Vullkani më i lartë i Euroazisë ka nisur të shpërthejë pas tërmetit në rajonin Kamchatka të lindjes së largët të Rusisë, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.
Me një lartësi prej 4,750 metrash, Klyuchevskaya Sopka është një nga vullkanet më aktivë në botë.
Turistët që kishin udhëtuar në zonën e vullkanit nuk i kanë anuluar turet e tyre dhe në vend të kësaj duan të qëndrojnë për të parë shpërthimin, raportoi RIA, duke cituar Unionin Rus të Industrisë së Udhëtimeve (RUTI).
Në shtator të vitit 2022, tetë persona vdiqën gjatë një ekspedite ngjitjeje në vullkan, sipas autoriteteve lokale.
Kushtet në vullkan janë shpesh të rrezikshme dhe të paparashikueshme, me erëra të forta, temperatura shumë të ftohta dhe borë në lartësi të mëdha.
Mos u dorëzo kurrë, edhe kur gjithçka duket e humbur!”
Një video që të prek në shpirt dhe të jep forcë për të mos u dorëzuar – për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me sëmundje të rënda, për ata që janë rrëzuar por kanë gjetur kurajon të ringrihen.
Kemi përmbledhur momentet më emocionuese nga njerëz të zakonshëm që bënë një gjë të jashtëzakonshme: e mposhtën kancerin! buzëqeshje pas lotësh, dhe një kambanë që bie si simbol fitoreje!
Kjo video është për ty që ke nevojë për shpresë. Mos harro: edhe nata më e errët, ka një mëngjes me dritë!
Data 31 korrik do të jetë dita e fundit e afatit për lirimin vullnetarisht të hapësirave publike.
Kryeministri Edi Rama thekson se do të ketë penalizim për këdo që do të kryejë shkelje.
“31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësira nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen”, shprehet Rama.
Pak javë më parë, një video e regjistruar në tregun e fruta-perimeve në Sarandë bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe portaleve shqiptare. Në kuadër të një kontrolli për zbatimin e urdhrit të kryeministrit Edi Rama për luftën kundër evazionit fiskal, inspektorët e tatimeve shkuan për të monitoruar shitjet pa faturë. Aty, në qendër të vëmendjes papritur u gjend Fatbardha Nesturi, shitësja e njohur në treg, e cila u përball publikisht me kontrollin dhe inspektorin lokal, Muçin.
Videoja u bë virale, dhe ndërsa për Muçin u mbyll me kaq, për Bardhën ishte vetëm fillimi i një kapitulli të ri.
35 vite në treg: “Kjo është punë për Bardhën”
Në një intervistë të dhënë për A2 CNN, Bardha rrëfen jetën e saj mes arkave me perime dhe aromës së freskët të frutave vendase: “Unë kam 35 vjet këtu. Kjo është punë vetëm për Bardhën. Dita ime nis në 4 të mëngjesit. Marr mallin nga fshatarët që e sjellin nga zonat përreth, e sistemoj dhe e përgatit për ta shitur. Kështu e kam mbajtur familjen.”
E njohur prej kohësh nga bashkëqytetarët e saj, Bardha ishte një figurë e zakonshme e përditshmërisë në tregun e Sarandës – deri në momentin kur një video e thjeshtë e transformoi në një emër të njohur në gjithë Shqipërinë.
Nga frika për të humbur punën, në “yjet” e rrjeteve sociale
Fillimisht e frikësuar për fatin e punës së saj, ajo kujton momentet e tensionit gjatë kontrolleve: “Nuk dija ç’të thosha… jam mësuar me këtë punë, më dukej sikur po më merrnin jetën. Por tani më njohin të gjithë. Jam bërë e famshme me vulë!”
Fama, për Bardhën, nuk ka qenë thjesht virtuale. Ndryshe nga shumë personazhe të rrjeteve që harrohen pas pak ditësh, ajo ka përfituar drejtpërdrejt edhe në biznesin e saj: “Është rritur goxha puna ime. Mallin që nxjerr në mëngjes, e kam shitur deri në darkë. Falenderoj njerëzit për mbështetjen, më kanë dhënë kurajo.”
Marrëdhënia me inspektorin: “Muçi është njeri shumë i mirë”
Pavarësisht “përplasjes” në video, Bardha flet me simpati për Muçin, inspektorin që u bë gjithashtu personazh publik: “Është njeri shumë i mirë, jemi miq të mirë. Jemi takuar shpesh edhe jashtë tregut dhe i flasim gjithmonë njëri-tjetrit kur ndeshemi në qytet. Nuk kemi asnjë hatërmbetje, përkundrazi, më dha shumë kurajo.”
Ndërkohë, Muçi ka refuzuar të rikthehet në qendër të vëmendjes, duke qëndruar larg kamerave dhe refuzuar intervistat.
Nga tregtarja e thjeshtë në ikonë të rezistencës së përditshme
Historia e Bardhës ka prekur shumë shqiptarë jo vetëm për sinqeritetin e saj, por edhe sepse përfaqëson mijëra gra që luftojnë çdo ditë për të mbajtur familjen me punë të ndershme. Pa shumë zë, pa shumë mbështetje, por me këmbëngulje.
“Unë dua të vazhdoj punën time si gjithmonë. S’kam dashur të bëhem personazh, thjesht dua të jem Bardha që të gjithë e njohin në treg.”
Për momentin, ajo mbetet simbol i një shoqërie ku përballja me ligjin, sistemin dhe sfidat e jetës përkthehen në histori njerëzore që meritojnë të dëgjohen. Bardha nuk kërkoi asnjëherë famë, por e fitoi me dinjitet. Dhe ndoshta, pikërisht kjo e bën kaq të veçantë.
Një ditë pasi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli kundër draftit të propozuar për ndryshimet në Kodin Penal, duke e cilësuar atë si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë, ka reaguar sot edhe Dhoma e Avokatisë.
Në një konferencë për mediat, kryetari Maks Haxhia është shprehur se kodi i ri ka dënime më shumë se në kohën e komunizmin, që bie ndesh me parimet e avokatit.
“Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Duhet të dilte me një komunikim për të gjithë aktorët, me nevojën që çuan për përgatitjen e këtij drafti për këtë kod. Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet kod i ri. Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë. 23 herë është ndryshuar. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese. Bie ndesh me parimet e avokatit. Mjet të fundit do të kemi kontestim në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Haxhia.
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Gaziantepit në Turqi, ku një shofer autobusi humbi jetën pas një sulmi në zemër gjatë drejtimit të mjetit. Shoferi, Ahmet Kılınç, 60 vjeç, ishte i angazhuar në transportin urban të pasagjerëve kur ndodhi incidenti fatal.
Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë të vendosura brenda në autobus, duke dokumentuar momentet dramatike kur shoferi humbi kontrollin mbi timonin si pasojë e infarktit. Pasagjerët brenda mjetit panë gjithçka të ndodhte në sekonda dhe më pas panikoi shpërtheu teksa autobusi filloi të lëvizte pa kontroll.
Në pamjet që janë bërë virale në rrjetet sociale, shihen qytetarët duke u përpjekur të shpëtojnë veten dhe njëri-tjetrin, ndërsa disa përpiqen të ndihmojnë shoferin. Fatmirësisht, sipas informacioneve paraprake, autobusi nuk është përplasur me ndonjë automjet tjetër apo kalimtarë të rastit, duke shmangur një tragjedi më të madhe.
Autoritetet lokale kanë konfirmuar se Ahmet Kılınç ndërroi jetë në vend, pavarësisht përpjekjeve të pasagjerëve për t’i dhënë ndihmë të parë dhe thirrjes së menjëhershme së ambulancës.
Shoferi ishte një emër i njohur për komunitetin lokal për përkushtimin e tij shumëvjeçar në shërbimin publik. Ngjarja ka ngjallur dhimbje dhe reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarët shprehin ngushëllime për familjen dhe kujtojnë kontributin e tij.
Hetimet mbi incidentin vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për kontrolle mjekësore më të shpeshta për drejtuesit e mjeteve publike për të shmangur tragjedi të tilla në të ardhmen.
Pas 6 muajsh në paraburgim, Erion Veliaj “plas bombën” përmes një deklarate që ka shokuar edhe mbështetësit e tij më besnikë!
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, që pritet të dalë në gjyq për akuza të rënda si korrupsion aktiv, pastrim parash dhe shpërdorim fondesh publike, ka habitur të gjithë me një ankesë personale të papritur.
📢 Veliaj:
“Jam ndier i ngacmuar seksualisht nga 30 efektivë të ndryshëm të sistemit të burgjeve. Më shikojnë, më përgjojnë, më bëjnë të ndjehem si një objekt.”
Akuza erdhi përmes një reagimi ku ai pretendon se ndodhet nën vëzhgim të përhershëm, se është bërë “shënjestër për ta poshtëruar”, dhe se ndaj tij po ushtrohet “presion psikologjik seksual”.
Kjo deklaratë ka ndarë rrjetin më dysh:
👉 Disa e shohin si përpjekje për të shmangur drejtësinë.Të tjerë mendojnë se kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave njerëzore në burgjet shqiptare.
A është ky fundi politik i Erion Veliajt, apo fillimi i një beteje të re ligjore e njerëzore?
Një ngjarje e rëndë tronditi ditë më parë jo vetëm qytetin bregdetar të Vlorës, por gjithë opinionin publik shqiptar, ku efektivi i Policisë së Shtetit (tani i pezulluar), Ardian Isufi së bashku me mikun e tij, Leart Bino, një person me precedentë të mëparshëm penale dhunuan për një shishe ujë kamarierin 18-vjeçar, Aron Balaj.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar së fundmi dhe një prej efektivëve më të vjetër të Policisë Rrugore në Vlorë, Rexhep Llaçaj, i cili ka vendosur të flasë publikisht dhe të hedhë të tjera akuza mbi Isufin.
Llaçaj, me një karrierë prej 25 vitesh në radhët e bluve, ka akuzuar drejtpërdrejt Ardian Isufin, jo vetëm për përfshirjen e tij në ngjarjen e fundit, por edhe për fshehjen e një aksidenti të ndodhur vite më parë, më 24 janar të 2021, ku bashkëshortja dhe fëmijët e tij u përplasën nga një automjet teksa ishin duke kaluar vijat e bardha.
Si pasojë, gruaja e tij mbeti e paralizuar, ndërsa fëmijët që prej aso kohe jetojnë të traumatizuar nga ajo ngjarje, aksident i cili deri më sot nuk është hetuar asnjëherë.
*PAMJE NGA AKSIDENTI
“Më është aksidentuar gruaja dhe tre fëmijët te shkolla e natës, ku ngjarja nuk është zbardhur asnjëherë. Pasi e çova nusen në Tiranë, se theu dy këmbë, kokën, brinjën, pas 20 e ca ditësh që nusja filloi reagoi, fola me punonjësit e Policisë së Vlorës dhe më thanë që ngjarja nuk është zbardhur akoma”, ka treguar ai, ndërkohë që më tej ka bërë me dije se në kohën kur dhe ndodhi aksidenti, oficeri i Policisë Gjyqësore që ka pasur në dorë zbardhjen e këtij aksidenti, ka qenë Ardian Isufi.
Por, në vend të hetimit, çdo provë është zhdukur dhe ai nuk ka bërë asnjë përpjekje për zbardhjen e këtij aksidenti.
Llaçaj thotë se ka shkuar vetë për të kërkuar pamjet filmike në zonë, por i ishte thënë se “kishin ardhur policë përpara dhe i kishin fshirë”. Për më tepër, efektivi i Policisë pretendon se pas kërkesave të përsëritura për të mësuar mbi hetimin e aksidentit, Isufi, në cilësinë e shefit të Qarkullimit Rrugor në atë kohë dhe njëkohësisht epror i tij, e largoi nga sektori i qarkullimit dhe e transferoi te rendi.
“Në moment që unë më mbrapa kam qenë punonjësi i Ardian Isufit, kur ai ishte shef Qarkullimi i kam kërkuar disa herë për zbardhjen e ngjarjes dhe ai më ka larguar nga Policia e Qarkullimit më kaloi me Rendin”, ka shtuar Llaçaj, duke i bërë më tej thirrje Prokurorisë që të rihapë dosjen e bashkëshortes së tij, por edhe të hetojë të gjitha ngjarjet ku emri i Ardian Isufit përmendet për fshehje dhe manipulim provash.
Pjesë nga fjala e Rexhep Llaçaj:
Përshëndetje, quhem Rexhep Llaçaj, punonjës policie prej 25 vitesh . I bashkangjitem ngjarjes që ka ndodhur para 2-3 ditësh të dhunimit të një fëmije nga oficeri i Policisë, Ardian Isufi. Në lidhje me këtë kam pasur në 24 janar të 2021 një aksident ku Ardian Isufi ka qenë oficer ka qenë oficer i Policisë Gjyqësore. Më është aksidentuar gruaja dhe tre fëmijët te shkolla e natës, ku ngjarja nuk është zbardhur asnjëherë.
Pasi e çova nusen në Tiranë, se theu dy këmbë, kokën, brinjën, pas 20 e ca ditësh që nusja filloi reagoi, fola me punonjësit e Policisë së Vlorës dhe më thanë që ngjarja nuk është zbardhur akoma. Kam ardhur në Vlorë, bashkë me djalin tim, dhe kam shkuar në shumë vende që kishte kamera dhe më thanë që mos u mundo kot se ngjarjen e kanë fshehur se kanë ardhur disa punonjës policie dhe i kanë fshirë kamerat.
Ndërkohë, pas 10 ditësh, te Shkolla e Natës është vrarë dhe një qytetar tjetër me mbiemër Beqiri dhe ngjarja u zbardh edhe ne trotuar edhe në rrugë e në të gjitha. Si ka mundësi që ngjarja e nuses sime u fshi, kur nusja ime ka ngelur sakate, në shtëpi dhe fëmijët shumë të traumatizuar që nga ai moment. Nuk është zbardhur asnjëherë ngjarja. Në moment që unë më mbrapa kam qenë punonjësi i Ardian Isufit, kur ai ishte shef Qarkullimi. i kam kërkuar disa herë për zbardhjen e ngjarjes dhe ai më ka larguar nga Policia e Qarkullimit më kaloi me Rendin.
Ndërkohë në kohën që është aksidentuar nusja ime ka qenë dhe një punonjës policie tjetër madhor të rrethit, dhe ngjarja nuk është zbardhur ende. Nuk e di arsyeja pse janë fshirë këto kamerat dhe nga kush janë fshirë.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka marrë vendimin pas ankimimit të Shqipëria Bëhet, ku ka vendosur t’i heqë mandatin kushërirës së Adriatik Lapajt, Kleana Xhuveli.
KAS ka rrëzuar vendimin e Celibashkit, duke i kaluar mandatin e vetëm të parës në listën e mbyllur, Ana Dajkos.
Vendimi nga u mor këtë të mërkurë, në kuadër të shqyrtimit të ankimimit të bërë nga “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku kërkohej që KAS të njihte djegien e kandidatëve të listës së mbyllur dhe t’i jepte mandatin Adriatik Lapajt, si më i votuari i listës së hapur.
Mandati tashmë është në duart e Ana Dajkos, mamaja e kandidatit të “Shqipëria Bëhet” në Vlorë, Vasil Dajko. Çështja pritet të shkojë tashmë në Kolegjin Zgjedhor për një vendim përfundimtar.
Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, i cili do t’i japë fund vendosjes së vulave nëpër pasaporta, do të nisë zbatimin në tetor.
I ashtuquajturi Sistem i Hyrje/Daljes (EES) fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi nëntorin e vitit të kaluar, por u shty në momentet e fundit pasi disa shtete ende nuk ishin të gatshme që ta zbatonin.
Komisioni Evropian ka vendosur 12 tetorin e vitit 2025 si datë për nisjen e operacioneve për zbatimin e EES-së. Nga 12 tetori e tutje, EES-ja do të nisë gradualisht të zbatohet në kufijtë e jashtëm të 29 shteteve evropiane, për gjashtë muaj. Ky zbatim gradual do t’u japë autoriteteve, pasagjerëve dhe industrisë së transportit më shumë kohë për t’u përshtatur me procedurat e reja, tha BE-ja.
Sistemi është krijuar në nëntor të vitit 2017 dhe zbatimi i tij u shty disa herë. Sistemi pritet të vlejë për rreth 60 vende, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor, për hyrjen e tyre në BE, si dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn, të cilat janë pjesë e zonës Schengen.
EES-ja do të regjistrojë datën e hyrjes dhe daljes së vizitorëve dhe do të ketë të dhëna për qëndrimet e tejzgjatura dhe hyrjet e refuzuara.
Sipas sistemit të ri, udhëtarëve do t’u mblidhen të dhënat personale dhe biometrike – fotografitë e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve.
Pasaportat në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë biometrike; në çipet e tyre ruhen gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia, dhe janë plotësisht të harmonizuara me kushtet që ka kërkuar Bashkimi Evropian, në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë regjimin pa viza.
Zbatimi i këtij sistemi ka rritur frikën se do të ketë radhë dhe pritje të gjata për njerëzit që udhëtojnë për në Evropë me trena, tragete dhe aeroplanë.
Në mars, disa shtete anëtare u pajtuan që zbatimi të bëhet përmes fazave, që do të nisë më 12 tetor.
“Kjo do të rrisë sigurinë… duke na ndihmuar që të identifikojmë personat që tejkalojnë kohën e qëndrimit, të parandalojmë lëvizjet e parregullta dhe të ulim mashtrimet me dokumente dhe identitete”, tha Magnus Brunner, komisionar për Migrim.
Komisioni Evropian tha se për udhëtarët do të ketë fushata informuese në aeroporte dhe në pikëkalime kufitare në mbarë BE-në para se të nisë zbatimi i sistemit.
Sipas tij, periudha gjashtëmujore, sa është vendosur koha për përshtatjen me këtë sistem, është kohë e mjaftueshme për shtetet anëtare, udhëtarët dhe bizneset që të përshtaten me sistemin e ri.
Sipas zbatimit të planifikuar në faza, vendet anëtare të BE-së duhet të fillojnë të operojnë sistemin në gjysmën e pikave kufitare pas tre muajsh dhe ta kenë tërësisht funksional atë pas gjashtë muajsh.
“EES mund t’i marrë secilit udhëtar disa minuta shtesë për t’u përfunduar, prandaj përgatituni të prisni më gjatë se zakonisht në kufi sapo të nisë sistemi”, tha Ministria e Jashtme e Britanisë në një përditësim për udhëtime./