Category: Uncategorized

  • Apartamente, llogari bankare dhe truall/ Sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit në Katar, Edmond Çaça e bashkëshortes

    Apartamente, llogari bankare dhe truall/ Sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit në Katar, Edmond Çaça e bashkëshortes

    Prokuroria e Tiranës ka njoftuar sot se janë sekuestruar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Katar, Edmond Çaça, si dhe të bashkëshortes së tij, Bianka Çaça, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

    Sipas njoftimit zyrtar, vendimi për sekuestrim vjen pas një hetimi të nisur në vitin 2019, mbi bazën e kallëzimit të ILDKPI-së, që e akuzon Çaçën për mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurive, si dhe për pastrim të produkteve të veprës penale.

    Prokuroria thekson se gjatë periudhës 2014-2017, kur Çaça ka qenë subjekt deklarimi pranë ILDKPI-së, ai ka falsifikuar dhe fshehur pasuri të konsiderueshme në bashkëpronësi edhe me bashkëshorten. Pas një analize financiare të thelluar nga auditues ligjorë, rezultoi se pasuritë nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme.

    Njoftimi:

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u sekuestruan pasuritë e pajustifikuara dhe padeklaruara të shtetasit Edmond Çaça, ish-Ambasador i Republikës së Shqipërisë, Doha, Katar dhe bashkëshortes së tij, Bianka Çaça.

    Hetimet mbi procedimin penal nr.1838 të vitit 2019, nisën pas referimit të materialit kallëzues nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive (ILDKPI) për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim“ si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 257/a-2 dhe 287 të Kodit Penal.

    Pas hetimeve të kryera, rezultoi se shtetasi E. Ç., ka kryer veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe “interesave privatë” të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal, pasi në periudhën e viteve 2014 – 2017 ka qenë subjekt deklarimi në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në Ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar dhe ka kryer fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive dhe “interesave private”.

  • Del fotoja, ja kush është 26 vjecarja që i mori jetën babait duke e mb*tur me tel

    Del fotoja, ja kush është 26 vjecarja që i mori jetën babait duke e mb*tur me tel

    Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit.

    Ngjarja dyshohet se është planifikuar, sepse para disa ditësh, nënë e bijë e kishin çuar 56-vjeçarin, Anesti Rama në spital për vizitë te kardiologu në mënyrë që të justifikonin vdekjen.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa në orën 01:00 është telefonuar policia.

    Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar në polici se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë. Kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka parë mavijosje në qafë nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale.

    Pas disa orëve në komisariat, Emanilda Rama është thyer dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel të atin dhe e ka vrarë.

    E reja ka treguar se e ka urryer të atin dhe se nuk e ka përkrahur kurrë në jetë.

    Sipas burimeve policore 26- vjeçarja në dëshminë e saj në polici ka pranuar krimin pasi sipas saj i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishej në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohej, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj.

    Ndërkohë nuk është ankuar për dhunë të asnjë lloj forme.

    “I mbante lekët për vete. Nuk me blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo

  • Gazetari: Erion Veliaj në gjendje të rënduar emocionale, ka pirë 30 litra raki në burg

    Gazetari: Erion Veliaj në gjendje të rënduar emocionale, ka pirë 30 litra raki në burg

    Gazetari Poli Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme, pasi tha se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pirë rreth 30 litra raki në pak kohë gjatë qëndrimit në paraburgimin e Durrësit.

    Ai u shpreh se Veliaj është ën gjendje të rënduar emocionale, teksa ditën e djeshme iu komunikuan edhe akuzat zyrtare nga SPAK.

    “Është në një gjendje shumë të rënduar. Informacionet i kam nga brenda, nga vetë gardianët. Më thonë se pi pa kontroll, rreth 30 litra raki, dhe është në gjendje të rëndë emocionale”, tha gazetari.

    Veliaj u transportua në spital disa ditë më parë, pasi kishte probleme shëndetësore, teksa gjatë muajve të fundit ka humbur më shumë se 10 kg nga pesha trupore.

    Por deklarata e tij nxjerr në pah një tjetër skandal që ndodh brenda burgjeve në vendin tonë, ku alkooli është i ndaluar. Si ka mundur Veliaj ta fusë në burg gjithë atë sasi rakie?

    Drejtoria e burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë duhet të nisin hetimet, pasi kemi të bëjmë me shkelje ligji, ku disa të burgosur favorizohen për shkak të detyrave që kanë mbajtur më herët.

  • HETIMI/ Një tjetër dëshmitar “shet” Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën

    HETIMI/ Një tjetër dëshmitar “shet” Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën

    Pas financieres Adela Kondakçi, e cila u bë e penduara e drejtësisë, një tjetër dëshmitar ka shitur Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn.

    I hetuar si pjesë e dosjes së Erion Veliajt, G. S. fillimisht mori përsipër shumën prej 220 mijë eurosh të gjetur në firmën “Partners Law” të Ajola Xoxës.

    Qëndrim ky i cili ka ndryshuar. Në dokumentin e siguruar, të akuzës, të ngritur nga prokuroria shihet se G. S. ka ndryshuar qëndrim dhe ka bashkëpunuar me SPAK-un.

    I pyetur në lidhje me shumën 220 000 euro, e gjetur dhe sekuestruar në firmën “Partners Law”, G. S. ka thënë se nuk është e vërtetë që ka paguar cash apo ka porositur këtë shumë.

    Gjithashtu në dokumentin e akuzës thuhet se G. S. ka treguar që rrethanat e vendosura në kontratën e kaparit nuk janë të vërteta.

    I hetuari G. S. ka thënë se hartimi dhe nënshkrimi i kontratës i ishte kërkuar si favor nga ana e Ajola Xoxës. Favor të cilin ka thënë se e ka pranuar, pasi nuk kishte dijeni që kjo kontratë do të paraqitej në prokurori dhe gjykatë.

    G. S. ka treguar se kontrata nuk ishte përpiluar prej tij, rdhe pse e ka firmosur, si dhe nuk i ishin thënë arsyet se pse Ajola Xoxës i duhej kjo kontratë.

    Dokumenti i akuzës nga prokurorët

    Kujtojmë se Ajola Xoxa kishte kryer disa manovra me kompaninë “Partners Law”, në mënyrë që të fshihte përfitimet e marra në konflikt të pastër interesi.

    Në shkurt të vitit 2021 Ajola Xoxa depozitoi në QKB një vendim të sajin, si ortake e vetme, që të gjitha kuotat e kompanisë së saj ia kalon znj. Greta Domi. E sipas shkresës së dorëzuar në QKB, Xoxa dhe Domi e kishin nënshkruar këtë marrëveshje me shkrim dore që prej janarit të 2019.

    Ky veprim ngre dyshime pasi është depozituar pranë QKB 2 vite pasi është firmosur. Ndërsa administratore e kësaj kompanie është Ajola Xoxa.

    Sipas fakteve të zbardhura në vendimin e gjykatës, rezultoi gjithashtu se kompania “Gogel” e Arbër Veliajt i ka kaluar shuma të konsiderueshme parash kompanisë “Partners Law”

  • Fero nuk vonon, i kundërpërgjigjet Arbenitës

    Fero nuk vonon, i kundërpërgjigjet Arbenitës

    Ditën e djeshme, nodelja e njohur Arbenita Ismajli ka ndezur rrjetin me një postim në Instastory, ku shihet në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit bashkë me vajzën e saj Ninën

    Ajo shkroi në mënyrë thumbuese: “Na kap nëse mundesh”, një frazë që është interpretuar menjëherë si një mesazh direkt ndaj Feros.

    Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe reagimi i Feros. Ai publikoi një video ku dëgjohet duke thënë:

    “Do shihemi, do shihemi”.

    Kjo deklaratë është interpretuar nga ndjekësit si një përgjigje direkte ndaj Arbenitës, duke shtuar edhe më shumë benzinë zjarrit të tensionuar mes dy ish-partnerëve.

  • Flet kunata e viktimës: Anesti punonte, por paratë i merrnin gruaja dhe vajzat! E linin në dhomë më vete dhe…

    Flet kunata e viktimës: Anesti punonte, por paratë i merrnin gruaja dhe vajzat! E linin në dhomë më vete dhe…

    Në një prononcim për gazetarin e Top Channel, Neritan Trifoni, kunata e Anesti Ramës ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e viktimës me gruan dhe vajzën që i morën jetën.

    jo shprehet se i ndjeri punonte, por paratë i merrnin gruaja dhe vajza, pasi ai nuk i njihte paratë.

    Për vajzën e të 56-vjeçarit, Emanilda Rama, tha se nuk e njihte shumë, ndërsa për Valbona Rama (gruaja e viktimës), tha se e linte në dhomë më vete.

    Në dijeninë time… si të tërë që kanë probleme në shtëpi. Kishin probleme, se tani çiftet kanë problem. Çupën s’e njoh mirë se kam qenë në Greqi. Ai punonte, por nuk i njihte lekët. Lekët e atij i merrnin vajza dhe gruaja. Ai nuk shikonte lekë me sy, se sa lekë kishte.

    Jetonin në bashkë në shtëpi, por në dhomë më vete. Nuk kishin marrëdhënie si burrë e grua. Për çupën s’kam çfarë të them… kam qenë e ikur (jetonte në Greqi)..

    Në fillim mora vesh që i ranë infarkt, pastaj thanë që e kanë bërë ato. Thashë me vete që s’ma merr mendja që e kanë bërë ato.

    Viktima nuk e meritonte këtë fund. “, u shpreh ajo.

  • Mund të bëheni të pasur nëse e keni këtë monedhë, ja sa blihet nga koleksionistët

    Mund të bëheni të pasur nëse e keni këtë monedhë, ja sa blihet nga koleksionistët

    Një monedhë prej dy eurosh mund të vlejë më tepër sesa vlera e saj, disa prej tyre arrijnë çmime deri në 4.000 euro.

    Bëhet fjalë për një monedhë që përmban imazhin e Princeshës, Grace Kelly dhe vetëm 20 mijë monedha të tilla janë në qarkullim.

    Në vitin 2007, Monako filloi prodhimin e 20,001 monedhave me imazhin e Princeshës Kelly për nder të 25-vjetorit të vdekjes së saj. 

    Siç thuhej, 20 mijë prej tyre dolën në treg përgjatë viteve dhe një iu dhurua djalit të saj, Princit Albert II. Më pak monedha janë prodhuar ndonjëherë në një seri përkujtimore, gjë që rrit më tej vlerën e kësaj serie nga Monako.

    Nga periudha 2007 deri në vitin 2014, kur ende po prodhoheshin, ato shiteshin me një çmim mesatar prej 120 eurosh, derisa sot kapin vlerën e 4,000 eurove.

  • Motra më tha…”, vr*sja në Patos, vajza e v*ktimës e ftohte akull: Ja si kishte ndodhur ngjarja (Video)

    Motra më tha…”, vr*sja në Patos, vajza e v*ktimës e ftohte akull: Ja si kishte ndodhur ngjarja (Video)

    Vajza e dytë e viktimës ka komentuar për korrespodentin eTop Channel, Neritan Trifoni ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit.

    Vajza e cila jetonte jashtë, tha se fliste shpesh me ta në telefon dhe nuk kishte parë asnjë shqetësim.

    E bija e viktimës: Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë.

    Babai jetonte në shtëpi apo kishte një dhomë veç?

    E bija e viktimës: Jetonte në shtëpi, bashkë, babai punonte, edhe mami edhe babi edhe motra.

    Anesti Rama, 56-vjeç u mbyt një ditë më parë me tel nga vajza e tij Emanilda Rama, e cila bashkëpunoi me të ëmën për të zhdukur gjurmët. Vajza u arrestua pas ngjarjes, kurse e ëma, e cila pastroi trupin, u arrestua sot.

  • Nga 43 gradë celsius në breshër dhe mot të freskët, ndryshimi DRASTIK i motit në Shqipëri…

    Nga 43 gradë celsius në breshër dhe mot të freskët, ndryshimi DRASTIK i motit në Shqipëri…

    Meteorologia Tanja Porja, ka paralajmëruar se ditët e premte dhe e shtunë do të shënojnë temperatura të larta, që mund të arrijnë deri në 43-44 gradë Celsius, duke qenë kështu ditët më të nxehta të verës 2025.

    Sipas saj, dita e premte në Shqipëri do të regjistrojnë temperatura të larta. Megjithatë, ndryshimi i madh i motit pritet të nisë që nga dita e diel, kur termometri do të zbresë me rreth 5 gradë Celsius.

    Në veri dhe në zonat malore do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa të hënën temperaturat do të ulen edhe më tej, por nuk priten më reshje shiu.

    Ky ndryshim i papritur i motit vjen si një kthesë e fortë pas ditëve të nxehta dhe paralajmëron për një fundjavë me kontraste të forta klimatike, nga vapë e madhe në mot më të freskët dhe me reshje.

  • Ish-konkurrentja e “Ferma VIP” përballet me dhimbjen e madhe, humb njeriun e shtrenjtë

    Ish-konkurrentja e “Ferma VIP” përballet me dhimbjen e madhe, humb njeriun e shtrenjtë

    Një ditë zie për ish- konkurrenten e Ferma VIP, Elinara Shehu, e cila ka ndarë me publikun lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të nënës së saj të dashur.

    Përmes një mesazhi prekës të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Elinara ka shprehur dhimbjen e madhe që po përjeton, duke e përshkruar nënën si “engjëll në tokë dhe në qiell”.

    Engjëll në tokë e në qiell, e shtrenjta ime mam! Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Një pjesë e imja iku me ty përgjithmonë. Pushofsh në paqe, pulbardha ime!”  shkruan ajo.