Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka folur mbrëmjen e sotme për familjen, ku rrëfeu edhe marrëdhënien që ka patur me bashkëshortin e ndjerë, i cili u nda nga jeta disa vite më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.
Ajo u shpreh në “Dola te Ola” se i “mungon një botë e tërë dhe ka një boshllëk që asgjë nuk mund ta zëvendësojë”.
Këngëtarja kujtoi se në çdo rast kur ishte e lodhur, bashkëshorti i saj i ndjerë ka qenë gjithmonë aty për ta dëgjuar dhe mbështetur. E pyetur se si u njoh me Besnikun, ajo tregoi se janë parë në një shëtitore në Tiranë dhe ajo pëlqente tek ai faktin se ai vishte rroba me ngjyra.
Më pas ata janë njohur në Estradë, dhe disa kohë më vonë mësimi i frëngjishtes i bëri bashkë, nga ku lindi një dashuri e madhe.
Një skenë e paprecedentë ndodhi mbrëmë në koncertin e këngëtares Egli Tako, ku përpara qindra fansave – mes tyre edhe shumë fëmijë – ajo i bëri thirrje turmës: “Shani Serbinë!”.
Reagimi i publikut ishte i menjëhershëm dhe tronditës: turma shpërtheu në kor me fjalor të rëndë, duke brohoritur: “Të q motrën!”*. Pamjet janë bërë virale dhe kanë hapur një debat të madh në rrjete sociale.
👀 Shumë prindër kanë shprehur indinjatën e tyre për faktin që deklarata të tilla bëhen në prani të fëmijëve. Ndërkohë, ndjekës të tjerë thonë se Egli duhet të përqendrohet tek muzika dhe të këndojë live në mënyrë dinjitoze – ose të heqë dorë nga koncertet e drejtpërdrejta.
💥 Çfarë mendoni ju për këtë sjellje në skenë, sidomos para fëmijëve?
Një paralajmërim i dhënë nga mjeku moldav Viktor Ivanovik ka shpërthyer debate të shumta në rrjete sociale, pasi ai kërkoi që njerëzit të shmangin puthjen e personave të ndjerë gjatë ceremonive mortore.
Në një video të publikuar në TikTok, ku ka mbi 1.2 milionë ndjekës, ai deklaron se vetëm 9 orë pas vdekjes, trupi i pajetë fillon të çlirojë baktere të rrezikshme që, sipas tij, mund të shkaktojnë humbje të nuhatjes dhe probleme serioze me zemrën apo frymëmarrjen.
“Mos e puthni të ndjerin në momentin e lamtumirës, veçanërisht në verë apo në ambiente pa ajrim të kondicionuar”, thotë Ivanovik në videon me titullin “Kurrë mos e puth një të vdekur!”.
Ai shton se nëse ka dëshirë për të dhënë një puthje lamtumire, kjo mund të bëhet vetëm në morg, në kushte të ruajtura dhe temperaturë të kontrolluar.
Por deklaratat e tij janë kundërshtuar menjëherë nga mjekë amerikanë dhe ekspertë të shëndetit publik. Dr. Stuart Fischer, internist në New York, i cilëson deklaratat e Ivanovik si “nonsens” dhe “të pabazuara shkencërisht”.
Në 45 vite si mjek, nuk kam dëgjuar kurrë një rast të tillë”, u shpreh ai për “Daily Mail”. Sipas tij, sistemi imunitar i njeriut është i aftë të neutralizojë shumicën e baktereve të zakonshme, dhe pohimet për sëmundje të menjëhershme pas një puthjeje janë thjesht të pabesueshme.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon se trupat e pajetë nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e epidemive, përveç rasteve shumë të rralla kur vdekja ka ardhur nga kolera ose sëmundje hemorragjike. “Shumica e agjentëve nuk mbijetojnë gjatë në trupin e njeriut pas vdekjes”, deklaron OBSH.
Pavarësisht paralajmërimeve, shumë përdorues kanë reaguar duke mbrojtur aktin e fundit të dashurisë ndaj një të afërmi të ndjerë. “E kam puthur babain dhe do ta bëja edhe një milion herë”, shkruan një ndjekës në rrjete sociale.
Të tjerë e cilësojnë të pamundur përmbajtjen në një moment kaq emocional, pavarësisht paralajmërimeve që mund të jenë shkencore apo jo.
Në fund, ndonëse Ivanovik mund të ngrejë pikëpyetje mbi ndjeshmërinë e praktikave mortore, mjekësia zyrtare mbetet e qartë: nuk ka prova që puthja ndaj një të ndjeri gjatë funeralit të përbëjë rrezik për shëndetin.
Pas zhurmës që shkaktuan performancat e saj të fundit me këngë patriotike, Egli Tako është rikthyer sërish në skenë, këtë herë në një koncert të mbajtur në Drenicë, ku interpretoi këngën “A vritet pafajësia”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ndau edhe një mesazh personal, duke sqaruar se prej tre muajsh është nën trajtim të vazhdueshëm për një dëmtim serioz në kordat vokale, i cili ka ndikuar ndjeshëm në zërin e saj dhe në performancat e fundit.
Gazetari Enrik Mehmeti, i cili mbi shpatulla ka një karrierë të gjatë në median shqiptare ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Vlorës ku ishte i pari i cili denoncoi dhunimin e 18-vjeçarit Aron Balaj, nga ana e ish-shefit të Rrugores, Adrian Isufi dhe mikut të tij Leart Bimo si dhe për procedimin penal që Policia ka nisur ndaj tij.
Teksa shfaqet krah kamarierit, Mehmeti ka sqaruar këtë ngjarje duke theksuar fillimisht se përgjatë gjithë karrierës së tij ka punuar me profesionalizëm dhe nuk ka pranuar asnjëherë që të dorëzohet përballët presioneve, qofshin nga të “fortët” apo zyrtarët e institucioneve.
Ai ka treguar se momentin që u vu në dijeni lidhur me atë çfarë kishte ndodhur në hotelin “Regina Garden Group” u nis drejt vendit të ngjarjes me qëllim për të siguruar pamjet filmike si dhe për t’i marrë një intervistë kamarierit të dhunuar.
Gjatë kësaj kohe, vuri re mungesën totale të forcave të Policisë në vendngjarje, edhe pse kishte ndodhur një akt dhune dhe më pas një tjetër përplasje ku të plagosur mbetën Isufi dhe Bimo.
Në këtë moment, sipas gazetarit i vetmi që u paraqit ishte zëvendësdrejtori i Policisë së Vlorës, Klodian Kondi, pa asnjë efektiv tjetër. Gjatë komunikimit me të, Kondi mësohet t’i ketë kërkuar që të mos publikojë pamjet komprometuese të cilat “nxirrnin zbuluar” kolegun e tij, Adrian Isufin.
Kjo kërkesë nuk u pranua nga gazetari dhe pas këtij refuzimi ai u thërrit në Komisariat ku dhe u pyet si person i përfshirë në këtë ngjarje.
“Kur po kërkoja të intervistoja dhe drejtuesin e biznesit, u shfaq vetëm nëndrejtori i Policisë së Vlorës, Klodian Kondi, pa asnjë efektiv tjetër të grupeve të gatshme. E theksoj: ASNJË efektiv policie. Për këtë mbaj përgjegjësi penale për çdo fjalë që po deklaroj. Pas një ore, më kërkuan të paraqitem në komisariat. Ndër të tjera, po i drejtoj një pyetje të thjeshtë zëvendësdrejtorit të policisë që ndodhej në vendngjarje: “Ai më kërkuat të mos publikoj pamjet ku kolegu juaj dhunon kamarierin?
Dhashë deklaratën time, ku sqarova se prania ime në vendngjarje kishte vetëm një qëllim: të bëja punën time si gazetar. Sot, për habinë time, pashë që në komunikatën zyrtare është përmendur emri im, pa u marrë asnjë dëshmitar i pranishëm, pa u parë kamerat e sigurisë dhe pa asnjë provë konkrete.
Prandaj, atë që nuk keni arritur ta bëni ju — të mblidhni prova dhe të merrni dëshmitarë — do t’jua sjell unë. Sot e nis me dëshminë e Aronit, të riut që u dhunua”, shkruan gazetari ndër të tjera.
Ndërkohë që vetë Aroni i cili në këtë video qëndron krah Mehmetit pohon se gazetari vlonjat në asnjë moment nuk ushtroi dhunë ndaj personave të përfshirë në sherr dhe se në momentin kur dhe ndodhi ngjarja ai ishte së bashku me të duke u përgatitur për intervistën.
“Absolutisht asnjë njeri ne ishim bashkë të dy në godinë po përgatiteshim për intervistën, ti nuk dole as jashtë fare kur u bë gjëja, unë vetëm dëgjova, as unë nuk e pashë çfarë u bë. Nuk ke goditur asnjë”, thotë Aroni.
Pjesë nga biseda:
Gazetari: Kam goditur njeri unë?
Aroni: Absolutisht asnjë njeri ne ishim bashkë të dy në godinë po përgatiteshim për intervistën, ti nuk dole as jashtë fare kur u bë gjëja, unë vetëm dëgjova, as unë nuk e pashë ccfarë u bë. Nuk ke goditur asnjë.
Gazetari: Dhe kjo është e vërteta që disa që duan të më përfshijnë vetëm e vetëm që pse unë publikova këto pamje, vetëm e vetëm se unë publikova intervistën e Aronit. Të nderuar unë nuk e mbyll gojën përpara padrejtësive, unë nuk i mbyll sytë dhe unë do të jem përkrah çdo qytetari të Vlorë si Aroni, dhe çdo të riu, të reja, të moshuar, familje për të denoncuar padrejtësinë.
Në momentin që kam marrë vesh për atë që i ndodhi Aronit, shkova te hoteli, mora inf, kam qenë duke marrë pamjet filmike me qëllim për ti publikuar. Ky i ri që ndodeht sot në dyert e spitalit për të marrë ndihmë ne nevojshme mjekësore. Dhe më pas ishim duke u përgatitur për intervistë.
Arsyeja se e doja me video dhe jo me shkrime sepse doja ta faktoja janë shumë dëshmitarë të cilët kanë qenë në lokal dhe mund t dëshmojnë nëse unë kam qenë pjesë e kësaj ngjarje apo jo. Nj gazetar nuk duhet ta mbyllë kurrë gojën, me çdo presioni që mund ti bëhet, edhe nëse çohet për ndjekje penale. Një gazetar i mirë e publikon, jep dëshminë dhe kurrë nuk intimidohet nga asnjë lloj kërkese për të mos publikuar pamjet, për të mos bërë të ditur ngjarjen dhe për këtë arsye unë jo vetëm që bëra punën si gazetar por e çova më tej edhe ëpr tju dëshmuar njerëzve.
Aroni: Nuk jam bërë pishman fare që e bëra atë intervistë. Kam një mendim shumë të mirë, jam shumë pro asaj që keni bërë dhe po vazhdoni të bëni. Vetëm të vërtetën kam thënë dhe atë do bëj gjithmonë siç po e bëni dhe ju.
Përgjatë ditëve të fundit vendi ynë u përfshi nga një valë e nxehtë ku termometri shënoi mbi 40 gradë celsius.
Përpos thirrjeve të bëra nga Ministria e Shëndetësisë dhe mjekëve, që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta vere, edhe kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka lënë “pas dore” qytetarët e tij.
Në rrjetin e tij social në platformën “TikTok”, i cili menaxhohet nga stafi i tij, kryebashkiaku u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në vende sa më të freskëta dhe të evidentojnë daljet jashtë banesave të tyre
Ndërkohë që bëri apel për të konsumuar sa më shumë ujë dhe se në të gjithë qytetin e Tiranës, Bashkia është kujdes duke ngritur çadra me qëllim që qytetarët, por jo vetëm, madje dhe kafshët shtëpiake të gjejnë një vend të freskët.
“Hey përshëndetje të gjithëve është 40 gradë jashtë. Qëndroni të hidratuar dhe pini ujë”, dëgjohet të thotë Veliaj në videon e filmuar një vit më parë por që është ripostuar sërish në llogarinë e kryebashkiakut.
Një numër në rritje i punëtorëve të huaj po zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre për një jetë më të mirë. Midis tyre, janë edhe punonjës nga India dhe Filipinet, të cilët kanë lënë pas vendin e tyre për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Europën Juglindore.
Top Channel i ka vizituar në vendin e punës, aty ku çdo ditë kryejnë me përkushtim detyrat që u janë besuar. Ndërkohë që ata nuk zotërojnë ende mirë gjuhën shqipe, buzëqeshja dhe mirënjohja për mundësinë që iu është dhënë flasin më shumë se fjalët.
“Vija nga India. Në vendin tim nuk e përballoja jetesën” Një nga punonjësit indian, i cili tashmë ka një vit që punon në Shqipëri, rrëfen se ndonëse u përball me vështirësi në fillim, mikpritja dhe mbështetja që gjeti nga kolegët shqiptarë e ndihmuan të përshtatet.
“Njerëzit janë shumë të mirë. Më ndihmuan të gjej punë. Gjuha ishte e vështirë në fillim, por më ndihmuan. Jam i kënaqur. Në Indi nuk më mjaftonin paratë. Këtu mund të punoj, të jetoj dhe të kursej”, – tregon ai me mirënjohje.
Një tjetër punonjës indian, tashmë prej dy vitesh në vendin tonë, thotë:
“Shqipëria është vend i mirë për të punuar. Nuk kam mësuar ende shqip, por jam përshtatur. Dua të vazhdoj të jetoj dhe punoj këtu”.
Nga Filipinet në Shqipëri, me familjen Një tjetër histori prekëse është ajo e një punonjësi filipinas, i cili ka ardhur së bashku me familjen për të ndërtuar një jetë të re në Shqipëri. Ai përpiqet të flasë në shqip, ndonëse me vështirësi, dhe rrëfen me sinqeritet se vendimi për t’u larguar nga atdheu ishte i vështirë, por i domosdoshëm për mirëqenien e familjes së tij.
“Kam ardhur me gruan dhe fëmijët. Jetojmë këtu, punojmë, dhe jemi të lumtur. Shqipëria është një vend i mirë për të nisur një jetë të re”, – thotë ai.
Përse Shqipëria? Këta punëtorë nuk kanë ardhur rastësisht. Punësimi i tyre është bërë përmes një procesi të rregullt përmes agjencive të specializuara, të cilat kontaktohen nga bizneset shqiptare që kërkojnë forcë punëtore. Agjencia përzgjedh punonjësit e përshtatshëm dhe ndërmjetëson procesin e rekrutimit. Përveç pagës, punonjësve u sigurohet akomodimi dhe shpesh edhe mbështetje për të ndihmuar në përshtatjen me realitetin e ri.
Një mundësi për Shqipërinë dhe për ta Ky fenomen është gjithnjë e më i zakonshëm në sektorë si shërbimi, ndërtimi dhe prodhimi, ku mungesa e fuqisë punëtore vendase po plotësohet nga të huaj. Ndërkohë, për shumë të rinj nga Azia, Shqipëria paraqitet si një mundësi reale për punësim, stabilitet dhe integrim europian.
Ndërsa për ta Shqipëria është një shans për jetë më të mirë, për vendin tonë, ata janë një pasuri që sjell diversitet, punë të ndershme dhe shembuj pozitivë të integrimit.
Momentin e arrestimit, çastin kur prangat të ftohin kyçet dhe polici të pëshpërit “Je nën arrest!” shkrimtari rus Aleksandër Solzhenjici e quan një “pikë thyerjeje” në jetën e një njeriu, një nga ato momente që truri e ka të vështirë ta perceptojë plotësisht, pasi i arrestuari nga njeri shndërrohet në një paketë, një objekt, një numër.
Meqënëse e ka të pamundur ta konceptojë realitetin e ri, mendimi i parë është se ky “është thjesht një keqkuptim. Një gabim. As nuk do të guxonin…” e vetmja blegërimë e mekur shkruan Solzhenjici është “Unë? Për çfarë?”.
As kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk përbën një përjashtim nga impakti i parë pas arrestimit, të paktën nga ato që tregoi në hetuesi, polici Fation Baci, i cili i dha celularin për pak minuta “Lalit” në udhëtimin nga qelia e Durrësit në gjykatën e Tiranës. Dëshmia e policit zbulon se sa brutal ka qenë rrëzimi i Veliajt nga qendra e pushtetit për në birucat e Durrësit, siç e përshkruan polici Fation Baci: “Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin dhe unë dëgjova Erionin që po qante. I thoshte që nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, nuk i kam bërë keq njeriu, nuk ka të mirë për të mirin”.
Përtej përjetimit personal, rasti Veliaj ka edhe një veçori të çuditshme. Në momentet kur po i përmbysej bota, kur e morën për ta futur në një birucë te “313”, atëherë kur një univers tjetër i hapi dhunshëm dyert për “Lalin”, ky i mbajti shpresat tek vetëm një njeri; Edi Rama.
Janë tre episode të atyre ditëve, kur ky naivisht Veliaj ia shtrin dorën Edi Ramës, por të trejat herët merr refuzim dhe braktisje përballë humorit të hetuesve.
Skema e deputetit: një plan B që nuk funksionoi
Nga dëshmia e detajuar që polici Fatjon Baci ka dhënë në prokurori, Erion Veliaj fliste në telefon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa për një “Plan B” që do ta shpëtonte nga paraburgimit: të kandidonte si deputet i PS-së përmes një vendi vakant në listë, duke “sakrifikuar” një student që do të tërhiqej për arsye shëndetësore.
Të njëjtën gjë, zbulon telefonata e Veliajt, e kishin bërë edhe Tërmet Peci (kryebashkiak i Tepelenës) dhe Agron Malaj (i Matit), të cilët, sipas tij, u futën në Kuvend për të përfituar imunitet parlamentar pas hetimeve që kishte nisur SPAK për ta.
“Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAKUT” ka thënë polici para prokurorëve.
Por oferta për Tërmet Peçin dhe Agron Malajn, nuk ishte e vlefshme për Erion Veliajn. Edhe pse ai u arrestua në datën 10 shkurt dhe kishte dy muaj kohë për ta shkarkuar nga bashkia e Tiranës dhe për ta futur në listat e Partisë Socialiste, “plani B” mbeti në sirtar. Rama nuk e propozoi në listat e kandidatëve dhe as e hapi fare këtë skenar për Tiranën. Dhe kjo nuk ishte hera e parë që Veliaj i kërkonte ndihmë.
Denoncimi që nuk u bë: akuzat për 2 milionë euro ryshfet
Gjatë ditëve të para në qeli dhe ndërsa ishte nën përgjim të SPAK, Veliaj tentoi të publikojë një kundërakuzë në media ku të tregohej se si ishte shantazhuar në këmbim të 2 milion eurove dhe se për këtë kishte dëshmitarë Alban Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslim Murrizin. Veliaj i çon fjalë edhe Edi Ramës nëse mund të dalë me këtë version të ngjarjeve, por sërish anashkalohet me arrogancë.
“Në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të bisedojë me KM dhe t’i thotë që Erioni ka këtë informacion. T’i thotë që për kokën e Erionit janë kërkuar dy milionë euro, o paguaj ose do të marrim pagesën që ka bërë dikush tjetër. I thotë që t’i shkuajë Edit, që për këtë gjë të dëgjojë Arbrin e vogël, ose Maznikun, ose Fugën, ose Meron. Erion Veliaj i thotë se nuk ka çfarë të bëjë me këtë informacion, pasi ai ishte takuar me Alban Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslim Murrizin, dhe i kanë thënë që koka jote vlen dy milionë euro” shkruhet në dosje.
Por ky version i ngjarjeve, që do të ishte një kundërsulm i fortë ndaj prokurorëve të SPAK, bllokohet nga Rama. Përgjigjia është një JO e prerë.
“Në orën 15:24, Erion Veliaj bisedon me Arbërin, ky i fundit i thotë se ai tha jo në mënyrë kategorike, por nuk i kishte dhënë asnjë arsyetim. Erioni i thotë se bënë mirë që e pyetën, pasi ai, e di sa shkon pazari aty” thuhet në dosje.
Kuptohet se ky plan i Veliajt për t’u lëshuar në kundërsulm ndaj prokurorëve kërkonte lejen e kryeministrit, në mënyrë që “informacioni” të përdorej për të goditur SPAK-un.
Por Rama nuk e përkrah strategjinë e komunikimit dhe as e lejon Veliajn ta përdorë këtë informacion për të krijuar një skandal që do ta dëmtonte SPAK-un. As kjo nuk ishte as hera e parë që shefi politik nuk i del në krah.
Telefonata që mbeti pa përgjigje: 10 shkurt 2025
Siç ka raportuar edhe më parë Lapsi.al, ditën e arrestimit, në çastin kur u përball për herë të parë me oficerët e policisë, Veliaj ishte në zyrën e tij në bashki. Njerëzit e SPAK që ia behën në korridoret e bashkisë, pas prezantimit e komunikimit të arsyes përse ishin aty, i kërkuan Veliajt të shkonte pas tyre. Por kryebashkiaku, i habitur për atë që po i shihnin sytë dhe në një përpjekje për të fituar kohë, thirri menjëherë aty në zyrën e tij sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushin. I kërkoi sekretarit të lexonte vendimin që kishin sjellë oficerët e SPAK e teksa Dokushi lexonte dokumentin, Veliaj mori celularin dhe nisi të telefononte të vetmin njeri, që ato sekonda kur po i “shembej bota” mendonte se mund ta shpëtonte, pikërisht kryeministrin Edi Rama. Thirrjet drejt numrit të Ramës vijuan disa herë, por më kot. Nga ana tjetër e celularit nuk u përgjigj askush.
Dukshëm i tensionuar që telefonata nuk po realizohej, “Lali” nisi të dërgonte mesazhe të shkruar, përmbajtjen e të cilit e di vetëm ai dhe Rama. Leximi i dokumentave u krye ndërkohë nga drejtori i Veliajt dhe nuk kishte më çfarë të pritej. Oficerët i kërkuan kryetarit të bashkisë të shkonte pas tyre, në të kundërt do të përdornin forcën.
Të tjerat dihen. Që të dukej sikur kishte dalë për punë, Veliaj mori një dosje me vete. Rama, që ishte në Shkodër shpërndau lajmin sikur ishte nisur me urgjencë drejt Tiranës. Në ditët që erdhën, e mbrojti me fjalë kryebashkiakun, por paralelisht nisi shkrirjen e klanit “Veliaj” në PS dhe në Bashki.
E kanë me mua personale”
Nëse i shohim të treja përpjekjet e “Lalit”, 1) telefonatën e injoruar, 2) akuzën e heshtur për ryshfet dhe 3) idenë e refuzuar për t’u bërë deputet, kuptohet se përballë ngrihej një mur i ftohtë mohimi, nga njeriu që deri dje e kishte promovuar me zell.
Vetëm se kjo nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur. Braktisja kishte qënë një proces që nisi me kritikat në Asamble, me fotot e retushuara në Facebook, me emrat që e zëvëndësuan Veliajn në PS e Tiranës dhe që vazhduan pas arrestimit, me tërheqjen e protestave para SPAK, me lënien jashtë grupit parlamentar të klanit Veliaj dhe deri kur frerët e bashkisë i kaluan Belinda Ballukut.
Dikush mund të thotë se Veliaj nuk ishte aq naiv, sa të mos e kuptonte se nga i vinin thikat pas shpine, por në fund të fundit nuk kishte zgjedhje tjetër veçse t’i përgjërohej Ramës për ndihmë. Në fakt, polici Fation Baci tregoi se në furgonin e mbushur plot me policë, teksa ktheheshin për në qelitë e Durrësit, e kishte dëgjuar Erion Veliajn të shprehej në një nga telefonatat me të shoqen: “E kanë me mua personale!”.
Një ngjarje e paprecedentë dhe shqetësuese ka ndodhur së fundmi në rrjetet sociale, ku deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka përdorur një gjuhë skandaloze, fyese dhe denigruese ndaj një të riu 18-vjeçar, vetëm pse ky i fundit e kishte kritikuar në një koment publik.
Sipas mesazhit që ka mbërritur në redaksinë e “Shqipëria Sot”, i riu kishte shkruar:
“Shko pyet atë gruan me restorantin tek rruga Margarita Tutulani si e bën bukën. E di ti, aty ku vodhe votat dhe servilat patronazhistë vraponin të fshihnin provat.”
Reagimi i Braçes ishte i menjëhershëm dhe jashtë çdo norme komunikimi, ku mes të tjerash i shkroi:
“Kush ta sugjeroi, ajo kva që ke rrotull?”**
Ngjarja ka shkaktuar valë reagimesh në rrjetet sociale, me qytetarë dhe aktivistë që kërkojnë reagim zyrtar nga Partia Socialiste dhe institucionet e shtetit. Shumë e cilësojnë këtë si një sulm verbal të turpshëm dhe një abuzim me pushtetin e fjalës publike.
📢 A është ky standardi i një deputeti në vitin 2025?
Burime të pakonfirmuara flasin për një hakmarrje të egër, pas videos virale ku polici dhunonte kamarierin. Sipas dëshmitarëve, ai u përball me një shpërthim zemërimi brenda lokalit ku ndodhi incidenti.
Gjendja e tij është kritike dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacion. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e personave të përfshirë në sulmin brutal.