Category: Uncategorized

  • Kafja 70 lekë, Linguini 600 lekë”/ Ja plazhi më i lirë në Shqipëri, çadra kushton vetëm…

    Kafja 70 lekë, Linguini 600 lekë”/ Ja plazhi më i lirë në Shqipëri, çadra kushton vetëm…

    Të shumtë janë pushues në Shqipëri që ankohen për çmimet stratosferike në jug të vendit apo Ksamil, ndërsa e kundërta ndodh me Divjakën e cili vijon të mbajë çmimet më të lira në vijën bregdetare.

    Ata që paguajnë 20-30 apo 100 euro për një çadër në plazhet e jugut , duhet mos ankohen në rrjetet sociale por të kalojë dhe të bëjnë pushime në Divjakë ku një çadër me dy shezlonë kushton vetëm 500 lekë të reja.

    Jo vetëm çadra të lira por lokalet dhe restorantet janë me çmime fantastike dhe shumë të arsyeshme ku çdo pushues ngel i kënaqur. Në redaksinë “RILINDJE.info” ka mbërritur një mesazh nga një qytetar i kënaqur me çmimet e Divjakës të cilën ia sugjeron çdokujt që po planifikon pushime në vendin tonë.

    500 lekë Divjaka, 70 lekë kafja, 50 lekë byreku, 50 lekë uji, 600 lekë Linguini, thotë një pushues.

  • Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në Velipojë, dyshimet e para

    Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në Velipojë, dyshimet e para

    Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Velipojë.

    Viktima u gjet rreth orës /8:30 në një kasolle. Nga veprimet paraprake dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak.

    “Informacion paraprak/Rreth orës 08:30, në Velipojë, është gjetur pa shenja jete, në një kasolle, shtetasi P. P., 47 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak.

    Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Vëllai i Vangjush Dakos, leje për kullë 50 kate në Tiranë, dy pallate “merr” edhe ish-kreu i PD në Vlorë Deromemaj që “kaloi ylberin”

    Vëllai i Vangjush Dakos, leje për kullë 50 kate në Tiranë, dy pallate “merr” edhe ish-kreu i PD në Vlorë Deromemaj që “kaloi ylberin”

    Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujitmiratoi 73 leje në mbledhjen e muajit prill për kulla, resorte bregdetare, por edhe vepra të tjera ndërtimi.

    Sipas rendit të ditës të bërë publik nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, KKTU miratoi Planin e Detajuar Qendror për “Zhvillimin Turistik të Bregdetit Adriatik, Zona Darëzezë, ku parashikohet ndërtimi i një projekti gjigand me vlerë mbi 1 miliardë euro.

    Projekti i Darëzezës parashikon një pedonale Lungomare, një zonë sportive dhe rekreacioni, struktura akomodimi sezonale, shërbime plazhi, shërbime hotelerie, shërbime gastronomike dhe argëtimit etj

    Pjesë e projektit do të jetë lidhja me qytetet kryesore dhe përfshin krijimin e një tregu për produktet lokale, kamp veror ndërkombëtar, akademi dhe fusha tenisi, akuapark i përmasave ndërkombëtare, fusha e parë e golfit në Shqipëri, park publik si dhe hotele ndërkombëtare buzë detit.

    Paralelisht KKT ka miratuar lejen e Zhvillimit edhe për një projekt tjetër madhor.

    Bëhet fjalë për ndërtimin e një resorti gjigand në Zvërnec, i cili do të ndërtohet nga kompania Zvërnec South Adriatic Development.

    Në listën e gjatë të projekteve bie në sy leja për një kullë 49 kate në rrugën Reshit Petrela në Tiranë nga kompania E.S.E.C.

    Kjo kompani është me bazë në Durrës dhe zotërohet nga Edmond Dako, vëllai i ish kryebashkiakut socialist, Vangjush Dako.

    Vëllai i Vangjush Dakos, leje për kullë 50 kate në

    Genc Deromemaj, ish kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, i cili kaloi ylberin duke pranuar postin e drejtorit të Kadastrës për këtë qytet nga kryeministri Edi Rama, është shpërblyer me dy leje ndërtimi në Sarandë dhe Vlorë.

    Kompania N94, në pronësi të Deromemajt, ka marrë leje ndërtimi për një objekt banimi me 5 kate në Sarandë dhe një tjetër me 8 kate, hoteleri dhe banim, në Vlorë.

    ISEC e dhëndrrit të Qefaliajve ka marrë leje ndërtimit për një kompleks turistik në Borsh, ndërsa Dine Fratari është rikthyer me një kompleks të madh rezidencial, shërbimesh dhe hoteleri të quajtur Riverëay City, i cili do të ndërtohet në rrugën Pjetër Bogdani në Tiranë.

    Hajredin Fratari u bë i njohur publikisht kur para shumë vitesh akuzoi Edi Ramën, në atë kohë kryetar bashkie se kërkonte rryshfet 20 për qind për lejet e ndërtimit.

    Vëllai i Vangjush Dakos, leje për kullë 50 kate në

    Por më vonë ndërtuesi, vajza e të cilit kandidoi për deputete me Partinë Demokratike, i tërhoqi akuzat.

    Paralelisht KKTU ka miratuar lejet e zhvillimit apo ndërtimit edhe për dhjetra projekte të tjera, kryesisht në Tiranë dhe zonat e bregdetit.

  • Cmenduri! Kodi i Ri Penal, propozohet lirimi me kusht për të d*nuarit me b*rg përjetë! Rakipi: Njerëzit ndryshojnë!

    Cmenduri! Kodi i Ri Penal, propozohet lirimi me kusht për të d*nuarit me b*rg përjetë! Rakipi: Njerëzit ndryshojnë!

    Ditën e sotme është prezantuar drafti i kodit të ri penal, i cili pritet të hidhet për diskutim publik në ditët në vijim.

    Gjatë fjalës së tij në prezantim, Profesor Arben Rakipi tha se një klauzolë e këtij drafti është edhe lirimi para kohe me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm.

    Kjo pasi sipas profesorit, njerëzit ndryshojnë gjatë kohës së qëndrimit në burg, teksa shtoi se një gjë e tillë aplikohet edhe në shtete të tjera perëndimore, 

    “Dua të ndalem te lirimi para kohe me kusht. Ne kemi patur në ligj disa pengesa që lidhen me aplikimin e lirimit para kohe me kusht, lidhur me burgimin e përjetshëm. Diskutimi i gjatë u mbyll me propozimin që po, ne mund ta aplikojmë lirimin para kohe me kusht, për dënimin me burgim të përjetshëm. Duhet të më besoni, është një propozim shumë i guximshëm. Debati ka qenë i fortë. Këtu pleksen shumë gjëra, viktima, procesi i riedukimit, paqja sociale, shkalla e kriminalitetit në vend.

    Nisur nga besimi, që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë, njerëzit përmirësohen nga kushtet në të cilat vendosen dhe nëse puna me ta është e efektshme. Kjo nuk është një parrullë e thënë për shkak të formimit tim, por është një eksperiencë e përditshme që ndodh gjithandej. Prandaj edhe ne e propozuam këtë zgjidhje. Se çfarë fati do të ketë kjo zgjidhje…”, tha mes të tjerash Rakipi.

  • Anesti Rama dh*nohej sistematikisht… Detaje tronditëse nga krimi në Fier, gruaja dhe vajza e kishin nxjerrë 56-vjeçarin nga banesa, flinte…

    Anesti Rama dh*nohej sistematikisht… Detaje tronditëse nga krimi në Fier, gruaja dhe vajza e kishin nxjerrë 56-vjeçarin nga banesa, flinte…

    Policia e Fierit ka arrestuar edhe Valbona Ramën, nënën e Emanilda Ramës, e cila u arrestua një ditë më parë për vrasjen e babait, Anesti Rama. Ndërsa detaje të tjera tronditëse dalin nga krimi i rëndë i ndodhur në Fier.

    Sipas burimeve policore, SYRI TV, raporton se viktima, Anesti Rama, dhunohej sistematikisht në familje. E bija dhe bashkëshortja e kishin nxjerrë të jetonte në një dhomë jashtë shtëpisë, pohojnë burime zyrtare të Policisë së Fierit.

    Teksa pritet të zhvillohet masa e sigurisë për nënë e bijë që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit Anesti Rama, të dhëna dhe burime nga të afërmit e familjes bëjnë me dije se 56-vjeçari dhunohej dhe keqtrajtohej në familje. Prej vitesh punëtor në një fermë blegtorale në zonë, Anesti Rama kishte shkuar shpeshherë në punë me shenja në fytyrë, për të cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente, por asnjëherë nuk tregoi të vërtetën.

    Vajza dhe e ëma e kanë pranuar krimin para grupit hetimor, pohon zyrtarisht Policia e Fierit, por ajo shton më tej se vajza, pasi e mbyti të atin me tel në fyt, e ka çuar trupin në banjë dhe aty i kishte dëmtuar organin gjenital. Vajza nuk ka pranuar që babai mund ta kishte ngacmuar seksualisht, kur është pyetur nga grupi hetimor.

    Burime nga Policia e Fierit konfirmojnë faktin se viktima keqtrajtohej nga bashkëshortja dhe e bija, ndërsa fakt i njohur për fqinjët e familjes Rama në Frashër ishte se ai jetonte veçmas nga bashkëshortja dhe e bija, megjithëse në të njëjtin oborr. Për shkak të sherreve të shpeshta, policia ka qenë me dhjetëra herë në familje për të shuar konfliktet.

    Prej vitesh, 56-vjeçari i vrarë tragjikisht dy ditë më parë jetonte në dhomën që shërbente si kuzhinë, e veçuar nga banesa ku jetonin Valbona dhe Emanilda Rama. Këto të fundit akuzohen se kanë vrarë 56-vjeçarin duke e mbytur me tel dhe më pas kanë inskenuar ngjarjen si aksidentale.

  • Afati i fundit 31 korriku”! Rama jep ultimatum dhe nis “aksionin e ri”: Pastrojmë…

    Afati i fundit 31 korriku”! Rama jep ultimatum dhe nis “aksionin e ri”: Pastrojmë…

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një aksioni të ri kombëtar për çlirimin e rrugëve kombëtare nga “rraqet dhe materialet e shumta të vendosura në mënyrë të paligjshme nga bizneset buzë akseve rrugore”

    Rama njoftoi se të gjitha bizneset që operojnë pranë rrugëve kombëtare kanë afat deri më 31 korrik për të larguar çdo material që ndodhet brenda distancës 20 metra nga aksi rrugor, që është edhe kufiri i përcaktuar me ligj si zonë sigurie. Kjo përfshin materiale ndërtimi, automjete të amortizuara, inerte apo rraqe të tjera që, sipas tij, dëmtojnë estetikën, sigurinë dhe mjedisin.

    Sipas kryeministrit, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të dorëzojë projektet për riorganizimin e hapësirës për çdo subjekt përkatës.

    Rama paralajmëroi masa të ashpra ndëshkimore për ata që nuk respektojnë afatin, duke shtuar se “ushtrimi i aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit, mjedisit dhe sigurisë në rrugët kombëtare duhet të konsiderohet i mbyllur”.

    Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe faza kalimtare ka marrë fund. Ky është një përkushtim për Shqipërinë 2030 në BE,” shkroi Rama.

  • Rama me tjeter vendim te papritur, preket cdo shqiptar

    Rama me tjeter vendim te papritur, preket cdo shqiptar

    Qeveria ka rikthyer sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, përmes një projektligji të ri të hedhur në konsultim publik nga Ministria e Financave.

    Ndryshe nga versioni i mëparshëm i ndalur disa vite më parë, drafti aktual parashikon krijimin e një Fondi për Tërmetet si shoqëri aksionare shtetërore, e cila do të mbledhë primet e sigurimit dhe do të kryejë pagesat për dëmet në rast tërmeti.

    Sigurimi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha banesat, përfshirë ato në proces legalizimi apo me qira sociale. Shtresat në nevojë do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ndërsa bashkitë do të paguajnë për kategoritë përkatëse. Kush nuk paguan primin, nuk do të ketë akses në shërbime të rëndësishme publike, si Kadastra, QKB apo e-Albania.

    “Subjektet që nuk lidhin kontratë sigurimi të detyrueshme nga ngjarjet e tërmeteve në zbatim të këtij ligji, i nënshtrohen masave shtrënguese si më poshtë:

    Nuk marrin shërbime kadrastale;
    Nuk marrin shërbime nga e-albania;

    Nuk marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit”, thuhet në nenin 33 të projektligjit.
    Mbulimi i sigurimit do të përfshijë vetëm dëmet strukturore të shkaktuara drejtpërdrejt nga tërmetet dhe jo dëmet në mobilim, pajisje apo elementë të tjerë të brendshëm.

    Kontrata e sigurimit rinovohet çdo vit dhe nuk transferohet automatikisht në rast kalimi të pronësisë. Në projekt-ligj thuhet se në rast të një ndryshimi pronësie, pronari i ri duhet të njoftojë Fondin brenda 15 ditëve.

    Vlera maksimale e mbulimit dhe prima e sigurimit do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe do të bazohen në faktorë si madhësia e banesës dhe rreziku sizmik i zonës ku ndodhet.

  • Aksidentohen Gresa dhe Vullneti

    Aksidentohen Gresa dhe Vullneti

    Pushimet e miksuara me angazhime pune të Gresës dhe Vullnetit në Shqipëri janë ndërprerë papritur pas një aksidenti me makinë.

    Dy ish-banorët e Big Brother VIP 3 kishin planifikuar të xhironin për emisionin e tyre “S’je ti që vendos”, por rrjedha e ngjarjeve i detyroi të kthehen më herët.

    Prive by Liberta Spahiu mëson se për fat të mirë, aksidenti ka sjellë vetëm lëndime të lehta trupore për të dy protagonistët, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

    Xhirimet e emisionit janë shtyrë për një afat të pacaktuar, derisa gjendja e tyre të rikuperohet plotësisht.

  • Sqarim për publikun e vjedhur” – JOQ zbardh skandalin pas aksionit të Rilindjes në Tiranë: kush është biznesmeni i “paprekshëm”?

    Sqarim për publikun e vjedhur” – JOQ zbardh skandalin pas aksionit të Rilindjes në Tiranë: kush është biznesmeni i “paprekshëm”?

    Një stuhi akuzash, dyshimesh dhe dhune ka shpërthyer pas një aksioni fasadë të Rilindjes për “çlirimin” e hapësirave publike në Tiranë. Ndërsa qytetarëve të thjeshtë u shemben kioskat me fadroma, disa biznese të lidhura me pushtetin mbetën të paprekura, duke ngritur dyshime të mëdha mbi drejtësinë dhe transparencën e këtij operacioni.

    Redaksia e JOQ Albania ka marrë me mijëra mesazhe, denoncime dhe pamje nga qytetarët, të cilët tregojnë për një realitet të dyfishtë: disa biznese shemben pa paralajmërim, ndërsa të tjera i rezistojnë ndërhyrjeve, falë lidhjeve të forta me pushtetin.

    Në qendër të vëmendjes doli lokali “Tokyo”, i cili në një video të shpërndarë nga vetë Kryeministri, shfaqej i paprekur në mes të rrënojave. Pak orë më vonë, JOQ publikoi një denoncim të banorëve të kompleksit, të cilët tregonin se jo vetëm “Tokyo”, por edhe “Stockholm” dhe 10 lokale të tjera kishin mbijetuar aksionit të IMT-së, falë korrupsionit dhe lidhjeve politike.

    Ngjarjet kulmuan me një sherr fizik mes dy pronarëve, ku njëri akuzonte tjetrin se po pastronte zonën me ndihmën e shtetit për të përvetësuar klientelën. Policia, fillimisht heshti, por pas publikimit të videos nga JOQ, doli me deklaratë dhe nxori në kërkim “agresorin” e dyshuar.

    Ironikisht, personi që kishte marrë grushtin nisi një fushatë për të fshirë videon me çdo kusht, jo për shkak të dhunës, por sepse aty përmendej emri i tij dhe lidhja e dyshuar me Kryeministrin.

    Kush është ky person që ka frikë nga një video më shumë sesa nga një grusht në fytyrë?

    JOQ Albania e identifikon si Laert Kasaj, një biznesmen që, sipas burimeve të shumta, ka përfituar miliona euro nga tendera publike gjatë 12 viteve të fundit. Jo vetëm kaq, por:

    Emri i tij del në dosje të BKH-së për pastrim parash; Është përfitues i tenderit për byzylykët elektronikë; Ka lidhje me emra të rëndësishëm të LSI-së; Dyshohet për ndikim në vendimmarrje institucionale.

    Pas publikimit të videos, Laerti ka ndërmarrë veprime shqetësuese, si:

    Ka hapur kamerat e lokalit për të identifikuar denoncuesin; Ka fotografuar një grua që e dyshonte si “spiune” dhe ka nisur një fushatë linçimi ndaj saj me ndihmën e një ministri dhe faqesh meme; Ka mohuar lidhjet me Kryeministrin, duke u përpjekur të paraqitet si viktimë e grushtit të marrë.

    Ndërkohë, një ushtri propagandistësh mediatikë dhe VIP-ash janë aktivizuar për ta mbrojtur dhe për të sulmuar JOQ-un, me qëllim që të shmanget vëmendja nga ajo që është me të vërtetë thelbësore: qytetarët e ndershëm po shkatërrohen nga fadromat, ndërsa të lidhurit me pushtetin nuk i prek as era.

    JOQ ngre pyetjet që duhen bërë:

    Kush ia siguron mbrojtjen totale Laert Kasajt? Si ka përfituar miliona euro tendera? Çfarë e lidh me emra të fuqishëm të politikës? Përse Policia heshti për 24 orë? Pse hesht SPAK?

    Redaksia JOQ: Nuk kemi për të fshirë asnjë video me presion apo me lekë. Dhe kjo nuk do të ndryshojë, pavarësisht kush është mbrapa.

  • Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

    Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

    Legjenda e basketbollit, Michael Jordan vizitoi Greqinë, duke kaluar kohë në ishullin e Spetses dhe duke marrë pjesë në eventin e tij personal të markës në Athinë, të titulluar “Bordi i Madhështisë”.

    Legjenda e NBA-së darkoi në një restorant në Vouliagmeni me yje të tjerë të ligës së parë, si Luka Doncic, Carmelo Anthony dhe Bam Adebayo, dhe siç doli, ai ishte shumë i kënaqur me përvojën e tij.

    Menuja, e bazuar në prodhime deti dhe shije tradicionale greke, u kurua nga pronari dhe shefi i restorantit, Giorgos Papaioannou. Siç raportohet Jordan u emocionua nga mikpritja dhe përvoja, dhe e shpërbleu ekipin e restorantit me një bakshish bujar që do të jetë i vështirë për t’u harruar.

    Legjenda e NBA la një bakshish prej 10 mijë eurosh në restorantin grek, pasi mbajti një fjalim në darkë, duke folur me lavde për Greqinë.

    Greqia është atdheu i perëndive të lashta, ku lindën heronjtë legjendarë dhe filloi koncepti i madhështisë. Në një moment vendimtar, kur e ardhmja e markës Jordan po formësohet, ne morëm frymëzim nga ky vend unik. Ashtu si kur planifikon rrugën drejt madhështisë, kërkohen orë të panumërta përsosmërie, ky koleksion u krijua në Itali, nga artizanë që nuk pranojnë asgjë më pak se përsosmërinë si rezultat përfundimtar të punës së tyre”, tha Jordan gjatë darkës.