Category: Uncategorized

  • E rëndë/ Një 33-vjeçar gjendet i mbytur në liqen, ngjarja trondit vendin

    E rëndë/ Një 33-vjeçar gjendet i mbytur në liqen, ngjarja trondit vendin

    Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit nga Kosova, emigrant, i cili dyshohet se ka kapërcyer nga ura e liqenit të Ujmanit dhe nuk është parë më që të dalë në sipërfaqe.

    Pas kërkesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur.

    Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.

    Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.

    Trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

  • Amber tallet me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

    Amber tallet me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

    E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas eksperiencës brenda shtëpisë, planet e karrierës, marrëdhëniet me ish-banorët por dhe planet për të krijuar një familje…

    Teksa në monitor janë shfaqur disa prej fotove të ish-banorëve, Amber ka komentuar raportet dhe mendimin që ka ajo për ta. Kur u ndal tek fotoja e Gjestit, me të cilin ka pasur disa konflikte brenda shtëpisë, Amber u shpreh:

    Amber: Kush është ky, Frederik Ndoci?

    Ronaldo: Ky është Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si Gjesti. Këngëtar dhe fitues njëkohësisht i “Big Brother VIP Albania 4”. Pse Frederik Ndoci?

    Amber: Po ngaqë është këngëtar dhe e ngatërrova.

    Ronaldo: Nuk besoj se e the për ofendim, se Frederik Ndoci është emër i madh i muzikës shqiptare.

    Amber: Pse duhet ta them për ofendim? Frederiku hyn tek këngëtarët me zë brilant shqiptarë. Kështu që është kompliment, jo ofendim. Por e ngatërrova.

    Ronaldo: Ngjan me Frederikun?

    Amber: Pak, po (qesh).

  • Tragjedi në det/ Mbytet trageti me mbi 100 persona, 13 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

    Tragjedi në det/ Mbytet trageti me mbi 100 persona, 13 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

    Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur pas përmbysjes së një trageti me rreth 100 pasagjerë në shtetin Niger, në pjesën veri-qendrore të Nigerisë. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, ndërsa shumica e pasagjerëve ishin nisur drejt një tregu lokal.

    Sipas autoriteteve, 26 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, janë shpëtuar. Ndër të mbijetuarit është edhe kapiteni i tragetit, i cili nuk ishte në gjendje të konfirmonte numrin e saktë të pasagjerëve.

    Zyrtarët dyshojnë se mbingarkesa ishte shkaku kryesor i aksidentit, pasi trageti ishte prej druri dhe nuk ishte i pajisur për një ngarkesë kaq të madhe. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, kërkimet për të zhdukurit vijojnë.

  • Të pafytyrë me internet’, Xheneta thumbon Eglin për flamur

    Të pafytyrë me internet’, Xheneta thumbon Eglin për flamur

    Këngëtarja Xheneta Fetahu ka publikuar një reagim të fortë në rrjete sociale, që është interpretuar gjerësisht si një “thumb” i drejtuar Egli Takos, pas performancës së fundit në Kosovë, ku ajo është shfaqur në skenë me flamurin shqiptar.

    Në një Instastory të drejtpërdrejtë dhe pa doreza, Xheneta shkruan:

    “Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera, s’u gjeni kërkah.”

    Ajo vijon më tej me një krahasim që i drejtohet skenës ndërkombëtare:

    “Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemër, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime.”

    Xheneta duket se kritikon ata që përdorin simbolet kombëtare vetëm për imazh dhe famë, duke sugjeruar se vlera të tilla nuk duhet të përdoren për marketing personal. Në përfundim, ajo shprehet me tone të ashpra:

    “Përdorni gjithçka veç talentin edhe njerëzit, edhe kombin. Të pafytyrë me internet.”

    Kjo deklaratë vjen menjëherë pas koncerteve të shumta ku Egli Tako ka qenë e pranishme dhe ka bërë bujë me flamurin shqiptar në skenat e Kosovës – një detaj që shumë e kanë përjetuar si një akt patriotik, ndërsa të tjerë si marketing i tejkaluar.

    Deri tani, Egli nuk ka reaguar ndaj këtij postimi, por rrjetet sociale janë ndezur me komente dhe diskutime rreth këtij “thumbi publik”. /

  • Rama nuk ndalet! Kryeministri tjetër ULTIMATUM: Asnjë lavazh mes lagjeve…

    Rama nuk ndalet! Kryeministri tjetër ULTIMATUM: Asnjë lavazh mes lagjeve…

    Kryeministri Edi Rama i dha ultimatum pikave të larjeve të makinave në qytetet në të gjithë Shqipërinë që të ndërpresin aktivitetin e tyre para se të ndërhyjë shteti.

    Rama thotë se ata që kanë lavazhe në trotuara duhet t’i heqin vetë në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor.

    “Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkroi Rama.

    Kryeministri shpërndau edhe rastin e parë të çmontimit të një lavazhi. Me sa duket, në aksionin e lirimit të hapësirave publike janë përfshirë edhe lavazhet të cilat anë të vendosura në kryeqytet.

  • E bujshme/ Shpallet në kërkim biznesmeni Sokol Meqemeja, bossi i salçiçeve “Wudy”, cfare u ka bërë shqiptarëve?

    E bujshme/ Shpallet në kërkim biznesmeni Sokol Meqemeja, bossi i salçiçeve “Wudy”, cfare u ka bërë shqiptarëve?

    Biznesmeni i njohur Sokol Meqemeja është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës pasi po ndërtonte pa leje një impiant gazi (TEC), në pronë publike.

    Operacioni është zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Vlorës, Sarandës dhe IKMT Tiranë me Inspektoriatin e Mjedisit.

    Hdetimet nisën menjëherë pas informacioneve se po ndërtohej në tokën shtet dhe pa leje investimi i ri, një një impiant gazi (TEC). Policia njoftoi sot se janë arrestuar në flagrancë 2 inxhinierët e kompanisë Elton Malkaj dhe Luan Metaj, ndërsa u shpall në kërkim edhe administratori i kompanisë Juglerd Ibrahimi

    Në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, bllokohen punimet në këtë objekt.

    Njoftimi i policisë:

    Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë.

    Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente.

    Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

    E. M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

    Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

    S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

    Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

  • Kryemadhi habit teksa gjen unazën me diamant dhe rubin përballë SPAK: Do paguaj…

    Kryemadhi habit teksa gjen unazën me diamant dhe rubin përballë SPAK: Do paguaj…

    SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi.

    Mesditën e së martës, Kryemadhi është paraqitur në SPAK për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj saj.

    Ndërkohë që po hynte në ambientet e SPAK, Kryemadhi u përfshi në një episod të pazakontë. Ajo tha se kishte gjetur një unazë me diamant dhe rubin, sapo kishte zbritur nga automjeti, përballë institucionit.

    Gjeta një unazë dhe thoni pastaj që s’jam me fat. Është me rubin dhe me diamant, e kam gurin e fatit unë këtë. Kjo rrugë është nën vëzhgim. E gjeta sapo zbrita” u shpreh Kryemadhi me humor.

    Ish-deputetja shtoi me ironi se unazën do ta dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme ose do ta përdorë për të paguar avokatin: “Po e çoj në SPAK, ose të paguaj avokatin. Mund ta ketë hedhur ndonjëra që është zënë, i ka thënë ‘nuk e dua unazën tënde’.

  • Punonin për bukën e gojës, u kthyen me arkiv*l” Kush janë 7 kamarierët e vr*rë ne Shqiperi dhe historia e tyre tr*gjike

    Punonin për bukën e gojës, u kthyen me arkiv*l” Kush janë 7 kamarierët e vr*rë ne Shqiperi dhe historia e tyre tr*gjike

    Në Shqipëri, të punosh si kamarier është kthyer jo vetëm në një profesion sfidues, por në disa raste fatkeqësisht edhe në një rrugë pa kthim. Rasti më i fundit, ai i dhunës së ushtruar ndaj një kamarieri Ron Balaj nga një ish-polic në Vlorë, ka rikthyer vëmendjen tek një bilanc tragjik që pak është thënë në publik: të paktën 7 kamarierë janë vrarë në 11 vitet e fundit teksa ushtronin punën e tyre.

    Gazetari Klevin Muka, në një status të fortë në rrjete sociale, ka sjellë në vëmendje këto histori të rënda, duke i përmendur me emra dhe data, dhe duke ngritur një pikëpyetje të madhe morale për shoqërinë dhe institucionet: Si mundet që punëtorët më të ndershëm, më të thjeshtë dhe më të pambrojtur të përfundojnë në mënyrë kaq tragjike?

    Bilanci i zi:

    • 14 Gusht 2014 – Denis Vyshka, 28 vjeç, kamarier në Dhërmi, vritet nga dy pronarët e lokalit ku punonte. Dyshonin se u kishte vjedhur para. I riu u torturua për 3 orë dhe një goditje me hanxhar i mori jetën.
    • 29 Shtator 2015 – Gentian Bajraktari, 21 vjeç, kamarier në Elbasan, qëllohet për vdekje nga një klient, vetëm sepse vonoi picën.
    • 27 Qershor 2021 – Musaen Zeneli, 20 vjeç, kamarier në Velipojë, mbetet i vrarë pas një përplasjeje mes dy grupeve që luftonin për shezlongët në bregdet. Ai ndodhej aty për të punuar.
    • 4 Tetor 2021 – Gazment Kurmaku, kryekamarier në Fish City, Elbasan, dhunohet për vdekje pasi nuk lejoi një klient problematik të ulej në një tavolinë të rezervuar.
    • 12 Mars 2023 – Mimoza Paja, kamariere në Laprakë, qëllohet për vdekje gjatë një atentati në mes të kryeqytetit. Ajo kishte me vete edhe mbesën e saj, ndërsa punonte për të mbajtur familjen.
    • 5 Qershor 2024 – Eraldo Nevruzi, recepsionist në një hotel në Dhërmi, vritet nga pronari i hotelit vetëm një javë pasi kishte filluar punën.
    • 20 Korrik 2024 – Gledjan Muka, 36 vjeç, kamarier në Memaliaj, humb jetën gjatë një masakre. Ai nuk ishte shënjestra, por viktimë rastësore teksa punonte për bukën e gojës.

    Një shoqëri që nuk mbron të pambrojturit

    Këto histori nuk janë thjesht kronikë e zezë. Janë pasqyrë e një realiteti ku dhuna, papërgjegjshmëria institucionale dhe mungesa e kulturës së respektit ndaj punëtorëve, kanë sjellë pasoja fatale. Asnjë prej këtyre të rinjve nuk kërkonte asgjë më shumë sesa një pagë për të jetuar me dinjitet. Dhe për këtë sakrificë, u shpërblyen me vdekje.

    Rastet janë në rritje, ndërsa askush nuk flet më për të mbijetuarit: prindërit që s’e kanë marrë dot veten, fëmijët që mbetën jetimë, familjet që mbetën pa dritën e syve.

    Apeli

    Është koha që të merren masa reale. Të vendosen standarde sigurie për punonjësit e bareve dhe restoranteve, të ushtrohet kontroll mbi mënyrën se si trajtohen nga pronarët apo klientët dhe të ketë ndëshkime shembullore për çdo akt dhune në vendin e punës.

    Sepse nuk mund të quhet “punë” kur përfundon në varr. Sepse nuk ka gjynah më të madh se të vdesësh duke kërkuar bukën e gojës.

    U prehshin në paqe. Të mos harrohen kurrë.

  • Hapen aplikimet për universitete!

    Hapen aplikimet për universitete!

    Këtë të martë janë hapur aplikimet për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete.

    Lajmin e ka bërë me dije edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht, për t’iu dhënë mundësi të gjithë maturantëve për përzgjedhjen deri në 10 programe studimi në universitetet shqiptare.

    “Hapen sot aplikimet për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete

    Sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht, për t’iu dhënë mundësi të gjithë maturantëve për përzgjedhjen deri në 10 programe studimi në universitetet shqiptare
    Apliko tani në https://ualbania.al/”-shkruan Rama.

  • Edi Rama një palaço!” – Avokati shpërthen pas skandalit me policin që goditi kamarierin

    Edi Rama një palaço!” – Avokati shpërthen pas skandalit me policin që goditi kamarierin

    Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtës ligjor i policit të pezulluar Ardian Isufi, ka reaguar me tone të forta në lidhje me ngjarjen që tronditi opinionin publik në Vlorë, ku një 18-vjeçar u dhunua nga një efektiv policie jashtë shërbimit. Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Cakrani mohoi kategorikisht që klienti i tij të ketë qenë personi që e goditi kamarierin.

    Sipas tij, pamjet e publikuara në media janë të manipuluara me qëllim për të “sakrifikuar” efektivin Isufi. “Videoja është prerë. Nuk jepet e plotë, nuk tregohet dinamika. Kjo është bërë për të sulmuar policin dhe për të justifikuar dhunën e ushtruar ndaj tij nga një grup personash jashtë lokalit,” u shpreh Cakrani.

    Ai shtoi se Ardian Isufi është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në reanimacion, ndërkohë që asnjë zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit nuk ka shkuar ta vizitojë apo të interesohet për të. “Kjo është e turpshme! Ai ka mbi 20 vite në shërbim dhe është braktisur,” tha avokati.

    Cakrani nuk i kurseu akuzat edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë “palaço” dhe duke e akuzuar për ndërhyrje të panevojshme në një proces ende në hetim. “Palaço kryeministri që i hedh benzinë zjarrit! Në vend që të presë hetimet, del e jep urdhra për përjashtime dhe ndëshkime pa u provuar asgjë,” tha ai.

    Avokati publikoi gjithashtu një tjetër video ku pretendon se klienti i tij është rrahur nga rreth 15 persona jashtë lokalit. Sipas tij, kjo pjesë e incidentit po fshihet nga media dhe autoritetet, ndërkohë që për dhunën ndaj kamarierit ai deklaroi: “Isufi i futi vetëm dy shpulla – as më shumë, as më pak!”

    Ngjarja vijon të jetë në fokusin e publikut dhe institucioneve, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim. Në anën tjetër, gjithnjë e më shumë zëra kërkojnë transparencë dhe drejtësi të plotë për të dyja palët.