Category: Uncategorized

  • Iu luta që të vinin, e çuam babin me batanije’, rrëfimi trondites i gazetares Erjona Rusi: Mjekët tane jane!

    Iu luta që të vinin, e çuam babin me batanije’, rrëfimi trondites i gazetares Erjona Rusi: Mjekët tane jane!

    Në puntatën e fundit të këtij sezoni, moderatorja Erjona Rusi u ul në karrigen e të ftuarës dhe u intervistua nga ish kolegu i saj Arjon Muça. Me lot në sy, ajo rrëfeu një prej eksperiencave të saj më të këqija me mjekët kur kishte babanë e sëmurë.

    Erjona Rusi: Kam një kujtim shumë të keq që lidhet me sëmundjen e babit, më është ngulitur shumë thellë, momenti më i vështirë si qenie njerëzore dhe që ka të bëjë edhe me politikat e këtij shteti me faktin se sa social ka qenë shteti shqiptar.

    Njerëzit e paralizuar apo me aftësi ndryshe përfitojnë kemp, një shumë qesharake, por që të përfitosh kempin duhet që pas një viti të bëhet një rikontroll, mjekët e kempit duhet të vërtetonin që i sëmuri vazhdon të jetë i sëmurë dhe unë i jam lutur, po lutur atyre mjekëve që të vinin ta shihnin babin tek shtëpia….

    Unë sa kisha marrë një makinë të vogël dhe u thashë ju marr unë me makinë dhe hajdeni shiheni se babin s’e lëvizim dot, nuk erdhën, do ta sillni këtu thanë, unë me mamin dhe vëllanë e kemi marrë babin me batanije se nuk e ngrinim dot.

    E kemi futur në makinë që ta shihnin mjekët dhe të merrnim kempin pastaj ne. Po e di ç’ndjesi e ndyrë dhe e poshtër njerëzore është ta shohësh të afërmin tënd në atë gjendje?

    Isha shumë e vogël, të isha kjo Erjona që jam sot përpara atyre mjekëve, ata do ta harronin, unë kurrë s’do ta bëja, jo vetëm nga ana ekonomike se sot jam më mirë, por namin do të bëja.

    Ishte edhe një rast kur isha në spital, isha gati t’i fusja thonjtë në fyt një mjeku se e hoqi nga reanimacioni dhe e çoi në dhomë se s’kishte marrë lekët, si mund të luash me jetët e njerëzve se s’ke marrë lekët, mbase emrat mund t’i kem harruar, por i mbaj mend, s’dua t’i takoj, kam urrejtje shumë, nuk janë të gjithë mjekët kështu. Kam pasur eksperienca të tmerrshme me babin dhe mjekët.

  • SPAK i arr*stoi ‘dhendrrin’, Majlinda Bregu na lë pa fjalë me reagimin e saj

    SPAK i arr*stoi ‘dhendrrin’, Majlinda Bregu na lë pa fjalë me reagimin e saj

    SPAK goditi mbrëmë një organizatë kriminale me 16 anëtarë, e cila trafikonte tonelata kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Me kërkesë të SPAK u arrestua në Palasë Ermir Ndreaj, i njohur si pronar i disa kompanive, kryesisht të rrjetit të clubeve “Cinco Cavalli”, i restorantit Savoy në Kompleksin Deliorgji dhe i qendrës estetike Clinique Cinq po në Kompleksin Deliorgji, në emrin e bashkëshortes Elira Ndeaj (Barbullushi).

    Të arrestuar nga aksioni i SPAK janë dhe dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani. Ky i fundit është i njohur për lidhjen e tij të dashurisë me Kejda Ajazin, vajza e ish-deputetes dhe ish ministres së PD-së, Majlinda Bregu. Kejda Ajazi është përfolur dhe më parë në media për jetën luksoze nha Dubai deri në Monaco.

    Por ajo qe habit eshte sesi Mjalinda Bregu ben sikur ska ndodhur asgje, duke folur per nismat e Bashkimit Europian dhe ngre pikepyetje se pse na refuzojne ne si Shqiperi, ne nje kohe kur krimi ka kapur koke e kmbe gjithe politiken dhe perfaqesuesit tane.

    Per te kuptuar me qarte, shikoni ca shkruan Majlinda Bregu:

    Nga një nismë e refuzuar në Tiranë në një Standard të Ri Europian. Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gjuha e urrejtjes nuk përbën një formë të mbrojtur të lirisë së shprehjes, sipas Nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky është një vendim me peshë: sepse rivendos ekuilibrin mes dy parimeve shpesh të ndeshura në hapësirat publike dhe digjitale, lirinë e shprehjes dhe dinjitetin e gjithkujt.

    Neni 10 i Konventës është themelor për mbrojtjen e fjalës së lirë. Por ai nuk është absolut. Ky nen parashikon qartë se liria e shprehjes mund të kufizohet nëse kjo shprehje:
    – cenon reputacionin ose të drejtat e të tjerëve,
    – përbën gjuhë urrejtjeje apo nxitje dhune,
    – ose kërcënon rendin publik në një shoqëri demokratike.
    Në thelb, ligji europian e mbron fjalën, por jo fyerjen. E njeh kritikën, por jo poshtërimin.

    Pak kujtesë: Shqipëri, viti 2015. Në një kohë kur askush nuk donte të prekte fushën e rrezikshme të komenteve online, propozova një ndryshim të thjeshtë por thelbësor në Kodin Civil:

    Që administratorët e portaleve të ishin ligjërisht përgjegjës nëse lejonin komente me gjuhë urrejtjeje që cenonin dinjitetin, personalitetin dhe reputacionin e individëve, duke njohur dëmin ndaj reputacionit si një dëm serioz që kërkonte ndërhyrje ligjore përtej fjalëve.

    Mbajtja e përgjegjësisë nga mediumet online, sot po kthehet në parim bazë për të balancuar Lirinë dhe Përgjegjësinë.

    Këshilli i Europës dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kanë evoluar drejt pritshmërive për mekanizma “njoftim dhe heqje” për gjuhën e urrejtjes online.

    Vendimi Kuadër i BE-së 2008/913/GJHA dhe rezolutat e mëvonshme të Parlamentit Europian (p.sh. janar 2024) forcojnë sanksionet penale për nxitjen dhe krimet e urrejtjes.

    Në 2015, nuk kërkova censurë. Kërkova përgjegjësi për “fshirje” të komenteve të padenja.

    – Sot, Këshilli i Europës dhe GJEDNJ e kanë përfshirë këtë logjikë në standardet e reja, madje kanë evoluar drejt pritshmërive për mekanizma “njoftim dhe heqje” për gjuhën e urrejtjes online.

    Nuk sulmova lirinë. Kërkova mbrojtjen e dinjitetit njerëzor në një mjedis gjithnjë e më armiqësor, veçanërisht për gratë, viktimat e dhunës, zërat kritikë dhe figurat publike.

    Por… në vend të reflektimit, hapja e këtij debati u shndërrua në një breshëri sulmesh.

    Disa më akuzuan se po riktheja nenin famëkeq të Agjitacion-Propagandës nga diktatura.

    Të tjerë, që e kishin ngritur lirinë e fjalës në nivelin e dogmës, më sulmuan si kërcënim ndaj demokracisë.

    Ndërsa më të zellshmit, sharësit me pagesë, të punësuar nga zgripet e partive politike (përfshi edhe timen), dolën në ofensivë për të justifikuar normën ditore të punë–sharjes.

    Propozimi u bllokua në parlament.

    Dhe sot…

    Sot, më shumë se një dekadë më vonë, institucionet europiane, Këshilli i Europës, më saktë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, po përqafojnë të njëjtin parim që atëherë u përqesh si “kërcënim”.

    Po, platformave u kërkohet përgjegjësi.

    Po, gjuha e urrejtjes kërkon ndëshkim, jo tolerim.

    Po, liria e shprehjes ka kufi aty ku fillon dhuna verbale dhe poshtërimi.

    Këto nuk janë më ide individuale. Janë standardet e reja të demokracive europiane.

    E drejta vonon, por nuk harron!

    Unë e di çfarë do të thotë të ngrihesh për një parim dhe të mbetesh vetëm.

    E di si është të jesh e bindur që mbron diçka thelbësore, ndërkohë që të “stolisin” me fyerje dhe të drejtojnë gishtin.

    Por gjithashtu e di, se kur koha flet për ty, nuk ke nevojë të mbrohesh më.

    Nëse do të kthehesha pas?

    Do ta propozoja sërish.

    Por sot mjafton që Gjykatat kanë një vendim në dorë dhe një standard të cilin lehtësisht mund ta zbatojnë.

    Sepse liria pa përgjegjësi nuk është demokraci. Është kaos.

    Dhe dinjiteti nuk është opsion. Është detyrim i çdo shoqërie që e quan veten të qytetëruar.

  • Po punonte për lekët e maturës! Zysha kujdestare e 18 vjeçarit përlot: Prandaj po ik rinia, eshte nxënës i shkëlqyer, ja historia e trishtë

    Po punonte për lekët e maturës! Zysha kujdestare e 18 vjeçarit përlot: Prandaj po ik rinia, eshte nxënës i shkëlqyer, ja historia e trishtë

    Një djalë 18-vjeçar, nxënës ekselent dhe shembullor, dhunohet publikisht në vendin e punës për një shishe ujë – drama e një të riu shqiptar që punon me ndershmëri për të përballuar shpenzimet e maturës

    Ngjarja tronditëse ndodhi në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë, ku një kamerier 18-vjeçar, nxënës i shkëlqyer në klasën e 11-të dhe me sjellje të admirueshme, u dhunua brutalisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një shtetas tjetër me precedentë penalë. Shkak për dhunën u bë një incident banal: një shishe ujë më tepër e servirur në tavolinë. Djali, i cili punon gjatë verës për të mbledhur të ardhurat e nevojshme për përballimin e maturës, u përball me arrogancën dhe brutalitetin e përfaqësuesve të rendit dhe shoqërisë.

    Nxënësi, për të cilin kujdestarja e klasës shprehet me krenari se është një nga më të mirët – me nota maksimale, edukatë shembullore dhe pjekuri për t’u admiruar – përfundoi viktimë e një akti dhune që e poshtëron jo vetëm si individ, por edhe si simbol i rinisë shqiptare që përpiqet me ndershmëri të ndërtojë të ardhmen. “Ai është një djalë i mrekullueshëm. Po punon për të përballuar shpenzimet e maturës. Dhe u dhunua nga një ish-polic që i mungon çdo vlerë njerëzore,” – shkruan mes të tjerash mësuesja e tij.

    Pamjet filmike dhe dëshmitë e qytetarëve tregojnë për një akt të dhunshëm, të ndodhur para klientëve dhe turistëve, ku i riu është goditur në fytyrë dhe qafë. Reagimi i pronarit të lokalit, Vasil Bedinaj – i njohur për përfshirje në incidente të tjera të mëparshme – solli përshkallëzimin e situatës dhe përfundimin e ish-shefit të qarkullimit të Vlorës, Ardian Isufi, në spital. Ky i fundit u pezullua menjëherë nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ndërkohë që ndaj tij është nisur procedura disiplinore dhe penale.

    Ngjarja ka ngjallur reagime të forta edhe nga Kryeministri Rama, i cili deklaroi se Isufi duhet të përjashtohet pa kthim nga radhët e Policisë së Shtetit dhe të dalë përpara drejtësisë. Në deklaratën e tij, kreu i qeverisë paralajmëroi rritje të përgjegjësisë ligjore për të gjithë punonjësit e shtetit që shkelin ligjin, brenda apo jashtë orarit të punës.

    Por përtej deklaratave zyrtare, kjo është një pasqyrë e trishtë e realitetit me të cilin përballen të rinjtë shqiptarë: kur përpiqen të jenë të mirë, të drejtë, të edukuar dhe të punojnë me ndershmëri, shpërblimi nuk është mbështetja e shoqërisë, por dhuna, frika dhe poshtërimi. Në një vend normal, një djalë i tillë do të duhej të ishte shembull. Në Shqipëri, ai bëhet viktimë.

    Ky incident nuk është thjesht një rast i izoluar, por një simptomë e thellë e krizës morale dhe sociale që po i largon të rinjtë nga vendi. Në vend që të frymëzojmë brezin e ri për të ndërtuar me dinjitet dhe përkushtim të ardhmen e tyre, u tregojmë se këtu e mira nuk mbrohet, por sulmohet.

    Ky është realiteti që duhet ndryshuar me urgjencë. Për të rinjtë si ai kamerieri 18-vjeçar – që pavarësisht vështirësive nuk dorëzohen, që studiojnë me përkushtim dhe punojnë me dinjitet – Shqipëria duhet të jetë shtëpi, jo vend i dhunës dhe padrejtësisë.

  • “Rama shpërthen pas dhunës së efektivit: Sapo të dalë nga spitali, përjashtohet përgjithmonë! Vendimi i papritur që po trondit policinë!”

    “Rama shpërthen pas dhunës së efektivit: Sapo të dalë nga spitali, përjashtohet përgjithmonë! Vendimi i papritur që po trondit policinë!”

    Një ngjarje tronditëse në Vlorë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ka kursyer fjalët për efektivin e policisë që dhunoi një kamarier. Rama kërkon përjashtimin e tij të menjëhershëm dhe pa kthim nga radhët e policisë, duke paralajmëruar edhe dorëzimin e tij në drejtësi sapo të dalë nga spitali!

    “Ky është vetëm fillimi”, paralajmëron Rama, duke zbuluar masa të reja drastike ndaj çdo punonjësi shteti që shkel ligjin – jo vetëm në detyrë, por edhe jashtë saj!

  • Polici dh*noi kamarierin! Edi Rama i jep ‘g*ditjen finale’ ja cfare do i ndodhe ish SHEFIT,

    Polici dh*noi kamarierin! Edi Rama i jep ‘g*ditjen finale’ ja cfare do i ndodhe ish SHEFIT,

    TIRANË– Të përjashtohet nga radhët e Policisë pa kthim dhe të dalë para drejtësisë. Ky është reagimi i kryeministrit Edi Rama për efektivin e Policisë së Dibrës, Ardian Isufi, i cili bashkë me mikun e tij dhunoi një kamerier 18-vjeçar në një hotel në Vlorë.

    Jo vetëm kaq, por përgjegjësia e efektivëve para ligjit do të rritet me reformën e re për kontrollin e territorit. Kryeministri shkruan se policëve apo punonjësve të tjerë të shtetit s’do tu tolerohet asnjë shkelje që cenojnë komunitetin apo qytetarin.

    “Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali

    Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cenojnë  komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit”, shkruan Rama.

    Rama sqaron se në reformën e re parashikohet ndjekje penale dhe përjashtim nga detyra për një numër të konsiderueshëm vitesh për të gjithë punonjësit e shtetit në rast se zotërojnë një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo shfrytëzojnë një hapësirë publike për të nxjerrë fitim.

    “Shembull: Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim, përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë do të ndiqet penalisht dhe do përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh”, sqaron Rama.

    Një incident i rëndë ka ndodhur në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë, ku një konflikt për një shishe ujë më shumë përfundoi me dhunë fizike dhe ndërhyrje të policisë. Gjatë natës, Nënkomisari Ardian Isufi, ish-shef i Rrugores së Vlorës dhe aktualisht oficer i Policisë Kufitare në Dibër, së bashku me shtetasin Leart Bimo, kanë dhunuar një kamerier 18-vjeçar në lokal.

    Situata u përshkallëzua më tej kur pronari i lokalit dhe i “Regina Group”, Vasil Bedinaj, ndërhyri në mbrojtje të kamerierit dhe goditi oficerin Isufi, i cili mbeti i plagosur dhe u shtrua në Spitalin Rajonal të Vlorës. Kjo nuk është hera e parë që Vasil Bedinaj, një biznesmen i njohur në Vlorë dhe pronar i një rrjeti hotelesh dhe restorantesh, përfshihet në dhunë fizike.

    Në gusht të vitit 2024, Bedinaj sulmoi me grusht në fytyrë një qytetar që kishte shprehur pakënaqësi për hapësirat e plazhit të zëna nga hoteleri i tij. Konflikti u filmua dhe u shpërnda në rrjetet sociale, ndërsa situata u shmang nga përleshje më të thella falë ndërhyrjes së personave të tjerë.

    Vasil Bedinaj ka qenë më parë në qendër të vëmendjes për probleme ligjore dhe konflikte të ndryshme, duke përfshirë ndërtim pa leje në zonën e Radhimës dhe një atentat në tentativë në vitin 2016. Për më tepër, ai ka bërë kërkesa për projekte të mëdha turistike, si ngritja e një stacioni plazhi në Ishullin e Sazanit, që kanë ngjallur shqetësime për veprimtarinë dhe ndikimin e tij në bregdetin e Vlorës.

    Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një lokal në zonën e Skelës, ku një kamarier 18-vjeçar u dhunua nga një efektiv policie jashtë shërbimit. Burime zyrtare bëjnë me dije se pronari i lokalit V. B., 53 vjeç, ka ndërhyrë për të mbrojtur punonjësin e tij dhe ka goditur njërin prej agresorëve, ish-shefin e qarkullimit rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, i cili më pas ka përfunduar në spital.

    Ngjarja ndodhi pas një incident të parëndësishëm gjatë shërbimit, kur në tavolinën e klientëve ishte sjellë një shishe ujë më shumë sesa ishte porositur. Kjo u bë shkak që Ardian Isufi, aktualisht oficer në Policinë Kufitare Dibër, dhe shtetasi Leart Bimo, me precedentë penalë, të dhunonin fizikisht dhe verbalisht kamarierin.

    Lexo edhe :

    Pamjet e kamerave dhe dëshmitë në vendngjarje konfirmuan agresionin e ushtruar ndaj të riut, i cili mori goditje në fytyrë dhe qafë. Menjëherë pas dhunës, pronari i lokalit ndërhyri për të ndaluar sulmin, duke goditur vetë Ardian Isufin, i cili për shkak të lëndimeve përfundoi në spital.

    Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të oficerit Ardian Isufi, deri në përfundimin e hetimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

    Reagim i Policisë së Shtetit

    Pezullohet nga detyra një oficer policie i përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës

    Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

    Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar A. I., me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, bazuar në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, që parashikon masa për:

    -raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

    -kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

    Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar A. I., jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.

    Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

    Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

    Policia e Shtetit mbetet e vendosur të reagojë me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon besimin e qytetarëve. Ajo fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm apo sjellje të papërshtatshme nga punonjësit e saj, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe konform ligjit.

  • 🔥 E PAPRITUR NË VLORE – PRONARI I LOKALIT RRAH POLICIN QË DHUNOI KAMARIERIN!

    🔥 E PAPRITUR NË VLORE – PRONARI I LOKALIT RRAH POLICIN QË DHUNOI KAMARIERIN!

    👊 Jo vetëm që s’e lejoi dhunën – POR IA KTHEU ME TË NJËJTËN MONEDHË!

    🇦🇱 Ky pronar është HERO!

    Një ish-shef policie, Ardian Isufi, dhunon një kamarier 18-vjeçar për një porosi me një shishe ujë më shumë. Pamjet tronditëse e tregojnë qartë dhunën e pajustifikueshme ndaj një djali të ri që punon ndershmërisht për bukën e gojës.

    Por çfarë ndodhi më pas?

    💥 PRONARI NUK E LEJOI DHUNËN TË KALOJË PA NDËRHYRJE!

    Sapo pa skenën e rëndë, pronari ndërhyri fuqishëm dhe e rrahu efektivin e policisë, duke e dërguar vetë në spital!

    ✊ BRAVO PRONARIT!

    Në një vend ku shumica heshtin… ai reagoi me forcë dhe guxim!

    Mbrojti kamarierin si të ishte djali i vet dhe tregoi se në këtë vend ka ende njerëz me karakter dhe dinjitet!

    🚨 Kjo është Shqipëria që duam!

    Jo më banditë me uniformë që mendojnë se janë mbi ligjin!

    Jo më dhunë ndaj të pafajshmëve!

    ⚖️ Drejtësia fillon nga qytetari!

    📢 Shpërndaje këtë histori që duhet ta dëgjojë gjithë Shqipëria!

    💪 Respekt për pronarin – turp për uniformat që dhunojnë!

  • ⚠️ SKANDALI I RËNDË: ARDJAN ISUFI NUK ËSHTË POLIC – ËSHTË BANDIT ME UNIFORMË!

    ⚠️ SKANDALI I RËNDË: ARDJAN ISUFI NUK ËSHTË POLIC – ËSHTË BANDIT ME UNIFORMË!

    🩸 Dhuna ndaj një kamarieri të pafajshëm trondit gjithë Shqipërinë!

    🚨 Pezullohet… dhe kaq?! A po tallet shteti me qytetarët?!

    Pamjet që kanë pushtuar rrjetin tregojnë një skenë makabre: Efektivi Ardjan Isufi godet brutalisht një djalë të ri, punëtor, që s’kishte as armë, as kërcënim, asnjë arsye për t’u rrahur.

    🇦🇱 Ky nuk është shtet. Kjo është rrugaçëri e legalizuar!

    💥 Dhe Policia çfarë bën?

    “E pezulluam…”

    Pezulluat një njeri që duhet të ishte tashmë nën AKUZË PENALE dhe PAS HECAVE!

    🧨 Redaksia shpërthen:

    “Heshtja është krim. Tolerimi është bashkëfajësi. Policia që mbron dhunuesin nuk është më në krah të qytetarit, por në anën e krimit!”

    📢 Ku është drejtori i policisë? Ministri i Brendshëm? Kryeministri që shkarkon me një SMS, s’e gjen dot tastierën për të shkarkuar një bandit me uniformë?!

    ⚖️ Nuk ka shtet ligjor kur banditët mbeten në detyrë.

    📣 Nuk ka rend publik pa ndëshkim të menjëhershëm!

    🛑 Ardjan Isufi nuk është shembull i forcës, por fytyra e shëmtuar e abuzimit me pushtetin!

    💥 Shpërndaje këtë thirrje për drejtësi!

    ✊ Nëse nuk ngrihemi sot për një kamarier, nesër mund të jemi ne!

  • Dhunoi kamarierin në Vlorë për një shishe ujë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë, Ardian Isufi

    Dhunoi kamarierin në Vlorë për një shishe ujë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë, Ardian Isufi

    Ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, aktualisht oficer i policisë kufitare në Dibër, Ardian Isufi është pezulluar nga detyra, për shkak të përfshirjes së tij në një incident në një lokal në Vlorë, ku dhunoi me grusht një kamarier.

    https://youtube.com/watch?v=vAv6CTNsVpI%3Ffeature%3Doembed

    Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur ndaj tij procedurën disiplinore të rëndë për veprime që dëmtojnë figurën dhe imazhin e punonjësit të policisë dhe minojnë besimin e publikut ndaj institucionit.

    “Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, Nënkomisar Ardian Isufi jashtë detyrës dhe në shoqërinë e një shtetasi tjetër, Leart Bino 57 vjeç, është konfliktuar fillimisht fizikisht me një 18-vjeçar, A. B. Më pas, konflikti është përshkallëzuar duke përfshirë edhe pronarin e një hoteli në zonë, V. B., 53 vjeç, si dhe shtetasin E. M”, sqaron policia.

    Po sipas Policisë së Shtetit, nënkomisari ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa hetimet procedurale po vijojnë nga oficerët e Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

    Reagim i Policisë së Shtetit

    Pezullohet nga detyra një oficer policie i përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës

    Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

    Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar A. I., me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, bazuar në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, që parashikon masa për:

    -raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

    -kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

    Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar A. I., jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.

    Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

    Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

    Policia e Shtetit mbetet e vendosur të reagojë me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon besimin e qytetarëve. Ajo fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm apo sjellje të papërshtatshme nga punonjësit e saj, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe konform ligjit

    https://youtube.com/watch?v=6RH1rn18Al0%3Ffeature%3Doembed

    Deshmia e kamarierit

    I riu ka treguar se gjithçka nisi pas një keqkuptimi rreth një shishe uji të tepërt të sjellë në tavolinë.

    “Erdhën dy zotërinj dhe u ulën në tavolinë. Porosinë e mori dikush tjetër, unë vetëm e shpërndava. Porosia ishte një ujë e madhe, një e vogël dhe një makiato. Kur ua çova, njëri prej tyre më tha: ‘Vetëm një ujë sill, se ai tjetri është rrotë k…’. I thashë që s’ka problem, e heq ujin, por s’ka nevojë të shash, se ka ndodhur pa dashje”, tregon kamarieri.

    Pas kësaj, sipas dëshmisë, dy burrat, rreth të 40-ave, e kanë ndjekur kamarierin deri në banak dhe e kanë sulmuar fizikisht.

    “I thashë ‘të lutem mos më kap me dorë’. Ishte dhe menaxheri aty. Njëri më qëlloi me shpullë dhe dy herë me grusht, në fytyrë dhe qafë. Më hodhi syzet. Mirë që nuk mi theu. Sapo i kam mbushur 18 vjeç”, rrëfen i riu.

    Ngjarja

    Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme (26 korrik) ne ambientet e nje hoteli ne zonen e Skeles.

    Sipas pamjeve të siguruara, dy individët i janë afruar kamarierit për t’i kërkuar llogari, pasi ky i fundit kishte sjellë në tavolinë një shishe uji më tepër nga sa ishte porositur. Siç shihet edhe në video, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit në Vlorë, është personi që e prek fillimisht fizikisht të riun, ndërsa më pas dhuna përshkallëzohet nga Leart Bino, një person me precedentë penalë, i cili e godet disa herë kamarierin.

    Kamarieri, që po ushtronte detyrën e tij, është detyruar të largohet nga vendi i ngjarjes për të shmangur pasoja më të rënda, pasi sulmuesit po i afroheshin sërish.

    Ngjarja ka shkaktuar panik dhe tronditje mes klientëve të pranishëm, përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët janë larguar të tmerruar nga skena e dhunës së paprovokuar ndaj një punonjësi shërbimi.

  • 🔥 “SALI BERISHËN E PRET BURGU I PËRJETSHËM!” – DEKLARATA SHOKUESE 

    🔥 “SALI BERISHËN E PRET BURGU I PËRJETSHËM!” – DEKLARATA SHOKUESE 

    Urdhëroi vrasje, u lidh me Serbinë, shiti interesat kombëtare – Dosjet janë gati!”

    🧨 Idajet Beqiri plas bombën në mes të skenës politike shqiptare!

    Sipas tij, Sali Berisha nuk do t’i shpëtojë dot më drejtësisë, pasi dosjet që e rëndojnë janë të mbushura me prova tronditëse, përfshirë:

    Dosjen e 21 Janarit – “Një nga më të hetuarat ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar, ku provat e lidhin direkt me urdhërimin e vrasjeve të protestuesve.” Dosja Fazlliç – “Skandali që tregon lidhjet e Berishës me agjenturën serbe, që jo vetëm e korruptoi por e përdori për të ndërtuar prova kundër UÇK-së!”

    💣 “Berisha është koka e një grupi të strukturuar kriminal që ka vepruar kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës! Ai nuk i shpëton dot burgut të përjetshëm!”, deklaron Beqiri me tone të rënda.

    🔍 Beqiri thërret për ndërhyrje të menjëhershme të SHBA dhe BE-së:

    👉 “Koha e heshtjes mbaroi. Drejtësia duhet të veprojë!”

    📢 Shpërndaje këtë deklaratë bombastike që po trondit themelet e politikës shqiptare!

    🧷 Mos harro: Njerëzit e përjetshëm në politikë… ndonjëherë përfundojnë në burgje të përjetshme!

  • ⚠️ TRAGJEDI NË MEMALIAJ – FËMIJA 10-VJEÇAR HUMB JETËN MES DY MAKINAVE LUKSOZE! 🚨

    ⚠️ TRAGJEDI NË MEMALIAJ – FËMIJA 10-VJEÇAR HUMB JETËN MES DY MAKINAVE LUKSOZE! 🚨

    Range Rover VS Mercedes me targa të huaja – Përplasja që i mori jetën të pafajshmit!

    Një aksident shokues ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin kombëtar Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit. Dy makina të fuqishme, një Range Rover me targa shqiptare dhe një Mercedes Benz me targa ukrainase, janë përplasur me forcë të tmerrshme duke shkaktuar një tragjedi të rëndë.

    👉 Një fëmijë vetëm 10 vjeç, banor i fshatit Kalivaç, humbi jetën në vend, ndërsa 3 persona të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën!

    🚨 Pyetja që po trondit rrjetin:

    Si ndodhi që dy makina luksoze, në një zonë të varfër, shkaktuan një tragjedi që preku zemrat e të gjithëve?!

    A do të zbardhet ndonjëherë e vërteta apo gjithçka do të mbulohet si zakonisht?!

    👉 Autoritetet kanë nisur hetimet, por qytetarët nuk presin më: Drejtësia për jetën e humbur të një engjëlli 10-vjeçar duhet të vijë tani!

    🕯️ Shpërndaje këtë lajm për të mos e lënë këtë ngjarje të mbulohet me heshtje!

    📢 Mos harro: Një fëmijë humbi jetën… askush nuk është i sigurt në rrugët tona!