Category: Uncategorized

  • Dr*dhet politika dhe cunat me targa lluksi/ “Pasurimi i paligjshëm” futet në Kodin e ri Penal, 7 vite b*rg kush nuk justifikon milionat

    Dr*dhet politika dhe cunat me targa lluksi/ “Pasurimi i paligjshëm” futet në Kodin e ri Penal, 7 vite b*rg kush nuk justifikon milionat

    Zbardhen detaje nga ndryshimet në Kodin Penal…

    Kodi i ri Penal duket se do të shkundë nga themelet politikën. “Pamfleti” ka siguruar draftin e prezantuar sot nga Ministria e Drejtësisë dhe janë futur një numër i madh nenesh të reja që kanë të bëjnë me zyrtarët, ku në disa raste ka lehtësime dënimi dhe në disa raste ashpërsim të tyre.

    Por në kodin e ri, është futur për herë të parë një nen, i cili nëse zbatohet, do të tronditë politikën. Bëhet fjalë për pasurimin e paligjshëm.

    Ka qenë Kryeprokurori Olsian Çela, i cili prej disa vitesh ka propozuar futjen e një neni të tillë, me qëllim që kushdo që nuk e justifikon pasurinë të dënohet, edhe pse nuk vërtetohet se ai ka kryer vepër penale.

    Sipas parashikimeve të reja, kushdo funksionar që nuk justifikon pasurinë, mund të dënohet nga 2 deri në 7 vite burgim. “Pasurimi i paligjshëm, nëpërmjet shtimit domethënës, të rëndësishëm e të pajustifikuar te saj, e cila kapërcen mundësinë për tu siguruar me të ardhurat e ligjshme të deklaruara nga zyrtari publik, dënohet me burgim nga 2 deri ne 7 vjet”, thuhet në nenin 314.

    Prej më shumë se 3 vitesh, kyerprokurori Çela ka propozuar futjen e një neni të tillë, i cili dukjet sedo të godasë ministra, deputetë, krerë bashkish, të cilët kanë pasuri sheikësh, por që nuk ka prova për afera korrupsioni.

    Inicimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Kodin Penal, lidhur me: i) Shtimin e një neni “Pasurimi i paligjshëm”45 si vepër penale në përqasje me nenin 20 të Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit, e ratifikuar me ligjin nr.9492/2006, me synim për të ulur korrupsionin e nëpunësve publik dhe për të luftuar informalitetin”, thuhej në propozimin e Olsian Çelës.

    Ky propozim u injorua vazhdimisht, por Ministria e Drejtësisë duket se e ka pranuar këtë propozim dhe shpresojmë që të mos ndryshojë kur Kodi të shkojë në Parlament, pasi përgjithësisht deputetët i heqin ato nene që i cenojnë ata drejtpërdrejt. 

  • Ku ndryshojnë dy ‘dashuritë’ e Armando Subashit, Gentjana Cakrani dhe Adela Hysenaj?

    Ku ndryshojnë dy ‘dashuritë’ e Armando Subashit, Gentjana Cakrani dhe Adela Hysenaj?

    Nga ngjasojnë dhe ku ndryshojnë dy dashuritë brenda Bashkisë së Fierit të Armando Subashit?

    Dy emra, dy periudha të ndryshme, por i njëjti funksion në bashki, të dyja nënkryetare. Ato janë Gentjana Cakrani dhe Adela Hysenaj.

    Gentjana Cakrani ka qenë në krye të Bashkisë Fier në vitet 2017-2020, si nënkryetare e këtij institucioni por thashethemet për të dhe Subashin nuk munguan.

    Ajo, edhe pse e martuar, u përfol për një lidhje intime me kryetarin e bashkisë Fier. Po ashtu udhëtimet me njëri-tjetrin deri sa ajo mbante postin e nënkryetare ishin të shumta. Një prej udhëtimet e shumëpërfolura të tyre ishte dhe ai në Kinë, udhëtim për të cilin bashkëshorti i Cakranit ndihej krenar për dijet e gruas së tij.

    Sipas burimeve, lidhja e tyre mori fund për shkak të ‘tradhëtisë’, ku mes Caktranit dhe Subashit, përveç bashkëshortit që ajo kishte, u fut dhe një i katërt. Që prej asaj kohe ajo u zhduk nga jeta politike dhe jeton jashtë vendit.

    Pas Cakranit, vendin ‘e shumëdëshiruar’ e zë Adela Hysenaj. E futur në politikë nga bandat e qytetit të Fierit, Hysenaj u soll në bashi nga vëllai i Subashit dhe vazhdoj ‘rolin’ e Gentjana Cakranit.

    Zëra nga brenda institucioneve flasin për një lidhje intime të qëndrueshme mes zonjës Hysenaj dhe vetë kryetarit të Bashkisë, Armando Subashi.

    Po ashtu, kjo marrëdhënie u bë shkak edhe e divorcit të Armando Subashit me gruan e tij. Burime brenda këtij institucioni bëjnë me dije edhe një përplasje fizike mes Hysenajt dhe bashkëshortes së Subashit, kur kjo e fundit mësoi për këtë lidhje.

    Por kjo lidhje, ndryshe nga ajo e para, ka influencuar punësime, pozicione drejtuese, vendime të favorshme për subjekte private dhe madje ka vënë në rrezik arkën publike.

    Kjo dashuri e Subashit mori me vete edhe tenderin, edhe taksën, edhe heshtjen institucionale.

    Dëmi i deklaruar nga SPAK sipas hetimeve të deritanishme është gati 40 milion lekë. Deri më tani ka një heshtje në institucionin e Fierit dhe nga Armando Subashi nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë aferë.

    Pyetja që lind është: Pse Subashi sakrifikoj kaq shumë me dashurinë e tij të dytë dhe Bashkia e Fierit arriti në këtë aferë për shak të Hysenajt?

  • Historia e dhimbshme e Anestit: Ishte mashkull i lodhur në… ja pse gruaja nuk flinte prej 20 vitesh me të!

    Historia e dhimbshme e Anestit: Ishte mashkull i lodhur në… ja pse gruaja nuk flinte prej 20 vitesh me të!

    FIER– Krimi në familje në Frashër të Fierit ka tronditur rëndë opinionin publik. Lidhur me ngjarjen ka folur edhe fqinji i Anesti Ramës, i cili u vra një ditë më parë nga vajza e tij ku deklaron se famijarët e trajtonin shumë keq.
    Banori është shprehur se viktima nuk dinte të shkruante dhe lexonte dhe se vajza e gruaja kishin prokurë që t’i tërhiqnin rrogën që merrte nga puna që bënte në firmë.

    Fqinji: Nuk e trajtonin fort mirë, punonte në një firmë, ai nuk dinte shkrim e këndim, e kishin bërë me prokurë që të tërhiqnin lekët nga banka, ajo që thotë vajza që nuk më jepte lekët janë rrena, gënjeshtra, hanin ça u donte qejfi, unë si komshi kur kisha naj kontakt i thoja e ushqeni apo jo se ishte dobësuar shumë, thoshin jo i japim, mund t’i kenë edhe gënjeshtra, i bërtiste, ziheshin shumë, debate, dëgjohej zëri deri këtu. Para disa vitesh kam pasur vetë kontakt policie, u ankuan ata për dhunë ndaj të shoqit, ai nuk ishte i dhunshëm, ata e vunë para, ai ishte njeri dede, e trajtonin shumë keq, gratë punonin nëpër sera, punonin dhe siç punonin ashtu i bënin rrush e kumbulla, sot kishin nesër nuk kishin, para disa ditësh erdhi bisedoi me ne, bëmë shaka, ai ishte njeri që nuk ngacmonte, punonte me rrogë mujore, nuk ishte i dhunshëm, as alkoolist.

    Pse mund ta kenë bërë?

    Fqinji: Karakteri i dobët i njeriut, njerëz të paditur, njerëz me psikologji të dobët, ajo çupa ishte pak…, çfarëdo gjëje që ndodhte në fshat merrte pak zjarr, kurse e ëma kishte vite që nuk e donte, këtej e 20 vite ajo nuk flinte me bashkëshortin.
    Atë e kishin nxjerrë në dhomë tjetër?

    Fqinji: Po në një dhomë tjetër flinte, flinte veç, një dhomë e vogël.

  • Momenti prekës kur e moshuara ndihmohet nga forcat zjarrfikëse të lërë shtëpinë e saj

    Momenti prekës kur e moshuara ndihmohet nga forcat zjarrfikëse të lërë shtëpinë e saj

    Ministria e Mbrojtjes dha urdhër për evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.

    Ajo u bëri thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.

    Në fotot e shpërndara nga Ministria, shihet momenti prekës kur një e moshuar ndihmohet nga forcat zjarrfikëse që të evakuohet, duke braktisur shtëpinë e saj.

    💔
  • Katie Sigmond: From Social Media Sensation to Fitness and Golf Influencer

    Katie Sigmond: From Social Media Sensation to Fitness and Golf Influencer

    Katie Sigmond is a well-known name in the fitness world. She has built a strong reputation by helping others achieve their health and wellness goals. Through her dedication to fitness, she has inspired many people to work towards their best selves. Her journey is a reflection of commitment, hard work, and consistency. Over the years, she has developed a program that encourages individuals to stay active, eat well, and build a positive mindset. She believes that fitness is not just about looking good but also about feeling strong and confident. Her approach focuses on creating sustainable habits that lead to long-term success. Katie’s fitness journey started with a personal goal to improve her own health.

    Through years of training and learning, she gained the knowledge and experience needed to help others. Her transformation was not just physical but also mental. She discovered that staying active and maintaining a healthy lifestyle had a significant impact on overall well-being. With this realization, she decided to share her passion with others. Today, she continues to motivate people to push their limits and take control of their fitness journey.Katie’s fitness philosophy is centered around balance. She understands that extreme restrictions are not sustainable in the long run. Instead of promoting quick fixes, she encourages people to find a routine that works for them. Whether it’s weight training, cardio, or bodyweight exercises, her goal is to help people stay consistent.

    One of the reasons Katie stands out in the fitness industry is her ability to connect with her audience. She understands that everyone’s journey is different, and she takes the time to offer personalized advice. Her social media platforms are filled with motivational content, workout routines, and nutritional guidance. She creates an encouraging space where people feel supported. Her authenticity is what draws many people to her. She shares both her successes and struggles, making her relatable to those who are on their own fitness path. Her openness about the challenges she has faced allows others to see that progress takes time and effort. By being transparent, she helps people stay patient and trust the process. She believes that motivation comes from within, but having a supportive community makes the journey easier. Many people have found inspiration through her content and have taken the first step toward a healthier lifestyle because of her influence. Her message is clear: fitness is for everyone, and with the right mindset, anyone can make a positive change.

  • ‘A je në terezi, kam burrin në krevat’, përgjigja që i jep ish-i do ju bëjë të qeshni me lot(Foto)

    ‘A je në terezi, kam burrin në krevat’, përgjigja që i jep ish-i do ju bëjë të qeshni me lot(Foto)

    Është interesante mënyra se si zgjedhin të ndahen çiftet. Mbetet për t’u vlerësuar ndarja miqësore, megjithëse janë të rralla sepse thuhet që një ish-partner nuk mund të jetë kurrë shoku/shoqja jote.

    E keni provuar ndonjëherë t’i shkruani “ishit” tuaj pas disa kohësh kur gjithçka ka mbaruar?

    Epo, një i ri nga Tirana e ka bërë këtë dhe përgjigja që i ka kthyer vajza është epike.

    Djali, i cili ka dërguar bisedën për Shqiperia sot i shkruan vajzës:

    O la po ku je?”

    Dhe mesazhi që i vjen pas mesnatës nga vajza është:

    ”Po mire, je normal ore që shkruan në këtë orë?

    Lali e kam në krevat burrin dhe nuk kërkoj d ashnor, flije mendjen nga kjo anë. Do rrish në fb, rri, s’do, ik vlla.”

    I befasuar nga përgjigja e vajzës, që është ish e dashura e tij, djali nuk ia ka përtuar përgjigjen që vijon si më poshtë:

    https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=0&us_privacy=1—&gpp_sid=-1&client=ca-pub-4510947361174921&output=html&h=428&adk=1389208604&adf=1867112942&pi=t.aa~a.308144991~rp.1&w=428&abgtt=6&rafmt=1&to=qs&pwprc=5578641913&format=428×428&url=https%3A%2F%2Fapkpro.online%2Fcliffhanger-vs-rock-solid-backflip-next-level-fmx-contest-775%2F&fwr=1&pra=3&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&fa=40&dt=1753461401828&bpp=2&bdt=3481&idt=2&shv=r20250723&mjsv=m202507220101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie_enabled=1&eoidce=1&prev_fmts=0x0%2C428x443%2C428x428%2C428x428%2C428x428&nras=5&correlator=2266594496223&frm=20&pv=1&u_tz=120&u_his=1&u_h=926&u_w=428&u_ah=926&u_aw=428&u_cd=24&u_sd=3&adx=0&ady=3217&biw=428&bih=737&scr_x=0&scr_y=0&eid=42532242%2C95362656%2C95366915%2C95366849%2C95359265%2C95366428%2C95367165&oid=2&pvsid=3630942718449225&tmod=1348302436&uas=1&nvt=1&ref=http%3A%2F%2Fm.facebook.com%2F&loc=https%3A%2F%2Fwww.shqip-lajme.com%2Fa-je-ne-terezi-kam-burrin-ne-krevat-pergjigja-qe-i-jep-ish-i-do-ju-beje-te-qeshni-me-lotfoto%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR7NlPRG6-o-SsNf1SYKWe0mAkRMDpuveAWbrzazfdbaRdO3XU0QBhLykMmSdQ_aem_I12uDfCN0Xu4Wb7l3ii9Sw&fc=1920&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C428%2C0%2C428%2C737%2C428%2C737&vis=1&rsz=%7C%7Cs%7C&abl=NS&fu=128&bc=31&bz=1&pgls=CAEQARoFNC44LjI.~CAEaBTYuOC4y&ifi=6&uci=a!6&btvi=4&fsb=1&dtd=689

  • Lajm i keq/ Tregu do të zhbllokohet, por çmimet e apartamenteve 

    Lajm i keq/ Tregu do të zhbllokohet, por çmimet e apartamenteve 

    Qeveria e ndau mendjen më në fund… tregu i shitblerjeve do të zhbllokohet, por çmimet do të bien… siç mund të shpresonin blerësit! Kështu pritet të jetë panorama në tregun e shitblerjes së pronave, nën ndikimin e fushatës së rivlerësimit me 5 për qind.

    Mendojmë se do të kemi një zhbllokim të kërkesave… pavarësisht se kërkesat janë aty por shumëkush ka zgjeruar të mos e shesë pronën e tij në pritje të uljes së tatimit për rivlerësimin”, thotë për A2 CNN Dorentina Krraba, eksperte e pasurive të patundshme.

    Në treg do të ketë më shumë lëvizje, më shumë oferta, dhe ndoshta më shumë mundësi për të gjetur pronën e duhur. Por sa për çmimin… mos prisni mrekulli.

    “Nuk do të ulen çmimet. Pritshmëritë janë që të kemi një frenim të rritjes së çmimeve, por jo ulje të tyre në vijim”, thotë Krraba.

    Nga nisma ligjore përfitojnë vetëm pallatet që kanë përfunduar dhe janë të regjistruara në hipotekë. Ndërtimet e reja, për momentin, mbeten jashtë skemës.

    “Nga nisma ligjore përfitojnë vetëm pallatet e ndërtuara, ato që kanë hipotekë dhe jo pallatet e rinj. Do ketë edhe këtu shtim të shitjeve”, thotë Krraba.

    Fushata e rivlerësimit të pronave do të nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Tatimi që do të paguhet në rast të shit-blerjes së pronave propozohet të jetë në masën 5 për qind. Ministria e Financave ka hedhur në Konsultim Publik projektligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”. Ligji do të përfshijë edhe pasuritë që janë në proces regjistrimi apo legalizimi, ndërsa për subjektet juridike do të kërkohet rivlerësim nga ekspertë të licencuar

  • Arrestimi i Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, reagon policia

    Arrestimi i Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, reagon policia

    Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij raportohet se janë arrestuar.

    Ndaj dy vëllezërve rëndon dyshimi për përfshirje në një incident të dhunshëm, që për pasojë ka lënë të lënduar një 29-vjeçar.

    Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, thuhet se dyshja është vënë në pranga më 22 korrik, pas hetimeve që pasuan incidentin.

    Më 22.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, më 11.07.2025”, thuhet në raportin e policisë.

  • Gazetari Poli Hoxha kërkon ndjesë publike: Erion Veliaj nuk piu 30 kile raki në burg, por 30 litra!

    Gazetari Poli Hoxha kërkon ndjesë publike: Erion Veliaj nuk piu 30 kile raki në burg, por 30 litra!

    Gazetari Poli Hoxha ka reaguar me ironi ndaj deklaratës që solli reagime të shumta në rrjet, ku ai dha informacionin se Veliaj kishte pirë 30 kile raki në burg. 
    Mediat pranë Veliajt u kujdesën menjëherë që të kapnin lapsusin që ato ishin “litra” dhe jo “kile”, por në asnjë rast nuk mohuan vërtetësinë e lajmit. 

    Gazetari Hoxha për këtë lapsus ka kërkuar ndjesë duke sqaruar se ato ishin vërtet 30 litra dhe jo 30 kg. 

    Ndjesë e thellë publike! Informacioni që ndava te emisioni i Erla Mëhillit se Erion Veliaj gjatë kohës që po qëndron në qeli ka pirë rreth 30 kg raki është i pasaktë. Pas reagimeve dhe tronditjes së madhe, përgënjeshtroj veten, sepse Veliaj në burg nuk ka pirë 30 kg raki, por 30 litra raki. E kuptoj tronditjen tuaj, se edhe vetë jam i shokuar, që një boss si “Lali Eri” pi raki dhe jo Uiski nga më i shtrenjti. Por ky ështē problemi i ” Redaktorit”, miqve dhe borderoristave të tij jashtë!

  • FOTO/ Shkëlqen me bikini, Eva Murati dhuron spektakël nga Sardenja

    FOTO/ Shkëlqen me bikini, Eva Murati dhuron spektakël nga Sardenja

    Eva Murati mbetet nga femrat shqiptare më të preferuara të rrjetit, me mbi 1.2 ndjekës vetëm në “Instagram”.

    Moderatorja sportive së fundmi ka marrë vëmendje me disa foto me bikini. Ajo shfaqet në formë fantastike me një set fotosh nga Sardenja.

    Ciao Sardegna🇮🇹🌞 (4)