Category: Uncategorized

  • “Nga sot klient i përhershëm! Veprimi i pronarit që po i bën të gjithë të flasin për Regina Group!”

    “Nga sot klient i përhershëm! Veprimi i pronarit që po i bën të gjithë të flasin për Regina Group!”

    Ngjarja e ndodhur tek Regina Group ka bërë xhiron e rrjeteve sociale! Pasi një polic dhunoi një kamarier, pronari i biznesit nuk qëndroi duarkryq – ai reagoi menjëherë duke e vënë në vendin e vet dhunuesin.

    Ky veprim burrëror i pronarit ka shpërthyer rrjetin me komente mbështetëse:

    👏 “Hallall o pronar, të lumtë dora!”

    👏 “Nga sot e tutje klient i përhershëm vetëm tek ky biznes!”

    👏 “Respekte pa fund, kështu mbrohet stafi që punon për bukën e gojës!”

    Jo vetëm kaq, por shumë ndjekës e quajnë këtë një “super reklamë pa pagesë”, pasi pronari fitoi më shumë respekt dhe klientë me një veprim sesa me qindra fushata marketingu.

    👉 Ky gjest ka treguar se ka ende njerëz që dinë të mbrojnë punëtorët dhe të bëjnë drejtësi!

  • E mbytën me tel dhe e lanë pa jetë: Gjykata jep vendimin për 3 të akuzuarit – Nuk do ta besoni çfarë thanë në sallë!

    E mbytën me tel dhe e lanë pa jetë: Gjykata jep vendimin për 3 të akuzuarit – Nuk do ta besoni çfarë thanë në sallë!

    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të dyshuarit në vrasjen tronditëse të Anesti Ramës, 56 vjeç.

    Në pranga kanë përfunduar vajza e tij, Emanilda Rama (26 vjeçe), bashkëshortja Valbona Rama dhe Çlirim Dogani, që dyshohet se kishte një lidhje intime me të bijën e viktimës.

    Sipas deklaratave të avokatit Kastriot Dyrmishi, të tre të akuzuarit kanë dhënë dëshmi të ndryshme përgjatë ditëve të fundit, por në seancën gjyqësore mohuan çdo përfshirje në ngjarje. “Thonë që nuk dinë asgjë, që e gjetën të vdekur”, – u shpreh avokati.

    Hetimet paraprake tregojnë se Emanilda e ka goditur të atin fillimisht në organet gjenitale, dhe pas rrëzimit të tij, Dogani e ka mbajtur nga duart, ndërsa ajo e mbyti me tel. Më pas, në bashkëpunim me të ëmën, ata kanë tentuar të fshijnë gjurmët, përfshirë edhe pastrimin e gjakut nga trupi i pajetë.

    Ngjarja makabre është zbuluar falë përgjimeve telefonike, ku zbulohet edhe marrëdhënia intime mes Emanildës dhe Çlirim Doganit, i cili rezulton i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

    Për më shumë detaje rreth procesit gjyqësor dhe hetimeve, pritet deklarata zyrtare e prokurorisë në ditët në vijim

  • FUNDOSET AJOLA XOXA! “FIRMOSTE KONTRATA MILIONA LEKE ME PUSHTETIN E VELIAJT!”

    FUNDOSET AJOLA XOXA! “FIRMOSTE KONTRATA MILIONA LEKE ME PUSHTETIN E VELIAJT!”

    Ish-drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina, ka pranuar përpara hetuesve të SPAK se ka firmosur kontrata të paligjshme të iniciuara dhe të kontrolluara nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në dëshminë e saj lidhur me fondet e përdorura për “Festivalin Ndërkombëtar të Dancit”, Voshtina tregon se ka vepruar nën presion.

    Sipas saj, pas dy kontratave të shërbimit të firmosura me kompaninë “Rametal” të biznesmenit Elman Abule qëndronte Ajola Xoxa dhe qendra “Harabel”. “Kontratat janë hartuar me kërkesë të Ajolës. Ajo zgjodhi operatorin, përcaktoi shumën dhe zhvilloi të gjitha diskutimet financiare dhe teknike, duke përdorur një ekonomiste të qendrës ‘Harabel’. Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me përfaqësuesit e ’Rametal’,” deklaroi Voshtina.

    Ajo thekson se dokumentet nuk ishin në përputhje me ligjin, por nënshkrimi i tyre erdhi si pasojë e presionit që Xoxa ushtronte duke përdorur autoritetin e bashkëshortit të saj, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sipas dëshmisë, aktiviteti edhe pse në letër organizohej nga Teatri Kombëtar në fakt ishte plotësisht i kontrolluar nga Ajola Xoxa.

    Voshtina përmend gjithashtu një takim në Ministrinë e Kulturës, ku ishin të pranishëm Ajola Xoxa, koreografi Tim Newman dhe sekretarja e përgjithshme Zerina Bruci. Në këtë mbledhje u diskutua buxheti për shfaqjet “Sonoma” dhe “Gravity”, ku Ajola kërkoi që një shumë prej 240 mijë euro të menaxhohej nga “Harabel”, kërkesë që u kundërshtua nga Voshtina. Ajo tha se fondet publike duhet të administroheshin nga institucioni shtetëror, dhe jo një organizatë private.

    Përplasjet mes tyre nuk ndalën këtu. “Kisha rezervuar disa rreshta për të ftuarit protokollarë, por Ajola i kishte shpërndarë biletat vetë, pa dijeninë e stafit të teatrit,” tha Voshtina.

    Dyshimet për shkelje ligjore u ngritën edhe nga ish-drejtoresha e auditimit në TOB, e cila konfirmoi për SPAK-un se kishte debatuar me Voshtinën për shkak të këtyre procedurave, që binin ndesh me rregullat fiskale dhe menaxhimin e fondeve publike.

  • Gerta Gixhari plas “bombën”: Egli dhe Gjesti nuk kanë qenë kurrë bashkë

    Gerta Gixhari plas “bombën”: Egli dhe Gjesti nuk kanë qenë kurrë bashkë

    Gjatë emisionit “Goca dhe Gra” ka plasur “bombën” për çiftin më të përfolur të Big Brother Vip Albania 4, Eglin dhe Gjestin. Gerta është shprehur se Egli dhe Gjesti nuk kanë qenë kurrë bashkë pas daljes nga shtëpia dhe madje ajo tha se ata e kanë bërë vetëm për klikime duke qenë se fansat donin të dinin më shumë për ta.

    Gerta Gixhari: “Çiftet që u krijuan brënda shtëpisë e lanë marrëdhënien e tyre brënda shtëpisë sepse nuk thonë dot të vërtetën për audiencën. Rasti i Eglit me Gjestin ishte pikërisht ku audienca kërkonte të dinte më shumë për këtë çift kur dolën nga shtëpia sepse brënda asaj shtëpisë u panë të gjitha. Unë mendoj që ato nuk janë bashkuar asnjëherë me njëri tjetrin pasi kanë dalë nga shtëpia sepse ata nuk kanë bërë asnjë postim bashkë, nuk kanë bërë asnjë reagim qoftë dhe personal është shmangur totalisht e gjitha. Nga ana tjetër nuk u ka leverdisur të deklarojnë që jo unë nuk kam asnjë llojë marrëdhënie me njëri tjetrin.”

  • Zbardhet dinamika e vrasjes të 52 vjeçares në Pogradec

    Zbardhet dinamika e vrasjes të 52 vjeçares në Pogradec

    Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Pogradecit, ku 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë në banesën e saj të përfshirë nga flakët.

    Burimet bëjnë me dije se viktima është vrarë brutalisht përpara se autori të ndizte një zjarr për të zhdukur provat brenda banesës.

    Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar, Ilirjan Selmani, i cili mësohet se kishte një lidhje intime me viktimën, dyshohet se fillimisht e ka mbytur dhe e ka goditur me mjet prerës 52-vjeçaren. Më pas, për të zhdukur gjurmët, ka përdorur peshqirë dhe kartpeceta për të pastruar vendin e ngjarjes, të cilat më vonë janë gjetur me gjak në koshin e mbeturinave pranë pallatit ku banonte viktima.

    Policia bën me dije se autori i dyshuar ka ndezur disa vatra zjarri brenda banesës për të inskenuar një aksident dhe për të shmangur çdo provë që mund ta implikonte. Këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth ka ndihmuar grupin hetimor të identifikojë dhe më pas të shoqërojë Selmanin, i cili është dërguar për eksperimente hetimore në vendin e ngjarjes.

    Ndërsa ai ka mohuar përfshirjen në krim, policia po vijon hetimet intensive për të dokumentuar tërësisht motivet dhe rrethanat që çuan në këtë vrasje makabre.

  • Plas ‘bomba’, del foto e Drilonit dhe Bay T pas Big-ut

    Plas ‘bomba’, del foto e Drilonit dhe Bay T pas Big-ut

    Raporti i Drilonit dhe Bay T ishte komentuar që prej qëndrimit të të dyve në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Kjo pasi shumëkush i donte dhe i projektonte si një çift ideal.

    Por, jo të pakta ishin spekulimet sa i përket tyre edhe pasi Driloni u shpall fitues.

    U përfol shumë mundësia e takimit mes tyre, diçka që kurrë nuk u komentua apo pranua nga asnjëri.

    Por, në prapaskenë, larg syrit të publikut, zhvillime paska pasur dhe për këtë nuk ka më as edhe një dyshim!

    Kjo pasi, në rrjete sociale ka rrjedhur një fotografi ku Driloni dhe Bay T shfaqen krah Dianës dhe Arionit.

    Shkrepja i përket disa muajve më parë, në periudhën kur Arioni dhe Diana ende nuk ishin ndarë.

    Të katërt duken shumë të lumtur dhe të afërt në imazhin e shpërndarë nga selfie e tyre në ashensor.

    Rastësi? Nuk dihet saktë se çka ka ndodhur mes tyre por një gjë është e sigurtë – Bay T dhe Driloni janë takuar dhe diçka paska pasur të vërtetë në shumëçka që është thënë. /Prive By Liberta Spahiu

  • Merr fund”/ Kryeministri Rama nuk ndalet me vendimet DRASTIKE: Listë të zezë për…

    Merr fund”/ Kryeministri Rama nuk ndalet me vendimet DRASTIKE: Listë të zezë për…

    Me reformat e reja ligjore, qeveria Rama parashikon masa drastike ndaj ndërtuesve që shkelin lejet e ndërtimit.

    Ndërsa mori pjesë në prezantimin e një start up-i të krijuar nga të rinjtë, për financimin e sektorit të ndërtimit, kryeministri Edi Rama tha se do të kenë një listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit dhe se masat do të jenë të ashpra, si përshembull nuk do tu jepet më leje ndërtimi.

    Projekt e mëdha s’mund të realizojmë siç duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, tek klerinku dhe blerësit e rastit brenda vendit. Listë të zezë për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat, pamundësi për të marrë leje”, tha Rama.

    Masa të ashpra parashikon edhe për arkitektët të cilët do të vendosen përballë përgjegjësisë ligjore në rast se ndërtimi ka devijuar nga projekti për të cilin është dhëna leja. Kryeministri Rama kujtoi se kantieret e ndërtimit do kenë kamera 24 orë.

  • Me dha nurmin e më shkruajti në 12 të natës”, – Ilnisa Agolli rrëfen takimin befasues me Berishën dhe mesazhin e natës

    Me dha nurmin e më shkruajti në 12 të natës”, – Ilnisa Agolli rrëfen takimin befasues me Berishën dhe mesazhin e natës

    Moderatorja dhe gazetarja Ilnisa Agolli ka ndarë një rrëfim të veçantë mbi eksperiencën e saj me një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare, Sali Berishën. E ftuar në emisionin “Pardon My French”, Agolli ka treguar se si i nisi një ftesë ish-kryeministrit për të qenë pjesë e podcast-it të saj, dhe si nga një kontakt formal, përjetoi një nga intervistat më të paharrueshme të karrierës së saj.

    “Jam kënaqur shumë me doktorin,” – tha ajo me entuziazëm. “Ishte një intervistë shumë e veçantë, me një njeri shumë korrekt.”

    Ilnisa tregoi se gjithçka nisi një të shtunë, kur shkoi ta takonte për herë të parë ndërsa ai ndodhej në një konferencë. “Ne nuk njiheshim më parë. Kur i thashë që shkruaj artikuj, më pyeti menjëherë se kur e kisha shkruar të fundit. I tregova për një shkrim gjatë fushatës zgjedhore që kishte qarkulluar shumë, dhe më kërkoi ta lexonte.”

    Në vend që ta drejtonte te sekretarja, Berisha i dha numrin e tij personal. Por surpriza nuk mbaroi aty. “Ishte ora 12 e natës kur më vjen një mesazh,” – kujton Ilnisa. “Mendova se ishte ndonjë shok apo shoqe, por kur pashë që ishte Sali Berisha, ngela! Më falënderoi për shkrimin dhe më tha që me datën 10 do ta xhironim intervistën.”

    Ky moment i papritur dhe sjellja e drejtpërdrejtë e Berishës e la Ilnisën me një përshtypje të thellë për mënyrën sesi një figurë politike me përvojë të gjatë ruan korrektësinë dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar. Intervista e tyre është konsideruar një nga më të veçantat, jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për mënyrën intime dhe njerëzore si nisi.

  • Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

    Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

    Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në shenjë zie dhe respekti, se do të largohen nga kampi stërvitor në Roccaraso, duke u rikthyer në qytet. Futbollisti natyrisht, është rikthyer në Belgjikë, ku jeton familja e tij.verreth

    NJOFTIMI

    Jemi pa fjalë teksa ndajmë lajme që sapo na kanë tronditur thellësisht secilin prej nesh.
    Presidenti Luigi De Laurentiis, stafi i trajnerëve, i gjithë ekipi, menaxhmenti dhe bashkëpunëtorët e kuqe e të bardhëve shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për Matthias Verreth dhe familjen e tij në një nga momentet më të tmerrshme që një prind dhe një qenie njerëzore mund të përjetojë: vdekjen e papritur dhe të parakohshme të një fëmije.

    U kërkojmë të gjithë tifozëve, meshkuj dhe femra, të shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për Matthias, gruan e tij, fëmijën e tyre të parë dhe të gjithë të dashurit e tyre në këtë moment pikëllimi të tmerrshëm. Grupi kuqe e të bardhëve do të kthehet në Bari sot në shenjë zie dhe respekti për një tragjedi të tillë.

  • Vrasja e Anesti Ramës, Ja çfarë u vendos ditën e parë ne Gjykatë !

    Vrasja e Anesti Ramës, Ja çfarë u vendos ditën e parë ne Gjykatë !

    Gjykata e Fierit ka caktuar masën arrest në burg për tre të akuzuarit e vrasjes së 56-vjeçarit, Anesti Rama, i cili u dhunua dhe u mbyt me tel disa ditë më parë në banesën e tij në fshatin Frashër të Patosit.

    Sipas hetimeve të deritanishme, Anesti Rama është mbytur me tel nga e bija 26-vjeçare, Ermalinda Rama si edhe i dashuri i saj 55-vjeçar, Çlirim Dogani, ndërkohë që e ëma e 26-vjeçares, Valbona Rama (njëkohësisht bashkëshortja e Anesti Ramës) ka ndihmuar ne pastrimin e gjurmëve te krimit dhe fshehjen e provave.

    Ata dolën para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtar Klodiana Keyeziu dhe prokurore Lorena Sallillari ku do të njihen me masat e sigurisë.

    Pamjet filmike nga gjykata tregojnë nënë e bijë të qeta dhe pa shenja pendese për krimin e kryer, gjë që ka nxitur reagime të forta në opinionin publik.

    Të tre akuzohen për vrasjen makabre të 56-vjeçarit, i cili fillimisht mësohet se është goditur në organet gjenitale me sende të forta dhe më pas është mbytur me tel.

    Dinamika e krimit:

    Anesti Rama dyshohet se mbyt me tel mbërmjen e 23 Korrikut nga vajza e tij 26-vjeçare, Ermalinda Rama në bashkëpunim me 55-vjeçarin Çlirim Dogani, me të cilin ajo sipas burimeve kishte nisur një lidhje intime.

    Mësohet se në banesën ku ndodhi krimi, në fshatin Frashër të Fierit, në momentin e ngjarjes kanë qenë vajza e viktimës, i dashuri i saj Çlirim Dogani dhe e ëma e 26-vjeçares, Valbona Rama (njëkohësisht bashkëshortja e Anesti Ramës), të tre tashmë të vendosur në prangat e policisë.

    Fillimisht dyshohet se Ermalinda ka goditur të atin në organet gjenitale dhe pasi 56-vjeçari ka rënë në tokë, Çlirim Dogani e ka mbajtur nga duart teksa 26-vjeçarja e mbyste me tel, raporton TCH.

    Sipas policisë, dy autorët e dyshuar të krimit kanë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për kryerjen e vrasjes.

    Ndërkohë bashkëshortja e viktimës akuzohet se ka ndihmuar vajzën e saj 26-vjeçare në fshehjen e gjurmëve duke pastruar gjakun nga trupi i viktimës.

    Përfshirja në krim e 55-vjeçarit dhe lidhja intime me vajzën e Anesti Ramës është zbuluar nga përgjigjimi i telefonit, pasi Ermalinda ka komunikuar me të pas vrasjes së të atit.

    Sipas burimeve, motra e Emalindës, e cila aktualisht jeton në Itali, është e martuar në fshatin Suk të Roskovecit.

    Ajo mbante të motrën herë pas herë në shtëpinë e saj, ku punonte në serat e fermerëve të zonës Suk 1, Suk 2 si edhe në Arapaj, ku mësohet se Ermalinda është njohur me Çlirimin dhe dyshohet se kanë krijuar lidhje dashurore.

    55-vjeçari, i cili u vendos në pranga më 26 Korrik, në dëshminë e dhënë për policinë pas arrestimit ka mohuar të gjitha akuzat.

    Ai ka pretenduar se ndodhej në fshatin e tij Arapaj, shumë larg vendit të ngjarjes kur ndodhi krimi.

    Çlirim Dogani mësohet se ishte i martuar dhe me fëmijë në moshë madhore. Ndërsa sipas burimeve, 26-vjeçarja ka qenë e fejuar 3 herë, por është ndarë.

    Dyshimet janë se ajo i mori jetën të atit, 56-vjeçarit Anesti Rama, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.

    Njoftimi i policisë:

    Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

    Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.

    Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

    Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.