Category: Uncategorized

  • Linda Rama tregon sfidat e vështira me djalin: Ja çfarë i them Zahos…

    Linda Rama tregon sfidat e vështira me djalin: Ja çfarë i them Zahos…

    Linda Rama ndau mendimet e saj mbi ndikimin e teknologjisë te brezat e rinj, duke e parë këtë çështje nga këndvështrimi personal si nënë.

    Ajo theksoi se përdorimi i teknologjisë duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me edukim të vazhdueshëm dhe një qasje të kujdesshme brenda familjes.

    Duke u ndalur te përvoja e saj personale me djalin 11-vjeçar, Zahon, Linda Rama tregoi se e nxit atë të përdorë teknologjinë kryesisht për qëllime mësimore, duke kufizuar përdorimin për argëtim.

    Ajo vuri në dukje se sfidat që lidhen me teknologjinë, rrjetet sociale dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale janë të pranishme në të gjitha shoqëritë, edhe tek ato më të përparuara në Europë, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga kjo sfidë globale.

    Linda Rama: “Nuk di kur duhet të fillosh të flasësh për këtë, sepse ta mbash larg – përpiqesh vetëm të mbrohesh dhe të përballosh pasiguritë që ke. Por, në të njëjtën kohë, duhet të flasim me ta për të gjitha rreziqet dhe të gjitha përfitimet që lidhen me përdorimin e teknologjisë sot. Qasja ime me djalin tim është: “Kjo është diçka që mund ta përdorësh për mësimin. Nuk është argëtim.” Kjo është qasja që kam unë. Djali im është njëmbëdhjetë vjeç dhe kjo është një temë e vazhdueshme, pra një temë që nuk mbaron kurrë çdo ditë – përpiqem të shmang në njëfarë mënyre gjithë keqkuptimet që ai mund të ketë dhe tërheqjet që dikush mund të ketë me pajisjet”

  • Ish-shefi i qarkullimit Vlorë dhunoi kamerierin, 18-vjeçari: Më goditi në sy dhe qafë! Për një bidon ujë më tepër, në sy të gjithë lokalit…

    Ish-shefi i qarkullimit Vlorë dhunoi kamerierin, 18-vjeçari: Më goditi në sy dhe qafë! Për një bidon ujë më tepër, në sy të gjithë lokalit…

    Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për News24 dëshminë e kamarierit të dhunuar nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës.

    I riu, sapo kishte mbushur 18 vjeç, tregoi se konflikti nisi për një shishe uji, ndërsa ai thjesht po kryente detyrën.

    Erdhën dy zotërinj u ulën në tavolinë, porosinë e mori dikush tjetër dhe thjeshtë më thanë çfarë duhet të çoja, porosia ishte një shishe ujë e madhe një e vogël dhe një makiato.
    Më tha hiqe ujin dhe i thash ok, vetëm mos sha e ofendo, sepse edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër më ndoqën deri në banak. I thash të lutem mos kap me dorë. Ishte edhe menaxheri.
    Më goditi një herë me shpullë dhe dy herë me grushte.
    Për një bidon ujë godet tjetri, në fytyrë dhe qafë. Më hodhi edhe syzet mirë që nuk mi theu.
    Sapo i kam mbushur 18-vjeç, tha ai.

  • Jepi gaz se ka a*më! Na ndihmo, po na vr*t”- I riu tenton te vr*se babain e njeriut te rendesishem ne PD. Ish-kandidatja për deputete e PD publikon pamjet tro*ditêse

    Jepi gaz se ka a*më! Na ndihmo, po na vr*t”- I riu tenton te vr*se babain e njeriut te rendesishem ne PD. Ish-kandidatja për deputete e PD publikon pamjet tro*ditêse

    Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar nga Kamza, i dyshuar për kanosje me armë të ftohtë ndaj familjarëve të Matilda Qurkut, ish-kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike.

    i riu nga kamza ne kerkim sarande

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar, pranë një restoranti në pronësi të familjes Qurku. I riu, Mariglen Bajrami, dyshohet se është përfshirë fillimisht në një debat verbal me familjarët, përpara se t’i afrohej babait të Matilda Qurkut duke mbajtur një thikë të fshehur pas shpine.

    Momenti është fiksuar në video dhe i është dorëzuar policisë, e cila ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim të riun.

    “E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar”, shkruan në Facebook, Matilda Qurku.

    Postimi i Matilda Qurkut

    Një nga netët më të vështira të jetës sime si nënë.
    Një person i dhunshëm, pa asnjë arsye, u shfaq me thikë në dorë para lokalit tim.
    U afrua makinës ku ishin fëmijët e mi (2 dhe 10 vjeç), dy nipërit dhe bashkëshorti.
    Kur nipi pa armën, i thotë:
    “Jepi gaz se ka armë!”
    Elidoni largohet për të shpëtuar fëmijët, por më telefonon menjëherë:
    “Dil ndihmo Donin, po i afrohen me armë!”

    Babai im ishte shumë pranë agresorit.
    Dal pa menduar dy herë dhe i dal përballë.
    Reaguan edhe qytetarë të rastësishëm që i falënderoj me gjithë zemër.
    Agresori largohet… por jo për t’u ndalur.

    Ai ndjek makinën dhe e godet pesë herë me radhë, me shpejtësi dhe qëllim të qartë për të bërë keq.
    Zëri i nipit tim në telefon që bërtiste:
    “Na ndihmo, po na vret!”
    është diçka që s’do ta harroj kurrë.
    Mbrëmë më keni parë të vrapoja si “e çmendur” rrugëve të lagjes në kërkim të familjes sime që dikush po përpiqej t’ma vriste – pa bërë asnjë faj.

    E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar.
    Nuk kërkoj asgjë më shumë se çfarë na takon si qytetarë:

    SIGURI dhe DREJTËSI.
    👉 Veprim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit për të kapur autorin
    👉 Mbrojtje për familjen time.
    👉 Zbatim të ligjit për të gjithë.

    Po ndaj disa prej videove të kësaj ngjarjeje –
    jo për të bërë zhurmë,
    por për të treguar të vërtetën.
    P.S:
    Kush nga ju miq e sheh këtë fytyrë të njoftoj sa më shpejt Policinë e Shtetit

  • “Brace alarmon për bukën që ngurtësohet për 24 orë – Avokati plas bombën: ‘Jo për 24, por për 12 orë ajo s’hahet më!’”

    “Brace alarmon për bukën që ngurtësohet për 24 orë – Avokati plas bombën: ‘Jo për 24, por për 12 orë ajo s’hahet më!’”

    Skandal me bukën në Shqipëri! Deputeti Erion Brace ngre alarmin për cilësinë e bukës që sipas tij bëhet si gur brenda 24 orësh. Por reagimi më tronditës vjen nga një avokat i njohur, i cili jo vetëm që e kundërshton, por denoncon edhe një realitet akoma më të hidhur: “Buka mer fund brenda 12 orësh! Po çfarë ka ndodhur me shtetin?! Atyre që na qeverisin u kujtua tani të flasin për bukën, për hapësirat publike dhe për popullin! Po më parë ku ishin?! Në pushime luksoze apo hanin bar?”

    Avokati i ka prekur të gjitha plagët që po i rrjedhin Shqipërisë: nga mashtrimet me produktet ushqimore, te vjedhja e hapësirave publike, e deri te tallja me qytetarët e zakonshëm që përballen çdo ditë me çmime marramendëse dhe produkte të papërshtatshme për konsum.

    👉 “Na vjen keq që u deshën 12 VITE që dikush të flasë për një bukë që nuk hahet dot! Çfarë keni bërë ndërkohë? A keni parë se sa janë vjedhur shqiptarët ndër vite?”

    🧨 Një thirrje e fortë që nuk duhet të kalojë pa reagim!

    📢 Ndahet lajmi që po trondit rrjetet sociale!

    🇦🇱 Nëse edhe ti mendon se koha për drejtësi ka ardhur, shpërndaje!

  • Loredana i përgjigjet Jozit: i jep pergjigjen qe ai meriton !

    Loredana i përgjigjet Jozit: i jep pergjigjen qe ai meriton !

    Në emisionin “Goca dhe gra”, Loredana Brati i është përgjigjur Joz Markut për raportin mes tyre.

    Ajo tha se ka qenë e sigurt për ndjenjat e saj, por nga pala tjetër nënkuptoi se nuk ka pasur dashuri por ka qenë e gjitha për shikueshmëri,

    Nëse je ruajtur nga kamerat për 4 muaj, kur del mezi pret ta jetosh atë njeri. Për sa kohë nuk e bëjnë do të thotë që nuk ka pasur dashuri dhe është vetëm çështje shikueshmërie. Unë e kam deklaruar që jam ndarë. Kam qenë shumë e sigurt për ndjenjat e mia. Për palën tjetër nuk flas dot”, tha Loredana. Gjithsesi sme intereson me fare per ste njeri me kte fraze e mbyll Lori kapitullin me Joz Shinen

  • Pushime më të lira/ Ky është plazhi në Shqipëri, çadra me 2 shezlone kushton vetëm 500 lekë…

    Pushime më të lira/ Ky është plazhi në Shqipëri, çadra me 2 shezlone kushton vetëm 500 lekë…

    Të pushosh në Pogradec 

    Kisha degjuar për çadrat falas në plazhet publike, për pastërtinë, për rritjen e cilësisë së turizmit ne Pogradec, por nuk e kisha provuar.

    Të shumtë janë pushues në vend që ankohen për çmimet stratosferike në jug të vendit, ndërsa e kundërta ndodh në Pogradec i cili vijon të mbajë çmime të lira. Ata që paguajnë 20-30 apo 40 euro për një çadër në plazhet e jugut, duhet të kalojë dhe të bëjnë pushime në Pogradec ku një çadër me dy shezlonë kushton vetëm 500 lekë të reja.

    Pogradeci e meriton, super sherbim dhe cmimet e lira.

  • Sherr masiv në Spitalin e Fierit: Pamje tronditëse tregojnë përplasje brutale mes burrave, grave dhe të rinjve! ( VIDEO)

    Sherr masiv në Spitalin e Fierit: Pamje tronditëse tregojnë përplasje brutale mes burrave, grave dhe të rinjve! ( VIDEO)

    Pamje të reja tronditëse kanë dalë nga një ngjarje e pazakontë që ndodhi pasditen e sotme në ambientet e Spitalit Rajonal të Fierit, ku situata doli jashtë kontrollit dhe u përshkallëzua në një sherr masiv. Burra, gra dhe të rinj janë përfshirë në një përplasje fizike të ashpër, duke goditur njëri-tjetrin me grushte, shkelma dhe çfarëdo që u zinte dora.

    Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, gjithçka nisi mes disa të rinjve dhe më pas u përfshinë edhe gratë, për të kulmuar në një konflikt të dhunshëm mes burrave. Sherri vazhdoi jashtë ambienteve të spitalit dhe pati nevojë për ndërhyrjen e policisë, e cila e pati të vështirë të vendoste qetësinë.

    Të përfshirët në konflikt dyshohet se janë nga zona e Levanit dhe mësohet se kishin ndjekur njëri-tjetrin deri në spital, ku ndodhi edhe përplasja finale. Pamjet tregojnë se ata bllokuan hyrjen kryesore të spitalit, duke penguar aksesin e pacientëve dhe stafit mjekësor.

    Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për mungesën e sigurisë dhe kontrollit në institucionet publike, ndërsa theksohet nevoja për reagim të menjëhershëm në raste të tilla konflikti për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës.

  • I lindi vajza! Mevlan Shaba merr një kthesë të papritur në jetën e tij! Kjo do iu cudise

    I lindi vajza! Mevlan Shaba merr një kthesë të papritur në jetën e tij! Kjo do iu cudise

    I njohur për jetën e tij dinamike dhe shpeshherë të komentuar në rrjetet sociale, Mevlani ka befasuar ndjekësit me një veprim të papritur.

    Ai ka fshirë të gjitha postimet nga profili i tij në Instagram, duke lënë vetëm një foto të vetme – atë me vajzën e tij.

    Kjo hapësirë e re është një shenjë e qartë e një transformimi në jetën e tij personale. Mevlani duket se ka bërë një zgjedhje të rëndësishme për të ndalur zhurmën e botës sociale dhe për të fokusuar energjitë e tij në atë që ka më të rëndësishme.

    Përveçse e ka hequr vëmendjen nga jeta publike, ai ka rinovuar prioritetet e tij duke vendosur familjen në qendër

    veprim kaq i fortë ka ngjallur reagime të shumta nga fansat dhe ndjekësit e tij. Ata e kanë përshëndetur këtë vendim si një hap të guximshëm drejt një jete më të qetë

    Mevlani është shprehur se është “më i vendosur se kurrë” për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme me vajzën e tij. Ai ka shprehur dëshirën e tij për të jetuar larg vëmendjes mediatike që e ka shoqëruar për një kohë të gjatë.

    A është kjo një fillim i ri për Mevlanin? Agjenda e tij duket se ka ndryshuar ndjeshëm. Një dimension i ri i jetës së tij mund të jetë tema që shumë prej fansave po presin me padurim ta zbulojnë. Por është e qartë se zgjedhja e tij për t’u fokusuar në familje reflektimin e një pjekurie që ndoshta s’ka qenë gjithmonë e pranishme deri tani.

  • Cmenduria e kodit te ri penal! Ja si neni per ‘S*ksin’ mund te mbushë burgjet nëse miratohet

    Cmenduria e kodit te ri penal! Ja si neni per ‘S*ksin’ mund te mbushë burgjet nëse miratohet

    Projekt Kodi i ri Penal me 950 nene, ka dalë online në faqen publike të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. I lumtur dje, me shumë optimizëm reklamues sot, ministri Manja e lëshon draftin e Kodit Penal për konsultim publik, sikur ky akt të jetë një akt i zakonshëm, një udhëzim për përkujdesjen dhe mbrojtjen e kafshëve gjatë therjes.

    Natyrisht që Manja as e ka idenë çfarë shkruhet në këtë draft, ashtu si nuk e kishte Sokol Sadushi, Holta Zaҫaj, të gjithë pedagogët, gjyqtarët, të huajt që ishin dje në prezantimin e “Kodit të ri”.

    Po Arben Rakipi me Skënder Kaҫupin, me zërat e tyre të ndrydhur nga vitet dhe sëmundjet, a e kanë lexuar? Kush e ka draftuar Kodin e ri Penal? Më saktë, kush janë përkthyesit që kanë marrë identik, nene, dispozita dhe parashikime të ligjeve penale më të avancuara në botë, si Gjermania, Holanda, shtete të veçanta të SHBA-sё etj..

    Një mish-mash i kodeve perёndimore, i sjellë në shtetin ballkano-lindor me 2 pikё ca milion banorë. Nga cilët ekspertë? Kush janë këta ekspertë?

    Po të shihet vetëm një nen nga të 950, në kreun ku parashikohen veprat penale kundër “integritetit seksual” kupton padijeninё e Ulsi Manjës në prezantimin e Kodit Penal dhe gjysmëzërin e Arben Rakipit.

    Përkufizimet e nenit 797 janë ende sot, të tmerrshme, të shumëdiskutuara në Gjermani, Francë, apo Holandë, sikur tё imagjinohet qё sot ҫdo ndodhё me to në Shqipëri:

    Për qëllime të veprave penale të këtij kapitulli shprehjet në vijim kanë këtë kuptim: 

    Shprehja “pëlqim” i personit, vlerësuar në kontekstin e rrethanave të faktit, nënkupton:
    a) pranim i lirë dhe i vullnetshëm i personit që ka arritur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç për të kryer aktin seksual.
    b) marrëveshja e lirë dhe e vullnetshme e dy personave që kanë arritur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç për të kryer aktin seksual në fjalë.
    “Akt pa pëlqim” nënkupton një veprim të kryer pa pëlqimin vullnetar të personit ose duke mos qenë ajo në gjendje të shprehë vullnetin e lirë për shkak të gjendjes së saj fizike ose mendore, duke shfrytëzuar paaftësinë e saj për të shprehur vullnetin e lirë për shkak të gjendjes së pavetëdijes, dehjes, gjumit, sëmundjes, dëmtimit fizik ose paaftësisë. Pëlqimi mund të revokohet në çdo moment gjatë aktit. Mungesa e pëlqimit nuk mund të pretendohet duke pasur për bazë heshtjen e personit, mungesën e rezistencës verbale ose fizike ose sjelljes së saj seksuale në të shkuarën.
    Shprehja “akt seksual” nënkupton penetrim sado i vogël i organit seksual ose i objektit për qëllime seksuale në cilëndo pjesë të trupit të personit ose penetrim sado i vogël në zonat e trupit: anus, gojë apo gjenitale të personit me ndonjë send për qëllim seksual ose me cilëndo pjesë tjetër të trupit, ose me cilëndo pjesë të kafshës, apo në çfarëdo mënyre, që synojnë kënaqësinë seksuale të personit.
    Shprehja “përdhunim” nënkupton penetrimin seksual të detyruar vaginal, anal ose oral, ose depërtimin e pjesëve trupore ose objekteve në trupin e një personi tjetër, kundër vullnetit të viktimës, në mungesë të pëlqimit të saj, duke iu imponuar me detyrim, kërcënuar apo vepruar në befasi të plotë ndaj saj.
    Me shprehjen “pjesë intime” nënkuptohen gjinjtë e një femre, penisi, vagjina dhe/apo anusi.
    Shprehja “prekje” nënkupton kontakt direkt ose indirekt, pa penetrim, midis trupit të personit me cilëndo pjesë të trupit të personit tjetër apo me ndonjë send.
    Shprehja “qëllimi seksual” nënkupton çdo veprim të kryer për qëllimet e kënaqësisë seksuale të një personi.
    Shprehja “joshje” nënkupton çdo veprim që synon të fitojë besimin e të miturit nëpërmjet artificave, gënjeshtrave, lajkave apo kërcënimeve, të zbatuara gjithashtu përmes përdorimit të internetit ose rrjeteve të tjera ose mjeteve të komunikimit. 

    Pra, “risia” që sjell Kodi i ri Penal, për mbrojtjen e të drejtave në raportin seksual, e çon Shqipërinë menjëherë 30 vite parakalim, përkundër të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë, Greqinë, Bullgarinë, Kroacinë, Serbinë.

    Nëse Ulsi Manja do shpjegonte dje se, çfarë do të thotë “Pëlqimi mund të revokohet në çdo moment gjatë aktit”, edhe shqiptarët do ishin më të qartë sot se, kur të kryejnë marrëdhënie seksuale mes vedi, ose edhe me të huaj/a, meqenëse edhe në 2026 parashikohet të ketë shumë turistë në qarkullimin kombëtar.

    Si “revokohet” akti seksual kur ai nis dhe nuk bitis, sipas Ulsiut, pedagog Rakipit dhe profesor Kaҫupit?

    Kur partneri apo partnerja thotë “Mjaft!”, “Boll!”, “Ik..!” disa sekonda para ejakulimit, apo kur bën shaka megjithëse i pëlqen anormalisht dhe seksualisht shumë?

    Si duhet të ndalojë njёri nga partnerët që të mos futesh në burg më pas? Si do vërtetohet nga prokurorët dhe gjyqtarët në sallë, nëse ai tha “Mjaft” dhe ajo i futi duart “në fyt” për ta mbajtur aty…

    Si do trajnohen magjistratët për këtë nen, se në Gjermani është bërë problem i madh juridik, vërtetimi i “revokimit të pëlqimit për ta vazhduar aktin në çdo moment të kryerjes së tij”.

    Si do ia bëjnë shqiptarët që janë më të nxehtë se gjermanët? A duhet të nënshkruajnë një kontratë paraseksuale, ku të vendosin si çift, që deri në vdekje do i japin fund aktit seksual? 

    Ky nen përvëlues, parashikon edhe zoofilinë, moslejimin e ‘sendeve’ të kafshëve të depërtojnë te shqiptarët në formën e aktit seksual, pa pëlqimin e tyre. Edhe kjo pikë ha diskutime, pasi shumë zonja dhe zonjusha shqiptare kanë qenushër të vegjël, që nuk janë të dëmshëm, madje shpesh shoqërojnë të zotët për kënaqësi.

    Neni 862, gjithashtu një risi e “baballarëve” të kodit, të fut në burg po bëre seks në vende publike:

    “Kryerja e akteve seksuale në vende publike ose në mjedise të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.”

    Këtu nuk qartësohet “vështrimi”, nëse nënkupton dhe atë me dylbi. P.sh., kur je në resort në Palasë dhe sheh nga vila jote brenda, një çift duke bërë seks në pjesën publike të detit përballë, në kiçin e një skafi, a duhet të arrestohen të dy?

    Arben Rakipi dje, prezantoi me një lloj medyshje nëse duhet të lirohen për sjellje të mirë 200 të burgosurit e përjetshëm në Shqipëri. Me të drejtë tha, jam për rehabilitimin e njeriut, si koncept.

    Shumë gjyqtarë e prokurorë u dogjën nga vettingu për arsye të parehabilitueshme, edhe pse iu gjetën, kur u gërmua deri 25 vjet më parë, ca ullishte tepër.

    Si mendon prof. Rakipi, mund të pishmanohet më shpejt një vrasës serial që sillet mirë në burg, apo një prokuror si ka qenë dikur ai vetë, të cilit i rrëshkiti këmba në “ullishte” për ta vuajtur më pas si dënim profesional të përjetshëm?

    Kodi i ri Penal, hidhet në internet si një risi që as “baballarët” pa prostatë, nuk do arrijnë ta gëzojnë dot, seksin “me engjëjt”..!

  • Harta e re e çmimeve të pronave në bregdet, eksperti tregon lajmin e keq…

    Harta e re e çmimeve të pronave në bregdet, eksperti tregon lajmin e keq…

    Brenda pranverës së këtij viti, do të jetë gati harta e re e çmimeve të pronave në të gjithë vendin.

    Drejtori i politikës fiskale Niko Lera, ka sqaruar se si do të bëhet ndarja e zonave në vijën bregdetare të Shqipërisë.

    Nëse Tirana është e ndarë në rreth 33 nën zona, edhe për qytetet e tjera synojmë të bëjmë pikërisht këtë. Për këtë arsye po punojmë me ASHK dhe shumë institucione të tjera që janë të lidhura. Do marrim bregdetin, ku do diferencohet vija e parë, e dytë dhe e tretë, pasi ju e dini që edhe çmimet ndryshojnë në varësi të afërsisë me bregun. Ashtu edhe për qytetet, për shembull zona e Kënetës nuk mund të ketë të njëjtat çmime me zonën e pedonales apo të tjerat”, tha Lera.

    Caktimi i çmimit të referencës bëhet për të frenuar abuzimet në shitjet e pronave, pasi shpesh në kontratë nuk deklarohet vlera reale e objektit të shitur. (Pra një apartament në bregdet në Durrës, shitet me 1500 euro, por deklarohet me 700 euro duke iu afruar çmimit të referencës në këtë qytet.)