Category: Uncategorized

  • Edi befason me fjalët për Anisën

    Edi befason me fjalët për Anisën

    Sigurisht që personi më i komentuar muajin e fundit në mediat online, Eduart Kuçi, nuk kishte se si të mungonte në Prive By Liberta Spahiu.

    Edi ishte i ftuar në ‘Koment për koment’, ku u përgjigj në gjitha komentet më pikante të ndjekësve.

    Edi theu heshtjen për herë të parë për Anisën, raportin mes tyre, madje befasoi me fjalët për të.

    Ai madje foli edhe për Jozin e komentet që ai dikur kishte bërë për shuplakën e tij ndaj Gjestit.

    Ndiqni përgjigjet e tij në materialin më poshtë! /

  • Stuhi ere dhe një vesë e lehtë shiu korriku në këtë qytet, por temperaturat mbeten të larta! Nesër priten reshje

    Stuhi ere dhe një vesë e lehtë shiu korriku në këtë qytet, por temperaturat mbeten të larta! Nesër priten reshje

    Pas një periudhe të gjatë thatësie dhe temperaturash të larta që kanë karakterizuar muajt e fundit, këtë pasdite të së shtunës qyteti i Kukësit më në fund përjetoi reshje shiu, ndonëse të dobëta, por shumë të mirëpritura nga banorët.

    Reshjet nisën pas një stuhie ere që ngriti pluhur në ajër dhe ulur intensitetin sapo filluan pikat e para të shiut. 

    Megjithëse nuk sollën ulje të ndjeshme të temperaturave, freskia e përkohshme ishte një lehtësim pas ditëve të nxehta të korrikut.

    Gazetari informoi se sipas parashikimeve të sinoptikanëve, në orët në vijim dhe gjatë së dielës pritet që të ketë sërish reshje të dobëta shiu në Kukës dhe rrethina.

  • Gena hyn ne banke per te thyer canten me euro, por TR*NDITET nga punojsja e bankes, zbulon se..

    Gena hyn ne banke per te thyer canten me euro, por TR*NDITET nga punojsja e bankes, zbulon se..

    Këngëtari i njohur shqiptar Gena ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për traditat në dasmat shqiptare ku përfshihet edhe hedhja e parave. Duke qeshur tha se tashmë ka ndryshuar tradita se paratë i merr çifti.

    Megjithatë, këngëtarët i vendosin vetë çmimet që duan të paguhen para se të performojnë.

    Gena: Ka ndryshuar tradita, paratë i merr çifti. Më parë i ka marrë këngëtari.

    Këngëtari ka zbuluar dhe një rast kur i kanë hedhur rreth 7-8 mijë euro false dhe është ndjerë i turpëruar, por nuk i ka telefonuar ata që bënë dasmën.

    Gena: Kemi çuar lekët në bankë u trondita dhe nuk iu besova dot syve, aty është turp i madh se kanë dalë që janë false dhe është problem tjetër.

    Pyetje: Çfarë vlere mund të kenë qenë false?

    Gena: Rreth 7-8 mijë euro. Përpara 10 vitesh, ishin të kopjuara aq mirë sa nuk kuptoheshin. Ai mund të të hedhë dhe florinj e të dalë bakër. Ideja është që ke në dorë lekë false dhe ndihesh i turpëruar në atë moment

  • Artan Hoxha: Qeni antidr*gë i policisë u hodh nga kati i tretë dhe ng*rdhi, se b*soni cfare i bënë policët

    Artan Hoxha: Qeni antidr*gë i policisë u hodh nga kati i tretë dhe ng*rdhi, se b*soni cfare i bënë policët

    Gazetari Artan Hoxha ka treguar një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur me një qen antidrogë të Policisë së Shtetit.

    Sipas pretendimeve të gazetarit, qeni mori mbidozë kokaine gjatë procesit të stërvitjes, dhe më pas u dha lajmi se ai ngordhi pasi u hodh nga kati i tretë i një ndërtese.

    Sipas tij, e gjitha ndodhi me qëllim pasi qeni po zbulonte më shumë ngarkesa me drogë se sa duhej, dhe në këtë mënyrë po i prishte punë policisë.

    Artan Hoxha ndër të tjera tha:

    “Qeni antidrogë po kapte më shumë. Por që qeni ta nuhasë, edhe atij i jepet lënda narkotike që t’i zhvillohet nuhatja. Pastaj pa pritur u dha lajmi që qeni u hodh nga kati tretë dhe ngordhi. Kishte marrë mbidozë. U gjet që qeni kishte përdor lëndë narkotike. Qeni u bë pengesë, se nuk reagonte pozitivisht. Nuk e hante urdhrin. Ca ti bënin, i dhanë mbidozë.”

  • Grupi i strukturuar kriminal në trafikun e kokainës/ Në pranga dhe partneri i vajzës së Majlinda Bregut

    Grupi i strukturuar kriminal në trafikun e kokainës/ Në pranga dhe partneri i vajzës së Majlinda Bregut

    Një tjetër operacion i gjerë i SPAK ka goditur një rrjet të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Në kuadër të këtij aksioni u arrestua Ermir Ndreaj, pronar i disa kompanive, përfshirë edhe atë me emrin Cinco. Ai u prangos në Palasë, teksa shijonte rrezet e diellit në një skaf luksoz. Pas arrestimit, policia ushtroi kontrolle në vilën e tij në jug dhe në një apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë.

    Në të njëjtin operacion u arrestua edhe Klevis Hoxhosmani, i cili rezulton pronar i të paktën dy kompanive, njëra prej të cilave e regjistruar në Londër. Hoxhosmani është në lidhje me Kejda Ajazin, vajzën e ish-deputetes Majlinda Bregu, e njohur në rrjetet sociale për postimet nga jeta luksoze në qytete si Dubai dhe Monako.

    Grupi i strukturuar kriminal në trafikun e kokainës/ Në pranga

    Ai ishte personi që ajo e etiketonte si “dashuria”, megjithëse nuk kishte identitet publik – si shumë prej të ashtuquajturve “çunat e Dubait”. Në pranga përfundoi edhe vëllai i tij, Artur Hoxhosman, ndërsa në Elbasan u arrestua Ilir Lloshi. Ndërkohë, Erion Alibejt dhe Plarent Dervishaj iu komunikuan akuzat në paraburgim, ku ndodhen për vepra të tjera penale.

    Gjatë operacionit të zhvilluar nga SPAK u sekuestruan orë të shtrenjta, makina luksoze dhe bizhuteri. Rasti ka risjellë në vëmendje një fenomen të përsëritur: vajzat që reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, jo rrallë herë, rezultojnë të lidhura me persona që përfundojnë në hetim apo arrestim për aktivitete kriminale. Teksa debati për privatësinë është i pranueshëm, nuk mund të mohohet fakti që shumë të rinj dhe të reja bien viktimë e këtij iluzioni luksi që ka për bazë botën e errët të krimit. Në vend të jetës së ëndërruar, ekspozimi ndaj këtyre lidhjeve sjell rrezik, ndëshkim dhe një rrënim që shpesh ndodh shumë vonë për t’u shmangur.

  • Ah biri im…’, Parashqevinë e ‘mbytë’ malli për djalin

    Ah biri im…’, Parashqevinë e ‘mbytë’ malli për djalin

    Këngëtarja ikonike shqiptare, Parashqevi Simaku, ka ndarë sot në Facebook një fotografi të rrallë nga koha kur mbante në krahë të birin, Luke Nolfe, si foshnjë.

    E shoqëruar me një dedikim zemërthyes, postimi vjen si një kujtesë e dhimbshme e lidhjes së pathyeshme mes një nëne dhe fëmijës së saj, pavarësisht kohës dhe rrethanave.

    “Ah, biri im… kur të mbajta për herë të parë, bota u bë e imja. Me ty në duar, edhe sikur bota të shembej, s’mund të më rrëzonte. Por tani… disi, jemi larg. Dhe kjo më thyen më shumë se çdo fund. Luke, zemra ime, të dua sa botën”, shkroi ajo, duke prekur mijëra ndjekës me fjalët e saj plot mall.

    Kujtojmë se pas shumë vitesh mungesë dhe një periudhe të vështirë ku u gjet e pastrehë në rrugët e New York-ut, Parashqevi arriti të takonte të birin një herë të vetme, në fillim të këtij viti, falë ndihmës së Elton Ilirjanit. Takimi u zhvillua në një hotel, ku Luke erdhi së bashku me të atin, dhe ishte i mbushur me emocione të forta.

    Megjithatë, përkundër atij momenti të veçantë, duket se kontaktet mes tyre nuk kanë vazhduar. Më shumë se një kujtim, postimi i sotëm i Parashqevisë ngjan si një thirrje e heshtur nga thellësia e një zemre që ende pret. Malli që shpreh në fjalët e saj tregon se largësia mes tyre nuk është vetëm fizike, por edhe emocionale. Një distancë që duket se ende s’është kapërcyer.

  • E rrallë/ Pësoi dy goditje në zemër dhe e shpallin të vdekur, 78-vjeçari ringjallet pas 30 minutash: Ku janë vajzat?

    E rrallë/ Pësoi dy goditje në zemër dhe e shpallin të vdekur, 78-vjeçari ringjallet pas 30 minutash: Ku janë vajzat?

    Zemra e tij kishte ndaluar, ekipet e shpëtimit kishin ndaluar operacionet e tyre dhe ambulanca ishte kthyer mbrapsht. Por pas 30 minutash i vdekur, një burrë 78-vjeçar u zgjua papritur në ambulancë, duke kërkuar vajzat e tij.

    Kjo ndodhi në Tarquinia, në provincën e Viterbos në Itali, dhe sipas mjekëve, është një rast jashtëzakonisht i rrallë: e ashtuquajtura “sindroma e Lazarusit”. I moshuari tani i shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme, kishte pësuar dy atake në zemër dhe dy arreste kardiake. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme ngre pyetje në lidhje me vdekjen e dukshme dhe nevojën për kujdes më të madh në protokollet e ringjalljes.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 18 korrikut në lagjen Marina Velca, në bregdetin e Viterbos. Imoshuari, me origjinë libiane, u sëmur rëndë ndërsa ndodhej në shtëpinë e tij. Shërbimet e urgjencës mjekësore reaguan urgjentisht, duke bërë përpjekje të gjata për ringjallje. Pas dy arresteve kardiake dhe mbi gjysmë ore përpjekjesh për ringjallje, mjekët e shpallën të vdekur dhe ndërprenë operacionet. Trupi mbeti në ambulancë duke pritur mbërritjen e makinës së varrimit, ndërsa ambulanca Pegaso, e alarmuar fillimisht, u kthye mbrapsht. Pastaj, e papritura: burri hapi sytë dhe u ngrit, duke kërkuar vajzat e tij. Ekipet e urgjencës rifilluan menjëherë kontrollet e tyre dhe e transferuan në spital. Ai tani është i shtruar në spital, i vetëdijshëm dhe në gjendje të qëndrueshme.

    Karabinieri u plagos gjatë operacionit të shpëtimit

    Gjatë ndërhyrjes, ndodhi edhe një incident. Një karabinier që mbërriti në vendngjarje për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit u sulmua nga qeni i të moshuarit. Oficeri u plagos dhe u dërgua gjithashtu në spital. Gjendja e tij nuk është kërcënuese për jetën, por incidenti e përkeqësoi më tej një mbrëmje tashmë të pazakontë.

    Çfarë është Sindroma e Lazarusit dhe pse është kaq e rrallë?

    E ashtuquajtura “sindroma e Lazarusit “, ose rikthimi spontan i qarkullimit të gjakut (ROSC), është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë mjekësor në të cilin një pacient rifiton funksionet jetësore pas ndërprerjes së përpjekjeve të ringjalljes. Emri rrjedh nga historia biblike e kthimit në jetë të Lazarusit katër ditë pas vdekjes. Rastet e para të dokumentuara datojnë që nga vitet 1980, dhe që atëherë, vetëm një numër i vogël episodesh të ngjashme janë regjistruar në të gjithë botën. Sipas ekspertëve, këto nuk janë mrekulli, por dinamika fiziologjike komplekse, që ende po studiohen në mjekësinë e urgjencës.

    Shpjegime mjekësore: pse zemra mund të rifillojë punën

    Hipotezat kryesore që shpjegojnë rikthimin në jetë në raste si ato të Tarquinia-s përqendrohen në faktorë të tillë si ventilimi mekanik dhe efekti i vonuar i ilaçeve. Tek disa pacientë, ajri i bllokuar në mushkëri gjatë ringjalljes mund të pengojë zemrën të funksionojë siç duhet: kur ventilimi ndalet, presioni i gjakut bie dhe qarkullimi mund të rifillojë. Mjekë të tjerë theksojnë se adrenalina e administruar gjatë ringjalljes mund të zgjasë disa minuta për të arritur në zemër. Për më tepër, çekuilibrat metabolikë ose ndryshimet në ekuilibrin e elektroliteve ndonjëherë mund të vetë-korrigjohen, duke riaktivizuar spontanisht ritmin e zemrës.

    Sa raste në botë: numrat zyrtarë

    Sipas një studimi ndërkombëtar të vitit 2020 të kryer nga studiues, përfshirë Les Gordon, Mathieu Pasquier dhe Hermann Brugger, ka afërsisht 65 raste të dokumentuara të sindromës Lazarus në të gjithë botën. Në shumicën e këtyre rasteve, rikthimi i qarkullimit të gjakut ndodh brenda 10 minutave nga ndërprerja e ringjalljes. Përafërsisht një e treta e pacientëve mbijetojnë me rezultate neurologjike të favorshme, ndërsa të tjerët përjetojnë dëmtime të trurit ose vdekje pasuese. Rasti i Tarquinias, për shkak të kohëzgjatjes së jashtëzakonshme të mungesës së shenjave jetësore (30 minuta), përfaqëson një përjashtim nga mesatarja klinike e vëzhguar deri më sot.

  • 200 të dënuar përjetë drejt lirisë? “Zhvlerësim” edhe i shpërdorimit të detyrës

    200 të dënuar përjetë drejt lirisë? “Zhvlerësim” edhe i shpërdorimit të detyrës

    Aktualisht vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm 200 persona, mes tyre edhe emra të njohur si Dritan Dajti dhe Aldo Bare.

    Nga Sebi Alla Kodi i ri Penal tashmë është një hap larg miratimit, por më parë duhet të kalojë nga “paradhoma” e Brukselit për të marrë një miratim. Ky ka qenë premtimi i Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, në prezantim e Kodit të ri Penal, një Kod që nisi si ide, e madje u tha se u ngritën edhe grupe pune që në vitin 2019, por u finalizua në mesin e kësaj vere. Në dy pikat ku priten ndryshime thelbësore është lirimi parakohe me kusht i të dënuarve përjetë dhe “zhvlerësimi” i nenit të “shpërdorimit të detyrës”, nga zyrtarë publik, duke e kaluar gati si kundravajtje penale. “Kodi aktual nuk i përgjigjet më sfidave të kohës dhe zbatimi i tij paraqet vështirësi reale për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët. Riformatimi konceptual dhe strukturor është jo vetëm i domosdoshëm, por në rrethanat ku jemi është edhe i pashmangshëm”, tha ministri Manja.

    Ekspertët

    Ai gjithashtu këtë Kod të ri nuk e cilëson si produkt qeverie, por nga grupe ekspertësh nën drejtimin e Arben Rakipit, aktualisht kreu i Shkollës së Magjistraturës. “…Autorësia do të mbetet në pronësi të grupit të punës në çdo fazë të konsultimit publik. Më pas drafti do të marrë vulën e certifikimit në Bruksel dhe vetëm atëherë ministria e Drejtësisë dhe qeveria do të vijojë me procedurat e miratimit parlamentar me shumicë të cilësuar”, theksoi Manja.

    Ndryshimet

    Por çfarë parashikon Kodi i ri Penal dhe a është si qëllim zbutja e masave të sigurisë apo dënimeve për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe gjithashtu një pikë e diskutuar shumë edhe lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm për krime të rënda?

    Liri për të dënuarit përjetë?

    Nga fundi i deklaratës së tij, Arben Rakipi, ndërsa vlerësoi punën e bërë dhe nevojën sipas tij të ndryshimeve në Kodin Penal, përmendi edhe një pikë e cila lë shteg për shumë diskutime. “Ne kemi pasur në ligj disa pengesa që lidhen me lirimin parakohe me kusht sa lidhet me burgimin e përjetshëm. Ne dolëm në përfundimin që “Po”, mund të aplikojmë lirimin parakohe me kusht për dënimin me burgim të përjetshëm. Është një propozim shumë i guximshëm, debati ka qenë i fortë” tha Rakipi. Faktoje.al duke iu referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve zbuloi se aktualisht në burgjet e vendit janë 200 të dënuar përjetë, pjesa më e madhe e tyre të vendosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, 114 të dënuar. Nëse në Kodin e ri miratohet kjo nismë, atëherë çdo të dënuari përjetë i lind e drejta që t’i drejtohet gjykatës për lirimin e parakohshëm me kusht. Edhe pse kriteret pritet të specifikohen, ideja e lirimit të të dënuarve përjetë që kanë marrë vendim të formës së prerë për këtë masë ka hapur debate të forta. Edhe pse janë 200 të dënuar me masën ekstreme që parashikon dënimi penal, disa prej tyre janë emra të njohur të botës së krimit, ose bandave të konsideruara kriminale nga të gjithë shkallët e gjyqësorit, madje edhe nga Gjykata e Starsburgut…. “Këtu mpleksen shumë gjëra, një pjesë së cilës janë viktima, procesi i edukimit, paqja sociale, shkalla e kriminalitetit në vend. Nisur nga besimi që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë përmirësohen, nëse kushtet me të cilët vendosen edhe puna me ta është e efektshme”, tha Rakipi ndërsa justifikoi përfshirjen e këtij propozimi në Kodin e ri Penal. 

    Detyra e shpërdoruar

    Në një reagim për Faktoje.al, avokati Ermal Hamataj shprehet se për ndryshimet në Kodin e Ri Penal fillimisht u thirrën grupe interesi, përfaqësues të prokurorive, dhomës së avokatëve, apo edhe të Komitetit të Helsinkit, por sipas tij jo të gjitha propozimet u morën në konsideratë. Një nga pikat ku priten ndryshime në Kodin e ri Penal është akuza e shpërdorimit të detyrës, e referuar përkatësisht në nenin 248 të Kodit Penal aktual. “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet”

    Ndryshimet

    Me ndryshimet e reja, ky nen pritet të ketë ndryshime thelbësore. “Neni që i referohet shpërdorimit të detyrës është në pragun e kundravajtjes penale. Duke ecur me këtë ndryshim, mund të shuhet si dënim penal me burgim”, tha avokati Hamataj. Në piketat e përcaktuara për ndërhyrjet në Kod të publikuara dje nga Ministria e Drejtësisë thuhet: “Shtimi i llojeve të dënimeve alternative të dënimit me burgim për vepra penale të lehta, si dhe i dënimeve plotësuese”. Pikërisht ky citim mund të kalojë veprën e “shpërdorimit të detyrës” si vepër të lehtë penale. “Kemi për herë të parë të parashikuar institutin e lajthimit (gabimit) në faktin që përbën vepër penale, si dhe listimi i pasojave të tjera që buron nga kryerja e veprës penale” citohet në një nga pikat e Kodit të ri. Pikërisht koncepti “lajthim” mund të interpretohet për zyrtarët e lartë publik në kryerjen e një veprimi ose mosveprimi që ka sjellë për pasojë shpërdorimin e detyrës.

    Të miturit nevojë për Kodin e ri

    Një e mirë në Kodin e ri cilësohet në masë është rishikimi i dënimeve për të miturit, duke aplikuar forma të dënimeve alternative, pa masë represive siç është burgu. “Prioritizohet rehabilitimi dhe riintegrimi i të miturve të përfshirë në krim, duke harmonizuar në këtë mënyrë qëllimet dhe përcaktimet me Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, dhe ligjet e tjera për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”, thuhet në kod. Po ashtu një pikë mjaft e rëndësishme e cila aktualisht mban qindra të mitur dhe të rinj në burgje lidhet edhe me trafikimin apo përdorimin e lëndëve narkotike, duke mos bërë ndarjen specifike për sasinë dhe llojin e lëndëve narkotike.  “Përcaktimi i përgjegjësisë penale për mbajtjen e lëndëve narkotike sipas sasisë dhe llojit të lëndës”, citohet një tjetër pikë në draftin e Kodit të ri Penal.

    Kodi i ri në sesionin e ri…!

    Mëdyshjet për qëllimet e ndryshimeve në Kodin Penal janë ende, ndonëse drafti i paraqitur ka vendosur vetëm piketat ku do ndërhyhet, miratimi i tij duket më pranë, pasi të kalojë për “konsultim publik”. Për të kryer ndryshimet në Kodin Penal ose Civil, nevojiten 84 vota. Aktualisht PS ka 83 vota, ndërsa aleatja e saj jo zyrtare PSD, e deklaruar publikisht pro nismave të qeverisë, ka tre vota. Ideja për ndryshimet në Kodin e ri Penal nisën që në vitin 2019, me të njëjtët ekspertë, përfshi edhe drejtuesin Arben Rakipi, por vetëm në muajt e fundit është finalizuar. Nëse kodi i ri do të kalonte për miratim në Parlament në mandatin e kaluar, ai rrezikohej që të rrëzohej, pasi PS nuk kishte votat e mjaftueshme për të kapur shumicën e cilësuar (84 vota). Nevojiteshin votat e opozitës, e cila nuk kishte dhënë dakordësi paraprake për këto ndryshime në Kodin Penal. Tashmë gjithçka është mjaft më e lehtë për mazhorancën e cila ka votat e duhura për të miratuar Kodin e ri Penal.

  • SHQIPËRIA NË ALARM/ Paralajmërimi i fortë i Ministrisë: Rrezik për…

    SHQIPËRIA NË ALARM/ Paralajmërimi i fortë i Ministrisë: Rrezik për…

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjete sociale ka paralajmëruar se ditën e sotme (datë 26 Korrik 2025), pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.

    Pirro Vengu bën thirrje për të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë për bashkëpunim si dhe apelon qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë për çdo rast tek autoritetet.

    Prej disa ditësh në vendin tonë vatra të shumta zjarri janë përhapur për shkak të temperaturave të larta ndërsa nuk kanë munguar edhe rastet e qëllimshme.

    Zjarrfikësit dhe banorët e qarqeve të prekura nga zjarri, çdo ditë luftojnë me flakët të cilat rrezikojnë banesat e tyre. Situata paraqitet mjaft problematike në jug të vendit.

  • “Pse buka jonë bëhet dru, me çfarë bëhet?”- Albana Osmani i zbulon te vërtetën tr*nditese Erion Braçes dhe na habiti (Video)

    “Pse buka jonë bëhet dru, me çfarë bëhet?”- Albana Osmani i zbulon te vërtetën tr*nditese Erion Braçes dhe na habiti (Video)

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka denoncuar cilësinë e bukës, që sipas pamjeve që ka publikuar vetë, ditën e dytë është tërësisht e pakonsumueshme.

    Braçe ka shtruar edhe një pyetje për autoritetet shtetërore që kanë për detyrë të kontrollojnë sigurinë ushqimore.

    “Kam një pyetje: Me çfarë e bëjnë këtë bukën që ditën e dytë është ose kashtë, ose dru? Besoj gjithë kjo ushtria e tatimorëve-administrata tatimore kanë në kurriz, që ka dalë të na sigurojë ushqimin do e ketë një përgjigje; U bë dy javë që bëjnë betejë për ushqimin e sigurt apo jo”, thotë Erjon Braçe.

    Kujtojmë se prej rreth 2 javësh ka nisur aksioni në mbarë vendin për sigurinë ushqimore.

    Nga ky aksion, janë sekuestruar tonelata produkte ushqimore pa faturë, përfshirë qumësht, djathë e mish.

    Nje koment ne rrjet ishte i tille:
    Si nuk u beme njehere njerez! Para pak ditesh bleva te Someg te Tirana e Re ca biskota te thata e nje sultjash. Biskotat mire se ishin nja jave te vjetra, por e fundit me qelloi dhe me nje gur te vogel e mu mbush goja si me zhavorr. .me la nje ndjesi sh te keqe.

    Po kehstu dhe sultjashi s bente nje lek. Bizneset tona te leshit mire se kane rrit cmimet e kane ul racionet, por kane ul dhe cilesine ne menyre te konsiderueshme..

    I keni pare qershite ne treg me 800-1000 leke kilogrami e cilesia len per te deshiruar? Me ushqimet s’di ku ta kapesh e ku ta lesh! E pastaj thone pse ikin njerezit e s kemi punetore.. Shqiperi, te kam dhjere…si I madhi Konica..trishtim