyrtarëve lokalë, nuk janë parë shenja jete në vendngjarje.

    është përplasur gjatë një tentative për t’u ulur në kushte të vështira atmosferike, gjatë një rrotullimi të dytë mbi aeroport. Avioni mendohet të jetë përfshirë nga flakët gjatë uljes, dhe më pas është rrëzuar rreth 15 kilometra në jug të qytetit Tynda.

    Sipas agjencisë shtetërore TASS, avioni ishte ndërtuar në vitin 1976, një mjet fluturues i kohës sovjetike, dhe ndodhej në operim nga një linjë ajrore me bazë në Siberi.

    Prokuroria e transportit në rajon ka nisur një hetim për shkaqet e aksidentit, ndërsa shërbimet e emergjencës po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Zyrtarisht ende nuk është bërë publik identiteti i viktimave.

  • Periudhë pozitive, zbuloni pesë shenjat e horoskopit që do të kenë fat në dashuri nga 24 korriku deri më 3 gusht

    Periudhë pozitive, zbuloni pesë shenjat e horoskopit që do të kenë fat në dashuri nga 24 korriku deri më 3 gusht

    Një periudhë pozitive po nis për pesë shenja të zodiakut, të cilat do të përjetojnë zhvillime të rëndësishme në jetën e tyre sentimentale nga 24 korriku deri më 3 gusht.

    Veçanërisht pas datës 29 korrik, kur Hëna kalon në shenjën e Peshores, shumë çifte do të ndiejnë progres të dukshëm në marrëdhëniet e tyre.

    Kjo është koha e duhur për të ndërtuar një bashkëjetesë të qetë, për sa kohë që shmangni keqkuptimet e vogla dhe shpërqendrimet që ju largojnë nga dashuria e vërtetë.

    Dashi

    Është koha për paqe dhe reflektim në jetën tuaj sentimentale. Përdoreni energjinë tuaj për të krijuar një ambient harmonik me partnerin/en. Hëna ju ndihmon të ndieni siguri për ecurinë e marrëdhënies, edhe nëse ritmi i saj nuk është ai që dëshironi.

    Gjithashtu, Chironi në ecuri të kundërt do të luajë një rol të rëndësishëm në kapërcimin e pengesave të brendshme. Mos harroni: fakti që diçka nuk po ndodh tani nuk do të thotë që nuk do të ndodhë kurrë. Jini të duruar, jepini vetes kohë dhe hapësirë për reflektim. Shprehni mirënjohjen për atë që keni dhe kjo do të forcojë lidhjen tuaj më shumë se kurrë.

    Peshorja

    Nuk është e drejtë të luftoni vetëm për këtë marrëdhënie. Edhe pse Chironi, Saturni dhe Neptuni që ndodhen në shenjën e Dashit (që ndikon direkt në jetën tuaj sentimentale) mund t’ju vënë nën presion, Chironi në lëvizje të kundërt do të sjellë ndryshime pozitive, ndërsa Saturni do të sjellë mësime, ndoshta jo të lehta, por të domosdoshme.

    Kjo është një periudhë shërimi: përqendrohuni te vetja. Sa do që ta doni partnerin, nuk mund të zgjidhni problemet e tij për të. Ai/ajo duhet t’i zgjidhë vetë. Ju mjafton të përqafoni procesin e shërimit dhe të kujdeseni për veten.

    Bricjapi

    Afërdita, planeti i dashurisë, rikthehet në shenjën e Gaforres më 30 korrik, duke rikthyer edhe dashurinë në jetën tuaj, e cila tani bëhet prioritet. Pavarësisht nëse jeni në një lidhje apo të kënaqur si beqarë, emocionet marrin qendër të vëmendjes.

    Nëse jeni në çift, ndjeshmëria dhe kujdesi që ofroni do t’i tregojnë partnerit tuaj se sa shumë e vlerësoni. Kujdesuni që të mos harroni veten në këtë proces – balanca është çelësi. As mos e përdorni marrëdhënien si mbështetje emocionale të tepruar apo si mënyrë për të shmangur boshllëqet tuaja të brendshme.

    Ujori

    Kjo është një periudhë e përshtatshme për një bisedë të sinqertë me partnerin/en. Më 31 korrik, Merkuri ndriçon shenjën e Luanit, duke nxjerrë në pah çështjet e dashurisë dhe komunikimit. Edhe pse është në lëvizje të kundërt, mos kini frikë të diskutoni edhe temat e vështira. Shprehni mendimet tuaja dhe planifikoni për të ardhmen së bashku.

    Reflektoni gjithashtu se çfarë duhet lënë pas për të ecur përpara. Nëse është e nevojshme, ndani edhe të vërtetat e pakëndshme: nuk keni pse ta mbroni partnerin nga to. Ndershmëria është ajo që do të çojë marrëdhënien tuaj në një nivel tjetër.

    Demi

    Është koha të dëgjoni zemrën. Marrëdhëniet tuaja romantike kanë qenë sfiduese së fundmi, me ndryshime emocionale dhe dinamika të paqarta. Por tani, universi është në anën tuaj. Kalimi i Afërditës në shenjën e Gaforres do t’ju ndihmojë të komunikoni me ndjeshmëri, ndërsa Hëna në çerekun e saj të parë në Akrep më 1 gusht do të sjellë një balancë të re në marrëdhënie.

    Do të jetë më e lehtë të shprehni ndjenjat dhe të mirëkuptoni ato të partnerit. Yjet nuk mjaftojnë për të zgjidhur gjithçka, por do t’ju japin një shtysë të rëndësishme. Nëse e ndieni në shpirt se kjo lidhje ka ende jetë, veproni. Por nëse e ndieni thellë se është koha për t’u ndarë, atëherë mos kini frikë ta bëni.

  • La gruan me dy femije! Erion Isai: Divorci ishte gjeja e duhur, tani jam lidhur me

    La gruan me dy femije! Erion Isai: Divorci ishte gjeja e duhur, tani jam lidhur me

    Erion Isai, tashmë kreu i bashkisë së Kolonjës, ishte këtë mbrëmje i ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel.

    Ai u ndal edhe te divorci i tij, që ka ndodhur para 2 vitesh, por që publikisht ai e njoftoi pak kohë më parë. Ai tha se ka qenë një vendim i drejtë për t’u marrë, pa dhënë detaje më tepër.

    “Unë nuk jam prifti i Kolonjës, por kryetari i bashkisë. Nuk ka ndarje që nuk është e vështirë, jam në një paqe fantastike me veten dhe mendoj se është një nga vendimet e drejta që kam bërë në jetë.

    I vetmi moment i vështirë është përshtatja me nocionin e një familjeje të re, që vajzat duhet të ndajnë kohën me nënën e tyre dhe mua. Proces që ka vështirësitë e veta. Nuk di të shpjegoj ndjesitë e para dy viteve, por është një shkallë që ti e bën edhe ecën. Arsyet e divorcit, është një kapitull që nuk dua të rimbush portalet.

    Besoj se ka qenë vendimi më i drejtë që kemi marrë, sepse kur një gjë nuk funksionon, nuk funksionon”, tha ai.

    I pyetur për një status në rrjetet sociale bërë pak kohë më parë nga osh-bashkëshortja e tij, ku shkruante se ‘është e vështirë të bësh dhe gruan dhe burrin’ duke nënkuptuar se ai nuk ishte prezent në jetën e vajzave, Isai iu përgjigj:

    Nënën e fëmijëve të mi do ta respektoj si nënën e fëmijëve të mi dhe nuk do të bëjë kurrë një koment për të. Sa i përket kujdesej për fëmijët, marrëdhënia me vajzat është përtej ditëve të përcaktuara nga Gjykata, edhe kuota mujore është përtej. Fëmijëve nuk u kemi shpjeguar një nocion të divorcit, por që do kemi dy shtëpi, me mamin dhe babin, në evente të shkollës mundohemi të jemi të dy.

    Ndërkohë ka pranuar se tashmë është në një lidhje të re romantike.

    “Kam një romancë të re, kam një jetë të re në jetën time”, tha Erion Isai.

    Lidhur me disa komete që i kanë përfol për orientimin seksual, ai u shpreh: Unë i jap llogari personit tim të zemrës dhe askujt, nuk më intereson. Më është dukur një qelbësirllëk në përgjithësi. Nuk më bën përshtypje, një kazan i madh që nuk më bën përshtypje.