Category: Uncategorized

  • Bojë mbi statujën e Skënderbeut, reagime të ashpra në Kosovë

    Bojë mbi statujën e Skënderbeut, reagime të ashpra në Kosovë

    Një akt vandalizmi ka tronditur Kosovën, pasi statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Prizren është lyer me bojë në përkrenare dhe shpatë.

    Shoqata “Trojet e Arbrit” e ka dënuar ashpër këtë akt dhe ka kërkuar veprime urgjente nga policia dhe prokuroria për kapjen e autorëve, të cilët ende nuk janë identifikuar.

    Shoqata fton të gjithë shqiptarët të bashkohen më 28 nëntor 2025 në një demonstratë masive në Prizren për ruajtjen e identitetit dhe krenarisë kombëtare, me moton: “Duam Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren”.

    Po ashtu, paralajmëron se nëse autoritetet nuk veprojnë, përplasjet mes forcave atdhetare shqiptare dhe grupeve pansllaviste dhe neotomane do të jenë të pashmangshme.

    Statuja u vendos në Prizren më 28 nëntor 2020, në përkujtim të 577-vjetorit të ngritjes së flamurit shqiptar në Krujë dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

  • TRAGJIKE / Burrë e grua ishin nisur të shisnin peshk në Borsh, makina që i përplasi ishte me 200 km/h!

    TRAGJIKE / Burrë e grua ishin nisur të shisnin peshk në Borsh, makina që i përplasi ishte me 200 km/h!

    Viktimat janë identifikuar si Kujtim Mehmeti (60 vjeç) dhe bashkëshortja e tij, të cilët po udhëtonin me van model “Benz Vito” dhe kishin vendosur rripin e sigurimit. Përplasja ishte ballë për ballë me mjetin tjetër të pakontrolluar, ndërsa shoferi i fuoristradës nuk ka tentuar të frenojë.

    Dy pasagjerët në fuoristradë mbetën të plagosur, njëri në gjendje kritike, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit.

    Fillimisht, familjarët e viktimave kishin shkuar në Borsh për të shitur peshk, nisur normalisht nga puna e tyre e përditshme e ndershme, pa dyshim e shndërruar në një tragjedi të papritur.

    Hetuesit po përpunojnë provat për të vendosur nëse shoferi i makinës ekstreme do të përballet me akuza të rënda penale për shkelje masive të rregullave të qarkullimit rrugor dhe shkaktim të vdekjes për shkak të pakujdesisë.

  • Njohje të reja, surpriza dhe…Njihuni me 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Gusht, ja ku duhet të tregoni vëmendje

    Njohje të reja, surpriza dhe…Njihuni me 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Gusht, ja ku duhet të tregoni vëmendje

    Zbuloni më poshtë nëse shenja juaj është në listë.

    1. Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

    Me Diellin në shenjën tuaj deri më 22 gusht, ndiheni më të fuqishëm se kurrë për të marrë vendime të mëdha në jetën personale dhe profesionale.

    • Çfarë ju sjell fati? Fillime të reja, rritje vetëbesimi dhe tërheqje e njerëzve mbështetës.
    • Këshilla: Shmangni veprimet impulsive, por mos hezitoni të vendosni veten në plan të parë.

    2. Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

    Shigjetarët përjetojnë një muaj me zhvillime të theksuara personale. Gushti është i mbushur me frymëzim, mundësi për projekte të reja dhe për rritje në aspektin emocional apo financiar.

    • Çfarë ju sjell fati? Mundësi për mësim, rrjete të reja dhe pasion i rizgjuar.
    • Këshilla: Jepini hapësirë ideve të reja dhe ndjekni instinktet tuaja krijuese.

    3. Dashi (21 Mars – 19 Prill)

    Për Dashin, gushti sjell vetëbesim dhe vendosmëri për të ndjekur zemrën. Jeni të motivuar për të arritur qëllime dhe për të lënë pas çdo pasiguri.

    • Çfarë ju sjell fati? Përparim në dashuri, kreativitet dhe sukses personal.
    • Këshilla: Fokusohuni aty ku doni më shumë rezultat dhe mos kini frikë të guxoni.

    4. Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

    Jeta sociale dhe profesionale e Peshoreve ndriçon gjatë këtij muaji. Me ndikimin e Venusit në Gaforre, ndiheni më tërheqës dhe lidhjet tuaja marrin më shumë kuptim.

    • Çfarë ju sjell fati? Njohje të reja, bashkëpunime dhe përmirësim i lidhjeve ekzistuese.
    • Këshilla: Qëndroni besnik ndaj vetes dhe tregoni diplomacinë që ju karakterizon.

  • Nuk e keni ditur, ja dëmet që shkaktojnë në shëndet domatet. Kush duhet t’i shmangë!

    Nuk e keni ditur, ja dëmet që shkaktojnë në shëndet domatet. Kush duhet t’i shmangë!

    Domatja është një nga ushqimet që konsumohet me kënaqësi në çdo vakt të ditës. Është veçanërisht i domosdoshëm për tavolinat e mëngjesit. Si me çdo ushqim, konsumimi i pavetëdijshëm i domateve mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore.

    Ekspertët deklarojnë se domatet, veçanërisht të konsumuara me stomakun bosh, mund të kenë pasoja shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Duke nënvizuar se sheqeri natyral që përmban domatet mund të ndikojë negativisht në sheqerin në gjak të diabetikëve, mjekja Canan Karatay shprehet se konsumimi i tepërt i domates mund të shkaktojë edhe probleme me tretjen. Domatja, e cila është një ushqim acid, prish ekuilibrin e acideve të stomakut nëse konsumohet shumë.

    Nëse ndjeni një ndjesi djegieje në stomak pasi keni ngrënë domate, do të ishte e dobishme ta eliminoni. Konsumimi i tepërt i domateve çon në akumulimin e një alkaloidi të quajtur solaninë, i cili krijon kalcium në kyçe. Kjo gjendje shkakton dhimbje në nyje, madje edhe struktura e kyçeve mund të ndryshojë. Minerali oksalat, i cili shkakton gurë në veshka, gjendet në sasi të mëdha te domatet. Kjo tregon se ngrënia e tepërt e domateve shkakton gurë në veshka. Sipas Departamentit Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, njerëzit me sëmundje kronike të avancuara të veshkave duhet të kufizojnë marrjen e tyre të kaliumit dhe domatet janë të pasura me kalium. Konsumimi i tepërt i domateve, të cilat janë të pasura me likopen, shkakton një njollë në lëkurë të quajtur likopenedermi. Kjo njollë vërehet veçanërisht në fytyrë dhe në shpinë,

    Ata që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar përjetojnë probleme me djegie dhe ënjtje kur hanë shumë domate.

    Dietologia shpjegon se mbingarkesa e likopenit për shkak të konsumit të tepërt të domates mund të shkaktojë diarre, nauze, ngërçe në stomak, gazra dhe madje edhe të vjella. Natyra acidike e domateve irriton fshikëzën. Konsumimi i domateve të papërpunuara shkakton urinim të shpeshtë. Domatet nuk duhet t’u jepen kurrë foshnjave në procesin e të ushqyerit plotësues. Domatja, e cila është një ushqim alergjik, përmban një substancë të quajtur ‘histamine’. Kjo substancë mund të shkaktojë acarim dhe skuqje të lëkurës.

    Likopeni që gjendet në farat e domates rrezikon shëndetin riprodhues të meshkujve, veçanërisht. Konsumimi i tepërt i domates mund të ndikojë negativisht edhe në gjëndrat e prostatës, të cilat sekretojnë një pjesë të lëngut që formon spermën

  • Receta natyrale që duhet të përdorë kushdo që vuan nga tiroidet

    Receta natyrale që duhet të përdorë kushdo që vuan nga tiroidet

    Gjëndra tiroide është gjëndra më e madhe e sistemit endokrin, përgjegjëse për zhvillimin mendor dhe fizik të njeriut. Nëse një individ lind pa gjëndrën tiroide, është 100% e sigurt që do të ketë prapambetje të rëndë mendore, e cila njihet ndryshe me termin mjekësor kretinizëm.

    Gjëndra e tiroides janë të vendosura në pjesën e poshtme të qafës, nën mollën e Adamit dhe përfundon rreth laringut. Hormonet e prodhuara nga gjëndra tiroide janë shumë të rëndësishme pasi stimulojnë qelizat e metabolizmit.

    Në artikullin e sotëm do ju propozojmë një recetë natyrale që kuron hipotiroidizmin që është ulja e funksionit të tiroides. Hipotiroidizmi prek 2-3 të popullatës. Ajo prek kryesisht seksin femër në raportin 3 me 1 dhe shfaqet zakonisht pas të 30-ve.

    Disa prej simptomave kryesore janë:
    -Ndjenjë e lodhjes, plogështisë ose depresionit.
    -Lëkurë e thatë dhe thonj të brishtë.
    -Paaftësi për të duruar të ftohtit.
    -Konstipacion (kapsllëk).
    -Probleme me kujtesë dhe vështirësi në të menduarit e qartë.
    -Menstruacione të forta ose të çrregullta.

    Përbërësit: 40 kokrra arra të njoma, 1 kg mjaltë organik dhe 1 vazo qelqi. Këshillohet të përdorni arra të njoma në ngjyrë jeshile të cilat përmbajnë më shumë selen se arrat e bëra. Lajini mirë e mirë me ujë të rrjedhshëm dhe më pas ndajini në katër pjesë. Duke qenë se arrat janë akoma të njoma, lëkura e tyre do të pritet lehtësisht dhe do të tretet po aq lehtësisht.

    Më pas vendosini në një enë qelqi dhe shtoni mjaltin. Mjalti duhet të jetë organik dhe të mos përmbajë sheqer të shtuar. Mbylleni enën hermetikisht dhe mbajeni në errësirë për 1 javë. Këshillohet të konsumoni dy lugë çaji nga përzierja e mësipërme në mëngjes esëll dhe një lugë çaji para se të flini. Rezultatet do ju habisin që javën e parë të përdorimit.

  • Djathi më i shëndetshëm, që zgjat jetën deri në 100 vjet: E dini kush është?

    Djathi më i shëndetshëm, që zgjat jetën deri në 100 vjet: E dini kush është?

    Studime të fundit tregojnë se konsumimi i djathit të bërë në mënyrë tradicionale, pa kimikate apo konservues, ndikon drejtpërdrejt në jetëgjatësinë dhe shëndetin e njeriut. Disa ekspertë të ushqimit thonë se në rajone ku njerëzit konsumojnë djathë bio të fermentuar natyralisht, si në malësitë shqiptare, shumë banorë arrijnë të jetojnë mbi 90 apo edhe 100 vjeç.

    Por cili është ky djathë i mrekullueshëm?

    🔎 Përgjigjja është më afër se sa mendoni: Djathi i Përmetit!

    I prodhuar nga duart e mjeshtrit Vasil, i cili ka 45 vite përvojë në këtë zanat, ky djathë është 100% bio, pa asnjë shtesë artificiale, i përgatitur me qumësht të freskët dhe me metoda të trashëguara brez pas brezi.

    💬 “Kur e shijon këtë djathë, nuk po ha thjesht një produkt, por po ushqen trupin me jetë”, – thonë klientët që e kanë provuar.

    Zoti Vasil nga Përmeti është një nga të paktët që ka ruajtur recetën autentike dhe të paprekur nga koha. Shumë e quajnë djathin e tij “sekreti i jetëgjatësisë shqiptare”.

    🧀 Një herë po e provove… s’e ndërron më!

    ✅ I freskët

    ✅ 100% bio

    ✅ I bërë me dashuri dhe përvojë brezash

    ☎️ Për porosi ose më shumë info, telefononi:

    +355 695861496

    +355 69 244 0880

    💬 “Provojeni njëherë… dhe s’do e ndërroni kurrë!”

    Rrugës për në jug, pa ndonjë plan të veçantë, më ndodhi të ndaloja për pak kohë në zonën e Përmetit. Teksa po kërkoja diçka të freskët për të ngrënë, disa banorë vendas më folën me pasion për një djathë që “nuk harrohet dot”, të bërë nga një burrë që e thërrisnin zoti Vasil.

    Kur shkova atje, gjithçka dukej si në një skenë filmi: një shtëpi e thjeshtë, ajër i pastër mali, dhe një burrë me duar të forta e fytyrë të qeshur që kishte kaluar 45 vite duke prodhuar djathë si në kohët e vjetra, 100% bio dhe pa asnjë kimikat.

    E provova vetëm një copë… dhe që atë ditë, nuk e kam ndërruar më dorën. Shija ishte kaq e pastër, e plotë dhe e vërtetë – tamam siç duhet të jetë një produkt që vjen nga duart e një mjeshtri dhe toka shqiptare.

  • Erion Veliaj përpiqet të prekë publikun: Flet për djalin, sëmundjen por asnjë fjalë konkrete për mega vjedhjet që akuzohet

    Erion Veliaj përpiqet të prekë publikun: Flet për djalin, sëmundjen por asnjë fjalë konkrete për mega vjedhjet që akuzohet

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar publikisht nga paraburgimi përmes një postimi të gjatë në Facebook. Ai e cilëson periudhën 6-mujore në qeli si një “persekutim politik dhe personal”, ndërsa akuzon prokurorinë për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe për një hetim të bazuar mbi “thashetheme dhe letra anonime”.

    Veliaj thotë se është njoftuar për akuzat vetëm pasi agjentët e BKH-së e vizituan në qeli, ndërkohë që mediat ishin informuar më herët. Sipas tij, kjo është një shkelje flagrante e sekretit hetimor. Ai e përshkruan dosjen si të dobët, të ndërtuar mbi fletë-rrufe dhe supozime, duke shtuar se akuzat e reja për “agjitacion e propagandë” janë një përpjekje për ta rënduar artificialisht çështjen.

    “Vetting personal” dhe hetime deri te familja

    Në reagimin e tij, Veliaj thekson se hetimet nuk kanë gjetur asnjë shkelje ligjore në veprimtarinë e tij si ministër apo kryetar bashkie për projektet kryesore të Tiranës. Ai ironizon faktin se hetimi është shtrirë deri te familjarët, duke e krahasuar këtë me praktikat më të ashpra të ndjekjes penale:

    “Kujt bosi të drogës ia kanë bërë këtë? Kujt vrasësi serial ia kanë hetuar gjithë fisin?”

    Kritika ndaj SPAK dhe apel për drejtësi

    Veliaj akuzon SPAK-un për veprime disproporcionale dhe për përdorimin e pushtetit në mënyrë abuzive kundër tij. Ai paralajmëron se do të kërkojë përgjegjësi ligjore për shpifjet dhe se do të vazhdojë betejën në gjykatë.

    Mesazhi për qytetarët

    Duke e cilësuar këtë situatë si një test të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, Veliaj premton se nuk do të tërhiqet:

    “Do të luftoj për atë që është e drejtë, për Tiranën dhe Shqipërinë që e dua me gjithë zemër.”

    Në fund, ai shpreh solidaritet me të gjithë ata që, sipas tij, vuajnë nga padrejtësia e paraburgimeve të gjata dhe trajtimit të pabarabartë nga sistemi.

  • Kujdes kur të shkoni në stadium: 3 vite burg nêse e bëni këtë veprim, sipas Kodit të Ri Penal

    Kujdes kur të shkoni në stadium: 3 vite burg nêse e bëni këtë veprim, sipas Kodit të Ri Penal

    Kodi i ri Penal parashikon burg edhe për dhunë gjatë ndeshjes, deri te tifozët nga “mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve”.

    Neni 410: Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv

    1. Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv apo çdo personi të lidhur me veprimtarinë sportive, kryer për shkak të saj, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

    2. Po kjo vepër, kur kryhet në mjedise sportive, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

    3. Në çdo rast, gjykata jep dënimin plotësues të ndalimit të autorit për të marrë pjesë në veprimtari sportive për një periudhë deri në pesë vjet.

    Neni 411: Veprimet e dhunshme në veprimtaritë sportive

    1. Hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të veprimtarisë sportive, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në njëqind mijë lekë.

    2. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të veprimtarisë sportive, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

    3. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një veprimtarie sportive, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

    4. Kur nga veprimet e përmendura në paragrafin e tretë është dëmtuar çdo person që merr pjesë në veprimtarinë sportive, dënimi me burgim shtohet deri në një të dytën e tij.

    5. Në çdo rast, gjykata jep dënimin plotësues të ndalimit të autorit për të marrë pjesë në veprimtaritë sportive për një periudhë kohore deri në pesë vjet.

  • Tërmeti në Kamchatka/ Rishfaqet profecia e Baba Vangës japoneze: a e parashikoi vërtet ajo cunamin?

    Tërmeti në Kamchatka/ Rishfaqet profecia e Baba Vangës japoneze: a e parashikoi vërtet ajo cunamin?

    Në prill, ajo solli panik në Japoni; sot, profecia për një ngjarje katastrofike klimatike ka dalë në dritë. Shumë e shohin tërmetin e fuqishëm të regjistruar në Kamchatka dhe paralajmërimin për cunami që pasoi në pjesën më të madhe të Paqësorit, si një jehonë të parashikimeve të Ryo Tatsuki-t për fatin e botës në mangën e tij Watashi Ga Mita Mirai (“E ardhmja që shoh”).

    Ish-artisti, vepra e të cilit u ribotua në vitin 2022, kishte “paralajmëruar” se një mega-cunami do të ndodhte në korrik 2025, duke cituar një nga ëndrrat e tij, të konsideruar “paralajmëruese” nga mijëra njerëz. Por a kishte të drejtë vërtet?

    Në historinë e tij në libër komik, të quajtur “Baba Vanga japoneze” (sipas parashikuesit bullgar që vdiq në vitin 1996), Ryo Tatsuki pretendoi se kishte parë detin duke “vluar” në jug të Japonisë , duke e interpretuar atë si një shenjë të një shpërthimi vullkanik nënujor. Në ëndrrën e tij, qendra e cunamit ndodhej në një rajon në formë diamanti që lidhte Japoninë, Tajvanin, Indonezinë dhe Ishujt Mariana.

    A e parashikoi vërtet Ryo Tatsuki cunamin? Tërmeti në Rusi shkaktoi me të vërtetë valë cunami që prekën Japoninë (veçanërisht Hokkaidon) dhe Ishujt Kuril. Megjithatë, pavarësisht sensacionalizmit të përcjellë nga miliona përdorues të internetit, profecia e supozuar e Ryo Tatsukit pikturoi një pamje mjaft të ndryshme. Së pari, data: Baba Vanga japoneze kishte parashikuar një katastrofë për 5 korrik 2025, jo më 30. Për më tepër, megjithëse historia u ringjall së fundmi, versioni i saj i parë daton që nga viti 1999. Edhe duke pranuar se profecia iu afrua shumë datës së parashikuar, fakti mbetet se vetë Ryo Tatsuki i paralajmëroi lexuesit dhe përdoruesit kundër riprodhimit pa kritikë të përmbajtjes së veprave të saj, duke i inkurajuar të gjithë të “dëgjojnë ekspertët”.

    Vetë ekspertët, përfshirë profesorët më të mirë në Universitetin e Tokios, i kanë hedhur poshtë parashikimet e Tatsukit si “jo-shkencore”, duke theksuar se tërmetet nuk mund të parashikohen me saktësi. Zyrtarët japonezë më parë i kishin kërkuar publikut të injoronte profecitë e mangakës , duke pretenduar se ato ishin plotësisht të privuara nga çdo bazë shkencore. Zhurma rreth parashikimit të cunamit të korrikut 2025 është rritur ndjeshëm në javët e fundit, duke çuar në “afatin e fundit”, duke i dhënë shkas njërit prej hashtagëve më viralë të vitit: #July5Disaster. Për më tepër, frika që rrjedh nga profecia ka çuar gjithashtu në një rënie prej 83% të rezervimeve të fluturimeve nga Hong Kongu në Japoni midis fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut, si dhe në një rrëmujë të përgjithshme midis banorëve në zonat e përmendura në manga.

    Kush është në të vërtetë Ryo Tatsuki, Baba Vanga japoneze?

    Një ish-autore mangash, Ryo Tatsuki u bë shpejt e famshme për profecitë që fuste në vizatimet e saj. Ajo ëndërroi për “katastrofën e 5 korrikut” në vitin 1976, fillimisht pa i kushtuar shumë vëmendje. Megjithatë, vizionet profetike u shumëfishuan, duke përfunduar në letër dhe duke përkuar me ngjarje që do të ndodhnin në të vërtetë. Në vitin 1992, për shembull, ajo tregoi një ëndërr në të cilën ishte në korridorin e një ndërtese, në fund të së cilës pa një portret të një gruaje bjonde që mbante një vajzë të vogël. Emri i pikturës shkruhej “Diana”. Ryo më vonë do të theksonte se, saktësisht pesë vjet më vonë, në të njëjtën ditë, Princesha Diana u vra në një aksident me makinë në Paris. Në mënyrë të ngjashme, Tatsuki pretendoi se kishte parashikuar vdekjen e Freddie Mercury në vitin 1991 dhe, duke vazhduar me fatkeqësitë natyrore, tërmetin vdekjeprurës të Kobe në vitin 1995 dhe cunamin në Japoni në vitin 2011.

  • GRUSHTAT NË DHËRMI: PUSHUESIT E HUAJ TË TMERRUAR NGA DHUNA , FUT E BJER PA PUSHIM ! ( VIDEO )

    GRUSHTAT NË DHËRMI: PUSHUESIT E HUAJ TË TMERRUAR NGA DHUNA , FUT E BJER PA PUSHIM ! ( VIDEO )

    Shqipëria Sot publikoi ditën e djeshme pamjet e një sherri të ndodhur pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj. Përleshja ka qenë aq e ashpër dhe e papërshtatshme sa ka krijuar një atmosferë të tensionuar, ku janë përdorur grushte dhe shkelma mes palëve.

    Megjithëse pamjet e këtij sherri kanë bërë xhiron e mediave, policia ende nuk ka marrë masat e nevojshme, gjë që ka ngritur dyshime për ndikim të qëllimshëm. Mësohet se në sherrin e dhunshëm janë përfshirë fëmijë dhe nipër të VIP-ave të njohur dhe politikanëve me emër.

    Sipas informacioneve, në këtë përleshje janë të përfshirë nipi i ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku; djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni; si dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka.

    Një dëshmitar për Shqipëria Sot shprehet:

    “Personat që zihen janë çunat e Valbona Selimllarit. Ai që rrihet është Deni Selimllari, ndërsa agresori është Leon Frroku. Kam qenë vetë aty. Personi me bluzë të zezë e me tuta të bardha është vëllai i Denit, Kejn Selimllari. Janë zënë për një femër dhe për inate të mëparshme. Leon Frroku e ka sulmuar. Ju lutem anonim.”

    Një tjetër dëshmitar shton:

    “Djali që bie në tokë është Deni Selimllari, djali i Valbona Selimllarit. Ai që është sipër makinës është Leon Frroku, nipi i Mark Frrokut. Isha prezent aty dhe i njoh personalisht.”

    Skena ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët, ku dhuna e shfaqur ka qenë e papranueshme dhe ka tronditur vizitorët. Megjithatë, autoritetet deri më tani nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare dhe nuk kanë marrë masa për të ndëshkuar personat e përfshirë.