Category: Uncategorized

  • Mesdita përvëluese, termometri shkon 43 gradë, por ja kur vjen kthesa drastike e motit

    Mesdita përvëluese, termometri shkon 43 gradë, por ja kur vjen kthesa drastike e motit

    Sipas sinoptikanes Tanja Porja diten e sotme priten temperatura deri ne 43 grade celcius. E njejta situat pritet dhe te shtunen, ndersa kthesa e motit vjen diten e diel kur pritet freskim i motit dhe ulje te temperaturave ne 35 grade.

    Reshjet priten ne pjesen veriore te vendit diten e diel, ndersa jugu nuk preket nga reshjet gjate ketij 5 ditori.

    Ndiqni Videon per me teper

  • AKSIDENT TRAGJIK NË DHËRMI/ Dyshohet se një fëmijë ka humbur jetën, ambulanca mbërrin me 40 minuta vonesë – Turistet e huaja tentojnë ta mbajnë në jetë

    AKSIDENT TRAGJIK NË DHËRMI/ Dyshohet se një fëmijë ka humbur jetën, ambulanca mbërrin me 40 minuta vonesë – Turistet e huaja tentojnë ta mbajnë në jetë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Dhërmi, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

    Sipas dëshmive të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, dyshohet se një fëmijë rreth 7 vjeç ka humbur jetën si pasojë e përplasjes, megjithatë kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

    Dëshmitarët në vendngjarje raportojnë se ambulanca është vonuar rreth 40 minuta, ndërsa në ato momente kritike kanë qenë dy turiste të huaja ato që i kanë dhënë ndihmën e parë fëmijës, duke tentuar me çdo mënyrë ta mbajnë në jetë.

    Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë automjetin e shkatërruar rëndë dhe disa qytetarë bashkë me turistet duke i qëndruar pranë të miturit në përpjekje për ta ndihmuar.

    Deri në këto momente nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia apo autoritetet shëndetësore mbi gjendjen e fëmijës dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

  • Një “shuplakë” nga Amerika, për ata që besonin se Donald Trump do të rrëzonte Ramën në Shqipëri

    Një “shuplakë” nga Amerika, për ata që besonin se Donald Trump do të rrëzonte Ramën në Shqipëri

    Nga Indrit Vokshi

    Wall Street Journal shkruan se Rubio ka firmosur një memo ku thuhet se administrata Trump nuk do prononcohet më për zgjedhjet në vendet e tjera, nuk do ndjekë më atë politikën tradicionale ku SHBA është arbitri i zgjedhjeve, qorton, kritikon, akuzon dhe jep detyra për zgjedhjet.

    Kjo vjen në kuadër të politikës jointervencionaliste, sepse filozofia e Trump është të mos përzihet shumë në punët e brendshme të shteteve por të bashkëpunojë me ta për interesat kombëtare amerikane, pa marrë parasysh se çfarë sistemi e regjimi kanë shtetet. Ketë filozofi e pati lançuar Trump qysh në vitin 2017 në fjalimin e tij në OKB.

    Thënë ndryshe, memo e Marco Rubio ka këtë thelb; nëse një shoqëri apo shtet adopton vlerat demokratike, ne e përshëndesim, nëse jo, nëse zgjedh sistem tjetër, ne bashkëpunojmë me të për interesat kombëtare amerikane. Nëse ajo qeveri shkel interesat kombëtare amerikane, ne edhe prononcohemi për zgjedhjet sepse ne s’mund të pranojmë qeveri anti-amerikane aty ku kemi interesa. Mirëpo që të bëjmë arbitrin kot edhe aty ku nuk na janë prekur interesat jetike, s’do e bëjmë.

    Të njejtën qasje pati shpallur edhe Xi Jinping në një fjalim në Pekin duke deklaruar se Kina nuk ka pretendime kundrejt shteteve të tjera, nuk synon t’i mësojë ata si të qeverisin në punët e brendshme, mjafton që ata të jenë aleatë tregtarë e strategjikë me Kinën.

    Kjo qasje e SHBA, prek drejtpërdrejt opozitat në vendet gjysëm diktatoriale, sidomos ato opozita që e mbajnë shpresën te ndihma e jashtme. Prek edhe opozitën e Shqipërisë e cila në pamundësi për t’u organizuar e për të pasur epërsi morale, argumentuese dhe civilizuese, i ka mbështetur të gjitha shpresa dhe iu thotë anëtarëve të saj “Prisni, se diçka e madhe do vijë nga Amerika”, duke aluduar se Amerika po përgatitet ta rrëzojë Edi Ramën nga pushteti. E kjo s’ka për të ndodhur për sa kohë Edi Rama nuk shkel ndonjë interes jetik amerikan.

    Megjithatë, as memo e Rubios, as qasja jointervencionaliste e trumpistëve, nuk kanë asnjë rëndësi apo efekt në Shqipëri e tek opozita. Demokratët do vazhdojnë të besojnë se profecia do përmbushet, pasi njëlloj si në besimet pagane ku flijohej diçka për të kënaqur hyjninë, janë flijuar 6 milionë euro për të kënaqur hyjninë e demokracisë dhe, rrjedhimisht, sipas kësaj feje, duhet mbajtur aty përjetësisht profeti i votës së lirë ngaqë vetëm duke qenë ai aty, krijohet mundësia që shpallja hyjnore të zbresë në tokë. Po u largua ai, shkatërrohet profecia, nuk ndodh çlirimi.

    Tani në vend që të reflektohet mbi ketë zhvillim, lirisht mund të thuhet se Edvini siç ka korruptuar ODIHR për të ndryshuar raportin përfundimtar për zgjedhjet, ka blerë edhe Marco Rubion duke e detyruar atë të heqë dorë nga mbrojtja e votës së lirë në botë.

  • Edi Rama bën gati ‘fshesën’: Cilët ministra rr*zikojnë postin në Shtator? Ja emrat e rinj te forte

    Edi Rama bën gati ‘fshesën’: Cilët ministra rr*zikojnë postin në Shtator? Ja emrat e rinj te forte

    Zgjedhjet e 11 Majit i dhanë Edi Ramës një pushtet që nuk e kishte patur kurrë më parë. 83 mandate, por që mund të bëhen 86 bashkë me ato të Partisë SocialDemokrate, që do të thotë se mazhoranca e re mund të bëjë edhe ndryshime në ligje të rëndësishme që kërkojnë 84 vota për t’u miratuar.

    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të jetë me “gjak të ri”, për shkak se Rama vendosi që në listat e kandidatëve të PS-së të garonin shumë të rinj, duke larguar përfundimisht nga politika një pjesë të mirë të “gardës së vjetër”.

    Ndërkohë, teksa përgatitet që në Parlamentin e ardhshëm të ketë një shumicë të plotfuqishme, Rama po mendon edhe për kabinetin e ri qeveritar.

    Disa prej ministrave shihen si shumë të afërt me Ramën dhe vështirë se mund të lëvizin nga posti, ndërsa disa të tjerë kanë zhgënjyer me punën e tyre, duke qenë më afër larguimit nga posti i ministrit në shtator, kur Rama do të formojë kabinetin e ri.

    Por kush mbetet dhe kush rrezikon ta kapë “operacioni fshesa”?

    Shumë mundësi për t’u konfirmuar në detyrë:

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku duket më e sigurta në kabinet, pasi është një nga njerëzit më të besuar të kryeministrit, teksa jo vetëm që arriti një rezultat historik në Fier me 12 mandate, por në grupin parlamentar do të ketë edhe shumë ish-vartës të saj. E vetmja mundësi që Balluku të mos jetë në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës është ndërhyrja e SPAK, por që vështirë të ketë diçka të tillë deri në Shtator.

    Igli Hasani, ministri i Jashtëm, duket se do të jetë një tjetër ministër që do të konfirmohet në detyrë. Hasani ka bërë një punë të mirë në politikën e Jashtme, teksa do të vijojë punën për anëtarësimin në BE pas hapjes së disa grup-kapitujve.

    Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes, u prit me shumë skepticizëm kur mori detyrën, por deri më tani puna e tij ka qenë në nivele të mira, pa asnjë skandal si paraardhësit dhe me disa marrëveshje të rëndësishme të nënshkruara me shtetet aleate të NATO-s. Konfirmimi i tij mbetet në pikëpyetje, po gjasat janë që të ndodhë.

    Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit, është një tjetër person shumë i afërt me kryeministrin, ndaj edhe konfirmimi i saj në detyrë pritet të jetë vetëm formalitet, por nuk është çudi që të marrë drejtimin e ndonjë ministrie tjetër, pasi dështoi me sukses në krye të Shëndetësisë dhe Arsimit. E sigurt që do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.

    Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë, nuk mbahet mend për ndonjë punë të mirë në këtë institucion, por vetëm për skandalet ku ka qenë i përfshirë, si “dosja 184”, për krimet zgjedhore në Dibër. Pavarësisht kësaj, ai pritet të jetë sërish në detyrë, pasi Rama e sheh si njeri të besuar.

    Mirela Kumbaro, “kumbarja” e “pikës së voçkël” në Plazhin e Manastirit, pritet të jetë sërish pjesë e kabinetit qeveritar si Ministre e Turizmit dhe Mjedisit. Pavarësisht se puna e saj ka lënë shumë për të dëshiruar, Rama e sheh si një zë të fortë për t’i thurur lavde, ndaj i duhet ta ketë pjesë të qeverisë.

    Mesatarisht mundësi për t’u konfirmuar në detyrë:

    Petrit Malaj, ministër i Financave, mund të ketë një shans për të qëndruar në këtë post, pavarësisht se puna e tij në atë institucion nuk ka patur ndonjë vlerësim të madh.

    Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, mund të jetë sërish në krye të kësaj ministrie, pasi Rama e sheh si një nga njerëzit që e njeh më së miri punën në terren, siç u tregua edhe në zgjedhjet e 11 Majit, ku në drejtimin e tij, PS mori 10 mandate në Elbasan.

    Taulant Balla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, mund të jetë sërish pjesë e kabinetit qeveritar, pavarësisht se kjo ministri i rri “ngushtë” profilit të tij. Rama e emëroi në këtë institucion pasi e largoi nga Ministria e Brendshme, të cilën e drejtoi për më pak se 1 vit. Ndoshta, mund ta rikthejë sërish aty.

    Shumë mundësi për t’u larguar

    Anila Denaj, ministre e Bujqësisë, ka shumë gjasë të mos jetë sërish pjesë e kabinetit qeveritar, pasi puna e saj në këtë ministri ka qenë poshtë pritshmërive. Skandali me fondet e IPARD rëndon shumë mbi të, ndaj pritet të sakrifikohet nga Rama.

    Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm, duket i destinuar për t’u larguar. Puna e tij jo vetëm nuk ka qenë në lartësinë e duhur, por në vendin tonë sot drejton “krimi i organizuar”, teksa edhe SPAK në raporte thotë se Policia e Shtetit bashkëpunon me organizatat kriminale. Zgjedhja e tij ka qenë një dështim për kryeministrin Rama, që në Shtator duket se do ta largojë.

    Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë, ka ndjekur hapat e paraardhëses së saj, Ogerta Manastirliut, duke e përfshirë atë institucion vetëm në skandale. “Onkologjiku” është ende një plagë e hapur për shoqërinë shqiptare, teksa interpelanca me Agron Shehajn në Parlament tregoi se ajo nuk është në lartësinë e duhur për të drejtuar një nga ministritë më të rëndësishme në vend.

    Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duket se është i destinuar të vendoset në krye të Bashkisë së Tiranës. Këto janë zërat që “ziejnë” brenda PS-së, teksa rezultati në zgjedhjet e 11 Majit e ka përforcuar edhe më shumë idenë e Ramës se ai është i duhuri për të zëvendësuar Erion Veliajn.

    Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, duket se në Shtator do të jetë larg kësaj ministre. Emërimi i saj si ministre ishte i papritur, teksa puna e saj për të luftuar korrupsionin në administratë duket se ka dështuar, pasi çdo ditë dalin vetëm skandale për vjedhje dhe korrupsion në zyrat e shtetit.

    Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, duket se e ka përmbushur detyrën dhe nuk do të jetë më drejtuese e këtij institucioni, të cilin pritet që Rama t’ia besojë Ina Majkos, kandidates së PS-së në Vlorë, e cila nuk arriti të marrë mandatin e deputetes.

    Nëse ka një politikan brenda PS-së që ka pritur me vite që t’i besohet një ministri e rëndësishme, ajo është Elisa Spiropali. Vendosja e saj në krye të Kuvendit nga kryeministri Edi Rama ishte një lëvizje jo e mirëpritur nga ajo, teksa shpeshherë është përballur edhe me kritika nga grupi parlamentar i PS-së për mënyrën e drejtimit të seancave plenare.

    Në kabinetin e ri qeveritar, Rama mund të vendosë t’i besojë një ministri të rëndësishme, siç mund të jetë Ministria e Bujqësisë apo ajo e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Një shpërblim i merituar për vitet që Spiropali ka qëndruar besnike e tij, madje duke e krahasuar edhe me Skënderbeun.

  • Young Woman Shares 3 Symptoms Which Lead to Stage 4 Cancer at 28

    Young Woman Shares 3 Symptoms Which Lead to Stage 4 Cancer at 28

    In today’s fast-paced world, it’s easy to dismiss persistent health issues as mere consequences of stress or a hectic lifestyle. However, Georgie Swallow, a 28-year-old content creator from London, overlooked subtle symptoms that led to a life-altering diagnosis of Stage 4 Hodgkin lymphoma. Her story underscores the critical importance of listening to our bodies and seeking timely medical advice.

    • Persistent Itching: Georgie experienced relentless itching, particularly on her legs, which often led to broken skin and sleepless nights. Despite consulting doctors, the symptom was initially attributed to stress or allergies, and treatments like creams and lifestyle changes proved ineffective.
    • Night Sweats: Regular episodes of night sweats disrupted her sleep, a symptom she didn’t initially associate with a serious condition.
    • Chronic Fatigue: Feeling constantly exhausted, Georgie attributed her fatigue to a busy lifestyle, not realizing it was a sign of something more severe.

    After battling the severe flu for two weeks, Georgie returned to work and noticed a peach-sized lump on her neck. Even then, she didn’t suspect a serious illness, thinking it was a benign issue. However, this discovery prompted further medical investigations, leading to the shocking diagnosis of Stage 4 Hodgkin lymphoma.

    The aggressive cancer treatment induced early menopause, affecting Georgie’s fertility and mental well-being. She expressed the emotional toll of losing her ability to conceive before having children, highlighting the profound personal impacts of her diagnosis.

    Now 32, Georgie is dedicated to raising awareness about lymphoma symptoms and the effects of early menopause on mental health. She emphasizes that lymphoma symptoms can be subtle, leading to late diagnoses, and encourages others not to dismiss persistent health issues.

    Stage 4
    Instagram

    Georgie’s journey serves as a poignant reminder of the importance of paying attention to our bodies and seeking medical advice when symptoms persist. Early detection can significantly influence treatment outcomes, making it crucial not to overlook seemingly minor health issues.

  • Historia s*krete: Ja si Fatos Nano i tha në b*rg gruas së Enverit ‘ik mos më çaj…’ vetem sepse i beri kete kërkesë

    Historia s*krete: Ja si Fatos Nano i tha në b*rg gruas së Enverit ‘ik mos më çaj…’ vetem sepse i beri kete kërkesë

    Ish-anëtari i Byrosë Politike e mbyll me disa kujtime nga vitet që kaloi në burg gjatë qeverisjes së parë të PD-së. Muho Asllani sjell detaje nga mënyra se si trajtohej në burgun e Bënçës, ish-kryeministri Fatos Nano, favoret që i bëheshin, por dhe trajtimi strikt ndaj ish-anëtarëve të Byrosë Politike të dënuar në atë kohë.

    Nuk mungojnë dhe batutat mes Fatos Nanos dhe Nexhmije Hoxhës në burgun e Bënçës, për të cilat vetë Muho Asllani shprehet se ka mbajtur qëndrim ndaj tij. Nuk mungojnë dhe vlerësimet e Muho Asllanit për Sali Berishën, dhe Gramoz Ruçin. Ju u dënuat me burg si drejtues të partisë dhe të shtetit të periudhës komuniste. Si ka qenë jeta në burg, si ju kanë trajtuar?

    Edhe pse në krye të burgjeve ishin vendosur njerëz që vinin nga klasa që ne në komunizëm i kishim luftuar dhe dënuar, ata na kanë trajtuar pa torturë, por vetëm në zbatim të rregullores së burgut. Kot janë ankuar shokët e mi të Byrosë se kanë vuajtur. Një herë në Burgun 313, Hekuran Isai bërtet “vdiqa, po më dhemb barku, më thërrisni oficerin e rojes të vijë këtu”. Vjen oficeri dhe i thotë,- çfarë ke? I thotë Hekurani,-po më plas barku, dua të shkoj në banjë. Ai i thotë se, sipas rregullores, duhet të dalësh një herë në 8 orë, rregulloren e ke shkruar vetë dhe ne atë po zbatojmë. Bëjë në qese urinën. Po pse e dija unë se do vija vetë në birucë,- i thotë Hekurani.

    Ju thatë që Fatos Nano merrte pjesë në mbledhjet e Byrosë Politike kur kishte çështje që lidheshin me Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. Si e keni njohur Fatos Nanon?
    Fatos Nano, Sali Berisha, Hasan Banja, Gramoz Pashko, Skënder Gjinushi kanë qenë një grup specialistësh të fushave të ndryshme që kanë dalë shpesh dhe jashtë shtetit, kryesisht në Francë dhe janë kualifikuar sepse ishin studentë të shkëlqyer, por dhe pse ishin edhe nga familje të mira. Babai i Fatos Nanos, Thanas Nano, ka qenë drejtor i Radio Televizionit, shok i Enver Hoxhës. Ka qenë njeri i zoti. Fatosin e kam takuar disa herë kur ishte zëvendës i Nexhmije Hoxhës kur kishim diskutime për çështjet ekonomike në bujqësi.

    Por Fatosi që në atë kohë e kishte pak qejf pijen alkolike, por nuk ekspozohej sepse ishte finok. Me Fatos Nanon kemi qenë bashkë edhe në burg. Në Bënçë ai kishte një dhomë më vete, kurse ne të tjerët rrinim nga 5-6 persona në një dhomë. I bënin shumë favore policët e Berishës. Bashkëshortja, Rexhina, një grua shumë e mirë, vinte të premten në burg dhe ikte të hënën, ndërsa i biri vinte bashkë me të ëmën dhe rrinte në hotel në Tepelenë.

    Çfarë mbani mend nga burgu me Fatos Nanon?
    Nexhmija me Lenka Çuko kishin një oborr ku dilnin për ajrim. Fatosi ishte në ajrim. Nexhmija e thërret: Tosi, hajde pak këtu! Fatosi e sheh dhe i përgjigjet: Ik, mos më çaj kokën! Unë e dëgjova dhe i them: Fatos, turp të kesh, si i thua shoqes Nexhmije ik, moj mos më çaj kokën? Ke punuar në një zyrë me të! Ai më pa njëherë dhe hyri brenda. Në 1997 për arsye sigurie për shkak të rebelimit, na sollën në Tiranë te 313. Kërciste automatiku, u hapën burgjet dhe ikën të gjithë. Në 313 mbetën Ramiz Alia, unë, Fatos Nano, një nga Dukagjini, Mun Kola dhe Shemsie Kadria e Gjallicës.

    Dy shkodranë të burgosur më rrinin te dera dhe më thanë: Muho Asllani mos e çaj kokën se nuk të prek njeri ty këtu në burg. Sepse situata ishte kaotike, secili bënte çfarë donte, digjnin batanije, dyshekë, shpërthyer dyer e dritare. Vjen drejtori i burgut, nuk më kujtohet emri, ka shkuar në Amerikë tani, më shikon mua dhe më thotë- pse nuk ke ikur?! I thashë se nuk iki se ka një vendim gjykate që më ka dënuar. Hajde me mua- më tha, mori dhe dukagjinasin që ishte edhe ai i burgosur. Na çon te dhoma e Fatos Nanos. Aty gjeta Ramiz Alinë dhe Shemsie Kadrinë.

    Ramizi kishte një plagë në kokë, dikush e kishte qëlluar. U tha që kur kishin dalë të burgosurit ishte shtyrë dhe i kishte rënë koka te dera e hekurit. Drejtori na tha nëse doni të ikni, ikni, përndryshe do ju çoj unë në shtëpitë tuaja, sepse e kam porosi. Fatosit i kishin ardhur dy badigardët e tij që ta merrnin. Fatosi i tha drejtorit se do shkonte në shtëpi, Ramizi tha se do shkoj te vajza, Shemsia do shkonte në shtëpi, unë shkova te shtëpia e këtij dukagjinasit, sepse më tha mua nuk të çoj dot në Durrës se ka ndalim qarkullimi. Dola nga burgu, pas disa kohësh vendosa të shkoja te Nano sepse ishin të gjithë pa punë, unë, gruaja, djali.

    E marr në telefon dhe i kërkoj ta takoj. Më thotë, hajde nesër në 12. Prita një orë, ma shtyu tre herë takimin, derisa pasdite më tha që hajde nesër. Mora trenin se kushtonte më lirë dhe shkova të nesërmen. Më sorollati përsëri, hajde pas një ore e hajde pas dy orësh. E mora në telefon dhe i thashë: Kurrë bojën mos ta pafsha! Kur erdhi në Durrës, ishte fushata zgjedhore, Fatosi më takoi në një takim dhe më pas në program artistik. Më tha: Ku je Muho Asllani, hajde, ulu këtu! Unë e përshëndeta me respekt dhe pse më kishte sorollatur pa më takuar më parë.

    Në skenë po kërcenin ca vajza gjysmë të veshura. Më thotë Fatosi: A do ta kishe lejuar në kohën tënde këtë vajzën të kërcente kështu? Jo vetëm nuk do e kisha lejuar, por do ta kisha çuar në minierë të punonte, jo vetëm atë, por edhe ata që e kanë lejuar dhe organizuar këtë shfaqje! Që atëherë nuk e kam takuar më. Më ka ardhur keq kur u nda nga bashkëshortja, Rexhina, sepse ajo ka sakrifikuar shumë për Fatosin. Ata kanë qenë të dashuruar që në gjimnaz, ndërsa familja e Rexhinës ishte një familje shumë e mirë shkodrane.

    Po Sali Berishën si e keni njohur?
    Sali Berishën e kam njohur si mjekun dhe kardiologun më të mirë. Kishte një emër shumë të mirë. Berisha, si ndihmës i profesor Petrit Gaçes, merrte pjesë në të gjitha konsultat që bëheshin. Kur sëmureshin anëtarët e tjerë të Byrosë shtroheshin në klinikën e udhëheqjes dhe kalonin përmes konsultave të mjekëve të kësaj klinike që ishin më të mirët. Sëmuret Hysni Kapo dhe Byroja vendosi që t’i vihet një mjek personal që ta ndiqte hap pas hapi. Ka qenë një mjek shumë korrekt në profesion, por shumë i ashpër në zbatimin e detyrave dhe në dënimin e atyre që bënin gabime në universitet dhe në spitale. Ishte prepotent dhe hakmarrës.

    Dini ndonjë rast hakmarrjeje të Sali Berishës ndaj të tjerëve?
    Mehmet Shehu ka pasur një mjek personal që pas dënimit të tij, e transferuan bashkë me të shoqen, edhe ajo mjeke, Milto dhe Margarita Kostaqi, në Kryevidh të Kavajës. Miltoja kishte shumë shoqëri me Sali Berishën. Në diskutimet që u bënë në Fakultetin e Mjekësisë, Sali Berisha nguli këmbë që ky mjek, koleg i tij, se kishin qenë mjekët e udhëheqjes të iknin nga Tirana.

    Më erdhi Sekretari i Parë i Kavajës, Jovan Sokoli dhe më thotë kanë sjellë te ne dy mjekët e Mehmet Shehut, burrë e grua, për t’i çuar në Kryevidh. Më pyet nëse mund t’i mbajmë në Spitalin e Kavajës sepse kemi shumë nevojë për këto mjekë. Unë i them mbajini në spital, meqenëse ju keni nevojë dhe në Kryevidh të shkojnë kur ka ndonjë rast që duhet. Ishin mjekë shumë të mirë dhe Kavaja i trajtoi shumë mirë. Këtë fakt e ka pohuar vetë Margarita, bashkëshortja e mjekut të Mehmet Shehut, Milto Kostaqit, e cila është shprehur dhe publikisht se Sali Berisha kishte këmbëngulur në mbledhjen e Organizatës bazë të Universitetit që ata të largoheshin nga Tirana.

    Nuk kam pasur njohje nga afër, por unë e kam përgëzuar për përkujdesjen që bënte për Hysni Kapon. Ai ishte njeri që kërkonte të bënte njohje, futej shumë dhe ishte i zhdërvjellët me të tjerët për t’u bërë i njohur dhe për të zënë vend me njohje në radhët e udhëheqjes së lartë të Partisë. Nuk e kam takuar ndonjëherë, unë e kam kritikuar publikisht për shkatërrimet që i janë bërë Shqipërisë pas 1990, por ai asnjëherë nuk më është përgjigjur dhe s’ma ka përmendur emrin për keq.

    Po me Gramoz Ruçin çfarë njohjesh keni pasur?
    Gramozi ishte mësues e më pas drejtor i shkollës së mesme bujqësore në Progonat të Tepelenës. Nga drejtor i shkollës së mesme e zgjodhën anëtar të Byrosë së Partisë të kooperativës bujqësore. Në 1984 kemi shkuar me Ramiz Alinë në Progonat ku u bë një miting shumë i madh, filloi një shi shumë i madh dhe askush nuk e hapi çadrën. Në Shkodër apo në Durrës, po të niste shiu në miting, hapnin të gjithë çadrën. Ishte një tur që bëri Ramizi në të gjithë vendin, sepse duket që Enver Hoxha kërkonte të ndërtonte zëvendësin e tij duke i dhënë rol udhëheqësi.

    Filloi Gramozi fjalën e tij, por u sikletos shumë se shiu i kishte ngjit letrat dhe s’po e linte ta lexonte. Unë i afrohem dhe i them: Kalo në fund! Ai me shumë mjeshtri bëri një përmbledhje dhe e mbylli me shumë logjikë për dy minuta. Kur shkuam te shtëpia e Partisë në Tepelenë, i thashë shokut Ramiz që ju ta diskutoni me udhëheqjen që disa kuadro të rinj dhe të shkathët, por dhe të zgjuar si ky drejtori i shkollës së Progonatit, të merren në Komitetin Qendror, të mbahen dhe të punojnë për 5-6 muaj, të mësohen me punët e Partisë, të çohen dhe të deleguar nëpër rrethe dhe pastaj këta të çohen sekretarë të parë partie në rrethe.

    Sekretari aktual i Tepelenës burrë i mirë është, i thashë Ramizit, por nuk ka xixa (i thosha unë impulseve), është pak i fjetur dhe na duhen të rinj si ky Gramozi. Kështu u bë, propozimi im u bisedua dhe me shokun Enver dhe u morën disa elementë që u evidentuan në turin që Ramizi bëri nëpër Shqipëri. Më pas, Gramozi u emërua Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në Tepelenë e më pas ministër i Brendshëm. Gramozi u tregua trim dhe i pastër në detyrat që ka mbuluar. Në gjyqin e 2 prillit 1990 në Shkodër, Sekretari i Parë ishte Xhemal Dymylja dhe në sallën e gjyqit i gjuajtën me këpucë. Kryetari i seancës ishte një nga Tropoja dhe ai nuk ndërhyri ndaj këtij veprimi, më pas e bënë kryetar gjykate në Tiranë.

    Kur nisi të depononte Gramozi në sallën e gjyqit, njëri nga salla filloi të bërtiste dhe shante. Gramozi i tha trupit gjykues,- mua më keni thirrur si dëshmitar, jo si të pandehur, prandaj mbyllja gojën atij atje në sallë se nuk lejoj njeri të më fyejë. Pistoletën e kishte me vete se ishte ministër i Brendshëm. Kam bindjen se Partinë Socialiste nuk e ka drejtuar as Fatosi dhe as Edi Rama, por Gramoz Ruçi. Partia Socialiste është vazhdim i Partisë së Punës, por dhe partitë e tjera, udhëheqësit e tyre ose kanë qenë anëtarë të Partisë së Punës ose kanë pasur familjarët e tyre në atë parti. Të gjithë nga Partia e Punës kanë dalë. Panorama

  • Dosjet e bujshme të SPAK/ Gazetari i njohur zbulon detajet e forta: Ja çfarë pritet te ndodhë në shtator

    Dosjet e bujshme të SPAK/ Gazetari i njohur zbulon detajet e forta: Ja çfarë pritet te ndodhë në shtator

    Gazetari Armand Bajrmani, i ftuar në një emision televiziv, komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend si dhe dosjet “e nxehta” të SPAK.

    Sipas tij, korriku ka qenë një muaj “i nxehtë”, jo vetëm për temperaturat, por edhe për dosjet që kanë përfshirë figura të njohura të politikës shqiptare, përfshirë akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vijimin e çështjeve si “Partizani” me të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

    Armand Bajrami:Për ne që raportojmë nga SPAK, ky korrik ka qenë i nxehtë jo vetëm për sa i përket temperaturave. Gjatë kësaj jave iu komunikuan akuzat kryebashkiakut Veliaj.

    Edhe gjysma e parë e vitit pati jo pak dosje të rëndësishme në SPAK. Këtë vit e nisëm me një ish-President në qelitë e burgut, i cili gjatë pjesës së parë ka pasur përballjet e tij për liri. Më pas edhe dosja “Partizani”, ku i pandehur është Berisha dhe Malltezi.

    Asnjë nga këto çështje nuk u përfundua brenda gjysmës së parë të vitit dhe do duhet që zhvillimet e rëndësishme t’i presim në shtator. Ajo që ka ndodhur me zgjdhjet besoj se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e publikut, për sa i përket SPAK. 

    Ngritja e një task force, shpërndarja në terren e prokurorëve të posaçëm, agjentëve të BKH dhe ngritja e pritshmërive të pblikut se jo vetëm do të goditej krimi zgjedhor, por dhe do të kishe hetime…Por ende SPAK nuk ka dalë me një rezultat të pëlqyeshëm për publikun.

  • Nuk ka shprese per Veliajn? Klodiana Lala tr*ndit: Ja me cfare do perballet Ajola dhe Erioni

    Nuk ka shprese per Veliajn? Klodiana Lala tr*ndit: Ja me cfare do perballet Ajola dhe Erioni

    Gazetarja Klodiana Lala ka bërë publike detaje të reja lidhur me dosjen e përgatitur nga SPAK ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. E ftuar në emisionin “Log” në News24, Lala theksoi se për herë të parë në një dosje që përfshin një politikan të nivelit të lartë, një bashkëpunëtore e drejtësisë është kthyer në element kyç për ndërtimin e akuzave.

    Sipas saj, bëhet fjalë për Adela Kondakçiun, e cila është përshkruar si një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Ajola Xoxes, bashkëshortja e Veliajt. Kondakçiu ka mbajtur rolin e “trurit financiar” në disa kompani të lidhura me Xoxen dhe është konsideruar si person që ka njohuri të thella për rrjedhën financiare të aktiviteteve në hetim.

    “Për herë të parë kemi një dosje me një bashkëpunëtore të drejtësisë, që është kyçe në ndërtimin e akuzës. SPAK ka në dorë fatura, kontrata, 97 dëshmi të tjera, blerje online dhe zbërthime të telefonave të sekuestruar. Tashmë gjithçka është blinduar me dëshminë e saj”, tha Lala.

    Gazetarja theksoi se statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë nuk jepet pa prova të rëndësishme dhe se dëshmia e Kondakçiut është vendimtare, jo vetëm për këtë çështje, por mund të ndikojë edhe në hetime të tjera që janë në duart e SPAK.

    Në dosje përfshihen mbi 30 persona, shoqëri financiare, organizata joqeveritare dhe emra politikë, përfshirë ish-deputeten Klotilda Bushka. “Erion Veliaj do të duhet të përballet me një të penduar të drejtësisë në sallën e gjyqit”, përfundoi Lala.

  • Është fat që i kemi, ishalla jane sa më gjatë”, Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Ja pse i duhen Shqiperise

    Është fat që i kemi, ishalla jane sa më gjatë”, Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Ja pse i duhen Shqiperise

    Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar nga skena politike, figura të vjetra të saj si Sali Berisha dhe Edi Rama. Ai u shpreh se ata tashmë kanë hyrë në historinë e Shqipërisë dhe është një shans I madh që janë dhe duhet të jenë sa më gjatë.

    « Unë jam më i madh në moshë se Sali Berisha se kam lindur disa muaj më parë se ai. Është shans që i kemi këta si Sali Berisha dhe le t’i kemi sa më gjatë. Duam s’duam, e do nuk e do ti figurën e Ramës dhe të Berishës janë figura që kanë mbetur në historinë shqiptare, tashmë i takojnë historisë. Kanë një kontribut të caktuar që njëra shumicë numëron vetëm të mirat, tjetra vetëm gabimet.

    Berisha është shumë i respektueshëm. Më duket absurd që Ramës berisha u themi ik. Absudriteti më i madh është kur dëgjoj “Rama Ik”. Tani për Berishën dhe Ramën, njëri nuk është artist tjetri nuk është mjek. Ata janë politikanë tashmë dhe nuk mund t’u thuash ik.

    Profesioni i tyre është politika.

    A duan ta heqin Ramën? Janë 500 mijë që duan të heqin, por kur të bëhen shumicë le ta hiqen. Ai ka thënë se do të iki kur dua vetë. Mund t’i them edhe unë lëre mjaft, por ai e di më mirë vetë. Është si puna e futbollistit që lë kupucët kur bën golin dhe ikën.

    Ik si kryetar partie, ik si kryeministër dhe hajde të rrimë bashkë si shok si mik”- tha Kapexhiu.

  • Noteres Sanja Telhallarit i vjedhin vilën; 500 mijë euro cash, çanta dhe bizhuteri luksoze. Pse hesht SPAK-u?

    Noteres Sanja Telhallarit i vjedhin vilën; 500 mijë euro cash, çanta dhe bizhuteri luksoze. Pse hesht SPAK-u?

    Sanja Telhallari, e njohur për pasuri luksoze dhe falsifikime noteriale, përballet me hetime për pastrim parash dhe skandale familjare…

    Noterja Sanja Telhallari, e njohur në qarqet mediatike dhe hetimore si “noterja e krimit dhe pastrimit të parave”, nuk po i ndahet telasheve. Pas tentativës për t’i vjedhur automjetin tip G-Class me vlerë 200 mijë euro dhe pas konflikteve të hapura të babait dhe vëllait të saj, Arjan dhe Lorenco Telhallari, me Lendi Palajn, një emër i njohur i rrjetit të llotove, Sanja Telhallari është përballur me një tjetër goditje: grabitjen e vilës së saj luksoze në “Rolling Hills”, me vlerë mbi 1.5 milionë euro.

    Vila e vjedhur, e regjistruar në emra të personave të afërt për të fshehur pronësinë e vërtetë, është pjesë e dyshimeve për një skemë pastrimi parash.

    Sipas burimeve të afërta me hetimin, autorët e vjedhjes duket se kishin informacion të detajuar për atë që ndodhej brenda: janë marrë mbi 500 mijë euro cash, ora luksoze të markave Rolex dhe Breitling, çanta të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë qindra mijëra euro.

    Të gjitha këto dyshohet se janë blerë me para të gjeneruara nga aktiviteti i paligjshëm i familjes Telhallari, përfshirë paratë me fajde, lojërat e fatit dhe transaksionet e dyshimta.

    Pavarësisht indicieve të shumta për pasuri të pajustifikuar, noterja Sanja Telhallari vazhdon të operojë pa pengesa. Në Prokurorinë e Tiranës, çdo hetim ndaj saj është arkivuar në mënyrë të dyshimtë. Kjo është arsyeja pse kërkohet ndërhyrja e SPAK dhe Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për të verifikuar:

    · Sa kontrata noteriale ka firmosur Sanja Telhallari për persona që ndodheshin në burg apo në Dubai në momentin e nënshkrimit?

    Sa pasuri janë legalizuar me dokumente noteriale të falsifikuara?

    · Cilat janë pasojat ekonomike dhe ligjore nga këto dokumente?

    Gjithashtu, kërkohet të hetohet burimi i fondeve për pasuritë luksoze, makinat mbi 1 milion euro, udhëtimet jashtë vendit dhe pasuritë e tjera të fshehura në emrat e të ashtuquajturve “biznesmenë të besuar”, përfshirë një person të identifikuar si Sh. K.

    Skandali është thelluar edhe më tej pas incidentit të ndodhur disa javë më parë, kur babai i noteres, 67-vjeçari Arjan Telhallari, u shfaq në rrugët e Tiranës me armë automatike, duke kanosur Lendi Palajn, pas një konflikti për kontrollin e llotove. Pavarësisht se u arrestua dhe akuzohet për “Kanosje me armë” dhe “Mbajtje pa leje të armës dhe municionit”, Telhallari u lirua pas 24 orësh nga prokurori D. P. dhe gjyqtari Sokol Shehu, me justifikimin se është “i moshuar”.

    Lirimi i tij ka ngjallur reagim të gjerë publik, duke u konsideruar si shembull flagrant i ndikimit të noteres Sanja Telhallari në sistemin e drejtësisë. Pasi në këtë rast, një person i armatosur, që lëviz lirisht në rrugë dhe kërcënon me armë, lirohet brenda dy ditësh pa pasoja. Ky precedent rrezikon të legjitimojë shkelje të rënda të ligjit, duke vendosur një standard të rrezikshëm për shoqërinë dhe sistemin e drejtësisë.

    Pamfleti do të vijojë ta ndjekë këtë çështje, deri në zbardhjen e plotë të dosjes dhe përgjegjësisë penale të të gjithë të implikuarve.